 |
 |
 |
 |
|
 |

25-08-2008, 07:31
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
[1] Buhariu 1524, 1526 me shprehje tė pėrafėrt, Muslimi 2795, Ebu Daudi 1738, Nesai 2658.
[2] Buhariu 970, 1659, Muslimi 3085, Nesai 3000, 3001, Ibėn Maxheh 3008.
[3] Hadith Daif. "Ed Daife" 679, "Et Targib" 738. E ka nxjerrė Ibėn Mundih nė "Et Teuhid" 147, Ebul Feraxh ethekafi nė 'El fevaid" 78/2, 92/1, Begaviu 7/159.
[4] Hadith Sahih Ligajrihi. "Et Targib" 1151.
[5] Muslimi 3275, Nesai 3003, Ibėn Maxheh 3014, Bejhakiu 5/118.
[6] Hadith Daif. "El Mishkat" 2600, "Et Targib" 739. E ka nxjerrė Maliku 1/422 mursel, Begaviu 4/94.
[7] Pra, haxhi i saktė ėshtė haxhi i atij personi qė qėndron nė Arafat.
[8] Hadith Sahih. "El Irva" 1064, 1067, "El Mishkat" 2595. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1949, Tirmidhiu 889, Nesai 3016, Ibėn Maxheh 3015, Darimi 2/59, Tahaviu 1/408, Ahmedi 4/309, 310, etj.
[9] Muslimi 2943, Ebu Daudi 1907, 1908, 1936, Nesai 3015, 3045, Ahmedi 3/321.
[10] Maliku f. 153.
[11] Hadith me sened Sahih. E ka nxjerrė Nesai 3011, Ahmedi 20820.
[12] Hadith Daif. "Ed Daife" 4221, "Daiful Xhami" 4464.
[13] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 1503, "El Mishkat" 2598, "Et Targib" 1536. E ka nxjerrė Tirmidhiu 3585, Taberani nė "Fadlu ashri dhil hixheh" 13/2, nė El Kebir 1/114, nė "Es Sagir" 29/1.
[14] Hadith Daif. E ka nxjerrė Bejhakiu 5/117 dhe e ka konsideruar tė dobėt.
[15] Hadith Daif. "Ed Daife" 2918, "Daiful Xhami" 1214. E ka nxjerrė Tirmidhiu 3520.
[16] Hadith Sahih. "El Mishkat" 2595, "Sahihul Xhami" 4394. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1919, Tirmidhiu 883, Nesai 3014, Ibėn Maxheh 3011, Bejhakiu 5/115.
[17] Hadith Sahih. "El Irva" 4/130. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2419, Tirmidhiu , Ibėn Ebi Shejbe 2/183, Darimi 2/23, Tahaviu 1/335, Ibėn Hibani 958, Ibėn Huzejme 2100, el Hakim 1/434, Bejhakiu 4/298, Ahmedi 4/152.
[18] Hadith Daif. "Ed Daife" 404, "El Mishkat" 2062, "Tamamul Mineh 410. E ka nxjerrė Buhariu nė "Et Tarih el Kebir" 7/425, Ebu Daudi , Ibėn Maxheh , Tahaviu 4/112, el Hakim 1/434, Bejhakiu 4/284.
[19] Buhariu 1662, Ebu Daudi 1905, Nesai 604, 655, Ibėn Maxheh 3074.
[20] Ether Sahih. "Es Sahiha" nėn hadithin nr. 163, "El Irva" 3/19. E ka nxjerrė Ibėn Hibani 2/111.
[21] Buhariu 1671 dhe teksti i pėrmendur ėshtė i tij, Muslimi 2941, Ebu Daudi 1905, 1909, Ibėn Maxheh 3074.
[22] Buhariu 1666, 2999, 4413, Muslimi 3094, Ebu Daudi 1923, Nesai 3023, 3051, Ibėn Maxheh 3017.
[23] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1933, Bejhakiu 1/401.
[24] Muslimi 2941, Ebu Daudi 1905, 1909, Ibėn Maxheh 3074.
[25] Muslimi 2941.
[26] Hadith Sahih. "Sahihul Xhami" 4537. E ka nxjerrė Ahmedi 4/82, Bejhakiu 9/295.
[27] Ai ėshtė njė vend nė Muzdelife, ku qėndronin Kurejshėt aty nė periudhėn paraislame nė vend tė Arafatit. Xheuheriu thotė se Kuzah ėshtė emėrtim i njė mali nė Muzdelife, ndėrsa pėr shumė e juristėve
[28] Hadith Hasen Sahih. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1935, Tirmidhiu 885, Ahmedi 530, Bejhakiu 5/122.
[29] Buhariu 83, 124, 1736, 1737, 1738, 6665, Muslimi 3143, Ebu Daudi 2014, Tirmidhiu 916, Ibėn Maxheh 3051.
[30] Ka pėr qėllim gurė tė vegjėl guralecė.
[31] Xhemere (shtylla) El-Akabe ėshtė nė anėn e majtė tė Minas; Xhemreja El-Usta (Xhemreja e Mesit) ėshtė rreth 11 677 metra larg tė parės, ndėrsa Xhemreja El-Sugra (Xhemreja mė e Vogėl) ėshtė 1 654 metra mė larg se ajo e mesit.
[32] Hadith Sahih. "Et Targib" 1156. e ka nxjerrė bejhakiu 5/153, el Hakim 1/466.
[33] Muslimi 3124, Ebu Daudi 1970, Nesai 3062.
[34] Hadith Sahih. "Es Sahiha" 1437. E ka nxjerrė Ed Darimi 2/62, Ahmedi 4/61, 5/374, Bejhakiu 5/127.
[35] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 2445. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1966, Tajalisi 1660, Ahmedi 3/503, 6/376, 379.
[36] Hadith Sahih. "Es Sahiha" 1283. E ka nxjerrė Nesai 3057, Ibėn Maxheh 3029, Ibėn Huzejme 1/282, Ibėn Hibani 1011, el Hakim 1/466, Bejhakiu 5/127, Ahmedi 1/215, 347.
[37] Hadith Hasen. "Et Targib" 1125, "El Mishkat" 2623. E ka nxjerrė Nesai 3061, Tirmidhiu 903, Ibėn Maxheh 3035.
[38] Hadith me sened Sahih. E ka nxjerrė Nesai 3077.
[39] Muslimi 3128, Ebu Daudi 1971, Tirmidhiu 894, Nesai 3063, Ibėn Maxheh 3053.
[40] Hadith Sahih. "El Irva" 4/275. E ka nxjerrė Tirmidhiu 893, Bejhakiu 5/132.
[41] Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė parė.
[42] Ibėn Ebi Shejbe 4/493.
[43] Hadith Daif. "El Irva" 1077. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1942, Bejhakiu 5/133.
[44] Hadith Hasen me dėshmuesit. "Es Sahiha" 2477. E ka nxjerrė Bezari 1139, Bejhakiu 5/151, Maliku 816.
[45] Hadith Daif. "El Irva" 1077. E ka nxjerrė Shafiu 1075, Tahaviu 1/413, Bejhakiu 5/133.
[46] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1943, Bejhakiu 5/133.
[47] Hadith Sahih me dėshmuesin. Tirmidhiu 898,901, Ibėn Maxheh 3054, Ahmedi 1/328.
[48] Maliku 156.
[49] E transmeton Bejhakiu 5/152 dhe e ka konsideruar tė dobėt.
[50] Buhariu 1751, 1752, 1753, Ahmedi 12/219 el fet-hur rabani.
[51] Hadith Sahih me dėshmuesit pėr tė. Ibėn Maxheh 3032.
[52] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė parė.
[53] Transmetime tė dobėta. "Ed Daife" 1107. Bejhakiu 5/129.
[54] Transmetim Daif. Shih etherin e mėsipėrm.
[55] Muslimi 2941.
[56] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1967, pa shtesėn "bashkė me tė".
[57] Hadith Daif. "Haxhi i Pejgamberit" f. 50. E ka nxjerrė Tirmidhiu 927, Ibėn Maxheh 3038, Bejhakiu 5/1156.
[58] Buhariu 1745, Muslimi 3164, Ebu Daudi 1959, Ibėn Maxheh 3065.
[59] Hadith Sahih. "El irva" 1080. Ebu Daudi 1975, Nesai , Tirmidhiu , Ibėn maxheh 3037, Maliku 1/408, Ibėn Xharudi 478, El Hakim 1/478, Bejhakiu 5/192, Ahmedi 5/450.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

03-09-2008, 01:40
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
Kafshėt pėr kurban
Kėto kafshė sillen nė Xhaminė e Shenjtė pėr tė kėrkuar afėrsinė dhe kėnaqėsinė e Allahut, i Cili thotė nė Kuran:
وَالْبُدْنَ جَعَلْنَاهَا لَكُمْ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ فَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا صَوَافَّ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ كَذَلِكَ سَخَّرْنَاهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
Devetė (therjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė Allahut e ju prej tyre keni dobi. Prandaj pėrmendeni emrin e Allahut duke qenė ato (gati pėr therrje) nė kėmbė dhe kur tė shtrihen nė tokė (dhe tu dalė shpirti). Hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe lypėsin. Ne ua vėmė ato nė shėrbimin tuaj qė ju tė jeni mirėnjohės. (El-Haxh, 36).
Omeri ka thėnė: Bėni kurban, sepse Allahu e do kurbanin. Profeti (a.s.) bėri kurban vullnetarisht njėqind deve pėr kėnaqėsi tė Allahut.[1]
Kafshėt mė tė mira pėr kurban
Dijetarėt kanė rėnė dakord se kurbani duhet tė jetė prej kafshėve tė mėposhtme, tė cilat janė renditur sipas epėrsisė qė kanė nė kurban: devetė, mė pas lopėt, pastaj delet e kėshtu me radhė. Deveja ėshtė mė me pėrfitim pėr tė varfėrit pėr shkak tė madhėsisė sė saj (mė shumė njerėz mund tė pėrfitojnė prej mishit tė saj) dhe nė mėnyrė tė ngjashme, njė lopė ėshtė mė e dobishme se njė dele.
Megjithatė, ka njė ndryshim mendimesh pėrsa i pėrket se ēfarė ėshtė mė e mira pėr njė individ qė tė bėjė kurban duke ndarė njė tė shtatėn e ēmimit tė tyre. Pra, tė marrė pjesė nė bėrjen kurban tė njė deveje, lope apo dele. Nė dukje, parapėlqimi nga kjo anė lidhet me atė qė ėshtė me e dobishme dhe me pėrfitim pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt.
Numri minimal pėr tė bėrė kurban
Njeriu mund tė zgjedhė tė bėjė kurban ēfarėdolloj kafshe. Profeti (a.s.) bėri kurban njėqind deve vullnetarisht. Numri minimal i kafshėve qė njė person ėshtė i detyruar tė bėjė kurban ėshtė njė dele ose njė e shtata e njė deveje apo lope (duke ndarė njė tė shtatėn e ēmimit tė tyre). Njė deve ose lopė mund tė bėhet kurban nė emėr tė shtatė personave.
Nė lidhje me kėtė Xhabiri ka thėnė: Ne e kryenim haxhin me Profetin (a.s.) dhe thernim njė deve pėr shtatė veta ose njė lopė pėr shtatė veta.[2] Transmeton Muslimi dhe Ahmedi.
Nuk ėshtė e nevojshme qė tė gjithė ortakėt tė jenė tė njė mendjeje pėr tė qenė kurbani i pranueshėm. Kėshtu, nėse disa e bėjnė pėr kėnaqėsi tė Allahut, ndėrsa tė tjerėt pėr tė marrė mish, pėrsėri kurbani do tė ishte i vlefshėm. Megjithatė, shkolla hanefite mendon se njė kusht i domosdoshėm ėshtė se tė gjithė ortakėt duhet tė kenė nė mendje kėnaqėsinė e Allahut kur therin kurbanin.
Kur ėshtė e detyrueshme qė tė bėhet kurban njė deve?
Bėrja kurban e nje deveje ėshtė e detyrueshme pėr atė haxhi qė kryen tavafin nė gjendje papastėrtie (xhunub) ose pėr njė pelegrine femėr, e cila kryen tavafin ndėrsa ėshtė ende me menstruacione ose lehonė pas lindjes sė fėmijės. Po ashtu, kjo ėshtė detyrė edhe pėr atė haxhi qė kryen marrėdhėnie seksuale me bashkėshorten pasi ka kaluar ditėn nė Arafat, por pėrpara rruajtjes apo prerjes sė flokėve. Po ashtu, kjo gjė ėshtė e detyrueshme edhe pėr atė haxhi qė betohet tė bėjė kurban njė deve. Pra, nė tė gjitha kėto raste, ai duhet tė bėjė kurban njė deve dhe nėse nuk gjen dot njė deve, atėherė, nė vend tė saj duhet tė bėjė kurban shtatė dele.
Ibėn Abasi transmeton se njė burrė shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha se duhet tė bėnte kurban njė deve, pėr tė cilėn ishte nė gjendje ta pėrballonte si shpenzim, por nuk po gjente dot njė tė tillė. Pėr kėtė, Pejgamberi (a.s.) i tha: Bli shtatė dele dhe bėji kurban nė vend tė devesė. [3] Kjo ėshtė transmetuar nga Ahmedi dhe Ibėn Maxhe me njė varg tė sigurt transmetuesish.
Llojet e kurbanit
Kurbani mund tė ndahet nė dy kategori: i pėlqyeshėm (mustehab); i detyrueshėm (vaxhib).
Sa pėr kategorinė e kurbanit tė pėlqyeshėm, njė shembull ėshtė ajo ēfarė kėrkohet pėr haxhilerėt qė kryejnė vetėm haxhin (haxhin Ifrad) ose vetėm umren. Sa pėr kategorinė e kurbanit tė detyrueshėm, ajo mund tė ndahet nė:
1,2- Atė qė ėshtė i detyrueshėm pėr ata qė kryejnė Haxhin kiran (duke ndėrthurur haxhin dhe umren pa njė pushim nė mes), ose Haxhin Temettu (duke ndėrthurur haxhin dhe umren me njė pushim nė mes).
3- Atė qė ėshtė i detyrueshėm pėr haxhiun qė lė pa kryer njė rit tė rėndėsishėm (vaxhib) tė haxhit, p.sh. goditjen me gurė, veshjen e ihramit nė njė mikat (njė vend i caktuar pėr tė hyrė nė gjendjen e ihramit) ose bashkimin e ditės dhe natės kur qėndrohet nė Arafat. Po ashtu, edhe nė rastin e kalimit tė natės nė Muzdelife ose Mina apo largimi nga Meka pa kryer Tavafin el-Veda (rrethrrotullimin e Lamtumirės).
4- Atė qė ėshtė i detyrueshėm (vaxhib) pėr haxhilerėt qė bėjnė diēka tė ndaluar nė gjendjen e ihramit, pėrveē marėrdhenieve seksuale, si hedhje tė parfumit apo rruajtje.
5- Atė qė ėshtė i detyrueshėm (vaxhib) pėr kryerjen e njė krimi brenda rrethinave tė shenjta tė Haramit, si gjuetia dhe prerja e drurėve atje. Tė gjitha kėto janė shpjeguar mė lart nė ndarjet pėrkatėse.
Kushtet e kurbanit
Kafsha pėr kurban duhet tė plotėsojė kushtet e mėposhtme:
1- Duhet tė jetė dyvjeēare, pėrveē deles. Sa pėr delen, mund tė bėhet kurban edhe njė qingj gjashtėmuajsh, por duhet qė tė jetė i majmė dhe i shėndetshėm.
Sa pėr devenė, ajo duhet tė jetė tė paktėn pesėvjeēare, lopa duhet tė jetė dyvjeēare dhe dhia duhet tė jetė tė paktėn njėvjeēare.
2- Kafsha pėr kurban duhet tė jetė e shėndetshme dhe pa asnjė tė metė fizike. Nuk duhet tė jetė me njė sy, nuk duhet tė ēalojė, nuk duhet tė jetė me zgjebe apo tė jetė shumė e dobėt dhe e pafuqishme.
El-Hasani citon dijetarėt tė kenė thėnė: Nėse dikush blen njė kafshė tė shėndetshme pėr ta bėrė kurban, por mė vonė, pėrpara se ta therė kafsha sėmuret ose humb ndonjė sy apo fillon tė ēalojė, atėherė ai mund ta therė atė si kurban dhe kjo do ti mjaftojė atij pėr tė pėrmbushur detyrimin. Transmeton Seid ibėn Mensuri.
Pėrzgjedhja e kafshės pėr kurban
Maliku ka transmetuar nga Hisham ibėn Urvah se babai i kėtij tė fundit u thoshte djemve tė tij: O bijtė e mi! Mos bėni kurban pėr hir tė Allahut njė kafshė tė tillė qė ju do ta ndjenit veten ngushtė po tia jepnit si dhuratė njė mikut tuaj tė ngushtė dhe tė repsektuar. Allahu ėshtė mė i Nderuari e mė Bujari dhe Ai meriton mė shumė se kushdo tjetėr qė ti falet mė e mira e asaj qė keni.[4]
Seid ibėn Mensuri transmeton se, njėherė, Ibėn Umeri hipi mbi njė deve tė hijshme, tė cilėn ai e pėlqente shumė dhe tha duke e admiruar: E shkėlqyer! E shkėlqyer!. Pastaj zbriti prej saj dhe i vuri shenjėn e kurbanit pėr ta flijuar pėr kėnaqėsinė e Allahut.
Shenjimi i kafshės pėr kurban dhe vėnia e njė qaforeje
Ishar (ose shenjim) do tė thotė se njė deve apo lopė qė do tė theret ėshtė shenjuar duke i prerė nė njėrėn anė gungat nė kurriz. Kjo shėrben pėr tė shėnuar se ato janė tė caktuara pėr tu bėrė kurban, kėshtu qė askush nuk duhet tu bėjė atyre ndonjė dėm.
Edhe taklidi ose vėnia e njė qaforeje do tė thotė tė vendosėsh njė copė lėkure rreth qafės sė njė kafshe pėr kurban pėr ta shenjuar atė si tė tillė. Profeti (a.s.) i vuri qafore deleve qė ai kishte pėrcaktuar pėr kurban dhe i dėrgoi ato nė Mekė me Ebu Bekrin, kur kreu haxhin nė vitin e nėntė.[5]
Ėshtė vėrtetuar se Profeti (a.s.) i vuri qafore kafshėve tė tij pėr kurban, i shenjoi ato dhe veshi ihramin pėr tė kryer umren nė kohėn e Hudejbijes.[6] Shumica e dijetarėve, pėrveē Ebu Hanifes, janė tė mendimit se shenjimi i kafshėve pėr kurban ėshtė njė veprim i pėlqyeshėm.
Urtėsia e Isharit dhe Taklidit
Urtėsia pas kėtyre dy veprimeve ka tė bėjė me nderimin pėr urdhėrat e Allahut dhe kjo ėshtė njė shprehje e kėtij nderimi. Veē kėsaj, kjo shėrben si njė mjet pėr ti bėrė me dije njerėzit se kėto kafshė janė rrugės pėr nė Shtėpinė e Shenjtė, qė tė theren atje pėr kėnaqėsinė e Tij.
Hipja mbi kafshėt qė janė caktuar pėr kurban
Lejohet hipja mbi kafshėt qė janė caktuar pėr kurban. Po ashtu ėshtė dhe pėrfitimi prej tyre si devetė, lopėt etj.
Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:
لَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى ثُمَّ مَحِلُّهَا إِلَى الْبَيْتِ الْعَتِيقِ
Ju keni dobi nga ato (shenja-kurbanė) pėr njė kohė tė caktuar, e pastaj vendi i tyre ėshtė te Shtėpia e Lashtė. (El-Haxh, 30).
Dahaku dhe Atau kanė thėnė: Pėrfitimi prej tyre kėtu e ka kuptimin te pėrdorimi i tyre pėr ti ngarė kur ėshtė e nevojshme dhe pėrfitimi prej qumėshtit dhe leshit tė tyre. Fraza njė kohė e caktuar lidhet me periudhėn qė nga koha kur njė haxhi e shenjon kafshėn pėr ta bėrė kurban derisa ajo tė theret. Pėr sa u pėrket fjalėve:
dhe pastaj vendi i tyre ėshtė te Shtėpia e Lashtė lidhet me ditėn e Kurbanit, pikėrisht ditėn e dhjetė tė Dhul-Hixhes.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) pa njė burrė qė po tėrhiqte devenė e tij pėr nė vendin e kurbanit. Profeti (a.s.) i tha: Hipi! Burri iu pėrgjigj: Ėshtė kafshė pėr kurban. Profeti (a.s.) i tha dy a tri herė: I mjeri ti, hipi! [7] Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesaiu.
Gjithashtu, ky ėshtė mendimi i Ahmedit, Ishakut dhe pajtohet me njė qėndrim tė mirėnjohur tė Malikut. Ndėrsa Shafiu mendon se njė person mund ti hipė njė kafshe tė tillė, nėse e ka tė nevojshme.
Koha e prerjes sė kurbanit
Dijetarėt kanė mendime tė ndryshme rreth kohės sė prerjes sė kurbanit. Sipas Shafiut, kurbani duhet bėrė ditėn e Nehrit (ditėn e Kurbanit), tė dhjetėn ditė tė Dhul-Hixhes dhe gjatė ditėve tė Teshrikut (dita e njėmbėdhjetė, e dymbėdhjetė dhe e trembėdhjetė e Dhul-Hixhes). Imam Shafiu e bazon kėtė te fjalėt e Profetit (a.s.): Tė gjitha ditėt e Teshrikut janė ditė pėr Kurban.[8] Transmeton Ahmedi.
Nėse dikujt i kalon koha e prerjes sė kurbanit, atėherė ai duhet tė therė njė kafshė mė vonė pėr ta zėvendėsuar. Maliku dhe Ahmedi mendojnė se, pavarėsisht nėse therja e njė kafshe ėshtė e detyrueshme apo akt vullnetar adhurimi, ajo duhet bėrė gjatė ditėve tė caktuara. Gjithashtu, shkolla hanefite ka tė njėjtėn pikėpamje nė lidhje me pelegrinin qė kryen Haxhin Temettu apo Haxhin Kiran. Ky haxhi duhet tė therė kafshėn gjatė ditėve tė caktuara (teshrikut).
Pėrveē kėtij lloji kurbani, tė tjerė kurbanė mund tė theren nė ēdo kohė gjatė vitit.
Kėta lloje kurbanėsh aplikohen pėr pėrmbushjen e ndonjė betimi, shlyerjen e mėkateve, kurbanin si akt vullnetar adhurimi etj.
Ebu Seleme ibėn Abdurrahmani dhe En-Nahiu kanė treguar se koha pėr therjen e kurbanit ėshtė qė nga dita e Kurbanit deri nė fund tė muajit Dhul-Hixhe.
Vendi i therjes sė Kurbanit
Kurbani, qoftė i detyrueshėm apo vullnetar, nuk mund tė bėhet pėrveēse nė rrethinat e shenjta tė Haremit. Haxhiu mund tė bėjė kurban kafshėn qė ka caktuar pėr kėtė qėllim kudo qė tė jetė brenda kėtyre rrethinave.
Xhabiri transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: E gjithė Mina ėshtė vend pėr therjen e kurbanėve, e tėrė Muzdelifa ėshtė vend pėr tė kaluar natėn dhe tė gjitha rrugėt e Mekės janė vendkalime dhe vende pėr tė bėrė kurbane.[9] Transmeton Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.
Megjithatė, pėr haxhiun ėshtė mė e pėlqyeshme qė ta therė kurbanin e vet nė Mina. Pėr atė qė kryen umren, ėshtė e pėlqyeshme qė ta therė kurbanin afėr Merves, meqė ky ėshtė vendi ku haxhilerėt dalin nga gjendja e ihramit, si pėr haxhin ashtu edhe pėr umren.
Maliku ka transmetuar se atij i kishin thėnė se Profeti (a.s.) kishte thėnė nė Mina: Ky ėshtė njė vend pėr tė therur kurban dhe e gjithė Mina ėshtė vend pėr therjen e kurbanit. Duke folur rreth umres, Profeti (a.s.) ka thėnė: Kjo (Merva) dhe tė gjitha rrugėt e Mekės janė vende pėr therjen e kurbanėve.[10]
Therja e deveve mė kėmbė
Pėlqehet qė devetė tė theren gjatė kohės qė ato qėndrojnė mė kėmbė me kėmbėn e majtė tė lidhur si nė hadithet e mėposhtme:
1) Muslimi transmeton nga Zijad ibėn Xhubejri se Ibėn Umeri hasi njė burrė qė po therte njė deve ndėrsa ajo rrinte ulur. Ai i tha burrit: Lėre tė ngrihet dhe lidhja kėmbėt, se ky ėshtė suneti i Profetit tėnd.[11]
2) Ebu Daudi transmeton nga Xhabiri se Profeti (a.s.) dhe shokėt e tij i thernin devetė pėr kurban me kėmbėt e majta tė lidhura dhe duke qėndruar mbi tri kėmbė.[12]
3) Hakimi transmeton nga Ibėn Abasi nė lidhje me vargun kuranor: ...andaj pėrmendeni emrin e Allahut duke qenė ato (tė pėrgatitura pėr therrje) nė kėmbė
(El-Haxh, 36), se ai intepretonte se ka kuptimin duke qenė tė pėrgatitura dhe duke qėndruar mbi tri kėmbė.
Sa pėr lopėt dhe delet, ėshtė e pėlqyeshme qė ato tė theren duke qenė shtrirė. Sipas disave, nuk ėshtė e pėlqyeshme qė tė theret mė kėmbė njė kafshė qė duhet tė theret shtrirė dhe anasjellas. Tė tjerėt nuk pajtohen me kėtė dhe mendojnė se nuk ėshtė e papėlqyeshme.
Pėlqehet qė haxhiu ta therė kafshėn me duart e veta nėse ėshtė e mundur, pėrndryshe, ai mund tė caktojė dikė tjetėr ta bėjė kėtė nė vend tė tij, por duhet qė tė jetė i pranishėm vetė aty.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

03-09-2008, 01:43
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
Shpėrblimi i kasapit me mish kurbani
Nuk ėshtė e lejueshme qė kasapi tė shpėrblehet me mishin e kafshės. Megjithatė, njė kasapi mund ti jepet njė hise e caktuar e mishit pėr bamirėsi. Kjo mbėshtetet nė thėnien e Aliut: Profeti (a.s.) mė urdhėroi tė kujdesesha pėr devetė e tij qė do tė thereshin pėr kurban dhe tė shpėrndaja mishin, lėkurėt e ēdo gjė tjetėr tė tyren (nevojtarėve), por ai mė kishte urdhėruar qė tė mos i jepja ndonjė hise kasapit. Pastaj, ai tha: Ne do tia japim atij nga vetja jonė (e jo nga kurbani).[13] Transmeton Grupi.
Ky hadith tregon se haxhiut i lejohet tė caktojė dikė tjetėr pėr tė therur kafshėn nė vend tė tij dhe tua shpėrndajė mishin, lėkurėn dhe pjesė tė tjera tė dobishme tė saj njerėzve tė tjerė, por atij nuk i lejohet qė ti japė si shpėrblim kasapit ndonjė hise prej tij, si pagesė pėr punėn e kryer.[14]
Megjithatė, njė kasap duhet tė paguhet pėr punėn e tij siē ka thėnė Profeti (a.s.): Ne do ti japim nga vetja jonė.
Ėshtė transmetuar se El-Haseni ka thėnė: Nuk ka asgjė tė keqe nė dhėnien e lėkurės sė kafshės kasapit.[15]
Ngrėnia e mishit tė kurbanit
Allahu i urdhėron muslimanėt qė tė hanė kafshėt e therura pėr kurban:
فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبائس الفقير
Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfėr!. (El-Haxh, 28)
Nė pamje tė parė, ky urdhėr vlen si pėr kurbanin e detyrueshėm dhe pėr atė vullnetar. Juristėt kanė mendime tė ndryshme mbi kėtė temė.
Ebu Hanife dhe Ahmedi janė tė mendimit se haxhiu mund tė hajė nga kurbani i bėrė pėr haxhin Temettu[16] ose haxhin Kiran[17] apo i flijuar vullnetarisht, por nuk mund tė hajė ndonjė kurban tjetėr.
Maliku mendon se haxhiu mund tė hajė nga njė kafshė e bėrė kurban si dėnim pėr prishjen e haxhit tė mėparshėm, pėr moskryerjen e haxhit, pėr kurbanin e bėrė nga haxhiu qė kryen haxhin temettu ose ēfarėdo kafshe tjetėr tė bėrė kurban, pėrveē asaj tė flijuar si dėmshpėrblim pėr vrasjen e njė kafshe tė egėr e ajo qė ėshtė bėrė kurban pėr ndonjė detyrim tė haxhit qė ėshtė lėnė pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje apo atė qė ėshtė bėrė nijet pėr tė varfėrit dhe qė ėshtė flijuar vullnetarisht, pėrveēse kur ekziston frika se kafsha do tė dėmtohet pėrpara se tė arrijė nė vendin e kurbanit.
Shafiu mendon se personit nuk i lejohet tė hajė nga njė kurban i detyrueshėm, p.sh. njė kurban i detyrueshėm i bėrė pėr dėnim ose njė i tillė i bėrė pėr vrasjen e njė kafshe tė egėr ose njė qė flijohet pėr prishjen e haxhit, ose pėr haxhin Temettu apo haxhin Kiran.
Po ashtu, edhe atė pėr tė cilin haxhiu ėshtė zotuar. Megjithatė, nė rastin e kurbanit vullnetar, njė person mund tė hajė prej tij vetė si edhe tu japė dhe tė tjerėve.
Sasia e mishit qė duhet tė hahet nga kurbani
Njė person qė bėn kurban mund tė konsumojė pa asnjė kufizim ēfarėdo sasie mishi qė mund tė dėshirojė. Po ashtu, ai mund tė falė apo japė pėr bamirėsi sasinė qė dėshiron. Disa prej dijetarėve kanė thėnė se njė person mund tė hajė gjysmėn dhe tė japė gjysmėn tjetėr pėr bamirėsi, ndėrsa disa tė tjerė kanė thėnė se mishi duhet tė ndahet nė tri pjesė; njėrėn pjesė mund ta mbajė pėr vete, njė pjesė tjetėr ta shpėrndajė dhe pjesėn e mbetur ta japė pėr bamirėsi.
Rruajtja apo prerja e flokėve
Praktika e rruajtjes apo prerjes sė flokėve ėshtė pohuar nga Kurani, Suneti i Profetit (a.s.) dhe konsensusi i dijetarėve. Lidhur me kėtė, Allahu i Madhėruar thotė:
لَقَدْ صَدَقَ اللَّهُ رَسُولَهُ الرُّؤْيَا بِالْحَقِّ لَتَدْخُلُنَّ الْمَسْجِدَ الْحَرَامَ إِنْ شَاءَ اللَّهُ آمِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمْ وَمُقَصِّرِينَ لاَ تَخَافُونَ
Allahu e vėrtetoi ėndrrėn e tė dėrguarit tė Vet, se me lejen e Allahut do tė hyni nė Xhaminė e Shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, tė rruani flokėt e kokave tuaja, ti shkurtoni ato pa pasur frikė. (El-Feth, 27).
Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar se Profeti (a.s.) ka thėnė: Allahu i mėshiroftė tė gjithė ata qė rruajtėn kokat e tyre! Shokėt e pyetėn: O i Dėrguar i Allahut! Po ata qė i presin flokėt shkurt? Pas kėsaj, Profeti (a.s.) tha pėrsėri: Allahu i mėshiroftė tė gjithė ata qė rruajtėn kokat e tyre! Ata e pėrsėritėn pytjen dhe pėrsėri Profeti (a.s.) tha: Allahu i mėshiroftė tė gjithė ata qė rruajtėn kokat e tyre! Dhe kur ata e pyetėn pėr herė tė tretė, Profeti (a.s.) u pėrgjigj: (Allahu i mėshiroftė) Dhe ata qė i presin flokėt shkurt!"[18].[19]
Gjithashtu, Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Profeti (a.s.) e rruajti kokėn. Kėshtu bėnė dhe njė grup i shokėve tė tij, ndėrsa tė tjerėt vetėm i prenė flokėt shkurt.[20]
Rruajtje kėtu ka kuptimin e heqjes sė flokėve me brisk, me ndonjė mjet tjetėr tė ngjashėm ose shkuljen e tyre. Megjithatė, ėshtė e mjaftueshme qė tė hiqen sė paku tri fije floku. Prerja e flokėve shkurt ka kuptimin e prerjes sė flokėve nė gjatėsinė e njė maje gishti.[21] Megjithatė, shumica e juristėve nuk ndajnė tė njėjtat pikėpamje nė lidhje me kėtė ēėshtje. Shumica e dijetarėve mendojnė se rruajtja apo prerja e flokėve shkurt ėshtė e detyrueshme dhe ai qė nuk e bėn kėtė duhet tė therė njė kafshė si dėmshpėrblim. Shkolla shafite ėshtė e mendimit se rruajtja apo shkurtimi i flokėve ėshtė pjesė pėrbėrėse (rukn) e haxhit.
Koha pėr rruajtjen apo shkurtimin e flokėve
Haxhiu mund tė rruajė apo presė shkurt flokėt menjėherė pasi godet me gurė Xhemrenė El-Akabe nė Ditėn e Nehrit - tė dhjetėn ditė tė Dhul-Hixhes. Megjithatė, nėse haxhiu ka me vete kafshėn qė do tė bėjė kurban, atėherė ai mund tė rruajė apo presė shkurt flokėt vetėm pasi tė ketė therur kafshėn.
Nė njė hadith tė transmetuar nga Mamer ibėn Abdullahu, lexojmė se Profeti (a.s.) e theri kafshėn pėr kurban nė Mina dhe tha: Ai mė urdhėroi tė rruaj (kokėn). Transmeton Ahmedi dhe Tabaraniu.
Koha qė haxhiu tė rruajė apo presė flokėt shkurt, ndėrsa kryen umren ėshtė menjėherė pas pėrfundimit tė sajit - shtatė xhirot- ndėrmjet Safas dhe Merves. Sa pėr ata qė i sjellin kafshėt e tyre pėr kurban me vete, ata mund tė rruhen menjėherė pas ti kenė therur ato.
Nė kohėn e rruajtjes apo prerjes shkurt tė flokėve, sipas Ebu Hanifes dhe Malikut, haxhiu duhet tė jetė nė Haram (brenda rrethinave tė shenjta tė Xhamisė sė Shenjtė) dhe kjo duhet tė ndodhė gjatė ditėve tė Kurbanit. Po ashtu, kėtė mendim e mbėshtet edhe njė transmetim i Ahmedit.
Shafiu, Muhamed ibėn El-Haseni dhe njė qėndrim i njohur i Ahmedit janė tė pikėpamjes se rruajtja apo prerja shkurt e flokėve duhet tė bėhet brenda rrethinave tė shenjta tė Haremit, por jo domosdoshmėrisht gjatė ditėve tė Nehrit. Nėse dikush e shtyn rruajtjen e kokės deri pas kėtyre ditėve, ai nuk ka bėrė asgjė tė keqe dhe nuk merr asnjė dėnim pėr kėtė.
Rregullat e rruajtjes dhe shkurtimit tė flokėve
Ėshtė e pėlqyeshme qė kur rruan kokėn, haxhiu sė pari duhet tė rruajė gjysmėn e djathtė tė kokės, pastaj tė majtėn, me fytyrė nga Kibla dhe duke thėnė Allahu Ekber. Nė fund pėlqehet qė tė falė dy rekate namaz.
Vakiu ka treguar se Ebu Hanife i ka thėnė atij njėherė: Unė e kisha gabim nė lidhje me pesė ritet e haxhit dhe njė kupavėnės mi mėsoi kėto duke mė korrigjuar. Kjo ndodhi kur unė shkova te njė kupavėnės dhe e pyeta: Sa do pėr tė mė rruajtur kokėn? Kupavėnėsi mė tha: Nga Iraku je? Unė i thashė: Po. Kupavėnėsi mė tha: Ulu, ky ėshtė njė rit i haxhit dhe asnjė kusht nuk mund tė vihet pėr tė. Unė u ula me fytyrė paksa anash drejtimit tė Kiblės. Nė atė moment ai mė tha: Ktheje fytyrėn drejt Kiblės. Unė i ktheva atij anėn e majtė tė kokės pėr ta rruajtur tė parėn, gjė pėr tė cilėn ai mė tha: Kthe anėn e djathtė tė kokės qė tė mund ta rruaj tė parėn. Unė ktheva anėn e djathtė dhe po rrija nė heshtje. Ai foli pėrsėri: Thuaj Allahu Ekber, gjė tė cilėn e bėra derisa u ngrita pėr tu larguar. Ai mė tha: Ku po shkon? Unė i thashė: Po shkoj te ēadra ime. Ai tha: Pėrpara se tė largohesh fal dy rekate namaz! Unė e pyeta: Ku i ke mėsuar tė gjitha kėto? Ai u pėrgjigj: Kam parė Ata ibėn Ebi Rabahun duke vepruar kėshtu. Kjo ėshtė transmetuar nga El-Muhib El-Tabari.
Pėlqehet qė tė kalohet brisku edhe mbi kokėn e njė qerosi
Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se nė rastin e njė qerosi, i cili ka pak ose aspak flokė, pėlqehet qė tė kalohet brisku mbi kokėn e tij. Ibėn El-Mundhiri ka thėnė: Tė gjithė dijetarėt qė njohim e pranojnė qė mbi kokėn e njė qerosi tė kalohet njė brisk. Ndėrsa Ebu Hanife ėshtė i mendimit se veprimi i lartpėrmendur ėshtė i detyrueshėm.
Prerja e thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve
Pėlqehet pėr haxhilerėt qė rruajnė ose presin flokėt shkurt tė presin thonjtė e tė shkurtojnė mustaqet. Sa herė qė Ibėn Umeri rruante ose priste shkurt flokėt e tij nė haxh apo umre, ai i priste gjithmonė thonjtė, i shkurtonte mustaqet dhe merrte nga mjekra e tij.[22]
Ibėn El-Mundhiri ka thėnė: Ėshtė vėrtetuar se, kur Profeti (a.s.) i rruante ose priste shkurt flokėt, ai priste edhe thonjtė.[23]
Gruaja duhet ti shkurtojė flokėt, por ndalohet ti rruajė ato
Ebu Daudi dhe tė tjerė kanė transmetuar nga Ibėn Abasi se Profeti (a.s.) ka thėnė: Gratė (pelegrine) nuk duhet ti rruajnė (kokat e tyre), ato duhet qė vetėm ti shkurtojnė flokėt.[24] El-Hafidhi e konsideron kėtė njė hadith tė besueshėm.
Ibėn El-Mundhiri ka thėnė: Dijetarėt kanė rėnė dakord nė lidhje mė kėtė ēėshtje, sepse rruajtja e kokės sė gruas ėshtė njė lloj ndėshkimi pėr tė.
Sa duhet ti presė flokėt gruaja?
Ibėn Umeri ka thėnė: Kur njė grua (pelegrine) dėshiron tė presė flokėt, ajo mund ti hedhė pėrpara vetes dhe ti presė sa njė majė gishti.[25]
Sipas mendimit tė Ataut, gruaja, kur pret flokėt, duhet ti presė ato qė janė anash kokės, si nė rastin kur flokėt janė tė gjatė ashtu dhe kur janė tė shkurtėr.
Kjo ėshtė transmetuar nga Seid ibėn Mensuri. Tė tjerė mendojnė se nuk ka kufij pėrsa i pėrket gjatėsisė sė flokėve qė njė grua duhet tė presė. Shkolla shafite mendon se prerja e vetėm tri fije floku ėshtė e mjaftueshme pėr njė pelegrine.
Tavaf El-Ifada
Ndėr muslimanėt ka njė miratim tė pėrgjithshėm se Tavaf El-Ifada ėshtė njė nga elementet themelore tė haxhit dhe nėse dikush nuk mund ta zbatojė atė, haxhi i tij ėshtė i pavlefshėm. Ky veprim bazohet nė thėnien e Allahut tė Madhėruar: ...le tė sillen (bėjnė tavaf) rreth Shtėpisė sė Lashtė. (El-Haxh, 29).
Sipas Ahmedit, haxhiu duhet tė bėjė nijet tė pėrcaktuar pėr kryerjen e kėtij tavafi. Tre imamėt e tjerė mendojnė se nijeti pėr tė kryer haxhin mbulon dhe vlen pėr tė gjitha ritet e tij, pėrfshirė edhe Tavaf El-Ifada. Shumica e dijetarėve mendojnė se Tavaf El-Ifada pėrbėhet nga tė shtata xhirot rreth Qabes.
Megjithatė, Ebu Hanife mbron pikėpamjen se vetėm katėr nga shtatė xhirot janė tė rėndėsishme nė haxh dhe nėse kėto katėr xhiro lihen pa bėrė, atėherė haxhi bėhet i pavlefshėm. Sipas Ebu Hanifes tri xhirot e mbetura janė tė detyrueshme, por nuk janė kusht i domosdoshėm pėr kryerjen e haxhit. Haxhiu qė nuk bėn njė apo tė trija kėto xhiro, humbet njė pjesė tė detyrueshme, por kjo gjė nuk e bėn tė pavlefshėm haxhin e tij, megjithėse ai duhet tė bėjė njė kurban si dėmshpėrblim pėr kėtė.
Koha kur duhet kryer Tavaf El-Ifada
Sipas Shafiut dhe Ahmedit, koha e parė pėr ta kryer atė fillon qė nga mesnata e ditės sė Kurbanit dhe pėrfundimi i saj ėshtė i pacaktuar. Megjithatė, haxhiut nuk i lejohet tė ketė marrėdhėnie seksuale me gruan e tij deri pasi tė kryejė Tavaf El-Ifadan. Shtyrja e tij pėrtej ditėve tė njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė dhe tė trembėdhjetė tė Dhul-Hixhes, nuk e detyron atė tė therė njė kafshė, por kjo gjė nuk ėshtė e pėlqyeshme.
Koha mė e mirė pėr tė kryer kėtė Tavaf ėshtė pėrpara mesditės sė Ditės sė Kurbanit nė ditėn e dhjetė tė Dhul-Hixhes. Sipas Ebu Hanifes dhe Malikut, koha e tij fillon me agimin e ditės sė Bajramit. Ndėrsa pėrsa i pėrket pėrfundimit tė tij, dijetarėt kanė mendime tė ndryshme. Ebu Hanife mendon se duhet tė kryhet gjatė Ditėve tė Nehrit, por nėse e shtyn pėrtej tyre, atėherė ai duhet tė therė njė kafshė si dėmshpėrblim pėr tė. Nga ana tjetėr, Maliku mbron pikėpamjen se nuk ka asgjė tė keqe nė shtyrjen e kėtij riti deri pas ditės sė trembėdhjetė tė Dhul-Hixhes, edhe pse ėshtė mė mirė qė tė bėhet mė herėt (gjatė ditėve tė Teshrikut).
Koha pėr tė ėshtė deri nė fund tė muajit Dhul-Hixhe dhe nėse kryhet pas tij, atėherė haxhiu duhet tė therė njė kafshė si dėmshpėrblim. Haxhi i njė personi tė tillė do tė jetė pėrsėri i vlefshėm, sepse sipas Malikut i gjithė muaji i Dhul-Hixhes pėrfshihet nė muajt e haxhit.
Gratė dhe Tavaf El-Ifada
Pėlqehet qė gratė ta kryejnė Tavaf El-Ifadan herėt nė ditėn e Kurbanit, nėse ato kanė frikė se mos u fillojnė menstruacionet. Transmetohet se Aishja i urdhėronte gratė pelegrine qė ta kryenin atė nė ditėn e dhjetė tė Dhul-Hixhes si masė paraprake ndaj menstruacioneve.
Atau ka thėnė: Nėse njė grua pelegrine ka frikė se mos i afrohen menstruacionet, ajo mund ta kryejė Tavafin rreth Qabes pėrpara sė tė gjuajė gurėt nė Xhemren El-Akaba, madje pėrpara sesa tė theret kafsha e saj pėr kurban.
Nuk ka asgjė tė keqe qė njė grua pelegrine tė marrė ndonjė ilaē pėr tė vonuar tė pėrmuajshmet, nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi ta kryejė kėtė Tavaf. Seid ibėn Mensuri transmeton se Ibėn Umeri u pyet pėr njė grua qė merrte ilaēe pėr tė vonuar tė pėrmuajshmet dhe ai tha se nuk shihte gjė tė keqe nė tė dhe tha qė tė pėrdornin ujin e Arakut.
Muhibudin El-Taberi ka thėnė: Nėse gruaja mund tė vonohet nė kėtė rast nga menstruacionet, atėherė ajo mund tė vonohet edhe nė pėrcaktimin e periudhės sė idetit (koha e pritjes pas divorcit) dhe tė gjitha situatave tė tjera. Sipas tė njėjtit parim, ilaēet mund tė pėrdoren edhe pėr tė pėrshpejtuar menstruacionet.
Qėndrimi nė luginėn e El-Muhasabit[26]
Ėshtė vėrtetuar se Profeti (a.s.) qėndroi nė El-Muhasab gjatė rrugės nga Mina pėr nė Mekė. Aty ai fali namazet e drekės, iqindisė, akshamit dhe jacisė. Pastaj fjeti pak. Ibėn Umeri bėnte gjithmonė tė njėjtėn gjė.[27]
Ndėr dijetarėt ka mendime tė ndryshme pėrsa i pėrket faktit se sa e dėshirueshme ėshtė kjo. Aishja ka thėnė se Profeti (a.s.) qėndroi nė El-Muhasab sepse ishte mė e lehtė qė tė vepronte kėshtu, por kjo gjė nuk ėshtė sunet. Si rrjedhim, haxhiu mund tė veprojė ose jo kėshtu.[28]
Hatabi ka thėnė se kjo ishte diēka e praktikuar mė parė, por mė vonė u braktis. Tirmidhiu ka thėnė se disa dijetarėve u pėlqente tė pushonin nė El-Abtah, pa trajtuar si tė nevojshme kėtė, veē pėr ata qė e pėlqenin.
Urtėsia nė pushimin nė kėtė vend ėshtė pėr tė falėnderuar Allahun pėr atė qė Ai i dha Profetit (a.s.) fitoren mbi armiqtė e tij, tė cilėt bojkotuan Benu Hashimin dhe Benu El-Mutalibin dhe u betuan tė mos martoheshin me gratė e tyre e as tu shisnin ndonjė gjė atyre, po tė mos ua dorėzonin Profetin (a.s.).
Ibėn El-Kajimi ka thėnė: Profeti (a.s.) kishte ndėrmend tė shpallte ritet e Islamit nė njė vend ku dominonte mosbesimi, blasfemia dhe armiqėsia ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij.
Kjo ishte praktika e zakonshme e Profetit (a.s.). Ai shfrytėzonte ēdo rast pėr tė shpallur njėshmėrinė e Allahut nė vende tė zotėruara mė parė nga simbolet e mosbesimit dhe politeizmit. Njė shembull i tillė ėshtė ai qė Profeti (a.s.) urdhėroi qė nė Taif tė ndėrtohej njė xhami, pikėrisht aty ku ishin vendosur dikur idhujt e Latit dhe Uzas.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

03-09-2008, 01:44
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
[1] Buhariu 1718.
[2] Muslimi 3174, Ahmedi 13/37.
[3] Hadith Daif. "El Irva" 1062. E ka nxjerrė Ibėn Maxheh 3136, Ahmedi 1/311, 312.
[4] Maliku 756.
[5] Buhariu 1702, 1703, Muslimi 3188, 3190, Ebu Daudi 1755, Nesai 2785, Ibėn Maxheh 3096.
[6] Buhariu 1694, 1695, Ebu Daudi 1754.
[7] Buhariu 1689, 2755, 6160, Muslimi 3195, Ebu Daudi 1760, Nesai 2798.
[8] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 2476. E ka nxjerrė Ahmedi 4/82, Bejhakiu 9/295.
[9] Hadith Hasen Sahih. "El Mishkat" 2596, "Sahihul Xhami" 4536. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1937, Ibėn Maxheh 3012.
[10] Maliku 1/393.
[11] Buhariu 1713, Muslimi 3180, Ebu Daudi 1768.
[12] Hadith Mursel Sahih. "El Irva" 4/365. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1767, Bejhakiu 5/237.
[13] Buhariu 1707, 1716, 1717, 1718, 2299, Muslimi 3167, Ebu Daudi 1769, Ibėn Maxheh 3099, 3157.
[14] Dijetarėt muslimanė, nė unanimitet, janė tė mendimit pėr moslejimin e shitjes sė lėkurės sė kurbanit, apo e ndonjė pjese tė tij.
[15] Ibėn Ebi Shejbe 4/298.
[16] Nė tė cilin haxhi dhe umra janė tė ndėrthurura me njė pushim nė mes.
[17] Nė tė cilin haxhi dhe umra janė tė ndėrthurura pa njė pushim nė mes.
[18] Thuhet se arsyeja pėr pėrsėritjen e lutjes pėr ata qė rruajtėn kokėn ėshtė e qartė qė tė nxiten njerėzit qė mė mirė ti rruajnė sesa vetėm ti presin shkurt flokėt, sepse duke i rruajtur ato tregohet sinqeriteti dhe pėrulja ndaj Allahut pa u merakosur pėr paraqitjen e jashtme.
[19] Buhariu 1727, Muslimi 3132, 3133, Ebu Daudi 1979, Ibėn Maxheh 3044.
[20] Buhariu 1727, Muslimi 3131, Tirmidhiu 913.
[21] Ibėn Mundhiri ka mendimin qė pėr rastin e shkurtimit tė flokėve, vlen qė ato tė shkurtohen sado pak, mjaft qė kjo vepėr tė cilėsohet si shkurtim flokėsh.
[22] Buhariu 5892.
[23] Ahmedi 4/42.
[24] Hadith Sahih. "Es Sahiha" 605. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1985, Darakutni f. 277, Darimi 2/64.
[25] Shih "El Mugni" 5/58.
[26] El-Muhasab ose El-Ebtah ėshtė njė luginė nė mes dy kodrave nė Mekė; Nur dhe Huxhun.
[27] Buhariu 1768, Muslimi 3155, Ebu Daudi 2013.
[28] Buhariu 1765, Muslimi 3156, Ebu Daudi 2008.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

13-09-2008, 04:24
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
UMRA
Nė gjuhėn arabe fjala umre rrjedh nga el-itimar, qė do tė thotė vizitė. Kėtu ka kuptimin e vizitės nė Qabe, kryerjen e tavaf-it rreth saj, ecjen nė kėmbė ndėrmjet Safas dhe Marvas shtatė herė dhe mė pas rruajtjen e kokės ose prerjen e flokėve shkurt.
Ndėr dijetarėt ka njė mendim tė pėrbashkėt se ky ėshtė njė adhurim i ligjshėm.
Ibėn Abasi transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Njė umre nė muajin e Ramazanit ėshtė e barabartė (nė shpėrblim) me kryerjen e njė haxhi.[1] Transmeton Ahmedi dhe Ibėn Maxhe. Megjithatė, kjo nuk e largon detyrimin pėr tė kryer haxhin e detyrueshėm.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Nga njėra umre nė tjetrėn lahet ēldo mėkat i kryer gjatė kėsaj periudhe dhe shpėrblimi pėr njė haxh tė pranuar nuk ėshtė gjė tjetėr veēse xheneti. [2] Transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.
Pėrsėritja e umres
Nafiu ka thėnė: Gjatė kohės sė prijėsit Ibėn Ez-Zubejr, Abdullah ibėn Umeri e kryente umren dy herė nė vit.[3]
El Kasimi ka thėnė se Aishja kreu tre umre nė njė vit. Disa njerėz e pyetėn El Kasimin nėse ndonjė nga dijetarėt e kishte kritikuar Aishen pėr kėtė. Ai u pėrgjigj: Allahu qoftė i Bekuar! (Kritikojnė) Nėnėn e Besimtarėve?!.[4] Shumica e dijetarėve e mbėshtet kėtė pikėpamje. Megjithatė, Maliku mendon se pėrsėritja e umres mė shumė se njė herė nė vit nuk ėshtė e pėlqyeshme.
Umra pėrpara dhe gjatė muajve tė haxhit
Njeriu mund ta kryejė umren gjatė muajve tė haxhit, edhe pa kryer haxhin. Transmetohet se Umeri e kreu umren gjatė muajit Sheval dhe u kthye nė Medine pa e kryer haxhin.[5]
Mundet qė, ashtu siē bėnte Umeri, umra tė kryhet edhe pėrpara haxhit.
Tausi ka thėnė: Nė ditėt e injorancės (paditurisė para-islame), arabėt e shihnin kryerjen e umres gjatė muajve tė haxhit si njė nga mėkatet mė tė mėdha dhe thonin: Kur muaji i Seferit mbaron, devetė kthehen me plagėt e shėruara nė kėmbėt e tyre dhe vazhdat e gjurmėve tė haxhilerėve janė fshirė, atėherė kush dėshiron mund ta kryejė umren.[6] Pas ardhjes sė Islamit, njerėzit ishin tė urdhėruar tė kryenin umren edhe gjatė muajve tė haxhit. Kėshtu pra, umra e lejuar gjatė muajve tė haxhit deri nė Ditėn e Gjykimit.
Umrat e kryera nga Profeti (a.s.)
Ibėn Abasi transmeton se Profeti (a.s.) kreu katėr umre gjatė jetės sė tij: Umren e Hudejbijes, njė qė e kreu pėr tė zėvendėsuar njė umre tė humbur, njė tė tretė qė e kreu duke dalė nga El-Xhirana dhe tė katėrtėn tė ndėrthurur me haxhin.[7] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe me njė varg tė besueshėm transmetuesish.
Statuti i saj ligjor
Sipas shkollės hanefite dhe malikite umra ėshtė sunet siē paraqitet nė hadithin e transmetuar nga Xhabiri, i cili tregon se Profeti (a.s.) u pyet njėherė rreth umres, nėse ajo ishte e detyrueshme (vaxhib). Ai u pėrgjigj: Jo, nuk ėshtė, por ėshtė mė mirė qė ju ta kryeni atė.[8] Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, tė cilėt e konsiderojnė kėtė hadith tė besueshėm.
Shkolla shafite dhe Ahmedi e konsiderojnė umren tė detyrueshme (farz) duke u mbėshtetur nė ajetin kuranor:
وَأَتِمُّوا الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ لِلَّهِ
E kryeni haxhin dhe umren pėr hir tė Allahut. (El-Bekare, 196)
Nė ajetin e mėsipėrm umra ėshtė pėrmendur bashkė me haxhin, i cili ėshtė i detyrueshėm, gjė qė do tė thotė se po ashtu edhe umra ėshtė e detyrueshme. Kjo megjithėse mendimi qė thotė se umra ėshtė sunet ėshtė mė i pėlqyeshėm.
Autori i Feth El-Alam thotė: Nė kėtė kapitull ka disa hadithe, mbi bazėn e tė cilave nuk mund tė merren vendime.
Tirmidhiu ka transmetuar se Shafiu ka thėnė: Nė lidhje me umren nuk ka asnjė dėshmi. Ajo ėshtė njė veprim adhurimi vullnetar.
Koha pėr tė kryer umren
Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se umra mund tė kryehet nė ēdo kohė gjatė vitit. Megjithatė, Ebu Hanife ėshtė i mendimit se nuk ėshtė e pėlqyeshme qė umra tė kryhet nė pesė ditėt e mėposhtme: Ditėn e Arafatit, Ditėn e Nehrit (dita e dhjetė e Dhul-Hixhes) dhe tre ditėt e Teshrikut (ditėt 11, 12 dhe 13 tė Dhul-Hixhes). Ebu Jusufi e quan tė papėlqyeshme nė ditėn e Arafatit dhe gjatė tri ditėve pas saj. Megjithatė, tė gjithė ata janė tė njė mendimi mbi lejueshmėrinė e kryerjes sė umres gjatė muajve tė haxhit.
Buhariu ka transmetuar nga Ikrime ibėn Halidi se ai ka thėnė: Unė e pyeta Abdullah ibėn Umerin rreth kryerjes sė umres pėrpara haxhit dhe ai u pėrgjigj: Nuk ka dėm nė tė vepruarit kėshtu, sepse vetė Profeti (a.s.) e kreu umren para haxhit.[9]
Xhabiri transmeton se, njėherė, Aishes i filluan menstruacionet nė kohėn qė ajo po kryente haxhin, por ajo i kreu tė gjitha ritet pėrveē tavafit rreth Qabes. Kur periodat e saj pėrfunduan dhe ajo ishte pastruar, kreu tavafin dhe tha: O i Dėrguar i Allahut! Gjithsecili ka kryer haxhin dhe umren bashkė, por unė kreva vetėm haxhin. Pėr kėtė arsye, Profeti (a.s.) urdhėroi tė vėllanė e saj, Abdurrahmanin, ta shoqėronte pėr nė Tanim (me qėllim qė tė kryente umren). Kėshtu, ajo kreu umren menjėherė pas haxhit nė muajin e Dhul-Hixhes."[10]
Koha mė e mirė pėr tė kryer umren ėshtė gjatė muajit tė Ramazanit.
Mikati[11] pėr umren
Nė rast se njė person qė ka pėr qėllim tė kryejė umren ėshtė jashtė mikatit tė caktuar pėr haxh, nuk i lejohet tė kalojė nė kėto vende tė caktuara pa deklaruar ihramin.
Buhariu transmeton se Zejd ibėn Xhubejri shkoi te Ibėn Umeri dhe e pyeti: Prej ku duhet ta deklaroj nijetin tim pėr tė kryer umren? Ai iu pėrgjigj: Profeti (a.s.) ka caktuar Karnin si mikat pėr popullin e Nexhdit (prej nga ku ata duhet tė deklarojnė ihramin e tyre) dhe nė mėnyrė tė ngjashme pėr popullin e Medines ka caktuar Dhul Hulejfen dhe pėr popullin e Sirisė ka caktuar El-Xhuhfėn.[12]
Ai qė ndodhet brenda kufijve tė zonės sė mikatit edhe nėse ėshtė brenda rrethinave tė shenjta tė vetė Haramit - duhet tė shkojė nė mikat dhe ta deklarojė ihramin prej atje, siē ėshtė e qartė nė hadithin e mėsipėrm tė Buhariut, i cili thotė se ishte urdhėruar nga Profeti (a.s.) qė tė shkonte nė Tanim dhe ta vishte ihramin pėr umre atje.
Tavafi i Lamtumirės
Ėshtė quajtur Tavafi i Lamtumirės sepse nėpėrmjet tij haxhiu i jep lamtumirėn Qabes, Shtėpisė sė Allahut. Gjithashtu njihet edhe si Tavaf Es-Sadr (Tavafi pėrpara nisjes) pėr arsye se shėnon nisjen pėr largimin e haxhilerėve nga Meka. Nė tė nuk bėhet vrapimi i lehtė (reml) dhe ėshtė riti i fundit qė kryhet nga ai haxhi qė nuk ėshtė banor i Mekės[13] pėrpara se tė niset pėr nė shtėpinė e tij.
Maliku ka transmetuar nė El-Muata se Umeri ka thėnė: Riti i fundit i haxhit ėshtė tavafi rreth Qabes.[14]
Sa pėr banorėt e Mekės dhe gratė pelegrine qė janė me menstruacione, ata nuk janė tė detyruar qė ta kryejnė atė dhe as nuk duhet tė paguajnė ndonjė dėmshpėrblim pėr moskryerjen e tij. Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga Ibėn Abasi se ai ka thėnė: Njė grua pelegrine qė ėshtė me menstruacione lejohet tė niset (pa kryer Tavafin e Latumirės).[15]
Sipas njė transmetimi tjetėr, ai ka thėnė: Njerėzit u urdhėruan ta bėnin tavafin rreth Qabes ritin e fundit; megjithatė, gratė qė ishin me menstruacione ishin tė pėrjashtuara prej tij.[16]
Gjithashtu, transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi se Safija, gruaja e Profetit (a.s.), ishte njėherė me periodat mujore gjatė haxhit. Kur u njoftua Profeti (a.s.) pėr kėtė, ai tha: A na ka bllokuar nga tė ikurit (derisa tė kryejė ritet e haxhit)? Atij i treguan se ajo i kishte kryer tė gjitha ritet e haxhit pėrveē Tavafit tė Lamtumirės. Profeti (a.s.) tha: Atėherė nuk na paska bllokuar (le tė shkojmė)![17]
Statuti ligjor i Tavafit tė Lamtumirės
Ndėr dijetarėt ka njė pajtim mendimesh se Tavafi i Lamtumirės ėshtė i ligjshėm. Muslimi dhe Ebu Daudi transmetojnė nga Ibėn Abasi se ai ka thėnė: Njerėzit (haxhilerėt) largoheshin prej Mekės nga cilido drejtim (pa ndonjė rend tė caktuar). Pėr kėtė arsye Profeti (a.s.) tha: Asnjėri prej jush tė mos largohet nga Meka pa kryer Tavafin rreth Qabes, si tė fundmin e riteve tė haxhit.[18]
Megjithatė, ka njė mospajtim mendimesh rreth pėrcaktimit tė tij ligjor. Maliku, Daudi dhe Ibėn El Mundhiri thonė se ai ėshtė sunet dhe nėse lihet pa bėrė, nuk ka dėnim pėr tė. Gjithashtu, Shafiu mbron kėtė pikėpamje. Shkolla hanbelite, ajo hanefite dhe sipas njė transmetimi tė Shafiut Tavafi i Lamtumirės ėshtė i detyrueshėm (vaxhib) dhe ai qė e lė pa kryer duhet tė therė njė kurban si shenjė dėmshpėrblimi.
Koha pėr Tavafin e Lamtumirės
Ky rit duhet tė kryhet pas pėrfundimit tė tė gjitha riteve tė tjera dhe pikėrisht para largimit nga Meka, kėshtu qė ky ėshtė riti i fundit qė kryen haxhiu, ashtu siē pėrmendet nė hadithin e mėsipėrm.
Pas pėrfundimit tė Tavafit tė Lamtumirės, pelegrini duhet tė largohet nga Meka, pa u marrė me ndonjė shitje apo blerje ose pa qėndruar aty mė pas pėr shumė kohė. Ai qė bėn njėrėn nga kėto, duhet ta pėrsėrisė Tafavin para se tė largohet nga Meka. Megjithatė, mund tė ndalohet pėr pak kohė me qėllim qė tė blihen furnizimet e nevojshme.
Nė nisje kėshillohet qė ti drejtohesh Allahut me lutje, siē ėshtė transmetuar nga Ibėn Abasi:
Allahumme inni abduke ua ibnu abdike ua ibnu emetike
Hamelteni ala ma sakharte li min khalkike
Ua seterteni fi biladika hatta belegteni binimatike- ila bejtike
Ua eanteni ala eda-i nusuki
Fe -in kunte radijte anni
Fez-did anni ridan
Ua il-la fe-min-elane ferda anni
Kable an tana an bejtike dari
Fa hadha auanu insirafi
In edhinte li gajra mustebdilin bike ue la bi-bejtike
Ua la ragibun anke ua la an bejtike
Allahumme fes-habni el afijete fi bedeni
Ua sihate fi xhismi
Ual ismetu fi dini, ua ahsin munkelebi
Ua rzukni taateke ma ebkajteni
Ua xhmea li bejne hajrej dunja uel ahireti
Inneke ala kuli shejin kadijr
O Allah! Unė jam robi Yt, bir i robit Tėnd dhe i robėreshės Tėnde. Ti mė bėre tė aftė qė tė qėndroj mbi atė qė Ti vure nė shėrbimin tim prej krijimit Tėnd. Ti mė mbrojte mua nė kėtė tokė Tėnden, derisa Ti me mirėsinė Tėnde mė solle nė Shtėpinė Tėnde. Ti mė ndihmove tė kryeja ritet e haxhit. O Allah! Nėse je i kėnaqur me mua, rrite kėnaqėsinė qė ke prej meje! Ndryshe falmė mua kėnaqėsinė Tėnde pėrpara se tė nisem nga Shtėpia Jote! O Allah! Tani ėshtė koha pėr mua tė nisem, me lejen Tėnde, pa ndryshuar (qėndrimin tim) drejt Teje dhe Shtėpisė Tėnde, as duke ikur tutje nga Ti dhe Shtėpia Jote. O Allah! Mė fal shėndet nė trupin tim, pastėrti nė fenė time, bekoje rikthimin tim dhe mė ndihmo tė tė bindem pėr sa kohė Ti mė jep jetė! Mė jep mua tė mirat e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr. Ti ke pushtet mbi tė gjitha gjėrat.
Shafiu ka thėnė: Mė pėlqen qė, kur njė haxhi largohet nga Shtėpia e Zotit, tė qėndrojė pranė El-Multezemit dhe pastaj tė thotė lutjen e pėrmendur nė hadithin e mėsipėrm.[19]
Njė pėrmbledhje e shkurtėr mbi mėnyrėn e kryerjes sė haxhit dhe umres
Me tė mbėrritur nė mikat (vendi i caktuar pėr veshjen e ihramit), haxhiu duhet tė presė mustaqet, tė shkurtojė flokėt, tė presė thonjtė e gishtave dhe tė lahet ose tė marrė abdes, tė hedhė pak parfum dhe pastaj tė veshė ihramin. Ai duhet tė falė dy rekate dhe pastaj tė deklarojė qėllimin (nijetin) e tij pėr tė kryer haxhin ose haxhin dhe umren apo vetėm umren, sipas rastit.
Veshja e ihramit dhe deklarimi i nijetit pėr tė kryer haxhin ose umren ėshtė njė pjesė thelbėsore (rukėn) e tė dyve dhe asnjėri prej tyre nuk do tė ishte i saktė pa to.
Cilėsimi i llojit tė haxhit, nė ėshtė ifrad (vetėm haxh), temettu (haxh dhe umre tė ndėrthurura me njė pushim nė mes tyre) ose Kiran (haxh dhe umre pa pushim nė mes tyre), nuk ėshtė thelbėsor. Nėse dikush e bėn nijet tė kryejė haxhin pa e cilėsuar llojin, ihrami i tij mbetet i vlefshėm dhe ai mund tė kryejė cilindo nga tė tre llojet e haxhit. Sapo hyn nė gjendjen e ihramit, haxhiu duhet tė shprehė mė zė tė lartė telbijen kudo qė tė jetė; kur ngjitet nė kodėr apo zbret nė luginė, kur takon njė grup njerėzish apo njė person tė vetėm, herėt nė mėngjes apo pas ēdo faljeje tė urdhėruar.
Kur ėshtė nė gjendjen e ihramit personi duhet tė shmangė marrėdhėniet seksuale dhe tė gjitha gjėrat qė tė ēojnė aty. Ai duhet tė shmangė zėnkat dhe grindjet e panevojshme e as duhet qė tė martohet apo tė lidhė tė tjerė me martesė.
Muhrimi nuk duhet tė veshė rroba tė qepura apo kėpucė qė i mbulojnė kėmbėt e tij mbi kyēe. Ai nuk duhet ta mbulojė kokėn, as tė pėrdorė ndonjė parfum, as tė presė flokėt apo thonjtė, as tė merret me gjuetinė e ndonjė kafshe tė egėr dhe as tė presė pemėt apo barin nė rrethinat e shenjta tė Haremit.
Ėshtė e dėshirueshme qė hyrja e haxhiut nė Mekė tė jetė nga ana e sipėrme e saj, nėse ėshtė e mundur, pas pastrimit me ujin e pusit Dhi Taua nė Zahir. Pastaj, ai duhet tė shkojė nė Qabe dhe tė hyjė nė Xhaminė e Shenjtė nga porta e quajtur Babu Es-Selam duke bėrė lutjet e hyrjes nė xhami dhe duke zbatuar rregullat e tjera tė hyrjes nė xhami me pėrulje, frikė dhe duke thėnė telbijen.
Kur shihet Qabja, duhet tė ngrihen duart lart dhe ti bėhet Allahut lutje pėr tė mirat e Tij. Pastaj, duhet tė shkohet drejt e te Guri i Zi pėr ta puthur atė qetėsisht apo pėr ta prekur me dorė e pastaj puthet dora. Nėse kjo nuk ėshtė e mundur dhe nėse dikush nuk mund ta arrijė Gurin e Zi, ai thjesht mund tė tregojė me gisht drejt tij nga njė largėsi. Pastaj rri afėr tij (nė drejtim tė tij) dhe lutet me duatė qė janė transmetuar nė sunetin e Pejgamberi (a.s.). Pas kėsaj, duhet tė fillohet tavafi rreth Qabes duke u lutur me fjalėt e transmetuara nga Profeti (a.s.).
Nė tre xhirot e para, ėshtė e pėlqyeshme qė haxhiu tė zbulojė shpatullėn e tij tė djathtė dhe tė vrapojė me ritėm tė ngadaltė. Nė xhirot e tjera, ai mund tė ecė me hap normal. Ėshtė sunet qė nė ēdo xhiro tė preket Kėndi i Jemenit dhe tė puthet Guri i Zi. Pas pėrfundimit tė tavafit, haxhiu duhet tė shkojė te Vendqėndrimi i Ibrahimit nė pėrputhje me urdhėresėn e Allahut:
وَاتَّخِذُوا مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى
Pranojeni pėr vendfalje vendin ku qėndroi Ibrahimi!. (El-Bekare, 125). Atje ai duhet tė falė dy rekate tė tavafit.
Pastaj ai duhet tė shkojė nė pusin e Zemzemit dhe tė pijė nga uji i tij sa mė shumė tė jetė e mundur. Pas kėsaj, haxhiu shkon nė El-Multezem dhe qėndron aty duke iu lutur Allahut pėr veten e tij pėr ēfarėdo tė mire qė dėshiron nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Pas kėsaj, ai duhet (nėse ėshtė e mundur) tė shkojė te Guri i Zi dhe ta puthė atė.
Pastaj duhet ti afrohet kodrės sė Safas nėpėrmjet portės Es-Safa pėr tė filluar sajin nė pėrputhje me fjalėt e Allahut:
إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ فَمَنْ حَجَّ الْبَيْتَ أَوْ اعْتَمَرَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْهِ أَنْ يَطَّوَّفَ بِهِمَا
Safa dhe Merve janė nga shenjat (pėr adhurimin) e Allahut. Kush hyn nė atė shtėpi pėr haxh (nė Qabe pėr haxh) ose pėr umre , nuk ėshtė mėkat pėr tė nėse i viziton tė dyja (tė ecė nė ato dy vende). (El-Bekare, 158).
Ai duhet tė ngjitet nė Safa, tė shohė drejt Qabes dhe pastaj ti lutet Allahut duke pėrdorur ndonjė nga lutjet e transmetuara nga Profeti (a.s.). Pas kėsaj, ai duhet tė zbresė prej aty dhe tė fillojė tė ecė drejt kodrės sė El-Merves si nisje tė shtatė xhirove ndėrmjet atyre dy kodrave, duke pėrmendur Allahun dhe duke iu lutur Atij.
Me tė arritur te njėri nga dy shenjuesit e gjelbėr, ai duhet tė bėjė vrap tė lehtė deri tė shenjuesi i dytė i gjelbėr. Pastaj duhet tė rifillojė ecjen normale drejt Merves. Me tė mbėrritur nė Merve, duhet tė ngjitet nė tė, tė kthehet drejt Qabes, ti lutet Allahut e ta lartėsojė Atė. Nė kėtė mėnyrė pėrfundon njė xhiro. Pastaj, ai duhet tė bėjė gjashtė xhirot qė mbeten nė mėnyrė tė ngjashme, duke plotėsuar kėshtu tė shtata xhirot.
Saji ėshtė njė ritual i detyruar (vaxhib) i haxhit dhe kushdo qė nuk mund ta kryejė atė ose ndonjė pjesė tė tij, duhet tė therė njė kafshė si dėmshpėrblim pėr kėtė. Sė fundi, nėse haxhiu kryen haxhin temettu (haxh dhe umre me njė pushim ndėrmjet tyre), ai duhet ose tė rruajė kokėn ose ti presė flokėt shkurt. Kjo do ta ēlironte atė nga tė gjitha kufizimet e gjendjes sė ihramit dhe tė gjitha gjėrat qė i ishin ndaluar nė tė bėhen tė lejuara pėr tė, pėrfshirė edhe marrėdhėniet seksuale me gruan e tij.
Ata qė kanė pėr qėllim kryerjen e haxhit ifrad (vetėm haxhin) ose haxhin kiran (haxhin dhe umrėn bashkė pa ndėrprerje), duhet tė vazhdojnė gjendjen e ihramit. Ata qė kanė pėr qėllim kryerjen e haxhit temettu, nė ditėn e tetė tė Dhul-Hixhes nga banesat e tyre rihyjnė dhe njėherė nė gjendjen e ihramit dhe shkojnė nė Mina dhe e kalojnė natėn atje, bashkė me ata qė ishin nė mėnyrė tė vazhdueshme nė kėtė gjendje.
Nė agimin e ditės sė nėntė tė Dhul-Hixhes haxhilerėt largohen pėr nė Arafat dhe, nėse ėshtė e mundur, qėndrojnė pranė Xhamisė sė Nemiras. Atje ata lahen (nėse kanė mundėsi) dhe falin namazin e drekės dhe iqindisė bashkė nė mėnyrė tė shkurtuar dhe tė ndėrthurur pa u vonuar nė kohė, falje tė cilėn e udhėheq njė imam. Nėse kjo nuk ėshtė e mundur, atėherė haxhiu duhet tė falet vetėm nė mėnyrėn mė tė mirė qė mundet, duke ndėrthurur dhe shkurtuar tė dyja faljet.
Qėndrimi i haxhilerėve nė Arafat fillon vetėm pasi dielli e ka kaluar zenitin. Gjatė kėsaj kohe ata duhet tė qėndrojnė pranė shkėmbinjve tė Arafatit ose sa mė afėr tė jetė e mundur, sepse prej aty niste qėndrimin e tij Profeti (a.s.). Qėndrimi nė Arafat ėshtė riti kryesor i haxhit, por ngjitja nė kodrėn e Mėshirės nuk ėshtė as sunet dhe as nuk duhet tė synohet. Gjatė kėtij qėndrimi, haxhiu duhet tė kthejė fytyrėn nė drejtim tė Qabes, tė lartėsojė Allahun dhe ta kujtojė Atė, ti lutet Atij sa mė shumė tė jetė e mundur deri nė muzg.
Pas muzgut, haxhilerėt duhet tė nisen pėr nė Muzdelife dhe kur tė arrijnė atje, duhet tė falin namazin e akshamit dhe jacisė duke i ndėrthurur ato dhe duke i falur nga fundi i kohės sė zakonshme. Pastaj ta kalojnė natėn atje.
Nė agim, (pas faljes sė namazit tė sabahut nė Muzdelife), haxhilerėt qėndrojnė nė Meshar el Haram (Monumenti i Shenjtė), e kujtojnė dhe e lartėsojnė Allahun deri nė kohėn para lindjes sė diellit. Mė pas ata duhet tė rikthehen nė Mina pasi tė mbledhin guralecėt nė Muzdelife.
Qėndrimi pranė Monumentit tė Shenjtė ėshtė detyrim dhe kushdo qė nuk mund ta bėjė kėtė, duhet tė bėjė njė kurban pėr ta dėmshpėrblyer.
Pas lindjes sė diellit, haxhiu duhet tė gjuajė shtatė guralecė nė Xhemren El-Akabe (Shtyllėn El-Akabe). Pastaj duhet tė therė kafshėn pėr kurban, nėse ėshtė e mundur, tė rruajė kokėn ose tė presė flokėt shkurt. Kjo do ta ēlirojė atė nga kufizimet e ihramit dhe ai mund tė merret me ēfarėdo veprimtarie normale, pėrveē marrėdhėnieve seksuale me gruan e tij.
Pastaj duhet tė rikthehet nė Mekė pėr tė kryer Tavaf El-Ifadan, njė pjesė kryesore e haxhit, i njohur gjithashtu dhe si Tavaf Ez-Zijarah. Ai duhet ta kryejė nė tė njėjtėn mėnyrė siē kreu mė parė Tavaf El-Kudumin. Nėse haxhiu po kryen haxhin temettu, ai duhet tė bėjė njė saj pas Tavafit El-Ifada. Pėr haxhiun qė kryen haxhin kiran apo atė Ifrad, saji i dytė nuk ėshtė i rėndėsishėm, nėse ka kryer Tavaf El-Kudumin duke ardhur pėr nė Mekė.
Pas kėtij Tavaf el-Ifadas, haxhiu mund tė kryejė tė gjitha veprimet e ligjshme, pėrfshirė edhe marrėdhėniet seksuale me gruan e tij.
Pastaj haxhiu duhet tė rikthehet nė Mina dhe tė qėndrojė gjithė natėn atje. Ky qėndrim gjithė natėn nė Mina ėshtė i rėndėsishėm dhe lėnia e tij duhet tė shpėrblehet duke bėrė njė kurban.
Pas mesditės sė ditės sė njėmbėdhjetė tė Dhul-Hixhes, haxhiu duhet tė bėjė gjuajtjen e gurėve nė tė trija Xhemerat (shtyllat), duke filluar nga ajo qė ėshtė mė afėr Minas, pastaj atė tė mesit dhe tė qėndrojė pėr pak kohė, ndėrsa kujton Allahun dhe i lutet Atij. Pastaj ai duhet tė shkojė te Xhemreja (shtylla) e fundit, tė bėjė gjuajtjen e gurėve dhe tė largohet pa ndaluar aty. Haxhiu duhet tė mbarojė sė gjuajturi gurėt nė tė trija Xhemretė pa filluar perėndimi i diellit. Nė ditėn e dymbėdhjetė tė Dhul-Hixhes, ai duhet tė pėrsėrisė ritet e ditės sė mėparshme. Pas gjuajtjes sė gurėve, haxhiu mund tė kthehet nė Mekė ose mund ta kalojė ditėn e trembėdhjetė tė Dhul-Hixhes nė Mina duke goditur me guralecė Xhemretė. Gjuajtja e gurėve ėshtė njė rit i rėndėsishėm i haxhit dhe pėr moskryerjen e tij duhet tė bėhet njė kurban. Pas rikthimit nė Mekė, nėse haxhiu dėshiron tė kthehet nė vendin e tij, ai duhet tė kryejė Tavaf-el-Veda ose Tavafin e Lamtumirės, i cili ėshtė gjithashtu njė rit i rėndėsishėm i haxhit. Nė rast se ai nuk ėshtė nė gjendje ta kryejė atė dhe nėse nuk e ka kaluar mikatin, ai duhet tė kthehet nė Mekė dhe ta kryejė atė, pėrndryshe duhet tė bėjė kurban njė dele.
Shkurt, ritet e rėndėsishme tė haxhit dhe tė umrės janė: deklarimi i ihramit nga mikati, tavafi, saji, halku (rruajtja e kokės) ose kasri (prerja shkurt e flokėve). Me kėto ritet e umres plotėsohen.
Nė rastin e haxhit, duhet tė kryhen disa rite shtesė. Ritet kryesore tė haxhit janė: qėndrimi nė Arafat nė Ditėn e Arafatit, gjuajtja e gurėve, Tavaf El-Ifada, qėndrimi nė Mina, bėrja e njė kafshe kurban, rruajtja e kokės ose prerja shkurt e flokėve. Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtėr e tė gjitha riteve tė haxhit dhe tė umres.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

13-09-2008, 04:29
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
|
|
|
Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithēka rreth tyre - Shkėputur nga libri "Fikhu Su
Kthimi nė shtėpi pas kryerjes sė haxhit
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Udhėtimi nuk ėshtė veēse njė lloj torture, nė tė cilin njeriu pengohet nga ngrėnia dhe pirja (si duhet). Kėshtu, kur ndonjė prej jush (udhėton dhe) pėrfundon punėn e tij, ai duhet tė nxitojė tė kthehet te familja e tij.[20] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Aishja transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Kur ndonjėri prej jush e kryen haxhin, ai duhet tė nxitojė tė kthehet te familja e tij e pėr kėtė atij do ti shtohet shpėrblimi.[21] Transmeton Darakutni.
Muslimi ka transmetuar nga El-Ala ibėn El-Hadrami se Profeti (a.s.) ka thėnė: Njė haxhi qė vjen nga jashtė mund tė qėndrojė pėr tri (ditė) pas pėrfundimit tė haxhit.[22]
El-Ihsar (Bllokimi)
El-Ihsar (siē pėrdoret nė Kuran) do tė thotė bllokim i rrugės pėr nė Shtėpinė e Zotit. Allahu i Madhėruar thotė:
وَأَتِمُّوا الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ لِلَّهِ فَإِنْ أُحْصِرْتُمْ فَمَا اسْتَيْسَرَ مِنْ الْهَدْيِ
E kryeni haxhin dhe umren pėr hir tė Allahut, po nė qoftė se pengoheni, atėherė (therni pėr kurban) ēka tju vijė mė lehtė prej kurbanėv | |