Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 02-11-2008, 01:17
Grafika e Abdurrezak
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 08-08-2008
Postimet: 423
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,581
Falėnderuar 811 herė nė 375 Postime
Rep Fuqia: 233
Abdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond repute
Aspekte tė ndryshme tė durimit

Durimi mund tė jetė dy llojesh: fizik dhe psikologjik, dhe tė dy llojet mund tė jenė me apo pa zgjedhje, siē vijon:
1- durimi fizik me zgjedhje, siē ėshtė kryerja e vullnetshme e punėve tė rėnda;
2- durimi fizik pa zgjedhje, siē ėshtė tė qenit i duruar gjatė sėmundjes, rrahjes dhe tė nxehtit si edhe tė ftohtit tė madh;
3- durimi psikologjik me zgjedhje, siē ėshtė pėrmbajtja nga gjėra tė cilat konsiderohen tė gabuara, si nga Sheriati, ashtu edhe nga arsyeja e shėndoshė;
4- durimi psikologjik pa zgjedhje, siē ėshtė tė qenit i duruar nė njė ndarje tė detyruar nga dikush qė ti e do.
Shkallė tė ndryshme tė durimit
Siē u pėrmend mė lart, durimi ėshtė dy llojesh: me ose pa zgjedhje. Durimi me zgjedhje ėshtė i njė shkalle mė tė lartė sesa durimi pa zgjedhje, meqė kėtė tė fundit e gjejmė tek tė gjithė njerėzit, por i pari nuk ėshtė i arritshėm nga tė gjithė. Ndaj, durimi i Jusufit nė kundėrshtimin e gruas sė Azizit dhe durimi i tij nė mbartjen e dėnimit tė mėpasshėm, ėshtė i njė shkalle mė tė lartė sesa durimi i tij ndaj veprimeve tė vėllezėrve tė vet, kur ata e hodhėn nė bunar, e ndanė nga babai i tij dhe e shiten si njė rob. Ky durim mė i lartė, i vullnetshėm, ėshtė durim i pejgamberėve, i Ibrahimit, i Musasė, i Nuhut, i Isasė dhe i vulės sė pejgamberėve, Muhamedit [salallahu alejhi ue selam]. Durimi i tyre ka qenė nė thirrjen e njerėzve pėr te Allahu dhe pėrpjekja kundėr armiqve tė Allahut.
Durimi njerėzor dhe durimi i kafshėve
Kėto katėr lloje tė durimit vlejnė vetėm pėr qeniet njerėzore. Kafshėt marrin pjesė vetėm nė dy llojet e para tė durimit, nė tė cilat s'ka zgjidhje, kurse njeriu dallohet me durimin nė tė cilin ka zgjedhje. Mirėpo, shumė njerėz kanė vetėm llojet e durimit qė kanė edhe kafshėt, domethėnė, durimin pa zgjedhje.
Durimi i xhinėve
Xhinėt, po ashtu, kanė cilėsinė e durimit, si njerėzit, meqė ata janė pėrgjegjės pėr veprimet e tyre sikurse njerėzit. Atyre u nevojitet durimi pėr tė pėrmbushur detyrimet ndaj Allahut sikurse edhe neve. Dikush mund tė pyet: A janė ata pėrgjegjės nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse ne, apo ndryshe? Pėrgjigja ėshtė se, pėr sa u pėrket ēėshtjeve emocionale dhe ndjenjave, ata janė pėrgjegjės sikurse ne, dhe ndajnė detyrimin e dashjes pėr hir tė Allahut dhe urrejtjes pėr hir tė Tijin, tė besimit, tė marrjes pėr shokė besimtarėt dhe armiqėsimit tė mosbesimtarėve, etj. Por, pėr sa u pėrket ēėshtjeve fizike, si gusli, abdesi, pastrimi pas kryerjes sė nevojės dhe tė bėrit synet, ata nuk janė si ne. Nė lidhje me kėtė, detyrimet e tyre janė nė pėrputhje me mėnyrėn e krijimit tė tyre.
Durimi i engjėjve
Njė tjetėr pyetje qė mund tė parashtrohet ėshtė: A kanė engjėjt durim? Pėrgjigja ėshtė se engjėjt nuk provohen me teka e dėshira qė bien nė kundėrshtim me arsyen dhe dijen e tyre. Pėr ta adhurimi dhe bindja ndaj Allahut janė sikurse frymėmarrja pėr ne. Ndaj, engjėjve nuk u duhet durimi, sepse durimi ėshtė i nevojshėm atėherė kur personi ka motive kontradiktore, fe dhe arsye tė kundėrt me teka e dėshira. Mirėpo, engjėjt mund tė kenė njė lloj durimi, i cili u shkon atyre dhe i bėnė ata tė qėndrueshėm nė kryerjen e asaj pėr ēfarė janė krijuar.
