|
Myzhde durimtarėve
Myzhde durimtarėve
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...
Pasiqė sabri ėshtė gjysma e imanit, ėshtė moral i vyeshėm, tė dėrgon ta respektosh All-llahun, tė largon nga haramet, meriton qė tė flasim rreth tij, duke e treguar realitetin dhe vlerėn e tij, llojet dhe gjėrat qė e dėmtojnė dhe e asgjėsojnė. Krejt kjo nė kohė kur musibetet janė shtuar, sprovat kanė kaluar ēdo kend, dyshimet vijnė nga tė gjitha anėt, ai qė kapet pėr fe i ngjan atij qė ėshtė kapur pėr gacė, andaj nevoja e njerėzve pėr durim ėshtė mė e madhe se ajo pėr ushqim.
All-llahun e lusim qė tė na furnizojė me sabėr pėr ibadete, me sabėr pėr tu larguar nga mėkatet dhe sabėr nė caktimin e All-llahut. Amin.
Realiteti i sabrit
Sabėr, sipas sherijatit ėshtė: mostrishtimi i shpirtit, mosankim me gjuhė dhe mospėrdorja e gjymtyrėve pėr tė shkyer rrobat dhe pėr tė rrahur fytyrėn. Sabri ėshtė njė virtyt i vlefshėm, ėshtė forcė e shpirtit me tė cilėn rregullohet ēeshtja e saj. Njeriu duhet tė adhuron All-llahun si nė bollėk ashtu edhe nė sprova, andaj gjatė shėndetit duhet falėndeuar, kurse gjatė sprovimit duhet duruar.
- Kanė pyetur Xhunejdin pėr sabrin, kurse ky ėshtė pėrgjigjur: tė gėlltitish ithtėsira, duke mos u mėrrolur.
- Kurse Dhennuni ka thėnė: sabėr ėshtė largimi prej ndalesave, qetėsi kur tė pėrbishė vrazhdėsi tė sprovave dhe shfaqaje e pasurisė kur tė kaplon fukarallėku.
Sabri ėshtė frerė i njeriut, i cili e udhėheqė pėr nė xhennet ose pėr nė xhehenem, e nėse nuk e ka kėtė frerė shkon nga do vet.
Disa dijetarė nga selefi kanė thėnė: vėndoni frerė nefsit se ajo tė ēon nė tė keqe. I lumi ai qė i ka vėnduar nefsit tė vet frerė i cili e dėrgon nė ibadete dhe e largon nga haramet, sepse durimi nga haramet ėshtė mė i lehtė se durimi ndaj denimit tė All-llahut.
Pra, realiteti i sabrit qenka qė besimtari forcėn e ecjes pėrpara ta orijentojė nga ajo qė i bėn dobi, kurse forcėn e stagnimit ta orijentojė nga ajo qė i bėn dėm.
Njerėzit pėrballė sabrit janė nė gjendje tė ndryshme, disa durojnė pėr tė bėrė ibadete, mirėpo nuk kanė durim qė tė largohen nga haramet, tjerėt kanė durim tė largohen nga haramet, mirėpo nuk kanė durim tė bėjnė ibadete, kurse tjerėt skanė durim as pėr ibadete e as pėr tu larguar nga haramet.
Disa njerėz durojnė agjėrimin kur ėshtė nxehtė dhe namazin e natės kur ėshtė ftohtė, mirėpo nuk duron nga shikimi haram.
Disa tjerė kanė durim pėr tu larguar nga shikimet harame dhe fotografitė lakuriqe, mirėpo nuk ka durim tė urdhėrojė nė tė mirė e tė largojė nga e keqja dhe tė bėjė xhihad kundėr kafirave dhe munafikave.
Tė shumtit janė ata qė skanė sabėr as pėr kėtė e as pėr ate, kurse pakica janė qė kanė sabėr edhe pėr kėtė edhe pėr ate, andaj kanė thėnė: sabri ėshtė pėrqėndrim i nxitjes sė mendjes dhe fesė pėrballė nxitjes sė epshit.
Vlera e sabrit
Vlera e sabrit ėshtė shumė e madhe, pėr kėt flasin shumė argumente, prej tyre janė edhe kėto:
- secilės vepėr i dihet shpėrblimi pėrveē sabrit, sepse llogaria e sabrit ėshtė pakufi. All-llahu thotė:
Me tė vėrtetė shpėrblehen durimtarėt pa kufi
. (Ez-Zumer: 10).
- All-llahu ėshtė nė prani tė durimtarėve:
All-llahu ėshtė me durimtarėt
. (El-Bekare: 153).
Kurse Ali ibn Dekak thotė: durimtarėt fituan krenarinė e dy botėrave, sepse fituan praninė e All-llahut me ta.
- All-llahu i do durimtarėt:
All-llahu i do durimtarėt
. (Ali Imran: 146). Mjafton kjo qė tė jetė nxitje pėr durimtarėt.
- Tregon All-llahu se durimi ėshtė gjė e mirė pėr durimtarėt edhe ate duke u betuar:
e po tė duronit kjo ėshtė mė mirė pėr durimtarėt
. (En-Nahl: 126).
- All-llahu ia ka pėrgaditur durimtarėt tre shpėrblime pėr njėher qė askujt sia ka pregaditur:
Pėrgėzoi durimtarėt, tė cilėt kur i godet ndonjė fatėkeqėsi thonė: tė All-llahut jemi dhe te Ai do tė kthehemi. Atyreve u takojnė salavatet prej Zotit tė tyre dhe mėshira dhe ata janė tė udhėzuarit. (El-Bekare: 155- 157). Njė njeri nga selefi, tė cili i kishte ndodhur njė musibet ka thėnė: pse mos tė bėj sabėr, kur All-llahu mi ka premtuar tre gjėra nėse duroj, secila gjė ėshtė ma e mirė se bota dhe ēka pėrmbi te.
- shpėtimi i besimtarit nė dunja dhe ahiret mvaret prej sabrit:
O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgaditur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė All-llahut. (Ali Imran: 200). Tė flasim pėr vlerėn e durim na nevojitet shumė kohė, andaj me kėtė do tė mjaftojmė, kursė kur tė flasim pėr sabrin nė Kuran dhe sunnet do tė flasim pak edhe mė gjėrė.
Llojet e sabrit
Dijetarėt thonė se sabri ėshtė tre lloje:
Sabėr nė ibadet ndaj All-llahut, sabėr nė largim prej mėkateve dhe sabėr nė kader tė All-llahut. Krejt kjo sepse robi nė kėtė dunja ėshtė nė tre gjendje: para urdhėrit tė cilin duhet kryer, para ndalesės qė duhet larguar dhe para kaderit tė All-llahut qė duhet duruar. Nė tė gjitha kėto gjendje ka nevojė besimtari pėr sabėr.
Mė kėto tre gjėra e porositė Llukmani djalin e tij duke i thėnė:
O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqiat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara. (Llukman: 17).
Pėrderisa sabėr gjuhėsisht dmth burgim dhe pengim, athėerė dmth burgim i nefsit nė rrespekte, pengim nga mėkatet dhe pengim nga hidhėrimi dhe mllefi nėse e godet ndonjė musibet.
1- sabri nė ibadete ėshtė sabėr nė vėshtirėsi, sepse nefsi sipas natyrės sė saj ikė prej shumė ibadeteve, e urren namazin shkaku i dembelisė dhe dhėnja pėrparėsi rehatisė, e urren zekatin shkaku i kopracisė, kurse e urren haxhin dhe xhihadin pėr tė dy shkaqet, e urren agjėrimin shkaku se e do ushqimin dhe nuk e do urinė. Pra, durimi nė ibadete ėshtė durim nė vėshtirėsi.
Njeriu ka nevojė pėr kėtė lloj sabri nė tre raste:
- para se ta fillon atė ibadet, duke e pastruar nijetin, duke vendosur qė ta kryen kėtė obligim dhe duke u larguar rijasė dhe dyftyrėsisė. Pėr kėtė All-llahu e pėrmendi sabrin para veprės kur thotė:
Pėrveē atyre, tė cilėt kishin durim dhe bėnin vepra tė mira, tė tillėt kanė falje (tė gabimeve) dhe shpėrblim tė madh. (Hud: 11).
- gjatė ibadetit, duke mos e haruar All-llahun gjatė kėsaj vepre, duke i plotėsuar rregullat dhe sunnetet e kėsaj vepre, e mos ta bėnė tė mangėt dhe me tė meta. Ta ketė parasysh nijetin dhe tė jetė i pranishėm nė kėtė ibadet me zemėr.
- Pasi ta kryesh ibadetin, sepse njeriu ka nevojė pėr sabėr qė mos ta shfqaė kėtė ibadet pėr rija dhe syefaqėsi, mos tė mahnitet me kėtė ibadet tė vetin dhe tė duron e mos tė bėn vepra tė cilat mundet tia asgjėsojnė kėtė vepėr, siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:
mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar e me ofendim siē bėn ai qė e jep pasurinė e vet sa par sy e faqe tė njerėzve,
. (El-Bekare: 264).
Pra, ibadeti paska nevojė pėr durim dhe pėrpjekje, andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: ėshtė rrethekuar xhenneti me gjėra tė rėnda pėr njeriun
. (Transmeton Muslimi).
2- sabri nė largim prej mėkateve. Kjo gjė ėshtė e qartė, njeriu duhet tė pengon nefsin tė pason epshin e tij dhe tė bejr nė harame. Ma sė shumti i ndihmon nė kėtė gjė, lėnja e gjėrave tė zakonshme dhe gjėrave qė i ndihmojnė nė mėkat, sepse adeti ėshtė natyrė e veēantė, e kur ti bashkangjitet epshit, atėherė bėhen dy ushtarė tė shejtanit pėrballė ushtarit tė All-llahut e ndoshta nuk mundet ti mposhtė. Pėr kėtė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: ėshtė rrethekuar xhehenemi me epshe
. Sepse nefsi i dėshiron dhe tenton tė bjer nė to, kurse po e pengoi vehten nga kjo gjė dhe bėni sabėr, kjo ėshtė mė mirė pėr te.
