|
Keshille nga Imam Shafi (Allahu e meshirofte)
Bajhaki transmeton nė Manakib ush-shafi se Muzani tha se ai shkoi tė takonte Shafin kur po i afrohej vdekja dhe tha qė i thashė:
Si je o Abu Abdullah?
Mu pėrgjigj: Jam si dikush qė po largohet nga kjo botė duke u ndarė me vėllezėrit e tij duke iu afruar takimit me Allahun dhe duke u pėrballuar me veprat e mia tė kėqia dhe unė nuk e di nėse do tė shkoj nė xhenet apo nė xhehenem.
Unė (Muzani) i thashė: O Abu Abdullah, Allahu tė mėshiroftė!
Ai mu pėrgjigj: Ki frikė Allahun dhe pėrfytyro ahiretin nė zemrėn tėnde. Bėje vdekjen pjesė tė asaj qė sheh me sytė e tu dhe mos harro kurrė se pozita jote ėshtė nė duart e Allahut. Qėndro larg harameve. Pėrmbushi obligimet. Bėhu me tė vėrtetėn kudo qė ajo tė jetė. Mos i nėnvlerėso favoret e Allahut mbi ty sado tė vogla qofshin ato, por falendero. Dhe bėje heshtjen tėnde tė jetė njė kohė pėr reflektim dhe tė folurėn tėnde njė kohė pėr pėrkujtim dhe mendimet e tua shembull. Fali ata qė tejkalojnė ndaj teje, tregohu i mirė me ata qė tregohen tė kėqinj me ty, bėj durim ndaj fatkeqėsive, kėrko strehim tek Allahu nga zjarri me takwah.
Unė (Muzani) i thashė: Mė shto dijen, Allahu tė mėshiroftė o Abu Abdullah!
Shafi tha: Bėje vėrtetėsinė gjuhėn tėnde, besnikėrinė bėje jastėkun tėnd, mėshirėn frutet e tua, falenderimi yt tė jetė pastėrtia jote, biznesi yt tė jetė vėrtetėsia, zbukurimi yt tė jetė dashuria vllazėrore, Libri tė jetė urtėsia jote, bindja tė jetė jeta jote, gėzimi tė jetė amaneti yt, tė kuptuarit tė jetė zgjuarsia jote, shpresa tė jetė qėndrueshmėria jote, frika tė jetė mbulesa jote, sadakaja tė jetė kėshtjella jote, zekata tė jetė nga veprat e tua tė mira, modestia tė jetė udhėheqėsi yt, mbėshtetja jote tek Allahu tė jenė armėt e tua dhe dynjaja tė jetė burgu yt. Varfėria tė jetė shoku yt, vėrtetėsia tė jetė emiri yt, haxhi dhe xhihadi tė jenė dėshirat e tua, bėje Kuranin atė me tė cilėn ti flet, merr si mbrojtės dhe aleat Allahun, kushdo qė i ka kėto cilėsi, xheneti bėhet vendi i tij.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|