Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 24-02-2007, 13:59
Grafika e Usame_ibn_Zejd
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 29-01-2007
Lokacioni: Mitrovicė
Postimet: 37
All-llahu tė shpėrbleftė: 377
Falėnderuar 42 herė nė 20 Postime
Rep Fuqia: 62
Usame_ibn_Zejd do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Kapitulli i namazit

KAPITULLI I NAMAZIT


42. FALJA ME RROBA TĖ TEJDUKSHME
43. FALJA NĖ NJĖ DREJTIM TJETĖR NGA AI I KIBLES
44. MBULIMI I DUARVE DHE KĖMBĖVE NĖ NAMAZ
45. FALJA ULUR
46. FILLIMI I MENSTRUACIONEVE DHE NAMAZI
47. NDĖRPRERJA E GJAKUT TĖ LEHONISĖ PARA PLOTĖSIMIT TĖ DYZET DITĖVE
48. DHEMBJET E LINDJES
49. PIKIMI I URINĖS
50. NDĖRPRERJA E NAMAZIT
51. NAMAZI I NATĖS DHE LEXIMI NĖ KUR’AN
52. IKAMETI DHE FALJA E SUNETEVE
53. FUNDI I KOHĖS SĖ VITRIT
54. PĖRCAKTIMI I NJĖ TĖ TRETĖS SĖ FUNDIT TĖ NATĖS
55. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT
56. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT DHE MBULIMI I TRUPIT
57. DYSHIMI GJATĖ NAMAZIT
58. VONIMI I JACISĖ
59. PENDIMI I FSHIN GJYNAHET
60. VONIMI I NAMAZIT
61. NGACMIMET NĖ NAMAZ
62. NAMAZI DHE PUNA
63. FALJA E NAMAZIT PAS KALIMIT TĖ KOHĖS SĖ TIJ
64. NDĖRPRERJA E NAMAZIT
65. VITRI DHE NAMAZI I NATĖS
66. DALJA E GRAVE PĖR TĖ FALUR BAJRAMIN


42. FALJA ME RROBA TĖ TEJDUKSHME

Pyetje: A lejohet qė gruaja tė falet me rroba tė tejdukshme?

Pėrgjigje: Namazi i falur me rroba tė tejdukshme ėshtė i pavlefshėm, pasi rrobat me tė cilat duhet tė falet gruaja duhet tė mbulojnė tėrė trupin e saj, pėrveē duarve dhe fytyrės dhe nė tė njėjtėn kohė nuk duhet tė jenė tė tejdukshme (d.m.th. nuk duhet tė dallohet se ē’ka nėn to). Ndėrsa kėmbėt, duhet tė mbulohen me ēorape tė patejdukshme ose me rroba plotėsuese.
Ibėn Bazi


43. FALJA NĖ NJĖ DREJTIM TJETĖR NGA AI I KIBLES

Pyetje: Nėse dikush falet gabimisht nė njė drejtim tjetėr nga ai i Kibles, a duhet ta pėrsėrisė edhe njėherė namazin nėse e kupton kėtė gjė, pa mbaruar akoma koha e atij namazi?

Pėrgjigje: Namazi nuk duhet tė pėrsėritet, pasi siē transmetohet nė njė hadith tė saktė, disa prej shokėve tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i zuri nata nė njė vend dhe secili prej tyre u fal nė njė drejtim tė caktuar. Kur ia treguan kėtė gjė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai nuk i urdhėroi qė ta pėrsėrisnin namazin.
Albani


44. MBULIMI I DUARVE DHE KĖMBĖVE NĖ NAMAZ

Pyetje: A duhet t’i mbulojnė gratė duart dhe kėmbėt nė namaz?

Pėrgjigje: Zbulimi i duarve nė namaz ėshtė i lejuar, megjithatė disa dijetarė janė tė mendimit se mbulimi i tyre ėshtė mė i mirė. Ndėrsa kėmbėt, sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, duhet tė mbulohen, pasi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur u pyet nėse lejohet tė falet gruaja vetėm me fustan dhe shami, u pėrgjigj: “Lejohet, nėse fustani e mbulon shpinėn e kėmbėve”.
Disa dijetarė tjerė janė tė mendimit se zbulimi i kėmbėve gjatė namazit ėshtė i lejuar, por sido qė tė jetė mbulimi i tyre ėshtė mė i arsyeshėm.
Ibėn Xhibrini


45. FALJA ULUR

Pyetje: Njė grua e sėmurė, pasi vendosi kėmbėn e thyer nė allēi, nuk mund tė falej dot nė kėmbė, andaj u fal ulur njė muaj rresht. A ėshtė i rregullt namazi i saj?

Pėrgjigje: Tė qėndruarit nė kėmbė gjatė namazit ėshtė detyrė e domosdoshme (farz), andaj, nėse dikush ka mundėsi qė tė falet nė kėmbė, qoftė edhe duke u mbėshtetur nė diēka, (p.sh. shkop apo mur), atėherė duhet tė falet nė kėmbė. Nėse, pėr ēfarėdo lloj arsyeje, nuk ka mundėsi qė tė falet nė kėmbė, atėherė i lejohet tė falet ulur.
Andaj namazi i kėsaj gruaje ka qenė i rregullt, pasi ajo nuk ka pasur mundėsi qė tė qėndronte nė kėmbė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thėnė Imran Ibėn Husejnit: “Falu nė kėmbė! Nėse nuk mundesh, falu ulur; nėse nuk mundesh as ulur, atėherė falu shtrirė”.
Ibėn Xhibrini


46. FILLIMI I MENSTRUACIONEVE DHE NAMAZI

Pyetje: Mė filluan menstruacionet nė kohėn qė po falja namazin. Ē’duhet tė bėj nė kėtė rast dhe a duhet t’i zėvendėsoj namazet qė s’i kam falur gjatė kohės sė menstruacioneve?

Pėrgjigje: Nėse menstruacionet fillojnė pas hyrjes sė kohės sė namazit, p.sh. gjysmė ore pas mesit tė ditės, atėherė gruaja duhet tė zėvendėsojė namazin e drekės pasi tė pastrohet, sepse nė kohėn e hyrjes sė tij, ajo ka qenė e pastėr. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: “Me tė vėrtetė namazi ėshtė njė detyrė (qė duhet tė kryhet) nė kohė tė caktuar”. (En-Nisa:103)
Namazet e lėna gjatė kohės se menstruacioneve nuk duhet tė zėvendėsohen, pasi nė njė hadith tė gjatė, mes tjerave, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “... Gruaja kur ėshtė me menstruacione nuk duhet tė falet apo tė agjėrojė...”
Gjithashtu, tė gjithė dijetarėt janė tė tė njėjtit mendim nė lidhje me faktin qė gruaja me menstruacione nuk e ka pėr detyrė zėvendėsimin e namazeve.
Nėse rrjedhja e gjakut tė menstruacioneve ndėrpritet para mbarimit tė kohės sė namazit, qoftė edhe me njė rekat, atėherė fjala e kėtij namazi ėshtė e detyrueshme, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Kush arrin qoftė dhe njė rekat prej namazit tė ikindisė para perėndimit tė diellit, e ka falur namazin e ikindisė me kohė”.
Shkurtimisht mund tė themi se nėse gruaja pastrohet kur, prej lindjes apo perėndimit tė diellit, ka mbetur aq kohė sa pėr tė falur njė rekat, atėherė falja e namazit tė sabahut nė rastin e parė dhe e atij tė ikindisė nė tė dytin ėshtė e detyrueshme pėr tė.
Ibėn Uthejmini


47. NDĖRPRERJA E GJAKUT TĖ LEHONISĖ PARA PLOTĖSIMIT TĖ DYZET DITĖVE

Pyetje: A duhet tė falet dhe tė agjėrojė gruaja lehonė, nėse pastrohet para plotėsimit tė dyzet ditėve? Nėse i vijnė menstruacionet pas kėsaj, a duhet ta prishė agjėrimin dhe nėse pastrohet pėrsėri, a duhet tė falet e tė agjėrojė apo jo?

Pėrgjigje: Nėse gruaja lehonė pastrohet para plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė ajo duhet tė lahet, tė falet, tė agjėrojė Ramazanin dhe, nė tė njėjtėn kohė, i lejohet qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin. Nėse rrjedhja e gjakut rikthehet pėrsėri gjatė 40 ditėshit, atėherė, sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve, ajo konsiderohet pėrsėri lehonė, derisa tė plotėsohen 40 ditėt.
Nėse rrjedhja e gjakut vazhdon pas plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė gjaku qė del prej saj ėshtė gjak i prishur, andaj gruaja konsiderohet e pastėr, d.m.th. asaj i lejohet tė falet, tė agjėrojė dhe tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin, sepse gjendja e saj ėshtė e ngjashme me gjendjen e gruas mustehada. Ajo duhet tė pastrohet dhe tė vendosė njė copė tė pastėr brenda vendit tė daljes sė gjakut, pėr tė penguar daljen e tij, ashtu siē duhet tė marrė abdest pėr ēdo namaz, sepse kėshtu ka urdhėruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Kur t’i vijnė menstruacionet, ajo duhet tė lėrė namazin, agjėrimin dhe kontaktet seksuale me tė shoqin, derisa tė ndėrpritet plotėsisht rrjedhja e gjakut.
Ibėn Bazi


48. DHEMBJET E LINDJES

Pyetje: A e kam tė detyrueshme faljen nėse ndjej dhembjet e lindjes?

Pėrgjigje: Nėse gruaja nuk ėshtė me menstruacione apo lehonė, atėherė falja ėshtė e detyrueshme pėr tė. Nėse rrjedhja e gjakut fillon njė ose dy ditė para lindjes, atėherė ky gjak konsiderohet prej gjakut tė lehonisė. Nėse dhembjet e lindjes nuk shoqėrohen me daljen e gjakut, atėherė gruaja duhet tė falet edhe nėse ndjen dhembjet e lindjes, pasi ajo ėshtė nė pozitėn e tė sėmurit, i cili duhet tė falet megjithėse ndjen dhembjet e sėmundjes. Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė kemi parasysh se askujt nuk i lejohet lėnia e namazit, pėrderisa mendja e tij ėshtė nė rregull, d.m.th. nuk vuan nga ndonjė sėmundje psikike.
Ibėn Xhibrini


49. PIKIMI I URINĖS

Pyetje: Njė grua shtatzėnė nė muajin e nėntė vuan nga pikimi i pandėrprerė i urinės. Pėr kėtė shkak ajo e la faljen e namazit nė muajin e fundit tė barrės. A ėshtė e lejueshme kjo gjė? Nėse jo, ē’duhet tė bėjė ajo?

Pėrgjigje: Nė raste tė tilla gruaja nuk duhet ta lėrė namazin, por duhet tė falet duke marrė abdest pėr ēdo namaz e duke pastruar vendin nga ku del urina me njė copė tė pastėr, ashtu siē vepron edhe gruaja mustehada. Asaj i lejohet qė tė bashkojė namazin e drekės me tė ikindisė dhe namazin e akshamit me atė tė jacisė, ashtu siē i lejohet edhe gruas mustehada.
Ajo duhet t’i zėvendėsojė tė gjitha namazet e lėna nė muajin e fundit tė barrės dhe tė pendohet pėr atė qė ka bėrė, duke vendosur qė tė mos e pėrsėrisė herėn tjetėr kėtė gjynah. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pendohuni tek All-llahu, tė gjithė ju o besimtarė, nėse doni tė shpėtoni”. (El-Enbija:31)
Ibėn Bazi


50. NDĖRPRERJA E NAMAZIT

Pyetje: Si duhet tė veproj nėse bie zilja e derės nė kohėn qė jam duke u falur, e nė shtėpi nuk gjendet njeri tjetėr pėrveē meje?

Pėrgjigje: Nėse namazi qė po fal ėshtė sunet, atėherė mund ta ndėrpresėsh namazin pėr tė hapur derėn, por nėse namazi qė po fal ėshtė farz, nuk duhet ta ndėrpresėsh namazin, pos nėse mendon se personi qė po troket ka ardhur pėr diēka tė rėndėsishme e cila nuk mund tė lihet pėr mė vonė.
Nėse ke mundėsi qė me anėn e shenjave (burrat duhet tė thonė “subhanall-llah”, ndėrsa gratė duhet tė pėrplasin duart) t’i japėsh tė kuptojė trokitėsit se je duke u falur, atėherė kjo ėshtė e mjaftueshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Nėse imami gabon diēka nė namaz burrat duhet tė thonė “subhanall-llah”, ndėrsa gratė tė pėrplasin duart”.
Ibėn Bazi


51. NAMAZI I NATĖS DHE LEXIMI NĖ KUR’AN

Pyetje: A lejohet qė tė falet namazi i natės duke parė nė Kur’anin e hapur, sepse unė nuk di shumė sure pėrmendėsh, por dėshiroj qė, gjatė namazit tė natės, tė pėrfundoj leximin e tėrė Kur’anit?

Pėrgjigje: Njė numėr i madh dijetarėsh janė tė mendimit se kjo gjė ėshtė e lejuar, pasi Dheukani, shėrbėtori i Aishes, ka falur namazin e teravive gjatė muajit tė Ramazanit duke lexuar me Kur’an tė hapur. (Transmeton Buhariu)
Ata qė e ndalojnė kėtė gjė nuk kanė ndonjė argument tė konsiderueshėm, mbi tė cilin mund tė bazohemi. Nga ana tjetėr, jo tė gjithė njerėzit janė nė gjendje tė mėsojnė pėrmendėsh Kur’anin, andaj lind nevoja e leximit me Kur’an tė hapur, sidomos gjatė namazit tė natės dhe namazit tė teravisė.
Ibėn Bazi


52. IKAMETI DHE FALJA E SUNETEVE

Pyetje: Nėse thirret ikameti nė kohėn qė jam duke falur sunetet e atij vakti, a duhet tė ndėrpres faljen pėr tė falur farzin me imamin, apo duhet tė vazhdoj namazin e nisur?

Pėrgjigje: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Kur thirret ikameti, nuk duhet tė falet asnjė namaz pėrveē farzit”.
Dijetarėt nuk kanė rėnė dakord pėrsa i pėrket mėnyrės se si duhet kuptuar ky hadith, d.m.th. a duhet tė konsiderohet i prishur ēdo namaz sunet menjėherė sapo tė thirret ikameti apo ėshtė e lejueshme qė, nė disa kushte tė caktuara, tė plotėsohet suneti i filluar e pastaj tė vazhdohet farzi.
Pėr mendimin tim, duke u bazuar edhe nė atė qė kam lexuar nė librin “El-mexhmu” tė Imam Neveviut, qėllimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė kėtė hadith ėshtė stimulimi dhe nxitja e muslimanėve pėr ta zėnė tekbirin fillestar sė bashku me imamin. Andaj, nėse ikameti thirret nė kohėn qė dikush ėshtė nė uljen e fundit tė namazit sunet dhe ai ėshtė i sigurt se mund ta zė tekbirin fillestar sė bashku me imamin, atėherė mund ta pėrfundojė namazin e filluar, qoftė edhe duke shpejtuar pak, e pastaj t’i bashkangjitet imamit. Por, nėse ikameti thirret nė kohėn kur dikush sapo ka filluar tė falė sunetin, atėherė ai duhet tė ndėrpresė namazin e filluar, sepse nė kėtė rast dihet me siguri qė nuk mund ta zė dot tekbirin fillestar.
Albani


53. FUNDI I KOHĖS SĖ VITRIT

Pyetje: Cila ėshtė koha e fundit pėr faljen e namazit tė vitrit?

Pėrgjigje: Koha e fundit pėr faljen e namazit tė vitrit ėshtė koha para lindjes sė diellit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Gjatė namazit tė natės jepet selam pas ēdo dy rekatesh. Nėse dikush ka frikė se mos e arrin mėngjesi, atėherė le ta falė edhe njė rekat, me anėn e tė cilit i bėn tek rekatet e falura.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ibėn Bazi


54. PĖRCAKTIMI I NJĖ TĖ TRETĖS SĖ FUNDIT TĖ NATĖS

Pyetje: Si mund tė pėrcaktohet me orė njė e treta e fundit tė natės?

Pėrgjigje: Njė e treta e fundit tė natės nuk mund tė pėrcaktohet me orė tė caktuara, mirėpo ēdo njeri mund ta llogarisė atė, duke e ndarė natėn, nga perėndimi i diellit deri nė lindje tė tij, nė tri pjesė. Pasi tė kalojnė dy tė parat, pjesa e mbetur ėshtė pjesa e tretė e natės. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “All-llahu zbret ēdo natė, nė njė tė tretėn e fundit tė saj, nė qiellin e dynjasė dhe thotė: A ka njeri tė mė lutet e Unė t’i pėrgjigjem? A ka njeri qė tė mė kėrkojė diēka e Unė t’ia jap? A ka njeri qė kėrkon falje e unė ta falė?” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Andaj ėshtė mirė qė ēdo besimtar tė kujdeset ta shfrytėzojė kėtė kohė, ose tė paktėn njė pjesė tė saj, pasi ajo ėshtė njė nga kohėt mė tė mira, nė tė cilat pranohet duaja.
Ibėn Uthejmini


55. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT

Pyetje: A ėshtė e detyrueshme bėrja e sexhdes, nėse lexoj ajetin e sexhdes?

Pėrgjigje: Bėrja e kėsaj sexhdeje ėshtė sunet i fortė dhe nuk duhet tė lihet as nė kohėt e ndaluara, siē ėshtė koha pas namazit tė sabahut apo pas namazit tė ikindisė, pasi ajo bėhet me shkak tė caktuar. Andaj, nėse dikush lexon ajetin e sexhdes, qoftė nė namaz apo jasht tij, duhet tė bėjė sexhde pa marrė parasysh se po lexon duke parė nė Kur’an, apo nga ajo qė ka mėsuar pėrmendėsh.
Bėrja e kėsaj sexhdeje nuk ėshtė e detyrueshme (vaxhib), andaj muslimani nuk merr gjynah nėse nuk e bėn atė. Transmetohet se njėherė Umeri, ndėrsa po mbante hutben hipur nė minber, lexoi ajetin e sexhdes nė suren En-Nahl, pastaj zbriti prej minberit dhe bėri sexhden. Xhumanė e ardhshme ai lexoi tė njėjtin ajet, mirėpo nuk bėri sexhde. Pasi mbaroi, nė praninė e tė gjithė shokėve tė Pejgamberit tha:
“All-llahu nuk na e ka bėrė detyrė kėtė sexhde, por e ka lėnė nė dėshirėn tonė”.
Gjithashtu, transmetohet se Zejd Ibėn Thabiti lexoi njė prej ajeteve tė sexhdes nė prani tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por nuk bėri sexhde. Nėse sexhdja e leximit tė Kur’anit do tė ishte e detyrueshme, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do ta kishte urdhėruar qė ta bėnte.
Ibėn Uthejmini


56. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT DHE MBULIMI I TRUPIT

Pyetje: A lejohet qė ta bėj sexhden e leximit tė Kur’anit, pa i mbuluiar tė gjitha pjesėt e trupit qė duhet tė mbulohen gjatė namazit?

Pėrgjigje: Kjo sexhde lejohet tė bėhet nė ēdo gjendje, d.m.th. edhe nėse nuk je mbuluar siē duhet, sepse, sipas mendimit mė tė saktė, ajo nuk konsiderohet si pjesė e namazit.
Ibėn Xhibrini


57. DYSHIMI GJATĖ NAMAZIT

Pyetje: Nė disa raste gjatė namazit, nuk jam e sigurt nėse e kam thėnė Fatihanė, apo jo, andaj e lexoj atė pėr sė dyti. A ėshtė e saktė kjo gjė apo duhet tė bėj sexhden e harresės?

Pėrgjigje: Gjatė faljes sė namazit, ngacmimet e shejtanit shtohen shumė, andaj shumė njerėz nuk janė tė sigurt nėse e kanė thėnė Fatihanė apo suren pas saj, apo “Et-tehijatin”, gjatė uljes. Pėr t’u shmangur tė gjitha kėto, muslimani duhet tė pėrqėndrohet sa mė tepėr qė tė jetė e mundur nė namaz dhe tė kujtojė se ndodhet para All-llahut [subhanehu ve teala], Krijuesit tė Qiejve dhe Tokės.
Sidoqoftė, nėse dikush ėshtė nė dyshim nėse e ka lexuar Fatihanė apo jo dhe e di mirė se zakonisht nuk e harron atė, atėherė nuk ėshtė mirė qė ta pėrsėrisė. Megjithatė, nėse ai, pėr tė qenė i sigurt e lexon pėr sė dyti Fatihanė, nuk e ka pėr detyrė qė ta bėjė sexhden e harresės.
Ibėn Xhibrini


58. VONIMI I JACISĖ

Pyetje: A lejohet vonimi i namazit tė jacisė?

Pėrgjigje: Vonimi i namazit tė jacisė deri nė fundin e kohės sė tij ėshtė diēka e mirė, mirėpo nėse ky vonim bėhet shkak pėr mosfaljen e namazit me xhemat nė xhami, atėherė nuk ėshtė i lejueshėm. Pėrsa u pėrket grave, ėshtė mirė qė sa mė vonė ta falin namazin e jacisė nė shtėpi, mirėpo nuk duhet ta vonojmė pas gjysmės sė natės.
Ibėn Uthejmini


59. PENDIMI I FSHIN GJYNAHET

Pyetje: Jam njė vajzė 25 vjeēare. Qė nė fėmijėri e deri nė moshėn 21 vjeē nuk kam agjėruar e nuk jam falur asnjėherė pėr shkak tė pėrtacisė. Edhe pse prindėrit mė kėshillonin vazhdimisht, unė nuk ua vėja veshin kėshillave tė tyre. Ē’duhet tė bėj tani qė mė ka udhėzuar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe jam penduar pėr atė kam bėrė nė tė kaluarėn?

Pėrgjigje: Pendimi i fshin tė gjithė gjynahet e mėparshme, andaj detyra jyte ėshtė qė tė pendohesh sinqerisht dhe tė vendosėsh qė t’i kryesh tė gjitha adhurimet nė mėnyrėn e duhur, duke u dhėnė rėndėsi namazeve sunete gjatė ditės dhe natės, agjėrimit sunet, pėrmendjes sė All-llahut [subhanehu ve teala] pa ndėrprerje, leximit tė Kur’anit etj.
Ibėn Xhibrini


60. VONIMI I NAMAZIT

Pyetje: A merr gjynahe ai person qė e fal namazin e sabahut dy orė para namazit tė drekės, duke pasur parasysh se gjatė gjithė kėsaj kohe ka qenė nė gjumė?

Pėrgjigje: Vonimi pa arsye i namazit nga koha e tij nuk ėshtė i lejuar. Gjumi nuk mund tė jetė justifikim pėr kėdo, sepse muslimani duhet tė bjerė tė flejė herėt, ose tė porosisė dikė qė ta zgjojė nė mėnyrė qė tė zgjohet e ta falė namazin me kohė. Falja e namazit tė sabahut pas lindjes sė diellit, ėshtė tregues i mosdhėnies rėndėsi faljes sė namazit nė kohėn e tij. Sido qė tė jetė, muslimani duhet ta falė nėmazin nė kohėn mė tė afėrt, menjėherė sapo tė kujtohet apo tė zgjohet.
Ibėn Xhibrini


61. NGACMIMET NĖ NAMAZ

Pyetje: Jam njė grua qė i zbatoj tė gjitha detyrat me tė cilat na ka ngarkuar All-llahu [subhanehu ve teala], mirėpo gjatė namazit gaboj shumė, sepse mė shkon mendja te gjėrat qė mė kanė ndodhur gjatė ditės dhe nuk mund t’i largoj kėto ngacmime, pos nėse lexoj me zė. Ēfarė mė kėshilloni tė veproj nė kėtė rast?

Pėrgjigje: Problemi, pėr tė cilin shqetėsohet pyetėsja, ėshtė njė dukuri mjaft e pėrhapur te shumė muslimanė. Kjo vjen nga shkaku se shejtani i shton ngacmimet e tij deri nė atė gradė, saqė njeriu mund tė mos mbajė mend se ē’ka thėnė gjatė namazit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka mėsuar qė, nė raste tė tilla, tė pėshtyjmė tri herė nga ana e majtė dhe tė themi: “Edhu bilahi minesh-shejtani rraxhim”. Nėse besimtari vepron kėshtu, ngacmimet e shejtanit do tė largohen, me lejen e All-llahut [subhanehu ve teala].
Kur muslimani fillon namazin, duhet tė besojė dhe pėrfytyrojė se ndodhet para All-llahut [subhanehu ve teala] dhe se po i drejtohet Atij me leximin e Kur’anit dhe duave tė ndryshme tė namazit. Ai duhet tė kujtojė shpėrblimin qė ka pėrgatitur All-llahu [subhanehu ve teala] pėr ata qė e falin namazin me frikė e pėrulje, si dhe dėnimin qė ka pėrgatitur Ai, pėr ata qė nuk e kryejnė namazin siē duhet.
Ibėn Uthejmini

62. NAMAZI DHE PUNA

Pyetje: Njė burrė punon nė kullėn e vrojtimit tė avionėve. Shpeshherė ndodh qė gjatė kohės sė namazit ai ėshtė i zėnė me dhėnien e udhėzimeve pėr avionėt qė zbresin. Si duhet tė veprojė ai nė kėtė rast, pasi lėnia e detyrės pėr tė falur namazin mund tė rrezikojė jetėn e pasagjerėve?

Pėrgjigje: Kėtij buri i lejohet qė tė bashkojė dy namaze bashkė, pasi transmetohet nga Ibėn Abasi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bashkuar namazin e drekės me ikindinė dhe namazin e akshamit me atė tė jacisė pa ndonjė shkak tė caktuar, d.m.th. nuk e ka bėrė kėtė gjė pėr shkak tė frikės apo shiut. Kur u pyet se pėrse e bėri Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kėtė, Ibėn Abasi tha: “E bėri pėr tė mos vėnė nė pozitė tė vėshtirė popullin e tij”.
Albani


63. FALJA E NAMAZIT PAS KALIMIT TĖ KOHĖS SĖ TIJ

Kur duhet tė zėvendėsohet namazi i jacisė, nėse mė ka zėnė gjumi dhe jam kujtuar vetėm pasi kam falur namazin e sabahut? A duhet ta falė bashkė me namazin e jacisė sė ditės sė ardhshme, apo ta falė menjėherė sapo tė mė kujtohet?

Pėrgjigje: Nė njė hadith tė saktė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Nėse dikush nuk e falė namazin nė kohėn e tij pėr shkak tė gjumit apo harresės, atėherė duhet ta falė menjėherė sapo ti kujtohet. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė kompenzuar namazin e lėnė...”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Duke u bazuar nė hadithin e mėsipėrm, nxjerrim si pėrfundim se namazi i lėnė nuk duhet tė vonohet deri nė ditėn e nesėrme, por duhet tė falet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, e madje edhe nė kohėn kur ndalohet falja e namazit.
Nėse dikush kujtohet pėr namazin e lėnė (p.sh. drekėn), kur nga koha e namazit pasues (ikindisė) ka mbetur aq kohė sa pėr tė falur njė namaz, atėherė, nė fillim duhet tė falė namazin e kohės (ikindisė), e pastaj namazin e lėnė.
Ibėn Xhibrini


64. NDĖRPRERJA E NAMAZIT

Pyetje: Nėse kujtohem gjatė namazit, se rrobat me tė cilat po falem janė tė papastra, a duhet ta ndėrpres namazin dhe t’i ndėrroj rrobat?

Pėrgjigje: Nėse dikush falet me rroba tė papastra, duke e ditur kėtė gjė, atėherė namazi i tij ėshtė i pavlefshėm. Nė tė kundėrtėn namazi i tij ėshtė i rregullt. Nėse kujtohet gjatė faljes sė namazit, se rrobat e tij janė tė papastra dhe ka mundėsi qė ta largojė papastėrtinė me shpejtėsi, atėherė mund ta vazhdojė namazin normalisht, pasi nė njė hadith tė saktė transmetohet se Xhibrili lajmėroi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur ky i fundit ishte duke u falur, se nallet me tė cilat po falej ishin ta papastra, andaj ai i hoqi ato dhe nuk e ndėrpreu namazin.
Nėse pėr tė larguar papastėrtinė duhet tė hiqen, fjala vjen pantollonat, kanatierja, tė mbathurat apo diēka tjetėr pėr heqjen e sė cilės duhet bėrė shumė lėvizje, atėherė duhet qė, pasi tė hiqet rroba e papastėr, tė fillohet namazi nga fillimi.
Ibėn Xhibrini


65. VITRI DHE NAMAZI I NATĖS

Pyetje: A lejohet falja e vitrit para gjumit dhe a konsiderohet kjo falje prej namazit tė natės, pasi, pėr shkak tė lodhjes sė ditės, nuk mund tė zgjohem para namazit tė sabahut?

Pėrgjigje: Nė njė hadith tė saktė transmetohet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka porositur Ebu Hurejren qė ta falte vitrin para se tė flinte, andaj, nėse ti e di se nuk mund tė zgjohesh para namazit tė sabahut, atėherė mund ta falėsh namazin e natės, atėherė mund ta falėsh namazin e natės dhe vitrin para se tė biesh pėr tė fjetur, e pastaj, nėse zgjohesh para namazit tė sabahut dhe dėshiron tė falesh pėrsėri, mund tė falesh pa pasur nevojė qė tė pėrsėrisėsh namazin e vitrit
Ibėn Uthejmini


66. DALJA E GRAVE PĖR TĖ FALUR BAJRAMIN

Pyetje: A u lejohet grave qė tė dalin pėr tė falur namazin e Bajramit?

Pėrgjigje: Dalja e grave pėr tė falur namazin e Bajramit ėshtė sunnet i fortė, pasi transmetohet se Ummu Atije, njė nga bashkėkohėset e Pejgamberit, ka thėnė: “Ditėn e Bajramit, urdhėroheshim qė tė dilnim tė gjitha, bile edhe vajzat e reja bashkė me gratė me menstruacione dhe thoshim tekbiret e luteshim sė bashku me tė tjerėt, duke shpresuar te begatia dhe pastėrtia e asaj dite”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Nė njė transmetim tjetėr thuhet: “Ditėn e Bajramit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i nxirrte vajzat e reja, plakat dhe gratė me menstruacione pėr ta falur namazin. Gratė me menstruacione qėndronin mėnjanė dhe ndiqnin namazin dhe lutjet e muslimanėve”. Njėra prej grave tha: “O i Dėrguari i All-llahut, disa gra nuk kanė rroba tė mjaftueshme”. Ai ia ktheu: “Le tė mbulohet me rrobėn e shoqes sė saj”.
Mirėpo nuk duhet tė harrojmė se gratė nuk duhet tė vėnė erėra tė mira apo tė zbukurohen dhe njėkohėsisht duhet tė qėndrojnė larg burrave
.
Ibėn Xhibrini
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Pasojat e mosfaljes sė Namazit ebu_muadh Salati - Namazi 0 24-10-2007 20:52
Forma e Namazit tė Muhammedit (saws) me pak fjale pishtari Salati - Namazi 0 24-10-2007 17:30
O lėnės i namazit artonosmani Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 28-08-2007 00:16
Dobitė e Namazit 1 Eroll Nesimi Salati - Namazi 0 27-05-2007 01:08
O lenes i Namazit... valeriana89 Salati - Namazi 0 24-09-2006 14:58


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 19:40.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.