Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 19-09-2005, 08:42
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 21-08-2005
Postimet: 183
All-llahu tė shpėrbleftė: 49
Falėnderuar 110 herė nė 58 Postime
Rep Fuqia: 156
Muxhahidi is just really niceMuxhahidi is just really nice
Njohje e pėrgjithshme me Islamin

NJOHJE E PERGJITHSHME ME ISLAMIN


Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėve, paqa dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi prijėsin e tė dėrguarve, Pejgamberin tonė Muhammedin dhe mbi familjen, shokėt e tij, e pasuesit. Nė vijim:

ISLAMI: Eshtė dėshmia “La ilahe il-lall-llah, Muhamedun resulull-llah” (Nuk ka tė Adhuruar i Cili meriton adhurimin pėrveē All-llahut, dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij), me zemėr, gjuhė e gjymtyrė. Islami pėrfshinė besimin nė gjashtė shtyllat e besimit, zbatimin i pesė shtyllave tė Islamit e tė gjitha kėto me bamirėsi.

ISLAMI: Eshtė vula e dėrgesave tė All-llahut e shpallur mbi vulėn e tė dėrguarve tė Tij Muhammedit birit tė Abdull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)[1]. Islami ėshtė feja e vėrtetė, qė nuk pranon All-llahu prej askujt fe tjetėr pėrveē tij. Tė cilėn e ka bėrė All-llahu fe tė lehtė pa asnjė veshtirėsi, ithtarėt e tė cilės All-llahu nuk i ka ngarkuar me diēka qė nuk mund ta kryejnė, e nuk i ka detyruar muslimanėt tė bėjnė tė pamundurėn.

FE: Baza e sė cilės ėshtė tevhidi (monoteizmi)[2], simboli i sė cilės ėshtė besnikėria, boshti i saj ėshtė drejtėsia, lėnda ushqyese e saj ėshtė e vėrteta, e shpirti i saj ėshtė mėshira.

FE madhėshtore qė i drejton robėt nė ēdo tė mirė qė u bėn dobi atyre nė kėtė botė dhe tjetrėn, u tėrheq vėrejtjen atyre prej ēdo gjėje qė i dėmton nė fe, kėtė botė dhe tjetrėn. All-llahu me kėtė fe ka pėrmirėsuar besimet, e pėrsosur moralet, e me tė ka pėrmirsuar jetėn e kėsaj bote dhe ahiretin [3], (botėn e ardhshme).

Me kėtė fe All-llahu ka bashkuar ndėrmjet zemrave tė pėrēara, e mendimet i filtroi nga errėsira dhe e kota, e i drejtoi drejt tė vėrtetės e i udhėzoi nė rrugė tė drejtė.

Fe e pėrpiktė e ruajtur nė gradėn mė tė lartė, e sigurtė nė lajmet qė ka sjellė, e nė tė gjitha ligjet. Kėshtu qė nuk ka lajmėruar vetėm se me besnikėri e drejtėsi. E nuk ka gjykuar vetėm se me mirėsi e drejtėsi, me besimet e drejta,veprat epėrpikėta e moralet larta. Qėllimi i dėrgesės islame ėshtė arritja e pikave tė mė poshtme:

1- Njohja e njerėzve me Zotin e tyre, Krijuesin e tyre, me emrat e Tij tė bukur nė tė cilat nuk i pėrgjason askush Allahut, cilėsitė e Tij tė larta e veprat e Tij tė urta e tė plota.

2- Thirrja e robėrve nė adhurimin e All-llahut tė vetėm e pa shok duke zbatuar ēdo ligj tė Librit tė Tij e Synetit (traditės) tė Dėrguarit tė Tij e ēdo obligim, urdhėresė, ndalesė nė tė cilat ėshtė mirėsia nė kėtė botė dhe nė botėn e ardhshme (ahiret).

3- Pėrkujtimi i tyre me gjendjen qė jetojnė nė tė e me vendkthimin e tyre pas vdekjes, ēfarė do tu ndodhė nė varre, rringjalljen, dhėnien e llogarisė, e sė fundi nė xhennet [4] ose nė xhehenem [5], e kjo sipas veprave tė kryera,nėse ka bėrė mirėsi do tė gjej mirė, nėse ka bėrė keq do tė gjejė keq.
Bazat mė tė rėndėsishme qė thėrret Islami nė to mund ti paraqesim nė vijat e mėposhtme:
Sė pari: THERRET NE BESIM (AKIDE)

I cili plotėsohet duke besuar nė gjashtė shtyllat e besimit.

1- Besimi nė All-llahun,

a- Duke besuar se All-llahu ėshtė Zot, Krijues, Sundues, Rregullues i ēėshtjeve (Rububije).
b- Veēimi i All-llahut nė adhurim, duke besuar se All-llahu ėshtė Zoti i adhuruar i vėrtetė e ēdo gjė qė adhurohet pėveē Tij ėshtė e kotė (Uluhije).
c- Besimi nė emrat e cilėsitė e Tij qė do tė thotė se All-llahu ka emra tė bukur e cilėsi tė larta nė dritėn e asaj qė ka ardhur nė librin e Tij e synetin e tė Dėrguarit tė Tij Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)-(Esmai ue Sifat).

2- Besimi nė melaiket (engjujtė).

Melaiket janė robėr tė nderuar tė All-llahut. All-llahu i ka krijuar pėr ta adhuruar Atė. I janė nėnshtruar e bindur Atij. All-llahu i ka ngarkuar me punė nga mė tė ndryshmet, prej tyre:
Xhibrili- tė cilin, e ka ngarkuar me sjelljen e shpalljeve tė dėrguarve tė Tij. I cili e zbret dhe e renditė, e ja kumton shpalljen nga All-llahu kujt tė dojė All-llahu prej tė dėrguarve tė Tij.
Mikaili- ėshtė i ngarkuar me sjelljen e shiut, e bimėt.
Israfili- ėshtė i ngarkuar me fryerjen e bririt kur tė vdesin tė gjitha krijesat pėr ringjallje.
Meleku i vdekjes- [6] (ose melekul-meuti), ėshtė i ngarkuar me marrjen e shpirtėrave.

3- Besimi nė librat

All-llahu i Lartėmadhėruar ka zbritur mbi tė dėrguarit e Tij libra nė tė cilat gjendet udhėzim, mirėsi, e rregullim. Prej librave qė dimė janė:
a- Tevrati [7], tė cilin All-llahu i Madhėruar ia ka zbritur Musait (sal-llal-llahu alejhi ve sel-lem) e ky libėr konsiderohet si libri mė i madh i Israilitėve.
b- Inxhili, tė cilin All-llahu i Madhėruar ia ka zbritur Isait (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).
c- Zeburi, tė cilin All-llahu i Madhėruar ia ka zbritur Daudit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).
ē- Fletushkat e Ibrahimit e Musait.
d- Kur’ani i Madhėruar, tė cilin All-llahu i Madhėruar ia ka zbritur vulės sė tė dėrguarve, Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). All-llahu me zbritjen e Kur’anit i ka shfuqizuar librat e tjerė pėrpara tij. Gjithashtu All-llahu e ka marrė pėrsipėr ruajtjen e Kur’anit prej ēdo devijimi sepse Kur’ani ėshtė argument pėr tė gjitha krijesat deri nė ditėn e gjykimit.

4- Besimi nė tė dėrguarit

All-llahu i Madhėruar ka dėrguar te robėrit e Tij tė dėrguar, i pari i tyre Nuhu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e i fundit Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). E tė gjithė tė Dėrguarit ndėr ta Isai i biri i Merjemes dhe Uzejri (sal-lall-llahu alejhima ve sel-lem) janė robėr prej robėrve tė All-llahut, askush prej tyre nuk ka veēori hyjnore (tė Zotit).
Janė robėr prej robėrve te tij dhe All-llahu i ka nderuar me shpalljet. Dėrgesat janė tė vulosura me dėrgimin e tė dėrguarit tonė Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) tė cilin e ka dėrguar pėr tė gjithė njerėzit mbarė dhe nuk ka tė dėrguar tjetėr pas tij.

5-Besimi nė ditėn e gjykimit

E kjo ėshtė dita e kijametit (Katastrofės) pas sė cilės nuk do tė ketė mė ditė pas saj. Atė ditė All-llahu do ti ringjallė njerėzit pas vdekjes tė gjithė pėr tė dhėnė llogari pėr ēdo vepėr tė kryer nė kėtė botė pėrpara Gjykatėsit, Fuqiplotit, Supremit, tė Drejtit, Krijuesit tė qiejve e tė tokės, All-llahut i cili din atė qė ėshtė e dukshme e qė fshihet nė zemra., tė gjallė (me trup e shpirt) pėr tė qenė pėrjetėsisht (pavdekje) ose nė vendin e begative (tė pėrhershme e tė pashtershme) xhennet, ose nė vendin e dėnimeve tė dhimbshme (tė pėrhershme e tė pashtershme) xhehenem.
Besimi nė ditėn e gjykimit pėrfshin edhe besimin nė ēdo gjė qė do tė ndodhė pas vdekjes, duke pėrfshirė sprovėn nė varr, dėnimin e begatimin nė tė, ringjalljen, tubimin, llogarinė e nė fund pėrfundimi nė xhennet ose xhehenem.
6- Besimi nė kaderin [8](parapėrcaktimin).
E besimi nė kader pėrfshinė besimin se All-llahu e ka pėrcaktuar rrjedhėn e gjithėēkaje e i ka gjendur konform dijes sė Tij tė hershme e sipas Urtėsisė sė Tij tė plotė. Gjithēka ėshtė e ditur dhe e njohur pėr sa i pėrket All-llahut tė Madhėruar, e shkruajtur nė Lehvi Mahfudh (“Libri i ruajtur” libri nė tė cilin ėshtė shkruajtur gjithēka deri nė Ditėn e Gjykimit), e tė gjitha kėto me dėshirėn e Tij, e mė pas krijimi i tyre e nuk ka ndodhur e ekzistuar asgjė vetėm se me dėshirėn e Tij e krijimin e Tij.
Sė dyti: Shtyllat e Islamit.
Islami ėshtė ndėrtuar mbi pesė baza, nuk ėshtė njeriu musliman i vėrtetė derisa ti besojė dhe ti kryejė kėto shtylla, e kėto shtylla janė:
Shtylla e parė: Shehadeti, e qė ėshtė: La ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah [9].
Dėshmia: Se nuk ka Zot qė meriton adhurimin veē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut. Kjo dėshmi ėshtė ēelėsi i islamit dhe baza e tij mbi tė cilėn ndėrtohet islami.
” La ilahe il-lall-llah” do tė thotė: se nuk ka Zot, qė me tė vėrtetė e meriton adhurimin veē All-llahut, tė vetėm e tė pa shok.
All-llahu ėshtė Zoti, i Adhuruari i vėrtetė e ēdo zot, i adhuruar tjetėr pėrveē Tij ėshtė i kotė.
Fjala “ilah” do tė thotė:“ i adhuruar”.
“Muhammedun resulull-llah” do tė thotė: se Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ėshtė i Dėrguari i All-llahut e ti besojmė Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nė ēdo gjė qė na ka lajmėruar, e ti bindemi nė ēdo gjė qė ka urdhėruar e tė largohemi prej ēdo gjėje qė ka ndaluar.
Shtylla e dytė: Salati (falja) [10]
Ato janė pesė namaze tė cilat pėrsėriten ēdo ditė nga pesė herė. Kėto falje i ka obliguar All-llahu qė tė jenė si lidhje ndėrmjet robit dhe Zotit, ti lutet Atij nė to fshehurazi e ti lutet (pėr ēdo gjė), e janė ndaluese pėr muslimanin nga punėt e kėqija e veprat e turpshme [11].
All-llahu ka pregaditur pėr ata qė i kryejnė faljet mirėsi fetare, pėrmirėsim tė imanit e shpėrblim prej Tij tė hershėm e tė vonshėm. Robi me kryerjen e faljes gjen kėnaqėsi shpirtėrore e trupore qė e bėnė atė tė lumtur nė kėtė botė dhe nė tjetrėn.
Shtylla e tretė: Zeqati (dhėnia e lėmoshės)
Kjo ėshtė lėmoshė tė cilėn e jep kush mbizotėron nisabin [12] ēdo vit atij qė e meriton [13] prej tė varfėrve etj… Zeqati nuk ėshtė obligim pėr tė varfėrin qė nuk zotėron nisabin e zeqatit por ėshtė obligim ndaj tė pasurve qė tu plotėsohet feja e islami, e i pasuron gjendjet e moralet e tyre. Zeqati i shmang mangėsitė e tyre, tė pasurisė sė tyre. Gjithashtu zeqati i pastron nga tė kėqiat, e ashtu njėkohėsisht ėshtė ndihmesė pėr tė nevojshmit, pėr tė varfėrit ndaj besimtarėve tė pasur.
Pėr ti rregulluar gjendjet e tyre pėrgjithėsisht, me gjithė kėto dobi zeqati nė vetvetėn e tij ėshtė njė pjesė tepėr e vogėl pėr sa i pėrket asaj qė u ka dhėnė All-llahu prej pasurisė e furnizimit tė pasurve.
Shtylla e katėrt: Sijami (Agjėrimi).
Agjėrimi kryhet nė njė muaj tė ēdo viti e ky muaj ėshtė muaji i Ramazanit tė begatshėm, muaji i nėntė i vitit hėnor (vitit el-hixhrij). Muslimanėt tė gjithė bashkohen nė lėnien e epsheve esenciale, si pirjes, ngrėnies dhe kryerjes sė marrėdhėnieve gjatė ditės, prej agimit e deri nė perėndim tė diellit.
