|
Kėshilla pėr njė ushqyerje tė shėndetshme tė fėmijėve
Kėshilla pėr njė ushqyerje tė shėndetshme tė fėmijėve
Ushqyerja ėshtė njė proces mjaft i rėndėsishėm te fėmijėt,qė siguron njė rritje normale fizike dhe psikike.
Nė njė intervistė pėr Panorama,mjekja pediatre,dr.shk Shqipe Binbashi,jep disa kėshilla pėr kohėn e ndarjes nga gjiri dhe fillimin e ushqimit shtesė;
Doktoreshė, kur duhet tė fillojė dhėnia e ushqimeve shtesė tek fėmijėt qė ushqehen me gji?
Sipas rekomandimeve qė jep OBSH,ushqimi vetėm me gji pėr moshėn nga 4-6 muaj ėshtė ideal.
Pėrpjekjet e disa nėnave pėr tė filluar ushqimet solide mė herėt se muaji i katėrt,janė tė gabuara.
Por edhe fillimi i ushqimeve solide mė vonė se 6 muaj,nuk ėshtė i kėshillueshėm,sepse fėmija mund tė mos reagojė mirė nė ushqyerje.
Periudha mė e pėrshtatshme e fillimit tė ushqimeve tė tjera,pėrveē qumėshtit tė gjirit,ėshtė nga muaji i 4-6 i jetės sė fėmijės.
Nė kėtė periudhė,aparati tretės i fėmijės arrin tė thithė dhe tė tresė,pėrveē qumėshtit tė gjirit,edhe ushqime tė tjera.
Po ashtu, unksioni i veshkave pėrballon njė sasi mė tė madhe proteinash dhe mineralesh.
Cilat janė ushqimet mė tė pėrshtatshme nė kėtė moshė?
Varet nga tradita familjare,ose preferenca e prindit nė pėrzgjedhjen e ushqimit tė parė shtesė.
Mund tė fillohet me drithėrat.Preferohet mielli i orizit,pėr vetitė hipoalergjike. Por mund tė fillohet edhe me pure zarzavatesh.
Kėto gatime duhet tė pėrgatiten me qumėsht industrial (formula standarde), tė paktėn deri nė fund tė vitit tė parė.
Qumėshti i lopės nė kėtė periudhė nuk kėshillohet,pėr mangėsitė nė pėrbėrje,ku mė e rėndėsishmja ėshtė deficiti nė hekur qė shkakton aneminė tek fėmija.
Ushqimi i ri duhet filluar me sasi tė vogėl,pėr tu shtuar gradualisht,nė varėsi tė tolerancės sė stomakut tė fėmijės.
Pasi tė jetė mėsuar me ushqimet e para,gradualisht shtohet mishi i homogjenizuar,djathi,veza etj.
Duhet tė kihet parasysh qė ushqimet solide tė jepen me lugė,nė mėnyrė qė tė mėsohen reflekset e pėrtypjes nga fėmijėt.
Po ashtu lėngjet duhet tė pihen me gotė,sepse dhėnia me biberon,sidomos e lėngjeve tė frutave mund tė favorizojė kariesin.
Ēfarė kėshillash mund tu jepni prindėrve nė kėtė periudhė?
Duhet tė vihen re ndryshimet nga fillimi i ushqimeve tė reja tek fėmija. Kėshtu,sė pari, duhen vėrejtur ndryshimet nė traktin tretės (shfaqja e diarresė,tė vjellave, dhimbjeve tė barkut etj.).
Po ashtu duhen vėnė re ndryshimet nė lėkurė;rash,urtikarie si dhe ndryshimet nė traktin respirator;vėshtirėsi nė frymėmarrje,shenja kėto tė njė alergjie ushqimore.
Ēfarė mund tė bėhet kur fėmija refuzon ushqimin?
Nė pėrgjithėsi refuzimi i ushqimit ėshtė problem gjatė periudhave tė sėmundjeve,kur anoreksia dhe refuzimi i ushqimit ėshtė i paevitueshėm.
Duke qenė se sėmundja ėshtė e pėrkohshme,mjafton tė mbėshtetet sipas rastit me dhėnie lėngjesh nga goja,ose nė venė (parenteral),pėr tė evituar rėnien nė peshė.
Prindėrit duhet tė dinė se rregullat e rrepta, pa marrė parasysh oreksin dhe dėshirėn e fėmijės pėr tu vetushqyer,pėlqimin,ose jo nga fėmija e njė ushqimi tė caktuar,shpesh bėjnė efekt tė kundėrt.
Pra,nė vend qė tė nxisin fėmijėn nė ushqyerjen,e shtyjnė ta refuzojė.
Nė periudhat pa oreks nuk duhet insistuar tė merret patjetėr e gjithė sasia e ushqimit.
Si duhet tė jetė ushqyerja nė fėmijėt 1-3 vjeē?
Nė kėtė moshė fėmija ka prirje tė jetė i pavarur nė ushqyerje dhe kjo duhet inkurajuar.
Mbas vitit tė parė,ushqimi duhet tė jetė i pasur me tė gjitha komponentėt, por tė pėrpunuara mirė nė drejtim tė zierjes dhe grimcimit.
Gjatė vitit tė tretė tė jetės,me plotėsimin e gojės me dhėmbė,ushqimi gradualisht i afrohet ushqimit tė tė rriturit.
Nė kėtė periudhė fėmijėt manipulojnė me ushqyerjen pėr tė tėrhequr vėmendjen dhe pėr tė arritur plotėsimin e dėshirave tė tyre.
Kėtu mund tė fillojnė gabimet nė ushqyerje, pėr shkak tė produkteve ushqimore tė gatshme,zakonisht tė shijshme,shpesh tė ėmbla,qė reklamohen nė treg.
Kjo ėshtė arsyeja qė nė kėtė periudhė,rreziku i fillimit tė obezitetit tė jetė mjaft i lartė.
Kėshilla
Gjatė ushqyerjes sė fėmijės duhet mbajtur parasysh qė:
Konfuzioni dhe zhurma nė kohėn e ushqyerjes i tėrheq vėmendjen fėmijės;
Nuk duhet mbajtur televizori hapur nė kohėn e ngrėnies;
Duhet tė evitohen diskutimet me zė tė lartė;
Nuk duhen bėrė komente negative pėr ushqimin nga tė rriturit,gjė qė influencon edhe tek fėmija;
Duhet inkurajuar dėshira e fėmijės pėr tu ushqyer vetė pas vitit tė parė;
Lejojeni fėmijėn tė ushqehet nė tavolinė me gjithė familjen;
Edukojeni fėmijėn tė ushqehet me orare,ku 3 vakte tė jenė tė mėdha dhe 2 vakte tė ndėrmjetme,qė mund tė jenė fruta,ose lėngje frutash,kos me fruta etj.,zakone qė duhet tė vazhdojnė edhe nė moshė mė tė rritur.
Pergatiti:Aida Malaj
Per:Panoramen
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
|