|
Pėr kend ėshtė haxhi obligim
Pėr kend ėshtė haxhi obligim
1. Haxhi ėshtė obligim pėr ēdo musliman qė ėshtė i pjekur nė moshė dhe i menēur (psikikisht i aftė), e nuk ėshtė obligim pėr jomuslimanin, as pėr fėmijėt, e as pėr tė rinjtė qė ende nuk kanė hyrė nė pubertet, siē nuk ėshtė obligim as pėr atė qė psikikisht nuk ėshtė i aftė.
Kjo konfirmohet edhe nė kėtė hadith tė Pejgamberit a.s.: Ėshtė ngritur lapsi pėr tri kategori njerėzish: Pėr atė qė ėshtė nė gjumė pėr derisa tė zgjohet, pėr fėmijėn derisa tė rritet e tė hyjė nė moshėn e pjekurisė dhe pėr atė qė nė njė periudhė ėshtė i sėmurė psikikisht pėrderisa t i rikthehet vetėdia.
2. Mirėpo pėr kryerjen e kėtij obligimi kushtozohet qė personi tė ketė edhe kushte materiale. Kėtė e vėrteton edhe ajeti kuranor i cili thotė: Pėr hirė tė Allahut vizita e shtėpisė (Qabes) pėr njerėzit ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo.
Dijetarėt islam kur e zbėrthyen kėtė ajet kur anor konstatuan se termi mundėsi udhėtimi i dedikohet atyre qė kanė mundėsi t i pėrballojnė harxhimet e udhėtimit. Kur e pyetėn Pejgamberin a.s. pėr fjalėn ES SEBILL qė nė pėrkthim do tė thotė mundėsi udhėtimi, iu pėrgjegj duke u sqaruar se fjala ėshtė pėr tepricėn dhe prehjen.
Nga kjo nėnkuptohet se kėtu fjala ėshtė pėr ata qė nuk jetojnė as nė Meke e as nė rrethinė e qė posedojnė pasuri pėr t i pėrballuar rrugės deri nė haxh dhe, po ashtu, prej pasurisė qė ka njė pjesė tė saj ia lė familjes e cila duhet tė mos ndjejė mungesė ushqimi pėrderisa tė kthehet ai prej haxhit.
Pra kjo qė u tha kėtu ėshtė kusht i domosdoshėm pėr atė i cili shpreh dėshirė pėr ta zbatuar urdhėrin e Alahut xh.sh. , porse qė nuk ėshtė vendas i Mekes por i vendeve tė largėta. Ndėrsa sa i pėrket banorėve tė Mekes e tė rrethinės, meqė e kanė mundėsinė e udhėtimit pėr ēdo moment, ky kusht pėr ta nuk mund tė vijė nė konsiderim.
Sa po kalon koha aq mė tepėr shkenca po pėrparon e po pėrsoset e me kėtė edhe mjetet e komunikacionit po modernizohen, kėshtu qė sot udhėtimi pėr nė Shtėpinė e Zotit xh.sh. po bėhet i mundshėm pėrmes lloj-lloj mjeteve, tė paisura, veē tjerash, edhe me ushqime te ndryshme e tė freskėta. Kjo po mundėson qė nė rrugė pėr nė haxh nuk ka mė nevojė qė haxhiu tė marrė ushqim me vete, sepse, pos nė mjetet e udhėtimit ushqimin e gjenė tė bollshėm e tė freskėt nė ēdo vend e skaj tė rrugės.
3. Kusht tjetėr qė kėrkohet pėr kryerjen e haxhit ėshtė edhe ai qė personi duhet tė jetė i moshės sė pjekur, qė do tė thotė se, sabiu-kalamani nuk obligohet ta bėjė haxhin. Mirėpo nėse shkon nė haxh bashkė me familjen e vet, ai mund t i kryej tė gjitha ceremonitė, ndėrkaq, nė kėtė rast, haxhi i tij ėshtė i vėrtetė. Por, kur i njėjti hy nė pubertet haxhi i tij mė nuk merret parasysh, qė do tė thotė se ai edhe mė tej mbetet i obliguar tė shkojė nė haxh. Kjo sepse, pėrderisa ka qenė fėmijė ai nuk ka qenė nė gjendje pėr ta kuptuar pėrgjegjėsinė dhe ka qenė i varur prej prindėrve tė vet si dhe ka vepruar ashtu siē ka parė. Kėtė e konfirmon edhe ky hadith: Nė qoftė se njė voglush e ka kryer haxhin me prindėrit e vet, pastaj (mė vonė) hy nė pubertet (nė moshėn e pjekurisė) pėr tė njėjtin kėrkohet pėrsėritja e haxhit.
Nėse fėmija nuk ka ihram, pėr atė tėrė barrėn e mbanė prindi i tij, pėr tė lutjet si dhe hudhjen e gurėve e bėn prindi i tij.
4. Ndėrkaq, sa i pėrket kryerejs sė haxhit nga ana e femrės kėtu shtrohen edhe disa kushte tjera qė u theksuan nga disa dietarė islam tė cilėt thonė se, femra e cila shkon nė haxh duhet tė jetė e shoqėruar nga bashkėshorti i saj, ose nga njė mashkull qė ėshtė shumė i afėrt me tė, si p.sh.: djali apo vėllai.
Ekziston edhe njė mendim tjetėr i njė grup dietarėsh tė cilėt theksojnė se femra ėshtė e obliguar tė shkojė nė haxh, pa varėsisht se a ka burrė apo tė afėrm tjetėr.
5. Nėse i ndjeri nuk arrinė ta kryej haxhin, ndėrkaq pėr kėtė ka shprehur dėshirė para se tė vdesė, atėherė trashėgimtari i tij duhet tė shkojė nė vend tė tij me pasurinė e vet, apo me pasurinė qė e ka lėnė i ndjeri, e nėse nuk ka mundėsi tė shkojė vetė, atėherė kėrkohet qė ta caktojė njė njeri tjetėr tė cilit do t ia paguajė tė gjitha shpenzimet.
6. Nėse personi ka hyrė nė kohėn e pleqėrisė sė rėndė, apo vuan prej ndonjė sėmundje tė pashėruar, atėherė prej tij kėrkohet qė ta caktojė ndonjė njeri i cili do tė shkojė nė haxh pėr tė. Nė kėtė rast, personi qė shkon bedel ėshtė i obliguar qė tė gjitha ceremonitė dhe lutjet t i kryejė nė emėr tė atij pėr tė cilin ka shkuar nė haxh.
Tė theksojmė kėtė se, nė kėtė rast ai person qė shkon nė haxh si bedel, paraprakisht ai duhet ta ketė tė kryer kėtė kusht, pra tė ketė qenė nė haxh pėr vete.
|