 |
 |
 |
 |
|
 |

19-02-2008, 08:47
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Haxhi dhe Umra, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
TELBIJA
Ligjshmėria e saj
Tė gjithė dijetarėt e pranojnė se telbija ėshtė njė praktikė e urdhėruar. Umu Seleme transmeton se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut tė thotė: O Familja e Muhamedit! Kushdo prej jush qė kryen haxhin, duhet ta ngrejė zėrin ndėrkohė qė shqipton telbijen[25]"[26] Transmeton Ahmedi dhe Ibėn Hibani.
Megjithatė, dijetarėt nuk kanė tė njėjtin mendim mbi statutin e saj ligjor, kohėn e caktuar dhe gjendjen e atij qė e vonon atė. Shafiu dhe Ahmedi mendojnė se ėshtė e pėlqyeshme dhe ėshtė sunet i Profetit (a.s.) qė telbija tė shqiptohet nė ēastin kur vishet rroba e ihramit. Nėse njė person qė ka pėr qėllim tė kryejė haxhin por nuk shqiptonte telbijen, haxhi i tij konsiderohet i vlefshėm dhe atij nuk i kėrkohet tė bėjė ndonjė gjė, sepse sipas tyre ai hyn nė gjendjen e ihramit vetėm duke bėrė nijetin pėr tė kryer haxhin.
Dijetarėt hanefi mendojnė se telbija ose ndonjė zėvendėsues pėr tė p.sh. qė pėrmban lavde ose lartėsim tė Allahut dhe sjellja e njė kafshe pėr kurban - ėshtė njė kusht i domosdoshėm pėr vlefshmėrinė e ihramit. Nėse dikush vesh rrobėn e ihramit pa shqiptuar telbijen ose lavdėruar Allahun ose pa sjellė njė kafshė pėr kurban, ihrami i tij nuk ėshtė i vlefshėm, sepse ihrami, sipas tyre (dijetarėve hanefitė), ėshtė njė ndėrthurje e nijetit dhe njė rit prej riteve tė ihramit. Kėshtu, nėse dikush deklaron nijetin pėr ihram dhe ndonjė nga ritet, pėr shembull, nėse lavdėron Allahun apo deklaron: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut tė vetėm, ose sjell njė kafshė pėr kurban me vete, por nuk shqipton telbijen, atėherė ihrami i tij do tė jetė i vlefshėm, por atij do ti kėrkohet tė bėjė kurban njė kafshė pėr atė qė nuk e ka bėrė telbijen.
Sipas qėndrimit tė njohur tė Imam Malikit, shqiptimi i telbijes ėshtė i detyrueshėm dhe nė rastet kur nuk arrihet tė kryhet kjo gjė ose personi nuk e shqipton atė gjatė veshjes sė rrobės sė ihramit, mė vonė duhet tė therė njė kafshė pėr ta shlyer. Maliku transmeton nga Nafiu se Ibėn Umeri ka thėnė se Profeti (a.s.) e ka bėrė telbijen e tij me kėto fjalė:
Lebbejkell[27]-llahumme Lebbejke
Lebbejke la-sherijke leke Lebbejke
In-nel hamde uan-nimete leke uel mulk
La sherijke leke
(Iu pėrgjigja thirrjes Tėnde o Allah! Ti nuk ke asnjė ortak. Ja ku jam nė shėrbimin Tėnd, o Allah! Me tė vėrtetė gjithė lavdėrimi, mirėsia dhe pushteti tė pėrket vetėm Ty. Ti je i Vetėm dhe nuk ke shok).
Nafiu thotė se Ibėn Umeri shtonte: Iu pėrgjigja thirrjes Tėnde, o Allah! Iu pėrgjigja thirrjes Tėnde o Allah! Gjithēka e mirė ėshtė nė duart e Tua, unė jam nė shėrbimin Tėnd! Dėshirat dhe veprat tona janė vetėm pėr ty.[28]
Megjithatė, dijetarėt parapėlqejnė ti kufizojnė fjalėt e telbijes me fjalėt qė ka pėrdorur Profeti (a.s.) dhe pėr kėtė nuk nuk ekziston njė konsensus i pėrbashkėt nė lidhje me ndonjė shtesė tė mundshme. Megjithatė, shumica e dijetarėve mendojnė se nuk ka asgjė tė keqe nė shtimin e fjalėve tė tjera siē ka bėrė Ibėn Umeri dhe disa shokė tė tjerė tė Profetit (a.s.), ndėrkohė qė vetė Profeti (a.s.) i ka dėgjuar ata dhe nuk u ka thėnė gjė.[29] Transmeton Ebu Daudi dhe Bejhakiu.
Maliku dhe Ebu Jusufi nuk e pėlqenin shtimin e fjalėve tė tjera telbijes sė Profetit (a.s.).
Vlera e Telbijes
Xhabiri transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Kushdo qė bėn nijetin pėr tė kryer haxhin dhe thotė telbijen gjithė ditėn deri nė perėndimin e diellit, Allahu i Plotfuqishėm do ti falė gjynahet dhe ai do tė jetė i lirė prej tyre (mėkateve), ashtu siē ka qenė ditėn qė e ka lindur nėna.[30] Transmeton Ibėn Maxhe.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Kush deklaron: La ilahe il-Allah, do tė marrė lajmin e mirė pėr shpėrblim (pėr tė) dhe kush e lartėson Allahun (thotė Allahu Ekber), do tė marrė lajmin e mirė pėr shpėrblim (pėr tė). Ata pyetėn: O Profet i Allahut! Ėshtė (lajmi i mirė) Xheneti? Ai u pėrgjigj: Po.[31] Transmeton Tabaraniu dhe Seid ibėn Mensuri.
Sehėl ibėn Seadi ka transmetuar se Profeti (a.s.) ka thėnė: Kur njė musliman shqipton telbijen, ēdo gjė: ēdo gur, ēdo pemė apo guralec nė tė djathtėn dhe tė majtėn e tij pėrgjigjet me njė telbije (tė ngjashme), derisa krejt toka kumbon me tė.[32] Transmeton Ibėn Maxhe, Bejhakiu, Tirmidhiu dhe Hakimi, tė cilėt e quajnė hadith tė besueshėm.
Preferohet qė shqiptimi i Telbijes tė bėhet me zė tė lartė
Zejd ibėn Halid transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Xhebraili (a.s.) erdhi te unė dhe mė tha: Urdhėroi shokėt e tu qė ta ngrenė zėrin kur thonė telbijen, sepse ajo ėshtė njė nga ritet e haxhit.[33] Transmeton Ibėn Maxhe, Ahmedi, Ibėn Huzejme dhe Hakimi, i cili e konsideron hadithin tė vėrtetė.
Ebu Bekri (r.a.) ka treguar se Profeti (a.s.) u pyet njėherė: Cili haxh ėshtė mė i miri? Ai u pėrgjigj: Ai, nė tė cilin ngrihet zėri kur thuhet telbija dhe bėhet kurban.[34] Transmeton Tirmidhiu dhe Ibėn Maxhe.
Ebu Hazim tregon: Kur sahabėt vishnin ihramin e ngrinin zėrin pėrpara se tė arrinin nė Mekė, aq sa ngjireshin. Duke u mbėshtetur nė kėto hadithe, shumica e dijetarėve parapėlqejnė qė haxhilerėt ta ngrejnė zėrin kur thonė telbijen.
Maliku mendon se nuk duhet tė ngrihet zėri nė thėnien e telbijes brenda njė xhamie plot me besimtarė. Megjithatė, ajo mund tė thuhet me aq zė, sa ta dėgjosh vetė ose dhe ata qė janė afėr, pėrveēse nė Xhaminė e Shenjtė dhe nė Xhaminė e Minas. Nė kėto tė dyja, duhet tė ngrihet zėri kur thuhet telbija. Kjo vlen vetėm pėr pelegrinėt meshkuj.
Sa pėr gratė, ato mund ta ngrenė zėrin kur thonė telbijen, aq sa ato vetė dhe ata qė janė afėr tyre tė mund ta dėgjojnė. Nuk ėshtė e pėlqyeshme qė ato ta ngrejnė zėrin mė lart se kaq. Atau ka thėnė: Burrat duhet ta ngrejnė zėrin (kur thonė telbijen), por gruaja duhet ta ngrejė zėrin aq sa ta dėgjojė ajo vetė e jo mė shumė se aq.
Vendet ku preferohet tė thuhet Telbija
Telbija ėshtė e pėlqyeshme tė thuhet nė vendet dhe kohėt si vijon: kur hip nė kafshėn e ngarkesės (ose ēfarėdo mjeti tė transportit), kur zbret (mbėrrin nė njė vend), kur ngjitesh nė njė kodėr dhe zbret nė njė luginė, kur takon njė grup njerėzish, nė fund tė ēdo faljeje dhe herėt nė mėngjes. Shafiu ka thėnė: Ne pėlqenim ta thoshim gjithė kohėn.
Kohėzgjatja e Telbijes
Haxhiu duhet ta fillojė telbijen qė nga koha kur vesh ihramin dhe e vazhdon deri nė hedhjen e guralecit tė parė nė Xhemeran (shtyllė) e Akabesė nė ditėn e dhjetė tė Dhul-Hixhes (Ditėn e Kurbanit). Pastaj duhet tė ndalojė sė thėni telbijen, ashtu siē bėri dhe Profeti (a.s.),[35] sipas njė hadithi tė transmetuar nga Grupi. El-Theuri, shkolla hanefite, Shafiu dhe shumica e dijetarėve kanė gjithashtu kėtė pikpamje. Megjithatė, Ahmedi dhe Ishaku mendojnė se haxhiu duhet ta vazhdojė telbijen derisa tė ketė goditur tė tria xhemeratet (shtyllat). Pas kėsaj, ai mund tė pushojė sė thėni atė.
Maliku mendon se haxhiu duhet tė vazhdojė telbijen deri nė fund tė Ditės sė Arafatit (ditėn e nėntė tė Dhul-Hixhes). Kjo vlen vetėm pėr ata qė kryejnė haxhin.
Sa pėr ata qė kryejnė umren, ata mund ta ndėrpresin telbijen pasi tė puthin Gurin e Zi dhe tė fillojnė tavafin. Ibėn Abasi tregon se Profeti (a.s.) e ndėrpriste telbijen pasi puthte Gurin e Zi (nė fillim tė tavafit tė tij).[36] Transmeton Tirmidhiu dhe e quan hadith tė besueshėm. Praktikisht, shumica e dijetarėve ndjekin kėtė hadith. Kėshtu thotė Tirmidhiu. [37]
Pėlqehet qė tė dėrgohen salavate pėr Profetin (a.s.) dhe tė bėhen lutje pėr tė
El-Kasim ibėn Muhamed ibėn Ebu Bekri ka thėnė: Pėlqehet qė haxhiu tė dėrgojė salavate pėr Profetin (a.s.) pasi tė thotė telbijen.
Profeti (a.s.) i kėrkonte Allahut faljen e Tij, kėnaqėsinė e Tij dhe mbrojtje nga njerėzit pasi thoshte telbijen. Transmeton Tabaraniu dhe tė tjerė.
ĒFARĖ I LEJOHET NJĖ MUHRIMI
Muhrimit i lejohet tė kryejė veprimet e mėposhtme:- 1- Larja e plotė dhe ndėrrimi i rrobave
- Ibrahim Nehai ka thėnė: Sa herė qė shokėt tanė i afroheshin pusit tė Mejmunes, ata pastroheshin dhe vishnin rrobat e tyre mė tė mira.
- Tregohet se Ibėn Abasi hyri nė njė banjė publike nė Xhuhfe pėr tu pastruar, ndėrkohė qė ishte nė gjendjen e ihramit. E pyetėn: Si vepron kėshtu, ndėrkohė qė je nė gjendjen e ihramit? Ai u pėrgjigj: Allahut nuk i duhet asnjė prej nesh i papastėr dhe i ndotur!.[38]
- Xhabiri ka thėnė: Njė person nė gjendjen e ihramit mund tė pastrohet dhe tė lajė rrobat e tij.
