|
Ndėrtimi i Ka'bes
Allahu i lartėsuar thotė:"Dhe kur Ne ia treguam Ibrahimit, si strehė, vendin ku gjindet tempulli, thamė: 'Mos e konsidero askė tė barabartė me Ne dhe pastroje kėtė tempull Timin pėr ata qė do ta vizitojnė, qė do tė qėndrojnė [nė namaz] dhe sexhde e ruku do tė bėjnė'. Dhe shpalle haxhin pėr njerėzit. Ata do tė vijnė nė kėmbė dhe nė deve tė rraskapitura nga vende tė largėta." [el-Haxh: 26-27]
I lartėsuari, po ashtu, thotė:"Tempulli i parė qė ėshtė ndėrtuar pėr njerėz, ėshtė ai nė Meke, qė ėshtė i bekuar dhe udhėzim pėr botėt. Nė tė ka shenja tė qarta vendi nė tė cilin ka qėndruar Ibrahimi. Ai qė hyn nė tė, duhet tė jetė i sigurt. Vizitimi i tempullit pėr hir tė Allahut, ėshtė detyrim pėr ēdonjėrin qė ka mundėsi pėr kėtė. Ai qė s'do tė besojė, atėherė, vėrtet, Allahu nuk varet nga botėt." [Ali Imran: 96-97]
Mė pas, i lartėsuari thotė:"Dhe kur Ibrahimin e sprovoi Zoti i tij me disa fjalė e ai i pėrmbushi ato, Allahu tha:'Do tė tė bėj shembull pėr njerėzit'. 'Edhe nga pasardhėsit e mi!', u lut ai. 'Premtimi Im nuk pėrfshin tiranėt', tha Ai. Dhe kur Ne e bėmė tempullin strehė dhe siguri pėr njerėz, thamė:'Le tė jetė vendi i Ibrahimit vendfalja juaj!' Edhe Ibrahimin, edhe Ismailin e urdhėruam qė ta pastrojnė tempullin Tim pėr ata qė do ta vizitojnė atė, tė cilėt do tė qėndrojnė aty dhe do tė bėjnė ruku e sexhde. Dhe kur Ibrahimi u lut: 'Zoti im, bėje kėtė vend njė qytet tė sigurt, dhe banorėt e tij qė do tė besojnė nė Allahun dhe botėn tjetėr, furnizoji me fruta!' Ai tha:'Atij qė nuk do tė besojė, do t'i jap kėnaqėsi tė pakėt e mė pas do ta hudhi nė zjarrin e Xhehenemit. Sa vendbanim i keq ėshtė ai!' Dhe, ndėrsa po ngritnin themelet e tempullit, Ibrahimi dhe Ismaili luteshin:'Zoti ynė, pranoje kėtė prej nesh, se vėrtet Ti di ēdo gjė dhe dėgjon ēdo gjė! Zoti ynė, na bėj tė devotshėm ne tė dy, dhe nga pasardhėsit tanė bėje njė popull qė janė tė devotshėm nda Teje, dhe na i mėso ritualet tona e na fal, se Ti e pranon pendimin dhe je i mėshirshėm! Zoti ynė, dėrgo ndėr ta pejgamber nga vetė ata, i cili do t'ua mėsojė ajetet Tua, do t'ua mėsojė Librin dhe urtėsinė, dhe do t'i pastrojė ata, se vėrtet Ti je i fuqishėm dhe i urtė." [el-Bekare: 124-129]
I lartėsuari, kėtu, flet sesi robi dhe i dėrguari i Tij, miku e i zgjedhuri, udhėheqėsi i besimtarėve dhe stėrgjyshi i tė dėrguarve tė Allahut, Ibrahimi, ndėrtoi Ka'ben, i cili ėshtė tempulli i parė i ndėrtuar pėr tė gjithė njerėzit, nė tė cilin ata do t'i bėjnė ibadet Allahut. Ibrahimi [alejhis-selam] e ndėrtoi Ka'ben nė vendin qė ia tregoi Allahu.
Mė herėt, theksuam qė Ali Ibn Ebi Talib dhe disa tė tjerė kanė thėnė se Allahu, nėpėrmjet shpalljes, i ka treguar Ibrahimit se ku do ta dėrtojė Ka'ben. Kur folėm pėr krijimin e qiejve, pėrmendėm se Ka'ba gjendet nėn tempullin qiellor [el-Bejtu-l-Ma'mur], kėshtu qė, po tė binte ai, do tė binte mbi tė. Kėshtu ėshtė rasti edhe me shtatė tempujt qiellorė. Disa dijetarė nga gjeneratat e para kanė thėnė se nė ēdo qiell ekziston nga njė tempull, nė tė cilin bėjnė ibadet banorėt e atij qielli. Kėta tempuj pėr banorėt e qiejve paraqesin gjėnė e njėjtė qė paraqet edhe Ka'ba pėr banorėt e tokės.
Kėshtu, Allahu e urdhėroi Ibrahimin [alejhis-selam] qė t'ia ndėrtonte njė tempull, i cili pėr banorėt e tokės do tė jetė ashtu siē janė tempujt pėr engjėjt nė qiej. Allahu ia tregoi vendin e atij tempulli qė do t'i kushtohej Atij, vend i cili ėshtė paracaktuar qė nga krijimi i qiejve dhe Tokės. Kėtė e vėrteton edhe hadithi tė cilin e kumtojnė Buhari dhe Muslim:"Kėtė vend Allahu e ka bėrė tė shenjtė nė ditėn qė krijoi qiejt dhe tokėn, dhe do tė mbetet i shenjtė, me urdhėrin e Allahut, gjer nė Ditėn e Kijametit."
Nė asnjė hadith tė vėrtetė tė tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam] nuk pėrmendet qė Ka'ba ėshtė ndėrtuar para Ibrahimit [alejhis-selam]. Atyre qė pėr kėtė e marrin si dėshmi thėnien e tė lartėsuarit, "vendi ku gjindet tempulli" [el-Haxh: 26], duhet t'u thuhet se kjo s'ėshtė dėshmi dhe se kjo nuk mund tė kuptohet nga kėto fjalė. Me kėto fjalė mendohet nė vendin pėr tė cilin Allahu e di qė si i tillė ėshtė pėrcaktuar dhe shkruar. Kėtė vend e kanė nderuar tė gjithė tė dėrguarit, prej Ademit deri nė kohėn e Ibrahimit [alejhis-selam].
Ne tashmė kemi theksuar qė Ademi, nė kėtė vend, ka ngritur njė tendė, se engjėjt i kanė thėnė atij qė ata, qysh para tij, kanė bėrė tauaf rreth kėtij vendi, dhe se anija e Nuhut ėshtė sillur rreth e qark tij nja katėrdhjetė ditė, apo afėrsisht kaq.
Mirepo, tė gjitha kėto transmetime rrjedhin nga Ēifutėt, pėr tė cilat tashmė kemi thėnė se s'bėn t'u besohet, por as nuk duhet mohuar ato. Kėto nuk mund tė merren si dėshmi, por, kur tė bien ndesh me dėshmitė, ato duhet hedhur poshtė.
Allahu thotė:"Tempulli i parė qė ėshtė ndėrtuar pėr njerėz, ėshtė ai nė Meke, qė ėshtė i bekuar dhe udhėzim pėr botėt" [Ali Imran: 96], domethėnė, tempulli i parė qė ėshtė ndėrtuar ndonjėherė si bekim dhe udhėzim pėr njerėzit, ėshtė ai nė Meke.
Nė lidhje me vendin ku ėshtė ngritur Ka'ba, i lartėsuari thotė:"Nė tė ka shenja tė qarta," domethėnė, atė e ka ndėrtuar Ibrahimi [alejhis-selam], babai i tė gjithė tė dėrguarve tė mėvonshėm dhe shembulli i tė gjithė besimtarėve pas tij, tė cilėt do ta imitojnė atė, dhe do t'i pėrmbahen sunetit tė tij .
Pėr kėtė Ai thotė:"Vendi nė tė cilin ka qėndruar Ibrahimi" [Ali Imran: 97], duke menduar nė gurin ku ka qėndruar, kur ndėrtesa e Ka'bes u ngrit mbi lartėsinė e tij. Kėtė gur tė njohur e pat vendosur i biri i tij, qė tė hipte mbi tė, kur ndėrtesa nisi tė lartėsohej dhe nuk mund tė bėnte mė mur. Kjo pėrmendet nė hadithin e gjatė, tė cilin e transmeton Ibn Abas.
Ky guri, qė nga kohėt e vjetra e gjer nė kohėn e Umer Ibn el-Hatab, ka qenė pranė murit tė Ka'bes, kur ai e largoi pak, qė ata tė cilėt faleshin tė mos i pengonin ata qė bėnin tauaf.
Pas kėsaj, edhe tė tjerėt e ndoqėn nė kėtė, ndėrsa e dimė qė edhe Allahu nė shumė gjėra e ka vėrtetuar qėndrimin e tij. Kėshtu, ai njėherė i pat thėnė tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam]:"Sikur ta kishim marrė vendin e Ibrahimit si vendfalje!" Nė lidhje me kėtė, Allahu shpalli:"Le tė jetė vendi i Ibrahimit vendfalja juaj!" [el-Bekare: 125]
Gjurmėt e tabaneve tė Ibrahimit nė atė gur kanė ekzistuar gjer nė nisjen e Islamit. Kėshtu, Ebu Talib, nė kasiden e njohur tė tij, kėndoi:
Pasha Theurin dhe atė qė e vendosi Thebirin nė vendin e tij
Dhe pasha atė qė ėshtė ngjitur pėrpjetė pėr tė mirė nė Hira dhe u lėshua!
Dhe pasha Ka'ben, tempullin e parė nė mes tė Mekes
Dhe pasha Allahun, ai s'ėshtė i paditur!
Dhe pasha gurin qė ėshtė nxirė nga tė prekurit, kur atė e rrethojnė mėngjes e mbrėmje!
Dhe pasha gjurmėt, ende tė freskėta, tė Ibrahimit nė gur nga kėmbėt e tija tė zbathura!
Kjo do tė thotė qė kėmba e tij fisnike sharroi nė atė gur, dhe kėshtu ka mbetur shenja e tabaneve tė tij, tė zbathura, pa kėpucė. Pėr kėtė Allahu thotė:"Dhe, ndėrsa po ngritnin themelet e tempullit, Ibrahimi dhe Ismaili luteshin, domethėnė, ata njėkohėsisht e thoshin du'an:"Zoti ynė, pranoje kėtė prej nesh, se vėrtet Ti di ēdo gjė dhe dėgjon ēdo gjė!" [el-Bekare: 127]
Pra, ata qenė tė sinqertė dhe iu nėnshtruan Allahut, dhe e lutėn Atė, tė lartėsuarin, Atė qė dėgjon ēdo gjė dhe di ēdo gjė, qė ta pranonte nga ata nėnshtrimin e shkėlqyer dhe mundin e denjė pėr lavdėrim:"Zoti ynė, na bėj tė devotshėm ne tė dy, dhe nga pasardhėsit tanė bėje njė popull qė janė tė devotshėm ndaj Teje, dhe na i mėso ritualet tona [rregullat e ibadetit] dhe na fal, se Ti e pranon pendimin dhe je i mėshirshėm!" [el-Bekare: 128]
Me kėtė ėshtė dashur tė thuhet qė Ibrahimi ka ndėrtuar tempullin mė tė ndershėm nė vendin mė tė ndershėm, nė luginėn e thatė, pas ēka ai u lut pėr bekimin e familjes sė tij, qė ata tė jenė tė furnizuar mirė, pavarėsisht mungesės sė ujit, drunjėve, tė mbjellave dhe frutave. Gjithashtu, u lut qė ai vend tė jetė i shenjtė, i mbrojtur, i sigurt dhe i rehatshėm.
Allahu iu pėrgjigj lutjes sė tij dhe i dhuroi atė ēfarė ai kėrkoi. Kėshtu, i lartėsuari thotė:"A nuk shohin ata sesi e kemi shenjtėruar tempullin dhe e kemi bėrė tė sigurt, ndėrsa kudo pėrreth tyre bėhen grabitje dhe plaēkitje?" [el-Ankebut: 67]. I lartėsuari, po ashtu, thotė:"A nuk u mundėsuam Ne qė tė banonin nė njė vend tė sigurt, ku sillen fruta tė tė gjitha llojeve si dhuratė nga ana Jonė?" [el-Kasas: 57]
Ai, po ashtu, e luti Allahun qė t'u dėrgojė njė lajmėtar, njėrin nga ata, dmth nga gjiri i tyre, i cili do tė flasė nė gjuhėn e tyre, nė gjuhėn e qartė e tė pastėr, qė me kėtė tė fitojnė dy gėzime: atė tė kėsaj bote dhe tė jetės sė pėrtejme, dmth tė kenė fat nė tė dy botėt.
Allahu ia pranoi edhe kėtė lutje dhe u dėrgoi njė lajmėtar. Dhe ēfarė lajmėtari! Me tė vulosi tė gjithė tė dėrguarit dhe pejgamberėt e Tij, me tė e plotėsoi fenė, gjė qė nuk i ka dhėnė askujt para tij.
Me misionin e tij pėrshiu tė gjithė njerėzit nė tokė, pavarėsisht racės gjuhės dhe cilėsive tė tyre, nė tė gjitha rajonet e botės dhe nė tė gjitha kohėrat, gjer nė Ditėn e Gjykimit. Kjo ėshtė njėra nga cilėsitė e tija, tė cilėn nuk e kanė pasur tė dėrguarit e tjerė, pėr shkak se ai ishte fisnik, pėr shkak tė plotshmėrisė sė fesė nė tė cilėn thėrriste, pėr shkak tė mjedisit tė ndershėm jetėsor tė tij dhe tė folmes sė qartė tė tij, pėr shkak tė mėshirės sė shumtė tė tij, pėr shkak tė prejardhjes fisnike tė tij dhe pėr shkak tė vlerės sė zanafillės sė tij dhe vendit tė prejardhjes.
Pėr shkak se ndėrtoi Ka'ben pėr tė gjithė njerėzit nė tokė, Ibrahimi [alejhis-selam] e meritoi qė pozita, statusi dhe vendi i tij tė jetė nė njė vend tė lartė nė qiell, tek tempulli i engjėjve [el-Bejtu-l-Ma'mur], i cili ėshtė Ka'be pėr banorėt e bekuar fisnikė tė qiellit tė shtatė.
Nė tė, pėr ēdo ditė, hyjnė shtatėdhjetė mijė engjėj dhe aty bėjnė ibadet pa dalur prej tij, gjer nė Ditėn e ringjalljes.
Ne nė Tefsir, nė suren el-Bekare, kemi pėrmendur se si ai e ndėrtoi Ka'ben, ku cekėm edhe hadithet dhe transmetimet qė kanė tė bėjnė me kėtė, gjė qė mjafton lidhur me kėtė temė, e kush tė dojė, le tė shikojė aty [Tefsirin]. Allahut i takon falėnderimi pėr kėtė.
Njėra nga kėto transmetime janė fjalėt e Sudejjit:"Kur Allahu e urdhėroi Ibrahimin dhe Ismailin qė ta ndėrtonte Ka'ben, ata nuk e dinin se ku gjindej vendi, gjersa Allahu nuk e dėrgoi njė erė, qė quhej el-Haxhuxh". Ajo erė kishte dy krahė dhe kokėn nė formė tė gjarpėrit. Ajo, sė pari, e shpėrndau dheun nga themelet e Ka'bes sė parė e, mė pas, ata tė dy, me anė tė kazmave, bėnė mihjen dhe i vendosėn themelet. Nė kėtė mendohet me fjalėt e Allahut:"Dhe kur Ne ia treguam Ibrahimit, si strehė, vendin ku gjindet tempulli." [el-Haxh: 26]
Kur ata ndėrtuan themelet dhe nisėn tė bėnin mur nė kėndin ku sot gjindet Guri i Zi, Ibrahimi i tha Ismailit: "O bir, shko dhe kėrkoje njė gur tė mirė, qė ta vendosi nė kėtė vend." "Baba," ia ktheu ai, "unė jam lodhur dhe plogėshtuar." Ibrahimi tha:"Nėse ėshtė ashtu, largohu!" Atėherė, Xhibrili ia solli Gurin e Zi prej Indisė, i cili, asokohe, ishte i bardhė, safir i bardhė, si segama [dru qė ka fruta jashtėzakonisht tė bardha].
Ademi e solli tė tillė nga Xheneti, mirėpo ėshtė nxirė nga mėkatet e njerėzve. Kur Ismaili e solli njė gurė tjetėr dhe e pa kėtė pranė kėndit tė Ka'bes, pyeti:"Baba, kush ta solli kėtė?" Ibrahimi u pėrgjigj:"Ai qė ėshtė mė i zellshėm se ti!" Kėshtu, ata bėnin mur dhe i luteshin Allahut:"Zoti ynė, pranoje kėtė prej nesh, se vėrtet Ti di ēdo gjė dhe dėgjon ēdo gjė!" [el-Bekare: 127]
Ibn Ebi Hatim pėrmend se ai e ndėrtoi Ka'ben duke pėrdorur material nga pesė kodra. Mė pas, thotė se erdhi Dhulkarnejni, i cili, asokohe, ka qenė sundues, ndėrsa ata po bėnin mur, dhe i pyeti:"Kush ju ka urdhėruar ta bėni kėtė?" Ibrahimi u pėrgjigj:"Na ka urdhėruar Allahu." Ai tha:"Kush do ta vėrtetojė kėtė ēfarė thua ti?" Atėherė, pėr kėtė dėshmuan pesė deshė, kėshtu qė edhe ai u bind dhe besoi. Ezreki shton se Dhulkarnejni, sė bashku me Ibrahimin, ka bėrė tauaf rreth Ka'bes.
Ka'ba ka mbetur njė kohė tė gjatė ashtu siē e pat ndėrtuar Ibrahimi. Mė pas e rindėrtuan Kurejshitėt, mirėpo ata e shkurtuan atė nga themelet e Ibrahimit, nga ana veriore, e cila ėshtė e kthyer nga Shami. E tillė ėshtė edhe sot.
Buhari dhe Muslim shėnojnė hadithin qė e transmeton Malik nga Ibn Shihab, e ai nga Salimi, qė Abdullah Ibn Muhamed Ibn Ebi Bekr e ka dėgjuar nga Ibn Umer, e ai nga A'isha, se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] nė njė rast kishte thėnė:"A nuk e ke vėrejtur sesi populli yt e ka shkurtuar atė nga temelet e Ibrahimit me rastin e rindėrtimit tė saj?" Unė thashė:"O i dėrguar i Allahut, a s'do ta kthesh atė nė themelet e Ibrahimit?" Ai tha:"Po tė mos kishte qenė populli yt deri vonė mosbesimtarė, do ta bėja kėtė." Nė njė tjetėr version thuhet:"Po tė mos kishte qenė populli yt deri vonė nė xhahilijet [injorancė]," ose ka thėnė "nė mosbesim," do ta shpenzoja thesarin e Ka'bes nė rrugė tė Allahut, do t'ia lėshoja dyert mė poshtė nga toka, ndėrsa Haxherin [Gurin] do ta bėja pjesė pėrbėrėse tė Ka'bes [pjesė e cila, sipas ndėrtimit tė Ibrahimit, edhe ka qenė pjesė e Ka'bes].
Ibn Zubejr [radiallahu anhu] e pat ndėrtuar Ka'ben ashtu siē kishte thėnė i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam], sipas asaj qė ia kishte transmetuar tezja e tij, A'isha, nėna e besimtarėve. Haxhaxhi, pasi e kishte mbytur Ibn Zubejrin, nė vitin shtatėdhjetė e tre sipas Hixhretit, lidhur me kėtė e njoftoi halifen Abdul-Melik Ibn Meruan, duke menduar se Ibn Zubejri kėtė e kishte bėrė nga hamendja, kėshtu qė urdhėroi qė Ka'ba tė kthehej nė gjendjen e mėparshme. Kjo u realizua me shembjen e murit tė Ka'bes nga ana e Shamit, ndėrsa vetė Ka'ba ėshtė shkurtuar nė anėn nė tė cilėn gjindet Haxheri. Teprica e gurėve ėshtė lėnė nė brendėsi tė Ka'bes, dyert lindore janė ngritur, kurse dyert nga ana e perėndimit krejtėsisht janė murosur. E kėtillė ka mbetur Ka'ba gjer mė sot.
Kur dėgjuan mė vonė se Ibn Zubejri kėtė e kishte bėrė bazuar nė tregimin e A'ishes, nėnės sė besimtarėve, ata u penduan pėr atė ēfarė bėnė dhe u erdhi keq qė nuk e kanė lėnė Ka'ben ashtu siē kishte qenė.
Mė pas, Mehdi Ibn Mensur, nė kohėn e vet, ka kėrkuar opinionin e Imam Malik Ibn Enes nė lidhje me kthimin e Ka'bes nė gjendjen nė tė cilėn kishte qenė kur Ibn Zubejri e pat rindėrtuar atė, mirėpo ai iu pėrgjigj:"Kam frikė qė sunduesit do tė luajnė me Ka'ben!", dmth qė mos ta rregullojė secili sundues sipas tekave tė veta. Kėshtu, ajo ka mbetur siē ėshtė sot.
Shkoqitur nga 'el-Bidaje uen-Nihaje' i Ibn Kethir
__________________
Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja. (El Bekare 191)
|