DERA E PENDIMIT VAZHDON TĖ JETĖ E HAPUR
Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhis selam!
Thotė Allahu:
وتوبوا إِلَى اللَّه جميعا أيها المؤمنون لعلكم تفلحون
...Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim. ([1])
استغفروا ربكم ثم توبوا إليه
...kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij.... ([2])
يا أيها الذين آمنوا توبوا إِلَى اللَّه توبة نصوحا
O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė.... ([3])
Muhammedi, alejhis selam ka thėnė:
لله أفرح بتوبة عبده مِنْ أحدكم سقط عَلَى بعيره وقد أضله في أرض فلاة
Allahu mė shumė gėzohet me pendimin e robit tė Vet se sa kur ndonjėri prej jush gjen kafshėn e humbur nė ndonjė shkretėtirė. ([4])
Ndoshta, vėllezėr tė nderuar, e kuptuat se pėr ēka dua tē flas? Dua tė flas pėr njė derė qė nuk mbyllet: Derėn e Pendimit! Dera e pendimit nuk mbyllet, ajo ėshtė dhunti e Allahut pėr kėtė ummet tė Muhammedit, alejhis selam, andaj lum pėr ne qė kemi njė derė tė tillė!
O vėllezėr, kush nuk ka nevojė pėr pendim?! Tė gjithė kemi nevojė pėr tė madje pėr ēdo ditė. Muhammedi, alejhis selam ka thėnė:
واللَّه إني لأستغفر اللَّه وأتوب إليه في اليوم أكثر مِنْ سبعين مرة
Pasha Allahun, unė kėrkoj falje tek Allahu dhe pendohem tek Ai gjatė ditės mė shumė se 70 herė. ([5])
O Zot i Madh!, Muhammedi, alejhis selam kėrkon falje 70 herė ndėrsa ne shfaqim mendjemadhėsi dhe nuk pendohemi!
Pendimi vlen pėr ēdo njeri; muslimanin dhe jomuslimanin, tė sinqertin, mėkatarin dhe hipokritin, dijetarin e injorantin, burrin e gruan; me njė fjalė, pėr ēdo njeri pa dallim gjinie, race, pozite a moshe.
Pendimi, siē thonė dijetarėt, ėshtė obligim pėr ēdo mėkat tė bėrė. Nėse mėkati ėshtė nė raport njeri-Allah, atėherė ai ka tri kushte:
· Largimi i menjėhershėm nga mėkati,
· keqardhja pėr bėrjen e mėkatit, dhe
· vendosmėria pėr tė mos iu kthyer mė atij.
Nėse pendimi nuk e ka ndonjėrin prej kėtyre kushteve, atėherė ai nuk vlen. Ndėrsa nėse mėkati ėshtė nė relacion njeri-njeri, atėherė ai ka edhe njė kusht shtesė:
· Tia ktheje hakun vėllait apo atij qė i ka bėrė keq.
Nėse ėshtė pasuri, ia kthen, nėse ėshtė shpifje kėrkon falje apo ta kėrkoj tė drejtėn juridike. Ndėrsa nėse e ka pėrgojuar, atėherė ia kėrkon hallallin.
O vėllezėr, pendohuni, pendohuni ngase dera ende ėshtė e hapur. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
من تاب قبل أن تطلع الشمس مِنْ مغربها تاب اللَّه عليه
Kush pendohet para se dielli tė lind nga perėndimi, Allahu ia pranon pendimin atij. ([6])
Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
إن اللَّه عَزَّ وَجَلَّ يقبل توبة العبد ما لم يغرغر
Allahu pranon pendimin e robit derisa shpirti tė mos arrijė nė gropėn e fytit. ([7])
Dera e pendimit ėshtė e hapur andaj nxitoni para se tė mbyllet ngase atėherė mė nuk bėn dobi keqardhja. Shikoni, vėllezėr tė nderuar, se ēfarė tė mirash i dha Allahu tė penduarit nga mėkatet. Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
لو أن لابن آدم واديا مِنْ ذهب أحب أن يكون له واديان، ولن يملأ فاه إلا التراب، ويتوب اللَّه عَلَى من تاب
Sikur njeriu tė kishte njė luginė me arė, do tė dėshironte t'i ketė dy lugina (nė vend tė njėrės). Dhe gojėn e tij asgjė nuk mund ta mbushė (ngopė) pėrveē dheut. Atyre qė bėjnė tevbe All-llahu xh.sh. ua pranon tevben e tyre. ([8])
لله أفرح بتوبة عبده مِنْ أحدكم سقط عَلَى بعيره وقد أضله في أرض فلاة
Allahu mė shumė gėzohet me pendimin e robit tė Vet se sa kur ndonjėri prej jush gjen kafshėn e humbur nė ndonjė shkretėtirė. ([9])
التائب من الذنب كمن لا ذنب له
I penduari nga mėkatet ėshtė sikur ai qė nuk ka mėkate fare. ([10])
يا ابن آدم إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك على ما كان منك ولا أبالي، يا ابن آدم لو بلغت ذنوبك عنان السماء ثم استغفرتني غفرت لك ولا أبالي، يا ابن آدم لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئاً لأتيتك بقرابها مغفرة
All-llahu i Madhėruar thotė: O biri i Ademit, derisa tė thirresh nė Mua, dhe tė kėrkosh ndihmė nga Unė, do tė fal ēka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mėkatet tua deri te vranėsirat e qiellit dhe nėse kėrkon falje nga Unė, do tė fal ty. O biri i Ademit, nėse tek Unė vjen me mėkatet mė tė mėdha gati sikur toka, pastaj mė drejtohesh, duke mos mė shoqėruar asgjė, do tė vijė unė ty me falje po aq tė madhe. ([11])
من علم أني ذو قدرة على مغفرة الذنوب غفرت له ولا أبالي ما لم يشرك بي شيئاً
Kush e di se Unė kam mundėsi tua falė gabimet njerėzve, ia fali atij dhe kjo nuk mė bezdis fare, me kusht qė tė mos mė ketė shoqėruar askėnd nė asgjė. ([12])
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: Pasha Atė, nė dorė tė tė cilit gjendet shpirti im, sikur ju tė mos bėnit mėkat, do t'ju zhdukte All-llahu dhe do tė sillte njė popull qė bėn mėkate, pastaj kėrkon falje dhe All-llahu e Madhėruar i fal. ([13])
Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd r.a. qė ka thėnė: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s duke thėnė: Sikur ju tė mos bėnit mėkate, All-llahu do tė krijonte krijesa qė do tė gabojnė, e pastaj kėrkojnė falje (bėjnė istigfar) dhe do tė falen. ([14])
Shpejtoni muslimanė ngase dera e pendimit vazhdon tė jetė e hapur! Shikoni se si na fton Allahu nė kėtė derė:
قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse vėrtetė All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!. ([15])
وهو الذي يقبل التوبة عن عباده
Ai ėshtė qė pranon pendimin e robėrve tė Vet.... ([16])
O robėr tė Allahut, tia keni frikėn Allahut sot ngase, siē keni lindur vetėm, po ashtu do t, vdisni, varroseni dhe ringjalleni vetėm. Tia keni frikėn Allahut sot ngase, pasha Allahun, varri ėshtė shumė i frikshėm dhe i errėt.
O Zoti jonė, zgjero varret tona dhe na mėshiro me mėshirėn Tėnde o Mėshirues!
Muslimanė!, mos lejoni qė epshet tė sundojnė me qenien tuaj por ju sundoni ato, dhe, o rob i Allahut, me zė tė lartė dhe duart tė ngritura lart qiellit thuaj: O Zoti im, unė jam robi Yt i varfėr, kam bėrė mėkate tė shumta andaj mė fal dhe prano pendimin tim! Bėje syrin tė loton, zemrėn tė pėrulet dhe shpirtin tė qanė!
Burimi:
:: ŲŃķŽ ĒįŹęČÉ ::
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. Islami
29-12-2007, e shtunė
Vushtrri, Kosovė
--------------------------------------------------------------------------------
[1] en-Nur, 31
[2] Hud, 52
[3] et-Tahrim, 8
[4] Transmetim unanim
[5] Buhariu
[6] Muslimi
[7] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Albani nė Sahihu ve daifu sunenit Tirmidhijj, 3537, e ka cilėsuar hasen-tė mirė.
[8] Transmetim unanim
[9] Transmetim unanim
[10] Ky hadith me vetėm kėtė pjesė, nė bazė tė dėshmive, siē pėrmend Albani nė es-Silsiletu d daifeh vel meuduah, 2/82, ėshtė hasen-i mirė. Shih edhe: Sahihul xhamii, 3008.
[11] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Albani nė Sahihu ve daifu sunenit Tirmidhijj, 3540, e ka cilėsuar autentik.
[12] Hadithi ėshtė hasen-i mirė. Shih: Sahihul xhamii, 4330.
[13] Muslimi
[14] Muslimi
[15] ez-Zumer, 53
[16] esh-Shura, 25