|
Kjo Jetė
Kjo Jetė
Pėrpara se tė vijmė nė jetėn e kėsaj bote,sa shekuj kanė parakaluar?
Pasi ta lėmė kėtė jetė sa breza do tė vijnė pas nesh ?
Sa ėshtė raporti i jetės sė pakėt qė jetojmė,me kohėn qė ka kaluar pėrpara saj si dhe me atė qė do tė vijė?Ky raport ėshtė jashtėzakonisht i vogėl.Por nga kjo pak kohė qė tė ėshtė dhėnė ty dhe mua,formohet jeta e kėsaj bote!!
Nga kjo dukuri e jetės sė mveshur me asgjėnė e pėrpashme dhe me tė fshehtėn pas saj,ėshtė populluar toka!
Nė rrugėn e gjatė tė jetės,ecin dhe ecin brezat e njerėzimit,derisa njeriut i vjen dobėsia,mė pas pamundėsia dhe mė pas,ai vdes.
Pėrpara se njeriut tė nisin ti ngatėrrohen kėmbėt kur ecėn dhe tė japė frymėn e fundit,ka dalė njė brezė tjetėr qė do tė fillojė ecjen dhe do tė kryejė tė njėjtin rol.
Brezi i konsumuar tėrhiqet,qefinoset dhe varroset nė tokė.
Brezi i ri dallohet nė pėrpjekjet qė bėn,derisa edhe atė ta prekė ajo qė preku tė tjerėt.Edhe ky brez tėrhiqet,vijnė tė tjerė dhe kėshtu njėri pas tjetrit.
Kėto janė korpuset e jetės...punė e vazhdueshme prej jetėsh tė ndėrprera!
E quditshme ėshtė se kjo punė e vazhdueshme,i vė nė dispozicion tė vet tė gjithė ata qė punojnė,tė cilėt nuk e llogarisin veten si njė hallkė e njė zinxhiri tė kėputur nga e djeshmja dhe tė zgjatur kah e nesėrmja.Ndonjėri mashtrohet nga e gabuara dhe nuk mendon se ai ėshtė i ri nė kėtė botė,nuk mendon se ashtu siē erdhi befasisht,pėrsėri befasisht do ta lėrė kėtė botė.
Jo,e gabuara nuk mashtron njeriun,por ai ka iluzione se ka ekzistuar qysh nga koha e parė e krijimit dhe se do tė qėndrojė pėrgjithmonė!!
Njeriut kur i vjen vdekja,habitet se si erdhi kjo ngjarje e huaj pėr tė,por habia nuk e zmbraps tė vėrtetėn qė ndodh.
Ja kėshtu,njeriu e lė jetėn e kėsaj bote.
Ėshtė mirė pėr njeriun,qysh kur ėshtė mė shėndet dhe me qartėsi mendore,tė njohė karakterin e botės nė tė cilėn jeton dhe tė mos ndėrtojė katet e ndėrtesės njėri pas tjetrit mbi kolona tė paqėndrueshme.
Ēdo tė thotė kjo?
Vallė,ky ėshtė fati i njeriut nė kėtė ekzistencė?
Pėrgjigjia ėshė e shpejtė dhe e prerė:Jo!
Sikur jeta mbi tokė tė ishte e tilllė,me siguri qė jeta qė vjen pas asaj tė kėsaj bote,ėshtė shpresa mė e lartė dhe fati mė i madh.
Sikur jeta nė kėtė botė tė ishte gjithēka,atėherė vetėvrasja e shpejtė do tė ishte mė e mirė pėr tė gjithė njerėzit.
Nė tė vėrtetė bota e ardshme ėshtė mė e mira dhe pėrgaditja pėr botėn e ardhshme ėshtė detyra parėsore e njerėzve tė menēur,gjatė gjithė kohės sė shkurtėr tė jetės qė kanė.
I menēur ėshtė ai qė e shpėrndan interesin e tij nė tė dyja botėt,nė masėn qė meriton secila;punon pėr kėtė botė,sipas vendit qė ze nė tė,kurse puna e tij pėr botėn e ardhshme,ėshtė nė atė masė qė i duhet atij pėr tė qėndruar nė tė.
Pregaditi:Naim Hoxha
__________________
Allah,je t'en supplie aide mes frčres et mes soeurs en Gaza
|