All-llahu i Lartėmadhėruar ua zėvendėson kėtė me mirėsinė e begatinė e Tij, e u plotėson fenė e besimin dhe i pėrsosė virtytet, e dobi tė tjera tė ndėrtuara mbi agjėrimin prej mirėsive tė mėdha nė kėtė botė dhe nė tjetrėn.
Shtylla e pestė: Haxhi [14]
Haxh-xhi ėshtė qėllimi, vizita e shtėpisė sė All-llahut, pėr tė kryer njė adhurim tė caktuar nė kohė tė caktuar sipas rregullave tė Sheriatit (Legjislacionit) islam. All-llahu e ka bėrė obligim pėr ata qė kanė mundėsi njė herė nė jetė.
Nė kėtė manifestim bashkohen muslimanėt prej tė gjitha vendeve nė vendin mė tė mirė tė rruzullit tokėsor, e adhurojnė aty njė Zot, All-llahun e vetėm, veshin njė rrobe tė vetme, nuk ka dallim ndėrmjet kryetarit e vartėsve, tė varfėrve e tė pasurve, tė bardhit me te ziun, kryejnė adhurime tė caktuara e tė kufizuara.
Adhurimi mė i madh ėshtė qėndrimi nė Arafat [15], tavafi [16] nė Qaben e nderuar e cila ėshtė kibėl [17] e muslimanėve dhe ecja ndėrmjet Safės dhe Merves.
Nė Haxh-xh ka dobi e pėrfitime fetare, e tė kėsaj bote, sa qė nuk mund ti pėrbledhim e ti numėrojmė. (Tė cilat i din e i ndien vetėm ai qė e ka kryer kėtė obligim tė madhėrueshėm).
Sė treti: Ihsani (Bėmirėsia)
Qė do tė thotė: ta adhurosh All-llahun me besim tė plotė e duke zbatuar Islamin sikur po e sheh, megjithėse nuk e sheh Ai nė tė vėrtetė tė sheh, e kjo ndjehet e mėsohet duke njekur Synetin e tė Dėrguarit tė Tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e duke mos e kundėrshtuar.
Islami e ka rregulluar jetesėn e ithtarėve tė tij nė veēanti e pėrgjithėsi duke u siguruar atyre lumturi nė kėtė botė dhe nė ahiret. U ka lejuar islami atyre qė e shtrėngojnė kėtė fe tė martohen dhe ka nxitur pėr tė dhe i ka ndaluar prej imoralitetit (zinas), homoseksualizmit dhe prej tė gjitha veprave tė fėlliqura. Islami e ka bėrė obligim ndėrlidhjen e farefisit duke qenė pranė tyre me vizita siē u ka bėrė obligim sjelljen butė me tė varfėrin, tė vobektin dhe mbrojtjen e tyre. Ashtu siē ka bėrė obligim e nxitur ēdo musliman, tė arrijė e pėrsosė ēdo moral tė lartė e i ka ndaluar e tėrhequr vėrejtjen prej ēdo morali tė poshtėr dhe tė ulėt.
Gjithashtu u lejon fitimin e mirė prej hallallit, qoftė kjo prej tregtisė, qirasė etj, e u ka ndaluar kamatėn (faiden) dhe ēdo tregėti tė ndaluar e ēdo gjė qė ėshtė ndėrtuar mbi mashtrime.
Siē ka vėnė re gjithashtu luhatjen e njerėzve nė shtrėngimin sipas rregullave tė islamit dhe zbatimin e tė drejtave tė tė tjerėve. Pėr kėtė arsye ka bėrė dėnime frenuese, pėr disa tejkalime qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e All-llahut; si (er-ridde) tė lėnit e fesė islame, imoraliteti, pijet alkoolike etj, siē ka vėnė dėnime tė ashpra pėr ēdo cėnim tė tė drejtave tė njerėzve, nė gjakun, pasurinė, e nderin, si vrasja, vjedhja, shpifja, ose cėnimi me goditje e dėmtim.
E tė gjitha kėto janė dėnime tė pėrshtatshme me krimin; mesatare, pa e lėnė mangut e pa e tepruar. Siē ka rregulluar Islami lidhjet ndėrmjet vartėsve dhe kryetarit dhe i ka bėrė obligim vartėsve bindjen ndaj kryetarit me pėrjashtim tė rastit kur bie nė kundėrshtim me ligjet e All-llahut apo urdhėron nė mėkat, e u ka ndaluar rreptėsisht tė ngrihen kundėr tij, sepse njė vepėr e tillė pėrmbledh nė vetveten e saj prej tė kėqiave tė pėrgjithshme e tė veēanta.
E nė mbyllje theksojmė se islami ka pėrfshirė mėnyrėn me tė pėrsosur pėr ndėrtimin e shoqėrisė nė hapat tė duhura duke gjetur lidhjet e duhura e tė drejta ndėrmjet robit dhe Zotit tė Tij dhe ndėrmjet robit e bashkėsisė sė tij nė tė gjitha fushat e jetės.
Nuk gjendet diēka e vyer dhe e shtrenjtė prej moralit, ndėrthurrjeve tė marrėdhėnieve (Muamelat), vetėm se Islami e ka udhėzuar popullin dhe e ka nxitur nė arritjen e tyre. E nuk gjindet diēka e urrejtur dhe e ulėt prej moralit, ndėrrthurjeve tė marrėdhėnieve, vetėm se Islami i ka tėrhequr vėrejtjen popullit dhe e ka ndaluar prej saj (madje dhe rrugėt qė ēojnė nė tė) e kjo e paraqet madhėshtinė, virtytet e larta, mirėsinė, e kėsaj feje nė tė gjitha lėmitė.
Dhe sė fundi falėnderimi i takon All-llahut Zotit tė botėve.
Pėrktheu nga gjuha arabe: Ahmed Kalaja -Tiranė
Pėrkujdesja kompjuterike: Eroll Rexhepi –Pejė
Medinė 16.02.99
Vėrejtje: Fusnotat dhe shenimet nė kllapa ( ) janė tė pėrkthyesit

[1] Shprehja (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), do tė thotė paqa dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi tė.
[2] Tevhid don tė thotė: Besimi e veēimi i All-llahut nė adhurim, tė vetėm, pa shok.
[3] Bota e pėrjetshme pas vdekjes e deri nė pėrfundim nė xhennet ose nė ixhehenem pėrjetėsisht.
[4] Xhenneti ėshtė vendi ku do tė jenė besimtarėt.
[5] Xhehenemi ėshtė vendi ku do tė jenė mosbesimtarėt.
[6] Tė quajturit e tij me emrin “Azrail” nuk ka argument. Por nė Kur’an e sunnet e gjejmė me emrin Melekul-meut (meleku i vdekjes).
[7] Besimtarėt muslimanė besojnė pėrgjithėsisht se kėto libra janė zbritur mbi kėta tė Dėguar (sal-lall-llahu alejhim ve sel-lem). Porse nuk do tė thotė kjo se librat e tanishėm me kėto emra (Dhjata e vjetėr, Dhjata e re, Psalmet) tė jenė mbetur ashtu si kanė zbritur porse kanė ndryshuar e janė devijuar e tė mbushura me trillime qė janė mėse tė qarta pėr mendjet e thjeshta. Shih “50 mijė gabimet e Biblės”, “A ėshtė Bibla fjalė e Zotit”? (A. Didat).
[8] Besimi nė kader (paracaktimin) pėr ēdo gjė qė ka qenė, ėshtė e do tė jetė.
[9] Kėshilloj ti kushtohet shumė rėndėsi kuptimeve tė kėtyre dėshmive se shumė i shohim njerėzit qė u thonė me gjuhėt e tyre porse vijnė me vepra qė i bėjnė kėto dėshmi tė pavlera. Shih pėr sqarime tė mėtejshme:” Tevhid” (Botimi i Komunitetit musliman pėrgaditur nga shoqata e vakėfit).” Tri parimet” “Kitabut-tevhid” etj…
Nėse dikush do tė pranojė fenė islame patjetėr duhet tė thotė kėtė fjalė.


[10] Qė njihet me emrin namazi, namazet.
[11] Duke menduar pra besimtari i vėrtetė, se kohė pas kohe do tė qėndrojė para All-llahut, Krijuesit tė tij, do ti lutet e do ti falet. E qysh do tė rrijė para Tij, kur ka bėrė mėkate? Apo nėse ka bėrė, kėrkon falje e pendohet me kushtet e pendimit, shih (Dua tė pendohem por…)
[12] Sasi e caktuar e cila ndryshon nga njė lloj i pasurisė nė tjetrėn. Pėr sqarime mė tė hollėsishme shih librat e fikhut.
[13] Te cilėt i ka pėrmendur All-llahu nė Surėn Et-Tevbe,ajeti 60.
[14] Vizita e Qabes njė herė nė jetė nė njė kohė tė caktuar tė vitit.
[15] Vende nė Mekke.
[16] Rrotullimi rreth Qabes 7 herė.
[17] Vend qė i drejtohen besimtarėt nė falje nga tė gjitha anėt e botės.
Pėrgjigje me Citat
  #2 (permalink)  
Vjetėr 18-06-2006, 10:54
Grafika e valeriana89
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 14-06-2006
Lokacioni: Kaēanik
Postimet: 713
All-llahu tė shpėrbleftė: 615
Falėnderuar 600 herė nė 290 Postime
Rep Fuqia: 376
valeriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond repute
METODA ME E LEHTE PER , MESIMIN E KUR'ANIT

Falenderojmė All-llahun dhe salatet dhe selamet i dėrgojmė mbi shpirtin e tė dėrguarit tanė Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, familjen dhe tė gjithė shokėt e tij.

Kjo metodė veēohet me atė se ia mundėson personit qė ta mėsoj mėsimin shumė fortė, shpejtė dhe mbarimin e Kuranit pėr njė kohė shumė tė shkurtėr. Ja pra nė vijim njė shembull i kėsaj metode me njė faqe tė sures sė El-Xhum'a:

1- Ajetin e parė e lexon njėzet herė:

يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ

2- Ajetin e dytė e lexon njėzet herė:

هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولاً مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلالٍ مُبِينٍ

3- Ajetin e tretė e lexon njėzet herė:

وَآخَرِينَ مِنْهُمْ لَمَّا يَلْحَقُوا بِهِمْ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

4- Ajetin e katėrt e lexon njėzet herė:

ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ

5- I lexon kėto katėr ajete prej fillimi deri nė fund tė bashkuara me qėllim pėr t'i bashkuar

6- Ajetin e pestė e lexon njėzet herė:

مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَاراً بِئْسَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآياتِ اللَّهِ وَاللَّهُ لا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

7- Ajetin e gjashtė e lexon njėzet herė:

قُلْ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ هَادُوا إِنْ زَعَمْتُمْ أَنَّكُمْ أَوْلِيَاءُ لِلَّهِ مِنْ دُونِ النَّاسِ فَتَمَنَّوُا الْمَوْتَ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

8- Ajetin e shtatė e lexon njėzet herė:

وَلا يَتَمَنَّوْنَهُ أَبَداً بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمِينَ

9- Ajetin e tetė e lexon njėzet herė:

قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلاقِيكُمْ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

10- Ajetin e nėntė e lexon njėzet herė:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلا أَوْلادُكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُولَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ

11- I lexon ajete prej tė pestės deri te i teti njėzet herė qė ti lidhish.

12- I lexon ajetet prej tė parės deri te i teti njėzet herė qė ta pėrsosish (pėrforcojsh) mirė kėtė faqe.

Kėshtu i pėrmbahesh kėsaj metode kur ta mėsojsh ēdo faqe tė Kur'anit dhe mos mėso nė ditė mė shumė se tetė ajete qė mos tė tė shtohen shumė shpejt faqet e pastaj tė tė humbet orientimi i tė mėsuarit dhe ti harrojsh ata qė ke mėsuar.

*Nėse nesėr dua tė mėsoj faqe tė re ēka tė bėj?

Nėse nė ditėn e nesėrme don qė tė mėsojsh faqe tė re para se tė mėsojsh faqen e re me metodėn si tė tregova, lexoje faqen e vjetėr njėzet herė qė mėsimi i djeshit tė jetė i pėrforcuar nė mend, pastaj dil tek faqja e re dhe mėsoje ashtu si tė tregova.

*Si mundem tė mėsoj dhe tė pėrsėris?

Mos e mėso Kur'anin pa pėrsėritje, pėrshkak se edhe nėse e mėson Kur'anin tė tėrė nga njė faqe nga njė faqe derisa ta kryesh, atėherė kur tė duash tė i pėrsėrisish faqet qė i ke mėsuar nė fillim do tė shohish se i ke harruar faqet ēka i kishe mėsuar nė fillim, metoda mė e mirė ėshtė ajo qė tė mėsosh faqe tė reja dhe t'i pėrsėrisish faqet e vjetra.

Ndaje Kur'anin nė tre pjesė, ashtu ēdo dhjetė xhuzė konsiderohet njė pjesė, kurė tė mėsosh njė faqe tė re nė ditė, pėrsėriti katėr faqe tė vjetra derisa tė mėsosh dhjetė xhuza e kur ti mėsosh dhjetė xhuza tė plota ndalohu nga tė mėsuarit faqe tė reja njė muaj tė plotė, pėr tė pėrsėrit atė qė i ke mėsuar, ēdo ditė pėrsėrit nga tetė faqe.

Dhe pas pėrsėritjes njė muaj, filloja me mėsuar pėrsėri pėrmendėsh duke mėsuar nga njė ose dy faqe sipas mundėsisė dhe pėrsėrit ēdo ditė nga tetė faqe derisa tė i mėsojsh njėzet xhuza e kur ti mėsosh atėherė ndalohu prej tė mėsuarit faqe tė reja dy muaj, qė ti pėrsėrisish atė qė e ke mėsuar, e kur tė kalojnė dy muaj duke pėrsėritė, filloja me mėsuar pėrsėri pėrmendėsh duke mėsuar nga njė ose dy faqe sipas mundėsisė, dhe pėrsėrit ēdo ditė nga tetė faqe derisa ta kryesh tėrė Kur'anin.

Kur ta kryesh tėrė Kur'anin pėrsėriti vetėm dhjetė xhuzat e para njė muaj tė plotė, ēdo ditė nga gjysėm xhuzi (10 faqe), e pastaj pėrsėriti njėzet xhuza (dm.th dhjetė tė parat qė i pėrsėrite pastaj ia shton edhe dhjetė tė tjera e bėhen 20 xhuza) njė muaj ēdo ditė gjysėm xhuzi dhe lexo ēdo ditė tetė faqe nga dhjetė xhuzat e vjetėr dhe pastaj kalon nė pėrsėritjen e xhuzit tė fundit njė muaj ēdo ditė gjysėm xhuzi (10 faqe) dhe tetė faqe nga dhjetė xhuzat e para dhe tetė faqe nga njėzet xhuzat e rreja.

*Si ta pėrsėrisi tėrė Kur'anin kur tė mbaroj prej kėsaj metodės?

Fillo me e pėrsėrit tėrė Kur'anin, ēdo ditė nga dy xhuza duke i pėrsėritur nga tre herė nė ditė, me kėtė metodė do ta bėjsh hatme Kur'anin nė ēdo dy javė tė pėrsėritur.

Me kėtė metodė do tė vazhdojsh dhe do tė shohish se pėr njė vjet e ke mėsuar tėrė Kur'anin shumė mirė, vazhdoje kėtė metodė njė vjet tė tėrė.

*اka tė bėj pas njė viti pasi e kam krye Kur'anin ?

Pas njė viti pasi qė ta pėrsosish dhe ta kryesh pėrsėritjen e Kur'anit, le tė jetė orari i pėrditshėm i leximit tė Kur'anit ashtu si ka qenė orari i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili e ndante Kur'anin nė shtatė pjesė d.m.th nė shtatė ditė e bėnte hatme Kur'anin fisnik, ka thėnė Evs ibėn Hudhejfe: "I pyeta shokėt e tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se si e ndani nė pjesė Kur'anin fisnik? Thanė: Tre sure, pesė sure, shtatė sure, nėntė sure, njėmbėdhjet sure dhe hizbi mufassal prej sures Kaf deri nė pėrfundim tė Kur'anit." Transmeton Ahmedi.

Shpjegimi i kėsaj ėshtė:

1- Nė ditėn e parė lexon prej sures Fatiha – deri nė fundin e sures En-Nisa.

2- Nė ditėn e dytė lexon prej sures El- Maide deri nė fundin e sures Et- Teube.

3- Nė ditėn e tretė lexon prej sures Junus deri nė fund tė sures En-Nahl

4- Nė ditėn e katėrt lexon prej sures El-Isra deri nė fund tė sures El- Furkan.

5- Nė ditėn e pestė lexon prej sures Esh- Shuara deri nė fund tė sures Jasin.

6- Nė ditėn e gjashtė lexon prej sures Es-Saffat deri nė fund tė sures El- Huxhurat.

7- Nė ditėn e shtatė lexon prej sures Kaf deri nė fund tė sures En- Nas (Nė fund tė Kuranit).

E kėtė pjesėrim tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e kanė pėrmbledhė dijetarėt islam nė dy fjalė (Femjun bi shevkin) فمْيٌ ِبشَوْق ēdo shkronjė e kėtyre dy fjalėve e simbolizon shkronjėn e parė tė sures nga e cila sure fillon pjesa e asaj ditės.

Si t'i dalloj ajetet e ngjajshme {muteshabih} nė Kur'an ?

Metoda ma e mirė pėr me i dalluar ajetet e ngjajshme ėshtė qė tė marrish Kurani Kerimin dhe tė i hapish dy faqet nė tė cilat ndodhėn pėrngjasimi dhe shiqoje mirė dhe analizoje vetė se ku ėshtė dallimi dhe caktoi vetvetes njė rregull qė sa herė qė ta pėrsėrisish tė tė pėrkujton se ēka ėshtė dallimi mes dy ajeteve.

Disa rregulla pėr mėsimin pėrmendėsh:

1/ E ke tė obliguar qė mėsimin ta bėsh me ndonjė hoxhė, qė tė ta pėrmirėson leximin.

2/ Mėso ēdo ditė nga dy faqe, njė pas namazit tė sabahut dhe njė pas namazit tė iqindisė ose tė akshamit, e me kėtė metodė ke me e mėsuar Kur'anin e plotė dhe tė pėrforcuar mbrenda njė viti, mirėpo nėse e shton sasinė e mėsimit do tė dobėsohen mėsimet e vjetra qė i ke mėsuar.

3/ Mėsimi pėrmendėsh duhet bėrė prej sures En-Nas deri nė suren El-Bekare se kėshtu ėshtė mė lehtė, e kurrė ta mėsosh tė gjithė Kur'anin atėherė pėrsėritja duhet bėrė prej El-Bekares deri nė En-Nas.

4/ Mėsimi pėrmedėsh duhet qė tė bėhet prej Kur'anit tė botimit tė njėjtė e cila ndihmon pėrforcimin e Kur'anit nė mende dhe pėrkujtimin e vendeve tė ajeteve, fillimin dhe mbarimin e faqeve.

5/ اdo kush qė e mėson Kuranin, nė dy vitet e para i shpėrndahet atė qė e ka mėsuar, e kėtė e quan dijetarėt {Periudha e tė mbledhurit} prandaj mos u brengos pėr haresat ose gabimet e tepėrta qė tė ndodhin nė Kur'an sepse kjo ėshtė periudhė e rėndė pėr t'u sprovuar, sikurse edhe shejtani nė tė ka pjesė tė madhe ku ka me u munduar qė tė tė ndalė nga tė mėsuarit e Kur'anit. Largoju kėtyre vesveseve dhe vazhdo nė mėsimin e tij sepse Kur'ani ėshtė njė thesar qė nuk i jipet ēdo kujt
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
XHENNETA (24-06-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Njohje e pėrgjithshme me Islamin soubanallah Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala 1 08-12-2007 18:15
Mary Watson - Mėsuese e teologjisė pranon Islamin Isa Lajme nga Bota Islame 0 12-04-2007 06:08
Tė tjerėt pėr Islamin AbdulVehab Literaturė Islame 12 07-03-2007 01:31


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 11:30.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.