Durimi i njeriut
Nėse durimi i njeriut ėshtė mė i fortė se tekat dhe dėshirat e tij, atėherė ai ėshtė si njė engjėll; nėse tekat e dėshirat e tyre janė mė tė forta se durimi i tij, atėherė ai ėshtė si njė dreq; nėse dėshira e tij pėr ushqim, pėr pije dhe pėr marrėdhėnie seksuale ėshtė mė e madhe se durimi i tij, atėherė ai s'ėshtė mė i mirė se njė kafshė.
Katadeh ka thėnė:"Allahu i ka krijuar engjėjt me arsye dhe pa dėshira, kafshėt i ka krijuar me dėshira dhe pa arsye, dhe njeriun e ka krijuar me tė dyja: me arsye dhe me dėshira".
Kėshtu, nėse arsyeja e njeriut ėshtė mė e fortė se dėshira e tij, ai ėshtė si njė engjėll; nėse dėshirat e tij janė mė tė forta se arsyeja e tij, ai ėshtė si njė kafshė. Foshnja e vogėl ka vetėm dėshirėn pėr ushqim, kur ka nevojė pėr tė, dhe durimi i saj ėshtė si i kafshės. Derisa ta mbėrrijė moshėn kur mund t'i dallojė gjėrat, ajo s'ka zgjedhje. Kur tė jetė rritur pak mė shumė dhe tė ketė zhvilluar ndjenjėn pėr lojė, do tė zhvillohet edhe durimi me zgjedhje. Njėkohėsisht, fuqia e tij e tė gjykuarit, po ashtu, ėshtė nė zhvillim e sipėr, por mes vjetėve kur ai mund ta dallojė tė keqen nga e mira, nė kohėn e pubertetit, e gjithė ēfarė ai mund tė shohė ėshtė interesi i tij nė kėto botė dhe ēfarė mund ta pėrkeqėsojė jetėn apo ta bėjė atė mė tė bukur. Kjo pikėpamje e kufizuar do tė mbetet, derisa tė jetė i udhėzuar nga Allahu. Pastaj, ai do tė ketė njė fotografi tė plotė dhe do tė fillojė tė mendojė pėr interesin e vet, si nė kėtė botė, ashtu edhe nė tjetrėn. Ai do tė vetėdijesohet se ku mund tė ēojnė veprime tė caktuara, dhe do tė pėrgatitet pėr njė luftim tė gjatė me dėshirat veta dhe me prirjet e natyrshme.
Shkallė tė ndryshme tė durimit
Ky lloj durimi, i cili ka tė bėjė me kundėrshtimin ndaj tekave dhe dėshirave, mund tė gradohet sipas asaj se sa i forte dhe efektiv jeni. Nė lidhje me kėtė, ka tri shkallė tė durimit:
Motivi i fesė ėshtė mė i forti nė kontrollimin dhe mposhtjen e tekave dhe tė dėshirave. Kjo shkallė e kontrollit mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet durimit tė vazhdueshėm, dhe ata qė e mbėrrijnė kėtė shkallė, janė fitimtarė nė kėtė botė dhe nė jetėn e pėrtejme. Ata janė tė cilėt "Thonė:'Zoti ynė ėshtė Allahu'" [Fussilet, 30]. Kėta janė ata, qė, nė momentin e vdekjes, engjėjt u thonė:
"Mos ki frikė e as mos u pikėllo! Prano pėrgėzimet pėr Kopshtin [e lumturisė], i cili tė ėshtė premtuar. Ne jemi mbrojtėsit tu nė kėtė jetė dhe nė jetėn e pėrtejme". [Fussilet, 30-31]
Ata janė tė cilėt gėzojnė shoqėrimin e Allahut dhe japin mundin nė rrugėn e Allahut. Ata janė tė cilėt Allahu i ka udhėzuar, veēas tė tjerėve.
Kur mbizotėrojnė tekat dhe dėshirat, motivi fetar shkatėrrohet. Personi i dėnuar do t'i dorėzohet plotėsisht shejtanit dhe forcave tė tij, tė cilat do ta udhėheqin pėr kudo qė tė duan. Marrėdhėniet e tij me ta do tė jenė nė njėrėn nga dy mundėsitė: ose ai do tė bėhet pasues i tyre dhe njė ushtar nė armatėn e tyre, qė ėshtė rasti i personit tė dobėt, ose shejtani do tė bėhet njė armė pėr tė dhe njė ushtar i tij, qė ėshtė rasti i personit tė fortė, i cili rebelohet kundėr Allahut. Kėta njerėz i ka kapluar mjerimi, sepse parapėlqyen kėtė botė ndaj tjetrės. Arsyeja kryesore pėr fatin e tyre tė mjeruar ėshtė se ata e humbėn durimin. Cilėsitė mė tė spikatura tė kėtyre njerėzve janė rrena dhe mashtrimi, dhe se ia bėjnė vetes qejfin dhe mahniten me veten e tyre, si dhe parapėlqejnė pėrfitimet e kėsaj bote ndaj pėrfitimeve tė pėrhershme nė jetėn e pėrtejme. Kėta janė njerėzit pėr tė cilėt pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:
"Njeriu i paaftė ėshtė ai qė ndjek tekat e dėshirat e veta dhe ia bėn vetes qejfin".
Kėta njerėz tė mjerė janė disa llojesh. Disa prej tyre i shpallin luftė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, duke u pėrpjekur tė shkatėrrojnė atė ēfarė solli pejgamberi [salallahu alejhi ue selam], duke i larguar njerėzit nga rruga e Allahut dhe duke bėrė ērregullime nė tokė. Disa janė tė interesuar vetėm pėr leverdinė qė kanė nė kėtė botė. Disa janė hipokritė dyfytyrėsh, tė cilėt pėrpiqen t'i hyjnė nė zemėr secilit dhe tė pėrfitojnė nga ēdo situatė. Disa janė tė shthurur dhe i tėrė jetėn ia kushtojnė pėrmbushjeve tė kėnaqėsive fizike. Disa, nėse paralajmėrohen, thonė se me dėshirė do tė pendoheshin, por e shohin kėtė si tė vėshtirė dhe arsyetohen se s'kanė zgjedhje. Disa thonė se Allahu nuk ka nevojė pėr namazin dhe pėr agjėrimin e tyre, se s'do tė arrijnė shpėtimin nėpėrmjet veprave tė tyre, dhe se do tė mbėshteten nė faktin se Allahu ėshtė i mėshirshėm. Disa prej tyre pohojnė se pėrmbajtja nga kryerja e punėve tė kėqija do tė thotė t'i bėsh hile faljes sė Allahut. Disa do tė thonė:"Ēfarė dobie mund tė kenė punėt e mira pas tė gjitha atyre veprimeve tė kėqija qė kam bėrė? Ēfarė mund t'i ndihmojė njeriut qė po mbytet, nėse gishtėrinjtė e tij janė mbi ujė ndėrsa pjesa tjetėr e trupit e fundosur?" Disa thonė se do tė pendohen, kur tė afrohet vdekja...
Aq shumė arsyetime! Tė gjitha kėto, nga shkaku se tekat dhe dėshirat kontrollojnė arsyen e tyre, dhe ata pėrdorin arsyen e tyre pėr tė gjetur mėnyra tė pėrmbushjes sė kėtyre dėshirave. Arsyeja e tyre ėshtė zėnė rob nga shejtani dhe shfrytėzohet pėr t'i arritur qėllimet e tij tė liga, mu siē mund tė keqtrajtohen tė burgosurit muslimanė nga mosbesimtarėt dhe tė shtrėngohen pėr tė mbajtur derra, pėr tė bėrė verė apo pėr tė mbartur kryqin. Njeriu qė ndrydh arsyen e vet dhe e vė nėn kontroll tė armikut [shejtanit], ėshtė si ai qė e ndalon njė musliman dhe ia dorėzon atė mosbesimtarėve pėr ta burgosur atė.
Mes motivit fetar dhe arsyes, motivit tė tekave dhe atij tė dėshirave zhvillohet njė luftė e tėrbuar. Herė dominon njėra, herė tjetra. Modeli i fitoreve pėr tė dyja anėt ndryshon. Kėshtu qėndron puna me shumicėn e besimtarėve, tė cilėt pėrziejnė veprat e kėqija me veprat e mira.
Fati pėrfundimtar i njerėzve nė jetėn e pėrtejme do t'i pėrgjigjet njėrės nga tri situatat e pėrvijuara mė lart. Disa njerėz do tė hyjnė nė parajsė dhe kurrė s'do tė hyjnė nė Zjarr, disa do tė hyjnė nė Zjarr dhe kurrė s'do tė hyjnė nė parajsė, dhe disa do tė hyjnė nė Zjarr pėr njė kohė pėrpara se tė pranohen nė parajsė.
