Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 1 prej 2 12 FundFund
Rezultatet 1 deri 10 prej 11

Tema: Kiameti në fund të 2012-ës?

  1. #1
    Grafika e Abdurrezak
    Abdurrezak nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    08-08-2008
    Postimet
    1,226
    All-llahu të shpërbleftë
    2,643
    Falënderuar 1,917 herë në 804 Postime
    Rep Fuqia
    739

    Kiameti në fund të 2012-ës?

    Cila është e vërteta se NASA po ruajtka të dhëna sekrete për kohën e ndodhjes së Kataklizmës?

    Autor: Inxh. Abdu'd Daim El Kehil

    Parashenja të Kiametit ka shumë edhe pse ndodhjen e saktë të tij nuk e di kush pos Allahut të Madhëruar. Të gjitha ato paralajmërime të ndodhjes së Kiametit në vitin 2012 nuk janë më të sakta apo të vërtetuara sesa ato të mëparshmet për vitin 2000. Ja, viti 2000 kaloi dhe asgjë nuk ndodhi. Kjo nëse tregon për diç atëherë tregon se të fshehtën (gajbin) nuk e di kush përveç Allahut të Madhëruar, i Cili thotë: Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)".

    Ky ajet kur'anor na vërteton se ndodhjen e Kiametit nuk e di askush përveç Allahut dhe se momenti kur do të ndodhë do të jetë pa parashenja.
    Astrologët (falltaret), pozita shumë e lartë e Muhammedit, alejhi's selam tek Allahu i Madhëruar që megjithëkëtë nuk e dinte ndodhjen e saj, nuk i ka penguar të pretendojnë se 2012-ta do të jete koha e ndodhjes së Kiametit.


    Lajme të (stër)fryra

    Një zbulim "shkencor", që në fakt nuk ka të përbashkët asgjë me shkencën, është përhapur shumë kohëve të fundit në internet. Revista shkencore teknologjike amerikane "Shkencëtarët e rinj" (New Scientists) ka publikuar një raport akademik të përpiluar nga një grup shkencëtarësh te cilët vërtetojnë se ditët e fundit të shtatorit të 2012-ës do të goditen me një erë diellore shkatërruese, e cila ka gjasë botën ta rikthejë në gjendjen e mesjetës. Hulumtuesit këtë furtune - shtrëngatë ia atribuojnë funksionalizimit te disa galerive nga grimca - copëza te degëzuara dhe te mbushura me energji nga dielli, te cilat godasin token dhe gjerat përreth ne forme te rregullte periodike.

    Ekspertët e kësaj lëmie dhanë edhe disa nga fenomenet e kësaj furtune, si: mbushja e qiellit me skuqje të zjarrtë duke ia shtuar kësaj edhe përhapjen e shtyllave për dallgëzim të gjelbër të skuqur. Në horizont do të shfaqen dallgëzime ngjyrë portokalli të lidhura njëra me tjetrën gjatë paraqitjes së qartë të Aurorës e cila shihet në mesin verior të tokës.

    Ky lajm natyrisht se nuk është i detajizuar shkencërisht ngase paraqet vetëm mendimin personal të një shkencëtari që nuk e mbështetet dot në argument shkencor. Madje ai as nuk rrëfen se prej nga erdhi me këto paralajmërime dhe në çka bazohet kur konkludon këtë mendim. Si ka mundësi kjo erë diellore e cila ndodhë vazhdimisht të jetë shkatërruese për tokën? Përse ligjet fizike të cilat i vendosi Allahu i Madhëruar për gjithësinë do të ndërrojnë? Si do të pajisen me forcë këto grimca diellore për të arritur tek toka dhe për ta djegur atmosferën me gjithë diturinë se dielli ka 5 miliardë vite dhe erëra të tilla ka patur miliona herë?!

    Kiameti 2012, teori të paqëndrueshme

    Ueb sajti CNN publikoi këtë lajm rreth paralajmërimeve për të 2012-tën. "Në kohën kur nga imagjinata filloi të shlyheshin paralajmërimet për v.2000 dhe teoritë për fundin e botës, filluan të na depërtojnë – përhapen profeci për kinse fundin e jetës në vitin 2012. Disa mendojnë se ky vit përgëzon për një etapë të re derisa të tjerët, me këmbëngulje, pohojnë se ky vit është fundi i tokës. Ky lajm u publikua në shumë libra e ueb sajte të cilat përcaktojnë edhe kohën e ndodhjes, respektivisht 21 shtator 2012. Ajo është ditë e caktuar.

    Kjo histori (datë) aludon në fundin e jetës tek civilizimi maja , e cila zgjati 5126 vjet. Ndonëse dihet për civilizimin maja dhe për pasionin e tyre për astronomi dhe njohuritë e tyre të thella në këtë fushë, megjithatë nuk dihet nëse zgjedhja e kësaj dite është bërë për shkak të ndodhjes së ndonjë fatkeqësie me të cilën do të shënojë bota fundin e vet. Kjo gjë ndezi fitilin e shumë teorive përkitazi me fundin e botës.

    David Stuart, drejtor i qendrës "Mesoamerican" në Universitetin e Teksasit, thotë: Ekzistojnë shumë njerëz që besojnë se fundi i botës është i ndërlidhur me besimet e Majasve. Kjo nuk është e vërtetë ngase asnjë mendimtar i popullit maja nuk e përmendi kurrë këtë gjë".

    Megjithëkëtë, po fute shifrën 2012 në motorin kërkues në internet, do të gjesh ueb sajte të shumta që merren me këtë temë. Disa prej tyre japin udhëzimet paraprake për shpëtimin nga kjo ditë; disa instruksionet për veshjen në atë ditë, si këmisha me mbishkrime "2012..fundi", ose "Kiameti 2012".

    Një numër teorish thonë se atë ditë toka do të fillojë rrotullimin në të kundërtën e asaj që ka qenë më parë. Ajo do të përjetojë disa erëra diellore të cilat do të shkaktojnë shpërthimin e vullkaneve dhe shkrirjen e akullnajave.

    Kjo, po të thuhej se do të jete përmbajtja e një filmi artistik, mund të besohej dhe kështu do të zgjidhnim nyjën e kësaj problematike ngase Hollivudi është duke përgatitur një film për këtë, ndryshe, e vërteta është tërësisht e kundërt.

    Edhe producentët e shtypshkronjave kanë bërë të njëjtën gjë. Ata publikuan me qindra libra me titull 2012 dhe ende, si rezultat i kërkesës së lexuesve, janë në pritje të ribotimeve në muajt e ardhshëm. Prej këtyre librave është edhe "Apocalypse 2012" (2012 Fundi i botes) në të cilin autori Lorens Xhozef sjell një mori ndodhish që mund të ngjajnë atë ditë. Megjithatë Lorensi nuk mendon se ajo ditë është fundi i botes. Ai përmend se 21 shtatori 2012 përputhet në solstikun (kthimin e diellit në kohën dimërore) sikurse që ajo ditë do të përjetojë një paralelizëm të diellit me galaktikën e Rrugës së Qumështit.

    E vërteta e tërë kësaj çështjeje

    Nëse rikthehemi tek ueb sajti i NASA-s, gjejmë të publikuar lajmin e zakonshëm për erën diellore e cila ndodhë vazhdimisht çdo 11 vjet. Ajo quhet Sunspot Cycle (Cikli i njollës diellore) ndërsa viti 2012 do të jetë vetëm një vit që kjo erë do të jetë më e fuqishme për 30-50 %, gjë kjo shumë normale.

    Kurse ata që besojnë në mitet maja-se gjetën një përputhje të ditës së premtuar në v. 2012 dhe rrotullimit diellor, i cili ndodhë në të njëjtin vit, kështu që shfrytëzuan këtë dhe përhapën idetë e tyre. Vitet në vijim do të vërtetojnë rrenën e këtyre falltarëve dhe atë shumë lehte ngase ajo nuk ka për bazë shkencën por hiperbolat, ekzagjerimet dhe konkluzionet e zhdrejta.
    Parashikimet e UCAR-it

    Hulumtimi i shkencëtarëve te UCAR për erën diellore që ndodhë çdo 11 vite rezultoi të jetë i suksesshëm. Era e ardhshme mund të shkaktoje avari tek disa satelite në gjithësi dhe mund të ndikojë negativisht te rrjete të caktuara energjetike për shkak se disa grimca diellore që shoqërojnë erën mund të depërtojnë nëpërmjet atmosferës dhe të shkaktojnë prishje tek skema komunikuese (lidhjet). Të gjitha këto parashikime mund të ndodhin në një apo formë tjetër.

    Rezyme

    Ne si besimtarë karshi këtyre parashikimeve famëkeqe të falltarëve duhet të kemi qëndrim negativ duke mos mohuar pjesën e kredos islame se Dita e Kiametit nuk është larg, siç na njoftoi Muhammedi, alejhi's selam: "Unë dhe Çasti (Kiameti) jemi dërguar bashkërisht kështu – duke afruar dy gishtat e dorës pranë njeri tjetrit".


    Kurse Allahu i Madhëruar thotë: "Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!".

    Fatkeqësitë që i shohim sot, qofshin ato në natyrë, në ngrohjen globale, në shkrirjen e akullnajave, në ndotjen e madhe të ambientit, nuk janë gjë tjetër vetëm se parashenja të vogla të Kiametit pas së cilave do të vijnë ato të mëdha, si: shfaqja e Je'xhuxhëve dhe Mexhuxhëve, lindja e diellit nga perëndimi, shfaqja e Dexhallit, ardhja e Isait, alejhi's selam, për të cilat na lajmëroi Muhammed Mustafaja, alejhi's selam.

    Në pritje të kësaj dite të pamohuar, ne, në vend se të merremi me profecitë e rreme të falltarëve, duhet të bëjmë vepra të mira, t'i shërbejmë librit të Allahut të Madhëruar, Sunnetit të Resulullahit, alejhi's selam, ta përhapim diturinë e dobishme ngase feja jonë është madhështore dhe meriton tretman më cilësor dhe prezantim sa më të gjerë në botë!


    Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

    Burimi: ãæÞÚ ÚÈÏ ÇáÏÇÆã ÇáßÍíá ááÅÚÌÇÒ ÇáÚáãí Ýí ÇáÞÑÂä æÇáÓäÉ
    Ibn Kajimi rahimehullah ka thënë: “Ka shumë njerëz të cilët i sheh se u ruhen të këqijave dhe të ligave, ndërsa gjuha e tyre bën masakër në të gjallët dhe të vdekurit, ndërsa ai aspak nuk vret mendjen se çfarë flet.”

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 9 Përdorues në vijim:


  3. #2
    argumenti80 nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    07-05-2009
    Postimet
    28
    All-llahu të shpërbleftë
    1
    Falënderuar 37 herë në 19 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    prralla te nastradinit

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Grafika e shkumbin
    shkumbin nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    06-07-2008
    Lokacioni
    Ferizaj
    Postimet
    136
    All-llahu të shpërbleftë
    579
    Falënderuar 219 herë në 102 Postime
    Rep Fuqia
    208

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    keto jan thenje qe nuk jan te erteta. ne vitin 2012 apo 2014 nukjam i sigurt ka parashikuar edhe nastradamus

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Grafika e Ndihmëtar i Sunnetit
    Ndihmëtar i Sunnetit nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-04-2008
    Postimet
    1,000
    All-llahu të shpërbleftë
    1,219
    Falënderuar 1,421 herë në 620 Postime
    Rep Fuqia
    623

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    Vetem Allahu e din te ardhmen per neve o gajb - Lus Allahun qe ta shtoj besimin dhe te na forcoj ne diten kur dalim para TIJ
    Ka thënë Ibën Kajjimi :
    1. Kush e rregullon brendësinë (vetminë) e tij Allahu do t`ia rregullon të jashtmen e tij.
    2. Kush e rregullon atë që duhet mes tij dhe Allahut, Allahu do t`ia rregullon atë që duhet mes tij dhe të tjerëve.
    3. Kush punon për ahiretin e tij, Allahu do të kujdeset për dunjanë e tij.

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  9. #5
    Al-Ban nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    29-04-2009
    Postimet
    21
    All-llahu të shpërbleftë
    25
    Falënderuar 59 herë në 14 Postime
    Rep Fuqia
    135

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    A Mund ta dij ndokush tjetër Vitin, Ditën apo edhe Datën se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit ???


    Salaam Aleikum
    ε♠▼√|≈!ú↔↕◘╙

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  11. #6
    Grafika e Ndihmëtar i Sunnetit
    Ndihmëtar i Sunnetit nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-04-2008
    Postimet
    1,000
    All-llahu të shpërbleftë
    1,219
    Falënderuar 1,421 herë në 620 Postime
    Rep Fuqia
    623

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    Citat Postuar fillimisht nga Al-Ban Shiko Postimin
    A Mund ta dij ndokush tjetër Vitin, Ditën apo edhe Datën se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit ???


    Salaam Aleikum


    alejkum Selam we rahmetullah i nderuari Al-Ban Vitin , Ditën dhe daten kerkush smund ta dij perpos ZOTIT TE KSAJ DITE.

    Allahu na falt
    Së fundi përpunuar nga Ndihmëtar i Sunnetit: më 06-08-2009 11:22
    Ka thënë Ibën Kajjimi :
    1. Kush e rregullon brendësinë (vetminë) e tij Allahu do t`ia rregullon të jashtmen e tij.
    2. Kush e rregullon atë që duhet mes tij dhe Allahut, Allahu do t`ia rregullon atë që duhet mes tij dhe të tjerëve.
    3. Kush punon për ahiretin e tij, Allahu do të kujdeset për dunjanë e tij.

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  13. #7
    Al-Ban nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    29-04-2009
    Postimet
    21
    All-llahu të shpërbleftë
    25
    Falënderuar 59 herë në 14 Postime
    Rep Fuqia
    135

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    Citat Postuar fillimisht nga Ansar al Sunnah Shiko Postimin
    alejkum Selam we rahmetullah i nderuari Al-Ban Vitin , Ditën dhe daten kerkush smund ta dij peros ZOTIT TE KSAJ DITE
    Faleminderit, atehere nuk e dija qe ekzistonin kaq shume injoranta ne bote (me perkatesisht ne kosove).

    shiko kete debat te shkurter :

    Shiko nga faqja 2 derii ne faqen 3.

    Besoj nuk eshte e mundimshme per ju.

    Salaam Aleikum.
    Së fundi përpunuar nga Ebu Hatib: më 06-08-2009 16:35
    ε♠▼√|≈!ú↔↕◘╙

  14. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  15. #8
    Grafika e Ndihmëtar i Sunnetit
    Ndihmëtar i Sunnetit nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-04-2008
    Postimet
    1,000
    All-llahu të shpërbleftë
    1,219
    Falënderuar 1,421 herë në 620 Postime
    Rep Fuqia
    623

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    Allahu i udhzoft te rit tan ne rrugen e drejt dhe i forcoft ne fjalen LailaheilAllah se qdo rrug tjeter pos ksaj te qon ne zjar te xhehnnemit Allahu na rujat
    Ka thënë Ibën Kajjimi :
    1. Kush e rregullon brendësinë (vetminë) e tij Allahu do t`ia rregullon të jashtmen e tij.
    2. Kush e rregullon atë që duhet mes tij dhe Allahut, Allahu do t`ia rregullon atë që duhet mes tij dhe të tjerëve.
    3. Kush punon për ahiretin e tij, Allahu do të kujdeset për dunjanë e tij.

  16. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  17. #9
    Grafika e fitim15
    fitim15 nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    31-05-2009
    Postimet
    20
    All-llahu të shpërbleftë
    56
    Falënderuar 37 herë në 18 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    Une besoj qe dita e kiametit eshte afer siq ka thene Muhamedi a.s "Unë dhe Çasti (Kiameti) jemi dërguar bashkërisht kështu – duke afruar dy gishtat e dorës pranë njeri tjetrit".
    sepse kete vit 2009 e kan vertetuar se dita me e nxeht e vitit nuk po vjen me te njejten date qe nuk ka ndodhur asnjeher e kjo mendoj qe lidhet drejperdrejt me ate kur dielli do te lind ka perendimi e perendon ka lindja.
    Por prap se prap po bazohem te ajo qe pejngameri ISA a.s do te QENDROJE NE TOKE RRETH 40 VITE. Selam Alejkum e ma bani hallall.

  18. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  19. #10
    Grafika e muhamet_01
    muhamet_01 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    27-07-2009
    Lokacioni
    Gjilan
    Postimet
    50
    All-llahu të shpërbleftë
    120
    Falënderuar 72 herë në 40 Postime
    Rep Fuqia
    140

    Re: Kiameti në fund të 2012-ës?

    Vetum Allahu Xh.Sh edi me se miri sepse per ne eshte gajb dhe kisha pas deshir qe kjo tem te mbyllet sepse per ne muslimant nuk ka rendesi te kemi drojen allahut per gjera te tilla dhe ta shtojm besimin ne allahun e lartmadhruar ti mbushim zemrat tona me iman sepse edhe allahu xh.sh ka then nuk ka per tu ber kiameti perderi sa te permendet emri im mbi dhe allahu di me se miri i plotfuqishmi i urti keni drojen ati ne doren e te cilit jan shpirtat tan dhe te mundohemi qe me iman ti sherojm zemrat tona nga plaget e shejtanit te mallkuar.

  20. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Faqja 1 prej 2 12 FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2010, 16:59
  2. Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 21:09
  3. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 21:42
  4. 2012 Planeti X, ardhja e Imam Mehdiut!!!
    By dijar in forum Live Përmbajtje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 11:23
  5. Kiameti dhe Dita e Gjykimit...
    By Ebu Hatib in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 19:05

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •