Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Letër dërguar shoqes së ndikuar nga këngëtarët!

  1. #1
    Grafika e Motraislam
    Motraislam nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    16-05-2008
    Postimet
    72
    All-llahu të shpërbleftë
    3
    Falënderuar 133 herë në 53 Postime
    Rep Fuqia
    196

    Letër dërguar shoqes së ndikuar nga këngëtarët!

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë me të mirë deri në ditën e fundit!

    Letër dërguar shoqes së ndikuar nga këngëtarët! E dërgoj këtë letër, me ndjenjat më të sinqerta, tek ajo krijimin e të cilës e ka përsosur Allahu, ka zbritur me emrin e saj një sure të plotë në Kur’anin Fisnik, tek ajo që ka jetuar në qoshe të ndonjë bote hipotetike (të supozuar-ka për qëllim internetin) me vite të tëra duke u dëfryer, duke i klikuar pjesët e saj në rubrika dhe numra, duke i ikur namaz pas namazi. Ndoshta edhe në mbledhjet familjare nuk merrte pjesë me arsyetimin ‘jam e sëmurë’ vetëm për ta kaluar kohën me të dashurin e saj “internetin” nga i cili i është bërë e pamundur të ndahet. Është bërë robëreshë e prangave të tij…

    Motra ime, secila nga ne e din se prej internetit ka dobi të shumta dhe se ai është prej lehtësimeve dhe dhuntive që na ka dhënë Allahu i Madhëruar.

    Sa punë të rënda na i ka lehtësuar, në sa punime studimore na ka ndihmuar!

    Sa dispozita të sheriatit i kemi mësuar përmes librave, thënieve e mendimeve të dijetarëve përmes tij. Sikur t’i kërkonim të gjitha këto nëpër libra do të na merrnin shumë kohë. Ky mjet na e ka shkurtuar shumë kohën dhe mundin. Gjithashtu, përmes internetit ne dëgjojmë ligjërata të ndryshme në dhomat në paltalk dhe të tjera, derisa në të njëjtën kohë të tjerët e shfrytëzojnë atë duke shikuar gjëra të ndaluara.

    E shohim se disa janë dhënë pas “ueb-faqeve amorale”, disa janë bërë artikull i lirë duke shfaqur trupin e tyre përmes kamerave dhe duke mbuluar fytyrën që të mos njihen e marrohen.
    Kanë harruar se është një Zot për robërit, që kur flejnë sytë e tyre Ai nuk flen dhe kurrë dhe nuk i fshihet asgjë e vogël apo e madhe.

    Subhanallah! Ato të cilat i shfaqin trupat e tyre në kamera të internetit ashtu siç i kanë lindur nënat e tyre, e kanë hequr mbulesën e turpit dhe janë zbuluar prej mbulesës së pastërtisë. Ato janë pa turp, pa fe, pa frikë prej Allahut të Madhëruar. A mund të lindin ato fëmijë të ndershëm?!

    Dallim i madh mes Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe Aishes bashkëkohore!

    Pse motra ime! A pse Allahu të ka dhënë shëndet dhe bukuri i bën Atij mëkat me dhuntitë e Tij?
    Pashë Allahun, motra ime, sikur të të ndihmonte një vajzë edhe me një gjë të thjeshtë a do të silleshe vrazhdë me të? Apo do të kërkoni si ta bëni atë të lumtur dhe t’ia ktheni të mirën në mënyrë sa më të mirë?

    Pse motra ime? Ti je xhevahire e ruajtur. Të ka krijuar Allahu në formën më të mirë, të ka bërë të shohësh derisa ka të tjerë që nuk shohin, të ka mundësuar të ecësh me dy këmbë përderisa ka të tjerë që nuk mund të ecin, ta ka mundësuar të dëgjosh derisa shumë të tjerë nuk dëgjojnë fare, bile nuk kanë pasur fatin që të dëgjojnë Kur’an asnjëherë në jetë! Pse motra ime?

    Të shkruaj ty, motra ime, kurse zemra ime don të pëlcet nga dhimbjet!

    Motra ime mendo! Ulu, dhe i parashtro vetes këtë pyetje: “Cili është përfundimi?” Motra ime, nuk të pyes cila është përgjigjja, ngase ju e dini atë më mirë se unë!
    A dëshironi të vdisni e zhveshur në zhurmën e muzikës duke ta shikuar trupin tënd njerëz të ndryshëm, i cili një ditë ka qenë i pastër në barkun e nënës tënde?

    Motra ime, ti je femër dhe unë do të flas për tregimin e një femre e cila më ka treguar për veten e saj:

    Ka qenë femër e ruajtur! Ishte e pastër dhe fetare. Kishte hyrë në internet për t’i thirrur të tjerët në rrugë të Allahut, ngase kishte dëgjuar se aty gjinden motra të zhytura në detin e epsheve. Kishte hyrë në dhomën e “paltalkut” dhe kishte vazhduar duke i thirrur përmes këtyre dhomave duke ju shpërndarë kaseta me ligjërata të ndryshme, Kur’an dhe ilahi.

    Mirëpo, kishte shkuar shumë larg. Kishte filluar që të thirrte në dhomat e ashtuquajtura “dhomat e kuqe” dhe ishte habitur me atë çka kishte parë. Mendonte se kishte hyrë te kafshët (Allahu ju nderoftë!), kur kishte parë të tjerët duke e shfaqur trupin e tyre dhe disa pjesë të turpshme. Disa shkruanin fjalë të ndyta duke u mburrur me këso fjalë, pa ndier përcjellës as llogaritës. Mbeti e mahnitur një kohë të gjatë duke vështruar habitshëm këtë botë të çuditshme. Filloi të ndiejë një frikë, trupi i dridhej dhe thoshte me vete: “O Zot i madh, deri këtu arriti gjendja jonë, o Zot të lutem na mëshiro!

    Në faqen e saj ranë disa pika loti dhe i ngriti duart nga qielli duke e lutur Allahun që t’i udhëzojë këta njerëz dhe t’ua kthejë mendjet e tyre të cilat i ka mundur shejtani elektronik.

    Doli duke i fshirë lotët e saj, mori abdest, veshi rrobat e namazit, e madhëroi Allahun dhe hyri në namaz. Fali dy rekate duke iu lutur Allahut që t’ia falë këtë mëkat ngase ajo nuk kishte ditur kurrë për këto vende të ndyta.

    Pas disa ditëve i erdhi shejtani i poshtëruar duke i thënë: “Po i len vëllezërit dhe motrat e tua të humbin në errësirë kurse ti e qetë ec në rrugë të mirë. Sa e vrazhdë që je!” Ajo mendoi dhe tha: “Unë jam e fortë, do të mundohem t’i shpëtojë vëllezërit dhe motrat e mia nga rruga e shkatërrimit dhe nuk do të ndikohem me lejen e Allahut. Unë jam nxënëse e diturisë dhe besimi im në Allahun është i fortë.” Kjo vajzë e mjerë mendoi se do ta përballojë këtë pa u ndikuar!

    Mirëpo shkoi shumë larg tek ato dhoma. Shikoi qindra të mbledhur në atë gjendje. Filloi t’i shkruajë një personi (privatisht) duke e thirrur t’i kthehet Allahut, duke ia kujtuar ahiretin dhe dënimin e varrit. Personi u ndikua nga këto fjalë dhe i tha: “Allahu ju shpërbleftë, mos më leni, kam shumë nevojë për ty, sa e sa kohë kam pritur që dikush të ma tërheq vërejtjen, të më thërrasë nga kjo pakujdesi, mos më le, nuk mund ta besojë se kam takuar një motër si ju!”

    Të gjorës iu zbut zemra dhe ndjeu dhimbje për gjendjen e tij. Ai i tha: "Ma jep email-adresën tënde që të vazhdojë me ty ngase unë kam nevojë që të më këshillojë dikush për Allahun.” Ajo u shqetësua për këtë por më në fund ia dha.

    Kaluan disa ditë, ajo ia kujtonte Allahun e Madhëruar dhe ai sikur i përgjigjej këshillave të saj, mirëpo a mendoni se ujku ka besë.

    Ajo filloi të mashtrohet kurse ai filloi ta përgatisë planin e tij. Një ditë i tha asaj: “Sikur mos të ishit ju nuk do të isha udhëzuar, ju jeni dhunti nga qielli, jeta ime ka ndryshuar prej kur të kam njohur ty.”

    Asaj iu skuq fytyra nga turpi dhe ia ktheu: “Ju jeni vëllai im për Allahun dhe është obligimi im t’ju thërrasë dhe t’ua përkujtojë Allahun pasi nuk jam vetjake që ta sigurojë dhe ta përmirësojë veten time e t’i lë vëllezërit dhe motrat e mia në devijim.”

    Ndërsa, ujku tradhtar i tha: “Sa zemër të mirë që ke, mendoj se nuk ekziston vajzë si ju.”

    Kaluan disa ditë, derisa erdhi dita kur u thyen pengesat dhe humbi turpi e ai i tha: “Filane!” Ajo iu përgjigj: “Urdhëro?”- “Të dua!” Ajo filloi të dridhej, e ndjeu sikur gjaku u ndal në trupin e saj dhe nuk lëvizte, rrahjet e zemrës iu shpeshtuan dhe heshti e nuk shkroi asgjë. Ndërsa ai shpejtoi duke i shkruar: “Shkruaj e dashur, përgjigju, a më don mua? Ajo nuk i shkroi dhe e kaloi këtë moment në heshtje sikur të ishte e vdekur.

    E shkruante një shkronjë pastaj e shlyente, fillonte fjalinë, prapë e shlyente. “Mos ngurro, shkruaje atë që e ke në mendje.”- i tha ai ndërsa ajo iu përgjigj:
    ”Të lutem, mos më shkruaj këso fjalë herave të tjera. Unë jam thirrëse në rrugë të Allahut, jam kërkuese e diturisë!” “Jo, jo, mos mendoni se kam për qëllim diçka të keqe, Allahu të udhëzoftë! Unë e kam qëllimin e mirë, dëshiroj të lidhem me ty pasi përmes teje e gjeta rrugën e dritës dhe udhëzimit.”- ia ktheu ai.

    Ajo e turpëruar tha: “Mirëpo...” I tha: “Mos thuaj mirëpo, ti je e imja dhe unë jam i yti.” Tani, zemra e saj u mbush gëzim dhe sikur filloi të kërcente nga ato që ia tha ai.

    Një ditë tjetër hyri në internet, siç e kishin zakon në kohën e caktuar...

    Ai i tha: “Dua të shoh, zemra ime më pëshpërit vazhdimisht duke më thënë se dua të shoh. Nuk mund të fle, nuk ha as nuk pi pa e parë atë vajzë e cila e sundoi zemrën time. Nuk mund të mendoj e as të flas për shkak të saj. Ajo u ngushtua dhe tha: “Është e pamundshme, haram, nuk lejohet!” Ai ia ktheu: “Unë dua të fejohem te ty dhe do të shkoj ta takoj familjen tënde, mos u frikëso. Pas gjithë kësaj, mendoni se unë luaj?”

    E gjora u qetësua dhe u pajtua me kusht që ai ta hiqte menjëherë foton derisa ai e priste këtë moment që ta vjedhë fotografinë e saj.

    Ajo filloi ta kërkonte fotografinë më të bukur që e kishte, e vendosi foton e saj, por ai i habitur me bukurinë e saj kërkoi edhe foto të tjera. Ajo refuzoi dhe zemra e saj rrihte me shpejtësi prej asaj që bënte!

    I tha: “Ngadalë e dashura ime, kjo nuk është asgjë.”

    Pas disa ditësh, fjalët e dashurisë u bënë të zakonshme. Ajo ishte thirrëse, por zemra iu sëmur, iu ndryshua fytyra e saj, u shua drita e imanit në sytë e saj, u bë e padurueshme, e priste me padurim momentin kur ai do të hynte në mesengjer... Kaloi një ditë, dy e ai nuk hyri... Në ditën e tretë kur hyri ajo i tha me një pëshpëritje dhe përmallim: “Ku ke qenë? Të kam pritur shumë, jam frikësuar për ty!”

    Ai iu përgjigj: “Mirë jam.” Dhe ajo nuk kishte ndryshuar nga ato bisedat që kishte bërë më parë. Ajo i tha: “Çfarë ke Halid, pse ke ndryshuar? A mos të kam ngushtuar me diçka?” I tha: “Jo.” “E çfarë ke atëherë? Ai ia ktheu: “Dua që të shoh, dua të takohem me ty, të lutem, nuk kam mundësi të largohem nga ti, ka dy ditë që nuk kam hyrë në mesengjer vetëm mos të ngushtojë ty me këtë kërkesë!”

    Ajo e pyeti: “Si të më shikosh dhe ku? Ai iu përgjigj: “Në mëngjes, kur të shkosh në fakultet, unë do të pres atje! “Vështirë, unë në jetën time nuk kam takuar njeri të huaj, bile asnjë njeri i huaj nuk e ka parë fytyrën time gjatë gjithë jetës sime, përveç të afërmve të mi”. “Unë do të jem bashkëshorti yt, mos u frikëso, tani unë jam udhëzuar, elhamdulilah, më beso, të betohem se nuk të mundoj.” E gjora u qetësua dhe u pajtua dhe këtu ishte rreziku më i madh. Ai ia kërkoi edhe numrin e telefonit që të kontaktonte me të.

    E caktuan takimin në ora nëntë të mëngjesit. Veshi rrobet më të bukura dhe u parfumos me erërat më të mira. Atë e zbritën familja e saj te fakulteti dhe shkuan kurse në pritje të saj ishte Halidi. Cingërroi telefoni i saj dhe pasi u lajmërua, ai i tha: “Jam në veturën e bardhë.” Xhamat i kishte me ngjyrë, ishte veturë e trishtuar... Ajo shkoi drejt tij, zemra i dridhej, hyri në veturë e heshtur dhe pas pak tha me një zë të dridhur: “Eselamu alejkum”.

    Ujku dinak ia ktheu selamin dhe i tha: “Mirë se erdhe, Allahu të forcoftë në fenë e tij, e dashura ime!”

    Ajo dridhej nga frika dhe rrinte e heshtur. Mendonte se e gjithë kjo do të kalojë me ato rrahje të shpejta të zemrës.

    E kapi dorën e saj duke i thënë: “Frikësohesh?” Ndërsa ajo e largoi dorën duke i thënë të largohej nga aty para se t’i shihte dikush.

    U larguan nga aty derisa arritën te disa ndërtesa të mëdha, aty ku humbet nderi dhe pastërtia sikur të mos ishte mbulimi i Allahut.

    E kapi dorën e saj derisa ajo i tha se ne jemi pajtuar të bisedojmë vetëm në veturë.

    “Dua që ta shoh fytyrën tënde vetëm një orë dhe do të kthej te fakulteti.”- i premtoi ai. Ajo u qetësua pak dhe hipën në lift. Ajo vetëm dridhej.

    Hynë në një dhomë duke i thënë asaj: “Urdhëro, e dashura ime!” Filloi t’ia zbulojë fytyrën e saj, i tha se ishte e bukur dhe deshi t’i afrohej dhe të bënte atë që mendonte por ajo filloi të qajë. “Mos qaj, ti je me bashkëshortin tënd!” - i tha.
    (edhe në momentin e fundit ai përdorte fjalët më dinake vetëm për të arritur qëllimin e tij).

    “Ma sjell pak ujë të lutem!” Kur ai u largua për ujë, ajo iku nga dera dhe doli me të shpejtë në rrugë, e ndaloi një veturë dhe i tha vozitësit që ta largojë nga ai vend. Filloi të qante e pikëlluar dhe ia tregoi ngjarjen e saj vozitësit. Njeriu që kishte pamje të pastër islame i tha: “Falënderoje Allahun, i Cili me mëshirën e Tij të ka shpëtuar nga ky kurth.”

    Kur u kthye në shtëpi nuk mund të ndalej duke qarë, u pikëllua nga ajo që gati i ndodhi. E falënderoi Allahu shumë për brejtjen që ia bëri ai kurth i ngjyrosur me fjalë të “bukura”, me qëllimin e vetëm që t’ia marrë nderin dhe pastërtinë asaj myslimanje të ndershme, e cila hyri në internet për t’i nxjerrë të tjerët nga ajo errësirë, por e rrezikoi edhe nderin e vet, gjënë më të shtrenjtë që e bart femra myslimane pas besimit të saj dhe gjënë për të cilën jeton.

    Motra ime myslimane, të thërras atje ku je! Të lutem kujdes, të lutem ruaju, bëhu e lumtur me atë që të ka urdhëruar Allahu ty, largohu nga vendet e dyshimta, lute Allahun që të forcojë në fenë e Tij ngase zemrat tona ndryshojnë shumë shpejt dhe vdekja vjen mu atëherë kur nuk e kujton. E veprat shpërblehen sipas përfundimit!

    Motra ime, lute Allahun që të ruajë prej fitneve që janë shfaqur mbi tokë dhe që mos ta merr shpirtin pa u penduar sinqerisht!

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e Sumeja
    Sumeja nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,988
    All-llahu të shpërbleftë
    2,084
    Falënderuar 3,760 herë në 1,488 Postime
    Rep Fuqia
    1244

    Re: Letër dërguar shoqes së ndikuar nga këngëtarët!

    Selamu alejkum
    Moter Allahu nderoft
    MashaAllah la havle ve la kuvete ila bilah vallahin tem e qelluar per trejat dhe trit e sodit duke perfshir xhahilat e me keqardhje dhe motrat dhe vllezerit.
    Allahu na ruajt dhe Allahu dhasht mira ket dynja dhe nahiret.
    Duhet kemi frig ALlahun shoh shum tri dhe treja qe jan sigurt teper besimin e tyre dhe i qasen harameve pa problem apo rrugeve qe shpin haram.
    Mos e djegim veten per tjeret.
    Thot Muhamedi salALlahu alejhi ve selem:
    Do te vij nje koh qe besimtari do te bij me iman dhe do te ngritet po nga zemra e tij eshte humb imani.
    Komentatusit e haditheve qe e kan spjegu ket ceshtje kan then se ceshtja qe humb imani eshte mos ruajtja e imanit.
    Kisha keshillu vllezerit dhe motrat e veten qe tkemi frig ALlahun me perdorimin e internetit haram Tv per mendimin tim shpijat e besimtarve ska as nevoj ndizet fare programet shqiptare se edhe nese kan dobi dicka dami asht teper ma i madh kshtu qe skemi nevoj per ato dobija vogla ne dam te shum gjerave tjera.
    Allahu e din mas miri
    U pyet Shabiu për një çështje dhe tha: “Nuk e zotëroj.” Shokët e tij i thanë: “Të turpëruam.” Ai tha: “Melekët nuk u turpëruan kur thanë: ‘ ... Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti’ …" Bekare, 32.
    Ka thënë Ibn Mes'udi – kënaqësia e Allahut qoftë me të!–: "O njerëz! Kush pyetet për dije dhe e di atë le ta thotë. Kush pyetet dhe nuk ka dije le të thotë Allahu është i dijshëm, sepse për atë që nuk e di, është prej dijes të thuash: Allahu është i dijshëm".

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Kengetaret kosovare i kthehen Islamit
    By Vocrraku in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2008, 11:59
  2. Letër dërguar tek çdo muslimane
    By Fidan in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2008, 15:11
  3. Letër dërguar nënës sime nga burgu - Nga Ibn Tejmijja
    By forumimotrave in forum Fetua të Sheikh´ul´Islam Ibn Tejmijje´s (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2006, 15:51
  4. Leter derguar Mulla Omarit
    By muslim_965 in forum Fetua të Dijetarëve
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 00:16

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •