Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Fjal me nje vler dhe urtesi.

  1. #1
    Fitim Gërguri nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    15-01-2009
    Postimet
    144
    All-llahu të shpërbleftë
    161
    Falënderuar 275 herë në 118 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Fjal me nje vler dhe urtesi.

    Këmisha lë të jetë e arnuar

    Mjafton zemra të jetë e gëzuar



    Më e keqe është humbja e kohës sesa vdekja, sepse humbja e kohës të ndanë ty nga Zoti yt, kurse vdekja të ndanë nga bota dhe banorët e saj. ( THËNIE E DIJËTARËVE )



    Urrejtja ndaj armikut

    Dyfishon forcën e një populli



    Mos ik nga rreziqet e mëdha

    Sepse aty janë mundësitë e mëdha



    Sot është shumë vështirë të jesh më i keqi

    Pasiqë konkurenca është shumë e madhe



    Ose hesht

    Ose thuaj diçka më të mire se heshtja



    Kohërat e njohin të vërtetën

    E vërteta nuk i njeh kohërat



    I menquri e ka gojën në zemër

    Kurse budallai zemrën e ka në gojë



    Fjala e mire i hap dyert e hekurta



    Bashkimi e bën fuqinë

    Po kush vallë e bën bashkimin ?



    Është mire të jesh i rëndësishëm

    Por më e rëndësishme është të jesh i mire.



    E vërteta është si drita

    Kurdo që do të bëhet ndonjë vrimë, ajo del në sipërfaqe



    Më mire është të kesh sytë e turbullt, e trurin e kthjellët

    Sesa sytë e kthjellët e trurin e turbullt



    Më e mire është përgatitja e rinisë për rrugë

    Sesa përgatitja e rrugës për rini



    Për të pushuar pushoj unë, ju vetëm punoni e mos ndaloni.

    Tha një ditë një bos e u sos !



    Një zemër që nuk beson në Zot

    Nuk mbetet gjë tjetër, veçse një barrë e rëndë për organizmin



    Një zemër që nuk kërkon falje

    Ajo nuk di të falë të tjerët.



    Njerëzit që dijnë të qeshin me zemër

    Shërojnë sëmundjet e të tjerëve



    Më shumë vlerë ka një krismë e pushkëve në male

    Sesa njëmijë fjalë në parlament



    Urrejtja ndaj së keqës

    Shton dashurinë ndaj së mires



    Për të zhdukur të keqën, duhet të prishen jo vetëm rrënjët e së keqës, por duhet edhe të thahen materiet organike si dhe inorganike, në mënyrë që të mos krijohen kushtet të mbijë fara e së keqës.



    E keqja nuk vritet me fjalë

    Duhet vrarë shkaktarët e së keqës



    Nëse plumbi vret një njeri

    Fjala vret njëmijë njerëz



    Më mire një fund me dhimbje

    Sesa një dhimbje pafund



    Shija e durimit është e hidhur

    Por përfundimi i tij është i lumtur. ( THËNIE E DIJËTARËVE )



    Më e mire është vdekja në rrugë të All-llahut

    Sesa jeta në adhurim të mizorit. ( THËNIE E DIJËTARËVE )



    Nëse don të të tregojë se çfare je

    Me trego shokët të cilët i ke



    Gjithësia nuk ka mbarim, por ka kufinjë caktuar

    Dashuria ka mbarim, por është e pakufishme



    Më mire është të jesh viktimë e së vërtetës

    Sesa triumfues i gënjeshtrës



    Adhuroje Zotin sikur do të vdesesh nesër

    Kurse puno sikur ke për të jetuar përgjithmonë. ( THËNIE E DIJËTARËVE )



    Për t`u ngritur mbi njerëzit

    S`ka nevojë të jesh shtatëhedhur, por djersëderdhur



    Ne nuk dëshirojmë të vdesim para se të pendohemi

    E ne nuk pendohemi derisa të vdesim. ( THËNIE E SAHABËVE )



    Vdekja nuk shënon mbarimin e jetës

    Por fillimin e një jete të re



    Megjithatë ekziston një kufi

    Kur durimi si virtyt pushon së ekzistuari



    Pasuria nuk është lumturi

    Lumturia është pasuri



    Apetiti vjen duke ngrënë



    Koha është si shpata

    Nëse nuk prêt ti me të, ajo të pret ty ( HADITH )



    Atë që të vjetrit e shohin ulur

    Të rinjtë nuk e shohin në këmbë



    Nëse mungon frika nga dënimi i All-llahut

    Nuk ka vlerë shpresa në mëshirën e All-llahut



    Në rini njeriu shpenzon shëndetin për pasuri

    Ndërsa në pleqëri shpenzon pasurinë për shëndet



    Sikurse vetëm edhe një njeri të qante sinqerisht vetëm për All-llahun, unë do të shpresoja se All-llahu do t`a falte tërë popullin e tij ( HASAN EL-BASRI)



    Nëse në xhemmat është dëvotshmëria

    Në vetmi është shpëtimi ( THËNIE E DIJËTARËVE )



    Kujtoje Zotin në ditë të mira

    Që të gjesh ndihmen e Tij në momente të vështira





    Mos e konsidero fëmiun thesar

    Përpiqu të bëhet i tillë



    Njeriu i menqur nuk flet çka mendon

    Por mendon çka flet



    Nganjëherë heshta dëgjohet me larg

    Sesa zëri më kumbonjës



    Nëse heshtja është çdo here flori

    Atëherë të vdekurit janë të praruar



    Dy here fiton

    Ai që e mund vetvetën në fitore



    Njëmijë trimëri mëzi të ngrenë lartë

    Mjafton një njollë turpi të rrëzojë për dhe



    Nderi është si syri

    Prej lëndimit më të vogël lëndohet



    Një njeri që nuk është i kënaquar me caktimin e All-llahut

    Ai nuk mund të jetë i kënaqur me vetën e tij



    Një njeri i cili e kënaqë njeriun

    Atë e kënaqë All-llahu ( THËNIE E DIJËTARËVE )



    Intelektual është ai njeri

    Që ka njohuri të gjera jashtë profesionit të vet

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. A kan nje vler te njejt emri Zot dhe emri Allah?
    By nita01 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 01:30
  2. Urtësi
    By Muhlis in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 09:42
  3. Urtësi
    By Ebu Hatib in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 02-08-2009, 22:24
  4. Urtësi
    By Ebu Hatib in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 00:56
  5. Urtësi
    By Ebu Velid in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 01:08

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •