Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 23-03-2006, 10:26
Grafika e Mesudi
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
Mesudi has a reputation beyond reputeMesudi has a reputation beyond reputeMesudi has a reputation beyond reputeMesudi has a reputation beyond reputeMesudi has a reputation beyond reputeMesudi has a reputation beyond reputeMesudi has a reputation beyond repute
Kėshillė tė riut qė kupton

Kėshillė tė riut qė kupton

Shpėrblimi apo dėnimi ėshtė i lidhur me llojin e punės, e ti a je i gatshėm qė tė sprovohesh nė nderin tėnd, qoftė tash apo mė vonė pėr t'i kėnaqur epshet tua? Nėse thua: Do tė pendohem para se tė martohem, apo para se tė mė lindė vajzė!, tė pyes: Kush tė garanton se All-lahu [subhanehu ve teala] ta pranon pendimin me kėtė qėllim e nuk tė sprovon? All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

"Ndėshkimi i tė keqes, bėhet me njė tė keqe nė tė njejtėn masė"
[Esh-shura, 40]


Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)

"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)


Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...



Vėlla i nderuar... Shpresoj ta lexosh kėtė shkrim me shpirt i qetė, ashtu siē kam vepruar unė, larg mocioneve dhe marrjes sė ndonjė qėndrimi negativ para se ta pėrfundosh sė lexuari, sepse i menēur ėshtė ai i cili dėgjon e nė fund konkludon! Ndodhw qė ndonjėri prej nesh tė bėj disa vepra, i nxitur nga epshi, pa mos menduar thellė pėr pasojat qė mund tė rezultojnė. Prej atyre veprave ėshtė kontaktimi me gjininė e kundėrt. Pėr kėtė i themi kėtij tė riu qė tė ndalet nw njė ēast dhe tė shikojw nė dritė veprėn e tij: Vajza me tė cilėn kontakton ėshtė prej individėve tė shoqėrisė tėnde, e kjo do tė thotė se ti i ndihmon shkatwrrimit tė asaj shoqėrie pėr tė kėnaqur epshin tėnd, edhe pse prej teje si bir i Islamit kėrkohet qė tė luash rolin e pėrmirėsuesit. Apo mos dėshiron pėr shoqėrinė tėnde degjenerimin? E reja me tė cilėn kontakton, nxit pwr tė bėjė amoralitet, apo ndoshta edhe keni bėrė, por dije se nė tė ardhmen nėse ajo nuk ėshtė bashkėshortja yte do tė jetė bashkėshortja e ndonjėrit prej tė afėrmve tu apo e ndonjėrit prej muslimanėve, ashtu siē mundet qė vajza e cila ka kontaktuar me ndonjė tė huaj tė jetė bashkėshortja yte nė tė ardhmen, qw tė jetė kjo sprovė dhe dėnim pėr ty nga ana e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "Tė kėqiat gra ose fjalė janė pėr tė kėqinjtė" (NUR 26).

Degjenerimi i femrės do tė thotė degjenerim i tėrė shoqėrisė, fatkeqėsi qė mund ta fillosh e ta ndihmosh ti dhe tė mbarojw nė familjen tėnde. Vajza qė sot degjenerohet prej teje ose ndokujt tjetėr mund tė jetė shoqe e bashkėshortes tėnde, motrės tėnde apo ndonjė tė afėrmes tėnde e pastaj ajo tė ndikojė tek ato pėr shkak se tė gjitha janė pjesė e pandashme e shoqėrisė. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na e ka tėrhequr vėrejtjen nga ky rrezik duke thėnė: "Keni dro dunjanė dhe gratė, se sprova e parė e israilėve kanw qenė me gratė" (Transmeton Muslimi). Nėse njė vajzė dėshiron tė ketė lidhje tė paligjshme (haram) me ty, atėherė ē'faj ka familja e saj qė t'ua nxishė nderin? Dėshira e saj nuk ėshtė arsye pėr armiqėsimin e tėrė familjes. Me fjalė tjera, nėse ndokush mban lidhje tė paligjshme me ndonjėrėn prej familjes tėnde e pastaj kjo gjė del nė shesh, a mjafton arsyetimi i kėtij personi pėr cenimin e nderit tė familjes tė thotė: "Ajo mė propozoi!?". Po tė pėrmendi rastin e njė tė riu icili erdhi te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha atij: "Mė lejo qė tė bėj prostitucion". Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha: "A e dėshiron tė njejtėn pėr nėnėn tėnde, bijėn, bashkėshortėn, hallėn dhe tezėn tėnde?" Ai tha: "jo o i dėrguari i All-llahut". Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "As tė tjerėt nuk e duan kėtė pėr bijat, motrat, hallat dhe tezet e tyre". (Transmeton Ahmedi nga Ebi Umame). Nėse tė bie tė zgjedhėsh vdekjen apo cenimin e nderit, si do tė kishe vepruar? Atėherė si i lejon vetes tė marrėsh nderin e huaj nėpėr kėmbė? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kush vritet duke mbrojtur familjen e tij, ėshtė dėshmorė" (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, sahih).

Si ndjehet ai i cili jeton sė bashku me ty nė njė shoqėri e ti prekė nderin e tij? A tė mjafton tė jesh i pandershwm njė herė, dy apo tri herė, apo djalli dėshiron shkatėrrimin tėnd? Pandershmwria nuk ndalet lehtė. Ata vazhdon si zinxhirė dhe kjo paraqet rrėshqitje tė rezikshme nė jetėn e kėsaj bote dhe nė botėn tjetėr. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: " Djalli ėshtė armiku juaj, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thėrret atė grupin e vet, vetėm pėr t'i bėrė banues tė zjarrit" (Fatir 6). Kam dėgjuar njė fjalė tė urtė qė thotė: "Shpėrblimi apo dėnimi ėshtė i lidhur me llojin e punės, e ti a je i gatshėm qė tė sprovohesh nė nderin tėnd, qoftė tash apo mė vonė pėr t'i kėnaqur epshet tua? Nėse thua: Do tė pendohem para se tė martohem, apo para se tė mė lindė vajzė!, tė pyes: Kush tė garanton se All-lahu [subhanehu ve teala] ta pranon pendimin me kėtė qėllim e nuk tė sprovon? All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "Ndėshkimi i tė keqes, bėhet me njė tė keqe nė tė njejtėn masė" (Esh-shura 40). Mos harro se edhe ti ke nėnė, motėr, bashkėshorte, bijė, vajzė tė hallės e tė tezes, pra ruju dhe ki kujdes!"

Imam Shafiu [rahimehull-llah] thotė: "Zinaja (prostitucioni) ėshtė borxh qė nėse e merr prej ndokujt, e kthen me nderin e familjes". Njerėzit ndahen nė dy grupe: nė pėrmirėsues dhe shkatėrrues. Nė cilin grup do ta antarėsosh veten? All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar ērregullimin. Ai thotė nė Kur'an: "Mos bėni ēregullime nė tokė pas rregullimit tė saj" (A'raf 56). Si do tė ishe ndier nėse duke bėrė amoralitet rastisin prindėrit tu, vwllezėrit, shokėt qė tė kanė dashur e besuar, armiqtė qė ta duan tė keqen e mė nė fund tėrė njerėzit dhe tė shohin nė atė gjendje? E ē'mendon sikur tė ishe larg syve tė tyre, nė vend tė sigurtė, ku megjithatw syri i All-llahut [subhanehu ve teala] tė sheh? A nuk mendon pėr atė ditė kur do tė dalėsh para All-llahut [subhanehu ve teala] nė tokėn e ringjalljes? Nėse je i menēur dhe i fuqishėm e ke mundėsi tė luash me nderin e muslimanėve pa mos ditur njerėzit pėr veprat tua, ē'mendon pėr ajetin kur'anor: "Mos mendoni se All-llahu ėshtė i paditur e i pavėmendshėm pėr atė qė bėjnė zullumqarėt, por Ai u jep atyre kohė deri nė njė Ditė kur sytė do tė zgurdullohen prej tmerrit" (Ibrahim 42). A mendon se mosdija e njerėzve pėr veprat tua ėshtė nder prej All-llahut? Mos u mashtro se mund tė jetė shkallėzim nė zjarr dhe pėr ta takuar All-llahun duke i bėrė ato vepra, e atėherė: Kush vdes nė njė gjė do tė ringjallet nė po tė njejtėn gjė. (Silsiletu-sahihatu 282)

Pastaj nėse llogarisim se All-llahu t'i ka mbuluar tė kėqiat, a nuk turpėrohesh prej Tij? A nuk pendohesh? Deri kur do tė vazhdosh nė mėkate? Fundi i rrugės sė jetės tėnde ėshtė vdekja." Atėherė ēdokush do tė paguajė ēfarė ka fituar..." (Bekare 281). A ke mundėsi qė ta ndwrrosh kėtė realitet, kėtė rrugė qė e ndjek ēdonjėri? Atėherė pėrse nuk pėrgatitesh pėr vdekjen, varrin e tmerrin e tij, urėn e Siratit e rrezikun e saj? Dije se do tė vdesėsh i vetėm, do tė ringjallesh i vetėm dhe do tė japėsh llogari i vetėm. Transmeton Buhariu nė Sahihun e tij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Mbrėmė mė erdhėn dy njerėz tė panjohur dhe mė thanė: Nisu!". Pastaj pėrmendi rastin derisa arriti te fjala e tij: Arritėm afėr njė objekti qė dukej si furrė. Aty dėgjoheshin zėra dhe kėlthitje e ne shikuam nė tė. Kur ja, nė tė pamė burra e gra tė zhveshura, u vinte flaka nga poshtė. ?doherė qė u vinte flaka kėrcenin sa qė nuk dilnin (nga furra)". Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pyeti melekėt pėr ata njerėz e ato iu pėrgjigjėn: "Ata burra dhe gra tė zhveshura janė lavirėt dhe laviret". Nėse thua nuk mund tė martohem pėr shkak kushteve tė vėshtira, atėherė zgjidhja nuk ėshtė nė ndjekjen e rrugės sė haramit. Ecja yte rrugės sė haramit duke u ballafaquar me vėshtirėsi dhe duke harxhuar mund , pasuri e mendime e pėr kėtė dėnohesh e nuk shpėrblehesh, mund zėvendėsohet me ndjekjen e rrugės sė hallallit ku ke vėshtirėsi po ashtu, por nė kėtė rrugė shpėrblehesh. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]thotė: "Allahu ia ka bėrė obligim vetes t'u ndihmojė tre njerėzve, prej tyre pėrmendi: "Atij qė dėshiron tė martohet pėr tu mbrojtur nga zinaja (prostitucioni)". (Tansmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu. Albani thotė hadithi ėshtė hasen).

C'po zgjedhė? Tė marrurit me ndonjė vepėr e shtyn njeriun qė ta dojė atė vepėr dhe tė thėrrasė nė tė. Pėr kėtė shkak ekziston frika pėr atė qė bėn amoralitet qė ta tolerojė ēderimin edhe nė familjen e tij e me kėtė tė bėhet DEJUTH (Ai qė nuk xhelozon pėr nderin e familjes sė vet. Eshtė vėrtetuar se Pejgamberi ka thėnė: "Al-llahu nuk do tė shikojė Ditėn e Kijametit nė tre njerėz: Nė atė qė nuk respekton prindėrit e tij, femrėn qė iu pėrgjanė meshkujve dhe dejjuthin". Vėlla musliman... femra me tė cilėn mban kontakt tė paligjshėm ndodhw qė tė jetė e martuar, a e din se me kėtė vepėr ke bėrė njė krim tė madh andaj, jo vetėm nė nderin e femrės por edhe nė nderin e bashkėshortit tė saj. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Nuk ėshtė prej nesh ai qė degjeneron gruan e martuar". (Transmeton Ebu Davudi). Pastaj ke prekur edhe nderin e fėmijėve nėse ajo ka fėmijė. ?farė faji kanė ata qė tė ndytet nderi i tyre e tė ndahen prindėrit e tyre e mė pas tė devijojnė nė jetė? Pėr gjithė kėtė pėrgjegjės je ti. A ke ndonjė arsye para All-llahut [subhanehu ve teala]?

Nė fund shpresoj tė mos jesh prej atyre pėr tė cilėt All-llahu ka thėnė: "Dhe kur i thuhet atij: Kij frikė All-llahun; ai udhėhiqet nga arroganca (krenaria, mospėrfillja) nė krime tė mėtejshme. Kėshtu, pėr tė ėshtė i mjaftueshėm Xhehenemi". (Bekare 206). Pra kthehu tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe dije se pendimi i anulon mėkatet e tė kaluarės shpejto kah pendimi i sinqertė para hyrjes tėnde nė varr dhe para se tė mirresh nė pyetje pėr veprat tua. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "Por kushdoqė pendohet pas krimit tė bėrė dhe kryen vepra tė mira e tė drejta (duke iu nėnshtruar All-llahut) atėherė sigurisht All-llahu do ta falė atė (do t'ia pranoj pendimin). Pa dyshim qė All-llahu ėshtė gjithnjė Falės i Madh, Mėshirėplotė" (Maide 39). Po ashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "Thuaj : O robėt e mi qė keni kaluar caqet kundėr vetvetes (duke kryer ligėsi e gjynahe) ! Mos i humbni shpresat nga mėshira e All-llahut, vėrtet All-llahu i falė tė gjitha gjynahet. Ai gjithnjė ėshtė Falės i Madh, Mėshirėplotė. Dhe kthehuni me pendim e pėrkushtim me besim tė vėrtetė te Zoti juaj..." (Ez-zumer 53/54).

Vėlla i ri. Shfrytėzoje rininė tėnde para pleqėrisė, jetėn para vdekjes dhe pėrdore menēurinė tėnde pėr dobinė e Islamit e muslimanėve, pėr ngritjen e flamurit tė kėsaj feje tė pastėr.All-llahu tė bėftė udhėzues, prijės tw tė mirės dhe tė vėrtetės, e tė gjithė neve na furnizoftė me moral tė pastėr dhe devotshmėri.

VE SAL-LALL-LLAHU ALA NEBIJNA MUHAMMED VE ALA ALIHI VE SAHBIHI VE SEL-LEM
__________________
O ju qė keni besuar, a t’ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
T’i besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
aisha17 (20-04-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Vura shamin pa miratimin e prindėrve, babai kur e kuptoj ma hoqi dhe mė qortoj... alba86 Pyetje-Pėrgjigje 11 25-09-2008 08:49
Kėshillė nga Poeti arab - Shkėputur nga njė ders i Sadullah Bajramit Muhammed AbdulMalik Kėshilla tė Pėrgjithshme 5 21-08-2008 19:42
Feja ėshtė kėshillė Keshille Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 07-08-2008 01:18


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 13:01.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.