Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes dhe Xhihadi në Rrugën e All-llahut

  1. #1
    Grafika e ebuhalidi
    ebuhalidi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2004
    Postimet
    594
    All-llahu të shpërbleftë
    313
    Falënderuar 2,458 herë në 508 Postime
    Rep Fuqia
    938

    Dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes dhe Xhihadi në Rrugën e All-llahut

    Selamu Alejkum we Rrahmetullahi we Berekatuhu

    Vellezer te dashur ne islam eshte pergaditur tema rreth Dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes dhe Xhihadi në Rrugën e All-llahut . mund ta gjeni këtu

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    434

    Re: Dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes dhe Xhihadi në Rrugën e All-llahut


    Vlera e dhjetë ditëve të muajit
    Dhul-Hixh-xhe


    Falënderimi i takon Allahut xh.sh. Zotiti të botërave. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Nga mirësia dhe madhëria Allahut xh.sh. burojnë disa ditë të njohura për robërit e Tij të mirë, ditë me të cilat shtojnë punët e mira në to. Prej këtyre ditëve të njohura janë edhe dhjet ditët e muajit Dhul-Hixhe.
    Vëllezër të dashur, vërtetë jetërat e këtij populli janë më të shkurta se sa jetërat e popujve para nesh. Kjo vërtetohet në hadithin e Pejgamberit a.s., i cili thotë: "Jetërat e popullit tim sillen rreth gjashtëdhjetë deri në shtadhjetë vite" (transmeton Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe). Mirëpo Allahu xh.sh me madhërinë dhe nderin e Tij i ka kompenzuar këtë shkurtesë të jetërave me shumë ditë të tjera, në të cilat besimtari i shton punët e mira. Andaj, kush punon gjatë këtyre ditëve është furnizuar me jetë të gjatë.

    Prej këtyre ditëve është edhe nata e Kadrit. Allahu xh.sh thotë: "Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj"! (El-Kadr 3)
    Dije se kush e ngjallë këtë natë është sikur ta adhurosh Allahun tetëdhjetë vite e më tepër. E kush e ngjallë këtë natë përçdo vitë është furnizuar me jetëra të shumta.
    Prej këtyre dhjet netëve të vlefshme janë këto dhjetë netë, për të cilat janë cituar ajete nga Kur'ani dhe janë transmetuar hadithe të Pejgamberit a.s.. Allahu xh.sh thotë: "Pasha agimin. Pasha dhjet netët" (El-Fexhr 1,2)

    Thotë Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, për dhejt netët e përmendura në ajet qëllimi është për dhjet netët e muajit Dhul-Hixhe.
    Allahu xh.sh. thotë: "Që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara" (në shenjë falënderimi)" (El-Haxh 28).
    Thotë ibën Abbasi r.a. se ditët e caktuara janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes.

    Transmetohet nga Ibën Abbasi a.r. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka ditë më të mira se këto dhjetë ditë për veprat e mira. Thanë: "O i Dërguari i Allahut? Tha Pejgamberi a.s.: As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç personi, i cili ka dalur për të luftuar me pasurinë e tij dhe nuk është kthyer me asgjë." (Transmeton Buhariu)

    Transmetohet nga Omeri r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka asnjë ditë më të madhe dhe më të vlefshme për punë se këto dhjet ditë. Andaj, shtoni në to falënderimin dhe madhërimin ndaj Allahut xh.sh.." (Transmeton Taberaniu në Mu'xhemin e madh)

    Ka qenë Seaid bin Xhubejri r.a. që me rastin e hyrjes së këtyre ditëve bënte ibadet dhe punë të mira derisa që gati sa nuk kishte më fuqi më tepër." (Transmeton Darimiu me sened sahih)

    Seaid bin Xhubejri r.a. ka thënë: "Mos i fikni kandilat e juaj gjatë këtyre dhjet netëve". (transmeton Darimiu). Nga kjo kuptohet se gjatë këtyre netëve e kanë shtuar leximin e Kur'anit dhe faljen e namazit të natës.
    Thotë ibën Haxheri në librin e tij El-Fet'h: "Shkaku në veçimin e këtyre dhjet ditëve prej Dhul-Hixhes është për tubimin e të gjitha ibadeteve gjatë këtyre netëve dhe ditëve, si: namazi, agjërimi, haxhi, lëmosha. Andaj, nuk arritën këto në muajt tjerë.

    Ibën Rexhebi në librin e tij (Letaif El-Mearif) thotë: "Kur Allahu xh.sh. ka futur dashuri në shpirtërat e muslimanëve për vizitën e Qabës së shenjtë e që nuk ka mundësi ta vizitojë atë çdokush për çdo vitë, e ka obliguar këtë vizitë vetëm një herë në jetë për ata që kanë mundësi udhëtimin deri tek ajo.

    Eshtë pyetur Dijetari i madh Islam Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, se cilat ditë janë më të vlefshme, dhjet ditët e Dhul-Hixhes apo dhjet ditët e fundit të muajit Ramazan është përgjegjur:
    Dhjet ditët e Dhul-Hixhes janë më të vlefshme se dhjetë të Ramazanit, kurse netët e dhjetë ditëve të fundit të ramazanit janë ndër netët më të vlefshme.

    Shpejto vëlla musliman në shfrytëzimin dhe kapjen e kytyre orëve dhe çasteve të vlefshme! Pendohu tek Allahu për ato kohëra që i ke humbur dhe nuk ke vepruar në to punë të mira! Dije poashtu se ruajtja ndaj punëve të mira gjatë këtyre ditëve të begatshme në realitet është shpejtim në të mirë dhe argument për devotshmëri. Allahu xh.sh thotë: "Tek All-llahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahu për udhëzimet që ua bëri. Bamirësëve merru myzhde." (El-Haxh 37)

    O Zot begatona me punë të mira dhe me nënshtrim ndaj Teje, shpëtim dhe xhennet. O Zot ndihmona në përmendjen Tënde, falënderimin Tënd dhe mirësi në adhurimin Tënd. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin a.s., familjen e tij shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Abdu El-Kasim El-Melik
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2009, 15:53
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 19:39
  3. A lejohet agjërimi i dhjetë ditëve të Dhul-Hixhxhes?
    By Eroll Nesimi in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2007, 12:31
  4. Dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhxhes
    By Nuhi in forum Haxhxhi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 01:17

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •