|
Fjalė tė arta nga tė parėt tanė tė devotshėm
"Dije, Allahu tė mėshiroftė, se kur pėrtacėt dėgjojnė tregime pėr pėrpjekjet e selefėve (tė parėve tanė tė devotshėm) pėr namazin e natės, mendojnė se ky ėshtė njė lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atė qė s'mundet. Me tė vėrtetė ky mendim ėshtė injorancė dhe humbje e qartė.
Pėr shkak se na ėshtė dobėsuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janė shuar mallėngjimet pėr xhenet dhe ėshtė pakėsuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, pėrtacia, gjumi dhe pakujdesia. Ēuditemi kur dėgjojmė pėr lajmet e asketėve dhe tė adhuruesve, se si kanė bėrė pėrpjekjeje nė ibadet, dhe i refuzojmė ato.
Kur zemrat e selefėve (tė parėve tanė tė devotshėm) kanė qenė tė lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre tė drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan kėta shembuj tė artė qė lanė pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bėmė gara pėr tė, mbėrritėm nė kėtė gjendje.
Zgjohu vėlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanė shkuar ata qė bėnin adhurim natėn, ndėrsa pėr ne ka mbetur pėrtacia dhe jastėku.
1. Mesruk bin Exhda, Allahu e mėshiroftė
Ka thėnė gruaja e Mesruk bin Exhdas, Allahu e mėshiroftė: “Pasha Allahun, nuk ka ndodhur qė Mesruku tė zgjohet e mos t’i ketė kėmbėt e fryra nga namazi i gjatė i natės. Kur e zgjaste namazin dhe lodhej, falej ulur e nuk e linte atė kurrė.”
2. Ebu Hazimi, Allahu e mėshiroftė
Ebu Hazimi, Allahu e mėshiroftė: “Kemi takuar nga njerėzit (tė parėt tanė), tė cilit kishin arritur nė adhurim kulmin e tij, saqė nuk pranohej mė shtim (nė tė).”
3. Ibrahim bin Ed’hemi, Allahu e mėshiroftė
I ėshtė thėnė Ibrahim bin Ed’hemit, Allahu e mėshiroftė: “Unė nuk mund tė falem natėn. Tregoma ilaēin.” I tha: “Mos i bėj Allahut mėkat ditėn, ta mundėson tė zgjohesh pėr t’u falur natėn. Se qėndrimi yt para Tij natėn ėshtė merita mė e madhe pėr ty, kurse mėkatari nuk e meriton kėtė.”
4. Sufjan Etheurij, Allahu e mėshiroftė
Ka thėnė Sufjan Etheurij, Allahu e mėshiroftė: “Nuk kam mundur ta fal namazin e natės pėr pesė muaj pėr shkak tė njė mėkati qė kam bėrė.”
5. Hasen Basrij, Allahu e mėshiroftė
I ėshtė thėnė Hasen Basriut, Allahu e mėshiroftė: “O Ebu Sejid, unė e dua namazin e natės dhe pėrgatitem pėr tė, por ē’ėshtė halli im, nuk mund tė zgjohem.” Ia ktheu: “Mėkatet tė kanė lidhur.”
6. Hasen Basrij, Allahu e mėshiroftė
I ėshtė thėnė Hasen Basriut, Allahu e mėshiroftė: “Nuk mund tė falem natėn.” Ia ktheu: “Gabimet e tua po tė pengojnė.”
7. Ibn Omeri, Allahu e mėshiroftė
Ka thėnė Ibn Omeri, Allahu e mėshiroftė: “E para gjė qė do tė pakėsohet nga ibadetet ėshtė namazi i natės dhe ngritja e zėrit duke u falur natėn.”
8. Ata Hurasanij, Allahu e mėshiroftė
Ka thėnė Ata Hurasanij, Allahu e mėshiroftė: “Njeriu, kur ngrihet pėr tė falur namazin e natės, e ndien njė gėzim, e gjen atė nė zemrėn e tij. E, nėse fle nė kohėn e namazit tė natės, ngrihet i dėshpėruar, zemėrthyer, si tė ketė humbur diēka. Me tė vėrtetė ka humbur gjėnė mė tė ēmuar, mė tė dobishme (namazin e natės).”
9. Makel bin Habibi, Allahu e mėshiroftė
Pa njė ditė Makel bin Habibi, Allahu e mėshiroftė, disa njerėz duke ngrėnė shumė e u tha: “Nuk po shoh qė shokėt tanė dėshirojnė ta falin namazin e natės.” (Domethėnia kėtyre fjalėve ishte se ushqimi i tepėrt ėshtė shkak qė pengon tė falet namazi i natės.)
10. Alij bin Bekari, Allahu e mėshiroftė
Alij bin Bekari, Allahu e mėshiroftė, ishte adhurues i Allahut. Kur robėresha ia pėrgatiti shtratin, ai e lėmoi shtratin me dorėn e tij dhe tha: “Pasha Allahun, ti me tė vėrtetė je i bukur! Pasha Allahun, ti me tė vėrtet je i freskėt! Pasha Allahun, nuk do tė fle te ti sonte.” Dhe u fal deri nė mėngjes.
11. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mėshiroftė
Ka thėnė Fudejl bin Ajadi, Allahu e mėshiroftė: “Kam takuar njerėz qė janė turpėruar nga Allahu nė errėsirėn e natės (kur janė falur). Kur ishin duke fjetur dhe u dilte gjumi, lėviznin nga ana qė ishin e nė anėn tjetėr thoshin: “Nuk ėshtė kjo pėr ty (i flisnin vetes). Zgjohu dhe merr hisen tėnde nga bota tjetėr!”
12. Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mėshiroftė
Ka thėnė Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mėshiroftė: “Allahu ka robėr qė e luftojnė gjumin duke pasur frikė se mos po u vjen vdekja nė gjumė.”
|