Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Haxhxhi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 07-01-2006, 14:22
Grafika e Ebu Katade
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 12-10-2005
Postimet: 149
All-llahu tė shpėrbleftė: 22
Falėnderuar 182 herė nė 79 Postime
Rep Fuqia: 149
Ebu Katade is a name known to allEbu Katade is a name known to allEbu Katade is a name known to all
Dita e Arafatit dhe Dhul-Hixh-xhe

Dita e Arafatit


Dita e Arafatit-9 DhulHixhe-E hėnė 09-Janar-2006 sh.r.


E falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dita e Arafatit ėshtė prej ditėve me vlerė, nė kėtė ditė pranohen lutjet, shlyen mėkatet, All-llahu me njerėzit qė gjinden nė Arafat u krenohet melekėve. Kėtė ditė e ka madhėruar All-llahu dhe e ka ngritur mbi ditėt tjera. Nė kėtė ditė All-llahu e ka plotėsuar fenė dhe dhuntinė e Tij. Nė kėtė ditė falen mėkatet dhe shpėtojnė njerėzit nga zjari i xhehenemit. Pasiqė kjo ditė ėshtė e tillė, atėhere, meriton qė t’i njohish vlerat e saja, veēoritė si dhe ēka ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatė kėsaj dite. E lusim All-llahun tė na shpėton nga zjari nė kėtė ditė madhėshtore.


Vlerat e kėsaj dite


1-Nė kėtė ditė ėshtė plotėsuar dhuntia dhe ėshtė pėrsosur feja.


Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Omeri, radijall-llahu anhu, se njė ēifut i ka thėnė atij: “O emir i besimtarėve! Njė ajet qė gjindet nė Librin tuaj dhe e lexoni, po tė na kishte zbritur neve, atė ditė do ta konsideronim festė. I tha: cili ajet? Tha:


الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ الْإِسْلَامَ دِينًا


“Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe”. (El-Maide: 3)


Omeri, radijall-llahu anhu, tha: ne e dimė ditėn dhe vendin nė tė cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; i ka zbritur ditėn e xhuma, duke qėndruar nė Arafat.


2-Kjo ditė ėshtė festė pėr njerėzit qė qėndrojnė nė Arafat.


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: “Dita e Arafatit dhe ditėt e teshrikut, janė festa jonė, festa e muslimanėve, janė ditė tė ngrėnies dhe pierjes”. (hadithi ėshtė sahih, tra. Nesaiu, Tirmidhiu, etj.)


Omeri, radijall-llahu anhu, ka thėnė: “Ajeti “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj,…”, ka zbritur ditėn e xhuma, nė Arafat, kurse qė tė dy ditėt janė festė pėr ne”.


3-Pėr kėtė ditė ėshtė betuar All-llahu.


All-llahu i Madhėrishėm nuk betohet pėr gjėra pa vlerė, por betohet me gjėra tė mėdha. Kjo ditė, ėshtė “dita e dėshmuar” nė ajetin:


وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ


“Pasha atė qė dėshmon dhe tė dėshmuarėn!”. (El-Buruxh: 3)


Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Dita e premtuar ėshtė Kijameti, kurse dita e dėshmuar ėshtė Arafati, kurse dita dėshmuese ėshtė dita e xhuma…”. (hadithi ėshtė hasen, tra. Tirmidhiu.)


Dhe kjo ditė ėshtė dita “tek” me tė cilėn betohet All-llahu nė Kur'an:


وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ(3)


“Pasha ēiftin dhe pasha tekun!”. (El-Fexhr: 3). Ibėn Abbas, radijall-llahu anhu, thotė: “dita ēift ėshtė dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek ėshtė dita e Arafatit (9 Dhulhixhe). Tė kėtij mendimi janė edhe Ikrime dhe Dahak.


4-Agjėrimi i kėsaj dite i shlyen mėkatet e dy viteve.


Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanė pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi agjėrimin e ditės sė Arafatit, kurse ai ėshtė pėrgjigjur: “I shlyen mėkatet e vitit tė kaluar dhe atij qė vjen”. (Muslimi)


Agjėrimi i kėsaj dite ėshtė i pėlqyeshėm pėr atė njeri qė nuk ėshtė nė haxhxh, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjėruar gjatė qėndrimit tė vet nė Arafat, bile ka edhe transmetime se ka ndaluar agjėrimin nė Arafat.


5-Nė kėtė ditė All-llahu ka marrė besėn nga bijt e Ademit.


Ibėn Abbas, radijall-llahu anhu, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė (hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi): “All-llahu ka marur besėn nga bijtė e Ademit nė Arafat, i ka nxjerur nga kurrizi i tij tė gjitha krijesat, i ka pėrhapur para Vehtes si grimca, pastaj u ka folur:


وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنْ بَنِي آدَمَ مِنْ ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ قَالُوا بَلَى شَهِدْنَا أَنْ تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَذَا غَافِلِينَ(172)أَوْ تَقُولُوا إِنَّمَا أَشْرَكَ آبَاؤُنَا مِنْ قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِنْ بَعْدِهِمْ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ الْمُبْطِلُونَ(173)


“Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!” Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur. Ose tė mos thoni: “Prindėrit tanė mė parė ishin idhujtarė, e ne ishim pasardhės tė tyre. A do tė na shkatėrrosh ne pėr atė qė bėnė ata asgjėsues tė sė vėrtetės?”. (El-A’raf: 172-173).”


Sa ditė madhėshtore dhe sa besatim madhėshtor.


6-Kjo ėshtė dita e shlyerjes sė mėkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata qė qėndrojnė nė Arafat.


Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Nuk ka ditė nė tė cilėn All-llahu liron njerėz nga zjari i xhehenemit ma shumė sesa nė ditėn e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekėve, duke thėnė: ēka dėshirojnė kėta njerėz?”. Kurse Ibėn Omeri, radijall-llahu anhuma, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “All-llahu mburet para melekėve ditėn e Arafatit me ata qė qėndrojnė nė Arafat dhe thotė: shikoni robėt e Mi, Mė kanė ardhur tė raskapitur dhe tė pluhėrosur”. (hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi.)


Haxhiu duhet tu jep rėndėsi disa veprave, tė cilat japin tė shpresosh lirimin nga Zjarri dhe faljen, prej tyre janė edhe:


-T’i mbrosh gjymtyrėt nga harami nė kėtė ditė. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, thotė: Fadl ibėn Abbasi ishte i hypur pas Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditėn e Arafatit, kurse ky djalosh i shikonte gratė, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia kthente fytyrėn nė anė tjetėr, mirėpo ai sėrish bėnte tė njejtėn. Atėherė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: “djali i vėllait tim, nė kėtė ditė kush e sundon dėgjimin, shikimin dhe gjuhėn e tij, i falen mėkatet”. (hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi.)



-Nė kėtė ditė duhet bėrė sa ma shumė tehlil (la ilahe il-lall-llah), tesbih (subhanall-llah) dhe tekbir (All-llahu ekber). Ibn Omeri [radijall-llahu anhuma] thotė: Ishim me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė mėngjesin e ditės sė Arafatit, disa prej nesh bėnin tehlil e disa prej nesh bėnin tekbir…”. (Muslimi)


-Duhet shtuar lutjet pėr falje dhe lirim nga zjari i xhehenemit, sepse shpresohet qė nė kėtė ditė tė pranohet lutja. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Lutja ma e mirė ėshtė lutja e Arafatit, kurse fjala ma e mirė qė e kam thėnė unė dhe pejgamberėt para meje: la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir”. (hadithi ėshtė hasen, transmeton Tirmidhi). Pėr kėtė, muslimani duhet veēuar kohė pėr dhikr, lutje dhe istigfar gjatė kėsaj dite madhėshtore, le tė lutet pėr vetveten, pėr prindėrit, pėr familjen dhe pėr mbarė muslimanėt. Mos ti kalon lufinjtė dhe mos tė mendon se ėshtė duke iu vonuar pėrgjigjeja, dhe le tė insiston nė lutje. Lum ai qė lutet nė kėtė ditė tė Arafatit.


-Haxhiu duhet kujdesur prej mėkateve tė cilat pengojnė faljen e mėkateve nė kėtė ditė, siē ėshtė insistimi nė mėkate tė mėdha, qoftė ai mashtrim, gėnjeshtėr, bartje tė fjalėve, pėrgojim, apo tjetėr mėkat. Si mund tė lakmosh faljen e mėkateve dhe lirimin nga zjari, kur insiston nė mėkate dhe qėndron para All-llahut i zhytur nė mėkate!?


-Prej rregullave tė lutjes nė kėtė ditė ėshtė: tė drejtohet nga kibleja, t’i ngritė duartė, tė mposhtet para All-llahut, tė pranon mangėsinė e vet dhe tė jetė i vendosur nė pendim tė sinqertė.


Gjendja e selefit gjatė qėndrimit nė Arafat ishte e llojllojshme:


-Disa prej tyre i kaplonte frika ose turpi. Matref ibėn Abdull-llah dhe Bekr Muzeni qėndronin nė Arafat, e njėri prej tyre tha: All-llahu im, mos i kthe duarbosh njerėzit qė gjinden nė Arafat pėr shkaku meje, kurse tjetri tha: sa vend i ndershėm ėshtė Arafati dhe vend ku pėrgjigjen lutjet, po mos tė isha unė nė mesin e tyre!


-Kurse disa tė tjerė shpresa; Abdull-llah ibėn Mubarek thotė: shkova te Sufjan Theuri nė ditėn e Arafatit, ishte i ulur nė gjunj, kurse sytė i lotonin dhe u kthye nga unė, e unė i thash: kush ėshtė mė i keqi nė kėtė grumbull tė njerėzve? Tha: ai qė mendon se All-llahu nuk ia falė.


Robi duhet tė jetė mes dy gjendjeve


Vėlla i nderuar, pasiqė cekėm gjendjen e selefit gjatė kėsaj dite, dije se ti duhet tė jesh mes frikės sė vėrtetė dhe shpresės tė lavdėruar.


-Frikė e vėrtetė ėshtė ajo qė e largon njeriun prej mėkateve, e po u shtua kjo frikė e fut njeriun nė dėshpėrim dhe humbje tė shpresės.


-Shpresim i lavdėruar ėshtė shpresa e robit i cili i ka kryer obligimet, me nur dhe hidajet nga All-llahu. Ky njeri shpreson shpėrblimin e All-llahut. Ose njeriu qė ka bėrė mėkat, por ėshtė penduar dhe ka lėnė atė mėkat. Ky njeri shpreson faljen dhe mėshirėn. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:



إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَةَ اللَّهِ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ(218)



“Ata tė cilėt besuan, ata qė u shpėrngulėn dhe luftuan nė rrugėn e All-llahut, ata meritojnė tė shpresojnė nė mėshirėn e Tij. All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues”. (El-Bekare: 218)


I nderuar, nė kėtė vend madhėshtor dhe nė kėtė ditė tė bekuar duhet tė bashkosh mes frikės dhe shpresės, tė frikohesh nga dėnimi i All-llahut dhe tė shpresosh faljen e shpėrblimin e Tij.


Qoftė pėr hajr qėndrimi nė kėtė vend, atij qė i ka mundėsuar All-llahu tė qėndron pranė njerėzve qė i luten All-llahut me zemėr tė pėrvėluar dhe lotė tė pandėrprerė. Sa njeri ėshtė aty e nuk e lė rehat frika dhe trishtimi. I dashuruar, tė cilin e djeg dhe ia nxjerr flakėn mallėzimi. Sa njeri shpreson dhe ka mendim tė mirė pėr All-llahun dhe premtimin e Tij! Sa njeri ėshtė penduar sinqerisht dhe hakikat. Sa njeri ėshtė duke kėrkuar strehim te All-llahu dhe pėr kėtė vazhdimisht troket nė derėn e Tij. Sa njeri e meriton zjarin, kurse All-llahu e ka shpėtuar dhe e ka liruar nga zjari. Sa njeri ėshtė peng i mėkateve tė veta, kurse All-llahu e ka liruar prej tyre. Nė atė moment i shikon Mėshiruesi mė i madh dhe me to mburret para banorėve tė qiellit, afrohet dhe thotė: ēka dėshirojnė kėta njerėz? Pasiqė kanė arritur do ta ndėrpresim ndaj tyre privimin dhe nė fund tė kėrkesave tė tyre do tu jep, i Mėshirshmi.


All-llahu na mundėsoft qė sa ma mirė tė shfrytėzojmė qėndrimin tonė nė Arafat e tė bėhemi prej tė mėshiruarėve dhe tė liruarėve nga zjari i xhehenemit. Amin
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
xhesita (15-11-2006)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 07-01-2006, 14:24
Grafika e Ebu Katade
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 12-10-2005
Postimet: 149
All-llahu tė shpėrbleftė: 22
Falėnderuar 182 herė nė 79 Postime
Rep Fuqia: 149
Ebu Katade is a name known to allEbu Katade is a name known to allEbu Katade is a name known to all
Dhul-Hixh-xhe dhe kurban bajrami

Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėve! Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij i cili ėshtė dėrguar mėshirė pėr mbarė botėn dhe udhėrrėfyes pėr tėrė njerėzimin, mbi familjen dhe shokėt e tij qė dhanė jetėn dhe pasurinė e tyre pėr hirė tė All-llahut, subhanehu ve teala. All-llahu qoftė i kėnaqur me ta dhe edhe neve na bėftė prej pasuesve tė tyre tė mirė.

O vėlla i dashur, dėshiroj tė ta bėj me dije se je pranė disa ditėve tė cilat All-llahu, subhanehu ve teala, i bekoi pėr ata tė cilėt janė zhytur nė mėkate dhe dėshirojnė t’i kthehen All-llahut tė tyre.

Vallė, a mos je ti ai i cili nuk ke nevojė pėr Zotin tėnd? Apo ndoshta ke harruar se tek Ai ėshtė pėrfundimi yt? Apo ndoshta tė ka mahnitur jeta e kėsaj bote? Tė jeshė i vetėdijshėm se jeta e kėsaj bote ėshtė kalimtare dhe e shkurtėr, ndėrsa jeta e ahiretit ėshtė e pėrhershme dhe e gjatė. Ti e di se kėnaqėsitė e kėsaj bote janė tė kufizuara ndėrsa dėnimi i varrit ėshtė i dhembshėm.

Ku janė kėnaqėsitė e kėsaj bote? Shkuan dhe nuk lanė tjėtėr gjė pos pendimit.

O vėlla i dashur, ēke qė largohesh, ēke qė nuk tė pėlqen All-llahu, apo ke harruar se tek Ai ėshtė kthimi yt? Ndoshta po mendon se je krijuar pėr tė jetuar gjithmonė! Pėr atė vėlla i dashur ke kujdes se ajo ditė qė kalon nuk kthehet mė, ndėrsa nė anėn tjetėr vdekja afrohet. Pėr kėtė qėllim punėn e sotme mos e le pėr nesėr! Vėlla i dashur, a ke vendosur t’i kthehesh Zotit tėnd? Ē’ke qė aq shumė je zhytur nė mėkate? A po mendon se nuk tė pėrcjellė askush? Apo dhuntitė e shumta tė All-llahut tė kanė mashtruar? A mendon se je krijuar vetėm pėr t’u dėfryer? Pėrse aq shumė je zemėruar me Zotin tėnd? Ēka tė ka bėrė qė t’i e ke harruar? Kush tė ushqen nėse Ai tė braktisė? Kush tė furnizon nėse Ai ta ndal furnizimin? Kush tė ndihmon dhe tė shpėton pos Atij? Kush tė zbukuroi dhe tė furnizoi? Kush tė gėzoi dhe tė bėri tė lumtur? Vetėm All-llahu i posedon kėto mundėsi dhe nuk i posedon askush tjetėr pos Tij.

Pėr atė vėlla i dashur, eja dhe penduhu tek Zoti yt se nuk gjen mėshirues tjetėr pos Tij. All-llahu ėshtė mė i mėshirshėm pėr ty sesa nėna yte. All-llahu nuk don qė robin e Tij ta sheh nė zjarr.

Vėlla i dashur, tani je pranė dhjetė ditėve qė All-llahu ėshtė betuar nė to dhe pėr ty i bekoi. Ke kujdes qė mos tė kalojnė kėto ditė pranė teje e ti mos t’i kesh shfrytėzuar, e as mos thuaj se ka kohė, se jam ende i ri, pėr arsye se vdekja nuk dallon tė moshuarin nga i riu. Pra, thesarin e shpėrblimit tė All-llahut e ke pranė vete dhe ti je ai qė vendos pėr fatin dhe ardhmėrinė tėnde.

E unė dėshiroj qė tė t’i ofroj disa ajete kur’anore dhe udhėzime profetike nė mėnyrė qė jeta yte tė jetė mė e lumtur gjatė kėtyre ditėve.

All-llahu i Lartėmadhėruar nė Kur’anin Famėlartė thotė:

“Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!” (El-Fexhr: 1-2)

Transmetohet nga Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se i dėrguari i All-llahit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

“Nuk ka ditė, nė tė cilėn veprat e mira janė mė tė dashura te All-llahu sesa kėto ditė. E ato janė dhjetė ditėt e muajit Dhul-hixhe”. Tė pranishmit e pyetėn: “O i Dėrguari i All-llahut, as xhihadi nė rrugėn e All-llahut?” Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u pėrgjigj: “As xhihadi nė rrugėn e All-llahut, pėrveē nėse njeriu del vet dhe me pasurinė e tij dhe nuk kthehet me asgjė.” (Transmeton Buhariu).

Sipas Ibėn Abbasit, radijall-llahu anhu, dhe shumicės sė komentatorėve tė Kur’ani Kerimit, All-llahu, subhanehu ve teala, ėshtė betuar kur thotė: “Pasha dhjetė netėt!”. Kėto dhjetė netė janė dhjetė ditėt e para tė Dhul-Hixhes.

Pėr atė vella i dashur, mundohu qė nė kėto ditė tė bėsh sa mė shumė punė tė mira, si pėr shembull: tė lexosh Kur’an mė shumė, tė japėsh lėmoshė, tė agjėrosh, tė vizitosh tė semuarit, tė ndihmosh nevojtarin, tė pėrkdhelėsh jetimin, tė pėrmendėsh All-llahun sa mė shumė etj.

Gjithashtu dėshiroj tė ta bėj me dije se gjatė kėtyre dhjetė ditėve ėshtė njė ditė ku vlera e agjėrimit tė saj ėshtė shumė e madhe. Ajo ėshtė dita e nėntė e muajit Dhul-hixhe (Dita e Arafatit), pėr tė cilin i Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Agjėrimi i Ditės sė Arafatit i shlyen mekatet e vitit lė kaluar dhe vitit tė ardhshėm”. (Transmeton Muslimi).

Ja pra, me tė vėrtetė tė ka ardhur rasti qė t’i shlyesh mėkatet e bėra deri mė tash. Ėshtė mjerim pėr atė tė cilin e lėshon edhe kėtė rast.

Nė kėto ditė ėshtė pėr pėrsonat qė kanė mundėsi e preferuar tė therin kurban, tė mos qethen e mos t’i prejnė thonjtė deri sa ta kryejnė therjen (nė ditėn e Kurban Bajramit). Transmetohet nga Ummu Selemeh, radijall-llahu anha, se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kush e ka kurbanin tė pergatitur pėr therje, kur tė del hėna e Dhul-Hixhes, tė mos qethet e as mos t’i prejė thonjtė derisa nuk e kryen therjen (nė ditėn e Bajramit)”. (Transmeton Muslimi).


Kurban bajrami


I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Ēdo popull i ka festat e veta, e fastat e muslimanėve janė dy: Fitėr Bajrami dhe Kurban Bajrami”. Andaj pasi jemi pranė njė feste madhėshtore tė Kurban Bajramit vlen qė t’i themi disa fjalė reth kėsaj feste dhe ēka ka tė bėjė besimtari me atė. Nga vetė fjala Kurban Bajram kuptojmė se kemi tė bėjmė me kurban, qė do tė thotė sakrificė pėr hirė tė All-llahut. All-llahu, subhanehu ve teala] nė Kur’an thotė: “Ne vėrtetė tė dhamė ty shumė tė mira (kevtherin). Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hirė tė Zotit tėnd!”. (El-En’am: 1-2).

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht vetėm pėr All-llahun Zotin e botėve?” (El-En’am: 162).


Kurbani


Kurbani ėshtė kafsha qė theret pėr hirė tė All-llahut, gjatė ditėve tė Bajramit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “E Devet (therjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj pėrmendeni emrin e All-llahut...” (El-Haxh: 36).

Me prerjen e kurbanit shprehet devotshmėria ndaj All-llahut, ngase All-llahu nuk ka nevojė pėr mish e as pėr gjak. Ai nė Kur’an thotė: “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arin devotshmėria e juaj...” (El-Haxh: 37).


Dispozitat e therrjes sė kurbanit


Therja e kurbanit ėshtė vaxhib (obligim i domosdoshėm) pėr ata qė kanė mundėsi materiale, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Kush ka mundėsi tė ther kurban e nuk ther, mos t’i afrohet musal-lasė (hapėsirė e madhe ku falet namazi i Bajramit) sonė.” (Transmeton ibėn Maxheh).

Nga kjo nėnkuptohet se ai i cili ka mundėsi tė ther kurban e nuk e bėn kėtė, nuk do t’i sjell dobi as falja e namazit tė tij (falja e namazit tė Kurban Bajramit), ngase ai e ka lėshuar njė vaxhib. Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibėn Selimi, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “Ishim me tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė Arafat e ai tha: “O ju njerėz, ē’do familje e ka obligim tė therė kurban pėr ēdo vit.” (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibėn Maxheh dhe Nesaiu).


Cilėt kafshė mund tė therren pėr kurban


Kafshėt tė cilat mund tė theren pėr kurban janė: lopėt, devet, dhentė dhe dhitė.

Pėr tė qenė i vlefshėm, kurbani duhet t’i plotėsojė kėto kushte: lopėt duhet tė kenė mė shumė se dy vjet, devet mė shumė se pesė vjet, dhentė mė shumė se gjashtė muaj ndėrsa dhitė mė shumė se njė vjet. Po ashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Katėr lloje tė kafshėve nuk mund tė theren: kafsha e verbėr, verbėria e sė cilės ėshtė e dukshme, kafsha e sėmurė, sėmundja e sė cilės ėshtė e dukshme, kafsha e gjymtė, gjymtėsia e sė cilės ėshtė e vėrejtur dhe kafsha e ēalur e cila nuk zgjedhet (pėlqehet)”. Nė therjen e njė lope pėr kurban mund tė marrin pjesė shtatė persona, nė deve dhjetė persona, ndėrkaq delja mund tė prehet pėr njė person dhe familjen e tij. Transmetohet nga ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “Kemi qenė me tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė udhėtim nė kohėn e Kurban Bajramit. Njė deve e kemi therė pėr dhjetė persona e njė lopė pėr shtatė persona”. (Transmeton ibėn Maxheh, Tirmidhiu, Nesaiu). Transmetohet nga Atar ibėn Esari, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “E kam pyetur Ebu Ejjub el-Ensariun se si ka qenė therja e kurbanit nė kohėn e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ēka ėshtė pėrgjigjur: “Njė njeri nė kohėn e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka therė njė dele pėr vete dhe pėr familjen e tij, ka ngrėnė prej saj dhe me tė ka ushqyer tė tjerėt”. (Transmeton ibėn Maxhe, Tirmidhiu).


Kur duhet therrur kurbani


Transmetohet nga Xhundeb ibėn Sufjan el-Bexheli, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “E kam dėgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ditėn e Kurban Bajramit duke thėnė: “Ai i cili e ka therur kurbanin para se tė falet, le ta zėvendėsojė ate me njė tjetėr, ndėrsa ai i cili nuk e ka therur ende, le ta therė”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).


Si duhet therrur kurbani


Gjatė therjes sė kurbanit duhet bėrė BISMILAH ngase kurbani i cili theret pa bėrė BISMILAH nuk lejohet tė hahet. All-llahu nė Kur’an thotė: “Ju hani nga ajo qė (ėshtė therur) ėshtė pėrmendur emri i All-llahut ...dhe mos hani nga ajo qė (qė para therjes sė saj) nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut. Vėrtet ajo (ngrėnia e asaj qė nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut) ėshtė mėkat.” (El-En’amė: 118-121). Po ashtu transmeton Rraf’i Ibėn Hadixhi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thėnė atij: “Ēka ėshtė derdhur gjak dhe ėshtė pėrmendur All-llahu, haje.” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).


Po ashtu ėshtė e preferuar qė kurbani tė kthehet kah kibla dhe tė veprohet siē ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Transmetohet nga Xhabir Ibėn Abdull-llahu, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditėn e Kurban Bajramit ka therur dy desh tė mirė me brirė, e para se t’i therė i ka drejtuar kah kibla dhe i ka cituar kėto ajete kur’anore nga sureja El-En’amė: “Unė kam drejtuar fytyrėn time kah Ai qė krijoi qiejt e tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok!”, si dhe ajetin tjetėr: “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun Zotin e botėve! Ai nuk ka shok, me kėtė jam i urdhėruar dhe unė jam i pari i muslimanėve!”. Po ashtu ka thėnė: “O Zot prej Teje (jam urdhėruar), pėr Ty po e theri kėtė kurban, nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe familja e tij - BISMILAH ALL-LLAHU EKBER - dhe pastaj e theri.” (Transmeton Ebu Davudi).


Sjelljet qė duhet praktikuar gjatė therrjes sė kurbanit


Kurbani duhet tė theret nė mėnyrėn mė tė lehtė. Pėr kėtė thika duhet tė mprehet mirė, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Vėrtet All-llahu ka obliguar mirėsinė pėr ēdo gjė, prandaj kur tė vritni, vritni me njerėzi dhe kur tė therni, therni me njerėzi. Ēdokush prej jush duhet sė pari le ta mprehė thikėn dhe ta qetėsojė kafshėn pėr therje.” (Transmeton Muslimi).


Mishi i kurbanit


Mishi i kurbanit ėshtė i preferuar qė tė ndahet nė tri pjesė: me nje pjesė t’i gėzojė tė varfėrit, njė pjesė u shpėrndahet tė afėrmve, kurse pjesėn mund tjetėr ta ndalė pėr vete.


Ēka preferohet tė bėhet nė ditėn e Kurban Bajramit


Nė ditėn e Kurban Bajramit ėshtė e preferuar tė bėhen kėto gjėra:

1. Tė pastrohet trupi.

2. Tė vishen rrobė mė tė reja dhe mė tė mira (bukurat). Transmeton Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ditėn e Bajramit ka veshur xhybe me vija tė kuqe (mė tė mirėn qė e ka pasur) (Transmeton Taberaniu)

3. Ditėn e Kurban Bajramit ėshtė e preferuar qė tė mos hahet asgjė deri sa tė theret kurbani dhe tė hahet prej mishit tė tij.

4. Tė falet namazi i Kurban Bajramit.

5. Ndėrrimi i rrugės gjatė kthimit nė shtėpi. Xhabiri, radijall-llahu anhu] thotė se nė Ditėn e Bajramit Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndėrronte drejtimin e rrugės gjatė kthimit nė shtėpi. (Transmeton Buhariu).

6. Tė madhėrohet All-llahu gjatė ditėve tė Bajramit. All-llahu i Lartėsuar thotė: “All-llahun pėrmendeni nė ditėt e caktuara (nė ditėt e Bajramit).” (El-Bekare: 203). Madhėrimi i All-llahut gjatė kėtyre ditėve bėhet nė kėtė mėnyrė: ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHIL-HAMD, dhe atė me zė tė ngritur shkohet nė namazin e Kurban Bajramit. Madhėrimi fillon prej mėngjesit tė ditės sė Arafatit e deri nė Ikindinė e ditės sė katėrt tė Kurban Bajramit.

7. Tė urohet Bajrami ndėrmjet njėri-tjetrit.


O vėlla i dashur musliman!


Dhe, mė nė fund tė kėshilloj qė tė jeshė i devotshėm ndaj All-llahut tėnd, ta pasosh librin e Tij dhe tė ndjekėsh rrugėn e tė Dėrguarit tė Tij. Dije se ky ėshtė i vetmi shpėtim pėr ty. Tė kėshilloj qė tė krenohesh me fenė tėnde, ngase e vetmja fe e pranuar te All-llahu ėshtė feja Islame. All-llahu na mėshiroftė tė gjithėve.

“Falėnderini i takon vetėm All-llahut Zotit tė botėve”.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
xhesita (15-11-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Haxhxhi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Kur i bje dita Arafatit? Sumeja Pyetje-Pėrgjigje 7 19-12-2007 11:38
a lejohet te agjerohet dita Arafatit xhuman Sumeja Pyetje-Pėrgjigje 2 28-12-2006 20:27
Hadithe mbi agjerimin jashta Ramazanit kumanova_86 Pyetje-Pėrgjigje 9 08-12-2006 15:30
Cilat janė ato ditė qė agjėrohen pas ramazanit ? Drilon Pyetje-Pėrgjigje 6 29-10-2006 16:39


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:17.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.