Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 16-10-2006, 18:50
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 864
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,013
Falėnderuar 2,494 herė nė 712 Postime
Rep Fuqia: 764
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Dy fjale rreth dawahs

Marre nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit

(Te thirrurit ne fene e Allahut)

Kjo thirrje konsiston nė tė thirrurit sipas mėnyrės qė Allahu ka pėrcaktuar. Pa dyshim se dawah mė e mirė ėshtė dawah e Rrasulit. Allahu thotė:

"Ju keni tek i Dėrguari i Allahut njė shembull tė shkėlqyer..." (33:21)

"...E gjithēka qė i dėrguari u jep merreni e gjithēka qė ai u ndalon hiqni dorė nga ajo..." (59:7)

"Ai s'flet nga mendja e tij, s'ėshtė tjetėr veē shpallje qė i shpallet." (53:3)

Allahu i shpalli Rrasulit mėnyrėn e dawahs:

"Thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me zgjuarsi dhe qortim tė drejtė dhe arsyeto me ta me mėnyrėn mė tė mirė. Padyshim Zoti yt ėshtė i Gjithdijshėm rreth atij qė shmanget nga rruga Tij e drejtė dhe Ai ėshtė i Gjithdijshėm ndaj atyre qė udhėzohen" (16:125).

"Dhe mos debato me ithtarėt e librit veēse nė mėnyrėn mė tė mirė, pėrveē zullumqarėve" (29:46)

"Thuaj (O Muhamed)! Kjo ėshtė rruga ime. Unė thėrras tek Allahu (me tewhid) me dije tė sigurt, unė dhe ata qė mė ndjekin mua dhe Allahu ėshtė i pastėr nga ajo qė ata i pėrshkruajnė dhe unė jam larg atyre qė i bėjnė shirk Atij" (12:108).

Pra Allahu ka pėrmendur katėr faza tė dawahs:

1) Tė thirrurit me zgjuarsi.

Tė thirurit me zgjuarsi konsiston nė tė thirrurit duke e mbėshtetur tė vėrtetėn me argumenta tė qartė dhe preēizė.

2)Tė thirrurit me qortim tė drejtė.

Tė prezantosh kėto argumenta nė mėnyrė tė pranueshme dhe qė t'i zbusėsh zemrėn tjetrit.

3)Tė debatuarit me mėnyrėn mė tė mirė.

Tė debatosh me qartėsi dhe siguri duke nxjerrė nė pah tė vėrtetėn dhe duke demaskuar kotėsinė.

4)Pėrveē zullumqarėve.

Duke aplikuar xhihad pėr hir tė Allahut . Prandaj shumė dijetarė Islamė e kanė cilėsuar xhihadin si dawah me forcė.

Daijah (personi qė bėn dawah) i pėrdor kėto faza sipas rastit qė i paraqitet dhe mund tė zbatojė njė apo mė shumė nė varėsi tė situatės dhe tė personave tė cilėve ai u jep dawah. Dhe qė tė katra kėto faza janė tė kushtėzuara nga: "me dije tė sigurt".

Po ashtu duhen pasur parasysh rrethanat nė tė cilat bėhet kjo dawah dhe nė varėsi tė tyre zgjidhet edhe mėnyra e dawahs. Kėshtu, nėse shkon tė bėsh dawah tek ehlul-kitabėt, atėherė i referohesh hadithit tė Muadh ibn Xhabal qė trasmetohet nga Bukhari nga Abu Mabad se kur Rrasuli dergoi Muadhin nė Jemen i tha atij:

“Ti do tė shkosh tek ehlul-kitabet, prandaj kur te arrish atje, ftoji tė deshmojne se nuk ka zot veē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij. Nėse ata tė binden ty nė kėtė, thuaju se Allahu ka obliguar pėr ta pesė namaze nė cdo ditė dhe natė. Nėse tė binden nė tė atėherė thuaju se Allahu ka obliguar pėr ta qė tė paguajnė zekate qė do tė merret nga tė pasurit prej tyre dhe do tu jepet tė varfėrve prej tyre. Nėse tė binden nė tė, atėherė shmangiu marrjes (si zekatė) tė pasurisė sė tyre mė tė mirė dhe ki frikė nga duaja e tė shtypurit ngase nuk ka pengesė mes duasė sė tij dhe Allahut”.

Po ashtu Bukhari transmeton nga Abu Musa se Rrasuli u tha Abu Musės dhe Muadhit kur i dėrgoi pėr nė Jemen: “Lehtėsojini gjėrat pėr njerėzit dhe mos i vėshtirėsoni. Pėrgėzoni dhe mos i mbushni ata me urrejtje dhe punoni tė dy nė kooperim dhe mirėkuptim me njėri-tjetrin, bindjuni njėri-tjetrit....”

Sipas versionit tė Abu Burdės po nė Bukhari, Rrasuli u tha atyre: “Trajtoni njerėzit me butėsi dhe mos jini tė ashpėr me ta. Pėrgėzoni dhe mos i mbushni me urrejtje. Duajeni njėri-tjetrin dhe mos u pėrcani”.

Bukhari transmeton nga Amri se kur Muadhi arriti nė Jemen, u priu njerėzve ne namazin e sabahut dhe nė tė recitoi: “Vėrtetė Allahu e mori Ibrahimin si khalil”. Dikush nga prapa tha: “Sa e lumtur ėshtė nėna e Ibrahimit”.

Pra sikurse vėrehet jo vetėm qė duhet butėsi dhe arsyetim i drejtė nė dawah tė tillė por nė tė njėjtėn kohė duhet qė edhe thirrėsit tė kenė tė qartė se po thėrrasin pėr tė njėjtin qėllim dhe thirrja e tyre duhet tė jetė njė, tė mos pėrcahen, ta ndihmojnė njėri-tjetrin, ti binden njėri-tjetrit, ta kėshillojnė njėri-tjetrin, ta duan njėri-tjetrin e kėshtu me rradhė. Dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė tė thėrrasin sipas asaj qė Allahu dhe Rrasuli kanė pėrcaktuar dhe jo sipas dėshirave dhe epsheve tė tyre. T’i pėrmbahen sunetit dhe jo mendimeve tė filan sheikhu apo filan thirrėsi. Tė kėshillojnė njėri-tjetrin me hak dhe me sabr.

Por hadithi i Muadhit nuk ėshtė i vetmi hadith nė lidhje me dawahn sikur keqkuptohen disa dhe ky hadith nuk ndiqet nėse ushtria muslimane ėshtė pėrballė ushtrisė qafire. Nė kėtė rast veprohet sipas hadithit tė Burejdit qė transmetohet nga Muslimi nė sahihun e tij ku thuhet: “Kur Rrasuli caktonte dikė si emir ushtrie apo grupi tė vogėl luftarak, ai, nė mėnyrė tė veēantė e kėshillonte qė t’i frikėsohej Allahut dhe tė ishte i mirė ndaj muslimanėve qė ishin me tė. Ai thoshte: Luftoni nė emėr tė Allahut dhe pėr hir tė Allahut. Luftoni kundėr atyre qė nuk besojnė nė Allah. Bėni xhihad dhe mos vidhni nga plaēka e luftės. Mos e thyeni premtimin. Mos i prishni kufomat dhe mos vrisni fėmijė. Kur tė takoni armiqtė tuaj nga idhujtarėt thirrini nė tre gjėra. Nėse ata pranojnė, pranoje prej tyre dhe mos i shkakto atyre asnjė dėm. Thirri qė tė pranojnė Islamin. Nėse tė pėrgjigjen (pranojnė), pranoje prej tyre dhe mos i lufto ata. Pastaj bėju thirrje tė bėjnė hixhrah nė tokėn e muhaxhirinėve dhe njoftoji se nėse e bėjnė kėtė ata do tė kenė tė tėra privilegjet dhe obligimet e muhaxhirinėve. Nėse refuzojnė (tė bėjnė hixhrah) thuaju se ata do tė kenė tė njėjtin status sikurse beduinėt muslimanė dhe ata do tu nėnshtrohen tė njėjtave urdhėra tė Allahut sikurse edhe muslimanėt e tjerė por ata nuk do tė marrin asnjė pjesė tė plaēkės sė luftės apo tė Fej-it pėrveē nėse marrin vetė pjesė nė luftė. Nėse ata refuzojnė tė pranojnė Islamin, atėherė kėrkoju qė tė paguajnė xhizjah-n. Nėse pranojnė tė paguajnė atė, pranoje atė dhe mbaji duart larg tyre (mos i lufto). Nėse refuzojnė tė paguajnė xhizjah-n, kėrko ndihmėn e Allahut dhe luftoji ata. Kur tė rrethosh ndonjė fortesė dhe ata tė kėrkojnė qė tu japėsh siguri nė emėr tė Allahut dhe tė Rrasulit, mos jep sigurinė e Allahut dhe Rrasulit por jepu atyre garancinė tėnde dhe tė shokėve tė tu (tė ushtrisė tėnde). Ėshtė mėkat mė i vogėl nėse nuk mbahet garancia jote dhe e shokėve tė tu se sa garancia e Allahut dhe e Rrasulit. Kur tė rrethosh ndonjė fortesė dhe ata tė kėrkojnė qė t’i lėsh tė dalin sipas komandės sė Allahut, mos u lejo tė dalin sipas komandės sė Allahut por sipas komandės sate, ngase ti nuk e di nėse ti do tė jesh apo jo nė gjendje tė zbatosh komandėn e Allahut nė lidhje me ta”.

Pra sikurse shihet, komanda e Muadhit eshte ndryshe nga kjo ngase edhe situata ėshtė ndryshe. Po ashtu nėse njerėzit tė vijnė dhe tė pyesin dhe duan qė tu tregosh se ē’ėshtė feja dhe ē’duhet tė bėjnė ata, atėherė vepro sipas hadithit tė fisit te abdulkaisit (njė fis) qė transmetohet nga Bukhari dhe ndėrthure kėtė me porositė qė Rrasuli u dha Abu Musės dhe Muadhit.

Bukhari transmeton nga Ibn Abaz se kur delegacioni i abdulkaisit erdhi tek Rrasuli ata thanė: “O Rrasulullah! Mes nesh dhe teje ėshtė fisi Mudar (me tė cilin jemi nė luftė dhe nuk mund tė vijmė pėrveē se nė kohė paqe) pra na urdhėro me diēka tė mirė me tė cilėn tė mund tė hyjmė nė xhenet dhe po ashtu tu themi edhe atyre qė kemi lėnė pas. Ata po ashtu e pyetėn Rrasulin rreth pijeve. Ai i urdhėroi ata me katėr gjėra dhe u ndaloi katėr gjėra. Ai i urdhėroi ata me besim nė Allah dhe i pyeti: A e dini se ē’ėshtė besimi nė Allah?! Ata thanė:- Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė mirė. Ai tha; Tė dėshmosh se askush s’ka tė drejtė tė adhurohet veē Allahut qė ėshtė i Vetėm e pa partner dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. Tė falni namazin dhe tė jepni zekatėn. (Transmetuesi mendon se ėshtė pėrmendur edhe agjerimi i Ramadanit). Tė paguani 1/5 e plaēkės sė luftės. Pastaj u ndaloi katėr. Ed-Duba’, El-Hantam, El-Mazafat dhe En-Nakir ose mbase El-Mukajar (Tė tėra kėto janė enė qė pėrdoreshin pėr fermentimin dhe pirjen e Alkoolit). Mė pas Rrasuli u tha: Mėsojini mirė kėto dhe ua thoni atyre qė keni lėnė pas”.

Pra sikurse vėrehet nė situata tė ndryshme edhe mėnyra e dawahs ėshtė ndryshe dhe suneti i Rrasulit ėshtė i gjerė prandaj nė varėsi tė situatės edhe zgjedhja e mėnyrės sė dawahs sipas sunetit.

Sheikh Ibn Uthejmin thotė nė “ Sharh thalathat ul-usul”: “Dija e sigurtė (basirah) ėshtė nė lidhje me atė pėr tė cilėn po thėrret dhe do tė thotė qė thirrėsi ka dije rreth gjykimeve tė sheriahs dhe si duhet bėrė thirrja dhe po ashtu njeh gjendjen e atyre tė cilėve u drejtohet thirrja”.

"Thuaj (O Muhamed)! Kjo ėshtė rruga ime. Unė thėrras tek Allahu (me tewhid) me dije tė sigurt, unė dhe ata qė mė ndjekin mua dhe Allahu ėshtė i pastėr nga ajo qė ata i pėrshkruajnė dhe unė jam larg atyre qė i bėjnė shirk Atij" (12:108).

Nė “Fet’h ul-Mexhid” thuhet se Ibn Kajjim thotė rreth kėtij ajeti: “Ai (Allahu), ka pėrmendur tė gjitha gradat e thirrjes sė njerėzve nė Allah dhe i ndau nė tre kategori nė varėsi tė situatės sė atij qė thirret. Kėshtu ai ose po pyet pėr vėrtetėsi dhe drejtėsi e nga dashuria pėr to (pėr t’u udhėzuar) duke i preferuar ato ndaj tė tjerave nėse pėrballohet me tė tjera e kjo quhet hikma (zgjuarsi); Ky person nuk ka nevojė pėr predikim apo debatim.

Ose vepron nė kundėrshtim me tė vėrtetėn dhe drejtėsinė por nėse ndesh tė vėrtetėn dhe drejtėsinė ai i ndjek dhe i pėrvehtėson ato; ky person ka nevojė pėr thirrje me nxitje dhe me qortim tė drejtė.

Ose ky person mund tė jetė duke kundėrshtuar tė vėrtetėn dhe drejtėsinė me kėmbėngulje; Ky person thirret me debat nė mėnyrėn mė tė mirė. Nėse heq dorė nga kėmbėngulja e tij, mirė. Pėrndryshe ēoje tek prerėsi i kokave (xhelati) po qe e mundur”.

Karakteristikat e daijahs.

Dikush qė bėn dawah duhet tė ketė si karakteristika tė tij butėsinė, drejtėsinė, dijen dhe durimin.

Sufjan Eth-Thewri ka thėnė: “Vetėm personi qė ka tre karakteristikat e mėposhtme duhet tė urdhėrojė nė tė mirėn dhe tė ndalojė tė keqen: butėsi, drejtėsi dhe dije”.

Sheikh Ul Islam Ibn Tejmia thotė nė “Urdhėrimi i sė mirės dhe ndalimi i sė keqes”: “… tre gjėra janė tė domosdoshme: dije, butėsi dhe durim. Dije pėrpara se tė urdhėrosh e ndalosh, butėsi kur i bėn ato dhe durim nė vijim tė kėsaj. Kjo del qartė nė thėnien e disa selefėve: “Vetėm ai e urdhėron tė mirėn dhe ndalon tė keqen, (vetėm ai) qė ka dije rreth asaj qė urdhėron dhe ndalon, ka butėsi dhe durim nė urdhėrim dhe ndalim”. Duhet tė kesh parasysh se kėto kushte pėr urdhėrim dhe ndalim e bėjnė tė vėshtirė pėr shumicėn e njerėzve qė tė ndėrmarin kėtė detyrė. Kėshtu qė ata mendojnė se janė tė shfajsuar nga urdhėrimi dhe ndalimi dhe si rrjedhim e braktisin atė. Kėta persona janė ata qė dėmtojnė duke urdhėruar pa plotėsuar kėto kushte (pasi ata po urdhėrojnė vehtet e tyre me braktisjen e obligimit). Braktisja e njė obligimi ėshtė gjithashtu mosbindje dhe kryerja e tė ndaluarave ėshtė mosbindje. Ai qė hidhet nga njė mosbindje nė tjetrėn ėshtė si ai qė kėrkon strehim nga i ftohti therės duke u hedhur nė zjarr ose si ai qė lėviz nga njė fe fallco nė tjetrėn”.

Po ashtu Daijah duhet tė flasė hakun dhe duhet tė pėrpiqet qė tė kryejė vetė gjithēka qė thotė. Allahu thotė:

“ A po i thėrrisni tė tjerėt nė devotshmėri dhe po harroni vehtet tuaja edhe pse po e lexoni shpalljen? A nuk keni llogjikė?” (2:44)

“ Shembulli i atyre qė qenė ngarkuar me tewratin dhe nuk i zbatuan urdhėresat ėshtė si gomari qė mban libra…” (62:5).

Shuajbi i tha njerėzve tė tij: “Unė nuk dua t’u kundėrshtoj ju dhe mė pas tė bėj atė qė u ndalova ju. Unė vetėm dua tė pėrmirėsoj me sa kam mundėsi….”(11:88).

Rrasuli ka thėnė: “Natėn e miraxhit kalova nga njė grup njerėzish qė po u prisnin buzėt me gėrshėrė zjarri. Unė pyeta kush qenė ata dhe mė thanė se ata ishin oratorė tė ymetit tim qė thėrrisnin nė devotshmėri dhe i harronin vehtet e tyre edhe pse e lexonin librin. A nuk kishin llogjikė?”.

Abu Darda ka thėnė: “ Ndėshkimi pėr injorantin njėfish kurse pėr tė diturin shtatė herė e mė tepėr.

Aliu ka thėnė: “Dy lloje njerėzish mė thyejnė kurrizin: njė dijetar mėkatar dhe njė injorant i devotshėm. Injoranti i mashtron njerėzit me devotshmėrinė e tij kurse dijetari me mėkatet e tij.

Ibn Kajjim tha: “ Ulematė qė zhyten nė sjellje tė kėqia ulen tek dyert e xhenetit duke i ftuar njerėzit aty me fjalėt e tyre ndėrkohė qė me veprat e tyre i ftojnė pėr nė zjarr. Sa herė qė gojėt e tyre u thanė njerėzve: “Ejani hyni”, veprat e tyre thonin: “Mos ua vini veshin kėtyre fjalėve”. Nėse ajo tek e cila kėta i thėrrasin njerėzit tė kishte qėnė e vėrtetė, ata vetė do kishin qėnė tė parėt nė pėrgjigje dhe nė vepra. Kėta janė udhėzues vetėm nė paraqitje por nė realitet s’janė veē banditė”.

Trasmetohet se Isa t’u ketė thėnė hawarijunėve: “ Mė thoni: A na e ka dhėnė Allahu sheriatin pėr t’a mėsuar apo pėr t’a zbatuar? Vėrtetė unė u them ju se gjithė dija ka si pėrfundim gjykimin se gjithēka qė dihet duhet zbatuar. Mė thoni nėse dikush ėshtė ulur pėr tė ngrėnė dhe me sy sheh gjithēka tė shijshme e tė mirė dhe me duart e tij merr pisllėqe dhe i han, a nuk ėshtė njė person i tillė i ēmendur? Hawarijunėt iu pėrgjigjėn: “Patjetėr”. Ai tha: “I ēmendur, mė i ēmendur se tė ēmendurit je ti o njeri qė me dijen tėnde njeh qiellin dhe me veprat e tua zgjedh tokėn. Me dijen tėnde njeh Allahun dhe me veprat e tua zgjedh dynjanė. Me dijen tėnde njeh tė mirat e xhenetit dhe me veprat e tua zgjedh vuajtjet e xhehenemit. Si ushtari qė lė shpatėn dhe merr kashtė pėr tė luftuar”.

Megjithatė qė tė gjithė myslimanėt duhet tė kėshillojnė njėri – tjetrin pėr tė urdhėruar tė mirėn dhe ndaluar tė keqen madje edhe ata qė bėjnė mekate duhet t'i ndalojnė tė tjerėt qė tė bėjnė mėkate. Imam Melik trasmetoi nga Said ibn Xhubejr se ai tha: "Nėse dikush nga ne nuk do urdhėronte nė tė mirėn dhe ndalonte tė keqen derisa tė qe i pastėr vetė, askush nuk do tė urdhėronte tė mirėn dhe tė ndalonte tė keqen"... Imam Melik shtoi: "Ku ėshtė ai person qė s'ka asnjė njollė?"

Megjithatė kjo nuk do tė thotė qė tė mos heqim dorė nga mėkatet tona por sė bashku tė pėrmirėsojmė njėri- tjetrin. Kjo ėshtė sjellja e vėrtetė e myslimaneve: pėrmirėsimi i njėri- tjetrit derisa tė gjithė tė jemi tė pastėr dhe tė devotshėm.

A mund tė bėjė gjithkush dawah?

Dawah ka nivele tė ndryshme, mė i ulėti i sė cilės ėshtė thirrja e tė tjerėve nė besimin tek Allahu pa hyrė nė thellėsi dhe detaje rreth shpjegimit tė ibadetit por duke folur nė pėrgjithėsi dhe duke pėrdorur argumenta tė thjeshtė dhe tė kuptueshėm nga tė gjithė rreth egzistencės dhe adhurimit tė Allahut. Pėr njė thirrje tė tillė nė besimin nė Allah pa i pėrshkruar partner Atij, nuk ka nevojė pėr studime tė thella e tė zgjeruara. Gjithkush mund tė pėrdorė argumenta qė hulumtohen nga tė gjithė dhe hasen nė jetėn e pėrditėshme. Gjithkush mund tė thėrrasė nė besimin se Allahu ėshtė Krijuesi i gjithēkaje dhe se Ai do t'i ringjallė njerėzit dhe do t'i marrė ata nė pėrgjegjėsi nė Ditėn e Gjykimit pėr veprat e tyre. Po ashtu ky Krijues ėshtė i vetmi ndaj tė cilit duhet drejtuar adhurimi. Tė gjithė tė dėrguarit e filluan thirrjen e tyre me tė thirrurit nė adhurimin e Allahut pa i pėrshkruar Atij partner.

" Adhuroni Allahun! S'keni Zot veē Tij! A nuk do t'i frikėsoheni Atij?"

Prandaj kur bėhet fjalė pėr kėtė lloj daweh pa hyrė nė hollėsi por duke folur pėrgjithėsisht rreth Islamit atėherė gjithkush mund dhe duhet tė bėjė dawah duke pasur parasysh se ka marrė disa njohuri esenciale mbi tewhidin e Allahut. Kėtyre njerėzve u mjaftojnė disa ajete kuranore dhe disa hadithe dhe po qe se kanė mundėsi tė mėsojnė diēka rreth interpretimit qė dijetarėt u kanė bėrė atyre kjo do qe njė bonus pėr ta. Natyrisht ky interpretim duhet marrė nga autorė pėr tė cilėt ka unanimitet rreth besueshmėrisė sė tyre nga njerėzit e ditur tė Ahlus-sunah wal xhamasė si dhe duhet parė nėse ka unanimitet tė shumicės sė dijetarėve tė Ahlus-sunah wal xhamasė nė pranimin e kėtij interpretimi apo jo pasi ata qė nuk janė nė gjendje tė analizojnė argumentet e paraqitura nuk kanė rrugė tjetėr veē tė pranojnė fjalėt e atyre qė janė mė tė ditur se ata. Allahu thotė:

" Pyet ata qė dijnė po qe se nuk di" (16:43)

Megjithatė duhet theksuar se dawah mė e mirė ėshtė ajo dawah qė bazohet nė njė program tė parashtruar nga dijetarėt e Synetit pasi ata e njohin dawah-n e Rrasulit mė mirė se gjithkush tjetėr dhe nė formulimin e tij ata kanė parashtruar shumė argumenta dhe shumė shpjegime lidhur me to. Fatkeqėsisht nė ditėt tona po vėrejmė persona qė mundohen qė tė kryejnė dawah sipas mėnyrės dhe permbajtjes qė ata mendojnė se ėshtė e drejtė dhe madje edhe theksojnė se pėr diēka tė tillė nuk ka nevojė per referim ndaj dijetarėve "pasi kėto janė ēėshtje tė thjeshta, (thonė ata) dhe dijetarėt janė tė nevojshėm tė konsultohen vetėm pėr ēėshtje tė ndėrlikuara" ose do shohėsh se ata zgjedhin ndonjė libėr tė ndonjė autori, libėr pėr tė cilin dijetarėt jo vetėm qė nuk japin aprovimin e tyre por pėrkundrazi e qortojnė atė qoftė pėrsa i pėrket pėrmbajtjes, qoftė pėrsa i pėrket mėnyrės sė dawahs qė kėta libra apo autorė tė tillė parashtrojnė . Persona tė tillė gabojnė rėndė, Allahu i udhėzoftė e u dhėntė dije pėr shumė arsye.

Sė pari: Ne jemi urdhėruar qė pėr gjithēka qė nuk dijmė tė pyesim ata qė dijnė dhe jo vetėm pėr ēėshtje tė mėdha por ajeti e le tė pakufizuar natyrėn e ēėshtjeve pėr tė cilat duhet pyetur prandaj pėr gjithēka qė nuk dijmė duhet pyetur ata qė dijnė qofshin kėto ēėshtje tė vogla qofshin ēėshtje tė mėdha. Rrasuli e ka bėrė tė qartė qė: "kura e injorancės ėshtė tė pyeturit". Ndoshta ka ēėshtje qė ne i konsiderojmė si tė vogla e pa rėndėsi po Wallahi pėrpara Allahut kanė peshė tė madhe. Nuk duhet menduar se fjalėt janė gjė e vogėl.

"Ju e pranuat nė gojėt tuaja dhe thatė gjėra pėr tė cilat nuk kishit dije dhe menduat se qe diēka e vogėl, ndėrsa para Allahut ishte diēka tepėr serioze" (24:15)

“Dhe kur dy engjėjt qėndrojnė pranė tij. E nuk ka fjalė qė ai thotė por qė ėshtė pėrcjellėsi i gatshėm (pėr t’a shėnuar)”. (50:17-18)

Trasmetohet nė Sahih Bukhari nga Abu Hurreira  qė Rrasulilahi  tha : ”Njė rob i Allahut mund tė thotė njė fjalė pa i dhėnė rėndėsi nėse ėshtė e mirė apo e keqe, dhe pėr tė ai rrėshqet nė xhehenem sa njė distancė mes lindjes dhe perėndimit”.

Imam Melik nė El- Muwata, trasmeton nga Abu Hurreira qė Rrasuli  tha: “Vėrtetė njeriu thotė njė fjalė qė nuk i vė rėndėsi dhe pėr tė ai bie nė zjarrin e xhehenemit, dhe po ashtu dikush thotė njė fjalė qė nuk i vė rėndėsi dhe pėr kėtė hyn nė xhenet”.

Sė dyti: Nuk flitet rreth Allahut, Kur'an-it apo Islamit sipas qefit apo hamendjes. Vetėm dėshira pėr tė thirrur tė tjerėt nė Islam nuk mjafton. Duhet qė pėrmbajtja dhe mėnyra e kėsaj thirrje tė jetė sipas kushteve tė pėrcaktuara nga Sheriah. Urdhėrimi i sė mirės dhe ndalimi i sė keqes ėshtė diēka qė nuk mund tė bėhet sipas hamėndjeve por sipas dijes sė saktė.

Sheikh Ul-Islam Ibn Tejmia r.a thotė nė librin e tij "Urdhėrimi i sė mirės dhe ndalimi i sė keqes": " Nė ēėshtjet verbale rreth tewhidit e akidės, thirrėsi duhet tė jetė i saktė pėr ēdo gjė qė thotė rreth Allahut dhe Ditės sė Gjykimit, rreth historive tė sė shkuarės dhe tė sė ardhmes. Ai duhet tė urdhėrojė dhe ndalojė sipas shpalljeve tė tė dėrguarve (pasi tė gjithė tė dėrguarit kishin akidah tė njėjtė). Kjo ėshtė rruga e vetme qė pranohet nga syneti dhe sheriah, ndjek Librin e Allahut dhe shembullin e tė Dėrguarit. E njėjta vlen edhe pėr ibadetin. Ato janė tė vėrteta dhe korrekt vetėm nėse janė ē’ka zbritur Allahu nė Sheriah dhe ē’ka urdheruar Rrasuli. Ēdo veprim tjetėr, nuk ėshtė ibadet i pranuar. Ato nuk janė tjetėr veē humbje, bidah dhe injorancė edhe nėse quhen teologjike, llogjike, ibadete, arritje fetare etj. Besimtari duhet tė urdhėrojė tė tjerėt siē ėshtė urdhėruar nga Allahu, qė tė kryejnė vepra tė pranueshme dhe tė sakta nga ibadeti dhe duhet t’i ndalojnė nga ē’ka Allahu ka ndaluar, t’i informojė ato qė Allahu na ka mėsuar sepse kjo ėshtė e vėrteta dhe udhėzimi sikurse tė dėrguarit e kanė trasmetuar”.

Trasmetohet nga Ahmed, Abu Dawud dhe Ibn Maxhah nga Kethir ibn Kais  qė Abu Darda  trasmetoi nga Rrasuli  qė tha: “…Vėrtetė dijetarėt janė trashėgimtarėt e profetėve qė (profetėt) nuk lėnė pas as dinar as dirham. Ata lėnė si trashėgimi vetėm dije, prandaj kushdo qė e merr atė (dijen) ka marrė njė pasuri tė madhe.

Trasmetohet nga Bukhari nga Abdullah ibn Amr se Rrasuli tha: “ Allahu nuk do t’ua marrė dijen pasi ua ka dhėnė, por do tė merret me vdekjen e dijetareve me dijen e tyre. Pastaj do mbeten njerėz injorantė qė kur tė pyeten do pėrgjigjen sipas mendjes sė tyre, kėshtu do ēojnė tė tjerėt nė rrugė tė shtrembėr dhe vehten e tyre.

Ata qė thonė se nuk kemi nevojė pėr dijetarėt.

Kush thotė qė nuk ka nevojė pėr dijetarėt po bėn njė gabim tė rėndė dhe as nuk duhet pranuar kjo fjalė e tij e as nuk duhet ndjekur nė gabimin e tij dhe patjetėr duhet kėshilluar dhe korrigjuar nė gabimin e tij. Tė thuash se nuk ke nevojė pėr dijetarėt bie nė kundėrshtim me tekstet Kuranorė, me hadithet dhe me konsensusin e Ymetit Islam. "Dijetarėt janė trashėguesit e profetėve" dhe janė ata qė kanė qartėsuar dhe pastruar sheriatin nga shpifjet dhe trillimet e rėndomta tė gėnjeshtarėve, kufarėve, murtedinėve, zanadika-ve dhe munafikinėve. Dijetarėt e hakut janė ata qė kanė njė pozicion tė lartė pėrpara Allahut dhe janė ata qė mbartin flamurin e synetit tė Dėrguarit tė Rrahimit, Zotit tė botėve, flamurin e Rrasulit. Janė ata qė i janė kundėrvėnė dhe i kundėrvihen bidateve dhe ploteve tė shejtanit dhe ewlijave tė tij. Janė ata qė kanė konsoliduar besimin e drejtė Islam duke i ngjyer pendėt e tyre me bojė dhe me gjakun e tyre. Janė ata qė kurrė nuk janė tėrhequr pėrpara vėshtirėsive dhe kufrit e kufarėve por perkundrazi janė hedhur nė mes tė tyre duke u hakmarrė pėr tė drejtėn e Allahut sa herė ajo ėshtė cėnuar dhe me veprat dhe trupat e tyre kanė fortifikuar mburojėn e ymetit, Sunetin e Rrasulit. Janė mė tė afėrmit me Rrasulin dhe sahabat e tij. Janė shehidėt me tė mirė (pasi konfrontojnė tiranėt dhe si rrjedhim vriten). Janė ata pėr tė cilėt ēdo besimtar ndihet krenar dhe i lutet Allahut pėr t'i shpėrblyer ata me shpėrblim madhor dhe luten qė Allahu t'i bashkojė me ta nė xhenetet e Adnit dhe Firdeusit tė lartė. (Amin).

Megjithatė ne nuk kalojmė nė ekstremin tjetėr dhe tė adhurojmė dijetarėt siē veprojnė shiat apo sufinjtė. As nuk ndjekim mendimet e dijetarėve qorrazi pasi njė status i tillė (pėr t'u ndjekur nė gjithēka) i takon vetėm Rrasulit. Pėrsa i perket ēėshtjeve tona ne konsultohemi me dijetarėt dhe marrim gjithcka qė ėshtė konform sheriatit dhe braktisim gjithēka qė e kundėrshton atė. Pasi siē e ka thėnė Imam Shafi r.a: "Nuk ėshtė HALAL pėr askėnd tė cilit i ėshtė bėrė i qartė njė synet i stabilizuar i Rrasulit, qė ai ta braktisė atė si rrjedhim i thėnies apo mendimit tė dikujt tjetėr". Ai/Ajo qė braktis njė synet tė stabilizuar tė Rrasulit (pasi i ėshtė bėrė e qartė diēka e tillė) pėr mendimin apo thėnien e dikujt tjetėr bie nė kategorinė e asaj qė Imam Ahmed r.a ka thėnė: Kushdo qė braktis njė synet tė Rrasulit, ėshtė nė prag tė shkatėrrimit". Kjo ndodh si rrjedhim i arsyes qė Imam Melik r.a ka pėrcaktuar: "Syneti i Rrasulit, ėshtė si arka e Nuhut. Kush hyp nė tė shpėton. Kush nuk hyp mbytet". Sjellja jonė ndaj thėnieve tė dijetarėve ėshtė pėrcaktuar nga Imam Abu Hanifa r.a: "Kur njė thėnie e imja kundėrshton njė hadith sahih (njė synet tė stabilizuar), hidheni thėnien time pas murit". Dhe kėta janė ata dijetarė shumė mė tė ditur e mė tė saktė se ata qė vijnė mė pas. Nėse mund tė hidhet pas murit thėnia e Abu Hanifės e Melikut, Shafit dhe Ahmedit (Allahu i mėshiroftė qė tė gjithė) po qe se kundėrshton sherian, atėherė si i bėhet me thėniet e tė tjerėve qė janė mė inferiorė se ata? Pozicioni jonė ėshtė ai qė trasmeton Bukhari nė Sahihun e tij, Muslim dhe tė tjerė nga Aisha qė Rrasulilahi  tha:

“ Kushdo qė shpik (apo shton) diēka nė kėtė ēėshtjen tonė (Islamin) qė nuk i pėrket (Islamit), braktiset”.

Pėrsa i pėrket pozicionit tonė nė lidhje me thėnien se shumica e njerėzve i ndjek kėto thėnie qė kundėrshtojnė hadithet e madje ndjekja e tyre ėshtė kusht pėr tė shprehur dashurinė ndaj dijetarėve, ne u pėrgjigjemi:

Trasmetohet nė Sahih Bukhari nga Urwa  qė Rrasulilahi  tha qė: ” ...Si i bėhet me ata qė vėnė kushte qė nuk gjenden nė ligjet e Allahut? Kushdo qė vendos kushte qė nuk gjėnden nė librin e Allahut, kėto kushte janė TĖ PA VLEFSHME edhe sikur kėto kushte tė vendosen 100 herė. Kushtet (Ligjet) e Allahut janė e vėrteta absolute dhe janė mė tė forta.

Nuk duhet thirrur me ē’nuk gjendet nė sheria pėr tė rritur shpresat e njerėzve.

Bukhari trasmeton nga Muhamed Ibn Xhubejr bin Mutim qė Muawija tha: “...Kujdes nga shpresa (tė kota) qė i bėjnė njerėzit tė shkojnė nė rrugė tė shtrembėr...”.

Dawah duhet bėrė vetėm pėr hir tė Allahut.

Thirrja nė tė besuarit nė Allahun ka qenė misioni i tė gjithė tė dėrguarve tė Allahut dhe i tė gjithė atyre qė i ndoqėn ata. Kushdo qė adhuron Allahun, duhet tė thėrrasė edhe tė tjerėt nė tė pasi adhurimi i Allahut ka brėnda tij tė thirrurit e tė tjerėve nė besimin ndaj Allahut. Kjo thirrje duhet tė jetė pėr Allahun dhe me sinqeritet dhe jo pėr interesa personale apo pėr tė pėrfituar tė mira materiale. Vėrtetė qė janė tė shkatėrruar ata qė fshihen pas flamurit tė dawahs pėr tė mbushur xhepat e tyre apo pėr tė fituar status social, ndere dhe favore. Ata qė thėrrasin tė tjerėt nė tė besuarit nė Allah vetėm pėr hir tė Allahut ata janė fitimtarėt dhe ata janė tė udhėzuarit dhe ata do tė fitojnė mirėsi pa fund, status tė lartė, ndere dhe favore nga Ai qė shpėrblen mė mirė dhe pėrjetėsisht, nga Allahu. Tė gjithė tė dėrguarit e Allahut thirrėn nė besimin nė Allah dhe u bėnė tė qartė njerėzve qė prisnin shpėrblimin e tyre vetėm nga Allahu. Nuhu u tha njerėzve tė tij: “..O njerezit e mi! Unė nuk po kėrkoj pasuri pėr tė. Shpėrblimi im ėshtė vetėm nga Allahu...”(11:29). Hudi u tha njerėzve tė tij: “... O njerėzit e mi! Unė nuk u kėrkoj shpėrblim nga ju. Shpėrblimi im ėshtė vetėm nga Ai qė mė krijoi mua, a nuk po kuptoni?”(11:50-51). Tė gjithė tė dėrguarit thanė tė njėjtėn gjė.

Si duhet vepruar nėse pyetemi rreth diēkaje pėr tė cilėn nuk kemi dije?

Bukhari trasmeton nga Abu Hurreira se Rrasuli tha: “ Kush beson Allahun dhe ditėn e fundit le tė flasė drejt ose tė heshtė”. Trasmetohet nė Sahih Bukhari nga Masruk qė: “Ne erdhėm tek Ibn Mas’ud dhe ai tha: O njerėz! Ai qė din diēka (nga haku) mund t’a thotė atė por nėse nuk din duhet tė thotė Allahu alem (Allahu e di mė mirė) pasi ėshtė shenjė dije qė dikush tė thotė pėr diēka qė nuk di: Allahu alem. Allahu i tha Rrasulit tė tij: “Thuaj (o Muhamed)! Nuk kėrkoj shpėrblim nga ju pėr kėtė (Kur’an) e as nuk jam nga ata qė pretendojnė” (38:86).

A mund tė fshihet dija rreth diēkaje?

Dijetarėt islamė kanė folur rreth kėsaj ēėshtje dhe pothuajse qė tė gjithė e kanė trajtuar kėtė pikė. Sipas Ibn El-Arabit trasmetohet nė “Ahkam Ul-Kur’an” se ata kanė arritur nė konkluzionin se: “Nėse dijetari ka njet tė sinqertė qė tė fshehė dijen e tij, sjellja e tij ėshtė mėkat dhe gabim (shtypje). Por nėse nuk kishte si njet fshehjen e dijes, ai nuk ėshtė i obliguar tė trasmetojė dijen e tij tė tjerėve kur ai e din se ka tė tjerė dijetarė qė mund t’a bėjnė kėtė”.

Unė them: Ka pasur shumė nga sahabat qė nuk kanė trasmetuar veēse njė numėr tė pakėt hadithesh dhe kjo ngase ka pasur tė tjerė qė trasmetonin dhe kėshtu ata nuk e ndien tė nevojshme qė tė trasmetonin vazhdimisht.

Megjithatė nėse ata pyeteshin rreth diēkaje ata nuk e fshihnin tė vėrtetėn. Po ashtu kur lindte nevoja pėr diēka pėr tė cilėn dikush dinte njė trasmetim dhe kėtė e kishte dėgjuar vetėm ai nga Rrasuli apo kishte nevojė pėr sqarim tė diēkaje ata kurrė nuk fshihnin dijen qė kishin.

Nga sahaba tė tillė mund tė pėrmendim mė tė mirin e sahabave tė Rrasulit, khalifin e parė tė drejtė e tė udhėzuar Abu Bekrin khalifin e dytė tė drejtė e tė udhėzuar Umar Ibn El-Khatab apo Zubejrin.

Po ashtu ka pasur raste qė disa kanė ndaluar tė tjerėt qė tė trasmetojnė dije qė mund t’u prishė punė tė tjerėve si nė rastin kur Umari ndaloi Abu Hurreirėn qė t’u thoshte njerėzve qė Rrasuli kishte thėnė se kush thotė “S’ka zot veē Allahut” hyn nė xhenet”. Ose siē ka qenė edhe syneti i Rrasulit qė kur thoshte diēka pėr njerėzit e ndiqte atė me diēka mė tė mirė se ajo qė t’i drejtonte njerėzit nga ajo qė ishte mė e dobishme pėr ta sikurse kur i informoi sahabat se: “Kushdo qė beson nė Allah dhe tek i dėrguari i Tij, fal namazin dhe agjeron muajin e ramazanit, atėherė do tė jetė pėr tė njė premtim mbi Allahun qė t’a fusė atė nė xhenet sikur tė luftojė nė rrugė tė Allahut (kur xhihadi ėshtė obligim grupor), apo tė mbesė nė tokėn ku ėshtė lindur. Njerėzit thanė: O Rrasulullah! A tu’a themi njerėzve kėtė lajm tė mirė? Ai tha: “ Xheneti ka 100 grada qė Allahu ka caktuar pėr Muxhahidinėt qė luftojnė nė rrugėn e Tij dhe distanca mes dy gradave ėshtė sa distanca mes qiellit dhe tokės. Prandaj kur tė lusni Allahun, lutuni pėr Firdeusin qė ėshtė mesi dhe pjesa mė e lartė e xhenetit” .

Me tė drejtė lind pyetja: Si tė kuptojmė ato hadithe qė lejonė fshehjen e dijes kur ka hadithe qė e ndalojnė njė gjė tė tillė?

Pėrgjigja ėshtė se ėshtė e vėrtetė se ka tekste qė e lejonė fshehjen e dijes si p.sh hadithi ku Umari ndaloi Abu Hurreirėn dhe diēka e tillė ndodhi pėrpara Rrasulit dhe Ai e miratoi diēka tė tillė. Po ashtu Jakubi i tha Jusufit qė tė mos ua tregonte ėndrrėn e tij vėllezėrve tė tij . Thėnia e Aishes rreth sureve tė para tė shpallura: “sikur Allahu tė shpallte nė fillim: Mos pini alkoholin, njerėzit do tė thonin ne nuk do tė heqim dorė nga alkoholi” . Apo kur Rrasuli dėrgoi Muadhin nė Jemen i tha qė t’i thėrriste njerėzit e librit me shkallė: nė fillim tewhidi pastaj namazi etj… Apo thėnia e Rrasulit, sikur tė dinit atė qė di unė shumė do tė qanit e kėshtu me rradhė mund tė pėrmendim shumė tekste. Por nė tė njėjtėn kohė mund tė pėrmendim thėnien e Allahut : “Ata qė fshehin shenjat e qarta qė Ne kemi shpallur dhe udhėzimin pasi e kemi bėrė tė qartė pėr njerėzit nė libėr, mbi ta bie mallkimi i Allahut…..” (2:159-160). Kėtė ajet e pėrmendi Uthmani kur tha: “Do t’u trasmetoj njė hadith qė nuk do t’ua kisha trasmetuar sikur tė mos qe pėr ajetin “Ata qė fshehin shenjat e qarta...”. Po ashtu ka vepruar edhe Abu Hurreira, Ibn Abazi dhe shumė sahaba kur kanė trasmetuar madje edhe nė shtrat tė vdekjes nga frika se mos fshihnin dijen qė kishin duke pasur parasysh se Rrasuli i kishte paralajmėluar: “ Kush fsheh dijen qė ka do tė sillet ditėn e gjykimit me gojė tė lidhur (qepur) me lidhėse zjarri” apo do vishet me mantel zjarri etj… E vėrteta ėshtė se tekste tė tilla nuk bien aspak nė kundėrshtim me njėri – tjetrin por duhen kuptuar drejt. Dikush ėshtė i detyruar qė tė japė dijen qė ka, vetėm kur pyetet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo kur ai ėshtė i vetmi qė ka dije tė tillė. Pėrsa u pėrket tė tjerėve ata janė tė detyruar qė tė trasmetojnė sipas mundėsive qė kanė dhe sipas situatės qė ndeshet. Ёshtė e vėrtetė se Umari e ndaloi Abu Hurreirėn tė trasmetonte hadithin dhe Rrasuli e miratoi diēka tė tillė por pasi arsyeja e ndalesės nuk egsistonte mė sahabat e kanė trasmetuar kėtė hadith dhe kjo ėshtė arsyeja qė na ka arritur neve. Sikur njė trasmetim i tillė tė qe i lejuar tė fshihej pėrgjithmonė, ne nuk do t’a mėsonim kurrė pasi sahabat nuk do t’a trasmetonin kurrė atė nga frika se njerėzit do tė mbėshteteshin vetėm tek kjo dhe do t’i linin veprat e tjera tė Islamit dhe fatkeqsisht diēka e tillė ka ndodhur me Murxhiat dhe Sufinjtė ekstremė. Po ashtu ėshtė e vėrtetė se Jakubi e ndaloi Jusufin qė t’u tregonte vėllezėrve tė tij ėndrrėn e tij por kjo qe qė mėnjanonte dėmin qė mund tė vinte nga kjo. Pra kemi tė bėjmė me tė njėjtėn arsye si edhe me atė tė ndalesės se Umarit ndaj Abu Hurreirės. Pėrsa i pėrket thėnies sė Aishes: “Sikur tė qe shpallur mos pini alkohol….” Duhet pasur parasysh se si u ndalua alkoholi: “ Tė pyesin ty pėr pijet dehėse dhe bixhozin..”. Ibn Kethir thotė se kur iu lexua Umarit ai tha: “ O Allah! Na jep njė shpjegim tė qartė dhe preēiz rreth pijeve dehėse” atėherė u shpall ajeti: “ O ju qė besoni! Pijet dehėse…..”(5:09-91) qė e bėri alkoholin tė ndaluar. Apo vėrtetė qė Rrasuli i tha Muadhit qė t’i thėrriste njerėzit e librit me shkallė por kur fisi i Abdul- Kaisit erdhi tek Rrasuli dhe e pyetėn se me ē”farė i urdhėronte? Ai nuk u dha vetėm njė urdhėr por u tha: “U urdhėroj me katėr gjėra dhe u ndaloj katėr” edhe pse ishte hera e dytė qė ky fis takohej me Rrasulin. Apo kur beduini e pyeti Rrasulin rreth namazit, zekatės, agjerimit dhe haxhit, Rrasuli iu pėrgjigj me pėrgjigje tė plota dhe i tha gjithēka qė beduini donte tė dinte. Po ashtu Rrasuli ka thėnė qė gjykatėsit janė tre llojesh dhe dy janė nė xhehenem dhe ndėr ta ka pėrmendur atė qė e din tė vėrtetėn por e fsheh atė. Po ashtu Rrasuli ka thėnė qė: “ Unė jam njeri e ju keni mosmarrveshje me njėri tjetrin (qė m’i sillni mua pėr gjykim). Ndoshta disa nga ju janė mė oratorė dhe janė nė gjėndje t’a paraqisin anėn e tyre nė mėnyrė mė tė besueshme se tė tjerėt dhe si rrjedhim unė jap gjykimin tim lidhur me atė qė dėgjoj. Kini kujdes! Nėse unė i jap dikujt atė qė i takon vėllait tė tij (me tė cilin pati mosmarrveshje dhe si rrjedhim i fjalėve bindėse qė tha e shtyn gjykimin drejt vehtes duke e ditur qė e vėrteta ėshtė me anėn tjetėr) le tė mos e marrė (atė qė nuk i takon), pasi unė po i jap atij njė pjesė zjarri”. Po ashtu kur Rrasuli u pyet nėse njė mysliman mund tė jetė frikacak u pėrgjigj tre herė “Po” dhe kur u pyet se a gėnjen myslimani, u pėrgjigj “Jo”. Njerėzit nuk duhet tė abuzojnė dhe tė fillojnė e tė pyesin sa pėr tė kaluar kohėn. Rrasuli ka thėnė: “ Njerėzit me mėkate mė tė mėdha mes Myslimanėve do tė jenė ata qė pyesin pėr diēka qė nuk ėshtė ndaluar por qė bėhet e ndaluar si rrjedhim i pyetjes sė tyre” . Shembuj tė tillė janė tė shumtė prandaj duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe tė mos shkaktojmė dėm nė vend tė sė mirės.

Si zgjidhet mė e lehta mes dy ēėshtjeve apo e keqja mė e vogėl?

Shumė njerėz pretendojnė se po zgjedhin mė tė lehtėn nė vendimet qė marrin dhe justifikohen duke thėnė se Aisha ka thėnė se Rrasuli kur pėrballohej me dy variante zgjidhte mė tė lehtėn. Persona tė tillė shpesh i sheh tė zgjedhin fjalėt qė u interesojnė nga fatwah-t e dijetarėve apo nga medhhebe tė ndryshme pa u kujdesur se diēka e tillė ėshtė e saktė apo jo edhe pse dijetarė tė tjerė kanė dhėnė fatwah qė bien nė kundėrshtim me zgjedhjen e tyre. Ata mendojnė se kanė mundėsi qė tė zgjedhin lirshėm dhe pa kriter dhe mendojnė se thėnia e Aishes i justifikon ata. Po a ėshtė e vėrtetė diēka e tillė? Le tė ndalemi pėr pak ēaste tek thėnia e Aishes.

Trasmetohet nė Sahih Bukhari nga Aishja qė: “Sa herė qė Rrasulilahit i jepej e drejta tė zgjidhte mes dy zgjidhjeve, ai zgjidhte mė tė lehtėn pėr aq kohė sa nuk kishte haram nė tė por nėse konsistonte nė haram, nuk i afrohej. Rrasulilahi kurrė nuk morri hak pėr vehten e tij por vetėm nėse tė drejtat e Allahut shkeleshin. Atėherė ai merrte hak pėr hir tė Allahut”. (Bajhaki trasmeton diēka me tė njėjtin kuptim nė “Degėt e Imanit”).

Pra Rrasuli vėrtetė qė zgjidhte mė tė lehtėn por kjo zgjedhje kufizohej nga tė mos pasurit haram nė tė. Nėse kishte haram nė tė, atėherė Rrasuli nuk i afrohej asaj. Pra kriteri dallues mes lejimit apo mos lejimit ėshtė Sheriah pasi vetėm sheriah bėn tė qartė dallimin mes hallallit dhe haramit. Nuk mund tė ndiqet hamendja nė ēėshtje tė tilla. Pra gjėja e parė qė duhet tė vėrehet nėse pėrballohemi me dy alternativa ėshtė qė tė shohim nėse qė tė dy alternativat janė hallall qė tė ndiqen apo jo. Nėse njėra ėshtė hallall qė tė ndiqet dhe tjetra ėshtė haram qė tė ndiqet, atėherė nuk diskutohet se cila ėshtė mė lehtė por ndiqet hallalli dhe braktiset harami. Vetėm nėse qė tė dy alternativat janė hallall qė tė ndiqen, vetėm atėherė mund tė zgjedhėsh mė tė lehtėn. Prandaj duhet tė jemi mė tė kujdesshėm dhe tė mos ndjekim interesin personal por hakun. Nuk mund tė ndiqet haku duke iu nėnshtruar epsheve dhe dėshirave por duke iu nėnshtruar sheriatit tė Rrahmenit, Zotit tė botėve. Pėrsa i pėrket zgjedhjes mes dy tė kėqiave, ėshtė e vėrtetė se ne zgjedhim tė keqen mė tė vogėl por kjo zgjedhje bėhet vetėm atėherė kur nuk ėshtė e mundur qė tė evitohen qė tė dyja tė kėqiat. Nėse ėshtė e mundur qė tė evitohen qė tė dy tė kėqiat atėherė ne i evitojmė qė tė dyja por nėse nuk mund tė shmangemi veē se tė zgjedhim njė nga dy tė kėqiat atėherė zgjedhim tė keqen mė tė vogėl dhe pėr kėtė provat janė tė shumta. Megjithatė kjo zgjedhje duhet bazuar nė sheria dhe jo nė dėshirat tona apo nė hamendje pasi ne nuk mund tė pėrcaktojmė hakun sipas dėshirave apo epsheve tona por sipas sheriatit. Allahu thotė:

“Kjo (Kur’an-i) ėshtė fjala qė e ndan tė mirėn nga e keqja”. (86:13)

“Njeriu falet pėr keq saē falet pėr mirė, se njeriu ngutet”. (17:11)

…”Ka mundėsi qė ju tė urreni diēka e ajo ėshtė e mirė pėr ju dhe qė tė doni diēka e ajo ėshtė e dėmshme pėr ju, por Allahu e din e ju nuk dini”. (2:216)

“ Sikur haku tė qe sipas dėshirave tė tyre, qiejt, toka dhe ē’ka nė to do ishin nė kaos dhe korrupsion”… (23:71)

“Dhe kini parasysh qė nė mesin tuaj ėshtė i dėrguari i Allahut. Nėse nė shumė ēėshtje ai do tė ndiqte dėshirat tuaja, patjetėr qė do tė vuanit”…(49:7)

“Ai s’flet nga mėndja e tij. S’ėshtė tjetėr veē shpallje qė i shpallet”.(53:3-4 )

“Dhe s’ka pyetje qė ata tė drejtojnė (ty o Muhamed), por Ne tė shpallim tė vėrtetėn dhe shpjegimin mė tė mirė pėr tė. (25:33)

…”Dhe nėse keni ndonjė mosmarrveshje mes jush, referojani Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij po qe se besoni tek Allahu dhe dita e fundit. Ky ėshtė pėrfundimi mė i mirė”. (4:59)

Pra Allahu na e ka bėrė tė qartė se kriteri ėshtė sheriati i Tij dhe duke ndjekur atė e kemi tė siguruar suksesin nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Ky ėshtė pėrfundimi mė i mirė.

Mirėsitė e dawahs.

Allahu thotė:

“E kush ėshtė mė i mirė nė tė folur se ai qė thėrret pėr tek Allahu, vepron mirė, dhe thotė jam Mysliman?”(41:33)

Hasan El-Basri tha: “Ky ėshtė i dėrguari i Allahut. Ky ėshtė i dashuri i Allahut, ky ėshtė i zgjedhuri i Allahut, ai ėshtė mė i dashuri nga njerėzit e tokės nga Allahu, ai iu pėrgjigj thirrjes sė Allahut dhe thirri njerėzit tek ajo qė Allahu kėrkoi nga ai qė tė bėhej, ai ka bėrė vepra tė drejta duke u pėrgjigjur: “unė jam nga myslimanėt”. Po ashtu ai ka thėnė: “Ky ajet i aplikohet gjithkujt qė thėrret njerėzit tek Allahu (sipas sheriatit)”

Unė thashė: “Pėrveē Rrasulit, ky ajet pėrshkruan tė gjithė tė dėrguarit e Allahut dhe tė gjithė ata qė iu pėrgjigjėn thirrjes sė tyre dhe ndoqėn rrugėn e tyre pa devijuar aspak por duke iu nėnshtruar dhe ndjekur atė me pėrpikmėri dhe kėmbėngulje. Duke plotėsuar gjithēka qė qenė kėrkuar tė plotėsojnė sipas maksimumit tė mundėsive qė kishin, nė mėnyrėn e kėrkuar dhe tė pėrcaktuar dhe duke braktisur kategorikisht gjithēka qė u qe ndaluar dhe nė tė njėjtėn kohė duke thirrur edhe tė tjerėt qė tė ndjekin kėtė rrugė, e vetmja rrugė e pranuar nga Allahu: feja e drejtė e pėrcaktuar nga Ai dhe busulla orientuese pėr tė qėnė tė saktė nė ndjekjen e saj dhe pėr tė qėnė tė sigurt nė mos humbjen e rrugės dhe nė tė mos shkuarit huq: Sunnah e tė dėrguarve tė Allahut e kursi final qė duhet ndjekur pėr tė arritur destinacionin e duhur: Sunnah e Rrasulilahit. Rruga e tė dėrguarve tė Allahut pėr ne ėshtė pėrcaktuar qartė dhe nė mėnyrė perfekte dhe preēize nga Rrasuli dhe sahabat e tij e dijetarėt e hakut tė Synetit, rrugė kjo qė nė vetvehte ėshtė mė e shndritur se dielli vezullues dhe e ndriēuar akoma mė tepėr nga syneti i tė parėve tanė tė udhėzuar (Selef es-salih), larg ēdo mangėsie, defekti apo paqartėsie, e pa nevojshme pėr asnjė lloj shtese, reduktimi apo modifikimi, rrugė kjo, nata e sė cilės ėshtė mė e shndritur se dita e saj dhe rrugė nga e cila s’ka kush devijon pėrveē atyre qė shkatėrrohen dhe humbin vehtet e tyre duke i bėrė padrejtėsi shpirtėrave, trupave, ndienjave, llogjikės dhe intelekteve tė tyre duke braktisur mė tė mirėn dhe duke zgjedhur mė tė keqen, duke braktisur udhėzimin dhe duke zgjedhur humbjen. Vėreni me kujdes Allahu u mėshiroftė, se si Allahu e ka qartėsuar statusin e atij qė plotėson ē’ėshtė esenciale rreth tė thirrurit nė Allah. Ai na e ka parashtruar kėtė status nė formė pyetje retorike dhe pyetja retorike ėshtė pyetje qė nuk ka nevojė pėr pėrgjigje pasi mėnyra e tė pyeturit ėshtė aq udhėzuese drejt pėrgjigjes sa nuk mund t’i pėrgjigjesh asaj pėrveē nė mėnyrė tė saktė dhe tė drejtė. Allahu na paraqet njė pyetje qė askush nuk mund t’i japė pėrgjigje pėrveē nė mėnyrėn qė Allahu don qė t’i pėrgjigjesh: “Askush nuk ėshtė mė i mirė se persona tė tillė”. Trasmetohet nė Sahih Muslim nga Abu Hurreira se Rrasuli tha: “Kushdo qė thėrret nė udhėzim, atėherė pėr tė ėshtė shpėrblim si i atyre qė e ndjekin atė pa iu pakėsuar atyre asgjė nga shpėrblimi i tyre dhe kushdo qė thėrret nė humbje, atėherė pėr tė ėshtė mėkat si i atyre qė e ndjekin atė pa pakėsuar asgjė nga mėkatet e tyre”. Po ashtu trasmetohet po nė Sahih Muslim nga Abu Mas’ud el-Ensari se Rrasuli tha: “... Ai qė drejton pėr tek diēka e mirė, ka tė njėjtin shpėrblim si bėrėsi i saj”. Po ashtu trasmetohet nė Sahih Bukhari nga Sahl bin Sad se Rrasuli i tha Aliut ditėn e Khajbarit: “...Wallahi! Nėse Allahu udhėzon njė person tė vetėm nėpėrmjet teje, ėshtė pėr ty mė mirė se devetė e kuqe” .
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

Sė fundi pėrpunuar nga sunnih : mė 16-10-2006 18:55.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Mumin (22-10-2006), muslim4ever (16-10-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Biseda e Muslimanit dhe Krishterit rreth shejterin e Bibles.. Menntori Literaturė Islame 0 06-11-2007 13:40
Rregullat e fjalės La ilahe il Allah firdeuse Akide 0 01-06-2007 18:08
Kush eshte qafir e kush eshte bidatgji ? Mumin Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 23-09-2006 19:19
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Tefsiri i Kur“anit nė kohėn e Resulullahut SalAll-llahu Alejhi ve Selem Muhammed AbdulMalik Kur“an dhe Tefsir 0 15-02-2005 19:14


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 11:21.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.