Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 18-04-2006, 12:32
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 10-07-2004
Lokacioni: Nė Sham.
Postimet: 606
All-llahu tė shpėrbleftė: 85
Falėnderuar 323 herė nė 216 Postime
Rep Fuqia: 0
Etheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud of
Besimi Nė All-llahun .s.u.t.

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje ēon nė zjarr.





Besimi nė All-llahun .s.u.t.





Besimi nė All-llahun s.u.t. do tė thotė tė bindurit e fuqishėm se All-llahu s.u.t. ėshtė Zot, Sundues, Sundues dhe Krijues i ē`do gjėje.
Se vetėm Ai meriton t’i bėhet ibadet me anė tė, namazit, agjėrimit, duasė, shpresės, frikės, pėruljes dhe dėgjesės. Se ai posedon tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė, dhe se Ai ėshtė larg ē`do tė metė.

Imani, besimi nė All-llahun s.u.t. pėrfshinė tri gjėra:

1. Tė besuarit se vetėm All-llahu s.u.t. ėshtė Krijues dhe Sundues i tė gjithave (teuhidur-rububijje).

2. Tė besuarit se vetėm Atij mund t’i bėhet ibadet (teuhidul-uluhijje).

3. Tė besuarit se vetėm Atij i takojnė emrat dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė (teuhidul esma’i ues-sifat).

Prandaj njeriu nuk mund tė jetė besimtar nė All-llahun s.u.t. pėrderisa nuk beson se All-llahu s.u.t. ėshtė Sundues i tė gjithave dhe se Sundues tjetėr nuk ekziston, se vetėm Ai ėshtė Zot dhe se vetėm Ai mund tė adhurohet, dhe se Ai ėshtė plotėsisht i pėrsosur me cilėsitė dhe emrat e Vet dhe se askush tjetėr nuk ėshtė i pėrsosur dhe i pėrkryer.

Kėta janė tre lloj tė teUhidit qė i ngėrthen domethėnia e Imanit ndaj All-llahut s.u.t. e me sa vijon detajisht do tė sqarojmė ē`donjėrin prej tyre.

1) Teuhidur-rububijje:
Teuhidur-rububijje shkurtimisht do tė thotė:

Bindshmėria e fuqishme se All-llahu s.u.t. ėshtė Krijues dhe Sundues i tė gjithave dhe se tjetėr Sundues nuk ekziston.

Fjala Rabb nė gjuhėn arabe do tė thotė pronar, udhėheqės E, rububijjeti i All-llahut s.u.t. mbi krijesat e Veta do tė thotė se vetėm Ai dhe i Vetmi Ai i ka krijuar ato, se vetėm Ai ėshtė pronar dhe se vetėm Ai i mirėmbanė ato dhe udhėheqė me to.

Prandaj Teuhidur-Rububijje do tė thotė pranimi se All-llahu s.u.t. ėshtė i Vetmi Krijues i tė gjitha krijesave dhe i Vetmi Pronar i tyre, se vetėm Ai i ngjallė dhe i vdesė ato, se Vetėm Ai u sjellė dobi apo dėm dhe se Vetėm Ai i pranon lutjet e krijesave, po qe se gjenden nė situatė pa shtegdalje.

Se vetėm Ai mund tė bėjė me ta `ēka tė dojė Vet, se vetėm Ai me tė vėrtetė jep dhe merr, se vetėm Ai krijon dhe se nė duart e Tij janė tė gjitha.

All-llahu s.u.t. na thotė:
Vetėm Ai krijon dhe sundon, I Lartėsuar ėshtė All-llahu, Sundues i botėve. A’raf: 54.

Nė kėtė lloj tė teuhidit bėnė pjesė edhe besimi nė pėrcaktimin e All-llahut s.u.t. besimi se ē`do gjė qė ndodh, ndodh me dijeninė, vullnetin dhe fuqinė e All-llahut s.u.t. [iii]

Me fjalė tė tjera ky lloj i teuhidit do tė thoshte:
Tė kuptuarit dhe tė pranuarit se iniciator i njėmendtė qė me tė vėrtetė vepron nė kėtė Gjithėsi ėshtė vetėm All-llahu s.u.t. me krijimin, udhėheqjen, ndryshimin, drejtimin (e lėvizjes), rritjen dhe zvogėlimin, ringjalljen dhe vdekjen dhe me veprime tė tjera, dhe se nė tėrė kėtė askush nuk i shoqėrohet Atij.

Kur’ani tejet qartė flet pėr kėtė lloj tė teuhidit. Gati se asnjė kaptinė e Kur’anit nuk e lė pa e pėrmendur atė, apo bile pa treguar atė nė tė nė mėnyrė tė zhdrejtė.

Ky ėshtė themel i llojeve tė tjera tė teuhidit, ngase vetėm Ai ėshtė Krijues i njėmendtė, Sundues dhe Udhėheqės, i Cili meriton t’i bėhet ibadet (ē`do formė e adhurimit), qė T’i shprehet dhe T’i drejtohet pėrulja dhe bindja.

Dhe vetėm Ai ėshtė meritor qė T’i drejtohet falėnderimi, dhikri, duaja, shpresa, droja e tė ngjashme. Pra, ē`ka do qoftė nga ibadeti mund t’i kushtohet vetėm Atij i Cili posedon pushtet absolut dhe udhėheqė me tė gjitha. [iv]

Nga ana tjetėr, vetėm Ai ėshtė Krijues i njėmendtė, Sundues dhe Udhėheqės, qė i meriton cilėsitė madhėshtore, tė bukura dhe tė pėrsosura. Pėr shkak se kėto cilėsi mund t’i posedon vetėm Sunduesi i tė gjitha botėve, sepse, ėshtė e pamundur t’i pėrshkruhet pronėsia dhe sundimi dikujt qė nuk ėshtė i gjallė, qė nuk dėgjon, nuk sheh, qė ėshtė i pafuqishėm, memec, qė nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė atė qė dėshiron vet dhe qė nuk ėshtė i pėrkryer nė tė folmen e vet dhe nė veprat e veta. [v]

Andaj gjejmė se Kur’ani e pėrmend kėtė lloj tė teuhidit nė kontekst tė hamdit (falėnderimit), tė ibadetit, tė nėnshtrimit, tė pėrkushtimit All-llahut s.u.t. dhe nė kontekst tė shpjegimit tė cilėsive tė lartėsuara dhe emrave tė bukur tė Tij.

Nė kontekstin e hamdit (falėnderimit) ē`do myslimanė nė ē`do rekatė kėndon:
Falėnderimi i pėrket vetėm All-llahut, Zotit tė botėve. Fatiha: 1.

All-llahu s.u.t. thotė:
Pra, falėnderimi i pėrket vetėm All-llahut, Zotit tė qiejve dhe Zotit tė Tokės - Zotit tė Gjithėsisė. Xhathije: 36.

Nė kontekstin e nėnshtrimit dhe pėrkushtimit (devocionit) Atij, All-llahu xh.sh. thotė:
Thuaj, Rruga e All-llahut ėshtė e vetmja rrugė e drejtė, dhe neve jemi tė udhėruar t’i bindemi Zotit tė Gjithėsisė. En’am: 71.

Nė kontekstin e tė drejtuarit dhe mbėshtetjes vetėm Atij, All-llahu s.u.t. thotė:
Thuaj, Me tė vėrtetė, namazi im dhe adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime, i pėrkasin vetėm All-llahut, Zotit tė Gjithėsisė. En’am: 162.

Nė kontekstin e sqarimit se vetėm All-llahu s.u.t. mirret pėr mbrojtės e askush tjetėr, All-llahu s.u.t. thotė:
Thuaj, A tė marr pėr mbrojtės dikė tjetėr pėrveē All-llahut, Krijuesit tė qiejve dhe tė Tokės! Ai ushqen (botėn), e Atė askush nuk e ushqen.
Thuaj, Mua mė ėshtė urdhėruar qė tė jem i pari nga ata qė pėrulen, dhe, kurrėsesi mos u bėnė nga ata qė i bėjnė shok Atij. En’am: 14.


Nė kontekstin e duave, All-llahu s.u.t. thotė:
Vetėm Ai krijon dhe sundon! I lartėsuar ėshtė All-llahu, Zoti i Gjithėsisė! Lutjuni Zotit tuaj pėrulshėm dhe ngadalė (nė vete)! Ai, me tė vėrtetė, nuk i do ata qė luten me zė tė lartė. A’raf: 54-55.

Nė kontekstin e ibadetit, All-llahu s.u.t. thotė:
Pėrse tė mos e adhuroj Atė, i cili mė ka krijuar. E, te Ai do tė ktheheni ju. Ja Sin: 22.

O njerėz, Adhuroni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, qė tė ruheni nga ndėshkimi. Zoti ėshtė Ai, qė pėr ju Tokėn e ka bėrė shtrat dhe qiellin ndėrtesė; i Cili prej qielli lėshon shira dhe bėnė qė tė rriten frutet, ushqim pėr ju. Prandaj mos i bėni me vetėdije shok All-llahut, sepse ju e dini (qė Ai nuk ka shok). Bekare: 21-24.

Me tė vėrtetė, vetėm Krijuesi i qiejve, i Tokės dhe i ē`do gjėje qė gjendet nė to, eshtė i Vetmi i Cili meriton qė njeriu ta pranojė pėr Zot dhe pėr mbrojtės, dhe tėrėsisht t’i dorėzohet Atij, qė duatė e veta t’ia drejtojė Atij dhe tė mbėshtet tek Ai.

Nga ana tjetėr vėrejmė se Kur’ani ndėrlidhė rububijjetin e All-llahut s.u.t. i cili pasqyrohet nė sundimin e Tij me qiejt e me Tokėn dhe me ē`do gjė qė ekziston nė to me konservimin e tyre me emrat e Tij tė bukur dhe me cilėsitė e Tij tė lartėsuara.

Kuptoi fjalėt e All-llahut s.u.t. nė ajetin Kursijj:
All-llahu ėshtė, s’ka tjetėr zot pėrveē Tij i Gjalli dhe i Pėrjetshmi.
Atė nuk e kaplon as kotja as gjumi, Tė Atij janė tė gjitha ato qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė. Kush mund tė angazhohet pėr ndokend pa lejen e Tij ?! Ai di ē`do gjė qė ka ndodhė pėrpara dhe ē`do gjė qė do tė ndodhė nė tė ardhmen.
Por, njerėzit, nuk dinė asgjė nga dijenia e Tij, pėrveē qė Ai ka dashur t’ua tregojė.
Froni (Madhėria) i Tij pėrfshinė qiejt dhe Tokėn dhe Atij nuk i vie rėndė t’i ruajė ato. Ai ėshtė shumė i Larti, i Madhėruari. Bekare: 255.


Me tė vėrtetė, Ai qė i ka krijuar qiejt dhe Tokėn ėshtė i Vetmi qė jeton pėrgjithmonė dhe kurrė nuk vdes, i Cili i mirėmbanė tė gjitha, di ē`do gjė, kujdeset pėr ēdo gjė, i Cili ėshtė mė i Lartėsuari, mė Madhėshtori.

Pastaj pėrqėndrohu nė kėto fjalė tė All-llahut s.u.t:
Ne e krijojmė njeriun dhe Na dimė ēka pėshpėrit shpirti i tij, sepse Ne jemi mė afėr se damari i qafės sė tij. Kaf: 16.

E si mos tė dinte Ai, i Cili ka krijuar ē`do gjė dhe ėshtė i informuar hollėsisht. Mulk: 14.


Pra, nuk ka kurrfarė dyshimi se Ai i Cili i ka krijuar tė gjitha krijesat, i mbikėqyrė ato dhe se Ai di ē`do gjė ē’veprojnė ato.

E, pėr sa i pėrket atyre, tė cilėt pranojnė se All-llahu s.u.t. ėshtė Sundues dhe Krijues i tė gjithave, por nuk e veēojnė nga hyjnitė e tjerė, por sė bashku me Tė adhurojnė edhe tė tjerėt, dhe qė nuk e veēojnė sipas emrave dhe cilėsive tė Tij, duke i mohuar ato apo duke i krahasuar ato me cilėsitė e krijesave tė tjera, apo duke i komentuar ato nė kuptimin figurativ qė nuk ka bazė, atyre teuhidi i kėtij lloji nuk do t’u shėrbejė dhe assesi nuk do t’i nxjerrė ata nga rrethi i mosbesimit nė rrethin e imanit.

All-llahu xh.sh. na tregon nė Kur’an se jobesimtarėt (mushrikėt) kanė pranuar se All-llahu ėshtė i Vetmi Krijues, por pėrkundėr kėsaj kanė mbetur mushrikė,[vi] ngase nuk e kanė veēuar All-llahun s.u.t. nė uluhijjetin (hyjninė) e Tij, por i kanė adhuruar edhe tė tjerėt pėrveē Tij. Dhe pėr shkak se ata nuk i kanė bėrė teuhid All-llahut s.u.t. nė emrat dhe cilėsitė e Tij, ashtu qė disa i mohonin dhe nuk i besonin atyre.

Prandaj All-llahu s.u.t. thotė pėr ta:
Shumica e tyre nuk i besojnė All-llahut, por i bėjnė shok Atij. Jusuf: 106.

Mufessiri i njohur Muxhahidi (rahimehull-llah), gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė:
Imani i tyre nė All-llahun s.u.t. ėshtė pranimi se ne na ka krijuar All-llahu s.u.t. dhe se Ai na furnizon qė tė gjithėve, por ata krahas kėtij pranimi i bėjnė ibadet edhe tė tjerėve pėrveē Atij. [vii]

Njė pjesė e ulemasė nga gjeneratat e para ka thėnė:
Ku t’i pyesish.
Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokėn ?
Ata pėrgjigjen.
All-llahu, por megjithėkėtė e adhurojnė tjetėr kė. [viii]

All-llahu s.u.t. na thotė nė Kur’an se edhe mushrikėt kanė besuar se All-llahu s.u.t. ėshtė Krijues, Furnizues dhe Sundues:
E, nėse i pyet kush i ka krijuar, ata, me siguri, do tė thonė. All-llahu, , nga po ia mbajnė atėherė ? Zuhruf: 87.

Thuaj, Kush ju ushqen juve nga qielli dhe nga Toka ? Ose, kush mund tė krijojė tė dėgjuarit dhe tė pamurit ? Dhe kush mund tė nxjerrė tė gjallin nga i vdekuri dhe tė vdekurin nga i gjalli ? Dhe kush i drejton gjėrat ? Ata do tė thonė, All-llahu, E ti (o Muhammed!) Thuaj, E, pėrse atėherė nuk i frikėsoheni Atij ? Junus: 31.


Nga ajetet e cituara shihet qartė se, gjithsecili qė pranon se All-llahu s.u.t. ėshtė Zot i tė gjithave, njėherit nuk ėshtė edhe ai qė e ka besuar All-llahun s.u.t. si tė Vetmin Zot, tė Cilit i bėhet ibadet dhe i Vetmi tė Cilit i pėrkasin tė gjitha emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė. [ix]

Shumica e njerėzve nuk mohojnė Krijuesin dhe udhėheqjen e Tij me krijesat, por shumė mosbesime tė tyre rrjedhin nga adhurimi i tjetėrkujt pėrveē All-llahut s.u.t.

2) Teuhidul-uluhijje.
Teuhidul-uluhijje shkurtimisht do tė thotė:

Bindshmėria e fuqishme se vetėm All-llahu s.u.t. ėshtė Zot i vėrtetė dhe se tjetėr zot nuk ekziston, dhe se tė gjitha llojet e ibadetit (adhurimit) duhet t’i kushtohen vetėm Atij.

Fjala Ilah (Zot) nė gjuhėn arabe pėrdoret nė domethėnien e fjalės Me’luh (ai i cili adhurohet, atij tė cilit i bėhet ibadet) [xi]

Kurse ibadet nė gjuhėn arabe do tė thotė tė qenėt i dėgjueshėm, i pėrulshėm, i pėrvuajtshėm.

Disa alimė ibadetin e kanė definuar si dashuri e sinqertė me pėrvuajtėri tė plotė.

Ibadeti i cili na ėshtė urdhėruar nė vete ngėrthen domethėnien e pėrvuajtėrisė, e njėkohėsisht edhe domethėnien e dashurisė, andaj kjo ėshtė pėrulėsia e plotė ndaj All-llahut s.u.t. me dashuri jashtėzakonisht tė madhe ndaj Tij.

Prandaj ibadeti ndaj All-llahut s.u.t. nuk ėshtė i rregullt nėse aty nuk pėrfshihen qė tė dy domethėniet e pėrmendura, dhe vetėm njėra prej tyre nuk ėshtė e mjaftueshme pėr korrektėsinė e tij.

All-llahu s.u.t. pėr ne duhet tė jetė mė i dashur se ē`do gjė tjetėr qė ekziston, e njėkohėsisht mė i lartėsuari prej tė gjithėve. [xii]

Teuhidul-uluhijje, pra, bazohet, tė besosh vetėm All-llahun s.u.t. sinqertė edhe esencialisht edhe formalisht (nė batin dhe nė zahir), kėshtu qė asgjė prej tij (besimi) nuk guxon t’i kushtohet dikujt tjetėr pėrveē All-llahut s.u.t.

Prandaj, besimtari adhuron (i bėnė ibadet) vetėm All-llahun s.u.t. e askė tjetėr, pastaj vetėm Atė e don me tė vėrtetė, frikėsohet vetėm prej Tij, shpreson vetėm prej Tij, duanė ia drejton vetėm Atij, mbėshtetet vetėm nė Tė, vetėm ndaj Tij shprehė pėrvuajtėrinė, pėrulėsinė, pendesėn dhe tė gjitha llojet e tjera tė ibadetit.

Kjo pjesė e teuhidit nė esencėn e vet ngėrthen tė gjitha pjesėt e tjera tė besimit nė All-llahun s.u.t. si Krijues dhe besimin nė atė se Ai ėshtė i Vetmi qė posedon emra tė bukur dhe cilėsi tė pėrsosmėrisė, qė nuk ėshtė rast i kundėrt.

Sepse, tė besuarit dhe tė pranuarit e All-llahut s.u.t. si Krijues dhe Sundues nuk do tė thotė se i njėjti e pranon si tė vetmin tė cilin e adhuron. [xiii]

Njeriu mund ta pranojė All-llahun s.u.t. si tė Vetmin Krijues, por assesi mos ta adhurojė Atė (nuk i bėnė ibadet Atij).

Gjithashtu, edhe besimi nė All-llahun s.u.t. si tė Vetmit qė i pėrkasin emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė (teuhidul esma’i ues-sifat) nuk i pėrfshinė llojet e tjera tė teuhidit.

Por, njeriu, i cili i bėnė All-llahut s.u.t. teuhidul uluhijje, duke u bindur dhe duke e pranuar Atė si tė Vetmin i Cili meriton tė adhurohet (qė T’i bėhet ibadet) dhe se kėtė askush tjetėr pėrveē Tij nuk e meriton nga kurrnjė aspekt, ai me kėtė pranon All-llahun s.u.t. pėr Krijues dhe Sundues tė tė gjithave dhe se vetėm Atij i pėrkasin tė gjitha emrat dhe tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė, sepse ibadeti i njėmendtė mund T’i bėhet vetėm Zoti tė Pėrsosur, e jo dikujt tjetėr qė nuk ėshtė Zot. [xiv]

Sepse, si mund tė adhurohet dikush, qė nuk ėshtė krijues i cili nuk udhėheq me tė, dhe si mund tė adhurohet dikush, qė nuk ėshtė i pėrsosur dhe i pėrkryer?

Me sa parashtruam mė sipėr, shihet qartė se shehadeti (La ilahe ilAll-llah) nė vete ngėrthen tė gjitha llojet e teuhidit, sepse domethėnia e tij e drejtpėrdrejtė ėshtė tė besuarit nė teuhidul uluhijje i cili nė vete ngėrthen edhe teuhidur rububijje edhe teuhidul esma’i ues-sifat.

Prandaj, me kėtė lloj tė teuhidit (teuhidul uluhijje) ka filluar feja dhe me tė ka pėrfunduar, kjo ėshtė forma dhe esenca e fesė dhe pėr shkak tė tij janė krijuar tė gjitha krijesat.

All-llahu s.u.t. thotė:
Xhinnėt dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė adhurojnė. Dharijat: 56.

Shejkhul Islam Ibn Tejmijje (rahimehull-llah) thotė:
Sipas kėtij lloji tė teuhidit dallohen besimtaret dhe mushrikėt ata tė cilėt sinqerisht adhurojnė All-llahun xh.sh. dhe ata tė cilėt, krahas Tij adhurojnė edhe diē tjetėr dhe pėr shkak tė kėtij do tė realizohet shpėrblimi apo ndėshkimi edhe nė kėtė botė edhe nė botėn tjetėr, e kush nuk pranon kėtė, do tė mbetet ndėr mushrikėt. [xv]

Pėr shkak tė kėtij lloji tė teuhidit janė dėrguar edhe Pejgamberėt dhe janė shpallur Librat.

Nuk ka ekzistuar kurr njė Pejgamber qė i ėshtė dėrguar njerėzve, e qė teuhidul-uluhijje tė mos i jetė bazė dhe esencė e misionit tė tij.

All-llahu s.u.t. thotė:
Ne, ē`do populli i kemi dėrguar nga njė Pejgamber. Tė gjithė ata thonin: Adhuroni vetėm All-llahun, e shmagiuni idhujve. Nahėl: 36.

Ne nuk kemi dėrguar asnjė Pejgamber para teje e qė tė mos ia kemi shpallur se, nuk ka te Adhuruar tjetėr pėrveē Meje (All-llahut), andaj adhuromėni vetėm Mua. Enbija: 25.

All-llahu s.u.t. na informon se Pejgamberėt e Tij janė, Nuhi, Hudi, Salihu, dhe Shu'ajbi, dhe ē`do njėri prej tyre i ka thėnė popullit tė vet:
O populli im, adhurojeni vetėm All-llahun, Ju nuk keni zot tjetėr pėrveē Tij. Mu’minun: 23; Hud: 61; A’raf: 65.

All-llahu s.u.t. gjithashtu na informon se Ibrahimi (alejhis-selam) i ka thėnė popullit tė vet:
Unė e kthej fytyrėn time kah Ai qė i ka krijuar qiejt dhe Tokėn, duke qenė besimtar i vėrtetė, dhe nuk jam nga ata qė i bėjnė shok All-llahut. En’am: 79.

Pra, Ky lloj i teuhidit ėshtė thelbi i fesė islame, andaj sharti i parė i Islamit ėshtė kelimei shehadeti.

Pejgamberi i All-llahut s.u.t. thotė:
Islami bazohet nė pesė gjėra: dėshmia se nuk ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut, i cili meriton te adhurohet me Hak dhe Muhammedi ėshtė Pejgamber i All-llahut, kryerja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i muajit Ramazan dhe kryerja e haxhxhit. [xvi]

Tė pranuarit e All-llahut s.u.t. si tė Vetmin i Cili adhurohet, nga ne kėrkon qė vetėm Atij T’i drejtohemi me ēdo trajtė adhurimi dhe qė zemrat tona gjatė kėsaj tė jenė tėrėsisht tė pastra nga ē`do drejtim tjetėr. Nė kėtė formulim hyjnė edhe shumė gjėra tė tjera.

Ja disa prej tyre:

1) Domosdoshmėria e dashurisė sė sinqertė ndaj All-llahut s.u.t.
Njeriu nuk guxon qė edhe nė dashurinė e vetė tė ketė dikė tė barabartė apo pėrmbi All-llahun s.u.t.

Prandaj, nėse dikush e do dikė sikur qė e do All-llahun s.u.t. apo mė tepėr se Atė, atėherė ky ka bėrė shirk.

All-llahu s.u.t. thotė:
Ka njerėz qė nė vend tė All-llahut marrin disa gjėra tė tjera pėr hyjni dhe i duan ato si All-llahun, ndėrsa ata qė besojnė, e duan shumė mė tepėr All-llahun. Bekare: 165.

Nė shirkun e madh, tė cilin All-llahu s.u.t. nuk do ta falė, pos me pendesė pėr tė, bėn pjesė edhe ajo qė njeriu ta dojė dikė tjetėr pėrveē All-llahut siē duhet All-llahu s.u.t. [xvii]

Njeriu, sipas natyrės sė vet, ėshtė i prirur pėr ta dashur vetvetėn, prindėrit, fėmijėt, atdheun, pasurinė e tė ngjashme, andaj pėrshpirtėria (devotshmėria) e tij e sinqertė ndaj All-llahut s.u.t. nuk do tė thotė asgjėsim apo pengesė tė kėsaj ndjenjė natyrore, por nga besimtari kėrkohet qė dashuria e tij ndaj ē`kado qoftė tjetėr nė kėtė botė, tė jetė pas dashurisė ndaj All-llahut s.u.t. qė dashuria ndaj All-llahut s.u.t. tek ai tė jetė pėrmbi dashuritė e tjera, kėshtu qė tė jetė i gatshėm qė tėrė atė qė dashuron, nėse vjen gjer tek kontradikta mes asaj qė kėrkon nga ai dashuria ndaj All-llahut s.u.t. dhe ē`kado qoftė tjetėr qė dashuron, duhet ta sakrifikojė nė emėr tė All-llahut s.u.t.

All-llahu s.u.t. i kėrcėnohet atyre tė cilėt i japin pėrparėsi vlerave tė kėsaj botė, tė cilat i duanė mė shumė sesa All-llahun s.u.t. e thotė:
Thuaj, Nėse etėrit tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, gratė tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj, qė e keni fituar, tregtia pėr tė cilėn keni frikė se nuk do tė shkojė mirė dhe shtėpitė nė tė cilat e ndieni veten rehat, u janė mė tė dashura se sa All-llahu, i Dėrguari i Tij dhe lufta nė rrugėn e Tij, atėherė pritni derisa ta sjellė vendimin All-llahu. E, All-llahu, nuk do t’i udhėzojė mėkatarėt nė rrugėn e drejtė. Tevube: 24.

2) Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut s.u.t. nė dua, nė tevekkul (mbėshtetje) dhe nė shpresė, nga aspekti se askush pėrveē All-llahut s.u.t. nuk ėshtė nė gjendje ta plotėsojė atė.

All-llahu s.u.t. thotė:
Dhe, pėrveē All-llahut mos iu lut tjetėrkujt, tė cilėt nuk tė sjellin as dobi as dėm, e nėse e bėn kėtė, ti atėherė, me tė vėrtetė, je nga pabesimtarėt. Junus: 106.

...Dhe, nėse jeni besimtarė (tė vėrtetė), mbėshtetuni nė All-llahun.Maide: 23.

Ata tė cilėt besojnė dhe tė cilėt emigrojnė dhe luftojnė nė udhėn e All-llahut, ata mund tė shpresojnė mėshirėn e All-llahut. Se All-llahu ėshtė mėshirues dhe falė. Bekare: 218.


3) Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut s.u.t. pėrkitazi me frikėn. Ai i cili konsideron se disa nga krijesat mund t’i sjellin dėm me vullnetin dhe fuqinė e tyre personale, [xviii] e nga ky shkak i frikėsohen atyre, atėherė ky i ka bėr shirk All-llahut s.u.t.

All-llahu s.u.t. thotė:
... Dhe, kini frikė vetėm prej Meje. Nahėl: 51.

Nėse All-llahu tė sjellė ndonjė dėm, askush nuk mund tė ta largojė, pėrveē Tij, e nėse Ai don tė ta bėjė ndonjė tė mirė, s’ka kush tė ta pengojė mirėsinė e Tij. Ai ia jep atė mirėsi kujt tė dojė nga robėrit e Tij; dhe Ai ėshtė falės dhe mėshirues. Junus: 107.

4) Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut s.u.t. nė tė gjitha llojet e ibadetit trupor, siē ėshtė namazi, rukuja, sexhdeja, agjėrimi, therja (e kurbanit), tavafi dhe tė gjitha format e ibadetit gjuhėsor, siē ėshtė betimi, kėrkim ndjesė etj.

Ky dhe ē`do lloj tjetėr i ibadeteve duhet t’i kushtohen vetėm e vetėm All-llahut s.u.t. e ai i cilli c`kado qoftė prej tyre i kushton dikujt tjetėr, pėrveē All-llahut s.u.t. ai i ka bėr shirk.

All-llahu s.u.t. thotė:
All-llahu, me tė vėrtetė, nuk e falė atė qė i bėn shok Atij, por ia falė tjerat mėkate kujt tė dojė (pėrveē kėtij). Kushdo qė t’i bėjė shok All-llahut, ai me tė vėrtetė, ka humbur larg prej udhės sė drejtė. Nisa: 116.

3) Teuhidul esma’i ues-sifat:
Teuhidul-esma’i ues-sifat, shkurtimisht do tė thotė:

Bindshmėria e fuqishme se All-llahut s.u.t. i pėrkasin tė gjithė emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė, se Ai ėshtė larg atributeve tė mangėta dhe se Ai me cilėsitė e Tij shquhet mbi tė gjitha krijesat.

Cilėsitė dhe emrat tė cilat na janė tė njohura vetėm nga fjalėt e Tij dhe nga fjalėt e Pejgamberit tė Tij, pa kurrfarė ndryshimesh tė fjalėve tė tyre, pa mohimin e tyre parcial apo tė tėrėsishėm, pa tentim qė tėrėsisht tė kuptohen ato dhe tė shpjegohen thelbėsisht apo komparacionet me cilėsitė e krijesave.

Nga ky formulim jipet tė kuptohet se teuhidul-esma’i ues-sifati, bazohet nė tri parime, e, kush largohet prej tyre, ai nuk do tė jetė besimtar nė kėtė lloj tė teuhidit. [xix]

a) Tė besuarit se All-llahu s.u.t. nuk i gjason krijesave dhe se ėshtė larg ē`do tė mete;

b) Tė besuarit nė emrat dhe nė cilėsitė e All-llahut s.u.t. qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet, pa kurrfarė mungese apo shtimi dhe pa kurrfarė shtrembėrimesh apo mohimesh.

c) Shuarja e ē`do dėshire pėr tė kuptuar domethėnien e vėrtetė tė kėtyre cilėsive.

a) Me parimin e parė nėnkuptohet mohimi i ē`do ngjashmėrie ndėrmjet cilėsive tė All-llahut s.u.t. dhe cilėsve tė krijesave.

Argument pėr kėtė janė fjalėt e All-llahut s.u.t:
Dhe askush nuk i gjason Atij. Ikhlas: 4.

All-llahun mos e krahasoni me kurrgjė. Nahl.

Imam Kurtubi (rahimehull-llah), duke komentuar ajetin, Dhe askush nuk i gjason Atij, thotė:
Kėtu flitet se All-llahut s.u.t. me lartėsinė e Tij, nė madhėshtinė e Tij, me pushtetin e Tij, me emrat e bukur dhe me cilėsitė e pėrsosura tė Tij, nuk i gjason askush nga krijesat e Tij, e as qė mund krahasohet ndokush tė me Tė.

Gjithashtu edhe cilėsitė e All-llahut s.u.t. tė cilat janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet, e ato janė tė pėrbashkėta sipas shqiptimit nė raport me All-llahun s.u.t. dhe krijesat e tjera, assesi nuk i gjasojnė domethėnies sė vėrtetė tė tyre, ngase cilėsitė e Atij qė gjithmonė ekziston nuk janė tė njėjta sikurse cilėsitė e atyre tė cilėt janė krijuar nga Ai. [xx]

Kurse Imam Uasijti (rahimehullah) thotė:
Nuk ekziston ndonjė qenie siē ėshtė qenia e Tij, as ndonjė emėr siē ėshtė emri i Tij, as ndonjė vepėr siē ėshtė vepra e Tij, pėrveēse nga pikėpamja gjuhėsore (shqiptimit).

Qenia, qė nuk ėshtė e krijuar, ėshtė larg asaj qė tė ketė cilėsi ē`farė posedon e krijuara. Siē ėshtė e pamundur qė qenia e krijuar tė ketė cilėsitė e Atij qė nuk ėshtė i krijuar.

E tėrė kjo ėshtė drejtim i pasuesve tė sė vėrtetės, udhės (Sunnes) sė Pejgamberit a.s. dhe xhema’atit tė gjeneratave tė para tė myslimanėve. [xxi]

Nė kėtė parim bėnė pjesė edhe mohimi i ē`do gjėje qė i kundėrvihet asaj me ē`ka All-llahu s.u.t. e ka pėrshkruar Vetveten, ose me ē`ka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij.

Prandaj besimi nė All-llahun s.u.t. si tė Vetmit qė i pėrkasin emrat dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė, kėrkon prej nesh tė mohojmė dhe tė dėbojmė mundėsinė se Ai mund tė ketė grua, shok, partner (ortak), ndihmės, ndėrmjetsues (pėrveē me lejen e All-llahut) dhe mbrojtės nga poshtėrimi.

