Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Edukimi i fëmijëve – përgjegjësi e madhe

  1. #1
    Grafika e Kalimtari
    Kalimtari nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2009
    Postimet
    5,066
    All-llahu të shpërbleftë
    461
    Falënderuar 829 herë në 523 Postime
    Rep Fuqia
    2008

    Edukimi i fëmijëve – përgjegjësi e madhe

    Edukimi i fëmijëve – përgjegjësi e madhe

    Të gjithë e dimë se prindërit janë faktori kryesor në edukimin e fëmijëve dhe fjala vjen, nëse prindi nuk gjen mirëkuptim me bashkëshorten kjo mund të reflektohet negativisht tek fëmija i tyre, i cili këtë do ta marrë si model të sjelljeve të veta. S
    humë prej prindërve mendojnë se për fëmijët e tyre kanë obligim vetëm ushqimin dhe veshmbathjen, ndërsa edukata është çështje e kohës në të cilën ata shpresojnë.
    Në edukimin e fëmijëve, pas familjes rol të madh ka edhe shkolla. Por, edukimi në shkollat tona është shumë i zbehtë dhe kjo ndodh kryesisht si pasojë e imitimeve të huaja të cilat pas luftës janë shumë të pranishme te ne dhe fatkeqësisht kanë ndikuar shumë në rënien e nivelit edukativ.

    Problem tjetër për edukimin e fëmijëve paraqet punësimi i të dy prindërve dhe edukimi i tyre nga të tjerët, të cilët shpesh punojnë vetëm për pagën e tyre, e jo edhe për edukimin adekuat të fëmijëve. Në këto raste mund të ndodh që fëmija të bëjë çfarë t’i thotë mendja e tij pa pasur mundësinë ta dijë ç‘është e mira, të mësojë fjalë të ndyta, të filloj të gënjej, etj.

    Gënjeshtra – ves i madh i fëmijëve

    Disa fëmijë gënjejnë për të evituar dhembjen që shkakton humbja e diçkaje të tyre. Me fjalë të tjera, gënjeshtra lind si pasojë e përpjekjes së fëmijëve për të fshehur diçka të papranueshme në sjelljen e tij personale. Kështu fëmija shpik gjëra të paqena dhe shpesh i kthehet gënjeshtrës si përpjekje për të ndryshuar realitetin dhe për të gjetur një zgjidhje për problemet e veta.
    Në këto raste është mirë që prindërit të ndërhyjnë me diplomaci, duke i mbështetur dhe duke i trajtuar ata me ngrohtësi, sepse fëmijët vihen kollaj në pozitë të vështirë. Pastaj, pasi të kuptojnë problemin e tyre, të mundohen t’i bindin ata se gënjeshtra s’është zgjidhje e mirë për të shpëtuar nga problemet me të cilat përballen.

    Edukimi i fëmijëve sipas Islamit

    Padyshim, pas Islamit, dhurata më e dashur për prindin është fëmija.
    Pejgamberi, alejhi selam, na ka tërhequr vërejtjen se fëmijët nuk do të na vlejnë nëse i lëmë t’i edukojë “koha” pa mbikëqyrjen dhe kujdesin tonë. Ai thotë:
    “Atë që nuk e edukojnë drejt prindërit, do ta edukojë koha.”
    Gjithashtu, Muhamedi, alejhi selam, na ka mësuar se edukimi i fëmijës fillon njëzet vite para lindjes së tij.

    Një pedagog, A. S. Makarenko në librin “Për prindërit” ka thënë: “Nëse nuk dëshiron që fëmija yt ta lexojë gazetën kur ha bukë, atëherë as vetë mos veproni në atë mënyrë, por, nëse dëshironi që fëmija yt të jetë i pastër dhe pedant, prindi duhet të jetë pasqyrë e tij.”

    Prindërit duhet ta dinë se ata janë shkaktarë të ardhjes së fëmijëve të tyre në këtë botë, për këtë janë të obliguar t’i edukojnë ata si besimtarë të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Mënyra më e mirë që muslimanët ta ruajnë familjen e tyre është t’i edukojnë fëmijët sipas ligjeve islame.
    Fëmijët nuk duhet lënë të vetedukohen por duhet të ndihmohen. Edhe pse kjo punë kërkon durim kjo do të shkojë në të mirë të tyre.
    Muhamedi, alejhi selam, na ka treguar se moskujdesi për edukimin e fëmijëve është ndër mëkatet e mëdha: “Nuk do të dalë para Allahut rob i tij me mëkate më të mëdha se ai që ka lejuar që anëtarët e familjes së vet të mbesin pa edukim të drejtë islam dhe pa njohjen e dispozitave fetare pa të cilat as nuk mund të jetohet në jetën islame.” Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Çdo fëmijë lind i pastër dhe me natyrë e shpirt të përshtatur Islamit, pastaj prindërit e bëjnë çifut, të krishterë ose adhurues të zjarrit.”
    Allahu ka thënë në Kur’an: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, edhe ti vetë zbatoje atë…” (Ta Ha: 132)
    Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t’i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrahni) kur t’i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtrat.”
    I Dërguari i Allahut na ka treguar se edukimi i mirë i fëmijëve është trashëgimia më e mirë: “Prindërit nuk mund t’i lënë fëmijës së vet asgjë më të mirë dhe më të çmueshme se sa edukimin e mirë.”

    “O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim: 6)

    Përgatiti: Fexhrie Kaçiu

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 00:28
  2. Edukimi i femijeve ne Ramazan
    By En Nisa in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2008, 10:16

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •