|
Kapitulli i mbulesės, veshjes dhe i zbukurimit
KAPITULLI I MBULESĖS, VESHJES DHE I ZBUKURIMIT
1- ZBULIMI I GRUAS PARA TĖ AFĖRMVE TĖ BURRIT TĖ SAJ DHE FJETJA E DJALIT ME NĖNĖN APO MOTRĖN E TIJ
2- PĖRSHĖNDETJA E BURRAVE ME DORĖ
3- PRERJA E FLOKĖVE
4- HEQJA E VETULLAVE, ZGJATJA E THONJVE DHE LYERJA E TYRE ME MANIKYR
5- ZBULIMI I FLOKĖVE PARA GRAVE JOBESIMTARE
6- KIJENUI FRIKĖ ALLAHUN SA TĖ KENI MUNDĖSI
7- MBULIMI ĖSHTĖ I DETYRUESHĖM
8- MUSLIMANĖT E KĖTIJ VENDI NUK DUHET TI BINDEN KĖTIJ VENDIMI TĖ PADREJTĖ
ZBULIMI I GRUAS PARA TĖ AFĖRMVE TĖ BURRIT TĖ SAJ DHE FJETJA E DJALIT ME NĖNĖN APO MOTRĖN E TIJ
Pyetje: A ėshtė e lejueshme qė gruaja tė zbulohet para vėllezėrve apo kushėrinjve tė burrit tė saj dhe a lejohet qė tė flejė djali me nėnėn ose motrėn e tij, pasi ka arritur moshėn e pjekurisė seksuale?
Pėrgjigje: Sė par: Nuk i lejohet gruas qė tė zbulohet para vėllezrve apo kushėrinjve tė burrit tė saj, edhe nėse ata janė njerėz tė mirė dhe tė devotshėm, sepse Allahu i Madhėruar i ka pėrcaktuar ata meshkuj, para tė cilėve i lejohet gruas qė tė zbulohet; vėllezėrit e burrit tė saj nuk janė tė tyre:
"Ato nuk duhet tua shfaqin bukurinė e tyre, askujt tjetėr pėrveēse burrave tė tyre, baballarėve tė tyre, baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė burrave tė tyre, vėllezėrve tė tyre, djemve tė vėllezėrve tė tyre, djemve tė motrave tė tyre, grave tė tyre, robėreshave qė kanė nė pronėsinė e tyre, shėrbėtorėve meshkuj qė nuk ndjejnė nevojė pėr femra, apo fėmijėve qė nuk e kanė arritur moshėn e pjekurisė." (24:31)
Nė ajetin e mėsipėrm, Allahu i Madhėruar nuk ka bėrė dallim mes tė devotshėmve dhe jo tė devotshėmve, me qėllim qė tė ruhet nderi i muslimanėve dhe tė bllokohen tė gjitha rrugėt qė tė shpien nga e keqja dhe imoraliteti. Njė herė, kur u pyet pėr vėllain e burrit, Profeti (paqja qoftė mbi tė) tha: "Vėllai i burrit ėshtė si vdekja."
Sė dyti, fėmijėt meshkuj kur hyjnė nė moshėn e pjekurisė, d.m.th. kur tė mbushin 10 vite ose pak mė tepėr, nuk duhet tė lihen tė flenė me nėnėn ose motrat e tyre nė tė njėjtin shtrat, pasi nė kėtė mėnyrė mbyllen rrugėt e sė keqes dhe mėnjanohen pasojat e paparashikimeve qė mund tė vijnė prej kėsaj gjėje. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:
"Urdhėroni fėmijėt qė tė falin namazin, nuk tė mbushin 7 vite dhe rrahni (nga pak, nėse nuk falen rregullisht) pasi tė mbushin 10 vite e ndani nė shtrat (nė kėtė moshė)."
Gjithashtu, Allahu i Madhėruar ka urdhėruar qė fėmijėt, tė cilėt nuk e kanė arritur akoma moshėn e pjekurisė seksuale, tė kėrkojnė leje pėr tė hyrė nė dhomė, nė tri kohė tė caktuara:
"O ju qė keni besuar! Fėmijėt qė nuk kanė mbushur akoma moshėn e ojekurisė seksuale dhe skllevėrit tuaj duhet tė kėrkojnė leje (pėr tė hyrė) prej jush nė tri kohė: para namazit tė sabahut, kur ti hiqni rrobat tuaja nė drekė dhe pas namazit tė jacisė. Kėto tri kohė janė aurete (kohė nė tė cilat ju duhet tė jeni tė kujdesshėm) pėr ju. Nuk bėni gjynah as ju e as ata, nėse hyjnė nė kohėra tė tjera (pa leje), sepse ju jetoni bashkė me njėri tjetrin (nė tė njėjtėn shtėpi). Kėshtu jua sqaron Allahu argumentet. Allahu ėshtė i Ditur, i Menēur." (24:58)
Ndėrsa fėmijėt qė e kanė mbushur moshėn e pjekurisė seksuale, duhet tė kėrkojnė leje nė ēdo kohė, sepse Allahu i Madhėruar thotė:
"Kur tė arrijnė fėmijėt tuaj pjekurinė, duhet tė kėrkojnė leje ashtu siē kėrkojnė leje edhe ata qė janė mė tė mėdhenj (nė moshė). Kėshtu jua sqaron Allahu argumentet e Tij. Allahu ėshtė i Ditur, I Urtė." (24:59)
Fėmijėt qė sikanė mbushur dhjetė vite mund tė flenė me nėnat apo motrat e tyre nė tė njėjtin shtrat, sepse ata nuk e kanė mbushur moshėn e pjekurisė dhe nė tė njėjtėn kohė kanė nevojė pėr kujdesin e mė tė mėdhenjve. Gjithashtu, edhe tė rriturrit e tė dy sekseve mund tė flenė nė tė njėjtėn dhomė, nėse dihet qė kjo gjė me siguri nuk mund tė shkaktojė probleme.
Komisioni i Pėrhershėm
PĖRSHĖNDETJA E BURRAVE ME DORĖ
Pyetje: A lejohet qė gruaja tu japė dorėn burrave tė huaj, duke pasur parasysh qė mosdhėnia e saj mund tė mbetet shkak qė tu mbetet hatri tė tjerėve dhe mund tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme?
Pėrgjigje: Pėrshėndetja e grave tė huaja me dorė nuk ėshtė e lejuar sepse Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), kur u mori besėn grave, tha: "Unė nuk i pėrshėndes gratė me dorė."
Ndėrsa Aishja, e shoqja e profetit, thotė: "Vallahi, dora e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) nuk ka prekur asnjėherė dorėn e njė gruaje tė huaj. Kur i jepnin besėn, ia jepnin vetėm me fjalė."
Allahu i Madhėruar thotė: "Ju keni shembullin mė tė mirė te i Dėrguari i Allahut, pėr atė qė shpreson tek Allahu dhe te Dita e Fundit (Gjykimit) dhe e pėrmend Allahun shumė." (33:21)
Pėrshėndetja e grave me dorė mund tė sjellė pasoja tė rrezikshme dhe tė padėshirueshme, pasi nė shumė raste ajo ėshtė hapi i parė drejt sė keqes, ndaj, pėr kėtė arsye thamė nė fillim se nuk ėshtė e lejuar.
Ndėrsa pėrshėndetja vetėm me gojė, pa fjalė tė bukura apo tė dyshimta, ėshtė e lejuar, sepse Allahu i Mdhėruar thotė:
"O ju gratė e Profetit! Ju nuk jeni si gratė e tjera, nėse jeni tė devotshme. Mos e zbukuroni zėrin kur flisni (me burrat e huaj) nė mėnyrė qė tė mos u jepni shkas atyre, zemrat e tė cilėve janė tė sėmura (pėr shkak tė hipokrizisė dhe epsheve), qė tė anojnė nga ju." (33:32)
Gratė e sahabeve, kur vinin te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) pėr ti bėrė pyetje rreth problemeve dhe shqetėsimeve tė tyre, e pėrshėndesnin atė duke i dhėnė selam, pa i dhėnė dorėn; kėshtu vepronin edhe kur pyesnin shokėt e Tij.
Ibn Bazi
PRERJA E FLOKĖVE
Pyetje: A i lejohet gruas qė tė presė flokėt e saj?
Pėrgjigje: Shkurtimi i flokėve pėr gratė ėshtė i lejuar, sepse argumentet e transmetuara ndalojnė rruarjen e flokėve dhe jo shkurtimin e tyre. Gjithashtu, nė pėrmbledhjen e haditheve tė Muslimit thuhet se gratė e Profetit i kanė shkurtuar flokėt e tyre. Pėrsa i pėrket mėnyrės sė shkurtimit, gruaja ėshtė e lirė qė ti presė flokėt e saj si tė dėshirojė, rėndėsi ka qė tė jenė tė prera mirė, nė mėnyrė qė ti pėlqejė i shoqi dhe tė mos gjasojnė me mėnyrėn e prerjes sė flokėve tė jobesimtarėve.
Nga ana tjetėr, larja dhe krehja e flokėve tė gjatė mund ti nxjerrin probleme gruas, ndaj shkurtimi i tyre ėshtė i nevojshėm. Ndėrsa rruarja e flokėve nuk ėshtė e lejueshme, vetėm nėse gruaja ėshtė e detyruar ta bėjė kėtė gjė, pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje.
Ibn Bazi
HEQJA E VETULLAVE, ZGJATJA E THONJVE DHE LYERJA E TYRE ME MANIKYR
Pyetje: A lejohet heqja e qimeve tė tepėrta dhe a lejohet zgjatja e thonjve dhe lyerja e tyre me manikyr, duke pasur parasysh se unė i lyej ata pasi marr abdes dhe i mbaj kėshtu pėr 24 orė e pastaj e heq manikyrin me solucione speciale?
Pėrgjigje: 1 - Heqja apo rralimi i vetullave nuk ėshtė i lejueshėm, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) i ka mallkuar ato gra qė heqin vetullat e veta apo tė tė tjerave.
2 - Zgjatja e thonjve ėshtė nė kundėrshtim me sunnetin, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:
"Pesė gjėra janė prej fitrs: bėrja synet, heqja e qimeve prej pjesėve tė turpshme, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve tė sqetullave dhe shkurtimi i thonjve."
Mosprerja e thonjve mė tepėr se dyzet ditė, nuk ėshtė e lejuar, sepse Enesi thotė: Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka caktuar qė tė mos e lėmė mė shumė se 40 ditė shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe heqjen e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme." Nga ana tjetėr thonjtė e gjatė janė njė nga veēoritė karakteristike tė kafshėve si edhe tė disa jobesimtarėve.
Kurse pėrsa i pėrket lyerjes sė thonjve, e mira e tė mirave ėshtė qė tė lihet kjo gjė. Gjatė abdesi duhet tė hiqet manikyri, sepse ai pengon depėrtimin e ujit deri nė thua.
Ibn Bazi
ZBULIMI I FLOKĖVE PARA GRAVE JOBESIMTARE
Pyetje: A i lejohet gruas muslimane qė tė zbulojė flokėt e saj para njė gruaje jobesimtare, sidomos kur dihet qė ajo mund tua pėrshkruajė atė tė afėrmve tė saj meshkuj, tė cilėn nuk janė muslimanė?
Pėrgjigje: Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė nė varėsi tė komentimit tė ajetit tė mėposhtėm, pasi dijetarėt janė ndarė nė dy grupe, nė lidhje me kėtė ēėshtje: "Thuaju (o Muhammedi) grave besimtare qė tė ulin shikimin e tyre, tė mbrojnė organet e tyre (seksuale nga prostitucioni), tė mos e shfaqin bukurinė e tyre pėrveē asaj qė dujet, tė vėnė shamitė mbi gjokset e tyre dhe tė mos ua shfaqin bukurinė askujt tjetėr pėrveē burrave tė tyre, babalarėve tė tyre, baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre, djemve tė burrave tė tyre, vėllezėrve tė tyre, djemve tė vėllezėrve tė tyre, djemve tė motrave tė tyre, apo grave tė veta..." (24:31)
Pėrsa i pėrket pėremrit prinor "tė veta" te shprehja "grave tė veta", disa dijetarė janė tė mendimit se me tė nėnkuptohet seksi femėror nė pėrgjithėsi, ndėrsa disa tė tjerė thonė se me tė nėnkuptohen vetėm gratė muslimane. Sipas mendimit tė parė, gruas muslimane i lejohet qė tė zbulojė flokėt para njė gruaje jomuslimane, kurse sipas mendimit tė dytė, kjo gjė nuk lejohet. Ne anojmė nga mendimi i parė, i cili, pėr mendimin tonė, ėshtė mė afėr sė vėrtetės, sepse gratė me njėra-tjetrėn, nuk kanė ndonjė dallim nėse janė muslimane qpo jo, sigurisht nėse dihet se kjo gjė nuk shkakton probleme. Nėse nėj muslimane frikėsohet se njė grua tjetėr, qoftė muslimane apo jomuslimane, mund tua pėrshkruajė atė, burrave tė afėrm tė saj, atėherė ajo nuk duhet tė zbulohet para saj.
Ibn Uthejmini
KIJENUI FRIKĖ ALLAHUN SA TĖ KENI MUNDĖSI
Pyetje: Jam njė vajzė qė jetoj nė njė familje, botėkuptimi i sė cilės nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me Islamin, ndaj kur vėra mbulesėn filluan tė tallen me mua e tė mė lėnė nė lojė, bile vajti puna deri atje sa mė rrahėn dhe mė ndaluan qė tė dal nga shtėpia. Pėr kėtė arsye, u detyrova qė ta heq mbulesėn dhe tė vesh njė fustan tė gjatė. Si tė veproj nė kėtė rast? A duhet ta braktis shtėpinė, duke pasur parasysh se nuk di ku tė shkoj?
Pėrgjigje: Kjo pyetje pėrfshin dy ēėshtje:
E para: Qėndrimi i kėsaj familjeje ndaj vajzės sė tyre ėshtė me tė vėrtetė jonjerėzor, pasi kėtė gjė mund ta bėjnė vetėm njerėzit injorantė qė nuk e dinė tė vėrtetėn, ose njerėzit mendjemėdhjenj tė cilėt e dinė tė vėrtetėn por nuk e duan atė. Mbulesa e femrave muslimane nuk duhet tė shihet si njė e metė apo mangėsi, pėrkundazi ajo ėshtė pastėrti, dėlirėsi dhe njėkohėsisht refuzim i degjenerimit tė botės sė rreme tė jobesimtarėve. Ata nuk kanė asnjė tė drejtė qė tė sillen nė kėtė mėnyrė, sepse njeriu ėshtė i lirė qė, brenda kufijve dhe rregullave tė pėrcaktuara nga Islami, tė bėjė atė qė i duket mė e arsyeshme.
Vendosja e mbulesės nuk ėshtė thjesht njė zakon i trashėguar. Ajo ėshtė diēka e urdhėruar nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Nėse familja e saj e bėn kėtė gjė, duke ditur tė vėrtetėn, atėherė faji dhe njėkohėsisht dėnimi i tyre ėshtė akoma mė i madh. Njė prej dijetarėve thotė: "Nėse ti nuk di diēka, atėherė kjo ėshtė fatkeqėsi pėr ty. Por nėse ti e di dhe nuk e zbaton, atėherė fatkeqėsi ėshtė shumė mė e madhe."
E dyta: Nė pyetjen e saj vajza thotė se ėshtė e detyruar qė tė heqė mbulesėn. Detyra e saj ėshtė qė ti frikėsohet Allahut, d.m.th. ti zbatojė urdhėrat e Tij, me aq sa ka mundėsi. Pra, nėse ka mundėsi qė ta vėrė mbulesėn pa e kuptuar njerėzit e familjes sė saj, le ta vėrė atė, por nėse ata e rrahin dhe e detyrojnė me forcė qė ta heqė, atėherė ajo nuk merr gjynahe nėse nuk e vendos, sepse Allahu i Madhėruar thotė:
"(Dėnimi i takon) atij qė e mohon Allahun, pasi ka besuar njėherė, me pėrjashtim qė atij qė detyrohet me forcė (qė ta zbulojė Atė), ndėrsa zemra e tij prehet nė besim. Ata qė ia hapin zemrėn mosbesimit, do ti kapė zemėrimi i Allahut dhe do tė kenė njė dėnim mjaft tė madh." (16:106)
"Nuk merrni gjynahe pėr atė gabim qė e keni bėrė (pa dashje), por pėr atė qė zemrat tuaja e bėjnė qėllimisht. E Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues." (33:5)
Nėse familja e saj nuk arrin tė kuptojė qėllimin e vėnies sė mbulesės, por vazhdon qė tė kėmbėngulė me kokėfortėsi nė tė veten, atėherė duhet tė dijė se detyra e besimtarėve ėshtė qė tu binden urdhėrave tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, pavarėsisht nėse arrijnė tė kuptojnė qėllimin (urtėsinė) e tyre, sepse bindja ndaj Allahut ėshtė qėllim nė vetvete. Pėr kėtė arsye Allahu i madhėruar thotė:
"Kur Allahu ose i Dėrguari i Tij vendosin pėr njė ēėshtje, atėherė asnjė besimtar apo besimtare nuk ka tė drejtė qė tė zgjedhė (sipas dėshirės sė tij personale) diēka tjetėr qė bie nė kundėrshtim me vendimin e tyre. E kush i kundėrvihet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, ėshtė larguar shumė larg nga e vėrteta." (33:36)
Kur u pyet se pėrse gruaja me menstruacione duhe tė zėvendėsojė vetėm ditėt e lėna nga agjėrimi i Ramazanit e jo namazet, Aishja, e shoqja e Profetit, u pėrgjigj:
"Kur na vinin menstruacionet, Profeti (paqja qoftė mbi tė) na urdhėronte qė (pas mbarimit tė tyre) tė zėvendėsonim vetėm agjėrimin e jo namazet." Nga pėrgjigja e Aishes kuptojmė se qėllimi apo shkaku i moszėvendėsimit tė namazeve tė lėna ishte vetė urdhėri i Profetit (paqja qoftė mbi tė), ndaj ato ishin tė detyruara ta zbatonin atė pa kundėrshtiminj mė tė vogėl.
Zbulimi i femrave shkakton, gradualisht, largimin e turpit dhe zhdukjen e virtyteve tė larta dhe moralit tė pastėr dhe, nė tė njėjtėn kohė, ndikon nė pėrhapjen e degjenerimit dhe nė shtimin e gjynaheve, tė cilat janė paralajmėriesit dhe treguesit e shkatėrrimit tė sigurtė.
Ibn Uthejmini
MBULIMI ĖSHTĖ I DETYRUESHĖM
Pyetje: jam i martuar me njė grua tė mbuluar, mirėpo, sipas zakont tė vendit tonė, gruaja ime nuk mbulohet para burrit tė motrės sė saj dhe nga ana tjetėr, motra e saj nuk mbulohet para meje. Gkithashtu, gruaja ime nuk mbulohet para vėllezėrve tė mi apo kushėrinjve tė saj. Si tė veproj nė kėtė rast, sepse kjo vepėr tashmė ėshtė bėrė zakon nė vendin tonė dhe nėse e urdhėroj gruan qė tė mbulohet para tyre, do tė thonė se jam xheloz, se nuk i besoj gruas sime, se dyshoj tek ajo, se...se...?
Pėrgjigje: Tė gjithė personat e pėrmendur nė pyetje konsiderohen si tė huaj pėr gruan tėnde, ndaj ajo nuk duhet tė zbulohet para tyre, sepse Allahu i Mdhėruar u ka lejuar grave qė ta shfaqin bukurinė e tyre vetėm para njė grupi tė caktuar njerėzish, tė cilėt pėrmenden nė ajetin e mėposhtėm: "Thuaju (o Muhammedi) grave besimtare qė tė ulin shikimin e tyre, tė mbrojnė organet e tyre (seksuale nga prostitucioni), tė mos e shfaqin bukurinė e tyre pėrveē asaj qė dujet, tė vėnė shamitė mbi gjokset e tyre dhe tė mos ua shfaqin bukurinė askujt tjetėr pėrveē burrave tė tyre, babalarėve tė tyre, baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre, djemve tė burrave tė tyre, vėllezėrve tė tyre, djemve tė vėllezėrve tė tyre, djemve tė motrave tė tyre, apo grave tė veta..." (24:31)
Ndaj, fillimisht duhet tė bindėsh gruan tėnde se nuk lejohet qė tė dalė e zbuluar para njerėzve tė huaj e ta urdhėrosh qė tė mbulohet edhe nėse kjo gjė bie ndesh me zakonet e vendit tuaj, apo tė akuzojnė me akuzat e lartpėrmendura mė aipėr. Gjithashtu, duhet tu sqarosh kėtyre tė afėrmve se ata janė tė huaj pėr gruan tėnde e si rrjedhim, asaj nuk lejohet qė tė dalė e zbuluar para tyre.
Ibn Uthejmini
MUSLIMANĖT E KĖTIJ VENDI NUK DUHET TI BINDEN KĖTIJ VENDIMI TĖ PADREJTĖ
Pyetje: Kohėt e fundit, qeveria e vendit tonė ka nxjerrė njė vendim, sipas tė cilit gratė nuk duhet tė dalin tė mbuluara nė rrugė. Ēduhet tė bėjmė nė kėtė rast, duke pasur parasysh se ata qė kundėrshtojnė mund tė pushohen nga puna apo nga shkolla, e nė disa raste, mund tė arrijė puna deri nė burgim?
Pėrgjigje: Ky mendim arbitrar dhe i padrejtė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nga sprovat, me tė cilat Allahu i Madhėruar sprovon besimtarėt:
"Elif, Lam, Mim. A mos vallė mendojnė njerėzit se do tė lihen tė thonė qė besuam e nuk do tė sprovohen? Ne, me tė vėrtetė, i kemi sprovuar ata qė kanė qenė para tyre, nė mėnyrė qė ta dijė Allahu se kush ėshtė i sinqertė e kush ėshtė gėnjeshtar." (29:2-3)
Ndaj muslimanėt e kėtij vendi nuk duhet ti binden kėtij vendimi, sepse nuk lejohet qė ti bindesh dikujt, kushdo qoftė ai, nėse kjo bindje ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Allahut, i Cili thotė:
"O ju qė keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni Profetit dhe udhėheqėsve tuaj." (4:59)
Nėse lexojmė me vėmendje ajetin e mėsipėrm, shohim se folja "bindjuni" ėshtė pėrsėritur vetėm dy herė. "Bindjuni Allahut..." dhe "...bindjuni Profetit...", ndėrsa herėn e tretė "... dhe udhėheqėsve tuaj..." nuk ėshtė pėrsėritur. Nga kjo kuptojmė se bindja ndaj udhėheqėsve nuk duhet tė jetė absolute, por nė kuadrin e bindjes ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Toj. Ndaj, nėse njė prej tyre na urdhėron qė tė bėjmė diēka qė bie ndesh me urdhėrat e tyre, atėherė urdhėri i tij nuk duhet zbatuar. Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė: "Nuk lejohet ti bindesh njė krijese nė diēka qė bie ndesh me urdhėrat e Krijuesit."
Nė tė tilla raste gratė duhet tė bėjnė durim e ti luten Allahut qė ti udhėzojė kėta udhėheqės nė rrugėn e drejtė. Nga ana tjetėr, besoj se ky vendim ėshtė i vlefshėm vetėm atėherė kur dalin jashtė shtėpive tė tyre. Pėr kėtė arsye, ato nuk duhet tė dalin jashtė, me qėllim qė tė evitojnė problemet qė mund ti shkaktojė moszbatimi i vendimit tė qeverisė. Kurse pėr sa i pėrket vazhdimit tė studimeve, duhet tė kemi parasysh se, nėse vazhdimi i tyre bėhet pėr shkak tė kryerjes sė gjėrave tė ndaluara, atėherė nuk ėshtė i lejueshėm, pasi vajzat mund ti mėsojnė gjėrat mė tė domosdoshme edhe nė shtėpi. Shkurtimisht mund tė themi se nuk lejohet zbatimi i ēdo vendimi qė ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e Islamit.
Ibn Uthejmini
|