ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje ēon nė zjarr.
Disa Nga Cilėsitė Me Tė Cilat Karakterizoheshin Tė Parėt Tanė Tė Devotshėm Selefus-Salih).
Domosdoshmėria e ecjes sipas hapave tė tyre.
Ska dyshim se pėr ne besimtarėt Muslimanė, gjenerata mė e mirė dhe mė e lartė qė ėshtė parė ndonjėherė nė historinė e njerėzimit, ėshtė gjenerata e Sahabėve, pra shoqėruesit e tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Pėr tė cilėt All-llahu subhanehu ue teala ka thėnė nė Kuran:
Kushdo qė kundėrshton tė Dėrguarin pasi ti jetė treguar bėrė atij e qartė, rruga e drejtė dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne do ta mbajmė atė nė atė drejtim qė ai ka zgjedhur dhe do ta djegim atė nė zjarr dhe sa pėrfundim i keq. Nisa 115.
Gjithashtu All-llahu i Lartėsuar ka thėnė:
Me ata tė cilėt tė parėt pėrqafuan Islamin nga muhaxhirunėt (besimtarėt qė u shpėrngulėn nga Mekka nė Medine) dhe ensarėt (besimtarėt e Medines qė i strehuan dhe ndihmuan ata) si dhe ata qė i ndoqėn besnikėrisht ata (nė besim), me kėta All-llahu ėshtė mjaft i Kėnaqur, dhe ata janė mė se tė kėnaqur me Tė. Ai ka pėrgatitur pėr ta Kopshte tė begatė nėn tė cilėt rrjedhin lumenj pėr tė banuar atje ngaherė. Ky ėshtė ngadhėnjimi madhėshtor. Teube 100.
Ndėrsa Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sellem) thotė pėr ta nė hadithin e njohur:
Mė tė mirėt njerėz janė ata tė shekullit tim, pastaj ata qė i pasojnė tė parėt, pastaj ata qė i pasojnė ata.
Tra: Imam Bukhari dhe Imam Muslimi.
Shejkhul Islam Ibnul Kajjim El Xheuzije (rahimehull-llah) thotė:
Dija ėshtė, ē`farė thotė All-llahu s.u.t, i Dėrguari i Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe Sahabėt (radiall-llahu anhum).
Shejkh Albani (rahimehull-llah) duke i komentuar kėto fjalė shprehet:
Dija, pra, siē e kuptojmė prej kėtyre fjalėve dhe vargjeve, rradhėn e secilės e dėgjojmė nė fjalėt e poetėve, sepse poezitė e dijetarėve janė ndryshe nga ato tė poetėve e pra ky dijetar, qė ka aftėsi edhe poetike, gjithashtu thotė: Dija ėshtė ajo, qė thotė All-llahu s.u.t. nė rradhėn e parė, qė thotė i Dėrguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) nė rradhėn e dytė, qė thonė Sahabėt (radiall-llahu anhum) nė rradhėn e tretė.
Dihet fare mirė se Sahabėt janė brezi i zgjedhur nga vetė All-llahu s.u.t. pėt tė qėnė pėrkrahėsit e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe gjithashtu pėr tė qėnė tejēuesit dhe pėrhapėsit e fesė sė All-llahut s.u.t.
Ata i mėsoi dhe i pėrgatiti mėsuesi mė i madh i njerėzimit, i Dėrguari i All-llahut, Muhammedi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), e si rrjedhoje ata e patėn kuptuar fenė nė mėnyrėn e duhur siē e kėrkon All-llahu s.u.t. dhe ashtu siē e ka komentuar Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Fjala e All-llahut s.u.t. nė ajetin e sipėrpėmendur nė suren Nisa: 105.
Kushdo qė kundėrshton tė Dėrguarin pasi ti jetė treguar atij qartė rruga e drejtė...
Ka njė arsye shumė tė madhe, qė ndėrlidhet me pjesėn tjetėr
...dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve.
Qėllimi i All-llahut s.u.t. me fjalėn
besimtarėt nė kėtė ajet ėshtė pėr sahabėt, sepse ajo rrugė qė ata ndoqėn, ishte pikėrisht ajo qė ua kishte mėsuar i Dėguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Po ashtu i shėrben si koment kėtij ajeti, fjala e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i cili thotė nė hadithin e vėrtetė:
... do tė ndahet ummeti im nė shtatėdhjetė e tre grupe, tė gjitha nė zjarr, pėrveē njėrit.
I thanė:
Cili ėshtė ai (grup), o i Dėrguari i All-llahut ?
Tha:
Ai ėshtė xhemati (bashkėsia).
Pikėrisht ky xhemat i pėrmendur nga Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), ėshtė rruga e besimtarėve.
Nė njė transmetim tjetėr Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) duke i dhėnė pėrgjigje pyetjes se cili ėshtė grupi i shpėtuar thotė:
Eshtė ai qė ndodhet nė rrugėn time dhe tė sahabėve tė mi.
Atėherė
dhe tė sahabėve tė mi kjo ėshtė ruga e besimtarėve qė All-llahu s.u.t. na e bėri obligim qė ta pasojmė.
Pra ata tė cilėt nuk ecin sipas hapave tė sahabėve dhe qė nuk pajisen me cilėsitė e tyre, tė tillėve All-llahu s.u.t. i kėrcėnohet me zjarr dhe anasjelltas, ata tė cilėt e ndjekin rugėn e sahabėve me besnikėri pa shtuar nė tė e pa mangėsuar, tė tillėt do tė jenė prej banoreve tė xhennetit, e nė tė do tė jenė pėrgjithmonė.
Siē thotė All-llahu s.u.t:
Dhe kush i bindet All-llahut dhe tė dėrguarit (Muhammed (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), atėherė ata do tė jenė nė shoqėrinė e atyre, mbi tė cilėt All-llahu ka derdhur Mirėsinė e Tij (nė shoqėrinė) e pejgamberėve, tė siddikunėve (tė tė besuarve, ndjekėsve mė tė afėrt tė Proveteve, tė Shehidave, dhe tė tė drejtėve. Dhe sa tė shkėlqyer janė kėta shoqėrues. Nisa 69.
1) Njė nga cilėsitė qė ata pėrpiqeshin pėr ta pėrvetėsuar ishte padyshim sinqeriteti.
Tė gjithė ne e dimė, se sinqeriteti ėshtė kushti i ē`do punė, andaj kėtė cilėsi ata e bėnė tė pranishme, nė dije, nė fjalė dhe nė vepra.
All-llahu s.u.t. thotė:
Nuk ka dyshim se feja e vėrtetė ėshtė vetėm pėr All-llahun. Zumer: 3.
Kėshtu qė edhe ne na bėhet e qartė domosdoshmėria e tė pajisurit me kėtė cilėsi sepse pėrndryshe punėt tona do tė jenė tė refuzuara kur tė dalim pėrpara All-llahut s.u.t.
2) Urdhėrimi nė vepra tė mira dhe ndalimi nga tė kėqijat.
Kjo ėshtė njė cilėsi tjetėr shumė e spikatur, me tė cilėn vepronin nė jetėn e tyre drejt All-llahut s.u.t, tė parėt tanė tė mirė.
E kishin kuptuar shumė drejtė dhe ashtu siē duhet fjalėn e All-llahut s.u.t. ku thotė:
Ju jeni njerėzit mė tė mirė tė tė gjitha kohėve tė njerėzimit, Ju urdhėroni marufin (tė njohurėn, Islamin dhe gjithė ē`farė pėrman ai) dhe ndaloni Munkerin (mosbesimin, mohimin, besimin nė shumė pėrėndi, etj dhe gjithė ē`farė ndalon Islami), dhe vėrtetė ju besoni nė All-llahun. Ali Imran: 110.
Urdhėrimi nė tė mirė dhe nė tė drejtėn dhe njėkohėsisht ndalimi nga e keqja dhe padrejtėsia, ėshtė obligim pėr secilin musliman, aq sa i ka dhėnė All-llahu mundėsi.
Kjo cilėsi ėshtė njė nga simbolet mė tė dukshme tė Islamit pa dyshim njė nga shkaqet mė me rėndėsi pėr ecurinė dhe ruajtjen e tij.
Nga shkaku se ata e praktikonin me vendosshmėri kėtė vepėr, nė kohėn e tyre shquhej qartė dhe pa vėshtėrsi e lejuara nga e ndaluara, kurse nė kohėn qė ne jetojmė, si shkak i lėnies pas dorė tė kėtij obligimi, e lejuara dhe e ndaluara nuk janė aq sa duhet tė qarta, e nuk ėshtė ēudi qė vėrejmė shumė nga njerėzit qė jetojnė pa pasur dijeni pėr kėtė ēėshtje e si pasojė edhe e ndaluara ėshtė bėrė e njėjtė me tė ndaluarėn nė jetėn e tyre tė mbushur me plot anomali.
3) Dashuria ndaj besimtarėve dhe urrejtja ndaj Kafirave (mosbesimtave).
All-llahu s.u.t. duke na treguar kėtė cilėsi tė tė parėve tanė thotė:
Muhammedi ėshtė i dėrguari i All-llahut dhe ata qė janė me tė janė tė ashpėr ndaj mohuesve (tė Allahut) dhe tė mėshirshėm ndėrmjet tyre... Feth: 29.
Siē duket qartė nga ky ajet, ata e donin dhe e mėshironin njėri tjetrin kurse ndaj kafirave (jobesimtarėve) tregonin ashpėrsi pėr tė vetmin shkak se ata janė armiqtė e All-llahut s.u.t. dhe tė fesė Islame.
Pėr fat tė keq kjo cilėsi e cila ėshtė atribut i pandashėm i fjalės La Ilahe Il-lall-llah ėshtė duke u praktikuar nga njė pjesė shumė e vogėl e muslimanėve, e si pasojė i vėren ata tė dobėt pėrballė armiqve tė All-llahut s.u.t.
All-llahu s.u.t. thotė nė Kuran:
Ti (Muhammed) nuk do tė gjesh popull i cili beson nė All-llahun dhe nė ditėn e fundit, tė bėjė miqėsi me ata qė i kundėrvihen All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij edhe sikur ata tė ishin baballarėt e tyre, apo bijtė e tyre apo vėllezėrit e tyre, apo tė afėrmit e tyre. Muxhadele: 22.
Tė parėt e kėtij Ummeti, e donin atė qė e do All-llahu s.u.t. dhe e urrenin atė qė nuk e do All-llahu s.u.t.
Kėshtu pra dashuria dhe urrejtja qė ata e praktikonin nė marrėdhėnie me tė tjerėt ishte e mbėshtetur nė librin e All-llahut s.u.t. dhe nė fjalėt e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) sepse vetėm aty gjendet krenaria dhe suksesi.
Shejkhul Islam Ibn Tejmijje (rahimehull-llah) thotė:
C`farė qėndrimi do tė mbahet ndaj njeriut se a do tė lavdrohet apo qortohet, do tė duhet apo urrehet, se a do tė sillen ndaj tij miqėsisht apo armiqėsisht, sė pari varet nga qėndrimi i tij ndaj asaj qė ka shpallur All-llahu s.u.t, do tė thotė ndaj librit tė Tij, Kuranit.
Kushdo qoftė ai qė ėshtė besimtar, meriton dashuri dhe miqėsi, e ai qė ėshtė mosbesimtar, meriton urrejtje dhe armiqėsi.
All-llahu s.u.t. thotė:
Vėrtet qė Veliu (Mbrojtėsi e Ndihmuesi mė i mirė) pėr ju ėshtė All-llahu, ėshtė i dėrguari i Tij, janė besimtarėt ata qė kryejnė rregullisht e nė mėnyrė tė pėrkryer faljet e rregullta ditore sipas kohėve, qė japin zekatin dhe ata janė qė pėrkulen (ia nėnshtrojnė veten me bindje All-llahut nė falje). Dhe kushdo qė zgjedh All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe ata qė kanė besuar si Mbrojtės atėherė, Partia e All-llahut do tė jetė fitimtare. Maide: 55-56.
Sė fundi:
Nuk na mbetet gjė tjetėr veēse ta studiojmė jetėn e tyre, dhe njėkohėsisht atė qė e mėsojmė duhet ta veprojmė nė jetė, nė mėnyrė qė tė arrijmė kėnaqėsinė e All-llahut s.u.t, e kush e arrinė kėnaqėsinė e All-llahut s.u.t. padyshim se do tė jetė ngadhėnjyes si nė kėtė botė po ashtu dhe nė botėn tjetėr kur do tė dalė pėrpara All-llahut s.u.t, Zotit tė botrave.
DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:
FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.
ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
ABDULLAH EBU ABDULLAH.
Kurse pėr ē`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit.
etheristi@hotmail.com
ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.