Forcat e ndryshme tė durimit
Disa njerėz s'mund te kenė durim pa u pėrpjekur shumė dhe pa u pėrball me vėshtirėsi. Tė tjerėt kanė aftėsi tė jenė lehtė tė duruar. Lloji i parė ėshtė si njė njeri qė kacafytet me njė njeri tė fortė dhe s'mund ta mposhtė atė as me pėrpjekjen mė tė madhe. Lloji i dytė ėshtė si njė njeri qė kacafytet me njė njeri tė dobėt dhe lehtė e mund atė. E kėtillė ėshtė lufta mes ushtarėve tė e-Rrahmanit dhe ushtarėve tė shejtanit. Kushdo qė mposhtė ushtarėt e shejtanit, mund ta mposhtė vetė shejtanin. Abdullah ibn Mes'udi ka transmetuar:
"Njė njeri u kacafyt me njė xhin dhe e mposhti atė, pastaj e pyeti:'Pėrse je kaq i vogėl e i dobėt?' 'Nė krahasim me xhinėt e tjerė, unė jam shumė i madh dhe i fortė' – u pėrgjigj xhini. Dikush pyeti:'A i ishte ky njeri Umeri?' dhe ai iu pėrgjigj:'E kush tjetėr?!'"
Disa nga sahabėt kanė thėnė:
"Besimtari e fshikullon shejtanin sikurse personi qė fshikullon devenė e vet nė udhėtim".
Ibn ebi Dunja ka transmetuar nga disa selefė se njė shejtan u takua me njė tjetėr dhe e pyeti pėrse ishte aq i imėt. Shejtani tjetėr u pėrgjigj:"Sepse jam me njė njeri qė, kur han, e pėrmend Allahun, kėshtu qė s'mund tė ha me tė. Kur pi, ai pėrmend emrin e Allahut, kėshtu qė s'mund tė pi me tė. Kur hyn nė shtėpinė e vet, ai pėrmend emrin e Allahut, kėshtu qė mbetem jashtė".
Shejtani i parė tha:"Unė jam me njė njeri qė, kur han, nuk e pėrmend emrin e Allahut, kėshtu qė unė ha me tė. Kur pi, ai nuk e pėrmend emrin e Allahut, kėshtu qė unė pi me tė. Kur hyn nė shtėpinė e vet, nuk e pėrmend emrin e Allahut, kėshtu qė hyj me tė".
Kėshtu, kushdo qė e zhvillon shprehinė e durimit, ia kanė frikėn armiqtė e tij; kushdo qė e ka tė vėshtirė tė jetė i duruar, ėshtė nė rrezik, sepse armiku i tij ėshtė i gatshėm ta sulmojė dhe ta dėmtojė atė.
Kur ėshtė i nevojshėm durimi
Durimi ėshtė i nevojshėm nė sferat e jetės nė vijim:
1- nė adhurimin ndaj Allahut dhe nė zbatimin e urdhrave tė Tij
2- nė pėrmbajtjen nga veprat e kėqija
3- nė pranimin e caktimit dhe vendimit tė Allahut [kadasė dhe kaderit]. Kjo ėshtė kėshilla qė iu dha Lukmanit, kur ai i tha tė birit tė vet:
"O biri im, fal namazin, urdhėro pėr tė mirė dhe ndalo nga e keqja, dhe mbart me durim ēfarėdo qė tė godet. Sepse kjo ėshtė vendosmėri [e synimit] nė ēėshtjet". [Lukman, 17]
Urdhėrimi pėr tė mirėn do tė thotė tė bėsh mirė edhe vetė, dhe ndalimi nga e keqja do tė thotė tė mos e bėsh atė vetė.
Durimi nė adhurimin ndaj Allahut
Durimi nė adhurimin ndaj Allahut dhe nė zbatimin e instruksioneve tė Tij do tė thotė tė bėsh aktet e urdhėruara tė adhurimit rregullisht dhe qė kjo tė bėhet sinqerisht, me dije. Adhurimi i parregullt nuk vlen asgjė. Edhe nėse adhurimi bėhet rregullisht, ka dy rreziqe. Sė pari: rrezikojmė ta humbasim sinqeritetin, nėse motivi pėr faljen e namazeve s'ėshtė kėnaqja e Allahut dhe afrimi ndaj Tij. Kėshtu, pėr tė mbrojtur adhurimin tonė, duhet tė sigurohemi tė jemi tė sinqertė. Sė dyti: duhet tė sigurohemi tė mos devijojmė kurrė nga shtegu i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Pra, duhet tė sigurohemi qė adhurimi ynė tė bėhet nė pėrputhje me Sunetin.
Durimi nė pėrmbajtjen nga veprimi i keq
Ky lloj durimi mund tė arrihet nėpėrmjet frikės nga dėnimi i cili e pason veprimin e gabuar, apo nėpėrmjet ndjenjės sė heja [turpit] pėrpara Allahut pėr shfrytėzimin e bekimeve tė Tij nė bėrjen e veprave tė kėqija. Kjo ndjenjė turpi pėrpara Allahut mund tė forcohet nėpėrmjet mėsimit mė shumė rreth Allahut dhe mėsimit mė shumė rreth emrave dhe cilėsive tė Tij. Turpi ėshtė njė cilėsi e njerėzve fisnikė, me cilėsi tė mira. Kėshtu, personi qė pėrmbahet nga veprimi i keq, pėr shkak tė turpit, ėshtė mė i mirė sesa ai qė pėrmbahet pėr shkak tė frikės. Turpi tregon se njė person ėshtė i vėmendshėm pėr Allahun dhe pėr fuqinė e Tij. Personi qė tmerrohet me frikė nga Allahu, mendimet i ka tė pėrqendruara ne dėnimin. Interesi kryesor i personit tė frikėsuar ėshtė vetja e tij dhe si ta shpėtojė veten nga dėnimi, kurse interesi kryesor i personit tė turpshėm ėshtė Allahu dhe lavdia e Tij. Tė dy kanė arritur pozitėn e imanit, por personi i turpshėm ka arritur ihsanin, njė pozitė mė tė lartė tė imanit, nė tė cilėn ai sillet sikur ta shihte Allahun dhe kėshtu zemra e tij ėshtė e mbushur me turp [heja].
Arsyeja pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme pėr njė besimtar tė pėrmbahet nga veprimi i keq ėshtė se ai duhet ta mbrojė imanin e tij, meqė veprimi i keq e zvogėlon imanin apo e shuan atė. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]:
"Kur kurorėshkelėsi bėn kurvėri, ai s'ėshtė besimtar; kur pijetari pi alkool, ai s'ėshtė besimtar dhe, kur hajni vjedh, ai s'ėshtė besimtar. Besimtari duhet tė pėrmbahet nga shumė gjėra tė lejueshme, nėse ato mund tė ēojnė tek e ndaluara".
Durimi gjatė kohėrave tė vėshtira dhe provave
Durimi gjatė vėshtirėsive mund tė arrihet nga:
1- tė menduarit pėr shpėrblimin e mirė qė do tė ndodhė. Sa mė shumė qė tė besosh nė shpėrblimin qė tė pret, aq mė lehtė ėshtė tė jesh i duruar. Po tė mos ishte pritja pėr shpėrblimet, asnjė synim qė ka tė bėjė me kėtė jetė apo me jetėn e pėrtejme s'do tė arrihej. Natyra njerėzore e do kėnaqjen e ēastit, por arsyeja dhe maturia na bėjnė tė mendojmė pėr pasojat afatgjate, ēka na ndihmon ta forcojmė durimin tonė nė qėndrimin ndaj gjėrave me tė cilat pėrballemi, qoftė kur kemi zgjedhje apo jo.
2- Pritja dhe shpresa pėr njė kohė tė rehatshme. Kjo shpresė, nė vetvete, ofron njė ngushėllim tė menjėhershėm.
3- Tė menduarit rreth bekimeve tė panumėrta tė Allahut. Kur kuptojmė se s'mund tė numėrojmė bekimet e Allahut, na lehtėsohet ushtrimi i durimit pėrballė vėshtirėsive tė tanishme, sepse telashet e tanishme, nė krahasim me oqeanin e bekimeve tė Allahut, janė si njė pikė shiu.
4- Tė menduarit pėr bekimet e mėhershme tė Allahut. Kjo do tė na e kujtojė kujdesin e Allahut dhe do tė na i forcojė shpresat dhe pritjet pėr kohėt e rehatshme qė do tė vijnė.



Nga Uddet es-Sabirin ue Dhakiret esh-Shakiriin i Imam ibn Kajjim el-Xheuzije
__________________
“Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja.“ (El Bekare 191)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
jeto22 (02-11-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Te pasurit vs te varfurit INDEXI Ekonomi 0 16-09-2008 01:42
Kur“ani prin rrugen drejt shkences Abdurrezak Kur“an dhe Tefsir 0 27-08-2008 01:06
Ndikimi i pėrdorimit tė internetit nė jetėn sociale Esselamu_Alejkum Feja dhe Shoqėria 0 09-12-2006 23:32
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Ramazani muaji i durimit Keshille Agjėrimi 0 31-10-2005 15:11


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:43.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.