Siē kėrkon edhe mohimin se Atė mund ta kaplojė kotja dhe gjumi, lodhja, kapitja, vdekja, padrejtėsia, shkujdesja, harresa, pagjumėsia, transformimi dhe cilėsi tė tjera mangėsie.

b) Parimi i dytė kėrkon obligueshmėrinė e kufizimit tė ē`do gjėje qė i pėrshkruhet All-llahut s.u.t. vetėm nė atė qė ėshtė pėrmendur nė Kur’an dhe nė hadithet e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), Sepse, cilėsitė dhe emrat e All-llahut s.u.t. kuptohen me anė tė tė thėnave, e jo me anė tė pėrsiatjes personale.

All-llahu s.u.t. assesi nuk mund tė pėrshkruhet, pėrveēse me atė qė e ka pėrshkruar Vetveten apo me ē`ka e ka pėrshkruar Pejgamberi Tij s.u.t.

Gjithashtu edhe nuk emėrohet, pėrveēse me emrat me tė cilat e ka quajtur Vetveten apo me tė cilat e ka quajtur Pejgamberi i Tij.

Pėr shkak se All-llahu s.u.t. i di mė sė miri emrat dhe cilėsitė e Vet.

All-llahu s.u.t. thotė:
... Thuaj, A e dini mė mirė ju apo All-llahu? Bekare: 140.

Duke qenė se All-llahu s.u.t. e di mė sė miri pėr Vetveten, dhe pasi qė Pejgamberėt e Tij e kanė folur vetėm tė vėrtetėn, sepse ata kanė transmetuar vetėm atė qė u ka shpallur All-llahu s.u.t, atėherė, nė sferėn e emrave dhe tė cilėsive tė All-llahut s.u.t. duke i pranuar ato jemi tė obliguar t’i pėrmbahemi asaj qė na ka informuar All-llahu s.u.t. dhe Pejgamberi i Tij.

Imami i Ehli Sunetit, Ahmed Ibn Hanbel (rahimehull-llah) thotė:
All-llahu s.u.t. nuk pėrshkruhet, pėrveēse me atė qė e ka pėrshkruar Vetveten, apo me ē`ka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, duke mos e tejkaluar aspak Kur’anin dhe Hadithin. [xxiii]

Nu’Ajm Ibn Hammad (rahimehull-llah), mėsuesi i Imam Bukhariut (rahimehull-llah) ka thėnė:
Ai i cili e krahason All-llahun s.u.t. me krijesat e Tij, ai ka bėrė kufėr, kush mohon ē`kado qoftė nga ajo me ē`ka All-llahu s.u.t. e ka pėrshkruar Vetveten apo me ē`ka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, ai ka bėrė kufėr, dhe ajo me ē`ka All-llahu s.u.t. e ka pėrshkruar Vetveten dhe me ē`ka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij nuk mund tė barazohet me asgjė dhe nuk mund tė krahasohet me asgjė. [xxiv]

Ky parim kėrkon nga ē`do njeri i moshės madhore moshės ligjore sipas Sheriatit qė tė besojė tėrė atė qė transmetohet nga emrat dhe cilėsitė e All-llahut s.u.t. nė Kur’an dhe nė Sunnetin e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), Dhe t’i pranojė ato sipas domethėnieve tė tyre tė qarta dhe parimore nė gjuhėn arabe, duke mos mohuar diē prej tyre dhe duke mos shtrembėruar diē gjatė komentimit duke u larguar nga domethėnia e tyre.

c) Parimi i tretė kėrkon nga njeriu qė t’i besojė tė gjitha cilėsive tė pėrmendura nė Kur’an dhe nė Sunnet, pa pyetje pėr esencėn e tyre dhe pėr domethėnien e tyre tė vėrtetė (lidhur me All-llahun s.u.t).

Sepse, tė konceptuarit e cilėsive bazohet nė tė konceptuarit e qenies, sepse, cilėsitė dallohen nė ujdi me dallimin e bartėsve tė tyre.

Sikurse qė assesi nuk pyesim pėr qenien e All-llahut s.u.t. dhe kualitetin e Tij, po ashtu assesi nuk ėshtė korrekte tė pyesim pėr cilėsitė e Tij. [xxv]

Prandaj transmetohet nga njė numėr i madh i gjeneratave tė para (selefit) se, kur i patėn pyetur pėr ngritjen (el-istiua) e All-llahut s.u.t. ishin pėrgjigjur:
Ngritja ėshtė e njohur, ndėrsa mėnyra e saj ėshtė e panjohur, tė besuarit nė tė ėshtė uaxhib e pyetja pėr mėnyrėn e saj ėshtė bid’at. [xxvi]

Pra, selefėt janė pajtuar se mėnyra (e ngritjes sė All-llahut s.u.t) ėshtė e panjohur pėr ne dhe se pyetja pėr tė ėshtė bid’at.

Andaj sikur tė na pyeste dikush:
Nė ē’mėnyrė Zoti ynė zbret nė qiellin e dun`jase ?
Ne do ti thoshim:
Si duket Ai ?
E, nėse thotė se nuk e di se si duket Ai, ne do t’i thoshim:
Ne nuk dimė se si zbret Ai, sepse dituria pėr atributin kėrkon dituri mbi bartėsin e atij atributi.
E, si mund tė kėrkosh prej nesh tė tė shpjegojmė nė ē’mėnyrė All-llahu s.u.t. dėgjon, sheh, flet, si ngritet dhe si zbret, e ti nuk e di se si duket Ai ?

Nėse ti pranon se All-llahu s.u.t. dhe eksiztenca e tij ėshtė me tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė dhe se askush nuk i gjason Atij, ngjashėm me kėtė ėshtė edhe tė dėgjuarit dhe tė pamurit e Tij, zbritja dhe ngritja e Tij, ėshtė fakt i vėrtetė, e qė njėkohėsisht nuk i gjason shqisės tė tė dėgjuarit tė krijesave, tė tė pamurit, tė folurit, zbritjes dhe ngritjes sė tyre. [xxvii]

Me sa ekspozuam mė lartė, rezulton se kėtė lloj tė teuhidit e trazojnė disa gjėra, tė cilat myslimani nuk do tė guxonte t’i lejojė vetes:

1) Et-teshbih, krahasimi i cilėsive tė All-llahut s.u.t. me cilėsitė e krijesave, siē e krahasojnė tė krishterėt Isain (alejhis-selam) (tė birin e Merjemės), hebrenjtė Uzejrin, e mushrikėt idhujt e tyre me All-llahun s.u.t. Apo, sikurse qė disa sekte e krahasojnė fytyrėn e All-llahut s.u.t. me fytyrėn e krijesave, dorėn e Tij me dorėn e krijesave, tė dėgjuarit ė Tij me tė dėgjuarit e tyre e tė ngjashme. [xxviii]

2) Et-Te`uil, Shtrembėrimi i domethėnies sė cilėsive tė All-llahut s.u.t. me komentime, dhe ē`farėdo ndėrrimi dhe zėvendėsimi nė to, siē ėshtė shtrembėrimi i fjalėve, emrave dhe cilėsive duke shtuar, duke munguar apo duke ndėrruar zanoret nė fjalė, siē kanė vepruar disa me fjalėt e All-llahut xh.sh.:
... E, All-llahu, me siguri, ka biseduar me Musain. Nisa: 164. kėshtu qė nė vend tė zanores (u) nė fjalėn All-llah e kanė vėnė, zanoren (e) nė mėnyrė qė domethėnia tė jetė se All-llahu s.u.t. nuk ka folur me Musain, por Musai ka folur me All-llahun s.u.t.

Rruga mė e drejtė pėrkitazi me cilėsitė e All-llahut s.u.t. ėshtė drejtimi i gjeneratave tė para myslimane (selefit), tė cilėt i kanė pėrshkruar All-llahut s.u.t. atė qė Ai i ka pėrshkruar Vetes dhe atė qė ia ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, pa alegori, me tė cilat mohohen cilėsitė dhe pa komparacione tė cilat nuk i pėrshtaten Madhėrisė dhe Unitetit tė All-llahut s.u.t.

Prandaj e tėrė ajo qė pėrmendet nė Kur’an dhe nė hadithe autentike, siē ėshtė dora, fytyra, ngritja, zbritja, hidhėrimi, kėnaqėsia dhe cilėsitė e tjera, ne ia pėrshkruajmė All-llahut s.u.t. pa krahasime me cilėsitė njerėzore dhe pa komentime alegorike tė cilat shpiejnė nė mohimin e tyre. [xxix]

Dhe themi ashtu siē ka thėnė Imam Shafiu (rahimrhull-llah):
E besoi All-llahun s.u.t. dhe tėrė atė ē`ka ka ardhur nga All-llahu s.u.t. ashtu siē dėshiron Vetė Ai dhe e besoj Pejgamberin e All-llahut s.u.t. dhe tėrė atė qė ka ardhur prej tij ashtu siē ka menduar dhe siē ka dėshiruar ai. [xxx]

3) Et-ta’til, Tė kuptuarit se All-llahu s.u.t. ėshtė i privuar nga tė gjitha atributet, mohimi i cilėsive tė All-llahut s.u.t. dhe kundėrshtimin e lidhshmėrisė sė tyre me qenien e All-llahut s.u.t.

Siē ėshtė mohimi i pėrsosmėrisė sė plotė tė All-llahut s.u.t. me anė tė kundėrshtimit tė emrave dhe tė cilėsive tė Tij. Apo mohimi i ndėrsjelljes me All-llahun s.u.t. duke lėnė ibadetin, ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit tė tyre, ose, siē konfirmojnė disa, qė materia ka ekzistuar gjithnjė (nuk ėshtė krijuar) dhe se All-llahu s.u.t. nuk e ka krijuar atė. [xxxi]

4) Et-tekjif, shqyrtimi mbi kualitetin, caktimi i kualitetit tė cilėsive tė All-llahut s.u.t dhe tė konstatuarit e esencės sė tyre.

Pranimi i vėrtetė i cilėsive dhe i emrave tė All-llahut s.u.t. tė cilat janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet, nė domethėnien e tyre origjinare, pa bėrė krahasime, shtrembėrime, mohime dhe polemizime mbi kualitetin e tyre, ka qenė drejtimi (medh`hebi) i Selefėve, As’habėve, Tabi’inėve, dhe i Etbaut-Tabi’inėve.

Imam Sheukani (rahimehull-llah) thotė:
Drejtimi i selefėve nga as’habėt, tabi’inėt dhe tabi tabi’inėt, ėshtė pranimi dhe transmetimi i argumenteve (teksteve) mbi cilėsitė e All-llahut s.u.t. nė domethėnien e tyre rrėnjėsore, pa kurrfarė shtrembėrimesh, alegorishė tejet tė theksuara, komparacionesh dhe mohimesh kah shpie pjesa mė e madhe e te’uilit (komentimit figurativ).

Ata, nėse i pyeste dikush pėr diēka lidhur me cilėsitė e All-llahut s.u.t, i citonin argumentet dhe pėrmbaheshin nga thashethemet, duke thėnė:
All-llahu s.u.t. ka thėnė kėshtu, dhe ne asgjė mė tepėr nuk dimė lidhur me kėtė, dhe nuk tentojmė tė flasim pėr atė qė nuk dimė, e as qė na ka dhėnė tė drejtė All-llahu s.u.t. ta tejkalojmė kėtė.

E, nėse pyetsi megjithatė pėrpiqej tė kuptojė diē mė tepėr pėrkitazi me kėtė, ata e qortonin duke ia ndaluar tė interesohet pėr atė qė nuk i pėrket atij dhe tė kėrkojė diē qė ėshtė e pamundur tė arrihet, pėrveēse duke hyrė nė bid’at i cili ėshtė jashtė asaj nė ē`ka bazoheshin ata, e qė e kanė mbajtur mend nga Pejgamberi i All-llahut s.u.t, e tabi’inėt nga as’habėt dhe tabi tabi’inėt nga tabi’inėt.

Nė kėta shekuj tė famshėm ka mbretėruar qėndrimi unanim pėrkitazi me cilėsitė e All-llahut s.u.t. Ata kujdeseshin pėr atė qė u ka urdhėruar All-llahu s.u.t. dhe bėni atė qė u ka urdhėruar ta bėjnė, duke filluar nga emrat e All-llahut s.u.t. e gjer tek namazi, dhėnia e zekatit, agjėrimi, haxhxhi, xhihadi, ndarja (dhėnia) e pasurisė pėr qėllime bamirėsie, qė ėshtė garancė e fitimit tė Xhennetit dhe shpėtimit nga zjarri i Xhehennemit.

Pastaj, kujdeseshin pėr tė udhėzuar nė tė mirė dhe pėr tė ndaluar nga e keqja, e pengonin pėrdhunuesin nga trazirat me tė gjitha mjetet qė i kishin nė disponim, dhe nuk interesoheshin pėr asgjė tjetėr qė All-llahu s.u.t. nuk ka kėrkuar prej tyre, e as qė i ka obliguar tė kuptojnė esencėn e tij.

Prandaj atė herė feja ka qenė e pastėr nga miksturat e risirave (bid’ateve).
[xxxii]


--------------------------------------------------------------------------------------------------

[i] Sherhul ‘akidetit-Tahauijje, f. 76. Tejsirul ‘Azizil Hamid, f. 17. Er-reudatun nedijje, f. 9, duke transmetuar nga Midaridus salikin.
Njė pjesė e ulemasė islame kėta tre lloj tė teuhidit i reduktojnė nė dy lloj: teuhidin e diturisė dhe tė besimit ku bėnė pjesė teuhidur-rububijje dhe teuhidul esma’i ves-sifat dhe teuhidul iradeti uel kasd, teuhidi i dėshirave dhe aspiratave ku bėnė pjesė teuhidul-uluhijje. Shih: Sherhul ‘akidetit-Tahauijje, f. 88; Sherhu kasideti, Ibnul Kajjim, 2: 259 dhe Tathirul i’tikad, f. 3.


[ii] El-Misbahul Munir.

[iii] Sherhul ‘Akidetit-Tahauijje, f. 76-77; Tejsirul ‘Azizil Hamid, f. 17-18.

[iv] Tefsirul Kurtubi, 5: 395; Sherh Mulla ‘Ali el-**** ‘alel fikhil ekber, f. 9.

[v] Fet’hul Mexhid, f. 13; El es’iletu uel exhuibe, f. 29-30.

[vi] Sherhul”Akidetit-Tahauijje, f. 79: Fet’hul Mexhid, f. 17; Tejsilu Azizil-Hamid, f. 17; Tathirul i’tikaf, f. 5.

[vii] Tefsirut-Taberi, 16: 28.

[viii] Kėtė e pėrmend Ibni Kethiri prej Ibni”Abbasit, Muxhahidit, ‘Ata’as, ‘Ikrimes, Esh-Sha’biut, Katades, Dah-hakut dhe Abdurrahman b. Zejd b. Eslemit. Shih: Tefsir Ibni Kethir, 2: 494; Tefsiru Taberi, f. 78.

[ix] Fet’hul Mexhid, f. 18; Sherhul Mulla ‘Ali el-**** ‘alel fikhil ekber, f. 9.

[x] Ihjau ‘ulumid din, 1: 182; Sherhul ‘akidetit-tahauijje, f. 78.

[xi] Fjala ilah nė trajtėn fe’al e nė kuptimin e trajtės mef’ul, siē ėshtė fjala kitab nė kuptimin e fjalės mektub. Shih: El-Misbahul munir dhe Tarilul uusul ‘ilet ‘ilmil me’mul, f. 12.

[xii] Sherh kasideti Ibnul Kajjim, 2: 259; Igathetul lehfan, 2: 128-129; El-’Ubudijje li-Ibni Tejmijje, f. 9.

[xiii] Me gjithė vėrejtjen se tė pranuarit e All-llahut s.u.t. si tė vetmin Krijues ėshtė argument se vetėm Ai meriton tė adhurohet, siē kemi thėnė mė parė kur folėm pėr teuhidur-rububijje, njė numėr i madh njerėzish assesi nuk e pėrfillin kėtė tė vėrtetė nga inati dhe mosbesimi. Ata e pranojnė All-llahun si Krijues, por nuk e pranojnė si tė vetmin i Cili adhurohet, duke mohuar kėshtu atė qė i udhėzon vetė pranimi i tyre.

[xiv] Sherhul ‘akidetit-Tahauijje, f. 79.

[xv] Risaletul-haseneti ues-sejjiu, nė koleksionin e njohur tė Ibni Tejmijje nėn titullin Mexhm'u’atur resail, f. 261.

[xvi] Transmeton Bukhariu dhe Muslimi. Shih Zadul Muslim fima ittefeka ‘alejhi Bukhari ue Muslim, 1: 139.

[xvii] Sherh kasidet, Ibni Kajjim, 2: 268.

[xviii] Ky kusht jipet pėr shkak tė sqarimit tė dallimit mes frikės si ibadet dhe frikės natyrore: e para nuk ėshtė e lejuar, por vetėm nga All-llahu s.u.t. Qė do tė thotė se njeriu duhet tė jetė i bindur se vetėm All-llahu s.u.t. ėshtė Ai, i Cili me vullnetin dhe me fuqinė e Vet mund tė dėmtojė, e kushdo qoftė tjetėr nuk mund tė sjellė dėm apo dobi, pėrveē nėse All-llahu s.u.t. e bėnė shkak tė dėmit apo tė dobisė.
E, pėr sa i pėrket frikės natyrore, siē ėshtė frika nga bishat, apo frika qė paraqitet kur tė drejtohet arma e tė ngjashme, kjo frikė nuk e trazon teuhidin, pėr shkak se ky ėshtė nė vetė natyrėn e njeriut, sipas sė cilės e ka krijuar All-llahu s.u.t.


[xix] El-Menhexhu ue dirasatil ajatil esma’i ues-sifat, faqe 3 dhe 25, lish-shejh Muhammed Emin esh-Shenkiki (rahimehull-llah).

[xx] Tefsirul Kurtubi, 16: 8, nė botimin Mektebetul kutubil misrijje.

[xxi] Tefsirul Kurtubi, 16: 9, darul kutubil misrijje.

[xxiii] Er-Reudatun nedijje, f. 22; Sherhul ‘akidetil uasitijje li Muhammed Halil Herras, f. 21

[xxiv] Dy veprat e sipėrcituara; Ithaful kainat, f. 6; Sherhul Mulla ‘Ali el-****, f. 15.

[xxv] El-Menhexhu ue dirasatil ajatil esma’i ues-sifat, f. 25; Er-Reudatun nedijje, f. 23 dhe 28.

[xxvi] Er-Reudatun-nedijje, f. 29.

[xxvii] Er-Reudatun-nedijje, f. 34.

[xxviii] El-Esiletu uel-exhuibetul usulijje, f. 35; Li ‘Abdul Aziz Muhammed Ali Selman, Er-Reudatun nedijje, f. 35.

[xxix] Fikhul ekber, f. 15.

[xxx] El-Esiletu uel-exhuibetul usulijje, f. 50.

[xxxi] Er-Reudatun nedijje, f. 25; El-Esiletu uel-exhuibe, f. 32-33.

[xxxii] Et-Tiuhaf fiu medhahibis selef, f. 8, Lish-Sheukani.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:

FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.

ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
ABDULLAH EBU ABDULLAH
.
Kurse pėr ē`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit. etheristi@hotmail.com

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Istikame (11-07-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Besimi tek shpalljet (librat) sunnih Akide 0 26-06-2006 23:45
Besimi i Ehli Sunnetit nė Emrat dhe Cilėsitė e Allahut Muhammed AbdulMalik Akide 17 03-05-2006 23:59
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Besimi nė All-llahun Xhele Shanuhu Muhammed AbdulMalik Akide 1 15-10-2005 03:41


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:14.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.