Edhe njė mendim mė shumė pėr shamin
EDHE NJĖ MENDIM MĖ SHUMĖ PĖR SHAMINĖ
Shkruar nga Anjeza Xhaferaj
e hėnė , 20 nėntor 2006
Artikulli 1 i Deklaratės Universale tė tė drejtave tė njeriut thotė:
"All Human beings are born free and equal in dignity and rights" Tė gjitha qeniet njerėzore kane lindur tė lira dhe janė tė barabartė nė tė drejtat qė gėzojnė dhe nė respektimin e dinjitetit tė tyre".
Nė lidhje me ēėshtjen e shamisė (shamisė, jo ferexhesė siē ėshtė pėrmendur nė pjesėn mė tė madhe tė shtypit kėto ditė) ēdo femėr muslimane gėzon tė drejtėn pėr tė pasur tė njėjtat tė drejta sikurse edhe bashkėkombėsit e tjerė. Gjithashtu gėzon tė drejtėn qė dinjiteti i saj tė mos nėpėrkėmbet siē ka ndodhur nė rastin e vajzės me shami qė nuk pranohet nė fakultet. Kėtė tė drejtė femra muslimane e ka pasur qė kur ka lindur dhe nuk ia fal kush, sikurse nuk ka askush tė drejtė qė t'ia marrė.
E njėjta deklaratė gjithashtu pėrmend se tė gjitha qeniet njerėzore kanė tė drejtėn e arsimimit, tė besimit si dhe tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė jetė sociale dhe kulturore.
Nė rastin konkret, tė gjitha kėto tė drejta janė mohuar. Doja tė theksoja se vajza pengohet tė kėtė njė jetė sociale dhe aktive dhe tė jap edhe ajo kontributin e saj nė shoqėri. Kjo mė duket se ėshtė njė nga tė drejtat themelore qė i janė mohuar femrės muslimane nė kėto vite, sepse edhe nė rast se ato kanė pasur mundėsi tė shkollohen, mė pas mundėsia pėr tu aktivizuar dhe pėr tė dhėnė kontributin e tyre dhe pėr tu zhvilluar ka qenė shumė e limitizuar. Dhe kjo sigurisht sjell veēimin e tyre nga shoqėria dhe sigurisht bėn qė zėri, idetė, mendimet, krijimtaria, kontributi i tyre tė injorohet.
Unė nuk do ta quaja aspak fitore qė ajo vajza me shami tė vazhdojė shkollėn. Kjo ėshtė shumė pak, shumė pak nė krahasim me atė qė meritojmė, nė fund tė fundit nė krahasim me atė qė ne qė kur kemi lindur e kemi pasur si tė drejtė. Ēfarė ndodh me vajzat muslimane kur mbarojnė fakultetin? Kjo ėshtė njė pyetje qė nuk i kam gjetur ende pėrgjigje.
Problemi tjetėr qė mė mundon ėshtė se shpesh pėrdoret termi tolerancė. Po xhanėm tolerancė ndaj kujt? Unė nuk ndjej se duke mbajtur shami po bėj ndonjė gjė, pėr te cilėn tė tjerėt duhet tė mė tolerojnė. Nga ana tjetėr, kush na e paska monopolin e tė vėrtetės pėr tė vendosur pikat e referimit nė bazė tė tė cilave ne qenkemi "tė ndryshėm". Pėr hesapin tim, unė kam njė pikė tjetėr referimi dhe kam po aq tė drejtė sa "tė tjerėt" ti konsideroj ata tė ndryshėm dhe si tė tillė qė ndoshta duhet toleruar. Se sigurisht monedha ka dy anė, pra ka tė paktėn dy (ka shumė tė ngjarė tė jenė mė shumė) kėndvėshtrime tė ndryshme.
Ėshtė pėr tė tė ardhur keq, qė muslimanėt tani ndodhen nė pozicionin qė tė tjerėt i gjykojnė, qė tė tjerėt duhet tė pėrpiqen ti kuptojnė, qė tė tjerėt duhet ti tolerojnė. Dhe lista e gjėrave pėr tė cilat mė vjen keq mund tė vazhdojė ende. Por, situata duhet tė ndryshojė. Nė jetėn tonė, jemi tė barabartė dhe duhet tė trajtohemi si tė tillė. Procesi i mirėkuptimit, i tolerancės, i tė gjykuarit (nė fund tė fundit) ėshtė dhe duhet tė jetė njė proces i dyanshėm qė kryhet nė pozita tė barabarta nga tė dyja palėt (pra besimtaret muslimane dhe tė tjerėt).
__________________
"Lum ai njeri qe nuk e harxhon jeten e tij vetem duke biseduar me njerzit
por e kalon duke e knaqur Krijusin e Tij
dhe qan per gjynahet e kryera."
Fudajl iben Ijad
|