Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Fjalë të urta botërore!

  1. #1
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    363

    Fjalë të urta botërore!

    • Ai që nuk ka të holla në kuletë, në gjuhë duhet të ketë mëndafsh. (urtësi
    malajziane)

    • Allahu i Madhëruar shpezëve u dhuron ushqim por patjetër duhet fluturuar për të.(urtësi holandeze)

    • Birin trajtoje si princ gjatë pesë vjetëve të para, pastaj, gjatë dhjetë vjetëve në
    vijim si rob, e më pas si shok. (urtësi indiane)

    • Brengat largoji duke i vendosur në xhepin tënd të shqyer. (urtësi kineze)

    • Çdo njeri ia krijon vetes autoritetin. (urtësi angleze)

    • Dashuria dhe parfumi nuk fshihen. (urtësi kineze)

    • Dashuria e cila ushqehet me dhurata gjithnjë mbetet e uritur. (urtësi angleze)

    • Dashuria mbetet aq sa mbetet pasuria. (urtësi franceze)

    • Edhe minjtë madje i këshillojnë macet e ngordhura. (urtësi gjermane)

    • Familja ma kanë mësuar të folurit ndërsa njerëzit heshtjen. (urtësi çekosllovake)

    • Gabimet e të tjerëve gjithnjë janë më të dukshme se tonat. (urtësi ruse)

    • Gruaja është hija e burrit; ajo duhet ta pasojë e jo ta udhëheqë atë. (urtësi
    amerikane)

    • Gruas dhuroja dashurinë, e nënës sekretin. (urtësi irlandeze)

    • Hëna dhe dashuria kur nuk shtohen, pakësohen. (urtësi portugeze)

    • Hidhërimi është erë e fuqishme aq sa shuan edhe fenerin e mendjes. (urtësi
    amerikane)

    • I dëgjojmë pikat e shiut por jo edhe fjollat e borës; i dëgjojmë rënkimet e
    dhimbjeve të lehta por jo edhe heshtjen e dhimbjeve të thella – mëdha. (urtësi gjermane)

    • I falimentuari e kalon tregun shpejt. (urtësi angleze)

    • Kënaqësia e hakmarrjes nuk zgjatë më shumë se një çast ndërsa kënaqësia e faljes zgjatë përjetësisht. (urtësi spanjolle)

    • Kujdes nga gruaja që flet për virtytin e saj dhe burrit që flet për ndershmërinë e
    tij. (urtësi franceze)

    • Kur të ngopesh, bukës më nuk i gjen shije. (urtësi skoceze)

    • Kush e ka kokën prej kashte, gjithnjë ka frikë se mos po e kap zjarri. (urtësi
    franceze)

    • Kush i jep borxh shokut, i humb që të dy (edhe shokun dhe borxhin). (urtësi
    franceze)

    • Kush i shikon njerëzit nga aspekti i shkencës, i urren ata, e kush i shikon nga
    aspekti i realitetit, i arsyeton ata. (urtësi italiane)

    • Kush lëkund shtëpinë e fqinjit, i rrëzohet shtëpia e vet. (urtësi zvicerane)

    • Kush marton një grua të bukur, ka nevojë më shumë se për dy sy. (urtësi angleze)

    • Kush pajton që të jetë dele, do e hanë ujqit. (urtësi franceze)

    • Kush të kalon nëse je duke vrapuar vetëm. (urtësi etiopiane)

    • Lavdëroje arën e madhe, por mbjelle të voglën. (urtësi japoneze)

    • Mbjell çdo ditë, han çdo ditë. (urtësi egjiptiane)

    • Molla nuk bie larg pemës se saj. (urtësi romake)

    • Mund të dërgosh këshilla e porosi, por jo edhe virtyte morali. (urtësi turke)

    • Nëse të intereson përparimi i një populli, atëherë shiko gratë e tij. (urtësi franceze)

    • Njeriu mbetet i urte për aq kohë sa e kërkon urtësinë. E kur të mendon se e ka
    gjetur atë, atëherë bëhet injorant. (urtësi iraniane)

    • Njeriu nuk e hap gojën kur e thotë gënjeshtrën ashtu siç e hap kur e thotë të
    vërtetën. (urtësi spanjolle)

    • O njeri, mos e harro vdekjen ngase ajo nuk të harron ty. (urtësi turke)

    • Pajisja e mendjes me dituri është më e mirë se zbukurimi i trupit me diamantë.
    (urtësi kineze)

    • Pema e madhe jep hije më shumë se që jep fruta. (urtësi italiane)

    • Pika të ujit të paktë mund të krijojnë liqen. (urtësi japoneze)

    • Rrena nuk ka këmbë, ndërsa virtyti ka krahë. (urtësi kineze)

    • Sa fitore madhështore është ajo që bëhet pa derdhur gjak. (urtësi spanjolle)

    • Shpesh i shohim gjërat në kundërshtim me realitetin e tyre, ngase ne mjaftojmë me vetëm leximin e titullit. (urtësi amerikane)

    • Vetëkënaqësia është pjellë e injorancës. (urtësi spanjolle)

    • Të jesh njeri është lehtë, por ama burrë të jesh kjo është e vështirë. (urtësi ruse)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •