|
Dashuria ndaj Allahut
Dashuria ndaj Allahut
Shejh Adnan Abdul Kadir
Pėrktheu Ammar Ardit Kraja
Tė gjitha falenderimet i takojnė Allahut, dhe ne kėrkojmė strehim me Tė nga tė kėqijat qė qėndrojnė tek vetet tona. Kėdo qė Allahu e udhėzon, nuk ka kush e humb dhe kėdo qė Allahu e humb, nuk ka kush ta udhėzojė dhe unė dėshmoj sė nuk e meriton askush adhurimin pėrveē Allahut dhe unė dėshmoj qė Muhammed salallahu alejhis ua selam ėshtė Profeti dhe i dėrguari i Tij.
Pas kėsaj, ta dini vėllezėr, qė Allahu subhane ua teala ka thėnė nė Kur'anin e Tij: "Dhe
"Ne nuk i krijuam xhindėt dhe njerėzit pėrveēse tė mė adhurojnė Mua". [Surah el-Dharijat: 56]
Cili ėshtė kuptimi i adhurimit?
A ėshtė kuptimi i adhurimit vetėm pėr tu falur?
Apo pėr tė dhėnė Zekat?
Apo pėr tė bėrė Haxh tek shtėpia e Allahut?
Apo pėr tė marrė abdes, apo pėr tė agjėruar?
A janė vetėm kėto vepra adhurimi?
Apo kėto gjėra janė vetėm shenja adhurimi?
E vėrteta ėshtė adhurim, siē ėshtė shpjeguar nga Shejhul Islam Ibėn Tejmijah, "Adhurimi ėshtė njė shprehje e dashurisė ndaj Allahut subhane ua teala dhe gjithashtu shprehje e nėnshtrimit tė plotė ndaj Allahut subhane ua teala".
Sepse adhurimi nuk do tė thotė falje por falja ėshtė njė shenjė adhurimi por adhurimi ėshtė me tė vėrtetė dashuria pėr Allahun subhane ua teala.
Shumė njerėz thonė qė ata e duan Allahun subhane ua teala dhe ata thonė: "Unė u fala dhe unė agjėrova dhe unė bėra haxh dhe unė dhashė Zekat. Pas gjithė kėsaj, ēfarė kėrkon Allahu nga unė sepse unė i kam bėrė tė gjitha kėto forma adhurimi? Unė e kam adhuruar Allahun". A e ka adhuruar me tė vėrtetė ky person Allahun?
A ka nevojė Allahu pėr namazin tonė?
A ka nevojė Allahu pėr agjėrimin tonė?
A ka nevojė ai pėr zekatin dhe haxhin tonė?
Allahu ėshtė Lart mbi tė gjitha kėto gjėra. Allahu subhane ua teala ka thėnė nė njė hadith Kudsi:
"O robėrit e mi! Unė e kam ndaluar padrejtėsinė pėr veten Time dhe e kam ndaluar atė midis jush. Kėshtu mos i bėni padrejtėsi njėri-tjetrit. O robėrit e mi! Tė gjithė ju jeni tė humbur pėrveē atyre qė i kam udhėzuar, kėshtu kėrkoni udhėzimin Tim dhe unė do t'ju udhėzoi. O robėrit e mi! Tė gjithė ju jeni lakuriq pėrveē atyre qė unė i kam veshur, kėshtu kėrkoni rroba nga Unė dhe Unė do t'ju vesh. O robėrit e mi! Tė gjithė ju jeni tė uritur pėrveē atyre nga ju tė cilėt i kam ushqyer, kėrkoni ushqim nga Unė dhe Unė do t'ju ushqej. O robėrit e mi! Ju bėni gabime ditėn dhe natėn dhe Unė i fal tė gjitha gjynahet. Kėrkoni falje nga Unė dhe Unė do t'ju fal. O robėrit e Mi! Nėse i pari dhe i fundit nga ju dhe xhindėt midis jush dhe njerėzit midis jush, sikur tė qėndronin do tė qėndronin si njė njeri midis jush, ajo kurrė nuk do tė hiqte aspak nga Madhėshtia Ime. Nėse ju do t'i frikėsoheni Allahut si mė tė mirėt midis jush, ajo nuk do ta shtojė aspak Madhėshtinė Time. O robėrit e mi! Nėse i pari dhe i fundit nga ju dhe xhindėt midis jush dhe njerėzit midis jush, sikur tė kryenin format mė tė kėqija tė krimeve, ajo aspak nuk do ta zvogėlojė Madhėshtinė Time. O robėrit e mi! Nėse i pari dhe i fundit nga ju, xhindėt nga ju dhe njerėzit nga ju, sikur tė qėndronin nė njėrėn anėn dhe tė Mė pyesnin Mua, Unė do t'i jap secilit nga ju ēfarė ka kėrkuar dhe akoma kjo nuk do ta zvogėlojė Madhėshtinė Time. Kjo nuk do ta zvogėlojė Madhėshtinė Time ashtu sikurse ju tė futni njė gjilqėrė nė ujė".
A mundet tė heqė kush ndonjė gjė nga Madhėshtia e Allahut? Askush nuk mund tė heqė nga Madhėshtia e Allahut. Ai ėshtė mė i Madhi dhe Mė i fuqishmi. Allahu nuk ka nevojė pėr adhurimin tonė, Ai nuk ka nevojė pėr dashurinė tonė, Ai nuk ka nevojė pėr namazin tonė, ai nuk ka nevojė pėr agjėrimin tonė.
Allahu ėshtė Pronari i tė gjithė madhėshtisė dhe fuqisė dhe Ai ėshtė i pavarur dhe nuk ka nėvojė pėr asgjė. Ai nuk ka nevojė pėr adhurimin tonė. Ne kemi nevojė ta adhruojmė Allahun, Ne kemi nevojė pėr namazin, ne kemi nevojė pėr zekatin dhe ne kemi nevojė pėr tė agjėruar, ne kemi nevojė pėr tė bėrė punė tė mira ndaj krijesave. Ne jemi tė varfėr dhe Allahu ėshtė i pasur. Ne jemi tė dobėt dhe Allahu ėshtė i fortė. Ne jemi tė tė degraduar, tė ulėt dhe Allahu subhane ua teala ėshtė mė i Larti. Kėshtu qė ne kemi nevojė pėr dashurinė ndaj Allahut.
O vėllezėr! Ne i mbėshtetemi Allahut sikur i mbėshtetemi kėsaj dynjaje. Kush nga ne, kur dikush i vjen tek ai, i thotė vėllait tė tij: "Unė tė dua ty dhe unė jam ky dhe kjo ėshtė nė bindje ndaj teje" dhe pastaj ju i thoni atij nėse ai i ka thėnė kėto fjalė: "A i ke thėnė kėto fjalė nga zemra jote?" A e ka kuptuar ai me tė vėrtetė atė qė ka thėnė apo vetėm i ka nxjerrė ato fjalė qė i ka memorizuar".
O vėllezėr! A jemi duke ju mbėshtetur Allahut nė kėtė mėnyrė nė namazet tona? Sa prej nesh e recitojnė fatiha-n, kapitullin hyrės tė Kur'anit, ashtu siē duhet? Sa prej nesh, kur ulemi nė ruku, e ndjejmė nė zemra pėrulėsinė? Ne hyjmė nė namaz kur Imami thotė: "Allahu Ekber", Allahu ėshtė mė i madhi dhe ne i kujtojmė nė atė moment tė gjitha punėt e dynjasė. Ne i kujtojmė tė gjitha punėt e dynjasė, vetėm nė kėtė moment. Ne i kujtojmė, ne i kujtojmė, vetėm nė kėtė moment, punėt e dynjasė dhe harrojmė Allahun subhane ua teala. Ne kujtojmė ushqimin tonė kur ne shkojmė tė falemi dhe ne kujtojmė shokėt tonė kur nė shkojmė tė falemi dhe ne kujtojmė nevojat tona kur ne shkojnė pėr tu falur dhe nuk dimė se ēfarė Imami ėshtė duke thėnė, ēfarė ėshtė duke lexuar, dhe nuk ndiejmė asgjė prej faljes pėrveēse kur Imami thotė: "Selam ua alejkum, Selam ua alejkum".
A jemi duke e dashur Allahun subhane ua teala? Kur ne e lexojmė Fatiha-n, a e kuptojmė me tė vėrtetė se ēfarė themi apo vetėm i pėrsėrisim fjalėt qė kemi memorizuar? Ne kurrė nuk do tė kėnaqemi nėse njerėzit mbėshteten tek ne nė kėtė mėnyrė, kėshtu si mund tė jemi tė kėnaqur nėse ne i mbėshtetemi Allahut nė kėtė mėnyrė? Zemrat tona janė ngurtėsuar, ato janė bėrė si gurė! Madje edhe mė tė ngurtė, sesa gurėt! Cila ėshtė rruga pėr tek dashuria ndaj Allahut? Cila ėshtė rruga qė do tė na ēojė dhe do tė na ndihmojė qė tė arrijmė tek ky stacion i dashurisė sė Allahut?
Secili nga ne, nė kėtė moment, duhet tė pyesė veten: "Kur e desha kėtė person? Cilat ishin arsyet qė ēuan pėr ta dashur atė vėlla apo atė grua? Ka tre gjėra qė ēojnė tek dashuria. E para ėshtė bukuria, e dyta ėshtė dinjiteti i karakterit dhe e treta ėshtė kėndshmėria dhe dashamirėsia e atij personi ndaj jush. Ndoshta ai person nuk ėshtė i bukur dhe nuk ka karakter tė mirė por ai kujdeset pėr ju pėr tė gjitha nevojat dhe ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė zemra juaj ndjenė dashuri pėr tė.
Njohja e Bukurisė sė Allahut
Nėse ne diskutojmė arsyen e parė, O vėllezėr tė dashur, ne e dimė se zemrat janė tė lidhura, tė prirura natyralisht drejt bukurisė. Askush nuk mund tė thotė qė bukuria nuk e ndikon zemrėn. Si rrjedhojė nėse disa kanė pėr qėllim apo kanė nevojė tė udhėtojnė diku, ai pyet pėr bukurinė natyrore tė atij vendi dhe nėse dėshiron tė martohet pyet nėse gruaja ėshtė e bukur. Njėherė njė i ri erdhi tek unė dhe mė pyeti pėr ta ndihmuar pėr tė gjetur njė nuse pėrmes nuses sime dhe unė e pyeta: "Cilat janė gjėrat qė shikon tek njė vajzė? Cilat janė kushtet? Ai mė tha: "Ajo duhet tė jetė e bukur, me flokė tė gjatė, shumė e butė, me sytė tė bukur dhe ngjyra e lėkurės sė saj duhet tė jetė e pashme. Unė i thashė: "Si ėshtė kjo ngjyra e pashme? Shejhu nuk dinte se ēfarė ai nėnkuptonte me ngjyrė tė pashme. Ai filloi tė ma pėrshkruaj bukurinė mua dhe fjalėt e fundit qė ai mė tha ishin: "...dhe ajo duhet tė jetė fetare, kėshtu qė unė nuk do ta urrej atė sepse Pejgamberi salallahu alejhis ua selam ka thėnė zgjedh atė qė ėshtė e devotshme". Ai nuk ma pėrshkroi fenė (e saj) por ai ma pėrshkroi bukurinė. Ai vetėm e pėrmendi fenė, kėshtu qė unė tė kėnaqesha me tė dhe t'ia plotėsojė dėshirat e tija. Kėshtu me tė vėrtetė, zemrat e njerėzve janė tepėr tė lidhura pas bukurisė.
Kur lexojmė historinė e Jusufit alejhis selam, ashtu siē Pejgamberi salallahu alejhis ua selam na ka informuar qė Jusufit alejhis selam dhe nėnės sė tij i ėshtė dhėnė gjysma e tė gjithė bukurisė nė botė. Kur ne lexojmė se ēfarė ka ndodhur midis Jusufit dhe gruas sė Azizit nė Egjypt, e cila ishte gruaja me statusin mė tė lartė nė Egjypt sepse ishte gruaja e ministrit tė financės dhe ajo ishte shumė e bukur dhe Jusufi ishtė njė rob pėr tė, jo vetėm njė rob por njė pronė. Kėshtu njė ditė, zemra e saj arriti Jusufin. Ajo ja mbylli derėn dhe i tha: "Eja tek unė. Dhe Jusufi refuzoi dhe kjo fjalė u pėrhap midis grave dhe midis grave tė ministrave. Ato thanė qė gruaja e Azizit, ministrit tė financės, u pėrpoq tė joshte robin e saj pėr nė kurvėri. Dashuria e Jusufit e kishte pushtuar zemrėn e saj dhe ajo u magjeps nga kjo dashuri dhe hyri thellė nė zemrėn e saj. Ato thanė: "Me tė vėrtetė, gruaja e Azizit ka humbur. A nuk ka turp nga vetja? Ajo ėshtė pėrpjekur tė josh robin e saj! Ky person i keq dhe i ulėt ėshtė duke u pėrpjekur tė josh (ose ta detyrojė) (robin e saj), me tė vėrtetė ajo ėshtė njė grua qė ka humbur". [Surah Jusuf: 30]
Fjala, herėt ose vonė, arriti tek gruaja e Azizit dhe kur i dėgjoi ajo thėnjet e tyre, ajo i ftoi ato tek shtėpia e saj dhe ajo pėrgatiti pėr to njė darkė dhe pas kėsaj, ajo i nxori atyre fruta dhe i dha secilės prej tyre nga njė thikė dhe i tha: "Ju lutem hani" dhe pastaj secila prej tyre mori njė frut dhe njė thikė dhe pastaj ata filluan tė qėronin frutin. Gruaja e Azizit shkoi tek Jusufi dhe e urdhėroi atė pėr tė bėrė njė banjė dhe pastaj ajo e urdhėroi atė tė veshė rrobat e tija mė tė bukura dhe kjo vetėm se e shtoi mė tepėr bukurinė e tij. Ajo, vetė, i zbukuroi flokėt e saja nė mėnyrėn mė tė bukur. Ajo e detyroi Jusufin tė pėrdor parfumet mė tė mira dhe bukuria e tij dukej perfekte dhe absolute.
"Kėshtu ajo i tha atij: "Tani, shko tek kėto gra". Ata po qėroni frutat e tyre dhe kur ata e panė, imazhi i tij u bė tepėr i impresionues sa ato pa e ndier dhe pa qenė tė vetdijshme, ato prenė veten e tyre. Thikat filluan tė presin nervat dhe lėkurėn pa e ndjerė ato dhe ėshtė thėnė se ato prenė duart e tyre dhe ato thanė: "Uallahi! Ky nuk ėshtė qėnje njerėzore. Ai nuk ėshtė asgjė tjetėr por njė Engjėll dashamirės". Ajo, gruaja e Azizit, i tha kėtyre grave: "Kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn mė bėni fajtore. A mė fajsoni pėr atė qė kam bėrė tani? Ato thanė: "Jo". Ajo tha: "Kjo gjė ėshtė pėr ēfarė mė fajsuat. Me tė vėrtetė, u pėrpoqa ta josh dhe ta detyroja tė bėnte njė gjė tė keqe kundėr vetė natyrės sė tij por ai qėndroi i vendosur". Ajo rrėfej se kishte bėrė diēka tė keqe. Ajo ishte pėrgatitur tė qėndronte me gabimin e saj. Nė kėtė moment, ajo nuk u zbraps nga gabimi i saj dhe ajo u gėzua nga fjalėt e grave. "A do tė mė mbani pėr fajtore pėr atė qė kam bėrė?" Njėra prej grave e thirri Jusufin, sikur donte ta pyeste pėr diēka. Ajo i tha atij nė fshehtėsi: "Si i bėhet puna tė takoheshim njė natė?" Ai i tha: "Unė i kėrkoi mbrojtje Allahut" dhe njė tjetėr grua e ftoi atė sikur donte tė bėnte njė kėrkesė tė njėjtė dhe kur ai erdhi ajo i tha: "Si mendon pėr njė takim sonte?" Dhe tė gjithė ato e ftuan atė pėr tė bėrė marrėdhėnie intime me to dhe ai tha:
"O Zoti im! Burgu ėshtė mė i mirė pėr mua sesa tė bėj ēfarė ato mė kėrkojnė dhe nėse nuk mė largon nga ajo nga e cila ato mė ftojnė, unė do tė bie viktim dhe unė do tė jem prej injorantėve" dhe Allahu ju pėrgjigj lutjes sė tij dhe Allahu e largoi nga joshjet e kėqija. Allahu ėshtė me tė vėrtetė Ai qė dėgjon ēdo gjė, Ai ėshtė qė di ēdo gjė". [Surah 33-34]
Cili nga ne, lexon historinė e Jusufit, ai dėshiron nė zemrėn e tij qė ai tė shohė Jusufin nė gjumin e tij? Pėr tė parė dhe pėr tė dėshmuar bukurinė e tij. Uallahin! Nėse bukuria e Jusufit, nėnės sė tij, natyrės sė tij dhe bukuria e tė gjithė njerėzve tė mblidhej dhe e gjithė kjo bukuri t'i jepej njė personi, Uallahin, kjo bukuri nuk do tė ishte nė asnjė aspekt e barabartė me bukurinė e Allahut. Profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė nė njė hadith nga Imam Muslimi: "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i bukur dhe e do tė bukurėn". Sepse natyra e Allahut ėshtė e bukur. Ēdo aspekt i Allahut ėshtė i bukur.
Profeti salallahu alejhis ua selam u pyet: "A e ke parė ndonjėherė Zotin tėnd?" Ai salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Nur (dritė)! Kjo ėshtė ēfarė kam parė. Si mund ta shoh gjithė kėtė bukuri?" Fytyra e Allahut subhane ua teala ėshtė e gjitha e bukur dhe e gjitha dritė, si rezultat Allahu subhane ua teala thotė pėr kėtė botė:
"Ēdo gjė do tė shuhet dhe fytyra e Allahut do tė qėndrojė". [Surah :26-27]
Madhėshtia, Lavdia, Dinjiteti dhe Bukuria e Tij janė tė gjitha qė ai i pėrfshin. Allahu subhane ua teala e ka pėrshkruar fytyrėn e Tij si tė gjithėn prej drite. Si rrjedhojė, Ai thotė pėr dritėn e fytyrės sė Tij:
"Allahu ėshtė drita e qiejve dhe e tokės" [Surah Nur: 35].
Kėshtu, drita e qiejve dhe e tokės ėshtė pjesė e krijimit tė Allahut. Kur bota tė pėrfshihet nga errėsira, ky diell, tė cilin Allahu e ka krijuar dhe qė do tė pėrfshijė errėsirėn, do t'i jap dritė dhe kjo ėshtė drita e krijimit, kėshtu si e imagjinoni dritėn e Krijuesit! Si rrjedhojė, Profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Allahu subhane ua teala i hap dyert e Tij natėn, pėr t'i fal ata qė nuk i janė bindur Atij gjatė ditės dhe Ai hap duart e Tij ditėn pėr t'i falur ata qė nuk i janė bindur Atij natėn dhe mbulesa e Tij ėshtė dritė dhe nėse Ai e heq atė, drita e Tij do ta djeg kėdo nga krijimi qė i kthehet Atij" [Muslimi]. Ai ėshtė i gjithi dritė.
Musai alejhis selam, kur Allahu i foli atij, zemra e tij arriti tek Allahu dhe pati njė shkėmbim fjalėsh midis tij dhe Allahut. Kur Allahu i foli Musait alejhis selam, zemra e tij ishte e lidhur me Allahun dhe Musai mendoi qė nuk kishte dėm pėr tu pėrpjekur pėr ta parė Allahun. Ai ka thėnė: "O Zoti im, mė lėr tė tė shoh Ty". Allahu i ka thėnė: "Ti kurrė nuk do tė mė shohėsh Mua, por nėse dėshiron, shiko malin dhe nėse qėndron nė vendin e tij (kur Allahu ta zbulojė veten e Tij malit), atėhere ti do tė mė shohėsh Mua". Kėshtu Allahu subhane ua teala ka thėnė: "Dhe kur Allahu ia shfaqi Veten malit" dhe ashtu si Ibn Melik ka thėnė drita e Allahut ishte vetėm njė pjesė e vogėl dhe kur Allahu ia shfaqi Veten malit, e asgjėsoi malin, Musa u rrėzua pavetdije. Kur ai erdhi nė vete, ai tha: "Lavdia tė takon Ty, O Allah! Unė pendohem dhe unė jam i pari i besimtarėve".
Kėshtu, vėllezėr tė mi tė dashur, Allahu, ėshtė i gjithi dritė dhe i gjithi i bukur. Allahu subhane ue teala thotė pėr veten e Tij: "Nė atė ditė, ditėn e gjykimit, sa e madhe ėshtė lavdia dhe madhėshtia e Allahut dhe e tėrė toka, nė ditėn e gjykimit, sa e madhe ėshtė madhėshtia dhe lavdia e Allahut, e tėrė toka, nė ditėn e gjykimit do tė jetė nė grushtin e Tij dhe qiejt nė pėllėmbėt e Tij. Lavdia qoftė mbi Tė mbi atė ēfarė ata i pėrshkruajnė!
Do t'i fryhet trumpetave dhe tė gjithė njerėzit nė qiej dhe tokė vdesin pėrveē atyre qė Allahu nuk do tė dėshirojė dhe atėhere njė trumpetė e dytė do tė dėgjohet dhe ata do tė qėndrojnė duke shikuar, tė gjithė njerėzit do tė qėndrojnė pėrsėri dhe do tė shikojnė dhe njerėzit do tė pyesin qė Allahu duhet tė vijė tė ndajė midis njerėzve dhe Allahu thotė pėr Veten e Tij: "..dhe Allahu do tė vijė me engjėjt nė rrangje.." dhe engjėjt do tė vijnė duke mbajtur Arshin e Allahut. Allahu thotė: "...dhe ata mbajnė Arshin e Allahut mbi vetet e tyre....". Tetė engjėj duke mbajtur Arshin e Allahut. Rreshta, rragje tė engjėjve do tė dalin pėrpara se Allahu tė vijė. Allahu subhane ua teala na informon pėr ardhjen e Tij. Toka do tė ndriēohet me dritėn e Allahut dhe kjo do tė ndodh nga bukuria e Allahut dhe tėrėsia e dritės sė Tij dhe Allahu jep shembullin mė tė mirė.
Kur disa nga njerėzit mė tė dashur vijnė tek ju, ju i thoni: "O ju qė sollėt dritėn pėr shkak tė bukurisė suaj". Pra si do tė jetė me Allahun subhane ua teala? Kėshtu toka e errėt e cila pėrfshin tė gjitha botėrat nė ditėn e gjykimit do tė ndriēohen me Allahun. Kjo ishte arsyeja qė zemrat e sahabeve u lidhėn me Allahun subhane ua teala dhe po ashtu i dėguari i ynė, Muhammedi salallahu alejhis ua selam ishte thellėsisht i lidhur me Allahut. Profeti Muhammed salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Unė tė lutem ty pėr shijen e tė shikuarit tė bukurisė Tėnde dhe unė tė lutem Ty, qė tė mund tė tė takoi". Kėshtu zemra e Ebu bekrit radiallahu anhu u lidh me Allahun subhane ua teala dhe Allahu subhane ua teala foli rreth Ebu Bekrit nė Surah-n el-Leil kur Allahu i tha zjarrit: "tė devotshmit nuk do tė hynė kurrė nė zjarr". Ibn Abbasi ka thėnė mė i devotshmi dhe ai qė e ka frikė mė shumė Allahun pas profetėve dhe tė dėrguarve ėshtė Ebu Bekri. Kjo ėshtė sepse ai do tė blinte skllevėr, tė dobėt, tė shtypur dhe pastaj i lironte pėr hir tė Allahut dhe babai i tij i thonte atij: "O biri im! Pse nuk blenė njerėz tė cilėt janė tė fortė kėshtu qė ata tė tė mbrojnė ty, ti po blenė njerėz tė dobėt? Ēfarė mund tė bėjnė ata pėr ty dhe ēfarė mund tė bėsh ti pėr ta? Ēfarė Ebu Bekri tha babait tė tij. "O baba im i dashur, unė dua atė qė unė dua dhe unė dua kėnaqėsinė e tė parit tė Fytyrės sė Zotit tim, njė shikim vetėm tek Allahu subhane ua teala ėshtė i barabartė me kėtė botė dhe ēfarė ėshtė nė tė". Dhe Allahu subhane ua teala ka thėnė: "I devotshmi nuk do tė hyjė kurrė nė zjarr, ai i cili jep pasurinė e tij pėr tė pastruar zemrėn e tij". Askush nuk ka cilėsi mė tė mira sesa Ebu Bekri pėrveē Profetit Muhammed, salallahu alejhis ua selam sepse ai solli udhėzimin, si rezultat profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė se personi mė i dashur midis njerėzve ėshtė Ebu Bekri. Dhe askush nuk mund tė thotė se ėshtė mė i mirė se ai por vetėm ai mund tė thojė se ėshtė mė i mirė sesa tė tjerėt.. Pse? Sepse Ebu Bekri dėshironte tė shikonte fytyrėn e Allahut dhe Allahu ka thėnė qė Ai me tė vėrtetė do tė jetė i kėnaqur me Ebu Bekrin dhe Ebu Bekri do tė jetė i kėnaqur me Allahun. Kėshtu zemrat e sahabeve lidheshin me Allahun dhe zemrat e tyre lidheshin me bukurinė Allahut. Dhe Allahu subhane ua teala ka thėnė rreth tyre: " Dhe ata jepnin nga pasuria e tyre pėr dashurinė e Allahut". Dhe ata jepnin nga pasuria e tyre pėr kundėr dashurisė sė tyre pėr atė qė po jepnin dhe ata ja dhanė pasurinė e tyre tė varfėrve, jetimėve dhe robėrve tė luftės. Ata thanė: "Ne po ju ushqejmė ju. Pse? Kėshtu qė tė shohim Fytyrėn e Allahut. Ne nuk duam shpėrmblimin apo falenderimet tuaja".
Njėherė, njė sahabe erdhi tek Profeti salallahu alejhis ua selam dhe zemra e tij ishte e shkrirė dhe i tha: "O i Dėrguar i Allahut! Zemrat tona me tė vėrtetė janė lidhur me Allahun dhe bukurinė e Tij. O i dėrguar i Allahut, a do ta shohim Allahun nė ditėn e Gjykimit? I Dėrguari i Allahut salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Nėse ju do tė bashkoheshit bashkė dhe nėse dielli del pa asnjė re, a nuk do ta shihnit diellin (pa patur nevojė tė lėvizni pėr ta parė)?" Ai ka thėnė: "Jo, o i dėrguar i Allahut, ne nuk kemi nevojė qė tė lėvizim pėr ta parė". Profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "A grumbulloheni ju nė mėnyrė qė tė shihni ju njė hėnė tė plotė?" Ai ka thėnė: "Jo, o i dėrguar i Allahut!" Ai salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Kėshtu do ta shihni Allahun nė ditėn e Gjykimit".
Cila ėshtė mėnyra pėr ta parė Allahun? Profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Kushdo nga ju i cili ėshtė i aftė tė falė namazin e mėngjesit (fexhėr) dhe tė pasdites (Asėr), ai duhet tė kujdeset pėr kėto dy falje". Kėto janė dy arsyet tė cilat do tė na bėjnė tė shikojmė Fytyrėn e Allahut. Si rezultat zemrat e besimtarėve janė gjithmonė tė lidhura me Allahun dhe Allahu i ka premtuar atyre. Allahu ka thėnė qė nė ditėn e Gjykimit, tė gjitha fytyrat e tyre do tė ndriēojnė dhe ata do ta shohin Fytyrėn e Zotit tė tyre.
.....dhe fytyrave tė tyre do t'i shtohet drita kur ata do ta shohin Allahun! Ashtu siē Allahu ka thėnė gjithashtu kur foli pėr tė devotshmit. Ai subhane ua teala ka thėnė: "Me tė vėrtetė libri i tė devotshmėve do tė jetė lart (ilijin)". Dhe ēfarė kuptoni ju me lart kėtu? Allahu thotė se ėshtė njė libėr i shkruar dhe njerėzit tė cilėt janė afėr engjėjve do tė dėshmojnė pėr kėtė libėr dhe me tė vėrtetė tė devotshmit do tė jenė tė kėnaqur dhe tė ndritur. Ata do tė qėndrojnė mbi karrige tė lart duke shikuar. Ēfarė do tė shikojnė ata? Ata do tė shikojnė Fytyrėn e Allahut! Ata do tė qėndrojnė mbi jestek tė lart duke shikuar Fytyrėn e Allahut dhe ju do tė shihni nė fytyrat e tyre, kėnaqėsi dhe ndriēim pasi ata e kanė parė Allahun. Ju do tė kėnaqeni dhe do tė ndjeni kėnaqėsi. Atyre do t'i jepet njė pije, nektari i vulosur. Nė fund tė kėsaj pije do tė ketė misk dhe pėr kėtė ata qė garojnė duhet tė garojnė dhe kjo pije do tė jetė e pėrzier me diēka nga tasnim. Tasnim ėshtė njė burim nga i cili njerėzit do tė pijnė.
Kriminelėt qeshen me besimtarėt dhe tė devotshmit. Ata i pėrqeshin besimtarėt kur ata i rrisin mjekrat e tyre. Ata qeshin me besimtarin dhe bėjnė shkara me tė sepse ai i ka pantallonat e ngritura (pak sipėr kyēit tė kėmbės). Ata qeshin me tė sepse ai ja ktheu shpindėn dėshirave tė kota dhe femrave (kuptohet jashtė martesės) dhe ata i thonė se ai humbi rininė e tij dhe pastaj jetėn e tij. Ata thonė se ai e ngushtojė jetėn e tij pėrshkak tė fesė sė tij, kėshtu qė ata e pėrqeshėn atė. Me tė vėrtetė, ata njerėz tė cilėt bėnė krime, ata qeshėn me besimtarėt, njerėzit e devotshėm dhe kur i shikojnė ata thonė: "Me tė vėrtetė ka shumė gra dhe vajza pėr ta dhe tė gjitha kėta drita janė tė lehta pėr tu shfrytėzuar". Allahu subhane ua teala thotė pėr jobesimtarėt qė Ai nuk i ka dėrguar jobesimtarėt tė ngrejnė ndonjė standart e as tė ruajnė dhe tė mbrojnė besimtarėt. O ju jobesimtarė a po thėrrisni tek liria? Kėshtu pse nuk i lėni tė qetė muslimanėt? "Pse ju jeni duke i pėrqeshur ata. Unė nuk ju dėrgova t'i mbroni ata".
Allahu thotė se nė ditėn e gjykimit, besimtarėt do tė qeshin me jobesimtarėt. Ata do tė rrinė nė karrige tė larta duke shikuar Fytyrėn e Allahut dhe Allahu thotė, pas kėsaj, rreth jobesimtarėve, "..a e morėn jobesimtarėt shpėrblimin e tyre pėr cfarė ata bėnė? Ky shpėrblim ėshtė pėr kėdo qė i kthehet Allahut dhe e lidh zemrėn e tij dhe lejon qė zemra e tij tė arrijė Allahun.
Allahu subhane ua teala thotė nė Suren el-Insan: "Dhe ata do tė rrethohen nga djem tė cilėt nuk do tė vdesin kurrė dhe nėse i shihni ata ju do tė mendoni se janė perla tė shpėrndara". Dhe nėse ju do t'i shihni ata lart, ju do tė shikoni dritė dhe ju do tė shihni Allahun me madhėshtinė e Tij. Ky ėshtė vizioni i premtuar pėr besimtarėt e Allahut subhane ua teala. Kjo ėshtė mė madhėshtorja qė do t'i jepet njė besimtari nė ditėne e gjykimit.
Kėshtu Buhari dhe Imam Muslimi kanė transmetuar nga Ebu Said el-Kudri, qė Profeti salallahu alejhis ua selamka thėnė: "Nėse njerėzit e xhennetit, hyjnė nė xhennet dhe njerėzit e xhehennemit hyjnė nė xhehennem, do tė jetė njė thirrės i cili do tė thotė: "O njerėz tė xhennetit! Ju keni njė takim me Allahun, Ai dėshiron tė realizojė ambiciet e juaja". Pastaj Profeti subhane ua teala ka thėnė: "Atėhere perdeja do tė hiqet dhe atyre nuk do t'i jepet diēka mė tė mirė sesa tė shikuarit e Allahut". Si rezultat kėnaqėsia mė e madhe pėr besimtarėt ėshtė tė pamurit e Allahut dhe dėnimi mė i keq i njerėzve tė xhehennemit ėshtė mohimi per ta parė Allahun. Kėshtu Allahu thotė rreth jobesimtarėve, "Me tė vėrtetė, Libri i jobesimtarėve do tė kyēet". Dhe ēfarė ėshtė burgu ku jobesimtarėt do tė kyēen? Do tė jetė njė dėnim ndaj atyre tė cilėt mohuan Profetėt, ardhjen e ditės sė gjykimit. "Nėse shenjat tona dhe vargjet i recitohen atyre, ata thonė: "historina, fabula tė lashta". O me tė vėrtetė, ne do t'i mbulojmė zemrat e tyre pėr shkak tė keqbėrjes sė tyre. Me tė vėrtetė, ata do tė kenė njė barrierė midis tyre dhe zotit tė tyre nė atė ditė". Atyre do t'i mohohet e drejta pėr ta parė Allahun, Mbretin e Mbretėrve. Atyre do t'i mohohet e drejta pėr tė parė mė tė madhėruarin, Allahun suabhane ua teala.
Kur dėshironi tė arrini zemrėn e personit mė tė dashur pėr ju apo personit mė tė bukur, e t'ju thuhet mbylljani derėn. Mos e lini tė hyjė kėtu. Kjo ėshtė mėnyra dhe mallkimi ndėrsa ju nuk keni asnjėfarė tė drejte, e kur t'ju thuhet se ai nuk e meriton tė mė shoh mua. Si do tė jetė kjo nė ditėn e gjykimit? Kur ata do tė hudhen jashtė para botės. Kjo ėshtė njė nga format mė tė kėqija tė ndėshkimit pėr njerėzit e zjarrit ndėrsa besimtarėt do t'i jepet dritė dhe kėnaqėsia pėr ta parė Allahun sunahe ua teala. Kjo ėshtė arsyeja pse zemra e profetit ishte aq e lidhur me Allahun. Ai thoshte: "O Bilal! Na qetėso me namaz". Ai kurrė nuk tha na qetėso nga namazi. Kjo ėshtė sepse nė falje, ai i fliste Allahut dhe e ndjente dialogun me Allahun, ai ndiente dashuri pėr Allahun subhane ua teala dhe zemra e tij lėvizte dhe pulsonte me dashurinė e Allahut dhe Allahu jep kėnaqėsitė mė tė mira.
Nėse ndonjė fatkeqėsi ju ndodh, atėhere ju do tė shkonit tek personi mė i dashur pėr ju dhe ju do t'i flisni atij dhe do tė uleni me tė dhe ju do t'i hapni zemrėn tuaj ndaj tij dhe kur ta bėni kėtė, trishtimi juaj ikėn. Kėshtu profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "O Bilal! Na qetėso me namaz". Kjo ėshtė pse i dėrguari i Allahut ka thėnė: "Kėnaqėsia e syve tė mi ėshtė namazi". Si rezultat, ai qėndroi njė natė pėrmes netėsh dhe ai po flinte tek shtėpia e nėnės sė besimtarėve, Aishes dhe ai dėshironte tė falej dhe ajo i tha atij: "O i Dėrguar i Allahut. Unė e dua afėrsinė tėnde pranė meje". Profeti salallahu alejhis ua selam i tha: "O Aishah. Mė lėr njė minutė ta adhuroi zotin tim sepse zemra ime ėshtė e lidhur me Allahun". Cili prej nesh ndiehet nė kėtė mėnyrė? Zemrat e besimtarėve janė nė kėtė mėnyrė. Njė njeri, kur nata vjen zemra e tij fillon tė rrah nė kėrkim tė personit mė tė dashur pėr tė, kėshtu qė ai tė mund tė ulet me atė person dhe do t'ja tregojė tė gjitha ngatėrresat e tija ashtu siē njė person njėherė ka thėnė: "Kur errėsira zbret zemra fillon tė lėviz pėr tė gjetur dashuri dhe gjetja e saj ėshtė gjėja mė e dhimbshme nė zemėr dhe besimtarėt presin atė natė dhe nė vend qė tė ulen me dashurinė e tyre, ata presin pėr atė moment kur ata mund tė qėndrojnė nė falje (namaz) kėshtu qė ata tė mund ta falin namazin e tahaxhudit pėr Allahun sepse zemrat e tyre janė tė lidhura me Allahun".
Njė sahabe, njė besimtarė, ishte nė shtratin e vdekjes. Ai filloi tė qante dhe ata tė pranishmit i thanė: "Pse po qanė? Ti je duke vdekur dhe Allahu e ka shkruar vdekjen pėr secilin dhe ti je prej besimtarėve. Ai i tha: "Unė nuk po qaj sepse shpirti im po ikėn, po sepse mua do tė mė mungojnė tre gjėra, sė pari namazi i natės. Si mundet tė flas me Allahun dhe unė jam nė varrin tim dhe zemra ime ėshtė e lidhur me Allahun. Sė dyti, agjėrimi gjatė ditėve mė tė nxehta dhe sė treti, qėndrimi me dijetarėt tė cilėt mė kujtonin mua Allahun dhe tė dėrguarin e Tij tė dashur.Kush do tė mė pėrkujtojė mua tė dėrguarin e dashur kur unė jam nė varrin tim?"
Njė nga muslimanėt e parė, Sufjan eth-Thauri ishte nė shtratin e vdekjes dhe ai filloi tė qajė. Ata i thanė:
"Pse po qan? Allahu e ka shkruar vdekjen pėr tė gjithė. Unė nuk jam duke qarė pėrshkak tė vdekjes por unė po qaj pėr shkak tė teuhidit qė do tė hiqet nga unė".
Dhe ēfarė ai nėnkuptoi me teuhid pėrveēse dashurinė pėr ta adhuruar Allahun subhane ua teala, Vetėm dhe pa partner.O vellezėr a ndjeheni nė kėtė mėnyrė?
Njė nga muslimanėt e parė, Kaisi i tha gruas sė dashur tė tij, emri i saj ishte Leila, qė ylli i cili i udhėhiqte njerėzit nė mėngjez nuk dilte pa ja kujtuar atij atė (gruan e tij). Por besimtarėt thonė qė ylli nuk del dhe mėngjezi nuk vjen derisa ata ta pėkujtojnė Allahun. Ata kurrė nuk thonė qė dalja e yllit tė mėngjezit i kujton atyre tė dashurit e tyre por ata thonė se dalja e yllit dhe ardhje e mėngjezit ja kujtojnė atyre Allahun. Po ashtu Kaisi ka thėnė pėr Leilėn qė ai shkonte nė shkretėtirė vetėm, kėshtu qė t'i fliste shėrbėtorit tė tij pėr atė. Por ēfarė thotė besimtari? Njė nga studentėt e Ibn tejmijes ka thėnė: "Ne e pamė Shejhul Islam Ibn Tejmijen duke dalė nga shtėpia dhe shkoi nė shtretėtirė kėshtu ata e ndoqėn atė pa e ditur ai dhe ne e dėgjuam atė tė thotė: "Unė dola nga shtėpia kėshtu qė unė tė mund t'i flisja vetes pėr Ty o Zoti im!" Kėshtu pra ėshtė sesi zemra ėshtė e lidhur me Allahun.
Kėshtu dashuria pėr Allahun subhane ua teala dominon zemrat e besimtarėve. A ndjejmė nė vetvetet tona kėtė lloj dashurie? Ndoshta njė nga ne, kur fillon tė falet, pėr t'i folur Allahut dhe pėr tė komunikuar me Tė, ai kujton tė dashurėn (nusen) e tij ose tė tjerė pėrveē Allahut dhe kur ulet me tė dashurėn (nusen) ai nuk e kujton Allahun.Allahu flet pėr politeistėt, ata i pėrshkruajnė Allahut ēfarė ata kanė krijuar nga bimėsia dhe kafshėt. Ata thonė kėto prodhime janė pėr Allahun dhe kjo pjesė ėshtė pėr idhujt tanė dhe kur prodhimi tė cilin ata ja dedikonin ihujve tė tyre mbaronte ata e marrin atė qė ja kishin caktuar Allahut dhe ja japin idhujve dhe kur prodhimi qė ja dedikojnė Allahut pakėsohet ata nuk ja marrin idhujve pėr t'ja dhėnė Allahut. Kur ne falemi ne shikojmė tė njėjtėn gjė. Kur ulemi me personin mė tė dashur tė tonin ne ja dedikojmė tė gjithė vėmendjen atij/asaj (nga familja) dhe kur hymė tė falemi pastaj tė gjitha idetė dhe kujtimet pėr personat qė duam vijnė dhe kėshtu kjo falje kurrė nuk bėhet pėr hir tė Allahut. Kėshtu allahu thotė se midis njerėzve ka prej atyre tė cilėt marrin zota falls dhe ata i duan ata ashtu si duan Allahun por njerėzit qė besojnė e duan Allahun fort ashtu siē Allahu thotė nė ajetin: "Dhe dyert e xhennetit do tė afrohen ndaj atyre qė e kanė frikė Allahun dhe zjarri do t'i afrohet njerėzve tė kėqij dhe do t'i thuhet atyre: "Ēfarė adhuroni ju? Ata tė cilėt adhuruat pėrveē Allahut, a mund t'ju ndihmojnė tani?".
Ata do tė hidhen me fytyrat e tyre nė zjarr dhe ata tė cilėt adhuruan dhe ushtarėt e Shejtanit, tė gjithė sė bashku dhe ata do tė debatojnė dhe do ta luftojnė njėri-tjetrin midis vetes nė zjarr dhe ata do tė thonė:
"O Allah! Me tė vėrtetė ne ishim gabim sepse ne adhuruam tė tjerė nė njė mėnyrė siē do tė duhej tė adhuronim Allahun"[Surah el-Bekare: 165].
Shoqėrimi i partnerėve nė Shirk ėshtė si shoqėrimi i partnerėve nė dashuri ashtu siē Ibn Tejmijah ka thėnė:
"Si rezultat le tė na bėhet e qartė kjo"
Njohja e cilėsive tė mėdha tė Allahut
Arsyeja e dytė qė na ēon tek dashuria ndaj Allahut pas bukurisė sė Allahut, ėshtė njohja me atributet e Allahut sepse ju mund tė keni dėgjuar pėr ndonjė person dhe ju kurrė nuk e keni parė atė por cilėsitė e tij janė tė mirėnjohura dhe ju e doni atė, vetėm pėr shkak se ju keni dėgjuar pėr cilėsitė e tija tė mira. Nėse shikoni tek cilėsitė e Allahut, ashtu siē ky arab njėherė pati dėgjuar vetėm njė hadith tė Profetit salallahu alejhis ua selam. Hadithi nė tė cilin profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Personi i fundit qė do tė dalė nga zjarri, fytyra e tij do t'i kthehet ndaj zjarrit dhe ai do tė shikojė pėr njė moment dhe flaka do ta djegi po gjithashtu edhe era e zjarrit dhe ai do tė thotė: "O Zoti im, ktheje fytyrėn time larg nga zjarri dhe Allahu dhe Allahu do t'i kėrkojė atij njė premtim tė fort se ai nuk do tė kėrkojė mė asgjė pas kėsaj kėrkese dhe Allahu do t'ia kthehejė fytyrėn e tij dhe ai qėndroi pėr njė moment dhe tha "O Allah, kthema fytyrėn nga xhenneti dhe Allahu do t'i thojė: "Ēfarė krijese e prishur qė je! A nuk mė premtove se nuk do tė mė kėrkosh asgjė tjetėr? Ai tha: "O Allah! Unė tė betohem se nuk do tė kėrkoi pėr asgjė tjetėr". Pastaj Allahu ja kthen fytyrėn etij nga xhenneti. Ai (njeriu) priti pėr njė moment dhe pastaj i tha: "O Zoti im! Mė afro nga xhenneti" dhe Allahu do t'i thojė: "Ēfarė krijese e prishur qė je? A nuk mė premtove se nuk do tė kėrkosh asgjė tjetėr". Ai tha: "Unė betohem se nuk do tė tė kėrkoi asgjė tjetėr" dhe Allahu e afroi atė afėr xhennetitdhe xhenneti u bė i madh dhe i afėrt dhe ai pa bukuritė dhe kėnaqėsitė. Ai tha: "O Allah! Mė lėr tė hyjė nė xhennet". Allahu i tha: "Ēfarė krijese e prishur qė je? A nuk mė premtove se nuk do tė mė kėrkosh asgjė tjetėr". Ai i tha: "Unė tė betohem O Allah, se unė nuk do tė kėrkoi asgjė tjetėr". Allahu pastaj i thotė atij: "Mendo pėr njė dėshirė" dhe Allahu atij: "Pėrsėri mendo pėr njė dėshirė" dhe engjėjt ishin afėr atij personi dhe engjėjt do t'i thonė: "Dėshiro pėr ndonjė gjė nga gjėrat e xhennetit dhe engjet do t'i thonė: "Ka aq shumė gjėra nė xhennet, ēfarė dėshiron?" Dhe engjet do t'i tregojnė atij tė gjitha mrekullitė e xhennetit dhe zemra e tij do tė dėshirojė dhe do tė pėlqejė gjėrat e xhennetit dhe ai bėri kėrkesa tė tjera nga Allahu derisa nuk kishte mė ēfarė tė thoshte. Allahu pastaj do t'i thojė: "Kėrko ndonjė gjė tjetėr?" Ai i tha: "Nuk kam asgjė tjetėr ēfarė tė tė kėrkoi". Allahu i thotė atij: "E gjtha kjo ėshtė pėr ty dhe dhjetė herė aq". Dhe Allahu qeshi dhe ky robi i tha: "A po qeshėn me mua dhe ti je Zoti i botėrave? Ti mė the tė bėj njė dėshirė dhe tani po qeshėn me mua". Allahu i tha: "Unė nuk po qesh me ty por unė jam i aftė tė bėj ēfarė tė dua me ty". Kėshtu Allahu i dha atij". Ky arab nga shkretėtira e dėgjoi qė Allahu qeshi, ai tha qė Zoti i tė gjithė qiejve dhe tė tokės, qeshi? Mbreti i tė gjithė mbretėrve ėshtė duke qeshur? Pronari i madhėrishėm dhe i fuqishėm qesh! Ai qė mban qiejt nė dorėn e Tij dhe tokėn nė dorėn tjetėr dhe pastaj i tund ato dhe pastaj thotė :"Unė jam Mbreti! Ku janė shtypėsit?" Ku janė mendjemėdhejtė ? Ku janė ata njerėz qė i mbajtėn kokat lart dhe nuk ju nėnshtruan besimit? Dhe asnjė nga ata nuk do tė jetė i aftė tė thotė ndonjė gjė dhe ata do tė detyrohen t'i nėnshtrohen Atij. Ku janė Ēezarėt? Ku janė sunduesit e Persisė? Askush nuk do tė jetė i aftė tė flasė pėrballė Madhėshtisė sė Allahut dhe ata do tė thonė: "Allahu i madh dhe i fuqishėm ėshtė duke qeshur? Allahu kurrė nuk do tė na mohojė ne ndonjė tė mirė. Nėse Allahu ėshtė duke qeshur atėhere Ai nuk do tė mohojė ndonjė gjė tė mirė ndaj nesh.
Nėse ju do tė hynit tek njė person me pėrgjegjėsi apo qeveritarė dhe ju do t'i kėrkonit diēka dhe ai do t'ju qesh pasi tė hyni tek ai, ju do tė thoni ai ėshtė duke qeshur me mua dhe jam i sigurtė se do ta refuzojė kėrkesėn time. Kėshtu si mund tė jetė puna me Allahun? Mbretin e mbretėrve. Si rezultat kur Allahu qesh ne e dimė se ai nuk do tė na mohojė asnjė tė mirė. O vėllezėr tė vėmendshėm, kjo ėshtė njė cilėsi. Kjo cilėsi e bėri zemrėn e kėtij arabi nga shkretėtira tė lidhet me Allahun.
Njohja e kėndshmėrisė sė Allahut ndaj nesh
Dhe gjėja e tretė e cila do tė na ēojė tek dashuria tek Allahu, ėshtė kėndshmėria e Allahut drejt nesh. Sa kemi paguar pėr tė mirat qė Allahut na i ka dhėnė? Nėse ju humbni shikimin sa do tė paguanit? Nėse humbnit zemrėn tuaj, sa do tė paguanit? Nėse ju do tė humbnit mendjet sa do tė paguanit? Nėse do tė humbnit njė veshkė sa do tė paguanit?
Ēfarė mund tė thoni pėr sistemit nervor apo pjesėt e ndryshme tė trupit? Sa kemi paguar pėr tė gjitha kėto gjėra qė ne gėzojmė? Ne nuk kemi paguar as edhe njė qindarkė dhe Allahu na i ka dhėnė ato nė mėnyrėn mė perfekte.
Njė ditė Ibn Sama shkroi tek Harun Rashidi dhe Harun Rashidi bėri njė mbledhje pėr hir tė tij. Harun Rashidi kėrkoi njė gotė ujė dhe ai ishte nė atė kohė, lideri i muslimanėve, dhe pėrpara se Haruni tė pinte, Ibn Sama i tha atij:
"Njė moment, O lideri i muslimanėve, a mund tė imagjinosh nėse juve ju mohohet gota e ujit dhe tė ishit nė zemėr tė shkretėtirės dhe ju do tė vdisnit nga etja? Sa do tė paguaje pėr tė gotė tė vogėl me ujė? Ai tha: "Gjysmėn, O Ibn Sama, unė do tė paguaja gjysmėn e fronit tim (mbretėriė) pėr kėtė".
Ibn Sama i tha atij:
"O lider i besimtarėve, pi me mirėnjohje dhe falėnderues".
Atėhere Harun Rashidi piu dhe priti pėr njė moment de donte tė shkonte nė banjo ta ēlironte veten dhe Ibn Sama i tha atij:
"O lider i besimtarėve, a mund tė imagjinosh nėse ti tė mos ishe i aftė ta ēliroje veten nga ky ujė? Sa do tė paguaje tė ēlirohej? Ai i tha: "O Ibn Sama, unė do tė paguaja gjysmėn e fronit tim".
Ibn Sama tha:
"O lider i besimtarėve, ēfarė dėshiron nga froni yt? Froni yt nuk ėshtė i barabartė me njė gotė ujė? Gjysma fronit tėnd nuk ėshtė e barabartė me atė ēfarė pi dhe gjysma tjetėr nuk ėshtė e barabartė me atė ēfarė ty tė ēliron nga ky ujė? Natėn dhe ditėn, ne pimė dhe ēlirohemi pa asgjė nė kėmbim! Ne i pėrdorim sytė tanė nė mosbindje ndaj Allahut! Ai na i ruan sytė dhe ne nuk i bindemi Atij me ta. Allahu na i ruan veshėt dhe ne pėrsėri nuk i bindemi Allahut me ta! Allahu na i ruan mendjet tona dhe nė i pėrdorim pėr tė mos ju bindur Atij. E mira e Tij ėshtė duke zbritur tek ne dhe e keqja e jonė ėshtė duke u ngritur tek Ai. Ai na begaton dhe na furnizon ne dhe ne i falenderojmė tė tjerėt. A nuk janė kėto sjellje tė dobėta drej Allahut?".
Kėto janė rrugėt drejt dashurisė sė Allahut por kjo dashuri duhet tė mbėshtillet me pėrulėsinė ndaj Allahut pėrmes rrugės sė mėsimit tė cilėsive tė Tij.
Le tė konsiderojmė historinė e kėsaj vajzės. Umar Ibn el-Hatab radiallahu anhu ishte duke bėrė njė nga xhirot e tij gjatė natės dhe ju afrua afėr shtėpisė, ku njė grua po fliste me vajzėn e saj.
"Zgjohu vajza ime dhe pėrzieje qumėshtin me ujė. Kėshtu qė ne do t'ia shesim njerėzve kėtė dhe ata nuk do ta marrin vesh se ėshtė i pėrzier dhe ne do tė kemi shumė pėrfitime".
Ajo tha:
"O nėna ime e shtrenjtė! Lideri i muslimanėve na e ka ndaluar kėtė?"
Nėna i tha:
"Ku ėshtė lideri i muslimanėve tani? Ai nuk ėshtė kėtu".
Ajo tha:
"Nėse lideri i muslimanėve nuk na shikon por Zoti i liderit ėshtė duke na parė? Umari kur e dėgjoi kėtė, filloi tė dridhej, ky burrė i fuqishėm, ky personalitet i madh, filloi tė dridhej".
Ai i tha shėrbėtorit tė tij:
"Vendos njė shenjė tek ajo derė dhe eja nesėr me mua nė mėngjez me emrin e asaj vajzės".
Dhe Umari i mblodhi tė gjithė djemtė e tij....
Aisha Umm el-Muminun ka thėnė:
"Lavdia i takon Atij qė i dėgjon tė gjithė zėrat. Ajo ka thėnė, Khaula bint Thelabah radiallahu anhu hyri tek Profeti salallahu alejhis ua selam dhe ajo ishte plakė dhe filloi tė ankohej tek Profeti salallahu alejhis ua selam nė shtėpinė e Aishes radiallahu anhu, shtėpia e Aishes ishte e vogėl dhe profeti kishte vendosur njė perde dhe plaka ishte nė anėn tjetėr dhe profeti salallahu alejhis ua selam ishte me tė dhe Profeti e pyeti. Pėr ēfarė ankohesh?
Plaka tha:
"O i dėrguar i Allahut! Aisha do tė jetė duke dėgjuar ēfarė unė po tė them sepse ėshtė natyr e grave tė dėgjojnė. Ajo Ajo mund tė thotė se i kam dėgjuar disa thėniet e saj dhe ndoshta disa tė tjera nuk mund t'i dijė. Dhe midis gjėrave qė ajo dėgjoi ishte se plaka tha: "Burri im e ka harxhuar tėrė pasurisė time dhe unė kam humbur tėrė bukurinė time dhe tani jam plakė dhe nuk kam fėmijė dhe ai mė tha: "Ti je si shpinda e nėnės time pėr mua! Dhe ajo tha: "O Allah unė tw ankohem Ty".
Aisha Umm el-Muminin radiallahu anhu ka thėnė:
Unė kam dėgjuar disa nga dėshmitė e saja dhe disa nuk ishin tė qarta por kur ajo tha: "O Allah unė tė ankohem Ty", Allahu, Ai ishte mbi arshin e Tij, Ai dėgjoi ankesėn e saj dhe dėrgoi njė varg kur'anorė nė atė moment:
"Vėrtet, All-llahu dėgjoi fjalėt e asaj e cila bisedoi me ty lidhur mė burrin e vet, qė u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dėgjon bisedėn tuaj, All-llahu dėgjon ēdo bisedė dhe sheh ēdo punė". [Surah el-Muxhadele: 1]
Allahu adhurohet sepse ai ka kėtė cilėsi tė dėgjimit dhe pėrgjigjes. Ata qė ndjejnė Madhėshtinė dhe Fuqinė e Tij, ai qė udhėton pėr haxh ose pėr nė Mekė nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit dhe ai qėndron mbi qiellin e trete dhe i shikon njerėzit qė rrotullohen rreth Kabes dhe ai shikon numrin e tyre, njė milion apo mė tepėr dhe ky kėtu po bėn dua dhe ai atje ėshtė duke qarė dhe ai atje ėshtė duke kėrkuar ndihmė dhe ai aty ėshtė duke e fshehur duanė e tij dhe ai aty po qanė dhe lotėt po i rrjedhin nga sytė dhe njė tjetėr flte arabisht, njė tjetėr Hindi dhe njė tjetėr nė Urdu dhe njė tjetėr nė anglisht dhe tė gjithė njerėzit me gjuhet e tyre janė duke thirrur tek Allahu sipas kushteve tė tyre dhe nė njė moment numri i tyre ėshtė njė milion ose mė tepėr!
Allahu dėgjon tė gjithė kėtė dhe Ai dėgjon kėtė kėtu dhe i pėrgjigjet atij atje dhe Ai i jep atij atje dhe ai dėgjon premtimin e kėtij kėtu, nė njė moment dhe nė tė njėjtėn kohė! Kjo ėshtė madhėshtia dhe fuqia e Allahut. Lavdia i takon Allahut i cili i dėgjon tė gjithė zėrat.
Kjo ėshtė ēfarė dijetarėt e selefit, ata pėrqendrohen nė kėtė cilėsi tė Allahut qė Ai ėshtė i Gjithėdėgjueshmi dhe ata pėrpiqen ta shpjegojnė kuptimin e kėsaj cilėsie tė Allahut qė Ai ėshtė dėgjon ēdo gjė kėshtu qė besimtarėt tė mund ta ndjejnė afėrsinė me Allahun dhe dashurinė pėr Tė dhe mund tė pėrjetojnė pėrulėsi tė vėrtetė ndaj Allahut pa asnjė formė tė shtrembėruar tė cilėsive tė Allahut, pa asnjė formė mohimi tė cilėsive tė Allahut. Njė nga selefėt ka thėnė: "Kushdo qė mohon ndonjė nga cilėsitė e Allahut, me tė vėrtetė Ai nuk e do Allahun, ai nuk e ndjen Madhėshtinė dh Fuqinė e Allahut".
Si rezultat, njė nga njerėzit tė cilėt mohojnė cilėsitė e Allahut ka than kur ai po bėnte ruku: "Lavdia i takon Allahut, mė tė ulėtit". Kjo ėshtė pse Abdullah Ibn Mubarak ka thėnė: "E vėrteta e asaj ēfarė thonė nuk ėshtė mbi Arshin e Allahut".
Por nė anėn tjetėr, tė parėt tanė tė drejtė, kanė rėnė dakord dhe i kanė njohur plotėsisht cilėsitė e Allahut dhe ata ranė dakord dhe kuptuan adhurimin e vėrtetė ndaj Allahut dhe gjithashtu dashurinė e plotė ndaj Tij dhe tė gjitha falėnderimet i takojnė Allahut, Zotit tė Botėve.
__._,_.___
|