Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Mësime që përfitohen nga Surja, Fatiha.

  1. #1
    Etheristi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-07-2004
    Lokacioni
    Në Sham.
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    84
    Falënderuar 402 herë në 222 Postime
    Rep Fuqia
    485

    Mësime që përfitohen nga Surja, Fatiha.

    ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

    Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
    "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
    "O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
    "O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
    Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
    Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid'at dhe ç`do bid'at është lajthitje, e ç`do lajthitje çon në zjarr.






    Mësime që përfitohen nga Surja, Fatiha.





    Mirësitë e Sures Fatiha.
    Mirësitë e Sures Fatiha janë të shumta, sikurse edhe gjërat që e vënë në dukje, mirësitë e saj janë të shumta, porse këtu do të përmëndim disa prej tyre.

    1) Është quajtur me emra të ndryshëm dhe ç`do emër mban në veten e tij kuptim të cilin nuk e mbajnë emrat e tjerë, këto emra janë përmëndur në Kur'an, Sunnet dhe në fjalët e Shokëve të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), si p.sh:

    a) Nëna e Kur'anit:
    Eshtë quajtur me këtë emër sepse është përfshirë në të në mënyrë të përgjithshme ajo c`farë ka përfshirë Kur'ani në mënyrë të shtjelluar, ka thënë dijetari Ibn Kaj-jim El-Xheuzijje (rahimehull-llah):
    Kush e kupton këtë sure dhe qëllimet e saj, ka shpëtuar prej të kotës, dyshimeve dhe bidateve.

    b) Baza (ose themeli) e Kur'anit:
    Eshtë trasmetuar ky emër prej Ibn Abasit (radiall-llahu anhuma) dhe s`ka dyshim se Surja Fatiha është baza e besimit (akides) dhe e gjithë mirësisë.

    c) Shërim:
    Eshtë trasmetuar nga Ebu Seid El Khudri (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e ka quajtur me këtë emër.

    2) Është surja më e mirë dhe më madhështore në Kur'an:
    Eshtë përmëndur në hadithin e Ebu Seid El Mual-la (radiall-llahu anhu) se ka thënë:
    Isha duke u falur dhe më thiri i dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), nuk iu përgjigja derisa përfundova namazin, më pas i erdha të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe më tha:
    C'farë të pengoi të vijë ?
    I thashë:
    O i Dërguari All-llahut isha duke u falur !
    Tha:
    A nuk ka thënë All-llahu s.u.t:
    O ju të cilët keni besuar përgjigjuni All-llahut dhe të Dërguarit nëse ju thërret në c`farë ju gjallëron jetën e zemrës dhe të shpirtit.
    Më pas më tha:
    Do të të mësoj më madhështoren sure në Kur'an para se të dalësh prej xhamisë.
    Më kapi për dorë, e kur deshi të dilte prej xhamisë i thashë:
    O i Dërguari All-llahut më the, Do të të mësoj më madhështoren sure në Kur'an ?
    Tha:
    Po, El-hamdu lil-lahi Rab-bil aalemin, ajo është Shtatë ajetshja dhe Kur'ani i Madhëruar i cili më është dhënë mua.
    Tra: Bukhariu dhe Imam Ahmedi.

    3) Ajo është dritë e zbritur prej një dere prej dyerve të qiellit e cila nuk është hapur vetëm se ditën kur ka zbritur kjo sure bashkë me një melek (engjëll) i cili nuk ka zbritur prej qiellit kurrë, sikurse ka trasmentohet nga Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) se ka thënë:
    Duke ndënjur i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) bashkë me Xhibrilin, dëgjoi një zhurmë (zhurma e cila bën dera kur hapet) dere sipër tij, e ngriti Xhibrili shikimin e tij në qiell dhe tha:
    Kjo është një dere që u hap prej dyerve të qiellit, nuk është hapur kurrë, dhe zbriti prej saj një melek që nuk ka zbritur kurrë, erdhi tek Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i dha selam dhe tha:
    Përgëzohu me dy drita që të janë dhënë, nuk ju janë dhënë asnjë Profeti para teje Hapja e Librit dhe mbyllëset (ose-përfunduset) e sures Bekare, nuk ke për të lexuar prej tyre ndonjë fjalë, vetëmse do të të jepet.

    Tra: Imam Muslimi.

    Leximi i sures Fatiha në formën më të plotë, arrihet me tre gjëra:

    a) Leximi i saktë sipas rregullave të leximit të Kur'anit.

    b) Kuptimi i përmbajtjes dhe argumentave të kësaj sureje.

    c) Praktikimi i saktë dhe zbatimi i argumentave dhe përmbajtjes së kësaj sureje.

    4) Duhet që muslimani gjatë leximit të kësaj sureje të përqëndrohet, dhe gjithashtu gjatë leximit të gjithë Kur'anit, dhe ta dijë se po lut All-llahun s.u.t, sikurse ka thënë Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uah-hab (rahimehull-llah):
    Meditova në lutjet e trasmetuara prej të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), dhe gjeta më madhështoren e tyre ti lutesh All-llahut s.u.t. që të të udhëzoj, e kjo lutje ndodhet në suren Fatiha.




    Prej mësimeve të Sures Fatiha.





    1) Argumentimi i saj mbi teuhidin, shtyllat dhe llojet e tij.
    Falenderimi i takon All-llahut Zotit të botrave. botërat janë ç'do gjë përveç All-llahut s.u.t, ky ajet është argument mbi teuhidin rububijeh.

    Mëshiruesi Mëshirëbërësi. dy emra prej emrave të All-llahut s.u.t. dhe emrat e All-llahut s.u.t. janë të gjitha të bukura, në këtë ajet ka argument mbi teuhidin esmau ues sifat.

    Vetëm Ty të adhurojmë …....... ka thënë Ibn Abasi (radiall-llahu anhuma):
    All-llahu s.u.t, Posedues adhurimit. Pra vëtëm Ai e meriton të adhurohet, askush tjetër përveç Tij.
    Ky ajet është argument mbi teuhidin uluhijeh.

    Kush mediton në hapjen e Kur'anit dhe në mbylljen e tij do të shohi qartë se ai është hapur me tre llojet e teuhidit dhe është mbyllur po me tre llojet e teuhidit, ka thënë All-llahu s.u.t. në suren Nas:
    Thuaj, mbrohem me Zotin e njerzve. argument mbi teuhidin rububijeh.

    Sunduesin e njerzve. argument mbi teuhidin esmau ues sifat.

    Të adhuruarin e njerzve. argument mbi teuhidin uluhijeh.

    C`do adhurim ka nevojë për tre shtylla të cilat ngrihen në zemrën e Besimtarit:

    1) Dashuria e All-llahut s.u.t.

    2) Shpresimi tek shpërblimi i Tij s.u.t.

    3) Frika prej dënimit të Tij s.u.t.

    Janë përmbledhur të gjitha këto shtylla në fjalën e All-llahut të Madhëruar:
    Të tillët (zotat) që këta po i lusin ( përvec All-llahut), vetë ata (zotat e tyre) kërkojne afrim (tek All-llahu), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i friksohen dënimit të Tij.Vërtet dënimit të Tij është për t'iu ruajtur.

    Kanë thënë Selefët (të parët tanë):
    Kush e adhuron All-llahun s.u.t. vetëm me dashuri është Zindik, ndërsa kush e adhuron All-llahun s.u.t. vetëm me shpresë është murxhi (Murxhi,është ai person që thotë se gjynahet nuk e dëmtojnë personin përderisa është besimtar dhe se ai është i barabartë në besim me Xhibrilin alejhi selam dhe Ebu Bekrin, besimi nuk shtohet dhe as nuk paksohet dhe se punët e mira nuk janë prej besimit), ndërsa kush e adhuron All-llahun s.u.t. vetëm me frikë është kharixhij (kharixhij, është ai qe thotë se kush bën një gjynah prej gjynaheve të mëdhaja del nga feja dhe është i përhershëm në zjarrin e xhehenemit nëse nuk pendohet, ose del kryengritje kundër prijsëve (pushtetarëve) musliman, për shkak të prishjes që kanë ata dhe padrejtësisë që bëhet prej tyre), dhe kush e adhuron All-llahun s.u.t. me dashuri, shpresë dhe frikë është Besimtar.

    Këto tre shtylla të cilat e kanë vëndin në zemër i ka permbledhur surja Fatiha:

    1) Dashuri:
    Thotë All-llahu s.u.t:
    Falenderimi i takon vetëm All-llahu Zotit të botrave.

    Kanë thanë Dijetarët:
    Falenderimi është: Lëvdata mbi All-llahun s.u.t. me dashuri, ndërsa nesë është pa dashuri nuk quhet falenderim, por quhet lavdërim.

    2) Shpresa:
    Thotë All-llahu s.u.t:
    Mëshiruesi Mëshirbërësi. kush mediton në këtë ajet me patjetër që do të lëvizi në zemrën e tij shpresa (ose–ndjenja e shpresës) sikurese ka thënë All-llahu s.u.t:
    Dhe shpresojmë tek mëshira e Tij.

    3) Frika:
    Thotë All-llahu s.u.t:
    Sunduesi i ditës së shpërblimit (ose–gjykimit). kush mediton në këtë ajet do të lëvizi në zemrën e tij frika prej ditës së gjykimit.

    Dhe mbas këtyre tre ajeteve ka ardhur fjala e All-llahut s.u.t:
    Vetëm Ty te adhurojmë…..... ky është edhe qëllimi kryesor, dhe nuk është përmëndur ky qëllim vetëm se mbas pohimit të këtyre shtyllave që u përmendën.

    Po ashtu kjo sure ka përfshirë dy kushtet e pranimit të punëve, të cilat janë:

    1) Sinqeriteti i adhurimit për All-llahun s.u.t, pa i bërë shok (ortak) Atij askënd, thotë All-llahu s.u.t:
    Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. argumenton kjo formë fjalie mbi ngushtimin e adhurimit, i cili nuk i takon vetëm se All-llahut s.u.t, po kështu edhe kërkimi i ndihmës.

    2) Ndjekja (pasimi) e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), thotë All-llahu s.u.t:
    Na udhëzo në rrugën e drejtë. dhe rruga e drejtë nuk është vetëm se rruga e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) sikurse i ka thënë All-llahu s.u.t, Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
    Me të vërtetë ti udhëzon në rrugën e drejtë.

    Kanë thënë Dijetarët rreth fjalës së All-llahut s.u.t:
    Na udhëzo në rrugën e drejtë.
    Kjo është lutje dhe shpresë, duhet që robi mbas kësaj lutjeje të përdori të gjitha shkaqet që i mundësojnë të njihet me këtë rrugë të drejtë dhe më pas ta ndjeki, pasojë dhe praktikojë këtë rrugë të drejtë.


    Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
    Kujdesu (jepi rëndësi) ndaj asaj që të bën dobi dhe kërko ndihmën e All-llahut s.u.t.

    Dhe nëse do të ishin bidatet prej rrugës së drejtë do ti kishte sqaruar ato Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), prandaj kush është qëndrimi i njerëzve të Bidatit, kundrejt këtij ajeti.
    Kush mediton në këtë ajet do të nguli thellë në zemrën e tij sinqeritetin ndaj All-lahut s.u.t në adhurim dhe pasimin e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

    Prej mësimeve të kësaj sureje:

    Qartësimi i vlerës dhe gradës së duasë (lutjes), dukë vënë në pah se duaja është çelës i ç`do të mirë, sikurse e kanë vënë në dukje këtë pikë dijetarët.

    Njeriu edhe nëse e njeh rrugën e drejtë nuk ka mundësi ta ndjekë atë dhe të përëqëndrohet mbi të derisa ti vijë vdekja, vëtëm nëse e udhëzon për tek ajo dhe i jep sukses Zoti i botrave, prandaj duhet me patjetër që robi të kthehet tek All-llahu s.u.t. me lutje dhe ta ndjejë veten të nevojshëm për këtë gjë, sikurse duhet ditur se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) gjithmonë i lutej dhe i kërkonte All-llahut s.u.t. ta udhëzonte dhe ta përqëndronte mbi rrugën e drejtë.

    Kjo sure e lidh robin me All-llahun s.u.t. dhe në të mëson edukatën e lutjes, sepse në këtë sure është paraprirë lutja me lavdatat mbi All-llahun s.u.t, sikurse ka trasmetuar Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) prej Zotit të tij në hadithin kudsij se All-llahu s.u.t. ka thënë:
    E ndava namazin (ka për qëllim suren El-Fatiha) mes Meje dhe robi Tim në dy gjysma dhe i jap robit Tim atë c`farë kërkon, kur thotë robi, Falenderimi i takon vetëm All-llahut Zotit të botrave, thotë All-llahu, Më falenderoi robi Im, kur thotë, Mëshiruesi Mëshirbërësi, thotë All-llahu, Më lavdoi robi Im, kur thotë, Sunduesi i ditës së shpërblimit, thotë All-llahu, Më madhështoi robi Im, kur thotë, Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë, thotë All-llahu, Kjo është mes Meje dhe robit Tim dhe i jap robi Tim ç`farë kërkon, kur thotë:
    Na udhëzo në rrugën e drejtë në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira, jo në rrugën e të hidhëruarve prej tyre dhe as të humburve, thotë All-llahu, Kjo është për robin Tim dhe i jap robit Tim ç`farë kërkon.

    Tra: Imam Muslimi.

    Ka thënë Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uahhab (rahimehull-llah):
    Tre ajete e gjysëm janë falenderim për All-llahun s.u.t, lëvdatë dhe madhështim për Të dhe tre e gjysëm janë lutje.

    Ka thënë Shejkhul Islam Ibn Kaj-jim El-Xheuzijje (rahimehull-llah) duke na tërhequr vëmendjen në një kuptim madhështor:
    Në c`do herë që lexon suren Fatiha përfiton tre herë që të të thërrasë All-llahu s.u.t. " robi Im ".

    Prej mësimeve të kësaj sureje janë; besimi në ditën e gjykimit, profetësitë, caktimi i All-llahut s.u.t. (kaderi), njohja e robit, Zotin e tij, njohja e robit vlerën e vetes së tij, etj shumë, porse po mjaftohemi me kaq sa përmëndëm dhe falenderimi i takon All-llahut s.u.t, Zotit të botrave, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Profetin e Tij Muhammed (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.





    Kjo është një përmbledhje e një ligjërate me të njejtën titull, e mbajtur nga Shejkh Abdur Raz-zak Ibn Abdul Muhsin El-Abbad ( All-llahu s.u.t. e ruajt), i cili është, Profesor në Universitetin Islamik, në Medinen e Ndritëshme.






    DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:

    FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.

    ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
    ABDULLAH EBU ABDULLAH.

    Kurse për c`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit. etheristi@hotmail.com

    ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
    Ka thënë njëri prej Selefëve (rahimehullah):
    Ndërtojeni Shtetin Islam në vetvetet e juaja, j`ua ngren atë (Shtetin) All-llahu s.u.t. ne tokën tuaj.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. sa ajete ka surja el-fatiha
    By Allahu Ekber in forum Kuiz Islam
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2010, 19:53
  2. Pas cilës sure ka zbritura surja Fatiha?
    By Ndihmëtar i Sunnetit in forum Kuiz Islam
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2010, 11:30
  3. Mësime nga Surja Jusuf
    By Kalimtari in forum Kur´an dhe Tefsir
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 22:47
  4. Surja 'Fatiha'
    By Ebu Velid in forum Kuran
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 29-07-2008, 02:31
  5. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2007, 14:49

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •