|
Kushtet e kurbanit
Kushtet e kurbanit
Obligohen nė prerjen e kurbanit katėr kushte:
1. Qė kurbani tė jetė prej bagėtive. Pra, nuk lejohet qė kurbani tė jetė prej shpezėve apo peshqive. Allahu xh.sh. thotė: "Qė ta pėrmendin emrin e Allahut pėrarsye se i furnizoi ata me kafshėt" (El-Haxh 34).
Thotė ibėn Kajjimi Allahu e mėshiroftė: Nuk njihet nga Pejgamberi a.s. e as nga shokėt e tij udhėzim tjetėr e as kurban tjetėr pėrveē prej bagėtive.
Bagėti konsiderohen: Devet, lopėt, dhitė dhe delet.
2. Qė kurbani tė arrijė moshėn e tij tė duhur pėr therrje nė sheriatin Islam. Psh: delet duhet t'i plotėsojnė gjysmė viti, dhitė njė vit, devet pesė vite, kurse lopėt dy vite. Pejgamberi a.s. thotė: "Mos therrni diēka tjetėr pėrveē lopė dyvjeēare e nėse iu vėshtėrėsohet kjo atėherė therrni nga delet qė i kanė mbushur gjysmė viti" (transmeton Muslimi).
3. Qė kafsha tė jetė e shėndoshė prej tė metave, tė cilat e ndalojnė nga ecja. Kėto tė meta janė katėr:
E para: nėse kafsha e ka tė verbėr njėrin sy apo e ka syrin tė futur mbrenda apo tė qitur pėrjashta apo tė zbardhur. Mirėpo, prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme ėshtė qė kafsha mos tė jetė e verbėr krejtėsisht.
E dyta: Sėmundja e qartė ndėr bagėtitė tjera si: temperatura, zgjeba (kroma) e dukshme, e cila e prish mishin, varra e thellė e e ngjashme me kėtė ėshtė edhe e fryera (e ngopura tepėrt) derisa tė shfryhet dhe tė largohet nga rreziku. Sikur kjo ėshtė edhe ajo kafshė, tė cilės i ėshtė vėshtėrėsuar lindja pėrderisa tė kalon nga kjo gjendje dhe t'i largohet rreziku.
E treta: E ēala (sakatja) pra, kjo e metė ėshtė e qartė, e cila e ndalon nga ecja mirėpo mė e rėndėsishme ėshtė qė kjo kafshė mos tė jetė vetėm me njė kėmbė.
E katėrta: Kafsha e dobėt jo e majme. E ngjashme me kėtė ėshtė edhe ajo, e cila nuk mundet tė ecė. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi, tė cilin e transmeton Berra bin Azibi se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Katėr kafshė nuk vlejnė pėr therrje: kafsha e cila e ka njėrin sy tė verbėr, e sėmura qė i vėrehet sėmundja, e ēala dhe ajo e cila ėshtė e dobėt fizikisht e qė nuk mund tė pėrmirėsohet nga kjo gjendje" (transmeton Tirmidhiu).
4. Qė kurbani tė therret nė kohėn e caktuar sipas sheriatit. Pra, koha e therrjes fillon qė nga pėrfundimi i namazit tė Bajramit e deri nė pėrfundim tė diellit tė ditės sė trembėdhjetė (tė muajit Dhu El-Hixhe). Transmeton Berra bin Azibi se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Kush ka therrė para namazit tė Bajramit ai ka therrur pėr vetveten dhe familjen e tij, e kush ka therrur pas namazit tė bajramit veē e ka kryer obligimin dhe e ka realizuar sunetin." (muttefekun alejhi)
Pejgamberi a.s. ka therrur kurban pas faljes sė namazit tė Bajramit. Koha mė e vlefshme pėr therrje ėshtė koha menjėherė pas namazit tė Bajranmit dhe para angazhimit me pėrurime etj, pėrarsye se plotėsimi i pėrurimit bėhet me plotėsimin e punės, e plotėsimi i punės ėshtė therrja e kurbanit.
Lejohet therrja e kurbanit nė ēdo kohė natėn apo ditėn. Kjo, sipas fjalėve tė dijetarėve, mirėpo therrja gjatė ditės ėshtė mė e vlefshme.
Disa rrgulla qė lidhen me kurbanin:
1. Nuk lejohet tė shitet diē nga kurbani si: leshi, dhjami etj.
2. Nuk lejohet qė tė transfrohet apo tė shitet kurbani nėse gjen mė tė mirė.
3. Nuk lejohet pėrdorimi i tij pėr lavrim, bartje, hipje pėveē ne rast nevoje.
4. Nuk lejohet mjelja e kurbanit pėrveē nėse e din se mjelja e tij ėshtė mė e dobishme pėr tė atėherė, e mjelė atė dhe qumėshtin e tij e jep sadaka e nuk e shet.
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|