|
Kush eshte qafir e kush eshte bidatgji ?
Kush ėshtė qafir e kush bidatēi?
Shejhu jonė! Mė kanė obliguar tė rinjtė e Emirateve tė vij tek ju pėr t'iu drejtuar disa pyetje tė cilat i bėjnė dobi ymetit inshaAllah.
1- Ēfarė thoni ndaj atyre tė cilėt thonė se: nuk themi Allahu i mėshiroftė, ata tė cilėt kanė kundėrshtuar akiden e selefėve, si shembulli i Neueuijit, Ibn Haxherit, Ibn Hazmit, Ibn El-Xheuzi etj, ndėrsa nė kėtė kohė Sejid Kutubi, Hasen El-Benna, ndėrkohė qė ju e dini se ēka Benna nė librin e tij "Mudhekirat Ed-Daueti Ed-Daijeh" dhe Sejid Kutubi nė "Dhilalul Kur'an" ?
- Ne besojmė se mėshira ose me shprehje mė tė saktė, duaja pėr mėshirė ėshtė e lejuar pėr ēdo musliman dhe e ndaluar ndaj ēdo qafiri. Kjo pėrgjigje degėzohet nga besimi qė mban vetė personi. Kėshtu qė kush shikon se ata tė cilėt u permėndėn nė pyetje e tė tjerė si shėmbulli i tyre, janė muslimanė, atėhere pėrgjigjia u kuptua nga ajo ēka kaloi, pra lejohet tė lutesh pėr ta pėr mėshirė dhe falje. Ndėrsa kush shikon dhe Allahu mos e thėntė se ata muslimanė tė cilėt u pėrmendėn nė pyetje nuk janė muslimanė, atėhere nuk lejohet duaja pėr ta, pėr mėshirė. Sepse mėshira u ėshtė bėrė haram qafirave. Kjo ėshtė pėrgjigjia pėr ēka u pėrmėnd nė pyetje.
E qartė, porse ata thonė se nuk ka qėnė prej metodikės sė selefėve qė tė luteshin pėr mėshirė ndaj bidatēinjėve, si rrjedhim ata i konsiderojnė tė lartpėrmėndurit prej bidatēinjėve kėshtu qė nuk thonė rahimehullah, pėr ta?
Ne thamė njė fjalė: mėshira lejohet pėr muslimanin dhe nuk lejohet pėr qafirin, kjo fjalė a ėshtė e saktė apo jo? Po ėshtė e saktė. Nėse ėshtė e saktė atėhere pyetja e dytė nuk ėshtė e pranueshme, ndėrsa nėse nuk ėshtė e saktė atėhere dialogimi ėshtė i pranueshėm. Xhenazja a nuk i falet atyre tė cilėve disa u thonė se janė prej bidatēinjėve, sikurse u falet xhenazja muslimanėve, ndėrkohė qė prej besimeve tė selefėve tė cilat i kanė trashėguar pasardhėsit prej paraardhėsve, ėshtė se falemi pas ēdo tė miri dhe tė prishuri dhe ja falim xhenazen ēdo tė miri dhe tė prishuri, ndėrsa qafirit nuk i falet xhenazja. Kėshtu qė ata pėr tė cilėt bėnte fjalė pyetja e dytė a u falet xhenazja apo jo? Nuk dua tė futem nė dialogim vetėm nėse do tė detyrohem, prandaj nėse pėrgjigjia ėshtė se u falet xhenazja atėhere kjo pyetje nuk ka vend analizimi, sikurse thonė gramatikorėt, ose nė tė kundėrt, fusha e kėrkimit ėshtė e hapur dhe e pranueshme. Dakord shejh porse ata tė cilėt thonė se nuk u falet xhenazja, sepse janė prej bidatēinjėve,si u pėrgjigjemi?
Kush ėshtė argumenti i tyre?
Argumentohet me veprėn e selefėve, p sh, bėjnė dallim midis gjynafqarėve (pra, fusakėve dhe fuxharėve) dhe bidatēinjėve tė cilėt kanė shpikur gjėra tė reja nė fe, se selefėt nuk ua falnin xhenazen atyre, as nuk uleshin me bidatēinjtė, as nuk u flisnin, as nuk hanin dhe pinin me ta, pėr kėtė arsye e thonė kėtė fjalė.
Dredhove, prandaj ki kujdes, ēfarė qe pyetja?
Pėr faljen e xhenazes ndaj tyre.
Jo, dhe me patjetėr qė do tė dredhoje, sepse e zgjate pėrgjigjen pa na dhėnė pėrgjigje, pyetja qe, se kush ėshtė argumenti? Po. Ndėrsa ti pėrmende pretendimin e tyre dhe jo argumentin, ndėrkoh qė pretendimi nuk ėshtė ai argumenti. Kush thotė se nuk i falet xhenazja muslimanit bidatēi, kush ėshtė argumenti i tij?
Nuk kanė argument tjetėr veē veprės sė selefėve.
Vepra e selefėve a ėshtė argument?
Kėshtu thonė?
Mirė, porse ku ndodhet ky argument?
Nuk pėrmendin vendndodhje dhe fjala e tyre gjithmonė ėshtė e pėrgjithshme.
Mirė, selefėt a nuk i shkėpusnin mardhėniet me disa njerėz pėr shkak tė ndonjė gjynahi apo bidati, por kjo mos vallė tregon se ata i bėnė qafira?
Jo.
Atėhere i konsideruan musliman.
Sigurisht.
Mirė, atėhere ne kemi dallim midis muslimanit dhe qafirit, s'kemi tė mesme, nuk kemi sikurse kanė Mutezilet, gradė midis dy gradėve, ose musliman me tė cilin bashkupunohet, me mardhėnien midis muslimanėve, ose qafir me tė cilin bashkpunohet, me mardhėnien midis qafirave. Allahu tė begatoftė o vėlla, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pretendim, pra se selefėt nuk ia falnin xhenazen shumicės sė bidatēinjėve apo krejt bidatēinjėve, pra ėshtė thjesht pretendim i cili ndėrtohet tek disa njerėz tė mirė tė cilėt i marrin ēėshtjet me vrrull dhe ndjenja tė pashoqėruara me dijen e saktė e cila ėshtė ka thėnė Allahu, ka thėnė i dėrguari i Tij sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Tė bėra njė parathėnie tek e cila nuk kundėrshtohen nė tė qoftė edhe dy vetė, o ėshtė musliman ose ėshtė qafir. Muslimani sidoqoftė gjėndja e tij i falet xhenazja, trashėgohet, trashėgon, lahet qefinoset dhe varroset nė varrezat e muslimanėve e nėse nuk ėshtė musliman hidhet siē hidhet farat dhe varroset nė varrezat e qafirave. Nuk kemi diēka tė mesme. Porse nėse dikush prej dijetarėve nuk e fal namazin ndaj dikujt prej muslimanėve kjo nuk do tė thotė se nuk lejohet ti falet namazi i xhenazes, porse do tė thotė se ai ka pėr qėllim njė urtėsi e cila mbase nuk mund tė ralizohet vetėm se nėpėrmjet tij, si shėmbulli i haditheve tė cilat ti mund tė njohėsh njė pjesė tė tyre thotė Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem nė disa prej tyre "Faljani xhenazen shokut tuaj" dhe nuk ja fali Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem xhenazen. Ēfarė mendon a Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem i cili u penguan nga falja e namazit tė xhenazes ndaj muslimanit ėshtė mė e rėndėsishme apo pengesa e njė dijetari ndaj faljes sė xhenazes, mė thuaj se kush ėshtė mė e rėndėsishme?
Lėnia e Profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
Bukur, atėhere, nėse lėnia e Profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem faljen e xhenazes, nuk tregon se falja e saj ėshtė e ndaluar, nė mėnyrė parėsore, nuk tregon lėnia e dijetarit faljen e xhenazes sė njė muslimani bidatēi, se nuk lejohet falja e xhenazes sė tij, por edhe nėse tregon se nuk i falet xhenazja, mos do tė thotė kjo se nuk lutemi pėr tė qė ta mėshirojė Allahu dhe ta fali, pėrderisa ne besojmė se ai ėshtė musliman. Shkurtimisht, lėnia e selefėve namazin e xhenazes ndaj disa muslimanėve, pėr shkak tė disa bidateve qė kanė pasur, nuk mohon ligjėrimin e namazit ndaj tė ēdo muslimani, sepse kjo ka qėnė qortim dhe edukim pėr tė tjerėt si shėmbulli i tij, sikurse ka vepruar Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem me atė tė cilin nuk ia fali xhenazen i cili nuk kishte gjynah, vetėm se vdiq dhe kishte borxh, po ashtu ai i cili vodhi prej ganimes e tė tjerė si shėmbulli tyre. Pra lėnia e Profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem namazin e xhenazes, ėshtė mė e rėndėsishme se lėnia e disa prej dijetarėve tė parė, e megjithėatė as kjo dhe as ajo nuk tregojnė se nuk lejohet falja e xhenazes sė muslimanit bidatēi. Dhe pikėrisht kėtu kemi nevojė pėr njė kėrkim; duhet me patjetėr tė dimė se kush ėshtė bidatēiu, ashtu sikurse duhet tė dimė se kush ėshtė qafir. Kėtu lind pyetja: a ēdokush qė bie nė kufėr bie kufri mbi tė, po kėshtu ēdokush qė bie nė bidat bie bidati mbi tė? Nėse pėrgjigjia ėshtė se nuk bie kufri dhe bidati mbi ēdo person qė bie nė kufėr apo bidat, atėhere vashdojmė e nėse ėshtė e pa kuptueshme atėhere duhet me patjetėr qė ta sqarojmė. Po e pėrsėris ēėshtijen duke e sqaruar disi. Ēfarė ėshtė bidati? Ėshtė ajo gjė e re e cila e kundėrshton rrugėn e Profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, me tė personi kėrkon tė afrohet sa mė shumė tek Allahu. Atėhere ēdokush qė shpik njė bidat ėshtė bidatēi? Dėshiroj qė ta dėgjoj pėrgjigjen shkurtimisht, jo ose po. Jo.
Atėhere kush ėshtė bidatēiu?
Ėshtė ai, tė cilit i qartėsohet argumenti dhe mė pas ngul kėmbė nė bidatin e tij.
Bukur, atėhere ata pėr tė cilėt po themi se janė bidatēinj a u ėshtė qartėsuar argumenti, unė them: Allahu e di, po ti ēfarė thua?
Edhe unė them sikurse thatė ju shejh.
Xhezakallahu hajren. Pra origjina tek ata a ėshtė Islami apo Kufri?
Islami.
Mirė, atėhere origjina ėshtė se themi pėr ta Allahu i mėshiroftė. A nuk ėshtė kėshtu?
Sigurisht.
Atėhere pėrfundoi proēesi. Pėr kėtė arsye nuk lejohet qė tė ndėrtojmė njė medh'heb dhe tė themi: nuk themi Allahu e mėshiroftė filanin, filanin dhe filanin, prej muslimanėve tė thjeshtė, jo mė tė veēantėt e aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr dijetarėt. Pse. Pėr dy shkaqe, kjo ėshtė edhe pėrmbledhja e gjithė asaj qė folėm.
Shkaku i parė: se ata janė muslimanė.
Shkaku i dytė: se nuk e dimė a iu qartėsua argumenti apo jo dhe se a kėmbėngulėn mė pas nė bidatin dhe humbjen e tyre. Pėr kėtė arsye unė themė se prej gabimeve tė rėnda nė kėtė kohė, nė tė cilat bien disa djem tė kapur pas Kur'anit dhe Sunnetit, sikurse mendojnė ata e kundėrshtojnė Kur'anin dhe Sunnetin pa e ditur dhe pa e ndjerė. Si rrjedhim mė takon mua nė baze tė medh'hebit tė tyre qė ti quaj bidatēinj, sepse ata kanė kundėrshtuar Kur'anin dhe Sunnetin, porse unė nuk e kundėrshtoj medh'hebin tim. Origjina tek ata ėshtė Islami dhe se nuk e bėjnė bidatin qėllimisht dhe as nuk e refuzojnė argumentin, pėr kėtė shkak themi se ata gabuan duke kėrkuar tė saktėn. Nėse do ta kuptojmė kėtė ralitet do tė shpėtojmė nga shumė prej ēėshtjeve tė ndėrlikuara nė kėtė kohė, prej tyre: xhemati "tekfir dhe hixhreh" tė cilėt kanė qėnė nė Egjipt. Ata pėrhapėn disa prej mendimeve tė tyre dhe vazhduan derisa arriti mendimi i tyre nė Siri dhe mė pas kėtu nė Jordani. Kėtu kemi pasur disa vėllezėr tė cilėt kishin menhexh selefi dhe u ndikuan nga ajo ide e kotė dhe e lanė namazin me xhemat biles lanė edhe xhumatė. Faleshin nė shtėpitė e tyre, derisa u ulėm sėbashku dhe kryem tre bashkėbisedime. Takimi i parė midis akshamit dhe jacisė dhe nuk u falėn pas nesh, pra pas nesh, selefijinėve dhe nuk desha tė them pas meje, sepse unė do tė flas pėr veten time. Thoshin ne bazohemi tek librat e tu e megjithata nuk faleshin pas meje. Pėrse kjo, arsyeja, sepse nuk i bėjmė qafira ata muslimanė tė cilėt kėta personi i bėnin qafira. Kjo nė takimin e parė, ndėrsa i dyti qe nė shtėpinė e tyre dhe zgjati drei nė gjysmėn e natės, porse filluan shėnjat e mira tė shfaqen uel hamdulilah, nė pėrgjigjen e tyre rreth ftesės sė vėrtetė. Sepse thirrėm ezanin, ikametin para mezit tė natės dhe u falėn pas nesh. Ky ishte takimi i dytė. Ndarsa takimi i tretė vazhdoi prej namazit tė jacisė deri nė atė tė sabahut. Dhe qe pėrfundimtari i kėtyre ēėshtjeve, ata vėllezėr sot janė sėbashku me ne dhe ka kaluar nga ajo ditė afėrsisht dymbėdhjet vjet uel hamdulilah. Nuk ishin vetėm se disha dyshime tė cilat u erdhėn nga mos kuptimi i tyre Kur'anin dhe Sunnetin. Dhe mbase ti vėlla Khalid e di se tė kuptuarit e fesė sot nuk ėshtė diēka e lehtė pasi kemi trashėguar idera tė ndryshme dhe grupacione tė shumta, qoftė nė akide apo nė fikh. Kėshtu qė nuk ka mundėsi nxėnėsi fillestar tė hyjė thellimin e kėtyre ēėshjeve vetėm pasi tė ketė kaluar njė kohė tė gjatė shumė tė gjatė nė studimin e asaj ēka quhet sot "fikhun mukaran" pra fikhun e ballafaquar tė medh'hebeve. Po ashtu tė ketė studiuar argumentat e kundėrshtareve, qoftė nė baza apo degėzime. Dhe pėr realizimin e kėsaj nė ralitet personi ka nevojė pėr njė jetė tė gjatė dhe sukses nga Zoti i botėve,qė tė realizojė atė ēka thoshte i dėrguari i Allahut nė hapjen e namazit tė natės: "O Allah mė udhėzo nė ato ē'ka janė kundėrshtuar, me tė vėrtet Ti udhėzon nė rrugėn e drejtė atė qė dėshiron". Pėr kėtė arsye ne e kėshillojmė rininė tonė fillestare sot qė tė maten dhe mos nxjerrin disa gjykime tė cilat ndėrtohen nė disa shfaqje tė jashtme tė argumentave. Sepse jo nė ēdo tė jashtme duhet qė muslimani tė qėndrojė tek ajo, ose nė tė kundėrt do tė jetoje nė njė pastabilitet tė pafund tė dijes. Mendoj se duhet ta dish se medh'hebi mė i afėrt tek Kur'ani dhe Sunneti ėshtė medh'hebi i ehli hadithit, sikurse mendoj se ti gjithashtu e di se ehli hadithi bazohen tek transmetimi i bidatēinjve nėse janė tė sigurtė, tė vėrtetė dhe me memorje tė fortė. Kėshtu qė kėta pėrsona nuk i kanė futur me grupin e qafirave dhe as tė atyre ndaj tė cilėve nuk kėrkojnė rahmet. Biles ti fare mirė e di se ka disa imamllarė tė cilėt askush prej dijetarėve tė vėrtetė musliman nuk dyshon se ata janė prej muslimanėve dhe jo vetėn kaq por janė edhe prej dijetarėve tė lartė e megjithėatė kanė rėnė nė gabime mė tė cilat kanė kundėrshtuar Kur'anin, Sunnetin dhe selefėt e ndershėm nė mė shumė se njė mesele. Si shėmbull Imam Numan ibn Thabit rahimehullah Ebu Hanife, i cili thotė se besimi nuk shtohet dhe as nuk paksohet dhe thotė se nuk i lejohet besimtarit qė tė thotė se unė jam besimtar inshaAllah e nėse thotė inshaAllah nuk ėshtė besimtar. Nuk ka dyshim se kjo fjalė ėshtė bidat nė fe, sepse ka kundėrshtuar Kur'anin dhe Sunnetin, porse ai nuk kishte pėr qėllim bidatin, ai kishte pėr qėllim hakun dhe gaboi. Kėshtu qė hapja e kėsaj porte tė futjes sė dyshimeve ndaj dijetarėve tė muslimanėve, qofshin tė hershmit apo tė mėvonshmit ėshtė nė kundėrshtim me rrugėn e muslimanėve, ndėrkohė qė Zoti ynė thotė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Kush e kundėrshton Profetin pasi i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr veē rugės sė besimtarėve e lėmė ata nė ēka ka zgjedhur mė pas e djegim nė zjarrin e Xhehenemit e sa pėrfundim i keq ėshtė ky".
Sė fundi dua tė pėrmend njė tė vėrtetė rreth tė cilės nuk ka kundėrshtim, porse nuk mendon nė tė rinia jonė fillestare sot. Ky realitet ėshtė fjala e profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem ku thotė: "Kush e bėn qafir muslimanin ka bėrė kufėr" nė kėtė ralitet nuk ka dyshim dhe dihet sqarimi i kėtij hadithi nė disa trasmetime tė tjera nė tė cilat sqarohet se nėse atij qė i thuhet qafir ėshtė i tillė ia ka qėlluar e nėse jo atėhere kthehet tek ai qė e thotė. Kjo pikė nuk ka nevojė pėr shumė kėrkim sepse hadithi ėshtė i qartė, porse ajo qė dua unė ėshtė se kush i thotė muslimanit "bidatēi" dhe nuk ėshtė i tillė atėhere ėshtė ai qė thotė "bidatēi" dhe ky ėshtė ai realitet pėr tė cilin thashė mė parė rinia jonė tė cilė bėjnė dijetarėt bidatēinj, janė ata tė cilėt kanė rėnė nė bidat, porse ata nuk e dinė dhe as nuk e duan bidatin, biles ata e luftojnė bidatin. Shėmbulli i tyre vėlla ėshtė si ajo fjala e vjetėr qė thotė:
I dėrgoi ato Sadi pėr tė pirė ujė dhe vetė Sadi ishte i mbėshtjellė
Jo kėshtu mor Sad dėrgohen devetė pėr tė pirė.
Pėr kėtė arsye i kėshillojmė tė rinjtė tanė qė tė kapen pas praktikimit tė Kur'anit dhe Sunnetit brėnda kufijve tė dijes qė kanė dhe tė mos i kalojnė ato dhe ta shohin veten mė tė madhe se tė tjerėt, me tė cilėt nuk krahasohen nė dije, as nė tė kuptuar, mbas edhe nė devotshmėri, si p, sh, Neueuiji, Ibn Haxheri El-Askalani, mė jep sot nė botėn Islame si kėta dy burra. Lėre Sejid Kutubin, kėtė burrė nė e vlerėsojmė pėr xhihadin qė ka bėrė, por megjithatė nuk ka qėnė mė shumė se njė se njė shkrimtar, letrar, nuk ka qėnė dijetar, kėshtu qė nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė tė dalin prej tij gjėra tė shumta tė cilat nuk pėrputhen me rrugėn e saktė. Porse ata qė u pėrmėndėn me tė, Neueuiju dhe Ibn Haxher El-Askalani e tė tjerė si shėmbulli i tyre, uallahi ėshtė padrejtėsi qė tė thuhet pėr ta se janė prej bidatēinjėve. Unė e di se ata janė prej esharive, porse ata nuk dėshironin qė tė kundėrshtonin Kur'anin dhe Sunnetin, por menduan dy gjėra,se ajo qė trashėguan prej akides esharijeh: e pare: menduan se imam Ebul Hasen El-Esharij e thotė njė gjė tė tillė, ndėrkohė qė ai kėto fjalė i thoshte hershėm dhe mė pas u kthye prej tyre. E dyta: e menduan tė saktė dhe ajo nuk ishte e saktė.
2- Shejh a ėshtė e vėrtetė se selefėt nuk gjykonin pėr dikė se ėshtė prej ehli sunneh vetėm pasi tė karekterizohej me cilėsite e sunnetit e nėse do tė bėjė ndonjė bidat apo do tė lavdėroj dikė prej bidatēinjve, konsiderohet bidatēi? Sikurse thoshin selefėt: kush thotė se Allahu nuk ėshtė nė qiell ėshtė xhehmij.
- Gjendet diēka e tillė, porse mos harro ēka tė thashė mė parė. Kjo nuk do tė thotė se ai nuk ėshtė musliman, sikurse lėnia e Profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem namazin e xhenazes ndaj atij qė vdiq dhe kishte borxh, apo atij qė mori prej ganimes, apo atij qė vrau, nuk do tė thotė se ai nuk ėshtė musliman. Kjo vėlla ėshtė mėnyrė edukative, sikurse e pėrmendėe edhe mė parė. Kjo ėshtė njė gjė, gjėja tjetėr ėshtė se gjurmėt e selefėve nėse nuk janė tė shumta nė mėnyrė qė tė mbėshtėesin njėra-tjetrėn dhe tė njėpasnjėshme, nuk duhet tė merret metodikė (menhexh) nga njė person prej selefėve dhe mė pas kjo metodikė (menhexh) tė bjerė nė kundėrshtim me atė ēka njihet prej vetė selefėve, se muslimani nuk del prej Islamit thjesht pėr faktin se ra nė njė gjynah, apo bidat. Kėshtu qė nėse gjejmė diēka qė e kundėrshton kėtė rregull, atėherė ajo komentohet me atė ēka tė pėrmėnda mė parė, pra ajo ėshtė mėnyrė qortuese dhe edukative. Imam Buhari e kush ėshtė Imam Buhari, disa dijetarė tė hadithit e lanė hadithin e tij dhe nuk transmetuan prej tij, pėrse; thanė: ai ndėrmjetėsoi midis fjalės se "Kur'ani ėshtė i krijuar" (dhe kėtė fjalė kush e thotė ėshtė i humbur, bidatēi, qafir, simbas shprhjeve tė ndryshme tė dijetarėve) dhe fjalės "shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar". Imam Ahmedi atė qė thotė "shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar" e ka bashkangjitur me xhehmijet. Duke u bazuar tek fjala e Imam Ahmedit disa dijetarė mė pas gjykuan mbi Buharin; se nuk i merret hadithi, pėr arsyen se i tha fjalėn e xhehmijeve. Xhehmijet nuk thonė vetėm se shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar, ata thonė se Kur'ani nuk ėshtė fjala e Allahut, porse ėshtė krijesė prej krijesave tė Allahut tė Madhėruar. Atėhere ēfarė thuhet pėr Buharin i cili tha se "shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar" dhe Imam Ahmedit i cili thotė: "kush e thotė kėtė fjalė ėshtė xhehmij". Nuk mund tė saktėsojmė ēdonjėrėn prej fjalėve, vetėm se me komentim tė saktė i cili ėshtė nė pėrputhje me rregullat. Para se tė vazhdoj, mendoj se ti dallon ndryshim ndėrmjet fjalės "Kur'ani ėshtė i krijuar" dhe fjalės "shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar" apo jo? Sigurisht.
Nė rregull. Atėhere si ti pėrgjigjemi fjalės sė Imam Ahmedit "kush thotė se shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar ėshtė xhehmij", nuk ka pėrgjigje tjetėr veē se tė themi se ka dashur tė paralajmėrojė dhe tu tėrheq vėmėndjen muslimanėve ndaj kėsaj fjale e cila mund tė pėrdoret si mjet nga ana e bidatēinjve dhe tė humburve tė cilėr janė xhehmijet. Dikush mundet qė ta thotė kėtė fjalė pėr tė futur nė dyshime ata qė ka pėr rreth "shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar" dhe tė ketė pėr qėllim vetė Kuranin. Porse kjo nuk do tė thotė se ēdo musliman qė ethotė kėtė fjalė ka pėr qėllim po atė qėllim tė keq qė kishte i pari. Tani, imam Buhariu nuk ka nevojė qė dikush ti bėjė tezkije, sepse Allahu i ka bėrė tezkije, ngaqė e ka bėrė librin e tij mė tė pranueshmin libėr mbas Kur'anit, tek shumica e muslimanėve edhe pse vetė ata janė nė mos pėrputhje me njėri-tjetrin. Imam Buhari kur tha "shprehja ime e Kur'anit ėshtė e krijuar" tha fjalė tė saktė, ndėrsa Imam Ahmedi u friksua nė keqpėrdorimin e saj dhe tha se kush thotė kėshtu ėshtė kėshtu. Atėhere kjo ėshtė mėnyrė paralajmėruese dhe pėr tė tėrhequr vėrejtjen dhe nuk ėshtė besim, se ēdokush qė thotė kėshtu me tė vėrtetė ai ėshtė xhehmij, jo. Pėr kėtė arsye nėse gjejmė nė disa shprehje tė selefėve gjykimin ndaj njė personi i cili ka rėnė nė njė bidat se ėshtė bidatēi, ta dimė se ajo ėshtė pėr paralajmėrim dhe tėrheqje vėrejtjeje, jo prej besimit tė kėsaj gjėje. Mbase ėshtė e pėrshtatshme me kėtė rast tė pėrmendim ndodhinė e personit qė erdhi tek Imam Maliku dhe i tha: o Malik, qėndrimi mbi arsh. Imam Maliku tha: "Qėndrimi mbi arsh ėshtė i kuptueshėm, ndėrsa mėnyra ėshtė e paditur dhe pyetja rreth saj (pra mėnyrės) ėshtė bidat. Nxirreni jashtė kėtė person sepse ai ėshtė bidatēi". Ai nuk u bė bidatēi thjesht pse pyeti pėr qėndrimin mbi arsh, ai donte tė kuptonte diēka, porse Imam Maliku u friksua semos kishte qėllim diēka pas kėsaj e cila kundėrshton akiden e selefėve, prandaj edhe tha: "nxirreni jashtė kėtė person sepse ai ėshtė bidatēi". Shiko sesi mjetet tani ndryshojnė; a mendon ti, unė, Zejdi, Amri, apo kushdo qoftė, nėse na vjen njė musliman i thjesht dhe na pyet tė njėjtėn pyetje a do ti kthejmė tė njėjtėn pėrgjigje tė Imam Malikut dhe tė themi: "nxirreni kėtė pėrson jashtė sepse ėshtė bidatēi". Kurrsesi. Pėrse? Sepse koha ndryshoi dhe mjetet qė atė kohė ishin tė pranueshme sot janė tė papranueshme, par arsyen se ato dėmtojnė mė shumė sesa rregullojnė. Kjo fjalė ka lidhje me parimin e shkėputjes sė mardhėnieve e cila njihet nė Islam, ose hexhri pėr hir tė Allahut. Shpesh pyetemi, se fulani ėshtė shoku ynė, porse nuk falet, pi duhan, bėn kėshtu e kėshtu, a ti shkėpusim mardhėniet apo jo? Unė u them jo, mos i shkėpusni, sepse ai kėtė dėshiron dhe shkėputja jote prej tij nuk i bėnė atij dobi, pėrkundazi e ndihmon qė ai tė vazhdojė nė humbjen e tij. Me kėtė rast pokujtoj njė shėmbull sirian nė tė cilin flitet pėr njė tregtar tė prishur i cili vendosi tė pendohet dhe kur shkoi nė xhami tė falet e gjeti derėn mbyllur dhe tha: ti mbyllur dhe unė hiē. Kėtė njėri tė prishur qė kėrkon i miri ti shkėpusi mardhėniet me tė, pėrmban tė njėjtėn gjuhė; ti mbyllur e unė hiē. Mardhėnia e tė mirit me tė keqin e pengon tė keqin nga e keqja dhe ai nuk e dėshiron njė gjė tė tillė, ndėrkohė qė kur ti e shkėput mardhėnien ai kėnaqet. Pėr kėtė arsye shlėputja e mardhėnieve ėshtė mjet i ligjėruar pėr tė ralizuar interes tė ligjėruar, i cili ėshtė edukimi i atij me tė cilin janė shkėputur mardhėniet. Nėse shkėputja nuk e deukon atė, pėrkundrazi ia shton devijimin mė shumė atėhere nuk lejohet shkėputja e mardhėnieve. Ne sot nuk duhet qė tė bazohemi tek mjetet e selefėve, sepse ata punonin me to sepse kishin fuqi nė atė kohė, ndėrsa sot e shikon sesi ėshtė gjėndja e muslimanėve. Tė dobėt kudo qė janė, jo vetėm si shtete, por edhe si individė. Gjėmdja sot ėshtė sikurse ka thėnė Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem; "Filloi Islami i huaj dhe i huaj do tė kthehet, prandaj tuba (pemė nė Xhenet) ėshtė pėr tė huajt" thanė: kush janė ata. Tha: "Njerėz tė pakėt dhe tė mirė nė mėzi e njerzve tė shumtė, ata qė i kundėrshtojnė (pra tė huajt) janė mė tė shumtė se ata qė u binden atyre". Prandaj nėse do ta hapim portėn e shkėputjes, hexhrit dhe bėrjes bidat, duhet me patjetėr qė tė mos jetojmė vetėm se maleve. Porse ajo qė kemi obligim sot ėshtė "Fto nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi, kėshillė tė mirė dhe polemizo me ta me mėnyrėn mė tė mirė"
3- Qė ta plotėsojmė kėtė ēėshtje shejhu ynė, sepse kjo ėshtė nga ēėshtjet qė preket shumė, po pyes duke e tėrhequr vėmėndjen dhe tė plotėsohet dobia, kėtė gjė e pėrmėndin shumė vėllezrit tė cilėt edhe i ngrejnė kėto ēėshtje thonė: ne kur themi qė tė mos thuhet pėr ta rahimehullah, ne nuk e bėjmė kėtė gjė haram dhe as nuk e pengojmė dhe vetė kjo fjalė nuk ėshtė vaxhib, por e lejuar, porse pengohemi prej kėsaj fjale, sepse nėse do ta themi do tė jetė pėr ta lavdėrim, tezkije dhe pėrmėndje e mirė, ne mbase nuk themi se ata janė prej bidatēinjve, apo prej kokave tė bidatit. Porse nuk i lavdėrojmė dhe kur i pėrmendim, nuk themi pėr tė imam p, sh, kur pėrmendim Neueuijin nuk themi Imam Neueuij. Ata i largohen kėsaj gjėje, po ashtu edhe transmetimit tė teksteve nga ata. Saqė disa vėllezėr nė disa ligjėrata kanė pėrmėndur prej tyre tekste tė sakta tė cilat e mbėshtesin rrugėn e selefėve dhe i thanė: si ti pėrmėnd fjalėt e tyre. Nuk kam pėr qėllim ata qė pėrmėndi shejhu ynė, si Neueuij, apo Ibn Haxheri, por kam pėr qėllim, Sejid Kutubin, Muhamed Kutubin, thanė si i pėrmend fjalėt e tyre, ndėrkohė qė ata njihen se nuk janė nė rrugėn e tė parėve tanė dhe ti si selefij qė je kur pėrmend fjalėt e tyre sikur i ke lavdėruar dhe kuptohet se ata janė nė rrugėn e tė parėve tanė. Kjo gjė mund ti mashtrojė tė rinjtė dhe tė bėhen si puna e tyre nė bidat. Shejhu jonė nėse e shikon tė pėrshtatshme tė flasėsh diēka rreth kėsaj e mirėpresim.
- E para: nuk besoj se ky ėshtė qėllimi i tyre.
E dyta: nėse me tė vėrtetė ky ėshtė qėllimi i tyre, atėhere kjo ėshtė mėnyrė nė edukim.
Megjithatė unė po them: ata tė cilėt pėrmėnde a e lexojnė "Fethul Bari", apo nuk e lexojnė? Kėdo qė do tė imagjinojmė prej dy ēėshtjeve ajo ėshtė gabim. Nėse thuhet se nuk e lexojnė; atėhere prej nga do ta kuptojnė "Sahuhul Buhari", komentimin, fikhun, mospėrputhjet, terminologjinė e hadithit, etj. Nuk do tė gjejnė selefist nė tė gjithė dynjanė qė tė ketė shpjegur Buharin. Nuk kanė pėr tė gjetur selefist ashtu sikur dėshirojmė ne, por edhe nėse do tė gjejnė shpjegim tė tillė do tė jetė i pėrciptė, ndėrsa kėtė det tė gjėrė nė dijen qė ka pėrfshirė ky libėr, dije e cila i ėshtė dhuruar autorit tė librit, nuk kanė pėr ta gjetur nė asnjė libėr prej librave tė cilat kanė marrė pėrsipėr shpjegimin e "Sahihul Buhari", kėshtu qė do tė humbasin dije tė shumtė. Nėse ata kėtė fjalė e pėrmbledhin bashkė mė fjalėt qė tėrheqin prej tyre vėrejtje tek njerzit qė tė mos pėrfitojnė prej kėtij imami, e humbėn dijen. Edhe pse ata kanė mundėsi qė tė pėrfitojnė dobitė dhe ta largojnė dėmin sikurse veprojnė dijetarėt. Qė mbas Neueuijit dhe Askalanit, nuk ka dijetar nė botė deri mė sot, tė jetė i panevojshėm ndaj shpjegimit tė kėtyre tė dyve, ky Buharin e tjetri Muslimin. Megjithėatė ata (pra dijetarėt) edhe pse pėrfitojnė prej librave tė tyre e dinė se ata tė dy nė shumė prej ēėshtjeve janė esharinj, nė kundėrshtim me metodikėn e tė parėve tė ndershėm, por nėpėrmjet dijes sė tyre dhe jo injorancės, ata morėn prej librave tė tyre atė qė u bėnte dobi dhe e lanė atė qė u bėnte dėm. Ajo qė unė kam frikė ėshtė se mos mbas kėsaj fjale tė ėmbėl gjėndet paralajmėrimi ndaj librave tė tyre dhe pėrfitimit prej tyre, atėhere kemi tė bėjmė me njė humbje. E nėse thonė: jo, ne pėrfitojmė prej tyre i lexojmė kėto libra dhe i nxisim tė tjerėt qė ti lexojnė kėta dy libra, atėhere ēfarė dobie ka kjo mėnyre, pra tė ndalohemi nga thėnia pėr ta rahimehullah dhe ai ėshtė musliman sikurse thamė nė fillimin e fjalės. Po ashtu kush ėshtė fryti i fjalės sė tyre se ne nuk themi se thėnia rahimehullah ėshtė haram, por nuk e themi atė. Pėrse, sepse kanė rėnė nė bidat. Ne pėrmendėm edhe mė parė se jo ēdokush qė bie nė bidat bie mbi tė bidati, sikurse jo ēdokush qė bie nė kufėr, bie kufri mbi tė. Kėtė e ka prekur kufri dhe atė bidati, e pėrmendėm edhe mė parė kėtė ēėshtje, kėshtu qė kjo lloj ruajtje nuk dobi prej saj. Mė pas vėlla, selefizėm dhe halefizėm, mos vallė ata dijetarė prej tė cilėve trashėguam kėtė davet tė frytshėm, kėshtu e kanė pasur qėndrimin ndaj kėtyre imamllarėve, si kėta tė rinj tė cilėt pretendojnė selefizmin, mos vallė ata kanė qėnė si kėta. E kundėrta ėshtė e saktė, kėta duhet tė jenė si shėmbulli i atyre qė na paraprinė nė kėtė davet tė frytshėm.
4- Disa persona thonė se kush bėn bidat qė nė veten e tij ėshtė kufėr del prej ehli sunnetit, ndėrsa kush bėn bidat qė nė veten e tij ėshtė fisk, nuk del prej ehli sunnetit edhe nėse i ngrihet argumenti dhe kėmbngul nė tė. A konsiderohet ky person prej ehli sunnetit nė kėtė rast?
- Fillimisht kush ėshtė bidati qė nė veten e tij ėshtė kufėr dhe bidati qė nė veten e tij nuk ėshtė kufėr?
Bidat qė nė veten e tij ėshtė kufėr p, sh; thėnia se Allahu nuk ka qėndruar mbi arsh e tė tjera si shėmbulli i saj, ndėrsa bidati qė nė veten e tij ėshtė fisk p, sh; tė bjerė nė njė bidat qė ka tė bėjė me adhurimin, si mevludi.
Kjo fjalė nuk ėshtė e saktė dhe bazėn e ka nga llafollogjia. Dallimi midis bidatit nė baza dhe bidatit nė degėzime, apo bidatit nė gjykime dhe bidatit nė adhurime, vetė ky dallim ėshtė bidat. Nėse shikon njė person i cili nė njė sunnet prej sunneteve tė profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, p, sh; sunnetet e sabahut, i bėn ato katėr rekat dhe kėmbmgul nė kėtė gjė. Ēfarė lloj bidati ėshtė ky, a nga lloji i parė, apo nga lloji i dytė?
Nė bazė tė sqarimit tė parė ėshtė, bidat qė nė veten e tij ėshtė fisk.
Kjo fjalė ėshtė e kotė. Prej gjėrave qė i kanė trashėguar pasardhėsit prej selefėve dhe nuk kam pėr qėllim kėtu fjalėn terminologjike mes nesh, ėshtė dallimi mes gabimeve nė baza dhe gabimit nė degėzime. Thonė: gabimi nė degėzime falet, ndėrsa gabimi nė baza nuk falet. Dhe hadithi i njohur nė saktėsinė e tij: "Nėse gjykon gjykatėsi dhe ja qėllon ka dy shpėrblime e nėse gabon ka njė shpėrblim" thanė kjo ka tė bėjė mė degėzimet, ndėrsa nė baza gabimi ėshtė i pafalshėm.
Kjo gjė nuk ka bazė nė Kur'an, as nė Sunnet dhe as nė fjalėt e selefėve tė ndershėm. Ajo qė gjendet nė fjalėt e selefėve tė ndershėm ėshtė friksimi i rreptė ndaj bidateve nė pėrgjithėsi, nė besim qofshin, apo nė adhurim. Pėrmenda mė parė njė realitet, i cili qe se kush bėn njė musliman qafir pa tė drejtė, ka bėrė kufėr dhe i bashkangjita cėshtjen se kush bėn njė musliman bidatēi... e kėshtu deri nė fund. Sepse nė tė vėrtetė kjo gjė nuk ka dallim dhe ndryshim tek unė, pra ndėrmjet kufrit dhe bidatit. Nėse njė musliman bėn njė bidat dhe i qartėsohet se kjo gjė ėshtė bidat, por kėmbngul nė tė, si shėmbulli qė tė pėrmenda mė parė, ai person ėshtė si ai qė mohon qėndrimin e Allahut mbi arshin e Tij, apo mohon se Kur'ani ėshtė prej fjalės sė Tij e kėshtu me rrallė deri nė fund, nuk ka dallim aspak, qoftė pozitivisht apo negativisht. Pozitivisht themi se ky bėri kufėr me kushtin e pėrmendur mė parė, iu ngrit argumenti, po ashtu edhe tjetri bėri kufėr me kushtin e pėrmendur mė parė, pra me ngritjen e argumentit. Kjo pozitivisht, ndėrsa negativisht, nuk bėjmė qafir as kėtė dhe as atė, vetėm se me kushtin e pėrmendur mė parė. Mu'tezilet dhe Khauarixhėt takohen nė disa humbje dhe ndahen nė disa tė tjera. P, sh, Khauarixhėt takohen me mu'tezilėt nė thėnien se Kur'ani ėshtė i krijuar, a e di kėtė gjė? Po. Mirė, tė pėrmenda mė parė se muhadithinėt nuk i bėjnė khauarixhėt qafira. Atėhere si ti bashkojmė nė mendjet tona se; kush mohon diēka tė besimit ėshtė qafir, ndėrsa kush bėn bidat nė adhurim ėshtė fasik, ndėrkohė qė ne shikojmė imamllarėt e hadithit tė transmetojnė prej khauarixhėve dhe mu'tezilėve edhe pse ata e kanė kundėrshtuar akiden e saktė nė mė shumė se njė ēėshtje. P, sh, ata tė cilėt thonė se Kur'ani ėshtė i krijuar, mohojnė gjithashtu vėshtrimin e Allahut nė ahiret. E di kėtė gjė? Po. Bukur. Kėtij mohimi po ashtu edhe fjalės sė tyre tė parė i pėrputhet pėrkufizimi jonė i mėparshėm; kjo gjė ėshtė kufėr, porse jo ēdokush qė bie nė kufėr, bie kufri mbi tė. Si ta pėrputhim kėtė gjė kur shikojmė imamllarėt e selefėve, si shėmbulli i Ibn Tejmijes, Ibn Kajimit dhe tė tjerė veē tyre, tė cilėt pa dyshim gjykojnė kundėr khauarixhėve dhe mu'tezilėve se janė tė humbur, porse nuk gjykojnė mbi ta se janė qafira tė dalė nga feja e tyre, sepse ata marrin parasysh sė pari mundėsinė e shėmbėllimt tė ēėshtjes ndaj tyre dhe se argumenti nuk u ėshtė ngitur, sė dyti. Kthehemi nė fillimin e temės tonė, se ata janė bidatēinj, porse ne nuk e dimė se a e kanė pasur pėr qėllim bidatin apo jo dhe se a u ėshtė ngritur argumenti atyre apo jo, kėshtu deri nė fund, kjo ėshtė metodika e dijetarėve, gjykojnė me humbjen e mu'tezilėve, khauarixhėve dhe tė esharinjėve nė disa ēėshtje, porse nuk i bėjnė qafira dhe nuk i nxjerrin nga rrethi i Islamit, pėr shkak tė arsyeve qė pėrmenda mė parė, tė cilat po i pėrmend edhe njė herė: e para se ata nuk e bėn qėllimisht kėtė bidat apo kundėrshtim dhe e dyta, se ne nuk e dimė se a u ėshtė ngritur argumenti atyre apo jo. Atėhere themi se llogaria e tyre ėshtė tek Allahu, ndėrsa ne na takon pamja e tyre e jashtme. Pamja e tyre e jashtme ėshtė islami, vdiqėn me kėtė islam dhe u varrosėn nė varret e muslimanėve kėshtu qė ata janė muslimanė. Pėr kėtė arsye dallimi midis bidatit qė nė vetėvete ėshtė kufėr dhe atij qė nė vetėvete ėshtė fisk, sė pari ėshtė dallim terminologjik i lindur prej shkenctarėve tė llafollogjisė dhe sė dyti, nuk ka rreth saj argument absolutisht. Po e pėrfundoj fjalėn time rreth kėsaj ēėshtje me njė hadith i cili tė argumenton ty pėr atė ēka tė pėrmenda mė parė, se jo ēdokush i cili bie nė kufėr, apo preket prej kufrit bie kufri mbi tė. Kam pėr qėllim hadithin e saktė tek Buhariu i transmetuar prej dy sahabeve tė mėdhenj tė cilėt janė; Ebu Seid El-Kudri dhe Hudhejfe ibnl Jeman radiallahu anhuma tė cilėt kanė thėnė: ka thėnė i dėrguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem: "Ka qėnė nė mesi e atyre tė cilėt kanė qėnė para jush njė burrė kur i erdhi vdekja mblodhi fėmijėt e tij rreth vetes dhe u tha: ēfarė babai kam qėnė pėr ju? Thanė: mė i miri prind. Tha: porse unė jam gjynahqar me Zotin tim e nėse Allahu do tė ketė mundėsi ndaj meje do tė mė dėnojė mua me njė dėnim tė rėndė, prandaj nėse unė vdes mė digjni dhe gjysmėn pėrhapeni nė det dhe gjysmėn nė tokė. Pasi vdiq e dogjėn dhe ia pėrhapėn gjysmėn nė tokė dhe gjysmėn nė det. Allahu i tha grimcave tė hirit tė tij: "Formohu filan" dhe u formua siē qe. Allahu i Madhėruar tha: "O robi Im, ēfarė tė shtyu ty qė ta bėsh kėtė gjė" tha: o Zoti im, frika prej Teje. Allahu i tha: "Shko se tė kam falur". Tani ne pyesim a bėri kufėr ky person apo jo, bėri kufėr, porse Allahu e fali atė.
Shejh tha se nuk bėri kufėr. Unė nuk e dėgjova, a nuk bėri kufėr?
Me kėtė vepėr qė kreu shejh?
Me fjalėn e tij: "...nėse Allahu do tė ketė mundėsi ndaj meje do tė mė dėnojė mua me njė dėnim tė rėndė." a nuk ka bėrė kufėr me kėtė fjalė?
Me kėtė fjalė, po.
Unė nuk ta pėrcaktova, thashė a bėri kufėr apo jo.
Mirė. Ne kemi mėsuar prej Kur'anit tė nderuar se Allahu nuk fal ti bėhet Atij shok dhe fal tė tjerat veē ortakėrisė pėr kė dėshiron. Kush ėshtė bashkimi? Bashkimi kuptohet prej fjalės sė kaluar se Allahu nuk fal ti bėhet shok atij dhe veē ortakėrisė fal pėr kė dėshiron, pra qė ti bėhet shok dhe ortak qėllimisht. Ēfarė mendimi ke pėr kėtė kushtėzim? Ėshtė i saktė.
Mirė, por a ndodhet nė ajet?
Nuk ndodhet.
Nuk ndodhet, po nga e sollėm, prej xhepit tonė? Jo. Kėshtu ėshtė sheriati, nuk mund tė merret prej njė ajeti, apo njė hadithi, porse duhet tė mblidhen tė gjitha ajetet dhe hadithet qė kanė lidhje me kėtė ēėshtje. Pėr kėtė arsye, jo vetėm nė ēėshtjet e fikhut duhet ti mbledhim argumentat qė kanė tė bėjnė me ēėshtje, qė tė arrijmė tė njohim gjykimet, porse duhet bėrė kjo gjė edhe nė akide, biles akidja ėshtė shumė mė parėsore se fikhu nė kėtė gjė. Zakonisht dijetarėt kur shpjegojnė kėtė ajet nuk i pėrkushtohen kėti lloj sqarimi, sepse ēėshtja pėr mendimin e tyre ėshtė e qartė dhe nuk ka nevijė pėr shumė sqarim. Porse kur shfaqen dyshimet dhe problemet atėhere dijetari detyrohet qė tė nxjerri atė ēka ka prej dijes. Kėshtu qė ky person kur la testament me atė gjė e cila nuk ka shėmbull nė padrejtėsi, mizori dhe kriminalitet, pra kėrkoi tė digjet qė tė humbas prej Zotit tė tij, ndėrkohė qė Allahu thotė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Na solli ne shėmbull dhe e harroi krijimin e tij. Tha: kush i ngjall kockat kur ato tė jenė bėrė pluhur". e megjithatė Zoti ynė e fali atė, pėrse? Sepse kufri nuk kishte hyrė nė zemrėn e tij, porse pėrfytyroi gjynahet e tij karshi Zotit tė tij dhe frikėn e tij ndaj Allahut dhe nėse do tė arrijė tek Zoti i tij do ta dėnojė me njė dėnim tė rėndė. Kjo frikė ia verboi kėtė akide tė saktė, prandaj edhe urdhėroi me kėtė testament makabėr. Dhe hadithi ėshtė mėse i qartė "Shko se tė kam falur".
Kėshtu qė ne nuk duhet tė pėrfytyrojmė se Sejid Kutubi kur tha fjalėn e njėshmėrisė sė ekzistencės, sikurse ne besojmė, se ai e ka patur qėllim njė gjė tė tillė apo e lidhi zemrėn me tė (pra e besoi), sikurse Ibn Arabiu i humburi, i cili humbi bashkė me veten e tij miliona musliman prej sufistave. Mbase kjo ka qėnė njė ide sufiste kalimtare, i ka lindur ndėrkohė kur ishte i burgosur dhe nuk ka mundur qė tė thellohet me dije nė kėtė ēėshtje, kėshtu qė e shkruajti atė shprehje tė cilėn unė isha nga tė parėt qė e kritikuan. Nuk gjykojmė mbi tė me kufėr, sepse ne nuk e dimė a u lidh kufri nė zemrėn e tij dhe se a iu ngrit argumenti, aq mė tepėr qė ai ka qėnė edhe nė burg. E prej nga do ti mundėsohej atij kjo gjė. Pėr kėtė arsye mos lidhim midis qėnies sė muslimanit ra nė kufėr dhe qėnies sė tij qafir, mos i lidhim kėto dy ēėshtje, kjo sė pari dhe u pėrsėrit disa herė si paralajmėrim dhe sė dyti mos bėjmė dallim midis bidatit nė besim dhe bidatit nė adhurim, sepse qė tė dyja, ose janė humbje ose janė kufėr. Dhe mbase nė kėtė sasi ka mjaftueshmėri.
5- Shejh a lejohet lavdėrimi i bidatēinjve edhe pse mund tė pretendojnė shėrbimin ndaj Islamit dhe se ata lodhen pėr kėtė gjė, si Turabi e tė tjerė si shėmbulli i tij?
- Pėrgjigjia ndryshon me ndryshimin e vendeve. Nėse kemi pėr qėllim nė lavdėrim njė musliman tė cilin e mendojmė bidatēi dhe nuk themi pėr tė bidatēi, sepse mbas gjithė asaj ligjėrate tė gjatė mendoj se bėjmė dallim midis dy ēėshtjeve inshaAllah. Nėse ėshtė pėr ēėllim me lavdėrimin e tij, mbrojtja e tij karshi kufarėve, atėhere kjo gjė ėshtė obligim.
Ndėrsa nėse ėshtė pėr qėllim me lavdėrimin e tij, zbukurimi i metodikės sė tij dhe ftesa e njerėzve tek ajo, kjo gjė ėshtė humbje, pėr kėtė gjė dhe nuk lejohet.
6- A ėshtė e vėrtetė ajo ēka dėgjojmė, se hexhri i bidatēinjėve nė kėtė kohė nuk praktikohet?
- Ai ka dashur tė thotė se nuk ėshtė i pėrshtatshėm tė praktikohet. Ai nuk praktikohet sepse bidatēinjtė, dhe tė prishurit janė mbizotėruesit. Dhe mbase pyetėsi mė ka mua tė parin pėr qėllim, prandaj them: po kėshtu ėshtė, nuk ėshtė i pėrshtatshėm qė tė praktikohet dhe e thashė kėtė gjė shumė qartė mė parė kur pėrmenda shėmbullin sirian qė thotė: ti mbyllur dhe unė hiē.
Nėse gjendet njė ambient shumica e tė cilit janė ehli sunne dhe u shfaqėn disa fara qė kanė bėrė bidate nė fenė e Allahut tė Madhėruar, po kėtu a praktikohet apo jo?
U gjenden nė tė njėjtin xhemat?
Po nė tė njejtin ambient tė cilin e sundon e vėrteta u shfaq bidati, nuk e dimė fjalėn tuaj nė kėtė gjėndje?
Nė kėtė rast ėshtė obligim pėrdorimi i urtėsisė. Grupacioni i fuqishėm dhe mbizotėrues nėse e shkėput mardhėnien me kėtė grupacion tė devijuar prej xhematit, a i bėnė dobi grupacionit tė kapur mbas hakut apo i bėnė dėm, kjo njėra anė, tjetra, se a i bėnė dobi atyre me tė cilėt ėshtė shkėputur marėdhėnia apo jo. U pėrmend edhe mė parė kjo pėrgjigje. Nuk duhet qė kėto ēėshtje ti marrim me vrrull dhe ndjenja, porse duhen marrė mė maturi dhe urtėsi. P, sh, kėtu tek ne njėri devijoi, nuk duhet qė ne o burra ta braktisim. Jo, jini tė butė me tė, kėshillojeni, drejtojeni, nėse nuk ka mė shprsė tek ai, sė pari dhe sė dyti, friksohemi se sėmundja e tij kalon tek tė tjerėt, atėhere shkėputen marėdhėniet me tė, nėse pėrqindja mė e shumtė e medimit anon nga ajo se ky ėshtė ilaēi. Nė njė fjalė tė urtė arabe thuhet: Ilaēi i fundit ėshtė tė mjekuarit mė hekur tė nxehtė.
Unė nė kėto ditė nuk kėshilloj qė tė pėrdoret ilaēi i shkėputjes, sepse ai dėmton mė shumė sesa pėrmirėson. Dhe mė i madhi argument pėr kėtė ėshtė fitna qė ndodhet nė Hixhaz (krahina qė pėrfshin Meken dhe Medinen). Tė gjithė i bashkon thirja nė Teuhid, e cila ėshtė thirrja e Kur'anit dhe Sunnetit. Porse sepse disa prej tyre kanė aktivitet tė veēantė, qoftė nė politikė, apo nė disa mendime tė cilat nuk njiheshin mė parė nga dikush prej dijetarėve. Kėto mendime mund tė jenė tė gabuara dhe mund tė jenė tė sakta. Pėr kėtė arsye nuk duhet qė tė na bėjnė kėto fjalė tė reja tė cilat i dėgjojmė, sidomos kur fillimisht i mendojmė tė gabuara tė ngrihemi dhe ti luftojmė. Kjo gjė ėshtė gabim. Kjo ėshtė gabim, vėlla. Mos vallė dėshiron shok tek i cili nuk ka asnjė gabim. Dhe a ka dru aromatik qė digjet pa bėrė tym. Ne dėshirojmė prej Ihvan El-Muslimin qė tė jėne me nė vetėm nė Teuhid, qė tė jemi me ta. Porse ata as nė Tevhid nuk janė dakord me ne. Dhe thonė se prekja e kėtyre ēėshtjeve e pėrēan ymetin. Ndėrsa ata vėllezėr tė cilėt u ndanė nga xhemati, ose xhemati ėshtė ndarė nga ata, Allahu e di mė sė miri. Ata janė bashkė me ne nė vijėn e Kur'anit, Sunnetit dhe metodikės sė selefėve tė ndershėm. Me tė vėrtetė ata kanė ardhur me diēka tė re, njė pjesė e tė cilės ėshtė gabim dhe njė pjesė ėshtė e saktė. Pėr kėtė arsye pėrse tė pėrhapin nė mesin tonė kėtė pėrēarje, grupacion (tehazub) dhe fanatizėm. E pasi qemė njė grup u bėmė dy grupe, e pasi u bėmė dy u formua dhe i treti, u bėnė Seferijinė dhe Sururijinė e kėshtu. Allahu Ekber. Dhe nuk i ka pėrēarė ndonjė gjė qė e meriton tė pėrēahesh pėr hir tė saj. Nuk kanė mosmarrėveshje nė ēėshtjet e mėdha tek tė cilat nuk mund tė imagjinohet se selefitė, pėrēahen nė to. Ne tė gjithė e dimė se sahabet nuk u pėrputhėn nė disa ēėshtje e megjithė atė metodika e tyre ka qėnė e njėjtė. Kėshtu qė nėse ti do tė mundesh tė imagjinosh se njė grupacion prej ehli sunnetit, disa individ tė tij ndryshuan prej tyre, duhet tė bashkpunojmė me ta me butėsi dhe tė pėrpiqemi qė ta ruajm qėndrimin e tyre me xhematin dhe tė mos i shkėpusim lidhjet me ta dhe as mos u bėjmė hexhėr, vetėm nėse do tė friksohemi prej tyre. Dhe kjo gjė nuk shfaqet menjėherė, pra me tė shfaqur dikush njė mendim ndryshe nga ai i xhematit, nuk duhet qė menjėherė ti shkėpusim mardhėniet, porse tė presi se mbase Allahu ia udhėzon zemrėn, ose tė na bėhet e qartė se shkėputja e tij ėshtė mė parėsore.
7- A e bėn tė domosdoshme mos ngritja e argumentit nė gjykimin mbi qafirin se ėshtė qafir dhe bidatēiun se ėshtė bidatēi dhe fasikun se ėshtė fasik, si, p, sh, bindja, largimi i dyshimeve etj, apo jo?
- Jo nuk ėshtė e domosdoshme, por ajo qė ėshtė e domosdoshme, dija. Ajo dije nėpėrmjet tė cilės ngrihet argumenti dhe ai qė e ngre ėshtė trashėgimtari i Profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe jo ēdo individ mund ta bėjė kėtė gjė.
8- A janė Ihvanėt dhe Tebligėt prej grupeve tė cilat i ka pėrmėndur Profeti, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, nė hadithin e grupeve tė zjarrit, apo jo?
- Jo, jo, Ihvanėt nė gjirin e tyre kanė pėrfshirė njerėz nga grupe tė ndryshme. Gjendet tek ata selefi, shija, etj me rradhė. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė e saktė qė tė thuhet pėr ta njė cilėsi e vetme. Porse themi se kush prej tyre ngre metodikė tė kundėrt me atė Kur'anit dhe Sunnetit, ai person nuk ėshtė prej grupit tė shpėtuar, por prej grupit tė shkatėrruar. Ndėrsa si xhemat, uallahi, unė edhe pėr selefitė nuk them se janė prej grupit tė shpėtuar. Ēfarė mendimi keni pėr kėtė?
Shejh, nuk themi metodika e selefėve.
Sigurisht.
Gjykimi shejh, lidhet me individėt.
Tė lumtė.
Subhaneke allahumme ue bihamdike esh-hedu en la ilahe il-la ente estagfiruke ue etubu ilejke.
Pėrktheu: Ebu Hudhejfe El-Medeni
Medine 24/7/2003
Shėnim i pėrkthyesit:
Ky material ėshtė pėrkthyer nga kaseta me titull: {Kush ėshtė qafir dhe kush ėshtė bidatēi} e dijetarit tė madh, muhadithit dhe imamit tė ehli sunnetit nė kėtė kohė, shejh Muhamed Nasirud-din Albani, rahimehullah. Vendosa ta pėrkthej kėtė kasetė, pasi pashė qė nė tė shejhu ka trajtuar disa ēėshtje tė rėndėsishme, pėr ymetin nė pėrgjithėsi. Kėto probleme kohėt e fundit kanė filluar tė pėrhapen edhe nė trojet shqiptare. Gjė e cila ka sjellė si pasojė, preokupimin e nxėnėsve tė dijes, thirrėsave dhe njė pjesė tė rinisė muslimane, me ato gjėra tė cilat nuk u bėjnė dobi nė dynja, pėrkundrazi, dėmtojnė ata personalisht dhe punėn e tyre, qoftė ajo individuale, apo kolektive dhe Allahu e di mė sė miri se ēfarė do tė gjejnė shpėrblim nė botėn tjetėr. Njė pjesė e tyre kanė harruar atė ē'ka e kanė obligim dhe i janė kushtuar asaj ē'ka ėshtė e ndaluar nė fenė e Allahut, si p, sh, gibeti, thashethemet, mendimi i keq pėr vėllain musliman, gjykimi me paramendime, pėr tė mos thėnė se edhe shpifja zė njė vėnd tė madh. Ajo qė me tė vėrtetė ėshtė pėr tė ardhur keq se kėto gjėra shpesh-herė bėhen me emrin e fesė.
Pėr tek ata tė cilėt i kanė hyrė kėsaj rruge tė gabur; i kėshilloj qė ti kushtohen dijes sė Kur'anit dhe Sunnetit dhe tė ruhen prej tė devijuarve. Nėse shikojnė apo dėgjojnė, prej vėllait tė tyre ndonjė gabim, tė garantohen dhe mė pas tė kėshillojnė dhe jo ti pėrhapin kėto gjėra nga tė katėr anėt, sepse kjo u bėn atyre dėm nė dynja dhe ahire dhe i bėnė dėm davetit tė saktė.
E nėse me tė vėrtetė dėshirojnė hakun atėhere le tė lexojnė kėtė material, e tė tjerė veē tij, prej dijetarėve tė mėdhenj nė kėtė kohė. Tė mundohen tė pėrfitojnė prej tij dhe tė korigjojnė ato gabime ku mendojnė se kanė rėnė nė to.
Kėtė fjalė e drejtoj tek tė gjithė muslimanėt nė trojet shqiptare, nė veēanti, tek rinia muslimane dhe nė mėnyrė mė tė veēantė tek nxėnėsit e dijes, brėnda dhe jashtė kėtyre trojeve, sepse mbi ta bie pesha dhe pėrgjegjėsia mė e madhe. Dhe sė fundi lus Allahun e Madhėruar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tija tė larta qė tė na udhėzojė nė rrugėn e drejtė dhe tė na bashkojė zemrat dhe mendimet tek e vėrteta.
Muhammed Nasirud-din Albani,
|