Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 01-11-2008, 14:38
Grafika e Abdurrezak
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 08-08-2008
Postimet: 423
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,581
Falėnderuar 811 herė nė 375 Postime
Rep Fuqia: 233
Abdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond repute
Ligjshmėria e emėrtimit Selefi


Ligjshmėria e emėrtimit Selefi

Falėnderimi i takon Allahut, kurse salavatet tona qofshin mbi tė Dėrguarin tonė Muhamedin, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė ditėn e kijametit.



Ajo qė mė shtyri tė pėrkthej disa nga deklaratat e dijetarėve islamė mbi ligjshmėrinė e emėrtimit SELEEFI, ėshtė se davetit selefi i janė sajuar petka tė cilat ndoshta ia kanė humbur pak a shumė imazhin e duhur, si dhe ua kanė hapur gojėt atyre gjuha e tė cilėve ėshtė ujitur natėn dhe ditėn me fyerje dhe shpifje ndaj sunetit tė tė Dėrguarit dhe pasuesve tė tij. Andaj, si njė musliman i cili ka mėsuar diē rreth kėsaj ēėshtjeje, vendosa qė tė pėrkthej disa nga deklaratat e dijetarėve islamė, tė cilat do t'i lexosh mė poshtė, me shpresė qė do tė kenė dobi ata qė kėrkojnė tė vėrtetėn, inshaAllah.



Pra, ehlu-suneti apo selefitė janė emėrtuar me kėtė emėr, siē thotė shejh Salih el-Fewzan – Allahu e ruajt: “Janė emėrtuar (selefitė ) ehlu-suneh, sepse ata kthehen tek suneti i tė Dėrguarit, e jo tek fjalėt dhe medhhebet e tjera. Kurse bidatēinjtė janė ata qė njihen nė bazė tė bidateve dhe devijimeve qė kanė, siē janė Kaderitė dhe Murxhiet, apo njihen nė bazė tė atij qė e ka shpikur bidatin e tyre, siē janė Xhehmitė, apo njihen nė bazė tė veprave tė tyre tė fėlliqura, siē janė Rafiditė (Shi'itėt) dhe Havarixhėt.“1



I njėjti rast ėshtė me xhematet bashkėkohore, tė cilat quhen “xhemate islamike“. Prej kėtyre xhemateve disa janė qė njihen nė bazė tė bidateve tė tyre, siē ėshtė Xhematit-Tekfir wel-Hixhreh; prej tyre ka qė njihen nė bazė tė imamit tė tyre, siē ėshtė xhemati Sururi dhe Kutbi2; prej tyre ka qė njihen nė bazė tė veprave tė tyre, siē janė Xhemati Teblig dhe Xhemati Xhihadik, poashtu Xhemati Ihvanul-Musliminė dhe grupacione tjera nga tė devijuarit dhe bidatēinjtė. Prandaj, ai qė shiqon me syrin e sė vėrtetės e sheh se kėto xhemate janė larg udhėzimit pejgamberik… Ndėrsa davetin selefit e ka themeluar i Dėrguari Muhamed bin Abdilah.



Thotė shejh Mukbil – Allahu e mėshiroftė:“Themelues i davetit selefi ėshtė i Dėrguari i Allahut“.3 Tė njėjtat fjalė i thotė edhe shejhu ynė Muhamed bin Hadij el-Med’halij – Allahu e ruajt – tė cilin e kemi dėgjuar disa herė nėpėr ligjėrata qė kishin tė bėnin me kėtė temė. Dhe tė njėjtėn fjalė e thonė tė gjithė dijetarėt selefi kudo qė janė.



--------------------------------------------------------------------------------
1. Marrė nga libri “Irshadul-Berijjeh ila sheri’jjetil-intisabi lis-Selefijeh we Dahdish-Shubehi-Bid’ijeh“ f.2.

2. Kutbi: Pasues dhe pėrhapės tė ideve tė Sejjid Kutubit. Kutbi janė njėri krah i xhematit Ihwanul-Musliminė qė njihen me ekstremizmin nė fe… Ndėrsa krahu tjetėr i kėtij xhemati janė Benaitėt, pasues tė Hasen el-Benna-sė, tė cilėt njihen me lehtėsime tė mėdha nė fe. Qė tė dy krahėt startojnė nga dy parimet e tyre: 1) “Qėllimi arsyeton mjetin“ dhe 2) “Tė bashkėpunojmė nė atė nė tė cilėn pajtohemi, kurse tė arsyetojmė njėri-tjetrin nė atė qė s'pajtohemi“. Parime kėto qė bien nė kundėrshtim me dy bazamentet e ehli-sunetit: Kur’anin dhe Sunetin. Sejjid Kutubi nuk hyn nė taborrin e dijetarėve islamė (sepse s’ka dituri) e as nė taborrin e ehli-sunetit, pėrkundrazi, ai ėshtė i cili shumė bidate i ringjalli nė librat e tij (fatkeqėsisht njė numėr i librave tė tij janė tė pėrkthyera edhe nė gjuhėn tonė si “Nėn Hijen e Kur’anit “, “Shenja nė rrugė“, “Ilustrimi Artistik i Kur’anit“ etj). Ndėrsa dijetarėt e sunetit, duke qenė njerėzit qė mė sė shumti i frikėsohen Allahut dhe duke pasur parasysh pėrgjegjėsinė e tyre para Allahut nėse heshtin para pavėrtetėsisė, nuk ngurruan tė shkruajnė kundėr librave tė kėtij personi. Prej Dijetarėve qė kanė shkruar rreth bidateve tė Sejjid Kutubit janė: shejh Abdullah ed-Duvejsh – Allahu e mėshiroftė -, shejh Rebiė bin Hadij el-Med’halij – Allahu e ruajt dhe i dhashtė jetė – dhe shumė dijetarė tjerė selefi. Do tė kishim shkruar mė shumė rreth kėsaj ēėshtjeje, mirėpo nuk ėshtė vendi kėtu qė ta zgjasim mė shumė. Prandaj, KUJDES!!! (Pėrkthyesi).

3. Po aty.

--------------------------------------------------------------------------------

Prandaj, lexues i nderuar, mos tė tė mashtrojnė fjalėt e atyre qė me logjikėn e tyre tė dobėt tė bazuar mbi baza tė dobėta mundohen qė kėtė emėrtim ta zhdukin, pėr arsye se ky emėrtim pėrmban kthimin nė bazat e selefit, ndėrsa bidatēinjėve njė gjė e tillė nuk u konvenon.“Mundohen qė ta zhdukin dritėn e Allahut, mirėpo Allahu e plotėson dritėn e vetė edhe pse mushrikėt e urrejnė (njė gjė tė tillė)“.



Thotė Allahu: “Allahu ėshtė i kėnaqur me tė hershmit prej muhaxhirėve dhe ensarėve dhe prej atyre qė i pasojnė ata nė tė mirė, e edhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij. Atyre u ka pėrgatitur xhenete nė tė cilėt rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrgjithmonė. E ky ėshtė fitim i madh.“ (et-Tewbeh 100). Prandaj, mundohu qė t’i pasosh ata nė tė mirė.



Poashtu lexo fjalėn e tė Dėrguarit, “Janė ndarė qifutėt nė shtatėdhjetė e njė grup dhe janė ndarė tė krishterėt nė shtatėdhjet e dy grupe, kurse umeti im do tė ndahet nė shtatėdhjet e tri grupe, tė gjitha do tė jenė nė zjarrė pėrveē njėres“. I thanė,"Cili ėshtė ai grup?" "I Dėrguari tha, “Ata qė do t'i pėrmbahen asaj nė ēka jam unė dhe shokėt e mi sot“. Prandaj, ki kujdes, lexues i nderuar, mos ji prej tė humburve por paso Sunetin qė tė jesh i shpėtuar, inshaAllah.



Ndėrsa para se t'i pėrmendim deklaratat e dijetarėve, dua tė tė tregoj se ēka do tė thotė fjala SELEFI?



Kur pėrmendim fjalėn 'selef', kemi pėr qėllim paraardhėsit, siē e ka cekur Ibni Mendhuri4 - Allahu e mėshiroftė -. Ndėrsa nė terminologjinė fetare, kjo fjalė pėrfshin “Ata qė i pėrmbahen asaj nė tė cilėn kanė qenė sahabet e ndershėm – Allahu qoftė i kėnaqur me ta - , tabi'inėt e dalluar qė i pasuan sahabet nė tė mirė… “5



Dhe ja, lexues i nderuar, disa nga fjalėt e dijetarėve islamė tė hershėm dhe tė vonė:6



Thotė shejhul-Islam Ibnu Tejmijeh - Allahu e mėshiroftė: “Nuk ėshtė turp qė dikush tė shfaq medh’hebin selefi,7 tė thirret nė te dhe tė krenohet me tė, bile ėshtė obligim qė njė gjė e tillė tė pranohet, sepse medhhebi i selefit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse e vėrteta“.8



Poashtu, kur Ibnu Tejmijeh – Allahu e mėshiroftė - flet kundėr bidatēinjėve, thotė: “Sa mė larg medhhebit tė selefit qė janė, aq mė tė njohur me bidat do tė jenė, prandaj shenja e bidatēinjėve ėshtė largimi nga medhhebi i selefit“.9



Thotė Dhehebiu – Allahu e mėshiroftė: “Ajo me ēka duhet tė pajiset hafidhi ėshtė (se ai duhet tė jetė): i devotshėm, intelegjent, ta njohė gjuhėn (arabe), tė jetė i turpshėm, (tė jetė) selefi…”.10



Kur Dhehebiu - Allahu e mėshiroftė - shkroi pėr jetėn e Darekutniut - Allahu e mėshiroftė – ai u shpreh: “Asnjė herė nuk ėshtė futur as nė ilmul-kelam (retorikė fetare) as nė polemikė, mirėpo ka qenė selefi“.11



Shejh Muhamed Xhemil Zejno - Allahu e ruajt - tregon se ėshtė pyetur Bin Bazi – Allahu e mėshiroftė - pėr grupin e shpėtuar, kurse Bin Bazi ėshtė pėrgjigjur: “(Grupi i shpėtuar) janė selefitė, secili qė pason rrugėn e selefit tė mirė“.12



--------------------------------------------------------------------------------
4. Po aty f.7.

5. Po aty.

6. Kėto janė fjalėt e pėrkthyesit.

7. Nuk bėhet fjalė pėr medhhebin nė jurisprudencė, por fjala medhheb kėtu pėrfshin gjithė atė nė ēka ka qenė selefi yne i mirė.

8. Mexhmu’ul-Fetava (4/149).

9. Mexhmu’ul-Fetava (4/155).

10. Sijeru A’lamin-Nubela (13/380).

11. Sijeru A’lamin-Nubela (16/457).

12. Mexhmuaturr-Rresaili li’Islahil-Ferdi vel-Muxhtema (f.162).


--------------------------------------------------------------------------------
Shejh Ibnu Uthejmin - Allahu e mėshiroftė- nė komentimin e librit “el-Akidetul-Vasitijeh“ thotė: “Ehlu-Suneti janė ata qė e pasojnė selefin nė ēėshtje tė akides, prandaj edhe i fundit deri nė ditėn e kijametit, nėse ėshtė nė rrugėn e tė Dėrguarit dhe sahabeve tė tij, ai ėshtė SELEFI“.13


Kur shejh Albani - Allahu e mėshiroftė - e kundėrshtoi Aid el-Karnin, i cili po e refuzonte kėtė emėrtim (selefi), i tha: “S'ka dyshim se njė refuzim i tillė nėnkupton largim nga islami i vėrtetė nė tė cilin kanė qenė selefi ynė i mirė, nė krye tė tė cilėve ėshtė i Dėrguari, siē tregon nė hadith, ku thotė: "Njerėzit mė tė mirė janė xhenerata ime, pastaj ata qė vinė pas tyre, pastaj ata qė vinė pas tyre“. (Tra. Buhariu dhe Muslimi.) Prandaj, nuk lejohet qė njė musliman tė largohet nga ky emėrtim, ndėrsa sikur tė largohej nga ēfarėdo emėrtimi tjetėr, nuk do tė kishte mundėsi asnjė dijetar ta akuzojė atė me bidat apo fisk (mėkat) … Ndėrsa ai qė veteveten e adreson tek selefi, ai e adreson vetveten nė pėrsosmėri. I Dėrguari ka pėrmend se prej shenjave tė grupit tė shpėtuar ėshtė se ata i pėrmbahen asaj nė ēka ka qenė i Dėrguari dhe sahabet e tij, prandaj ai qė i pėrmbahet asaj nė ēka kanė qenė ata, pa dyshim se do tė jetė nė udhėzim nga Zoti i tij.



Pa dyshim se emėrtimi i qartė e i dalluar ėshtė qė tė shprehesh se: unė jam musliman, bazohem nė Kur’an dhe Sunet ashtu siē e kanė kuptuar selefi ynė.



Ndėrsa kėtė fjali mund ta shkurtosh dhe tė thuash: unė jam SELEFI".14



Pyetje drejtuar Komisionit tė Pėrhershėm pėr Studime Shkencore Islame tė A.Saudite: "Ēka do tė thotė fjala SELEFI dhe cili ėshtė mendimi i juaj pėr kėtė emėrtim?



Pėrgjigje: “Selefi do tė thotė tė kthehesh tek selefi, ndėrsa selefi ynė janė: sahabet dhe imamėt e udhėzimit nga tri xheneratat e para – Allahu qoftė i kėnaqur me ata. Ata janė pėr tė cilėt i Dėrguari ka dėshmuar me tė mirė nė fjalėn e tij: “Njerėzit mė tė mirė janė xhenerata ime, pastaj ata qė vinė pas tyre, pastaj ata qė vinė pas tyre… “ (Tra. Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.) Pra, selefitė janė ata qė pasojnė menhexhin e selefit tė bazuar nė Kur’an dhe Sunet, tė cilėt thėrrasin dhe punojnė me kėto dy bazamente, prandaj ata janė Ehlu-Suneti“.15-16



Kėto ishin disa nga deklaratat e dijetarėve islamė qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje.



E lusim Allahun qė ta pranojė kėtė vepėr dhe tė kenė dobi robėt e Tij. Amin.



--------------------------------------------------------------------------------
13. Sherhul-Akidetil-Vasitijeh (1/54).

14. Marrė nga revista “el-Esaletu“ nr. 9, f.90, mė datėn 15 Shaban, 1416.

15. Pėrgjigje nga Komisioni i Pėrhershėm pėr Studime Islame nga A.Saudite nr.1361, v.2/165-166.

16. Shėnim: Kėto fjalė i pėrgatiti, me disa ndryshime tė vogla, vėllai ynė Muhamed bin Sejf, student nė Fakultetin e Hadithit nė Univerzitetin Islamik nė Medine. Kėto fjalė gjinden nė librin “Tahlisul-Ibad min Wahshijeti Ebil-Kadad“, autor i tė cilit ėshtė shejhu, AbulMalik Ramadani – Allahu e ruajt.

--------------------------------------------------------------------------------



Pėrktheu: Ebu Muadh el-Ensari
17.3.1425H, Medine
__________________
“Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja.“ (El Bekare 191)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
jeto22 (01-11-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Sqarim pėr metodėn e Ehli Sunnetit Talha23 Literaturė Islame 0 15-04-2008 01:29
Karikaturisti suedez detyrohet tė hyj nėn tokė prej fushatės tė xhihadistėve selefi Alba Lajme nga Bota Islame 0 05-10-2007 04:59
Muhammed Isma'il Es Selefi Ebu Velid Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 30-09-2006 00:34
Kush janė selefit ? AsgjeSikurdielli Pyetje-Pėrgjigje 23 17-09-2006 17:57


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 11:36.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.