Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Haxhxhi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 06-07-2005, 12:39
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 19-02-2005
Postimet: 181
All-llahu tė shpėrbleftė: 1
Falėnderuar 20 herė nė 14 Postime
Rep Fuqia: 0
Besim2005 ėshtė nė rrugė tė mirė
Prezenca me e bukur

PREZENCA MĖ E BUKUR
Ka arritur koha e qendrimit me te bukur ne vendin e shenjte dhe hyjnor. Dashuria hyjnore me miliona njerez i ka ndare nga shtepite dhe nga vendet e tyre, dhe eshte duke i terhequr drejt vendit te sigurte : “ Aty ka shenja te qarta :vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn ne te , ai eshte i sigurt . Per hir te Allahut , vizita e shtepise (Qabes) eshte obligim per ate qe ka mundesi udhetimi te ajo ,…III-97. Sh.A . Atje eshte vedni i drites dhe i besimit. E faleminderojme All-llahun xh,sh., qe {edhe nje here} na beri ta perjetojme muajin Dhil Hixhxhe. Eshtė muaji ne te cilin tubimi i myslimaneve ne Meke i habite tere boten . Me qindra mijera mysliman nga pese kontinentet e botes do te mblidhen ne Meke dhe Mdine. Te gjithe ne nje vend afer shtepise se Zotit – ne Meke – me gjithe fuqin e tyre do ta thrrasin Zotin e tyre : “ Perkujtoje kur Ne e udhezuam Ibrahimin per ne vendin e shtepise (Qabes) : te mos me pershkruaj Mua shok , pastroje shtepene Time per ata qe e vizitojne (bejne tavaf) , qe qendrojne ne kembe duke u falur , perkulur dhe qe bejne sexhde .” Kur’an XXII-26 .Sh. A .Lebbejk All-llahumme Lebbejk ! Vėrtete, kush ka menduar atehere, - kur Ibrahimi a.s. e rindertonte Qaben – se ky vend do te behet nje vend ku do te mbledhen ata te cilet e kerkojne – deshirojne All-llahun xh.sh : “Per ata qe mendojne se feja sjelle neglizhence, dobesi dhe pertaci, Haxhi eshte nje skene qe mund ta shohin se feja Islame sa eshte e gjalle dhe e levizshme, dhe se, me ēmenyre Islami i shtyne ne levizje shoqerin e shenjte, me zemer te njejtė dhe te bashkuar. Dhe se, si i bashkon zemrat ne formen me te bukur.Haxhi eshte tubimi i besimtareve dhe muvahideve (ata tė cilet besojne nje Zote) nga gjithe anet e botes nė vendin e shpalljese, dhe vendin ku ata duhen t’i hapin deren qe ne zemrat dhe shpirterat e tyre te depertoje njesia (Tevhidi) dhe urtesia hyjnore.
Me rėndėsi ėshtė kjo se, kur tė ndodhemi pran shtėpisė sė All-llahut, krejtėsisht tė lirohemi nga dėshirat e kėsaj bote, dhe ta shfytėzojmė kėtė rast qė na ėshtė mundėsuar nga Zoti, nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė pėrsosmėri dhe vlera shpirtėrore dhe etiko – morale. Kurse shpirtin ta ushqejmė nga burimi i kthejllt i urtėsisė. Haxhxhi eshte thirrje per te demonstruar deshiren dhe sakrificen ne kete kalim madheshtor, prandaj te njerezit do te hapen dyert e urtėsise dhe udheheqėsise. Duhet qe nga ky rast haxhinjte (pelegrinjt) te perfitojne sadopak nga kuptimi i thelle e i paskajshem. Veprimet dhe lutjet e haxhit nga njera ane e transformojne epshin e njeriut, dhe nga ana tjeter njeriun e bashkojne me shoqerine, dhe ia perkujtojne pergjegjesine shoqerore. Ne haxhxh , njerezit te bashkuar dhe me besimin nė nje Zot, paraqesin nje imazh te ri nga jeta. Imazh ky i cili prezanton njeriun si rob te Zotit dhe atje nuk ka asnje shenje nga trazirat, shtypja dhe diskriminimi, por, gjithkah eshte pėrplote me paqe dhe vllazeri “ K . III-97 “. Ne vendin i cili eshte selia e prezantimit te mendimit te mijra vizitoreve besimtare ne Zotin . Nje dhe te Vetem nga te gjitha anet e botes, miresite dhe bukurite morale verehen ne nje menyre tjeter. Nė nje nga kujtimet e haxhit lexojme keshtu: “Ne ate tubim madheshtor Sudanezet dhe Nigerianet me trupa te fuqishem dhe me ngjyre te erret, Malezianet dhe Indonezianet me kapela nje ngjyreshe dhe grate e tyre me shami te gjata dhe me fytyra te qeta, Arabet, Iranianet, Indianet, Pakistanezet,Turqit , Shqiptaret , nga tė gjitha kombet me karakteristika tė ndryshme me respekt dhe edukat te veēant jane duke kryer rregullat e haxhit. Ne kete kohe shikimet jane plote meshire, dhe sjelljet jane te mira, si dhe fytyrat te qeshura dhe te gėzuara. Pra, kjo mase e madhe ne kete vend ne kerkim te kujt eshte? Kjo eshte nje ndodhi qe vlen te shikohet. Feja Islame, per te gjithe kete mase te madhe te njerezve posedon programe te begatshme. Nga transmetimet dhe ajetet e Kur’anit shohim se ceremonia e haxhit eshte me qellim te shfrytezimit te miresive te cilat Allahu xh.sh., i ka vendosur ne te. Ne suren Haxh, “ Dhe thirr nder njerez per haxhin , se te vijne kembesore e edhe kalores me deve te rraskapitura qe vijne prej rrugeve te kargeta . “ ( Vijne ) Per te qene te pranishem ne dobite e tyre dhe qe ta permendin Allahun ne ato dite te caktuara dhe per qe i ka furnizuar me kafshe . hani pra , prej tyre (kurbanave te ) dhe ushqeni te ngushtuarin e te varferin . “ Kur’an XXII-27, 28. Sh. A . Nje nga detyrat e medha myslimaneve eshte kuptimi i ketij realiteti se , ē’eshte haxhi dhe pse gjithmon duhet qe te shpenzojme nje pjese te mundesive materiale per te zbatuar kete obligim? Haxhi eshte prezantim dhe matje e aftesise, dhe mundesive materiale e shpirterore te myslimaneve. Haxhi eshte si Kur’ani, nga i cili perfitojne te gjithe. Por, sikur dijetaret mysliman te thellohen ne detin e mesimeve te tij , nga guackat e tij do te nxjerrin xhevahire te ēmueshem, dhe do te ngopen nga mesimet dhe urtesite e tij. Eshte e qarte se haxhi perpos perfitimeve tė medha shpirterore, mund te jete edhe vendi me i rendesishem per shkembim te mendimeve dhe unitetin e myslimaneve ne perballje me shtypjen dhe agresionin, si dhe per te mbrojtur te shtypurit ne bote. Normalisht, nuk perputhet me logjiken qe kjo energji e madhe qe vjen nga tubimi i qindra mijera njerezve besimtar , te lihet dhe perfundoj pa arritje ne qellimet dhe programet e duhura.. Nje kohe te ketille , haxhinjte nuk mund qe te mos mendojne dhe te jene indiferent perballe fatit te popullit ; Palestinez, Afganistanez , Irakien dhe popujt e vendeve tė ndryshme tė botes te cilet ndodhen nen kthetrat e pushtuesve shtypes dhe agresoreve .
Filozofia e tubimit te myslimaneve ne vendin e zbritjes se shpalljes , eshte solidariteti dhe arritja e unitetit ne mes pasuesve tė Islamit , per t’u perballur me ekspansonizmin boteror. Muslimanet duke shkembyer ekperiencat dhe mendimet e tyre mund qe te arrijne ne haxhin e vertete qe kerkon edhe feja Islame. Sot, myslimanet me shume se kur kane nevoje per bashkim ne menyre qe te neutralizojne planet per sundimin e vendeve Islamike, me pretekst te luftes kunder terrorizmit.” Tani kur jane realizuar efektet me te ndikueshme tė bashkejeteses dhe meshires perballe Zotit, dhe bashkimit me detin e meshirės hyjnore nė kuadėr te rregullave tė haxhit edhe ne te bashkuar me entuziazmin e madh te pelegrinjeve, therrasim: Lebbejk All-llahumme Lebbejk (o Zot e pranova ftesen Tende). Tani ne periudhen kur bota eshte zhytur ne shtypje dhe pasiguri, vizitoret e shtepise se Zotit, te gjithe njerezve kudo qe jane ne bote ua dergojne kete mesazh: “ne qofte se All-llahu Nje dhe i Vetem , dhe mesimet e bukura e jetesore te Tij , vendosen si boshte i levizjes se njerezve ne jete, do te zhduken te gjitha parregullesit ne shoqerine njerezore dhe bota do te mbushet perplote me paqe dhe siguri”.
Diten qe pejgamberi i Islamit, Muahmmedi s.a.v.s., filloi emigrimin e tij historik, nga Meka, ne qytetin e Medines ,e mirepriti trupin e nderuar te Pejgamberit s.a., deri sa te pergatitet per rolin e ēmueshem dhe te perhershem ne sherbim te fese se All-llahut, Islamit. Keshtu qe, Medina u be qytet i Pejgamberit, dhe kete krenari e ruajti ne vete, deri sa u be kryeqytet i pare i Islamit. Te njohurit me qytetin e Medines se vertetė, do te thote ; te njohurit me nje pjese te rendesishme te historise se islamit dhe te njerezimit. Pas ardhjes se Pejgamberit s.a., ne Medine u themelua kushteta e pare dhe me e rendesishme e historise islame. Ne ditet e bekuara te haxhit eshte madheshtore te qendrosh ne ambientin hyjnor dhe shpirteror te Medines, e ne veēanti afer xhamise se Pejgamberit, Muahammedit s.a.v.s. Myslimanet nga tere bota gupe-grupe tubohen ne xhamine e Pejgamberit a.s .Ne kete qytet –Medine- eshet vorrosur , Pejgamberi i Allahut hz. Muhammedi s.a.v.s., njeriu qe e nderroi kahjen e rrjedhes se botes, dhe per njerezimin solli fene e persosur, fene islame : “ ….Sot persosa per ju fene tuaj , plotesova ndaj jush dhuntine Time , zgjodha per ju islamin fe . K : “….V – 3 . Sh.A. Njeriut i mesoi vlerat morale dhe themeloi nje civilizim te rri. Nė te vertete, sa e kendshme eshte vizita ne xhamin e Pejgamberit a.s., ! Syte jane te perlotur, dhe sekretin e ketyre loteve e di vetem Allahu xh.sh . Ky grup i madh njerezish , kane shume gjera per t’i thene Pejgamberit a.s.. Ēdo kush eshte ulur ne nje kend te xhamise se Pejgamberit a.s., dhe peshperit diēka. Kur degjojme zerin e ezanit vetvetiu njeriut i kujtohet nje e kaluar e larget, koha kur Bilalli r.a., shoku i sinqerte i te derguarit te Zotit i ftonte njerezit per ne namaz. Ah , sikur edhe ne te kishim qene present ne ato momente te bukura dhe te ndjenim prezencen e Pejgamberitit s.a.! Sot, pas shume shekujsh nga prezenca e Pejgamberit s.a., dhe shokeve te tij ne Medine, vazhdon te jete gjalle kujtimi per meshiren dhe sakrificen e Pejgamberit s.a., ne mendjet e myslimaneve, dhe keshillat e tij jane varur ne shpirtin e tyre. Ne nje kohe kaq te vlefshme dhe pran varrit te profetit, sa bukur eshte te kujtojme disa nga keshillat e tij, ku thote: Pa dyshim qe mirekuptimi dhe solidariteti ne mes myslimaneve dhe menjanimi i mosmarreveshjeve klanore dhe kulturore, do te behet shkak i arritjese ne nje identitet te perbashket te bazuar ne kulturen dhe mesimet Islame. Edhe ne Kur’anin famelarte kur Zoti i Plotėfuqishem i fton myslimanet per ne haxhxh ; K : XXII-27 .flete per disa dobi qe mund te perfitohen nga haxhxhi . Dobit e haxhit jane dy lloje. Dobit e kesaj dhe botes tjeter. Ne vazhdim ne lidhje me dobit e kesaj bote te fituara nga haxhi eshte : Dobit kryesore te haxhit per kete bote , eshte se haxhi shkakton lartesimin e jetes shoqerore te njeriut duke i falur jetes gjalleri, si dhe largon mangesit e ndryshme ne tregti, politikė dhe ne ēeshtje tjera. Ne haxh uniteti shpirteror ne mes grupeve nga vende tė ndyshme te botes , fton ata ne kryerjen e puneve te perbashketa. Ne kete menyre ata duke shkembyer mundesite dhe solidaritetin ne mes vete do punojne ne zgjidhjen e
problemeve. Ne te kaluarėn myslimanet ,ne aspektet e tjera tė haxhit si, aspekti shoqeror i kushtonin me pak vėmendje. Kur sot, pėrshkak tė problemeve te medha qe ekzistojne ne marredheniet ne mes popujve dhe problemet e shumeta ne te cilat sot perballen myslimanet, me teper ndjehet nevoja e bashkepunimit dhe marredhenieve shoqerore ne mes tyre, dhe haxhi eshte nje rast i volitshem per kete qellim. Haxhxhi gjithashtu krijon kushte per shkembim te mendimeve dhe zhvillim te dialogjeve te rendesishme tė myslimaneve ne menyre qe me ane te marredhenieve tė organizuara mire tė zgjedhin problemet dhe sfidat qe ekzistojne ne mesin e myslimaneve. Siēe dihet bota islame posedon njė popullat shume te madhe, ne veēanti gjenerata e rre e saj posedon talent dhe force te jashtzakonshme per zbatimin e puneve me vlere. Rezervat e medha te naftes, gazit dhe minierat e pasura tė cilat ekzistojne ne vendet Islamike, te cilat ne disa vende te lindjes se mesme ekzistojne shume trazira kunfliktuoze. Kėto jane disa ēeshtje qe duhet patjeter te parashtrohen ne ceremonin e haxhit. Nje ēeshtje tjeter qe meriton tė shqyrtohet ne haxhxh , eshte programimi ne sferat e shkences dhe kultures. Kjo ēeshtje meriton nje perpjekje teper te madhe, e ne veēanti nga ana e mednimatreve te botes islame. Politikanet dhe mendimtaret e botes islame , sot kane nje pergjegjesi shume te madhe. Nė ditet tona mendimtaret mysliman , duhet qe te perserisin mesimet e qarta tė Islamit ne ēeshtjet si te drejtat e njeriut, lirine, demokracine, te drejtat e grave, lufta kunder diskriminimit dhe korrupsionit, largimi i varferise dhe lufta kunder prapambeturise shkencore tė tė rinjėve mysliman .Pa dyshim konsultimi, bashkmendimi, dhe shkembimi i informacioneve nė lidhje me ēeshtjet e rendesishme shoqerore dhe kulturore, do tė behet shkak per gjetjen e rrugeve tė pershtatshme per zgjidhjen e problemeve te botes. Mirepo, organizimi i disa konferencave gjatė haxhit, nė Meke, keto vite tė fundit ka patur arritje tė mira pėr myslimanėt nė sfera tė ndryshme si ato shoqėrore dhe kulturore. Por, ne ket periudhe te ndjeshme te kohes kemi nevoje per perpjekje me serioze dhe per nje kujdese shume me te madh ndaj kesaj ēeshtjeje, sepse shume qeveri si ajo Amerikane, pėrpiqen qe me ane te sulmeve te gjera kulturore te njollosin vlerat fetare dhe identitetin kombetare te popujve mysliman. Ne disa fjale te zonjes Zejneb Kobult , Ajo , pas shumė hulumtimeve qe ka bere, ka pranuar islamin, lidhur me haxhin thote: “Haxhxhi ka ndikuar shume tek une. Nje grup i madh njerezish nga kater anet e botes jane mbledhur rrethe njeri – tjetrit per ta adhuruar Zotin dhe per tu njohur me te tjere. Te jesh ne mes kėtyre njerezve dhe shohesh kete qendrim te bukur zgjon ndergjegjen e njeriut. Haxhi per myslimanet krijon mundesin qe ata te njihen me problemet e njeri – tjeterit. Ne haxhxh humbet distanca gjeografike dhe zhduken mosmarreveshjet ne mes grupeve dhe racave. Po kėto bukuri dhe miresi te fese islame u bene shkak qe une te drejtohem drejt kesaj feje qiellore.”
Besim 2005 .
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
xhesita (15-11-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Haxhxhi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Cila ėshtė vajza mė e bukur? MuslimaneElh Gruaja dhe Familja 0 14-02-2008 08:43
Emrat e bukur tė Allahut – Esmaullahi-l-Husna Amra Akide 0 18-12-2007 20:07
Cila ėshtė vajza mė e bukur? firdeuse Gruaja dhe Familja 0 24-08-2007 22:21
Mė duhen emra musliman pėr vajzat ? bekir-87 Pyetje-Pėrgjigje 4 01-12-2006 14:12
Emrat E Bukur Tė All-Llahut (Arabisht-Shqip) Shkupjani_ger Kur“an dhe Tefsir 0 17-11-2006 01:37


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 13:12.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.