Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 07-11-2008, 15:31
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,998
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,414
Falėnderuar 4,854 herė nė 2,753 Postime
Rep Fuqia: 1825
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Deforma edukimore

Deforma edukimore

Fėmijėt tanė mėsohen se ėshtė e rėndėsishme qė vetėm tė jenė profesionalisht tė zotė.

"Detyra qėndrore e edukimit ėshtė tė mbjellė njė vullnet dhe lehtėsim pėr tė mėsuar;ai duhet jo tė formojė individė tė mėsuar,por individė qė mėsojnė. Shoqėria e vėrtetė njerėzore ėshtė njė shoqėri qė mėson, ku gjyshėrit, prindėrit dhe fėmijėt janė njėkohshėm nxėnės." [Eric Hoffer, The Passionate State of Mind, New York,;Harper and Row, 1955]

"Akoma,askush nuk e ka njohur pasurinė e simpatisė, mirėsisė dhe fisnikėrisė sė fshehur nė shpirtin e njė fėmije.
Orvatja e ēdo edukimi tė vėrtetė duhet tė jetė zbulimi i kėtij thesari." [Emma Goldman]

Disa debate rreth vlefshmėrisė sė reformave arsimore tė qeverisė shqiptare kanė zėnė vend dhe ringjallen saherė soset buka pėr dhėmbėt e paetikė tė politkanėve vendas.
Liberalizimi i universiteteve pėrkundrejt Kartės sė Bolonjės janė argumentat qė shėrbejnė si topa djegės me tė cilėt mund tė goditet kundėrshtari pasi ai e ka konsumuar radhėn e tij pėr tė bėrė tė njejtėn gjė.
Se ēfarė do tė thotė liberalizim pėr qeverinė dhe ministrinė e arsimit nė veēanti, kjo tashmė ėshtė e kuptueshme nisur nga ajo qė ndodhi me pranimin nė e maturantėve nė kėtė vit akademik.
Por dyndja e tė rinjve nė dyert e fakulteteve cėnon kriteret e Kartės sė Bolonjės ngaqė stafet janė tė rrudhura dhe ambjentet janė edhe mė kėrrnace. Na duhet tė pranojmė se qėveria ka bėrė njė zgjedhje mė tė dashur pėr njerėzit, tė cilat nė afatshkurtėr nuk duan ta shohin veten (studentėt) apo fėmijėt e tyre (prindėrit) pa njė mundėsi tė arsyeshme pėr konkurrencė nė tregun e punės.
Por a ėshtė ky debati qė duhet tė mundojė kaq fort – nėse vėrtet i mundon aq sa duket–politikėbėrėsit?

Pa shtruar mė shumė pyetje tė tjera – jam i vetėdijshėm qė njerėzit,ashtu si unė,kanė shumė paqartėsi nė lidhje mė kėto diskutime–po jap njė pėrgjigje. Jo!Ky nuk ėshtė problemi kryesor i sistemit tonė arsimor.
Po kaq shpejt, qė nė krye tė herės nuk druaj tė them se, e meta e sistemit arsimor ėshtė se ai nuk ėshtė njė sistem edukimor.
Faji i tij ėshtė se ai ėshtė njė sistem modern, i orientuar nga tregu, me bazė konkurrencėn dhe ambicien ndėrpersonale tė individėve.
As qė mund tė ndėrmendet nė kėtė model orientimi drejt individit vetėmėvete, drejtėsisė shoqėrore, kultivimit tė vlerave tė pėrsosura morale dhe vėllazėrisė e solidaritetit mes njerėzve.

Si mund tė mėtohet qė ky sistem arsimor tė ketė njė qėllim kaq fisnik kur ai ėshtė themeluar dhe ndėrtuar imtėsisht si njė shtėpi e keqe.
Bazat e tij teorike, kurrikulat shkencore, metodat dhe instrumentat kėrkimorė e intelektualė janė, tė gjitha, nė funksion tė njė sistemi mė tė madh;rendit global, qė ėshtė mė i zi se kaq, por pėr tė cilin nuk jam munduar tė mėsoj asnjė titullim dhe as ta emėrzoj origjinalisht.

Arsimimi sot nuk ėshtė edukim sepse ai ka pėr qėllim specializimin e njerėzve me aftėsi tė caktuara tė cilat i bėjnė tė konkurrues nė tregun e punės, nė garėn e pandalur pėr pasurim dhe karrierė profesionale.
Tė arsimohesh sot, do tė thotė tė krijosh gjithnjė e mė shumė dije pėr njė dasi tė dijes, e cila sa vjen e hollėtohet dhe mprihet pėr tė kryer operacione gjithnjė e mė delikate nė lėkurėn e sėmurur tė globit.
Nuk ėshtė vendi tė gjejmė shkakun e sėmurjes sepse dihet botnisht se vetė rendi i ri global ka bėrė tė tijėn pėr ta sjellė jetėn nė Tokė nė kėtė deregje.

Studentėt dhe nxėnėsit janė vėnė nė njė garė ēnjerizuese pėr tė fituar ndenjėset e kufizuara nė trenin e suksesit, pasurimit dhe karrierės, shfrytėzimit tė burimeve tė kufizuara pėr tė ngopur nevojat e tyre tė pacak. Atyre u duhet tė mėsojnė qė tė marrin notat mė tė mira nė provime, tė marrin diplomat dhe titujt mė dallues nė universitetet mė tė famshme me qėllim qė tė pėrmbushin ēfarė parathamė.

Auditorėt qėndrojnė tė hapur pėr kėto aspirantė pėr njė periudhė kohe (semestra) sipas njė plani studimi tė mirėpėrcaktuar nė kohė dhe hapėsirė dhe ata duhet tė shfrytėzojnė kėto mundėsi tė numėrueshme pėr tė fituar garėn ndėrmjet tyre.
Ėshtė e kuptueshme qė njė numėr i madh prej tyre nuk arrijnė tė shkėlqejnė por gjithsesi pajisen me diploma bazuar nė njė vlerėsim tė shkallėzuar.
Ata i falen tregut tė punės nė njė shpėrparėsi tė dukshme duke shtresėzuar padrejtėsitė dhe pabarazitė e rėnda sociale.
Atėherė kush e prodhon pabarazinė;arsimimi apo tregu?
Tė dyja, sepse sapo shtjelluam se si arsimi e themelon kėtė pabarazi, por edhe tregu sepse ēdo shkollė ėshtė bėrė njė biznes sot kur ėshtė privatizuar gjithēka.

Arsimi modern garanton njė gjymtim tė suksesshėm tė fėmijėve tanė.
Tė vegjlit dėrgohen nė shkollė qė mė pas atje t'u mėsohen dituri qė tė rriturit mendojnė se ata duhet t'i dinė me qėllim qė tė specializojnė disa aftėsi tė caktuara.
Askush nuk i ka pyetur se ēfarė do tė donin tė bėnin, tė mėsonin, tė kuptonin dhe mė nė fund tė njihnin.
Ata nuk kanė tė drejtė tė shfrytėzojnė gjithė atė thesar potencialesh qė kanė realisht por janė tė shtėrnguar qė tė ndjekin modele tė gatshme tė pararendėsve tė tyre tė gjymtuar.

Nė sistemet tradicionale tė arsimimit,nxėnėsit merreshin pėr t'u mėsuar nga profesorėt e tyre.
Qėllimi i kėsaj sipėrmarrje ishte t'i mėsonte ato dhe jo t'u jepte atyre kaq e aq faqe informacion, tė zhvillonte kaq orė mėsimi nė ditė dhe orė tė caktuara, dhe nė fund tė periudhės t'u jepte njė vlerėsim tė merituar dhe tė ndershėm arritjes sė tyre intelektuale.
Periudha (semestri) i arsimit pėrfundonte nė momentin qė nxėnėsi e kishte pėrvetėsuar atė dituri.
E shprehur me parametrat moderne, nxėnėsit nuk mund tė kalonin pa marrė notėn 10. Disa syrėsh e mbyllnin mė shpejt semestrin, disa tė tjerė mė vonė, por tė gjithė ia dilnin mbanė tė pėrthithnin me sukses tė gjithė njohjen e mbledhur dhe depėrtuar pėr atė disiplinė.
Ja pse arsimi i sotēėm nuk ėshtė edukim, sepse edukimi synon tė pėrplotėsojė portofolet intelektuale tė studentėve ndėrsa arsimimi synon t'u ofrojė atyre shansin pėr t'a bėrė njė gjė tė tillė, pa garantuar aspak se tė gjithė do tė mund tė kenė sukses.

Fėmijėt tanė mėsohen se ėshtė e rėndėsishme qė vetėm tė jenė profesionalisht tė zotė.
Personalitetet e tyre nuk kanė rol nė suksesin e tyre individual dhe nė rritjen e mirėqenies shoqėrore nė pėrgjithėsi.
Kjo ėshtė e kuptueshme pėr njė shoqėri qė e ka shpallur tė gjallė dhe tė vėrtetė vetėm atė pėrmasė tė njeriut qė mund tė matet dhe tė studiohet me metodat e shkencės materiale.
Duke u mėsuar se ata vlerėsohen pėr rezultatet, nuk ka asnjė garanci se ata nuk do tė pėrdorin metoda joetike pėr tė arritur pėrfundime komercialisht tė lėvdueshme.
Sikur tė rinjtė tė kultivoheshin me parimin se ata vlerėsohen pėr atė qė bėjnė (dhe jo vetėm pėr atė qė duan,apo pėr atė qė arrijnė) do tė ishte shumė ndryshe.
Natyrisht,qė ky mėsim tė ishte mė i plotė,nuk do tė mjaftonte qasja konvencionale sepse ajo ėshtė njė mish i huaj pėr kėtė kėndvėshtrim.
Do tė duhej njė ripėrkufizim i veprimit,qė nė rastin tonė do tė thotė njė shqyrtim me baza etike.

Tė diskutosh sot pėr liberalizimin dhe kartėn e Bolonjės ėshtė njėsoj si tė mos diskutosh pėr to.
Ēfarė ndryshimi do tė sjellė nė frymėn e edukimit tė fėmijėve tanė njėra apo tjetra, kur dihet se qė tė dyja nuk vėnė aspak nė diskutim filosofinė e arsimimit.
Mund tė duket e pamundur tė diskutohet nė kėtė rrafsh, jo vetėm pėr shkak tė numrit tė kufizuar tė mbėshtetėsve tė kėsaj fryme, por edhe sepse duket njė mision i pamundur qė njė trohė kaq e parėndėsishme e sistemit global tė verė nė pikėpyetje gjithė ngrehinėn gjigande tė ngritur dhe mirėmbajtur gjermėsot.
Sidoqoftė,njė ditė do tė ndodhė ndėrrimi i drejtimit.
Pse tė mos fillojmė ta mendojmė qė sot?

Nga;Vehap Kola
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv



Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:31.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.