- Abdullah ibėn Hunejn ka treguar: Ibėn Abasi dhe El Misver ibėn Mehreme ishin nė El-Ebva kur u grindėn nė duhet ta lajė apo jo kokėn personi qė ėshtė nė gjendjen e ihramit. Lidhur me kėtė, Ibėn Abasi tha: Atij qė ėshtė nė gjendjen e ihramit i lejohet ta lajė kokėn. El-Misver kishte mendim tė ndryshėm duke thėnė se muhrimit nuk i lejohet ta lajė kokėn. Kėshtu, Ibėn Abasi mė dėrgoi te Ebu Ejub El Ensari, tė cilin e gjeta duke u larė ndėrmjet dy shtyllave tė drunjta tė pusit dhe ishte mbuluar me njė copė. E pėrshėndeta dhe ai mė pyeti se kush isha. Iu pėrgjigja: Unė jam Abdullah ibėn Hunejn dhe mė ka dėrguar Ibėn Abasi qė tė pyes se si lahej i Dėrguari i Allahut kur ishte nė gjendjen e ihramit. Ebu Ejub El Ensari mbajti shtrėnguar copėn me tė cilėn ishte mbėshtjellė dhe e uli derisa zbuloi kokėn dhe pastaj i tha dikujt ti hidhte ujė pėr tė larė kokėn. Hodhi ujė mbi kokė dhe pastaj (Ebu Ejub El-Ensari) e fėrkoi me duar nga pjesa e pasme dhe pėrpara dhe nga pėrpara nė pjesėn e pasme. Pas kėsaj, tha: Unė kam parė Profetin (a.s) duke vepruar kėshtu.[39] Transmeton Grupi, pėrveē Tirmidhiut.
- Nė transmetimin e tij, Buhariu shton: Pastaj unė u ktheva dhe u tregova atyre dhe El-Misver i tha Ibėn Abasit: Unė nuk do tė debatoj kurrė mė me ty.
- Sheukani ka thėnė: Ky hadith tregon se muhrimit i lejohet tė lahet kur ėshtė nė gjendjen e ihramit, madje dhe mund ta mbulojė kokėn me dorė kur e kryen kėtė veprim.
- Ibėn El Mundhiri ka thėnė: Ėshtė pranuar me konsensus se muhrimi mund tė lahet kur ėshtė xhunub. Megjithatė, nė lidhje me rastet e tjera ka mendime tė ndryshme.
- Maliku ka transmetuar nė El-Muvata nga Nafiu se Ibėn Umeri nuk e lante kokėn kur ishte nė gjendjen e ihramit, pėrveēse kur ejakulonte spermė gjatė gjumit.[40]
- Tregohet se Malikut nuk i pėlqente qė dikush tė zhyste kokėn nė ujė kur ishte nė gjendjen e ihramit.
- Pėrdorimi i sapunit apo ndonjė pastruesi tjetėr ėshtė i lejueshėm. Shafitė dhe hanbelitė mendojnė se mund tė pėrdoret sapun me aromė pėr tu pastruar dhe nė mėnyrė tė ngjashme edhe gratė lejohen tė lėshojnė flokėt dhe ti krehin ato, sepse Profeti (a.s.) e ka urdhėruar Aishen duke i thėnė: Lėshoji flokėt dhe krihi ato! [41] Transmeton Muslimi.
- Neveviu ka thėnė: Ėshtė e lejuar tė lėshohen flokėt dhe tė krihen gjatė gjendjes sė ihramit, me kusht qė asnjė fije floku tė mos shkulet. Megjithatė, krehja nuk ėshtė e pėlqyer vetėm nėse ka ndonjė arsye tė vlefshme pėr ta bėrė atė. Nuk pėrbėn problem nėse mbahen nė kokė gjėra personale.
- 2- Veshja e tė mbathurave tė shkurtra
- Buhariu dhe Seid ibėn Mensuri transmetojnė se Aishja (r.a.) mendonte se nuk pėrbėn problem nėse muhrimi veshė tė mbathura tė shkurtėra.[42]
- El Hafidhi ka thėnė: Ky ėshtė njė mendim i Aishes, por shumica e dijetarėve mendojnė se veshja e mbathjeve ėshtė e ndaluar pėr muhrimin, sepse kjo ėshtė e ngjashme me veshjen e pantallonave, tė cilat janė tė ndaluara pėr muhrimin.
- 3- Mbulimi i fytyrės
- Shafiu dhe Seid ibėn Mansuri transmetojnė nga El Kasimi se ky i fundit ka thėnė: Othman ibėn Afani, Zejd ibėn Thabiti dhe Mervan ibėn El Hakemi e mbulonin fytyrėn kur ishin nė gjendjen e ihramit. Ndėrsa Tausi ka thėnė: Njė person nė gjendjen e ihramit mund ta mbulojė fytyrėn nėse ka pluhur ose hi.
- Nė lidhje me kėtė ēėshtje, Muxhahidi ka thėnė: Kur ishin nė gjendjen e ihramit, ata mbulonin fytyrėn nėse kishte stuhi rėre.
- 4- Gratė lejohen tė veshin kėpucė
- Ebu Daudi dhe Shafiu transmetojnė nga Aishja se i Dėrguari i Allahut i lejonte gratė tė vishnin kėpucė, kur ishin nė gjendjen e ihramit.[43]
- 5- Mbulimi i kokės gabimisht (nga harresa)
- Shkolla shafite nuk sheh ndonjė problem nėse ndonjė haxhi harron dhe e mbulon kokėn apo vesh ndonjė kėmishė.
- Atau ka thėnė: Nuk fajėsohet njė person i tillė, por ai duhet ti kėrkojė falje Allahut. Hanefitė thonė se njė person i tillė duhet tė bėjė shlyerje (kurban). Gjithashtu, ka njė mospajtim mendimesh pėr hedhjen e parfumit nga harresa apo pa dashje. Pasuesit e shkollės shafite mendojnė se padituria dhe harresa pėrbėjnė njė justifikim tė mjaftueshėm qė mos tė jetė e nevojshme shlyerja e gabimit pėr bėrjen e diēkaje tė ndaluar nėse nuk pėrbėn dėm si gjuetia, rruajtja dhe prerja e thonjve. Ky ėshtė dhe qėndrimi mė objektiv sipas tyre.
- 6- Hedhja e kupave, shpimi i njė lunge, heqja e njė dhėmbi apo prerja e njė damari
- Ėshtė vėrtetuar se i Dėrguari i Allahut hidhte kupa mbi kokėn e tij kur ishte nė gjendjen e ihramit.[44]
- Maliku ka thėnė: Nuk fajėsohet njė muhrim nėse, nė rast nevoje, ai shpon njė lungė, lidh njė plagė apo pret njė damar.
- Ibėn Abasi ka thėnė: Personi qė ėshtė nė gjendjen e ihramit mund tė heqė dhėmbin apo tė shpojė njė lungė.
- Neveviu ka thėnė: Nėse njė haxhi dėshiron tė hedhė kupa pa ndonjė arsye dhe kjo gjė kėrkon prerjen e flokėve, atėherė ky veprim ėshtė i ndaluar, por nėse nuk e kėrkon prerjen e flokėve, shumica e dijetarėve mendojnė se ėshtė e lejueshme.
- Megjithatė, Maliku mendon se njė gjė e tillė nuk ėshtė e pėlqyeshme.
- El Hasani ėshtė i mendimit se, nėse dikush vepron kėshtu, edhe nėse kjo gjė nuk kėrkon prerjen e flokėve, ai duhet tė bėjė shlyerje. Por, nėse kjo gjė bėhet sepse ėshtė e domosdoshme, atėherė ajo ėshtė e lejueshme, por pėr kėtė do ti duhet tė paguajė njė dėmshpėrblim pėr tė bėrė shlyerje.
- Shkolla dhahirite mendon se kėrkohet shlyerje vetėm nė rast tė prerjes sė flokėve.
- 7- Kruajtja e kokės dhe e trupit
- Aishja u pyet rreth njė haxhiu qė kishte nevojė tė kruante trupin. Ajo tha: Po, ai mund tė kruhet aq fort sa ti pėlqejė.[45] Kėtė e transmeton Buhariu, Muslimi dhe Maliku, i cili ka shtuar: Nėse tė dyja duart e mia tė ishin tė lidhura dhe vetėm kėmba ime tė ishte e lirė, atė do ta pėrdorja pėr tu kruajtur. E njėjta gjė tregohet edhe nga Ibėn Abasi, Xhabiri, Seid ibėn Xhubejri, Atau dhe Ibrahim Nehai.
- 8, 9- Shikimi nė pasqyrė dhe marrja erė borzilokut
- Ibėn Abasi ka thėnė: Personi nė gjendjen e ihramit lejohet ti mbajė erė borzilokut, tė shihet nė pasqyrė dhe tė kurojė veten duke u ushqyer me gjalpė dhe vajra.[46] Transmeton Buhariu.
- Umer ibėn Abdulazizi shihej nė pasqyrė dhe pėrdorte misvak pėr dhėmbėt kur ishte nė gjendjen e ihramit.
- Ibėn El Mundhiri ka thėnė: Tė gjithė dijetarėt kanė rėnė dakord se muhrimi mund tė ushqehet me vaj, dhjamė dhe gjalpė, por atij nuk i lehohet tė parfumoset kudo nėpėr trup.
- Hanefitė dhe malikitė mendojnė se nuk ėshtė e pėlqyer pėr njė muhrim qė tė rrijė nė njė vend, nė tė cilin ka parfume apo aroma, qoftė nėse ka ndėrmend tu marrė erė ose jo.
- Shkolla hanbelite dhe ajo shafite janė tė mendimit se, nėse dikush vepron kėshtu me qėllim, kjo gjė i ndalohet dhe nė tė kundėrt, kur ėshtė pa qėllim nuk pėrbėn problem. Shafitė mendojnė se tė qėndrosh pranė njė parfumuesi nė njė vend tė temjanisur ėshtė e lejueshme, sepse ndalimi i saj do ti vėshtirėsonte gjėrat. Pėrdorimi i parfumit nuk ėshtė i dėshirueshėm dhe ai duhet shmangur. Nėse qėndrohet nė njė vend ku ėshtė e pamundur tė shmanget, pėr shembull nė Qabe nė kohėn kur nė tė pėrhapet parfum, nė kėtė rast nuk ka asgjė tė keqe e as nuk ėshtė e papėlqyeshme, sepse qėndrimi nė kėtė vend ėshtė njė mundėsi pėr tė arritur afėrsinė me Allahun dhe tė largohesh prej aty pėr diēka qė ėshtė nė rastin mė tė mirė vetėm e lejuar, nuk ėshtė e dėshirueshme. Parfumi mund tė mbahet nė njė shishe ose tė mbėshtillet me njė copė dhe askujt nuk i kėrkohet tė bėjė ndonjė pendesė se ka vepruar kėshtu.
-
- 10, 11- Mbajtja e njė brezi me xhep rreth belit pėr tė mbajtur paratė dhe mbajtja unazės
- Ibėn Abasi thoshte: Nuk ka asgjė tė keqe nėse muhrimi mban njė unazė, apo brez me xhep pėr tė mbajtur paratė.[47]
- 12- Lyerja e syrit me pluhur antimoni
- Ibėn Abasi ka thėnė: Njė person nė gjendjen e ihramit mund ti lyejė sytė me pluhur antimoni nėse i djegin, me kusht qė pluhuri i antimonit tė mos jetė i aromatizuar.[48]
- Tė gjithė dijetarėt e lejojnė pėrdorimin e tij, por jo pėr zbukurim.
- 13- Qėndrimi nėn hijen e njė ēadre, tende, ēatie, etj.
- Abdullah ibėn Amir tregon: Dola me Umerin dhe ai hidhte njė copė lėkure nė njė pemė dhe rrinte nėn hijen e saj kur ishte nė gjendjen e ihramit.[49] Transmeton Ibėn Ebu Shejbe.
- Umu El Husejni ka transmetuar: Unė e kreva Haxhin e Lamtumirės me Profetin (a.s.). Pashė Usame ibėn Zejdin dhe Bilalin. Njėri prej tyre po mbante kapistrėn e devesė sė Profetit dhe tjetri po i bėnte atij hije me njė copė derisa goditi me guralecė Akaben.[50] Transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
- Atau ka thėnė: Njė muhrim mund ta ruajė veten nė hije nga dielli dhe tė hyjė nė njė strehė pėr tu mbrojtur nga shiu dhe era.
- Ibrahim Nehaiu transmeton: El Esved ibėn Jezid hodhi njė copė mbi kokė pėr tu mbrojtur nga shiu nė kohėn qė ishte nė gjendjen e ihramit.
- 14- Pėrdorimi i kėnasė
- Shkolla hanbelite mendon se pėrdorimi i kėnasė pėr tė ngjyer ndonjė pjesė tė trupit, pėrveē kokės, nuk ėshtė i ndaluar pėr njė muhrim, mashkull apo femėr qoftė.
- Shkolla shafite mendon se muhrimi mashkull mund tė pėrdorė kėna pėr tė ngjyer tė gjitha pjesėt e trupit, pėrveē duarve dhe kėmbėve, ngjyerja e tė cilave pa ndonjė arsye tė vlefshme nuk ėshtė e lejueshme nė gjendjen e ihramit. Gjithashtu, mbulimi i kokės me (shtresa) kėna tė trashė nuk ėshtė i lejueshėm. Ata thonė se nuk ėshtė e pėlqyeshme pėr njė grua nė gjendjen e ihramit tė pėrdorė kėna. Asaj i ndalohet tė veprojė kėshtu kur ėshtė nė periudhėn e caktuar tė pritjes pas vdekjes sė bashkėshortit.
- Nga ana tjetėr, shkollat hanefite dhe malikite mendojnė se muhrimit, mashkull apo femėr qoftė, nuk i lejohet tė pėrdorė kėna pėr tė ngjyer ndonjė pjesė tė trupit, sepse muhrimit nuk i lejohet tė hedhė parfum gjatė gjendjes sė ihramit.
- Haule, e bija e Hakimit, transmeton prej nėnės sė saj se Profeti (a.s.) i tha Umu Selemes: Mos hidh parfum kur je nė gjendjen e ihramit e as mos prek kėna sepse ajo ėshtė parfum.[51] Transmeton Tabaraniu nė El-Kebir, Bejhakiu nė El-Marife dhe Ibėn Abdul Berr nė veprėn e tij Et-Temhid.
- 15- Ndėshkimi i shėrbyesit pėr ta edukuar
- Esmaja - e bija e Ebu Bekrit - transmeton: Shkuam pėr haxh me Profetin (a.s.) e kur arritėm nė njė vend tė quajtur Arxh[52], Profeti (a.s.) ndaloi. Kėshtu bėmė dhe ne. Aishja (r.a.) u ul afėr Profetit (a.s.) dhe unė pranė Ebu Bekrit. Rezervat e udhėtimit tė Pejgamberit (a.s) dhe tė Ebu Bekrit i kishte njė shėrbyes i Ebu Bekrit. Ky i fundit u ul pėr tė pritur shėrbyesin e tij. Shėrbyesi po ecte nė kėmbė dhe nuk e kishte devenė me vete. Kur u afrua, Ebu Bekri e pyeti pėr devenė. Shėrbyesi u pėrgjigj: E humba dje. Kėtu, Ebu Bekri u zemėrua dhe i tha: Ti kishe vetėm njė deve (pėr tu kujdesur) dhe e humbe?! Dhe e qėlloi atė. Profeti (a.s.) buzėqeshi dhe tha: Shiheni kėtė muhrim (Ebu Bekrin). Ēfarė po bėn ai? Dhe vazhdoi tė buzėqeshte dhe tė pėrsėriste po ato fjalė.[53] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.
- 16- Vrasja e mizave, kėpushave dhe buburrecave
- Njė burrė e pyeti Ataun pėr kėpushat ose milingonat qė e bezdisnin kur ishte nė gjendjen e ihramit. Ai iu pėrgjigj: Ti mund ta hedhėsh tutje atė qė nuk tė pėrket.
- Ibėn Abasi ka thėnė: Njė muhrim mund ti vrasė kėpushėt.
- Gjithashtu, muhrimi mund ti heqė rriqėrat nga deveja e tij. Ikrima transmeton se njėherė Ibėn Abasi e urdhėroi tė zhdukte rriqrat e devesė sė tij nė kohėn qė tė dy ishin nė gjendjen e ihramit. Ikrimas nuk i pėlqente qė ta bėnte kėtė. Atėherė, Ibėn Abasi e urdhėroi Ikriman tė therte njė deve, gjė tė cilėn ai e bėri mė dėshirė. Pas kėsaj, Ibėn Abasi e pyeti: A e di ti se sa rriqra vrave tani?
- 17- Vrasja e pesė kafshėve grabitqare dhe tė tjerave qė janė tė dėmshme
- Aishja transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Pesė kafshė bėjnė pėrjashtim dhe mund tė vriten nė Rrethinat e Shenjta tė Haramit: korbi, skifteri, akrepi, miu dhe qeni kafshues.[54] Ky hadith ėshtė transmetuar nga Muslimi dhe Buhariu, i cili shton (dhe) gjarpri.
- Ndėr dijetarėt pranohet se korbi i vogėl, i cili ha farat, nuk pėrfshihet nė kategorinė e kafshėve tė mėsipėrme. Me qen kafshues kuptojmė qenin qė kafshon njerėzit dhe i frikėson ata, si edhe tė gjitha ato kafshė tė tjera kafshuese qė sulmojnė njerėzit si: luani, tigri, leopardi dhe ujku. Kėshtu, Allahu i Madhėruar ka thėnė:
- يَسْأَلُونَكَ مَاذَا أُحِلَّ لَهُمْ قُلْ أُحِلَّ لَكُمْ الطَّيِّبَاتُ وَمَا عَلَّمْتُمْ مِنْ الْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمْ اللَّهُ
- Kur tė pyesin ty (Muhamed) se ēka u ėshtė lejuar atyre, thuaj: U janė lejuar tė gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjuetarėve (shtazėve)[55] qė i mėsoni ashtu si ju ka mėsuar Allahu. (El-Maide, 4)
- Megjithatė, hanefitė mendojnė se fjala qen kafshues nė kėtė rast pėrdoret vetėm pėr qentė dhe ujqėrit.
- Ibėn Tejmije ėshtė i mendimit se njė muhrim mund tė vrasė njė krijesė tė dėmshme qė zakonisht i bėn dėm njerėzve, si p.sh. njė gjarpėr, akrep, mi, korb apo dhe njė qen kafshues. Gjithashtu, atij i lejohet vetėmbrojtja kundėr ēfarėdo gjėje tė dėmshme, qofshin kafshė apo njerėz. Pra, nėse e sulmojnė, ai duhet tė kundėrpėrgjigjet.
- Profeti (a.s.) ka thėnė: Kush vritet nė mbrojtje tė pasurisė sė tij, ėshtė dėshmor; kush vritet nė mbrojtje tė gjakut tė tij ėshtė dėshmor; kush vritet nė mbrojtje tė fesė sė tij, ėshtė dėshmor dhe, nė mėnyrė tė ngjashme, kush vritet nė mbrojtje tė nderit tė tij, ėshtė gjithashtu dėshmor.[56]
- Mė tej, Ibėn Tejmije ka thėnė: Nėse pleshtat dhe morrat e pickojnė muhrimin, ai duhet ti largojė ata. Gjithashtu, ai mund ti vrasė dhe nuk merr asnjė dėnim. Megjithatė, ėshtė mė e lehtė ti largosh sesa ti vrasėsh. Nė mėnyrė tė ngjashme, muhrimi ndalohet tė vrasė cilėndo kafshė qė sheh, si psh. luanin, leopardin, etj.
- Por, shumica e dijetarėve janė tė mendimit se, nėse ai vret njė nga kėto kafshė, atij nuk i kėrkohet ndonjė dėmshpėrblim. Megjithatė, kėrkimi i kėtyre insekteve tė dėmshme pa ndjerė ndonjė kafshim, pėr rehati apo kėnaqėsi gjatė gjendjes sė ihramit, duhet tė shmangen. Por, nėse dikush e bėn kėtė, atij nuk i kėrkohet dėmshpėrblim.
|

19-02-2008, 08:49
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Haxhi dhe Umra, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
[1] Kushdo qė vesh ihramin pėrpara muajve tė haxhit, mundet gjithsesi tė kryejė umrėn, por kjo nuk mund tė jetė njė zėvendėsues pėr ihramin e tij pėr haxh.
[2] Ether Sahih. Buhariu e ka pėrmendur mualak nė "Kitabul Haxh", tema nr. 33.
[3] Thėnia e Sahabit: prej Sunetit ėshtė qė .... cilėsohet njėlloj me hadithin merfuė.
[4] Ether Sahih. Buhariu e ka pėrmendur mualak nė "Kitabul Haxh", tema nr. 33.
[5] Siē ka ardhur nė hadithin e nxjerrė nga Buhariu 1526, 1529, Muslimi 2795, Ebu Daudi 1738, Nesai 2657.
[6] Pėr shembull, nėse njė haxhi qė vjen nga zonar e Shamit dhe kalon nga Medina, atėherė vend ku duhet tė veshė ihramin ėshtė Dhul-Hulejfe (mikati i banorėve tė Medinės) dhe nuk duhet ta shtyjė veshjen e ihramit sa tė mbėrrijė nė Rabig, i cili ėshtė mikati i tij fillestar. Nėse e shtyn veshjen e ihramit, ai duhet tė presė kurban sipas mendimit tė shumicės se dijetarėve.
[7] Buhariu 1524, 1530, 1845, Muslimi 2796, Nesai 2653, 2656.
[8] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė parė.
[9] Ether Sahih. "El Irva" 1/179. E ka nxjerrė Bejhakiu 5/33, Darakutni dhe el Hakim.
[10] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Tirmidhiu 945, Ibėn Maxheh 2963.
[11] Buhariu 1545.
[12] Buhariu 1538, Muslimi 2824, Nesai 2693.
[13] Buhariu 1539, Muslimi 2818, Ebu Daudi 1745, Nesai 2684.
[14] Hadith Sahih. Ebu Daudi 1830, Bejhakiu 5/48.
[15] Muslimi 2806.
[16] Buhariu 1562, 4408, Muslimi 2909, Ebu Daudi 1779, Nesai 2715, Ibėn Maxheh 2965.
[17] Buhariu 2505, Muslimi 2935, Nesai 2872.
[18] Buhariu 1572.
[19] Ndėrsa sipas Malikut, Shafiut dhe Ahmedit, banorit tė Mekės i lejohet qė tė bėjė haxh kiran ose temettu pa patur asnjė mospėlqim nė kėtė mes.
[20] Hadith Sahih. Tirmidhiu 947, Ibėn Maxheh 2971, 2974.
[21] Hadith Sahih. "Sahihul Xhami" 5971. Tirmidhiu 948, Ibėn Maxheh 2975, Darakutni 2/257.
[22] Hadith Sahih. "Es Sahiha" 1984. E ka nxjerrė Muslimi 2926 me shprehje tė pėrafėrt, Ebu Daudi 1897.
[23] Buhariu 1572.
[24] Buhariu 1997, 1998.
[25] Telbija ėshtė shprehja e sipėrpėrmendur Lebejke Allahume Lebejk ...
[26] Hadith Sahih. "Es Sahiha" 2469, "Sahihul Xhami" 7811. E ka nxjerrė Tahaviu nė "Sherhul Meani" 1/379, Ibėn Hibani 987, 988, Ahmedi 6/297, 317, Ebu Jeala 4/1669-1670.
[27] Zemahsheriu thotė se kuptimi i Lebejkes ėshtė: Vazhdimisht me bindje ndaj Teje
[28] Buhariu 1549, Muslimi 2803, Ebu Daudi 1812, Nesai 2748, Maliku 1/331.
[29] Hadith Sahih. Ebu Daudi 1813, 1905, Bejhakiu 5/45.
[30] Hadith Daif. "Ed Daife" 5018, "Daiful Xhami" 5215, "Et targib" 717. E ka nxjerrė Ibėn Maxheh 2925, Bejhakiu 5/70.
[31] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 1621, "Et Targib" 1137, "Sahihul Xhami" 5569. E ka nxjerrė Taberani nė "El Eusat" 7943.
[32] Hadith Sahih. "El Mishkat" 2550, "Et Targib" 1134, "Sahihul Xhami" 5770. E ka nxjerrė Tirmidhiu 828, Ibėn Maxheh 2921, Bejhakiu 5/43, el Hakim 1/451.
[33] Hadith Sahih. "Es Sahiha" 830, "Sahihul Xhami" 67. E ka nxjerrė Ibėn Maxheh 2923, Ibėn Hibani 974, el Hakim 1/450, Ahmedi 5/192.
[34] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 1500, "El Mishkat" 2527, "Et Targib" 1138. E ka nxjerrė Tirmidhiu 827, Ibėn Maxheh 2924, Darimi 2/31.
[35] Buhariu 1685, Muslimi 3076, 3077, Ebu Daudi 1815, Tirmidhiu 918, Nesai 3055.
[36] Hadith Daif. "El Irva" 1099. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1817, Tirmidhiu 919, Bejhakiu 5/105.
[37] Kur njė person vesh ihramin nga njė mikat, duhet ta ndėrpresė telbijen kur hyn nė Haram (Xhamia e Shenjtė). Dhe ata qė veshin ihramin nga Xhirane dhe Tenim, duhet ta ndėrpresin atė kur tė arrijnė te shtėpitė e Mekės.
[38] Bejhakiu 5/63.
[39] Buhariu 1840, Muslimi 2881, Ebu Daudi 1840, Nesai 2664, Ibėn Maxheh 2934, Ahmedi 5/418.
[40] Maliku 419.
[41] Buhariu 1783, Muslimi 2906, Ibėn Maxheh 3000.
[42] Buhariu e ka pėrmendur Mualak nė Kapitullin e Haxhit, tema nr. 18.
[43] Hadith Hasen. Ebu daudi 1831, Ahmedi 11/196 el fet-hu rabani, Bejhakiu 5/52.
[44] Buhariu 1835, 1836, 5695, 5698, Muslimi 2877, 2878, Ebu Daudi 1835, Nesai 2845, 2850, Tirmidhiu 839, Ibėn Maxheh 3481.
[45] Hadith Sahih. "Haxhetu en Nebij" 25. Maliku 699, Buhariu mualak, Bejhakiu 5/64.
[46] Buhariu e ka pėrmendur mualak, nė Kapitullin e Haxhit, tema nr. 18.
[47] Ether Meudu i trilluar. "Ed Daife" 429. E ka nxjerrė Taberani nė "El Kebir" 3/99, Bejhakiu 5/69.
[48] Bejhakiu 5/63.
[49] Bejhakiu 5/70.
[50] Muslimi 3125, Ebu Daudi 1834.
[51] Hadith Daif. E ka pėrmendur el Hejthemi nė "Mexhmea ez Zevaid" 3/221.
[52] Emėrtim vendi mes Mekės dhe Medinės.
[53] Hadith Hasen. "Sahihu Ebi Daud" 1595. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1818, Ibėn Maxheh 2933, Ahmedi 11/216 el fet-hu rabani.
[54] Buhariu 1829, Muslimi 2860, Nesai 2888.
[55] Kėto kafshė gjahu pėrfshijnė qenin apo dhe shpendė gjuetarė me kthetra si fajkoi etj.
[56] Hadith Sahih. "El Irva" 708, "El Mishkat" 3529, "Et Targib" 1411. E ka nxjerrė Ebu Daudi 4772, Nesai 4095, Tirmidhiu 1421, Bejhakiu 8/187, Ahmedi 1/190.
|

13-08-2008, 04:35
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
NDALESAT E IHRAMIT
Legjislacioni islam ka ndaluar disa gjėra pėr muhrimin, pasi ky i fundit ka veshur rrobėn e ihramit:
1) Marrėdhėnien seksuale dhe tė gjitha gjestet qė ēojnė nė tė, si p.sh.: puthja, prekja ose bisedat me gruan pėr marrėdhėniet seksuale apo ēėshtje tė tjera qė lidhen me to.
2) Bėrja e mėkateve qė sjellin shmangien nga rruga e bindjes ndaj Allahut.
3) Grindja, diskutimi apo zėniet me shokėt, shėrbyesit e tė tjerėt.
Baza pėr ndalimin e kėtyre gjėrave janė fjalėt e Allahut:
فَلاَ رَفَثَ وَلاَ فُسُوقَ وَلاَ جِدَالَ فِي الْحَجِّ
...nuk duhet afruar gruas, nuk duhen marrė nėpėr kėmbė dispozitat e sheriatit e as nuk duhet shkaktuar grindje... (El-Bekare, 197).
Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga Ebu Hurejra se Profeti (a.s.) ka thėnė: Ai qė e kryen haxhin pa bėrė asnjė gjė tė turpshme, pa marrė nėpėr kėmbė dispozitat e sheriatit e pa shkaktuar grindje, do tė kthehet nė shtėpi i lirė nga mėkatet si ditėn qė e ka lindur e ėma.[1]
4) Veshja e ndonjė rrobe tė qepur, si psh. kėmishė, kapuē, mantel, mbathje apo vėnia nė kokė e ndonjė kėsule apo feste, etj. Po ashtu, nuk lejohet tė vishen rroba tė lyera me ndonjė ngjyrues tė kėndshėm aromatik ose tė vishen kėpucė apo pantofla tė qepura.
Ibėn Umeri transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Njė person nė gjendjen e ihramit nuk lejohet tė veshė njė kėmishė tė qepur, njė ēallmė, kapuē, veshje tė linjta, njė veshje qė ėshtė lyer me ndonjė aromatik erėmirė (si psh shafrani) kėpucė ose pantofla tė qepura, vetėm nė rast se ai nuk ėshtė nė gjendje tė gjejė pantofla tė zakonshme tė paqepura, atėherė ai mund tė veshė kėpucė, me kusht qė ti presė ato deri te nyja e kėmbės.[2] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Dijetarėt kanė rėnė dakord se kufizimet e mėsipėrme vlejnė vetėm pėr burrat.
Sa pėr njė pelegrine grua, ajo mund tė veshė nga tė gjitha sa u pėrmendėn mė lart. Por asaj i ndalohet tė pėrdorė rroba tė parfumosura, shami pėr tė mbuluar fytyrėn dhe doreza.
Ibėn Umeri ka thėnė: I Dėrguari i Allahut i ndaloi gratė pelegrine qė tė mbanin doreza, shami pėr tė mbuluar fytyrėn dhe rroba tė lyera me shafran ose var[3].
Pėrveē kėtyre, ato mund tė veshin gjithēka tjetėr tė ēfarėdolloj ngjyre si: rroba mėndafshi, stoli, pantallona apo kėmisha e kėpucė.[4] Transmeton Ebu Daudi, Bejhakiu dhe Hakimi me njė njė varg tė besueshėm transmetuesish.
Buhariu transmeton se Aishja veshi njė fustan, i cili ishte ngjyer me usfur[5] kur ajo ishte nė gjendjen e ihramit dhe tha: Gruaja nuk duhet tė mbajė shami pėr tė mbuluar fytyrėn e as tė veshė rroba tė ngjyera me shafran ose materiale tė tjera ngjyruese. Xhabiri ka thėnė: Unė nuk e quaj usfurin parfum. Aishja (r.a.) mendonte se nuk kishte asgjė tė keqe pėr gratė pelegrine qė tė mbanin stoli, rroba tė zeza ose tė kuqe dhe kėpucė. [6]
Buhariu dhe Ahmedi kanė transmetuar se Profeti (a.s.) ka thėnė: Njė grua pelegrine nuk duhet as ta mbulojė fytyrėn e as tė mbajė doreza.[7]
Ky ėshtė argument se gruaja nė gjendjen e ihramit nuk duhet ta mbulojė fytyrėn me shami dhe duart me doreza. Megjithatė, dijetarėt thonė se nuk ka asgjė tė keqe, nėse ajo e mbulon fytyrėn me diēka tjetėr. Gjithashtu, ajo mund tė pėrdorė njė ēadėr ose njė send tjetėr tė ngjashėm me tė si perde ndėrmjet saj dhe burrave. Por, nėse ajo ka frikėn e tundimit tė tė tjerėve, ajo duhet ta mbulojė fytyrėn.
Lidhur me kėtė, Aishja (r.a.) ka thėnė: Njėherė ishim me Profetin (a.s.) nė gjendjen e ihramit dhe pranė nesh kaluan disa burra hipur mbi deve. Ne e mbulonim fytyrėn me xhybet tona kur ata kalonin pranė nesh dhe e zbulonim pėrsėri.[8] Transmeton Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.
Atau, Maliku, El Theuri, Shafiu, Ahmedi dhe Ishaku mendojnė se pėr gratė ėshtė e lejueshme qė ta mbulojnė fytyrėn kur janė nė gjendjen e ihramit.
Haxhiu qė nuk gjen rrobat dhe kėpucėt e duhura pėr ihram
Ai qė nuk ka rroba dhe kėpucėt e duhura pėr haxh, mund tė veshė ēfarėdo gjėje qė ka mundėsi.
Ibėn Abasi transmeton se i Dėrguari i Allahut ka mbajtur njė hytbe nė Arafat dhe ka thėnė: Njė musliman (haxhiu) qė nuk gjen asnjė rrobė tė pėrshtatshme (ihram), mund tė veshė pantallona dhe nėse nuk gjen kėpucė tė pėrshtatshme, ai mund tė mbajė pantofla[9]."[10] Transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.
Nė njė transmetim tė Ahmedit, Amėr ibėn Dinar ka thėnė se Ebu El-Sheatha e vuri nė dijeni se Ibėn Abasi ka dėgjuar Profetin (a.s.) tė thotė: Ai qė nuk gjen rroba (pėr ihram), por qė ka pantallona, mund ti veshė ato dhe ai qė nuk gjen pantofla (tė pėrshtatshme), por ka kėpucė (tė paqepura), ai mund ti veshė ato. Pastaj Ebu El-Sheatha pyeti: Dhe a tha gjė pėr prerjen e tyre? Ibėn Abasi tha: Jo.[11]
Prandaj, Ahmedi mendon se njė muhrim, i cili nuk gjen asnjė rrobė apo pantofla tė pėrshtatshme, ai mund tė veshė pantallonat dhe kėpucėt e tij, siē tregohet nė hadithin e Ibėn Abasit, pa iu kėrkuar tė dėmshpėrblejė pėr kėtė.[12]
Sipas shumicės sė dijetarėve, lejimi pėr tė veshur kėpucėt nė rast tė mungesės sė pantoflave tė pėrshtatshme ėshtė i kushtėzuar nė prerjen e tyre deri nė nyjen e kėmbės, sepse kjo i bėn kėpucėt tė ngjashme me pantoflat. Kėta dijetarė e nxjerrin kėtė gjykim nė bazė tė hadithit tė mėsipėrm tė Ibėn Umerit, nė tė cilin thuhet: Nėse nuk gjen pantofla, por kėpucė, ai (haxhiu) duhet ti presė ato deri nė nyjen e kėmbės.[13]
Hanefitė mendojnė se ai qė nuk ka asnjė rrobė tė pėrshtatshme pėr haxh, duhet tė shqepė pantallonat pėrpara se ti pėrdorė ato si rrobė. Por ai qė i vesh ashtu siē janė (pa i shqepur) duhet tė shpaguajė pėr kėtė.
Megjithatė, Maliku dhe Shafiu mendojnė se njė person i tillė mund ti veshė pantallonat ashtu siē janė pa i shqepur dhe nuk shpaguan pėr kėtė, siē tregohet nė hadithin e Xhabir ibėn Zejdit qė ka transmetuar Ibėn Abasi, sipas tė cilit Profeti (a.s.) ka thėnė: Ai qė nuk gjen ihram, mund tė veshė pantallona; nėse ai nuk gjen pantofla, mund tė veshė kėpucė pasi ti presė ato deri nė nyjen e kėmbės.[14] Transmeton Nesaiu me njė varg tė besueshėm transmetuesish.
Njė person i tillė duhet ti heqė pantallonat dhe tė veshė rrobėn e pėrshtatshme tė haxhit (izarin-rrobėn e poshtme) nė momentin qė e gjen atė. Por, nėse njė person nuk gjen njė veshje tė sipėrme tė pėrshtatshme pėr haxh, ai nuk duhet tė veshė kėmishė, sepse ndryshe nga pantallonat, mund tė bėjė edhe pa tė.
Lidhja martesore pėr vete ose tė tjerėt nė rolin e kujdestarit apo tė ngarkuarit pėr kėtė veprim
Njė lidhje e tillė martesore ėshtė e pavlefshme, e paqenė dhe e shfuqizuar. Muslimi dhe tė tjerėt transmetojnė nga Othman ibėn Afani, i cili ka transmetuar se Profeti (a.s.) ka thėnė: Muhrimit nuk i lejohet tė bėjė lidhje martesore, as tė ndihmojė tė tjerėt tė lidhen me martesė dhe as tė fejohet.[15]
Maliku, Shafiu, Ahmedi dhe Ishaku kanė gjithashtu tė njėjtin mendim. Ata mendojnė se nuk ėshtė e lejushme pėr njė muhrim tė bėjė lidhje martesore dhe e konsiderojnė tė pavlefshme ēdo martesė tė lidhur nė kėtė mėnyrė.
Gjithashtu, Tirmidhiu e ka transmetuar kėtė hadith, por pa fjalėt ...dhe as tė fejohet. Ai e quan kėtė hadith hasen-sahih dhe vėren se disa shokė tė Profetit (a.s.) e kanė praktikuar kėtė.
Disa nga transmetimet qė thonė se Profeti (a.s.) ėshtė martuar me Mejmunen ndėrsa ishte muhrim[16] janė tė kundėrta me hadithin e transmetuar nga Muslimi se ai u martua me tė kur nuk ishte mė nė gjendjen e ihramit.[17]
Tirmidhiu ka thėnė: Nuk ka asnjė mospėrputhje mendimesh nė lidhje me martesėn e Profetit (a.s.) me Mejmunen, sepse ai u martua me tė rrugės pėr nė Mekė.
Disa kanė thėnė se ai u martua me tė pėrpara se tė vishte ihramin. Por lajmi i martesės sė tij u bė i njohur nė kohėn qė ai ishte nė gjendjen e ihramit. Mė vonė, ai e konsumoi martesėn e tij me tė nė Seref, rrugės pėr nė Mekė, pasi ishte ēliruar nga kufizimet e ihramit.
Megjithatė, hanefitė mendojnė se muhrimi mund tė lidhė martesė, sepse nė gjendjen e ihramit, martesa me njė grua nuk hyn te gjėrat e ndaluara, por vetėm konsumimi i martesės. Lidhja me martesė ėshtė e lejueshme, por marrėdhėnia seksuale ėshtė e ndaluar.
Prerja e thonjve, rruajtja, prerja e flokėve nga koka apo ēfarėdo pjese e trupit me ēfarėdolloj mjeti
Lidhur me kėtė, Allahu i Madhėruar thotė:
وَلاَ تَحْلِقُوا رُءُوسَكُمْ حَتَّى يَبْلُغَ الْهَدْيُ مَحِلَّهُ
mos i rruani kokat tuaja derisa tė arrijė kurbani vendin e caktuar (El-Bekare, 196)
Ndėr dijetarėt pranohet se muhrimit i ndalohet tė presė thonjtė pa patur njė arsye tė vlefshme. Megjithatė, nėse thyhet njė thua, atėherė ai mund ta heqė atė pa marrė asnjė dėnim.
Heqja e flokėve ėshtė e lejuar, nėse bėhen tė bezdisshėm. Nė njė rast tė tillė, haxhiu duhet tė dėmshpėrblejė, pėrveēse pėr largimin e flokėve nga sytė nėse ato e bezdisin.[18] Allahu i Plotfuqishėm thotė:
فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضًا أَوْ بِهِ أَذًى مِنْ رَأْسِهِ فَفِدْيَةٌ مِنْ صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ
...por kush ėshtė prej jush i sėmurė ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim pėr tė ėshtė: agjėrim, sadaka ose kurban. (El-Bekare, 196).
Hedhja e parfumit mbi trup apo rroba nga njė burrė ose grua
Ibėn Umeri transmeton se, njėherė, Umeri nuhati aromėn e kėndshme tė parfumit qė vinte nga Muavija, ndėrsa ky i fundit ishte nė gjendjen e ihramit. Umeri e urdhėroi: Kthehu mbrapsht dhe lahu tė heqėsh parfumin. Unė kam dėgjuar Profetin (a.s.) tė thotė: Haxhiu duhet tė jetė i pakrehur dhe i paparfumosur.[19] Transmeton Bezari me njė varg tė besueshėm transmetuesish.
Profeti (a.s.) ka thėnė: Hiqe parfumin qė ke hedhur duke e larė atė tre herė.[20]
Trupi i njė muhrimi tė vdekur nuk duhet tė parfumoset gjatė larjes dhe nuk duhet tė pėrdoret asnjė parfum mbi qefinin e tij.[21]
Nė lidhje me vdekjen e njė muhrimi nė gjendjen e ihramit, Profeti (a.s.) tha: Mos ia mbuloni kokėn dhe as mos e parfumosni trupin e tij, sepse nė Ditėn e Ringjalljes ai do tė ngjallet me telbijen nė buzė.[22]
Megjithatė, nuk ka asgjė tė keqe nėse ka mbetur pak parfum i pėrdorur nga muhrimi mbi trupin apo rrobat e tij para se tė hyjė nė gjendjen e ihramit.
Megjithatė, ėshtė e lejueshme marrja erė e gjėrave qė nuk janė tė mbjella pėr aromėn e tyre, si p.sh. mollėt dhe ftonjtė. Kėto pemė janė tė ngjashme me tė tjerat qė nuk janė mbjellė pėr aromėn e tyre dhe nuk janė nxjerrė prej tyre.
Sa pėr parfumin qė mund tė marrė haxhiu nga prekja e Qabes, nuk ka asgjė tė keqe. Seid ibėn Mensuri transmeton se Salih ibėn Kejsan ka thėnė: Kam parė Enes ibėn Malikun qė ishte nė gjendjen e ihramit, kur rrobat e tij u fėrkuan me pak parfum nga Qabja, por ai nuk e lau atė.
Atau ka thėnė: Njė person i tillė nuk duhet ta lajė atė e as nuk ka nevojė tė dėmshpėrblejė pėr tė. Shkolla shafite mendon se, nėse dikush e bėn me qėllim kėtė (pėrdor parfum), ose parfumoset aksidentalisht (pa dashje) dhe ka mundėsi ta lajė por nuk e bėn kėtė, ai bėn njė gabim pėr tė cilin duhet tė paguajė.
Veshja e rrobave tė ngjyera me lėndė tė aromatizuara
Dijetarėt bien dakord se ėshtė e ndaluar veshja e rrobave tė haxhit qė janė ngjyer me lėndė aromatike, vetėm nėse lahet dhe era e saj largohet.
Nafiu transmeton nga Ibėn Umeri se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: Mos vishni (kur jeni nė gjendjen e ihramit) rroba tė ngjyera me vars apo shafran pa i larė ato.[23] Kjo ėshtė transmetuar nga Ibėn Abdul Berr dhe Tahavi.
Veshja e rrobave tė aromatizuara ėshtė e papėlqyeshme pėr ata qė kanė pozicione drejtuese (udhėheqėse) nė jetė, sepse masat e gjera mund ti imitojnė ata dhe tė veshin rroba tė tilla, tė cilat nuk janė tė lejuara.
Maliku transmeton nga Nafiu se ai ka dėgjuar Eslemin, robin e ēliruar tė Umer ibėn Hatabit, ti thotė Abdullah ibėn Umerit: Omer ibėn Hatabi pa Talha ibėn Ubejdullahun qė mbante veshur njė rrobė tė ngjyer kur ishte nė gjendjen e ihramit dhe i tha atij: O Talha! Ēfarė ėshtė kjo rrobė! Talha iu pėrgjigj: O prijės i besimtarėve! Kjo ėshtė ngjyer me njė ngjyrues paksa tė kuq (qė nuk ka asnjė aromė). Umeri tha: O njerėz! Ju jeni shembull pėr tė tjerėt. Nėse njė njeri i thjeshtė do tė shihte me kėtė rrobė veshur, ai do tė thoshte se ka parė Talha ibėn Ubejdullahun tė veshur me njė rrobė tė ngjyrosur kur ishte nė gjendjen e ihramit. O njerėz! Mos vishni asnjė prej kėtyre rrobave tė ngjyrosura![24]
Megjithatė, nuk ka asgjė tė keqe nė pėrdorimin e ndonjė erėze nė gatim apo pije kur eleminohet shija, ngjyra dhe aroma e saj. Nėse njė muhrim konsumon prej tij (gatimit tė aromatizuar), atij nuk i duhet tė bėjė ndonjė dėmshpėrblim. Shkolla shafite ėshtė e mendimit se ngrėnia dhe pirja e njė ushqimi apo pijeje tė tillė e bėn tė domosdoshėm dėmshpėrblimin, nėse aroma vazhdon tė jetė e pranishme.
Hanefitė janė tė mendimit se nuk ka asnjė dėnim pėr atė person, pasi ai nuk e konsumoi atė ushqim pėr efekt tė aromės.
Marrja me gjah
Muhrimit i lejohet tė peshkojė, tė hajė kafshė deti ose tė tregojė vendin e njė gjahu tė tillė. Megjithatė, ėshtė e ndaluar pėr njė muhrim tė gjuajė kafshė toke duke i vrarė apo i therur ato. Ėshtė gjithashtu e ndaluar pėr njė muhrim qė tė drejtojė vėmendjen e tij ndaj kafshės nėse ajo ėshtė e dukshme apo tė tregojė vendin e saj ku ajo rri fshehur, apo ta trembė atė. Po ashtu, ėshtė e ndaluar pėr tė qė tė prishė vezėt e shpendėve qė jetojnė nė tokė. Blerja, shitja ose mjelja e kėtyre kafshėve ėshtė gjithashtu e ndaluar nė kohėn e gjendjes sė ihramit. Nė Kuran thuhet:
أُحِلَّ لَكُمْ صَيْدُ الْبَحْرِ وَطَعَامُهُ مَتَاعًا لَكُمْ وَلِلسَّيَّارَةِ وَحُرِّمَ عَلَيْكُمْ صَيْدُ الْبَرِّ مَا دُمْتُمْ حُرُمًا وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
Gjahu dhe ushqimi nė det u ėshtė lejuar, si pėrjetim pėr ju dhe pėr udhėtarėt, kurse gjahu tokėsor u ėshtė ndaluar sa tė jeni nė ihram. Frikėsohuni Allahut, se te Ai do tė tuboheni!. (El-Maide, 96)
Ngrėnia e mishit tė gjahut
Muhrimit i ndalohet tė hajė prej ndonjė gjahu tokėsor tė pėrgatitur pėr tė, sipas kėshillės sė tij apo me ndihmėn e tij. Ebu Katade transmeton se i Dėrguari i Allahut shkoi pėr haxh dhe disa sahabė shkuan bashkė me tė. Profeti (a.s.) ndau njė grup, pėrfshirė dhe Ebu Kataden dhe u tha: Shkoni pėrgjatė bregut tė detit derisa tė takohemi pėrsėri!. Ata tė gjithė, pėrveē Ebu Katadas, ishin nė gjendjen e ihramit. Rrugės ata panė njė tufė me zebra. Ebu Katada i sulmoi dhe vrau njė zebėr femėr. Ata hėngrėn tė gjithė nga mishi i saj, por mė pas thanė: A ėshtė e lejueshme pėr ne tė hamė nga kjo kafshė e tokės ndėrsa jemi nė gjendjen e ihramit? Pastaj ata e ēuan pjesėn e mbetur tė mishit te Profeti (a.s.) dhe i treguan atij tė tėrė ngjarjen. Profeti (a.s.) u tha: A i kėrkoi ndonjėri prej jush Ebu Katades tė sulmonte tufėn apo tia tėrhiqte atij vėmendjen drejt saj? Ata thanė: Jo! Ai tha: Atėherė ju mund ta hani atė mish qė ka mbetur.[25] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Muhrimi mund tė hajė mishin e njė gjahu, qė nuk ėshtė vrarė prej tij as nuk ėshtė vrarė pėr tė e as nuk i ka tėrhequr vėmedjen dikujt tjetėr pėr tė dhe nė gjuetinė e tė cilit ai nuk i ka ndihmuar tė tjerėt.
El Mutalibi transmeton nga Xhabiri se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thėnė: Ngrėnia e gjahut tė tokės ėshtė e lejuar pėr ju kur jeni nė gjendjen e ihramit, me kusht qė ju vetė tė mos e vrisni atė apo tė jetė vrarė pėr ju (nga dikush tjetėr).[26] Kjo ėshtė transmetuar nga Ahmedi dhe Tirmidhiu. Ky i fundit ka thėnė: Hadithi i Xhabirit ėshtė shpjegues, por nuk dimė qė El-Mutalibi ta ketė dėgjuar atė prej Xhabirit.
Disa nga dijetarėt e ndjekin kėtė parim dhe e quajnė ngrėnien e gjahut tokėsor tė lejueshėm pėr muhrimin, nėse ky nuk e gjuan atė dhe gjahu nuk ėshtė gjuajtur pėr hir tė tij. Ahmedi, Ishaku, Maliku dhe shumica e dijetarėve kanė njė pikėpamje tė ngjashme. Shafiu ka thėnė: Ky ėshtė hadithi mė i mirė dhe mė i saktė i transmetuar mbi kėtė ēėshtje.
Ngrėnia e gjahut tokėsor tė gjuajtur nga njė muhrim ose pėr njė muhrim ėshtė e palejueshme pėr tė, ėshtė bėrė apo jo kjo gjė me lejen e tij. Por, nėse dikush tjetėr, qė nuk ėshtė nė gjendjen e ihramit, e ka gjuajtur atė pėr veten e tij dhe ia ka ofruar apo shitur njė pjesė tė tij njė muhrimi, kėtij tė fundit i lejohet tė hajė prej atij gjahu.
Abdurrahman ibėn Othman Et-Tejemi transmeton: Ne shkuam pėr haxh me Talha ibėn Ubejdullahun. Nė kohėn qė ishim nė gjendjen e ihramit, Talhas i dhanė ca mish zogu. Kur ai ishte nė gjumė, disa prej nesh hėngrėn nga ky mish, ndėrsa tė tjerėt u pėrmbajtėn. Kur Talha u zgjua dhe i thanė pėr kėtė, ai shprehu miratimin pėr ata qė e kishin ngrėnė dhe tha: Ne e kemi ngrėnė kėtė lloj mishi kur ishim me tė Dėrguarin e Allahut.[27] Transmeton Muslimi dhe Ahmedi.
Hadithe tė tjera e ndalojnė muhrimin tė hajė nga mishi i gjahut tokėsor, si psh. hadithi i transmetuar nga Es-Sab ibėn Xhethamen El-Lajthin, i cili ka treguar: Kur Profeti (a.s.) ishte nė zonėn e quajtur El-Abva ose Vedan, dikush i dhuroi mishin e njė zebre dhe ai nuk e pranoi, por kur pa shenja shqetėsimi nė fytyrėn e dhuruesit, Profeti (a.s.) i tha: Ne nuk e pranuam dhuratėn (tėnde) vetėm sepse jemi nė gjendjen e ihramit.[28]
Duke marrė parasysh arsyen qė qėndron pas mospranimit tė mishit - qė ėshtė gjuajtur pėr hir tė atyre qė ishin nė gjendjen e ihramit kėto hadithe mund tė pėrputhen. Njerėzit qė nuk ishin nė gjendjen e ihramit patėn pėr qėllim tė gjuanin pėr ata qė ishin nė gjendjen e ihramit.
Ibėn Abdul Berri ka thėnė: Argumenti i atyre qė kanė kėtė pikėpamje ėshtė se mbėshtetet nga hadithe tė besueshme mbi kėtė temė. Kur merret nė kėtė kuptim, ne nuk gjejmė asnjė kundėrshti apo mospajtim nė kėto hadithe.
I gjithė Suneti duhet tė interpretohet nė kėtė mėnyrė. Hadithet nuk kundėrshtojnė njėra-tjetrėn kur pėrdoren nė rrethanat e duhura. Ibėn El Kajimi e parapėlqen kėtė mendim dhe thotė: Tė gjitha traditat e sahabėve e miratojnė kėtė zgjidhje.
Dėnimi pėr atė qė shkel ndonjė ndalesė tė ihramit
Njė muhrim, i cili shtrėngohet pėr njė arsye tė vlefshme tė shkelė ndonjė prej kufizimeve tė ihramit, si rruajta e kokės, veshja e rrobave tė qepura pėr shkak tė tė ftohtit apo tė nxehtit ose pėr tjetėr arsye, me pėrjashtim kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me bashkėshorten[29], ai mundet tė veprojė kėshtu, por do ti duhet tė therė njė dele ose tė ushqejė gjashtė nevojtarė[30] ose tė agjėrojė tri ditė pėr ta shlyer. Haxhiu ėshtė i lirė tė zgjedh mes kėtyre alternativave.
Shkelja e kufizimeve tė ihramit, pėrveē marrėdhėnieve seksuale, nuk e bėn tė pavlefshėm haxhin apo umrėn. Ndėrsa marrėdhėniet seksuale e bėjnė tė pavlefshėm haxhin ose umren.
Abdurrahman ibėn Ebu Lejla transmeton nga Kab ibėn Uxhre se Profeti (a.s.) kaloi pranė tij kur ishin nė Hudejbije dhe i tha: A po tė bezdisin morrat qė ke nė kokė? Ai i tha: Po. Atėherė Profeti (a.s) i tha: Rruaje kokėn dhe ther njė dele; ose agjėro tri ditė; ose jepu hurma nė masėn e tri saa gjashtė nevojtarėve.[31] Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ebu Daudi.
Nė njė tjetėr transmetim, i njėjti transmetues thotė: Kur isha me tė Dėrguarin e Allahut gjatė Hudejbijes, mu mbush koka me morra, tė cilėt mė bezdisnin. U bėra aq keq sa kisha frikė se mos humbja shikimin. Pastaj, Allahu i Plotfuqishėm shpalli vargun kuranor:
فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضًا أَوْ بِهِ أَذًى مِنْ رَأْسِهِ فَفِدْيَةٌ مِنْ صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ
Po kush prej jush ėshtė i sėmurė ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi ėshtė: agjėrim, sadaka ose kurban. (El-Bekare, 196). Lidhur me kėtė, i Dėrguari i Allahut mė thirri dhe mė tha: Rruaje kokėn ose agjėro tri ditė ose ushqe gjashtė nevojtarė me njė fark [32] hurma tė thata ose ther njė dele. Kėshtu, unė e rruajta kokėn dhe thera njė dele.
Nė lidhje me dėnimin, Shafiu nuk bėn dallim ndėrmjet muhrimit, i cili ėshtė i shtrėnguar tė shkelė ihramin pėr shkak tė ndonjė nevoje pa hile dhe atij qė e bėn pa ndonjė shkak tė vėrtetė. Nė secilin rast duhet tė shpaguhet nė mėnyrė qė tė dėmshpėrblehet shkelja. Ebu Hanife mendon se njė person, i cili shkel kufizimet e ihramit pa njė shkak tė vėrtetė duhet tė bėjė kurban njė dele pėr tė kompensuar kėtė gjė. Ai qė nuk mund ta pėrballojė kėtė, nuk duhet tė bėjė ndonjė dėmshpėrblim nga ato qė pėrmenden mė lart.
Prerja e vetėm njė pjese flokėsh
Atau thotė se, nėse njė person qė ėshtė nė gjendjen e ihramit shkul tri fije floku ose mė shumė, ai duhet tė therė njė dele si kompensim pėr kėtė. Kjo ėshtė transmetuar nga Seid ibėn Mensuri. Gjithashtu, Shafiu transmeton nga Atau se, nėse njė muhrim shkul njė fije floku, ai duhet tu japė nevojtarėve njė madd[33] dhe pėr dy tė tilla dy maddė, por nėse shkul mė shumė fije floku, ai duhet tė bėjė kurban njė dele.
Fėrkimi i trupit me vaj gjatė gjendjes sė ihramit
Nė El Musava thuhet se, sipas mendimit tė Ebu Hanifes, nėse njė muhrim lyen ndonjė pjesė tė trupit me vaj tė pastėr ose uthull, ai duhet tė therė njė dele si shpagim.
Shkolla shafite ėshtė e pikėpamjes se, nėse muhrimi pėrdor vaj tė paaromatizuar nė kokė dhe mjekėr, atėherė ai duhet tė therė njė dele, por nuk ka dėnim pėr tė nėse e pėrdor nė ndonjė pjesė tjetėr tė trupit.
Veshja e rrobave tė qepura apo pėrdorimi i parfumit gabimisht apo nga padituria
Muhrimi qė vesh rroba tė qepura apo pėrdor parfum gabimisht ose harron apo nuk ka njohuri pėr moslejueshmėrinė e tyre nuk duhet tė shlyejė asnjė dėmshpėrblim.
Jala ibėn Umeje transmeton se njė burrė shkoi te Profeti (a.s.) kur ai ishte nė Al-Xhirana. Burri kishte veshur njė pelerinė dhe kokėn edhe mjekrėn i kishte lyer dhe parfumosur. Ai tha: O i Dėrguar i Allahut! Unė deklarova qėllimin tim pėr tė kryer umren, por kam bėrė kėtė qė sheh! Profeti (a.s.) i tha: Laje kokėn dhe mjekrėn, hiqe pelerinėn dhe bėj nė umre atė qė duhet tė bėsh nė haxh.[34] Transmeton Grupi, me pėrjashtim tė Ibėn Maxhes.
Buhariu transmeton se Atau ka thėnė: Nėse njė muhrim pėrdor parfum ose vesh rroba tė qepura nga harresa apo padija, ai nuk merr asnjė dėnim e as nuk i kėrkohet tė bėjė ndonjė dėmshpėrblim.[35]
Megjithatė, kjo ėshtė ndryshe nga rasti i vrasjes sė njė gjahu - pa e ditur apo nga harresa - pėr tė cilėn njė muhrim duhet tė therė njė dele pėr kompensim, sepse kjo ėshtė e ngjashme me njė garanci monetare. Nė ēėshtje tė lidhura me sigurimin e pronės, dija dhe padija, harresa dhe qėllimi janė tė gjitha njėlloj, siē ėshtė nė rastet e garancive qė i pėrkasin pronės.
|

13-08-2008, 04:42
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
Marrėdhėniet seksuale e bėjnė haxhi tė pavlefshėm
Aliu, Umeri dhe Ebu Hurejra dhanė njė vendim nė lidhje me njė burrė, i cili pati marrėdhėnie seksuale me gruan e tij kur ishte nė gjendjen e ihramit. Nė kėtė vendim, ata thanė: “Ata tė dy duhet tė pėrfundojnė haxhin, por gjithashtu duhet tė bėjnė njė haxh tjetėr vitin nė vazhdim dhe tė therin (tė bėjnė kurban) njė kafshė”[36].[37]
Ebu Abas Et-Tabari ka thėnė: “Nėse njė muhrim ka bėrė marrėdhėnie seksuale me tė shoqen pėrpara pėrfundimit tė kufizimeve tė ihramit, nė kohėn pas periudhės sė parė tė lirimit nga kufizimet dhe pavarėsisht nėse ka qenė pėrpara apo pas Arafatit, kjo do t’ia bėjė tė pavlefshėm haxhin e tij. Megjithatė, njė person i tillė duhet tė vazhdojė tė kryejė pjesėn e mbetur tė riteve tė haxhit. Ai duhet tė therė njė deve dhe ta pėrsėrisė haxhin vitin tjetėr”.
Nėse gruaja ka qenė nė gjendjen e ihramit dhe e ka pranuar veprimin e tė shoqit, ajo duhet tė vazhdojė kryerjen e haxhit, por, gjithashtu, duhet ta pėrsėrisė atė vitin tjetėr dhe pėrveē kėsaj, sipas dijetarėve, duhet tė bėjė edhe njė kurban.
Sipas Ataut, disa dijetarė mendojnė se burri dhe gruaja duhet tė bėjnė vetėm njė kurban. Nė “Sherh El-Sunneh”, El-Bagavi thotė se kjo ėshtė mė e njohura nga tė dyja thėniet e Shafiut se njė burri i kėrkohet tė shpaguajė pėr kryerjen e marrėdhieve seksuale ngjashėm me rastin kur dikush bėn marrėdhėnie me gruan nė njė ditė tė Ramazanit. Njė ēift i tillė duhet tė rrijė i ndarė[38] kur tė shkojnė pėr tė kryer haxhin tjetėr (pėr tė kompensuar tė parin) qė tė mos pėrsėrisin atė qė bėnė herėn e parė.
Nėse njė burrė i tillė nuk ėshtė nė gjendje tė therė njė deve, atėherė ai duhet tė therė njė lopė. Nėse nuk mundet as pėr kėtė, atėherė ai duhet tė therė shtatė dele. Dhe nėse dhe pėr kėtė nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė, atėherė ai mund tė llogarisė vlerėn e njė deveje dhe t’u shpėrndajė ushqim nė atė sasi njerėzve tė varfėr dhe atyre nė nevojė, nė mėnyrė qė ēdo personi t’i jepet njė sasi e barabartė me njė mudd. Nėse nuk ėshtė nė gjendje tė veprojė kėshtu, atėherė ai duhet tė agjėrojė njė ditė pėr ēdo mudd.
Hanefitė kanė thėnė: “Nėse njė muhrim ka bėrė marrėdhėnie seksuale me tė shoqen pėrpara Ditės sė Arafatit, atėherė haxhi i tij do tė jetė i shfuqizuar dhe i paqenė dhe atij do t’i duhet tė bėjė kurban njė dele ose njė tė shtatėn e njė deveje femėr. Por nėse e ka bėrė pas Ditės sė Arafatit, haxhi i tij nuk do tė bėhet i pavlefshėm, por atij do t’i duhet tė therė njė deve”.
Nė rast se njė veprim i tillė ėshtė kryer nga njė pelegrin karijn- qė ndėrthur haxhin me umrėn – ai duhet ta zėvendėsojė haxhin e tij me njė tjetėr haxh kiran dhe tė bėjė njė kurban pėr haxhin kiran dhe tė vazhdojė haxhin tjetėr pikėrisht si haxhiu qė kryen vetėm haxhin (El-mufrid).
Marrėdhėnia seksuale, nėse ndodh pas ndėrprerjes sė parė tė ihramit (pas goditjes me gurė dhe rruajtjes sė kokės nė Mina), nuk e bėn haxhin tė pavlefshėm dhe as nuk kėrkon qė ai tė pėrsėritet mė vonė. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Por, tė tjerėt mendojnė se ėshtė i detyrueshėm zėvendėsimi i haxhit dhe therja e njė kurbani. Ky ėshtė mendimi i Ibėn Umerit, El-Hasanit dhe Ibrahimit.
Gjithashtu, ka njė mospėrputhje mendimesh nė lidhje me kafshėn qė duhet tė bėhet kurban: njė dele apo njė deve. Ibėn Abasi, Ikrima dhe Atau janė tė mendimit se duhet tė jetė njė deve. Ky ėshtė gjithashtu njė nga mendimet e Shafiut. Sipas njė mendimi tė mėvonshėm tė Shafiut, duhet tė bėhet kurban njė dele. Maliku pajtohet me kėtė mendim.
Sipas shkollės shafite, muhrim qė ejakulon nė gjumė duke menduar apo parė nė ėndėrr njė grua, nuk merr asnjė dėnim. Megjithatė, kėta dijetarė mendojnė se, nėse dikush puth apo prek tė shoqen me dėshirė seksuale, ai duhet tė bėjė kurban njė dele, pavarėsisht nėse eksitohet apo jo. Ibėn Abasi mendon se njė person i tillė dėnohet dhe ai duhet tė bėjė kurban njė dele.
Muxhahidi ka thėnė: “Njė burrė shkoi te Ibėn Abasi dhe i tha: “Kur isha nė gjendjen e ihramit filan grua erdhi te unė e zbukuruar e tėra. Unė nuk munda tė pėrmbahesha dhe u laga (ejakuloi spermė). (ēfarė duhet tė bėj?) Ibėn Abasi qeshi sa u shtri nė tokė dhe tha: “Ti je shumė epshor. Nuk ka asgjė tė keqe. Por ti duhet tė therėsh njė dele. Haxhi yt ėshtė i plotė”. Transmeton Seid ibėn Mensuri.
Vrasja e kafshėve tė egra duke qenė nė gjendjen e ihramit
Allahu i Madhėruar thotė:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لاَ تَقْتُلُوا الصَّيْدَ وَأَنْتُمْ حُرُمٌ وَمَنْ قَتَلَهُ مِنْكُمْ مُتَعَمِّدًا فَجَزَاءٌ مِثْلُ مَا قَتَلَ مِنْ النَّعَمِ يَحْكُمُ بِهِ ذَوَا عَدْلٍ مِنْكُمْ هَدْيًا بَالِغَ الْكَعْبَةِ أَوْ كَفَّارَةٌ طَعَامُ مَسَاكِينَ أَوْ عَدْلُ ذَلِكَ صِيَامًا لِيَذُوقَ وَبَالَ أَمْرِهِ عَفَا اللَّهُ عَمَّا سَلَفَ وَمَنْ عَادَ فَيَنتَقِمُ اللَّهُ مِنْهُ وَاللَّهُ عَزِيزٌ ذُو انتِقَامٍ
“O ju qė besuat! Mos e mbytni gjahun, duke qenė nė ihram. E kush e mbyt atė me qėllim, atėherė dėnimi ėshtė therja e njė kafshe shtėpiake tė ngjashme me atė (tė egrėn) qė e ka mbytur. Pėr kėtė ēėshtje vendosin dy njerėz tė drejtė nga mesi juaj, duke bėrė ata kurban pėr Qabe ose (dėnimi ėshtė) duke ushqyer tė varfėr apo duke agjėruar pėr ta shijuar tė keqen e punės sė tij. Allahu ka falur tė kaluarėn. E kush bėn pėrsėri (gabimin), Allahu e dėnon ashpėr. Allahu mbizotėron (ēėshtjet), hakmerret (me dėnim)”. (El-Maide, 95)
Ibėn Kethiri ka thėnė: “Shumica mendojnė se pėrsa i pėrket dėnimit, nuk ka dallim ndėrmjet atij qė vret me paramendim njė kafshė tė egėr dhe atij qė e bėn pa dashje”.
Ndėrsa Ez-Zuhri ka thėnė: “Kurani ka caktuar dėnim vetėm pėr vrasėsin mė qėllim tė kafshės sė egėr, ndėrsa suneti pėrfshin dhe ata qė vrasin nė harresė”.
Me fjalė tė tjera, Kurani cakton njė dėnim pėr vrasėsin me dashje pėr mėkatin e tij, siē e tregojnė fjalėt e Allahut: “…pėr ta shijuar tė keqen e punės sė tij”.
Suneti i Profetit (a.s.) dhe gjykimet e sahabėve tė tij tregojnė se ai qė vret njė kafshė tė egėr gabimisht, duhet tė ketė njėfarė ndėshkimi. Vrasja e njė kafshe tė egėr ėshtė njė vepėr dėmtuese dhe si rrjedhim, me dashje apo pa dashje, bėn pak dallim, edhe pse vrasėsi me paramendim ėshtė fajtor se ka bėrė mėkat, kurse ai qė vret gabimisht nuk ka kryer ndonjė faj.
Nė “El-Mustava” thuhet: “Sipas mendimit tė Ebu Hanifes, vargu: “E kush e mbyt atė me qėllim, atėherė dėnimi ėshtė therja e njė kafshe shtėpiake tė ngjashme me atė (tė egrėn) qė e ka mbytur”, do tė thotė se ai qė vret njė kafshė tė egėr, duhet ta kompensojė duke therur diēka tė ngjashme ose tė barazvlefshme nė ēmim, gjė qė duhet tė vendoset nga dy njerėz tė drejtė. Ajo mund tė jetė kafshė shtėpiake qė ėshtė sjellė nė Qabe pėr ta bėrė kurban. Pėrndryshe ai duhet tė ushqejė nevojtarėt”.
Sipas mendimit tė Shafiut, do tė thotė se: “Kushdo qė vret njė kafshė tė egėr kur ka veshjen e haxhit, duhet tė zhdėmtojė pėr veprimin e tij duke bėrė njė kurban tė ngjashėm nė pamje dhe formė dhe dy njerėz tė drejtė duhet tė sigurohen se ajo ėshtė e barazvlefshme nė vlerė me kafshėn e egėr tė vrarė. Ai duhet ose tė dėmshpėrblejė ose tė agjėrojė pėr njė numėr tė barazvlefshėm ditėsh”.
Disa shembuj tė mėparshėm nga Umeri dhe brezat pasues
Abdul Malik ibėn Kureir transmeton nga Muhamed ibėn Sirini se njė burrė shkoi te Umer ibėn El-Hatabi dhe i tha: “Unė me njė shokun tim ndoqėm njė kafshė tė egėr, ndėrkohė qė kishim veshur rrobėn e haxhit. Vramė njė drenushė. Cili ėshtė dėnimi ynė?” Umeri i thirri njė burri pranė tij: “Eja! Unė dhe ti duhet tė gjykojmė sė bashku”. Pastaj ai dha vendimin e tij dhe i tha burrit tė bėnte kurban njė dhi pėr ta kompensuar”. Burri u largua duke thėnė: “Ky ėshtė prijėsi i besimtarėve, i cili s’mund tė japė njė gjykim nė lidhje me vrasjen e njė drenushe?!” Umeri e dėgjoi vėrejtjen e burrit, e thirri tė kthehej dhe e pyeti: “A e ke lexuar Suren El-Maide?” Burri tha: “Jo!” Umeri e pyeti mė tej: “A e njeh kėtė burrė qė mori pjesė nė gjykim me mua?” Burri i tha “Jo!” Umeri tha: “Sikur tė mė kishe thėnė se e kishe lexuar Suren El Maide, do tė kisha rrahur”. Pastaj, ai shtoi: “Allahu i Madhėruar, thotė nė Librin e Tij: “E kush e mbyt atė me qėllim, atėherė dėnimi ėshtė therja e njė kafshe shtėpiake tė ngjashme me atė (tė egrėn) qė e ka mbytur. Pėr kėtė ēėshtje vendosin dy njerėz tė drejtė nga mesi juaj”. Ky burrė qė gjykoi bashkė me mua ėshtė Abdurrahman ibėn Aufi”.[39]
Brezat e hershėm tė dijetarėve muslimanė jepnin vendime qė njė deve tė therej pėr njė struc, njė lopė pėr njė zebėr, dre ose drenushė dhe nė mėnyrė tė ngjashme njė dele pėr njė ketėr apo njė pėllumb, turtull, thėllėzė mali dhe disa zogj tė tjerė. Njė dash do tė therej pėr njė hienė, njė dhi pėr njė drenushė, njė dhi mbi katėrmuajshe pėr njė lepur, njė kec pėr njė dhelpėr, dhe njė dhi katėrmuajshe duhet tė therej pėt vrasjen e njė jerboje (brejtės i shkretėtirės i ngjashėm me miun).
Kur dikush nuk ėshtė nė gjendje tė shlyejė dėmin
Seid ibėn Mensuri transmeton se Ibėn Abasi ka komentuar fjalėt e Allahut: “…dėnimi ėshtė therja i njė kafshe shtėpiake…” dhe ka thėnė: “Nėse njė muhrim vret njė kafshė, duhet tė bėhet njė vlerėsim dhe pastaj ai duhet tė bėjė njė kompensim. Nėse ai ka njė kafshė tė njė vlere tė barazvlefshme me atė tė kafshės sė egėr, ai duhet ta therė atė dhe mishin e saj ta japė pėr bamirėsi, por nėse nuk ka njė kafshė tė kėsaj vlere, ai duhet tė llogarisė vlerėn e kafshės sė egėr dhe tė shpėrndajė ushqim nė atė sasi. Nė rast se nuk ka para pėr kėtė, atėherė duhet tė agjėrojė njė ditė pėr ēdo gjysėm sa’a ushqim. Nėse njė muhrim vret njė kafshė tė egėr, ai duhet tė therė njė kafshė tė ngjashme sipas gjykimit tė dy burrave tė drejtė. Nėse vret njė drenushė ose kafshė tė ngjashme me tė, duhet tė therė njė dele nė Mekė. Nėse nuk mund tė blejė njė dele, atėherė duhet tė ushqejė gjashtė tė varfėr, dhe nėse nuk mund ta pėrballojė kėtė, atėherė duhet tė agjėrojė tri ditė. Nėse vritet njė dre i rritur ose njė kafshė e ngjashme me tė, duhet tė theret njė lopė, ndryshe duhet tė ushqehen njėzet nevojtarė ose tė agjėrohet pėr njėzet ditė. Nėse njė struc, zebėr ose njė kafshė e ngjashme me to vritet, personi duhet tė bėjė kurban njė deve e nėse nuk ka mundėsi duhet tė ushqejė 30 tė varfėr e nėse nuk ka mundėsi, atėherė duhet tė agjėrojė tridhjetė ditė”. Kjo ėshtė transmetuar nga Ibėn Ebi Hatimi dhe Ibėn Xheriri. Gjithashtu, ata i shtuan kėtyre fjalėve: “Ushqimi i dhėnė nevojtarėve duhet tė jetė i mfaftueshėm pėr tė shuar urinė e tyre”.[40]
Si tė ushqesh tė varfėrit dhe tė agjėrosh?
Maliku ka thėnė: “Gjėja mė e mirė qė kam dėgjuar nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė se duhet tė llogaritet ēmimi i kafshės sė egėr ose ushqimi qė duhet tė blihet me atė shumė. Pastaj, vrasėsi duhet t’i japė ēdo nevojtari njė mud ushqim ose pėrndryshe duhet tė agjėrojė njė numėr tė njėjtė ditėsh, njė ditė pėr ēdo mud (ushqimi). Ai duhet tė llogarisė numrin e nevojtarėve qė duhet tė ushqejė. Ai duhet tė agjėrojė dhjetė ditė, nėse me atė vlerė mund tė ushqeheshin dhjetė tė varfėr, tė agjėrojė njėzet ditė nėse me atė sasi do tė mund tė ushqeheshin njėzet njerėz e kėshtu me radhė, sado qė tė jetė numri, madje gjashtėdhjetė e lart”.
Pjesėmarrja e shumė vetave nė vrasjen e njė kafshe gjahu
Nėse njė grup njerėzish qė merr pjesė nė vrasjen e njė kafshe tė egėr me qėllim, ata duhet tė paguajnė vetėm njė dėmshpėrblim, sepse Allahu thotė: “…dėnimi ėshtė therja e njė kafshe shtėpiake…”
Ibėn Umeri u pyet pėr njė grup njerėzish, qė kishin vrarė sė bashku njė hienė nė kohėn kur ishin nė gjendjen e ihramit dhe ai u tha: “Therni njė dash!”. Ata e pyetėn: “Duhet tė therim njė dash pėr secilin person tė grupit?” Ai tha: “Jo! Therni vetėm njė dash nė emėr tė tė gjithėve!”[41]
Vrasja e njė kafshe tė egėr dhe prerja e pemėve brenda rrethinave tė shenjta
Ėshtė e ndaluar si pėr muhrimin dhe pėr atė qė nuk ėshtė muhrim tė vrasė kafshė tė egra nė Rrethinat e Shenjta tė Haramit ose t’i frikėsojė apo tė presė aty pemėt qė nuk janė tė mbjella nga njerėzit, bimėt e njoma, pėrfshirė gjembaēėt, me pėrjashtim tė bimėve tė quajtura idh’hir dhe sana, tė cilat mund tė priten, kėputen apo tė shkulen.
Ibėn Abasi transmeton se nė ditėn e ēlirimit tė Mekės, Profeti (a.s.) tha: “Me tė vėrtetė, ky ėshtė njė Qytet i Shenjtė, gjembat dhe bimėt e tij nuk duhet tė shkulen, kafshėt e egra tė tij nuk duhet tė frikėsohen dhe askush nuk lejohet tė marrė sendet e humbura, vetėm nėse e njeh zotėruesin (mė qėllim qė t’ia kthejė atij)”. Abasi ka thėnė: “Pėrveē (bimės) idh’hir”, ngase ajo i nevojitet farkėtarit dhe shtėpive tona”. Profeti (a.s.) e pėrjashtoi kėtė bimė, duke thėnė: “Pėrveē idh’hir.”[42] Transmeton Buhariu.
Sheukani ka cituar Kurtubiun dhe ka thėnė: “Juristėt mendojnė se pemėt qė ndalohet tė priten janė pemėt e egra ose bimėt qė nuk janė mbjellė apo rritur nga njerėzit. Pėrsa u pėrket pemėve tė kultivuara nga njerėzit, dijetarėt kanė mendime tė ndryshme. Shumica e tyre mendojnė se ėshtė e lejueshme qė tė priten pemėt e rritura nga njerėzit”.
Shafiu ka thėnė: “Prerja e ēfarėdo peme ose bime ėshtė e dėnueshme”. Po ashtu, Ibėn Kudame ka tė njėjtėn pikėpamje.Gjithashtu, ka mendime tė ndryshme mbi ndėshkimin pėr prerjen e llojit tė parė tė pemėve. Maliku mendon se nuk ka dėnim pėr tė, ndonėse ai qė e bėn kėtė ka kryer njė mėkat. Atau shpreh mendimin e tij dhe thotė: “Njė person i tillė duhet tė kėrkojė falje nga Allahu”.
Ebu Hanife ėshtė i mendimit se njė person i tillė duhet tė aplikojė shlyerjen, duke bėrė kurban njė kafshė tė barazvlefshme nė vlerė me dėmin e shkaktuar.
Pėrkitazi me kėtė, Shafiu ka thėnė: “Pėr prerjen e njė peme tė madhe, duhet qė pėr shlyerje tė bėhet kurban njė lopė dhe pėr njė pemė mė tė vogėl njė dele”.
Megjithatė, dijetarėt bėjnė njė pėrjashtim pėr pėrdorimin e degėve tė thyera, pemėve apo gjetheve tė rėna. Pėrdorimi i tyre ėshtė i lejueshėm. Ibėn Kudame thotė: “Ka mendime tė njėjta mbi lejueshmėrinė e pėrdorimit tė barėrave, luleve, barit dhe bimėve tė njoma tė rritura nga njerėzit brenda rrethinave tė shenjta tė Haramit”.
Autori i “El Raudah El Nadije” thotė: “Banorėt e Haramit, qė nuk janė nė gjendjen e ihramit bėjnė mėkat, por nuk dėnohen pėr vrasjen e njė kafshe tė egėr ose prerjen e njė peme brenda rrethinave tė shenjta. Sa pėr ata qė janė nė gjendjen e ihramit, ata duhet tė paguajnė dėnimin e caktuar nga Allahu pėr vrasjen e njė kafshe tė egėr. Por, pėr prerjen e njė peme nė Mekė ata nuk marrin dėnim, sepse nė kėtė drejtim nuk ka prova tė forta sa duhet.
Hadithi qė thotė: “Nėse dikush pret njė pemė tė madhe, qė nė rrėnjė, ai duhet tė therė njė lopė si dėnim”[43], nuk ėshtė i saktė. Ato qė janė treguar nga dijetarėt e hershėm dhe opinionet e tyre mbi kėtė ēėshtje nuk mund tė merren mė vete si vendimtare”.
Autori vazhdon: “Shkurt, nuk ka lidhje ndėrmjet ndalimit tė vrasjes sė kafshėve tė egra e prerjes sė pemėve dhe detyrimit tė shpagimit ose dhėnies sė njė sasie tė barazvlefshme nė vlerė si dėmshpėrblim. Megjithatė, ndalimi ėshtė i qartė nga ēfarė nuk ėshtė e lejuar. Dėnimi ose vlera e barazvlefshme mund tė zbatohen vetėm nėse ka argumente tė qarta pėr ta vėrtetuar atė. Por, prova e vetme qė ne kemi mbi kėtė ēėshtje ėshtė nė fjalėt e Allahut: “لاَتَقْتُلُوا الصَّيْدَ وَأَنْتُمْ حُرُمٌ” “... mos e mbytni gjahun, duke qenė nė ihram…” Nė kėtė varg, dėnimi juaj ėshtė pėrmendur dhe asgjė tjetėr nuk ėshtė e rėndėsishme apo e detyrueshme.
Rrethinat e shenjta tė Mekės (Harami i Mekės)
Rrethinat e shenjta pėrfshijnė zonėn pėrreth Mekės, tė shėnuar me gurė njė metėr tė lartė, nė tė gjitha rrugėt qė tė ēojnė apo tė nxjerrin nga Meka.
Nė anėn veriore, Harami i Mekės shtrihet deri nė Tenim, gjashtė kilometra nga Xhamia e Shenjtė dhe nga ana jugore pėr nė Edah, dymbėdhjetė kilometra nga Meka. Nga ana lindore, gjashtėmbėdhjetė kilometra larg, shtrihet El-Xhi’rana, ndėrsa nė kufirin verilindor shtrihet lugina Nahleh, e cila ėshtė katėrmbėdhjetė kilometra nga Meka. Nė kufirin perėndimor shtrihet Shumejsi,[44] pesėmbėdhjetė kilometra larg Mekės.
Muhibudin Et-Tabari transmeton nga Zuhri e ky nga Ubejdullah ibėn Abdullah ibėn Utba se Profeti Ibrahim (alejhi selam) vendosi shenjues pėr Rrethinat e Shenjta siē iu treguan nga Xhebraili (alejhi selam). Kėta shenjues nuk u prekėn deri nė kohėn e Kusait, i cili i ripėrtėriti.
Mė pas, Profeti (a.s.) nė vitin e ēlirimit tė Mekės, dėrgoi Temim ibėn Usejd El-Huzain t’i pėrtėrinte. Mė vonė, Umeri caktoi katėr burra nga Kurejshėt: Muhrama ibėn Neufel, Seid ibėn Jerbu’a, Huejteb ibėn Abdul Uzza dhe Ez’har ibėn Abdu-Auf pėr tė pėrtėrirė kėta shenjues. Nė vijim, sė pari Muavija dhe mė pas Abdul-Maliku i rirregulluan ato.
Rrethinat e shenjta tė Medinės (Harami i Medinės)
Ashtu si nė rastin e Haramit tė Mekės, vrasja e kafshėve tė egra dhe prerja e pemėve ėshtė e ndaluar dhe nė rrethinat e sėėhenjta tė Medinės. Xhabir ibėn Abdullah transmeton se i Dėrguari i Allahut (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: “Ibrahimi (alejhi selam) e bėri Mekėn Haram (tė shenjtė) dhe unė e shpall Medinėn dhe ēfarė shtrihet ndėrmjet dy brezave malorė me gurė tė zinj ėshtė Haram. As edhe njė kafshė (brenda kėsaj zone) nuk duhet tė vritet e as edhe njė edah[45] nuk duhet tė pritet”.[46] Transmeton Muslimi.
Aliu (r.a.) transmeton nė lidhje me Medinėn, se Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Bimėt e saj nuk duhet tė shkulen, kafshėt e egra aty nuk duhet tė frikėsohen, sendet e humbura nuk duhet tė merren veēse prej dikujt qė bėn njė lajmėrim pėr tė gjetur pronarin e as nuk duhet tė mbahen me vete armė pėr tė luftuar aty. Pemėt e saj nuk duhet tė priten, pėrveēse kur (ėshtė e nevojshme tė) ushqehen devetė”.[47] Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Medina ėshtė Haram (e shenjtė) dhe Rrethinat e saj tė Shenjta shtrihen qė nga Iri[48] deri nė Theur”.[49]
Njė tjetėr hadith i pranuar ėshtė transmetuar nga Ebu Hurejra, i cili tregon se Profeti (a.s.) e shpalli tė shenjtė zonėn midis dy brezave kodrinorė me gurė tė zinj tė Medinės dhe pastaj i zgjeroi deri nė njė rreze prej dymbėdhjetė milje rreth saj.[50]
Profeti (a.s.) i lejoi banorėt e Medinės t’i prisnin pemėt pėr tė bėrė plugje, qerre, vegla dhe pajisje tė tjera tė nevojshme. Gjithashtu, ai i lejoi ata tė korrnin barin pėr tė ushqyer kafshėt.
Ahmedi | |