Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: Hebrejtë dhe cionizmi

  1. #1
    Vocrraku nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    05-11-2005
    Lokacioni
    Prishtine
    Postimet
    66
    All-llahu të shpërbleftë
    18
    Falënderuar 97 herë në 32 Postime
    Rep Fuqia
    247

    Hebrejtë dhe cionizmi

    Hebrejtë dhe cionizmi - Neturei Karta
    27.03.2005 Nga: Bahxhet Jashari



    Organizatë internacionale hebreje kundër cionizmit dhe shtetit izraelit


    Sipas Torës dhe Talmudit, hebrejtë nuk kanë të drejtë të themelojnë shtet izraelit! Atë e formuan pabesimtarët cionistë, gjë që është në kundërshtim të plotë me librat e shenjta hebreje! Hebrenjtë duhet të jetojnë nën pushtetin e popujve të tjerë, ashtu siç ishte gjatë dy mileniumeve të kaluara. Kushtet më të volitshme dhe liri më të plotë kishin në kuadër të shteteve arabo-islamike. Shtetin izrelit duhet anuluar dhe eliminuar, ndërsa pushteti i tërë Palestinës duhet t’iu kthehet pronarëve të saj legjitim, që do të thotë palestinezëve. Këto janë vetëm disa nga tezat e hebrenjëve ortodoksë të cilët i përfaqëson organizata fetare e politike e quajtur Neturei Karta.

    Themelimi i organizatës Neturei Karta

    Emri Neturei Karta është fjalë arameje, që në përkthim do të thotë Rojtarët e qytetit. Me këtë emër janë inspiruar sipas pjesës 127 të Psalmeve të Davidit nga Bibla (Dhjata e Vjetër).

    Është e njohur se hebrenjtë më shumë se një mijë vite kanë jetuar nën administrimin musliman, edhe atë duke i përjetuar të gjitha të drejtat e tyre njerëzore. Një nga reakcionet kundër terorit që ushtrohej ndaj hebrenjëve të Evropës, si dhe kundër dëbimit të tyre nga Evropa, është edhe themelimi i cionizmit në vitin 1897 në Lozanë (Zvicër). Cionizmi është një lëvizje hebreje që kishte për qëllim themelimin e shtetit izraelit në Palestinë. Mirëpo, së shpejti pas themelimit të kësaj lëvizje, një pjesë e hebrenjëve vërejtën qartë se kjo lëvizje ka synime nacionaliste dhe se nuk do ti respektojë të drejtat e popujve të tjerë, andaj edhe për shkak të këtyre karakteristikave mund t’iu shkaktohet dëm të madh edhe vet hebrenjëve. Prandaj, hebrenjtë e vetëdijshëm themeluan organizata dhe shoqata të ndryshme të cilat veprojnë kundër cionizmit. Organizata me emrin Agudas Jisroel e cila është themeluar në vitin 1912 është njëra nga ato organizata e cila vazhdimisht lufton kundër cionizmit. Nga kjo organizatë u shkëput Neturei Karta në vitin 1938 në Jerusalem, e cila edhe sot e kësaj dite vepron me këtë emër. Menjëher pranë emrit të organizatës, duke e qartësuar thelbin e veprimtarisë së tyre, ata e kanë shtuar edhe fjalët: INTERNATIONAL JEWS UNITED AGAINST ZIONISM (Hebrenjtë internacional të bashkuar kundër cionizmit).

    Në fillim të veprimtarisë së tyre më së tepërmi ishin përqëndruar në Jerusalem dhe në përgjithësi në Palestinë. Mirëpo, pas themelimit të shtetit izraelit, një numër shumë i madh i pjestarëve të kësaj organizate u detyruan nga qeveritarët cionistë që të shpërngulen nga Izraeli në shtete tjera të botës, edhe pse gjyshët e tyre kishin jetuar në Palestinë.

    Organizata Neturei Karta kundër cionizmit dhe shtetit izraelit

    Më shumë se gjysëm shekulli, izraelitët para syve të tërë botës bëjnë thyerjen më flagrante të të drejtave të njeriut. Shteti i quajtur Izrael thyen të gjitha të drejtat e njeriut, kur janë në pyetje autoktonët e atyre vendeve, do të thotë arabët palestinezë. Një numër i madh i palestinezëve është vrarë, shumë të tjerë u plagosën, një numër shumë i madh u dëbuan – pa të drejtë kthimi, një numër mjaft i madh u plaçkitën, shumë fëmijë mbetën pa prindër etj. Po ashtu edhe sot e kësaj dite teritori palestinez uzurpohet, iu shkatërrohen prodhimet bujqësore, ua rrënojnë shtëpitë, zhvillohet luftë kundër një populli duarthatë e të pafajshëm - ashtu siç edhe shumica e mendimtarëve vlerësojnë. Hebrenjtë në Palestinë janë duke realizuar një krim shumë më të madh dhe më të vështirë kundër arabëve, se sa bëri Hitleri kundër tyre në Evropë!

    Për derisa kjo agoni vazhdon, me të drejtë mund të thuhet se janë të pakta ato organizata, popuj dhe shtete të cilët i gjykojnë sulmet dhe politikën gjenociduale të hebrenjëve kundër palestinezëve. Sipas gjithë kësaj, përfitohet një përshtypje se të gjithë hebrenjtë pajtohen me politikën e këtillë dhe me sjelljen kriminele të shtetit izraelit, që do të thotë se në skenë zhvillohet një konflikt total ndërmjet dy popujve. Mirëpo, është mjaft interesante se në botë ekzistojnë edhe disa organizata ortodokse hebreje të cilët me të drejtë dhe publikisht deklarohen kundër politikës aktuale hebreje që zhvillohet ndaj arabëve.

    Organizatat e këtilla janë pikërisht edhe kundër krijimtarisë cioniste të quajtur shtet izraelit, me këtë edhe orvaten për anulimin e shtetit të atillë!

    Organizata më e madhe dhe më e njohur është Neturei Karta me seli në Nju Jork, gjegjësisht në Bruklin(Brooklin, SHBA).

    Doktrina e organizatës Neturei Karta

    Antarët e kësaj organizate për vete konsiderojnë se janë besimtarë ortodoks hebrej, andaj edhe orvaten që jetën e tyre ta përshtatin sipas parimeve të Librave të shenjta hebreje, para se gjithash sipas Torës (Tewratit) dhe Talmudit. Andaj në udhëheqësinë e kësaj organizate qëndrojnë rabinët, të cilët pohojnë se me të drejtë dhe në mënyrë korrekte bëjnë komentin e Librave të shenjta hebreje, ndërsa cionistët veprojnë në të kundërtën e principeve dhe porosivë të cilat janë të shkruara në ato libra. Kështu pra, sa për ilustrim do të theksojmë se ata thërrasin në citatet nga Tora (Tevrati) dhe Talmudi, sipas së cilave Zoti ua dha hebrenjëve shtetin, por vetëm me kusht që ata të përmbahen principeve të besimit hebrej. E pasi që ata e tradhëtuan një porosi të këtillë, atëherë Zoti në Torë (Tevrat) ua ndaloi reptësisht themelimin e shtetit, ku thuhet: “Ndalohet themelimi i shtetit hebrej në teritorin e Tokës së Shenjtë ose në cilin do vend tjetër dhe se hebrenjtë duhet të qëndrojnë lojal qeverive ku ata do të gjenden”.

    Pasi që shteti izraelit është themeluar në kundërshtim të plotë me parimet e Tevratit dhe Talmudit, organizata në fjalë konsideron se “ky shtet është kundër Zotit”. Sipas Torës (Tevratit) dhe Talmudit, ata pohojnë se hebrejtë nuk guxojnë të themelojnë shtet, derisa nuk paraqitet Mesihu – nga pasardhësit e Davudit, i cili do të pranohet nga të gjithë dhe i cili do të bëjë bashkimin e të gjithë popuve në një shtet dhe në një besim në Zot.

    Më 21 prill të vitit 2001, përfaqësuesit e Neturei Karta publikuan një Deklaratë Lojaliteti të cilën ua dorëzuan udhëheqësve palestinezë në Jerusalemin Lindor, në të cilën haptazi shprehet lojaliteti ndaj pushtetit palestinez, si qartë edhe refuzojnë çfarëdo dëgjueshmërie ndaj pushtetit jolegjitim izraelit.

    Në nenet 5 dhe 6 të deklaratës, anëtarët e kësaj organizate shprehin falënderim ndaj popujve muslimanë për atë që me zemërgjerësi i kanë pranuar dhe i kanë respektuar të drejtat e tyre, edhe atë shekuj me rradhë, atëherë kur në vendet tjera dëboheshin, persekutoheshin, madje edhe mbyteshin. Poashtu kjo organizatë qartë vlerëson se, marrëdhëniet ndërmjet arabëve dhe hebrenjëve, gjatë tërë sundimit musliman ishin korrekte dhe se në shumë vise muslimane ku jetuan mijëra hebrenjë, këta qindra vite i gëzuan të gjitha mbrojtjet dhe të drejtat.

    Në nenin tetë të kësaj deklarate, ata theksojnë se për ndryshimet negative në këto marrëdhënie erdhën si pasojë e themelimit të cionizmit, ashtu që këtë lëvizje “e themeluan hebrenjtë e devijuar, të cilët u larguan nga Tevrati dhe nga parimet e besimit hebrej”.

    Cionistët me çdo kusht vepruan për themelimin e shtetit hebrej në territorin e Palestinës, edhe atë duke i mospërfillur të gjitha principet e religjionit hebrej dhe këshillat e rabinëve të cilët e gjykuan një akt të atillë. Marrëdhëniet arabo-hebreje veçanërisht u keqësuan atëherë kur nga qeveria e Britanisë së Madhe - në nëntor të vitit 1917 - u shpall e ashtuquajtura Deklaratë e Belfurit.

    Më tej, kjo organizatë pohon se “besimtarët hebrej që nga fillimi iu kundërvunë okupimit cionist të Tokës së Shenjtë prej ku edhe dëbohen arabët vendas (palestinezët) nga shtëpitë dhe nga pronat e tyre. Këtë akt ata e quajtën barbarizëm që nuk është në harmoni me sjelljet hebreje”.

    Pranë gjithë kësaj, ata habiten se si është e mundur që bashkësia ndërkombëtare nuk e karakterizon sjelljen izraelite ndaj palestinezëve si krim lufte. Ata haptazi shprehin mospajtueshmërinë e tyre për shkak të themelimit të shtetit cionist në territorin e Palestinës, si dhe pohojnë se besimtarët hebrej asnjëherë nuk e pranuan e as që do ta pranojnë shtetin cionist, ashtu siç edhe cinoistët nuk mund të jenë përfaqësues të mbarë popullit hebrej. Krahas kësaj, besimtarët e sinqertë hebrej refuzojnë çdo ndihmë që vjen nga shteti cionist, siç janë ndihmat për arsim dhe sigurim socijal. Poashtu ata refuzojnë që të marrin pjesë në cilatdo zgjedhje që mbahen në Izrael, si dhe refuzojnë kryerjen e shërbimit ushtarak në rradhët e ushtrisë të shtetit të atillë. Madje, besimtarët e këtillë refuzojnë që të flasin edhe në gjuhën hebreje “të cilën e inkorporuan cionistët, sepse kjo gjuhë nuk është ajo me të cilën u shkrua Tora (Tevrati)”.

    Lidhje me orvatjet për gërmimet dhe hulumtimet nën xhminë el-Aksa në Jerusalem nga ana e ekstremistëve hebrej, ky grup besimtarësh konsideron se një gjë e atillë është në kundërshtim me parimet e besimit hebrej, sepse “sipas Torës (Tevratit) neve na është e ndaluar të hyjmë në teritorin e Mesxhidul Aksasë në Jerusalem. Populli hebrej nuk posedon kurrfarë të drejte e as prone në atë territor të shenjtë që është pronë e muslimanëve. Cinostët nuk posedojnë kurrfarë të drejte e as prone në asnjë pjesë të mbarë Tokës së Shenjtë”.

    Para fundit të Deklaratës ata shprehin edhe qëllimin e tyre: “Përsëri shprehim dëshirë që ne të jetojmë në paqë me fqinjët tanë arabë dhe palestinezë, ashtu siç ishte para shtetit cionist dhe ashtu siç hebrenjtë sot jetojnë në pjesët tjera të botës, duke e pranuar autoritetin e pushtetit ku ata jetojnë”.

    Prandaj ata edhe e publikuan Deklaratën e Lojalitetit, përmes së cilës haptazi e pranuan pushtetin palestinez si territor i vetëm legjitim në territorin e Palestinës dhe Izraelit. Se sa e respektojnë pushtetin palestinez këta besimtarë hebrej, qartë mund të shihet edhe në protestat e tyre të organizuara kundër vendimit të qeverisë izraelite për debimin e Jaser Arafatit nga Palestina. Në protestat e kësaj organizate fetare hebreje, ky gjest i qeverisë izraelite për dëbimin e Arafatit u klasifikua si “akt hitlero-nacist”.

    Numri i antarëve të organizatës dhe aktivitetet

    Selia e organizatës Neturei Karta gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa degët e saja ekzistojnë edhe në Kanada, Evropë, Palestinë, Australi dhe në shumë vende tjera të botës. Antarët e kësaj organizate fetare hebreje pohojnë se organizata e tyre nuk është ndonjë “sekt ose grupacion ekstremistësh të hebrenjëve ultraortodoks”, edhe pse numri i tyre (i kësaj organizate) është disa mijëra, ata prapëseprap përfaqësojnë “hebrenjtë ortodoks të cilët besojnë në ideologjinë anticioniste, ndërsa numri i tyre është disa qindra mijëra”.

    Aktivistët e Neturei Karta që nga themelmi në vitin 1938 e deri më sot shfrytëzojnë raste të ndryshme vetëm me qëllim që ta publikojnë qëndrimin e tyre dhe të protestojnë kundër proekteve cioniste dhe kundër terrorit që zhvillohet ndaj popullit palestinez. Në këtë drejtim, ata edhe janë në bashkëpunim të shkëlqyeshëm me organizatat palestineze në SHBA dhe në teritorin e Palestinës. Organizata bashkëpunon me palaestinezët, andaj edhe vazhdimisht merr pjesë ne demostrata dhe proteste antiizraelite të cilat
    organizohen nga palestinezët.

    Menjëherë pas themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948, ata shkruan një vendim ku qartë thuhej se refuzojnë të pranojnë këtë shtet. Andaj, pasi që kishin tubuar një numër të madh të nënshkrimeve hebreje, në formë proteste ua kishin dorëzuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila e kishte lejuar vet themelimin e shtetit izraelit. Ditën e themelimit të shtetit izraelit ata e konsiderojnë si ditë pikëllimi, andaj edhe atë ditë i lëshojnë flamujt në gjysëm shtize dhe organizojnë manifestime në shenjë proteste kundër themelimit të shtetit cionist, madje edhe thërrasin në anulimin e shtetit në fjalë. Që nga ajo datë e deri më sot, udhëheqësit e kësaj organizate fetare hebreje shfrytëzojnë raste të ndryshme me qëllim që ti paraqesin qëndrimet e tyre, siç janë: tubime protestuese, shpërndarje të librave, broshurave, internet-faqe, etj.

    Zëdhënësi i Neturei Karta Dejvid Vajs në Al-Xhezira dhe në ‘el-mexhela’

    Zëdhënisi i organizatës Neturei Karta, rabini Jizroel Dejvid Vajs i cili jeton në Nju Jork, pati një intervistë në kanalin televiziv arab Al-Xhezira më 1 maj të vitit 2002, ku shpalosi disa nga qëndrimet e kësaj organizate. Midis tjerave ai vërtetoi se themelimi i shtetit izraelit është në kundërshtim me vullnetin e Zotit, dhe se ata të cilët e themeluan, si dhe ata që edhe sot e përkrahin politikën dhe shtetin aktual izraelit, nuk besojnë në Zot. Ai poashtu theksoi se një numër shumë i madh i izraelitëve që jetuan para Luftës së Dytë Botërore, ishin kundër cionizmit dhe kundër themelimit të shtetit izraelit.

    Mirëpo, cionizmi e shfrytëzoi ndikimin e tij në bashkësinë ndërkombëtare dhe në rrethanat e Luftës së Dytë Botërore, andaj edhe e themeluan shtetin e quajtur Izrael. Më tej ai tha se pjestarët e organizatës i kundërvihen kolonizimit të vendeve palestineze nga hebrenjtë dhe njëkohësisht ata e gjykojnë vendosjen e hebrenjëve në Izrael. Organizata bën thirrje që hebrenjtë le të qëndrojnë në shtetet e tyre, e jo të shpërngulen në Izrael dhe me këtë ti ndihmohet shtetit cionist. Ata poashtu janë të bindur se ky shtet me siguri do të shkatërrohet, andaj edhe në lutjet e tyre e lutin Zotin që një gjë e atillë të realizohet sa më shpejtë dhe me gjakderdhje sa më të vogël. Në pyetjen lidhje me intifadën, që do të thotë për luftën e palestinezëve për të drejtat e tyre, ai u përgjigj se palestinezët kanë plotësisht të drejtë në mbrojtje, ashtu që ti realizojnë të drejtat në qeverisje mbi tërë teritorin e Palestinës, që është edhe e tyre.

    Në pyetjen se sa janë të vështira trysnitë cioniste ndaj antarëve të organizatës Neturei Karta, rabini hebrej tha se shtypjet janë të shumta, edhe atë anembanë botës. Natyrisht, dhuna më e madhe ushtrohet ndaj atyre që janë në Izrael, ku protesta dhe zëri i tyre ngulfatet me forcë. Ai poashtu tha se lobi cionist ka ndikim në të gjitha mediat botërore, andaj edhe në botë dihet shumë pak për aktivitetet e tyre.

    Rabini Dejvid Vajs u pyet edhe për ata dijetarë (rabinë) hebrej të cilët e përkrahin shtetin Izraelit dhe politikën e tyre aktuale, ndërsa ai tha se rabinët e atillë në mënyrë të gabuar bëjnë komentimin e librave të shenjta hebreje dhe se ata janë shprtëra të shitur ose cionistët i kanë blerë ata për qëllimet e tyre.

    Duke e gjykuar politikën “raciste” të cionistëve, midis të tjerave rabini Vajs tha: “Cionistët jetojnë në gjak! Çdo gjallesë jeton nga uji, ndërsa cionizmi jeton nga gjaku! Sa më shumë që rrjedh gjaku i hebrenjëve, cionistët aq më shumë përforcohen...”. Prandaj ai thërret në luftë jo të dhunshme kundër cionizmit, ashtu siç vepron organizata e tij si dhe të tjerat si kjo.

    Revista arabe ‘El-mexhela’ nr. 1228 të datës 30 gusht të vitit 2003, publikoi një intervistë të rabinit të lartëpërmendur Dejvid Vajs, njëkohësisht edhe zëdhënës i organizatës Neturei Karta. Ai edhe në këtë intervistë qartë kishte deklaruar se palestinezët janë ata të cilët duhet të marrin kontrollin në mbarë territorin e Tokës së Shenjtë. Në pyetjen për sulmet vetëvrasëse, ai tha se rabinët, që para themelimit të shtetit, e kishin ngritë zërin duke thënë se proekti cionist do të shkaktojë gjakëderdhjen edhe të palestinezëve edhe të hebrenjëve, andaj zgjidhje më e mirë është kthimi i teritorit palestinëz vetëm palestinezëve.

    Në pyetjen se si kjo organizatë lufton kundër Izraelit, ai ishte përgjigjur duke thënë se Neturei Karta refuzon çdo lloj të dhunës dhe se 54 vite lufton kundër cionizmit vetëm përmes protestave paqësore dhe me aktivitet permanent në vetëdijësimin e hebrenjëve. Më tej ai kishte shtuar: “Ne jemi të sigurtë se një ditë Izraeli do të zhduket dhe në këtë aspak nuk dyshohet! Ne e lutim Zotin që një gjë e atillë të bëhet sa më shpejtë, para se të derdhet edhe më shumë gjak”.

    Aktivitetet në vitin 2004

    Sipas të dhënave të fletës zyrtare të Neturei Karta, aktivistët e kësaj organizate, vetëm në tetë muajt e parë të vitit 2004, kishin organizuar dhe kishin marrë pjesë në njëzet tubime protestuese, mitingje dhe manifestime publike. Një nga ato tubime kishte qenë i organizuar edhe para Shtëpisë së bardhë në Uashington më 14 prill të vitit 2004, atëherë kur kishin protestuar kundër vizitës së kryeministrit izraelit Sharon në SHBA dhe në përgjithësi kundër proekteve dhe politikës cioniste. Në këtë tubim protestues u ngrit zëri i tyre duke ua bërë me dije opinionit se “Sharoni dhe shteti izraelit janë jolegjitimë dhe se ata nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë popullin hebrej”.

    Poashtu në këtë tubim kishte patur parulla se solucioni i vetëm për paqe afatgjate, është anulimi i shtetit izraelit dhe dorëzimi i pushtetit palestinezëve. Anëtarët e kësaj organizate ishin revoltuar mjaft edhe me qeverinë austriake. Në të vërtetë me 26 qershor të vitit 2004 në Vjenë nga disa shtete evropiane kishin mbërritur një numër i madh i pjestarëve të Neturei Karta dhe iu kishin bashkangjitur demostruesëve austriakë të cilët kishin protestuar kundër nisjativës së komunës së Vjenës për emërtimin e një sheshi me emër Teodor Hercel (sipas emrit të themeluesit të cionizmit). Në këto protesta kishin deklaruar se “Teodor Herceli nuk është freskë hebreje dhe nuk duhet të vlerësohet, ndërsa cinoizmi dhe shteti izraelit janë jolegjitime, andaj ata edhe nuk përfaqësojnë popullin hebrej”.

    Pasi që dijetari musliman dr. Jusuf el-Karadavi është njëri nga dijetarët më me renome në botë dhe i njëjti është ai që jep përkrahje të plotë luftëtarëve palestinezë për të drejtat e tyre, i cili edhe haptazi flet kundër proekteve famëkeqe cioniste, para disa muajve lobi cionist kishte intervenuar te qeveritarët britanikë me qëllim që ta pengojnë vizitën e dr. Karadaviut në Britaninë e Madhe. Mirëpo, aktivistët e organizatës Neturei Karta, duke e vlerësuar dinjitetin e këtij dijetari islam, ishin orvatur që të bëjnë atë të mundshmen vetëm që të mos pengohet vizita e këtij dijetari musliman në Londër. Kështu pra, më 15 korrik të vitit 2004, në aeroportin Heathrou të Londrës një delagacion zyrtar i Neturei Karta i kishte dalë në pritje dr. Kardaviut, dhe në këtë mënyrë ata shprehën mikëpritje të sinqertë ku edhe kishin organizuar një press-konferencë. Gjatë kësaj konference ata përsëri kishin shpreh qëndrimet e tyre kundër cionizmit si dhe vullnetin e tyre për afrim ndërmjet popullit arab dhe atij hebrej.

    Zëri i kësaj organizate hebreje kundër cioniste vazhdimisht jehon, ndërsa nga aktivitetet më të freskëta mund të llogariten edhe demostratat e organizuara në Londër më 14 gusht të vitit 2004, me qëllim që të ndërpritet konflikti në Palestinë. Gjatë këtyre protestave ishte ngritë zëri për ti dhënë përklrahje tolerancës dhe paqes Lindjen e Afërt. Po ashtu, kundërshtarët e politikës cioniste, kishin organizuar edhe një protestë të jozakonshme gjashtëmujore, që me biciklat e tyre të udhëtojnë nga Londra dhe nga shumë qeytete tjera evropiane, e deri në Jerusalem. Kjo ishte bërë si kontribut për një zgjidhje përfundimtare paqësore ndërmjet arabëve dhe izraelitëve. Nga ata që muarën pjesë në këto protesta, më të zëshëm ishin pjestarët e organizatës Neturei Karta. Në një deklaratë të shkruar nga ana e këtij grupi biciklistësh protestuesish (të cilën ua kishin dorëzuar përfaqsëuesëve palestinezë), këta edhe një herë i kishin përsëritur qëndrimet e tyre kundërcioniste, si dhe nenet më kryesore të doctrines së tyre, ku qartë thuhej se tërë teritori i Palestinës - duke përfshirë edhe xhaminë e quajtur El-Mesxhidul Aksa - duhet t’iu kthehet palestinezëve.

    Ardhmëria e Neturei Karta

    Në bazë të asaj që veprojnë dhe publikojnë, mund të konkludojmë se antarët e kësaj organizate fetare e politike hebreje sinqerisht besojnë në vërtetësinë e doktirinës së tyre, si dhe do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre, edhe atë në forma më të organizuara se sot.

    Ata besojnë se:

    - vetëm në këtë mënyrë do të zgjojnë vetëdijen tek numri më i madh i hebrenjëve

    - numri i tyre vazhdimisht do të rritet

    - së shpejti do ta përjetojnë zhdukjen e shtetit cionist të quajtur Izrael

    - më pas hebrenjtë do të jetojnë në paqe të sigurtë me popujt tjerë, e veçanërisht me arabo-muslimanët.

    (Të dhënat janë nga faqa zyrtare e Neturei Karta në internet www.nkusa.org dhe nga faqa www.aljazeera)
    "Fe e vetme e pranuar tek Allahu eshte Islami"

  2. #2
    Grafika e Omer Ibn el-Hattab
    Omer Ibn el-Hattab nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    30-09-2005
    Postimet
    126
    All-llahu të shpërbleftë
    16
    Falënderuar 141 herë në 61 Postime
    Rep Fuqia
    289
    Ne izrael jan rreth 16 % muslimane dhe qdo dite po konvertohen jahudit ne islam, e Allahu i shkaterroft a ta qe e luftojn fjalen e Allahut prej ktij populli.

  3. #3
    Vocrraku nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    05-11-2005
    Lokacioni
    Prishtine
    Postimet
    66
    All-llahu të shpërbleftë
    18
    Falënderuar 97 herë në 32 Postime
    Rep Fuqia
    247
    Citat Postuar fillimisht nga Omer Ibn el-Hattab
    Ne izrael jan rreth 16 % muslimane dhe qdo dite po konvertohen jahudit ne islam, e Allahu i shkaterroft a ta qe e luftojn fjalen e Allahut prej ktij populli.
    Nje websajt i hebrenjve qe kane pranuar islamin:

    www.jews-for-allah.com
    "Fe e vetme e pranuar tek Allahu eshte Islami"

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #4
    Grafika e Amatullah
    Amatullah nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    11-09-2005
    Postimet
    101
    All-llahu të shpërbleftë
    60
    Falënderuar 113 herë në 48 Postime
    Rep Fuqia
    290
    eshte mjaft interesante se jahudit jan ata qe kan pa argumentet e Allahut me syt e veta edhe prap se prap nuk pranojne ate qe eshte shpall ne Kur'ani Kerim,
    nuk eshte arsyja pse nuk ju doket Kur'ani i agrumentueshem por arsyja eshte MENDJEMADHESIA. Jahudit edhe ne keto dite te tashme jan ata qe nuk pranojne nje gja te till, edhe eshte shume interesante se ata e kan studiu Kur'anin edhe tashme pergaditen per ate si ne Hadith qe Muhammedi s.a.w.s. na tregon:

    Nuk vie Dita e Kjametit perderisa nuk fillon lufta ne mes te muslimanve dhe jahudive (bene israel),keshtu jaduhit ne ate dite do te fshehen mbrapa drunjeve edhe gurreve mirepo vetem nje lloj i drunjeve nuk flet , tegjitha tjerat flasin d.m.th. deshmojne se mbrapa tyre mshefet dushmani ...

    une e thash me fjalet e mia ashtu pak sa e kam mbajt ne mend, mirepo cka deshta te them asht se tashme ne Izrael eshte vendi ku mbillen prej atij llojit te drunjeve qe nuk flasin e kjo do te thot se ata pergaditen per ate qe Muhammedi s.a.s.w. na ka rrefyer.
    HasbiyAllahu wa ni’mal-wakiil

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •