Ai i cili vjen tek njohuria, dhe sipas kësaj njohurie e përshtat jetën e tij, e transmeton tek të tjerët, konsiderohet si madhështor i qiejve dhe i Tokës dhe ai është sikurse Dielli i cili të tjerët i ndriçon ndërsa vetë është dritë, sikurse misku i cili ka aromë dhe këtë aromë të këndshme e përcjellë tek të tjerët, por edhe vetë është i këndshëm.

Dije së për arritjen e diturisë, sikurse edhe për arritjen e pasurisë karakterizon katër gjendje ose faza:

- Faza e parë është fitimi i pasurisë.

- Faza e dytë është ruajtja dhe kursimi i pasurisë që të mos bie barrë e të tjerave.

- Faza e tretë është harxhimi i pasurisë për nevoja personale.

- Faza e katërt është harxhimi i pasurisë për nevojat e të tjerëve.

Në këtë mënyrë tregon bujarinë e tij dhe solidaritetin për të tjerët, kjo është vepra më e ndershme. Për dituri gjithashtu mund të themi:

- Faza e kërkimit dhe fitimit

- Faza e posedimit

- Faza e përsiatjes dhe vështrimit

- Faza e përhapjes dhe transmetimit të diturisë tek të tjerët, e kjo është faza më e rëndësishme dhe më fisnike.

Ai i cili vjen tek njohuria, dhe sipas kësaj njohurie e përshtat jetën e tij, e transmeton tek të tjerët, konsiderohet si madhështor i qiejve dhe i Tokës dhe ai është sikurse Dielli i cili të tjerët i ndriçon ndërsa vetë është dritë, sikurse misku i cili ka aromë dhe këtë aromë të këndshme e përcjellë tek të tjerët, por edhe vetë është i këndshëm. Ai i cili dinë, por nuk vepron sipas diturisë së tij, është i ngjashëm me fletoren e shënimeve (notesi) i cili u shërben të tjerëve, por vet nuk është burim i diturisë, ose si brusi i cili të tjerët i prenë por vet nuk pretë, ose sikur gjilpëra e cila tjerët i qepë, e vet është lakuriq, ose si qiriu i cili tjerët i ndriçon ndërsa veten e shkrinë. Në një varg të poetit thuhet se dituria pa aksion është sikurse fitili i cili të tjerët i ndriçon , ndërsa veten e djegë.

Secili që i përkushtohet studimit duhet të jetë i vetëdijshëm seriozitetit dhe përgjegjësisë së madhe të kësaj thirrje.

Posaçërisht duhet të këtë kujdes në këto gjëra:

1. Mësuesi ndaj nxënësit të tij duhet të tregon dashuri dhe simpati. Ndaj tyre duhet të sillet sikurse ndaj fëmijëve të tij.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“Marrëdhënia ime ndaj jush është sikur marrëdhënia e prindit ndaj fëmijëve të tij” (Ebu Davudi, En-Nesai, Ibn MAxhe, Ibn Hibban e përmendin nga Ebu Hurejre) 183.

Mësuesi duhet pasur ndërmend që nxënësit e tij i shpëton nga zjarri i Ahiretit, e kjo është më e rëndësishme se shpëtimi i fëmijëve nga zjarri dhe rreziqet e dynjasë, rolin të cilin në të shumtën e marrin prindërit.

Vështruar nga kjo perspektivë, roli i mësuesit është më i madh se roli i prindit, i pari është shkak i jetës së përhershme (Ahiret), ndërsa i dyti është shkak i jetës kalimtare (dynja). Mos të ishte mësuesi sipas prindërve fëmijët mund të përfitojnë edhe shkatërrim. Natyrisht, me kusht që mësuesi të udhëzon në shkencat shpirtërore të ahiretit. Le të na ruaj All-llahu nga mësuesi cili orienton njeriun kryesisht në shkencat materialistike-të dynjasë! Ky është shkatërrim edhe për mësuesin edhe për nxënësin. Dhe ashtu siç duhen djemtë e një babai në mes veti dhe ndihmohen, normalisht nxënësit e një mësuesi veprojnë në të njëjtën mënyrë. Kështu edhe do të jetë nëse qëllimin e kanë për Ahiret, por nëse për qëllim e kanë dynjanë dhe materien, atëherë në mesin e tyre në vend të kujdesit dhe dashurisë do të mbisundojë xhelozia dhe mëria. Alimat e vërtetë dhe bijtë e Ahiretit janë udhëtarë kah All-llahu xh.sh. dhe në këtë rrugë nisja bëhet nga kjo botë, ndërsa muajt dhe vitet janë vetëm stacione kalimtare. Nëse dimë që udhëtimi në këtë botë qëllimi i të cili është vizita e vendeve dhe qyteteve, të krijohen njohësi dhe afrime në mes njerëzve, çfarë të themi për afrimet të cilat hapen në rrugën e hapësirave të Firdefsit? Për këtë, në mes atyre, që dëshirojnë lumturinë e Ahiretit nuk ka brengosje dhe konflikte për ndryshim prej atyre që shohin lumturinë e dynjasë ku brengosej, zilia dhe mëria janë çështje të pa shmangshme. Ata të cilët me diturinë e tyre dëshirojnë të arrijnë kryesisht ndikimin e kësaj bote dhe pushtetin ndalin nga konteksti i mesazhit kur’anor:

“S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…” (El Huxhurat, 10) 184

Aty hyjnë në kontekst të mesazhit kur’anor.

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Ez Zuhruf, 67) 185

2. Karakteristika e dytë e mësuesit është që në procesin mësimor të pasoj Pejgamberin s.a.v.s. d.m.th. që më përhapjen e diturisë të ketë qëllim të arrij afërsinë e All-llahut xh.sh. e kurrsesi lavdërim dhe shpërblim.

Mësuesi nuk duhet të theksoj meritat e tij ndaj nxënësve, megjithëse ai këtë e meriton, për atë do të jetë nder dhe kënaqësi që duke udhëzuar nxënësit e tij së bashku me ata, edhe veten e ka afruar kah All-llahu xh.sh. Kjo është sikur dikush të lejoj që në tokën e tij të mbjellësh të lashta dhe ta shfrytëzosh, mund të përfitosh edhe më tepër se pronari. Si mund të theksosh meritat tuaja kur shpërblimi yt te All-llahu xh.sh. është më i madh se shpërblimi i nxënësit.

Mos të ishte nxënësi, ti si mësues nuk do të arijshe te shpërblimi i madh tek All-llahu xh.sh.

Mos kërko shpërblim prej askujt përveç nga All-llahu xh.sh. siç thotë Ai:

“O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek All-llahu.” (Hud, 29) 186

Materia dhe kapitali janë në rolin e shërbëtorit të trupit të njeriut, i cili është siç kemi theksuar vetëm kafshë kalëruese për shpirtin, ndërsa dituria është në shërbim të shpirtit me të cilin ai është i nderuar. Shembulli i atij i cili me dituri dëshiron të arrijë vetëm deri te kapitali është si shembulli i njeriut i cili mundohet të pastroj fytyrën me këpucën e tij. Në këtë rast vjen deri te ndryshimi i tezave: zotëriu bëhet shërbëtor-ndërsa shërbëtori zotëri. Këta në gjykimin e madh, së bashku me fajtorët e mëdhenj, do të janë me shikime turpëruese para Zotit të tyre.

Në çdo rast në mësuesin është përgjegjësi e madhe dhe obligim. Shikoni gjendjen dhe hallin e disa mësuesve të cilët kanë njohuri nga fikhu, akaidi, teologjia dhe shkencat e tjera, të cilët pohojnë se me diturinë e tyre mundohen t’i afrohen All-llahut xh.sh.? Shikoni si janë të përgatitur të investojnë kapital dhe ndikim vetëm që të bëjnë lajka dhe të bëjnë qejfin të fuqishmëve dhe pushtetarëve. Ashtu si pushteti vepron , ashtu edhe ata bëjnë, vetëm e vetëm që mos të ndahen nga të njëjtit. Si mundet ky mësues të pres që nxënësi i tij ta pasoj, që ndihmuesit e mësuesit të përjetoj si të tij, armiqtë e tij gjithashtu si të tij, si do të jetë në dëgjimin ndaj tij? I mjerë është alimi i cili lëshohet në këto shkallë dhe kënaqet me këtë pozitë.

Si nuk turpërohet të pohojë që me studimin e ti dëshiron të përhapë diturinë, të ndihmoj fenë dhe të jetë në afërsinë e All-llahut xh.sh.!

Po të vëresh në funksionet dhe pozitat e tyre do të shohësh shembujt e hipokrizisë, imagjinatës dhe dinakërisë.

3. Karakteristika e tretë e mësuesit të suksesshëm vërehet në atë që nxënësit nuk ia cungon çfarë do këshille të nevojshme dhe mendim. Kështu do t’i tërheqë vërejtjen që të mos e pranon pozitën përderisa të meritoj, që të mos lëshohet në studimin e diturive të brendshme (ezoterike) dhe që vështirë kuptohen para se të zotëroj shkencat e jashtme (ekzoterike), që dituria e tij të jetë kryesisht në emër të All-llahut xh.sh. e jo që me dituri të vjen te pushteti dhe pozita ose që të mposhtë ata që nuk mendojnë si ai.

Në rast se mësuesi vëren që nxënësi me diturinë dëshiron para së gjithash të arrijë dobi të dynjasë, atëherë mësuesi do të hulumtojë për cilat shkenca nxënësi ka afinitet. Nëse orientohet kah ndarjet e fikhut dhe akaidit dhe diskutimeve, çështjeve të fetvave dhe gjykimeve, mësuesi do të mundohet që ta kthej nga këto shkenca. Shkaku është se këto shkenca nuk janë lëmi e Ahiretit, dhe që këto shkenca nuk bëjnë pjesë në kategorinë e shkencave par të cilat është thënë: “Nëse diturisë ju keni qasur jo në emër të All-llahut xh.sh. dituria refuzon të jetë në ndonjë shërbim tjetër, përveç All-llahut xh.sh.”

Shkencat që me këtë kuptohen janë: tefsiri, hadithi, shkencat e ahiretit dhe shpirtërore. Këto shkenca për kah natyra e tyre janë të tilla, që nxënësi edhe nëse anon nëpërmes tyre kah efektet e dynjasë, në fund do të jetë i shqiptuar, sepse këto shpien frikë nga All-llahu xh.sh. dhe preferojnë Ahiretin në krahasim me këtë botë.

Predisponimi dhe dashuria ndaj pozitës është sikurse dashuria e gjuetarit i cili për ta gjuajtur gjahun rreth kurthës vendos karem.

Kështu all-llahu xh.sh. te qeniet e gjalla ka krijuar epshin seksual duke iu falënderuar të cilit njerëzit do ta mbajnë llojin. Gjithashtu e ka krijuar tek njeriu dëshirën dhe ndenjën kah ambicia dhe pozita, i cili i jep élan dhe kontribut shkencës, por kryesisht në shkencat për të cilat kemi treguar më parë. Por, nëse njeriu përkushtohet shkencave të cilat kryesisht janë të bazuar në polemika dhe ndarje ose në analiza dhe variante të padobishme, këto vetëm e topitin zemrën e njeriut, e largojnë nga All-llahu xh.sh. e udhëheqin njeriun kah rrugët e humbura. Këtë njeri mund ta shpëtoj vetëm rasti që përveç këtyre shkenca, t’i përkushtohet edhe ndonjë shkence fetare ose të jetë direkt mëshira e All-llahut xh.sh. dhe intervenimi i Tij.

Transmetohet se njëherë Sufjan eth-Thevriu u vërejt tejet i palumtur dhe i mërzitur, në pyetje pse është në gjendje të tillë u përgjigj: “U bëmë robër për ata që u orientuan vetëm kah dynjaja. Për këtë, secili prej nesh, kur arrin deri te arsimimi i rëndësishëm, sikurse me ndonjë rregull, bëhet ose gjykatës, ose mëkëmbës ose udhëheqës i oborrit mbretëror.”

4. Karakteristika e katërt e mësuesit është me atë që ka një metodë të ndërtuar në mënyrë të stërholluar në tregimin të gabimeve të nxënësit. Çdo sjellje jo e denjë nga ana e nxënësit mësuesi duhet ta ndaloj. Por, është shumë me rëndësi që në këto dukuri negative të tregoj në formën e aludimit dhe goditjes, jo me bërtitmë dhe bisedë të rëndë. Tërheqja e vërejtjes për së tepërmi, direkt dhe hapur zakonisht lind te njeriu ndjenjën e kërcënimit dhe sulmit në personalitetin e tij. Në këtë rast ai mbrohet dhe kundërvihet dhe tregon këmbëngulësi dhe vazhdon për aktin e aktruar.

Muhammedi s.a.v.s. si shembull më i shkëlqyer i secilit mësues në lidhje me këtë thotë: “Sikur njerëzve t'u ndalohet të prekin dhe të shikojnë në ficesin (baglën) e devesë ata do ta bënin duke u udhëzuar me logjikë që kjo nuk është e ndaluar përveçse në këtë ka diçka! (hadithi i panjohur) 187.

Shembulli tipik i këtij vesi njerëzor është edhe rasti i Ademit a.s. dhe Hazreti Havës, ky shembull në Kur’an të është përmendur përveç se nga shkaku që nga ky të marrish këshillë. Nga secila këshillë e shprehur me aluzion personi i mençur dhe inteligjent nxjerrë këshillën e vërtetë dhe udhëzimin.

5. Karakteristika e pestë e mësuesit është që nuk ia zvogëlon rëndësinë dhe rolin e shkencës të cilat janë jashtë lëmisë së tij. Ndodhë që linguistika e nënvlerëson shkencën e Fikhut, kështu ndodhë që fakihu (juristi) të sillet ndaj shkencave nga lëmi i Tefsirit dhe Hadithit, duke thënë që kjo është vetëm transmetim i thatë dhe kopjim, që këtu nuk ka vend dhe mundësi për të përdorur logjikën dhe mendjen dhe ngjashëm, andaj ku mund të krahasohet kjo me shkencën e cila trajton cilësitë e All-llahut xh.sh. dhe çfarë tematizon teologia?

Ky qëndrim i mësuesit është i papranueshëm dhe shumë i keq. Mësuesi i cili është ekspert në një disiplinë duhet udhëzuar nxënësin edhe në shkenca të tjera duke treguar prioritetin e të njëjtave.

6. Karakteristika e gjashtë e mësuesit është që të ketë kujdes në mundësitë e nxënësit të tij, që të mos kërkoj nga ai atë që është jashtë mundësive të tij. Edhe këtu mësuesi pason udhëzimet e Pejgamberit s.a.v.s. i cili ka thënë: “Neve, shoqërisë së zgjedhur të pejgamberëve, All-llahu xh.sh. na ka udhëzuar që gjatë komunikimit me njerëz të lëshohemi në nivelin e tyre dhe që t’u flasim ashtu që këtë mund ta kuptoj intelekti i tyre.” (Ebu Davudi nga hazreti Ajshja, Ebi Bekr ibn esh-Shuhajr nga hazreti Omeri) 188.

Pejgamberi s.a.v.s. gjithashtu ka tënë: “Secili që njerëzve u drejton të folurit të cilin intelekti i tyre nuk mund ta kuptoj të njëjtët i ekspozon sprovave dhe rreziqeve.”

Hazreti Aliu ka thënë duke treguar në gjoksin e tij: “Këtu shtrihen depot e shkencës, sikur të kishte të atillë që këtë shkencë ta kuptojnë dhe ta transmetojnë.” Ky pohim i hazreti Aliut është i saktë. Zemrat e të devotshmëve janë varreza të fshëhtësive. Mësuesi diturin e tij nuk është i obliguar ta përcjellë tek secili. Diturin e tij nuk është i obliguar të përcjell tek ai i cili nuk mund ta kuptoj, dhe atë dituri nuk mund ta praktikoj as të ketë dobi nga ajo. Atëherë si të jetë i obliguar ta përcjell diturinë i cili në themel nuk e kupton?

Isai a.s. ka thënë: ”Mos e varni margaritarin në qafën e derrit. Urtësia është më e vlefshme se margaritari. Ai i cili urtësinë e urren është më i keq se derri.”

Prandaj është rregull që kriter i të drejtuarit të njeriut të jetë i lidhur me diturinë e tij dhe intelektin. Transmetohet që njërit nga dijetarët iu është bërë pyetje i cili nuk deshi të përgjigjej. I provokuar me këtë pyetësi iu kundërvu alimit: A nuk ke dëgjuar për hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. në të cilin qëndron: “Kush fsheh diturinë e dobishme në botën tjetër do t’i vihen frerët e zjarrit” (Ibn Maxhe nga ebi Se’idi) 189

Dijetari u përgjigj: “Lëri frerët dhe shko. Nëse vjen dhe pyet ai i cili pyetjen e kupton, dhe unë ia cungoj përgjigjen, All-llahu xh.sh. le të mi vejë frerët flakërues.”

All-llahu xh.sh. thotë:

“Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje…” (En Nisaë, 5) 190

Nëse duhet ruajtur pasurinë nga ai i cili nuk mund të disponoj, ruajtja e diturisë ka edhe më shumë përparësi.

7. Karakteristika e shtatë e mësuesit është që nxënësve të tij në rast se të kuptuarit e tyre është e kufizuar dhe limituar, tu ofroj dituri e cila do të jetë e qartë, duke mos hyrë në detale dhe precizitet.

Është fakt se secili njeri veten e mendon të ditur dhe të mençur, edhe i marri më i madh beson në perfektësinë e intelektit të tij! Për njeriun e rëndomtë më së miri është që pyetjet e sheriatit dhe akaidit t’i mbaj ashtu si i ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Nëse në këto çështje hyjnë në detale dhe finesa, ekziston rreziku që të bie në dilema dhe dyshime të cilat nuk do të mund t’i zgjidhë. Këto dyshime do t’i bëjnë të palumtur e disa do t’i shpie në shkatërrim. Edukimi i njeriut të rëndomtë duhet të fokusohet në çështjet e ibadetit, emanetit, shpërblimit dhe dënimit, Xhennetit dhe Xhehennemit, ashtu si flet Kur’ani për këtë. Shkurtimisht nuk duhet hapur tepër njeriut të rëndomtë dhe kështu ta ngarkoj, sepse kjo do t’ia çrregulloj natyrën dhe sistemin e jetës së tij. Debatimit dhe hulumtimit shkencor duhet përkushtuar njerëzit e arsimuar dhe inteligjent.

8. Karakteristika e tetë e mësuesit është që fjala mos të jetë në kolizion me veprat. Dituria kuptohet me mend-me syrin e brendshëm, ndërsa vepra kuptohet me syrin e jashtëm-ekstern. Ka shumë që shikojnë me syrin ekstern (të jashtëm), ndërsa pak të tillë që shikojnë me syrin e brendshëm. Nëse vepra e mësuesit është në kundërshtim me mësimet e tij aty nuk ka udhëzim. Secili që diç praktikon ndërsa të tjerët i kthen, tek të njëjtët vetëm se do të rritë dëshirën për vepra të tilla, sepse këta nisen nga logjika, që diç që nuk është e mirë, mësuesi nuk do ta vepronte.

Shembulli i mësuesit në krahasim me nxënësin është si shembulli i gravurës në argjilë ose si shembulli i shkopit dhe hijes së tij. Si do të mbetet gjurma nëse argjili nuk ka cilësi të gravurës? Si do të jetë hija e drejtë nëse shkopi është i shtrembët.

All-llahu xh.sh. thotë:

“A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?” (El Bekare, 44) 191

Gabimi i mësuesit është shumë më i madh se gabimi i injorantit, gabimi i tij është shumë më i madh sepse sipas shikimi në të shumë do të gabojnë. Për këtë kontekst hazreti Aliu ka thënë: “Qafën ma thyen dy njerëz: dijetari i pamoralshëm dhe sufiu injorant; i pari i humbi njerëzit në amoralitetin e tij, ndërsa i dyti i humbi me adhurimin e tij.”

Përgatiti: Dr. Ali Iljazi