Pėrgėzohu o ti i cili iu pėrgjigje thirrjes sė Allahut (Subhanehu ue Teala)
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut (Subhanehu ue Teala), i Cili e bėri obligim Haxhxhin pėr ata tė cilėt kanė mundėsi Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ue Selem), familjen e tij, shokėt e tij, dhe gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.
Pėrgėzohu, o ti i cili ju pėrgjigje thirrjes sė Allahut (Subhanehu ue Teala) pėr kryerjen e Haxhxhit. Pėrgėzohu me shpėrblimet qė Allahu (Subhanehu ue Teala) i ka pėrgatitur pėr ty. Allahu (Subhanehu ue Teala) thotė:
"E kush do qė i bindet All-llahut dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė bashku me ata qė All-llahu i shpėrbleu: (me) pejgamberėt, besnikėt e dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė janė ata! Ky shpėrblim i madh ėshtė prej All-llahut. Mjafton qė All-llahu di mė sė miri."
[En-Nisa, 69-70]
Nuk ka dyshim se haxhi ėshtė njė prej veprave mė tė dashura tek Allahu (Subhanehu ue Teala) pas imanit (besimit), ėshtė pyetur Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) se cila vepėr ėshtė mė e mirė? Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) tha:
{ Besimi nė Allahun (Subhanehu ue Teala) dhe nė tė dėrguarin e Tij" E pastaj cila? Tha: "Xhihadi nė rrugėn e Allahut (Subhanehu ue Teala)" E pastaj cila? Tha: "Haxhi i pranuar. }
[Buhariu]
Gjithashtu, Haxhxhi ėshtė njė lloj Xhihadi nė rrugėn e Allahut (Subhanehu ue Teala), Aisheja r.a (gruaja e Pejgamberit (SalAllahu alejhi ue selem)) e pyeti Pejgamberin (SalAllahu alejhi ue selem):
{ O i Dėrguar i Allahut, xhihadi ėshtė puna mė e mirė, a tė bėjmė edhe ne xhihad? Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) i tha: Jo, mirėpo xhihadi mė i mirė ėshtė haxhi i pranuar. }
[Buhariu]
Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) i ka pėrgėzuar ata tė cilėt e kanė kryer Haxhxhin dhe janė larguar gjėrave tė urrejtura, se atyre u janė falur mėkatet, Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) ka thėnė:
{ Ai i cili bėnė Haxhxhin dhe nuk shanė, e as nuk shkakton polemikė (grindje), do tė kthehet nga Haxhxhi pa mėkate sikur atė ditė kur e ka lindur nėna e tij. }
[Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350]
Dhe ka thėnė Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem):
{ Haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrveē se xhennetin. }
Haxhi i pranuar ėshtė haxhi i cili kryhet vetėm pėr hir tė Allahut (Subhanehu ue Teala) me njė sinqeritet tė plotė, tė kryhet ashtu siē na ka udhėzuar Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem), dhe pa sharje, fyerje dhe duke u larguar nga mėkatet dhe gjėrat e papėlqyera.
Ata tė cilėt ju janė pėrmbajtur kėtyre rregullave, le tė pėrgėzohen se Allahu (Subhanehu ue Teala) ju ka falur mėkatet.
E lusim Allahun (Subhanehu ue Teala) qė ta ketė pranuar Haxhxhin e gjithė besimtarėve, dhe t'ua fal mėkatet e tyre dhe mėkatet tona, dhe tė ua mundėsoj tė gjithė besimtarėve shkuarjen nė Haxhxh.
Pėrgaditi: Eroll Nesimi
Kuran dhe Sunnet © 2002-2008
Kur“an dhe Sunnet - Pėrgėzohu o ti i cili iu pėrgjigje thirrjes sė Allahut (Subhanehu ue Teala)