3- Sabėr nė bela dhe musibete. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
Ne do tju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve. (El-Bekare: 155).
Ky sabėr bėhet duke mbyllur gojėn nga ankimi drejtuar ndokujt tjetėr pėrveē All-llahut, duke penguar zemrėn nga trishtimi dhe hidhėrimi, kurse gjymtyrėt nga shkyerrja e robave dhe rrahja e fytyrės.
Nėse robi duron gjat sprovave qė i vijnė, me kėtė ai e pranon atė qė e i ka ardhur nga All-llahu dhe shpreson shpėrbilimin e tij. Ummu Seleme thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Nėse ndokend e godit ndonjė musibet, le tė thotė: inna lil-lah ve inna ilejhi raxhiun, tė All-llahut jemi dhe te Ai do tė kthehemi, mė shpėrble nė kėtė musibet dhe ma zėvendėso me ndonjė vepėr ma tė mirė.
E kur vdiq Ebu Selemeja, Ummu Selem tha: inna lil-lah ve inna ilejhi raxhiun, tė All-llahut jemi dhe te Ai do tė kthehemi, mė shpėrble nė kėtė musibet dhe ma zėvendėso me ndonjė vepėr ma tė mirė, atėherė All-llahu ia zėvendėsoi Ebu Selemen me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Gradat e sabrit
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė se sabri ėshtė tre gradė:
1- Sabėr prej All-llahut, dmth kėrkimi ndihme te Ai pėr sabėr dhe kuptimi se sabri i robit vjen nga All-llahu e jo nga vetvetja. All-llahu thotė:
Pra, tė jesh i durueshėm! Durimi yt ėshtė vetėm me ndihmėn e All-llahut
. (En-Nahl: 127). Dmth po mos tė jep durim All-llahu, nuk mundesh tė durosh.
2- Sabėr pėr hirė tė All-llahut. Dmth nxitės pėr kėtė sabėr tė jetė dashuria ndaj All-llahut dhe shpresimi i Fytyrės sė Tij, e jo shfaqja e forcės sė tij ose kėrkimi i lavdėrimit nga njerėzit, ose pėr ndonjė qėllim tjetėr.
3- Sabėr me All-llahun. Dmth lėvizja e robit sipas dėshirės dhe rregullave tė All-llahut, duke e duruar vehten nė kėto gjėra, lėvizė sipas tyre dhe ndalet ku ndalen ato, ecė nga ecin ato. Vehten e ka brė peng tė urdhėrave dhe dėshirave tė All-llahut. Ky lloj i sabrit ėshtė lloji mė i rėnde dhe ky ėshtė sabri i tė vėrtetėve.
Xhunejdi thotė: ecja prej dunjasė nė ahiret ėshtė lehtė pėr besimtarin, largimi prej njerėzve pėr hirė tė All-llahut ėshtė gjė e rėndė, ikja prej vetvetes nga All-llahu ėshtė edhe ma rėndė, kurse durimi me All-llahun ėshtė edhe ma rėndė.
Sabri nė Kuran dhe Sunnet
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] pėrmend shumė ajete ku pėrmendet sabri dhe citon Imam Ahmedin se ka thėnė: All-llahu ka pėrmendur sabrin nė mėse 90 vende. Ne do ti pėrmednim vetėm disa vende ku pėrmendet sabi.
1- Si urdhėr:
Pra, tė jesh i durueshėm! Durimi yt ėshtė vetėm me ndihmėn e All-llahut
. (En-Nahl: 127).
Ti bėn durim nė vendimin e Zotit tėnd
. (Et-Tur: 48).
2- Ndalim i tė kundėrtės, qė ėshtė nxitimi:
Ti duro, ashu sikurse duruan tė dėrguarit e vendosur dhe mos kėrko ngutjen e dėnimit pėr ta
. (El-Ahkaf: 35).
Po ti, bėhu i durueshėm ndaj caktimit tė Zotit tėnd, e mos u bė si ai peshkut
. (El-Kalem: 48).
3- Lavdėrim pėr durimtarėt:
dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit. (El-Bekare: 177).
4- Ndėrlidhja e fitores dhe pėrkrahjes me sabėr dhe takvallėk:
Po, nėse jeni tė qėndrushėm e tė matur, e ata (armiqtė) tju vinė tash nė kėtė momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmėn me pesė mijė prej engjėjve tė ushtruar (pėr luftė) ose tė shėnuar. (Ali Imran: 125).
Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Dijeni se fitoreja vjen me durim. Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė sahih.
5- Lajmėrim se fitimi i gjėrave tė kėrkuara, shpėtimi prej gjėrave tė urrejtura, hyrja nė xhennet dhe pėrshėndetja e melaqeve fitohet me sabėr:
(pėrfundimi i mirė ėshtė) Xhennete tė Adnit (vende tė pėrjetshme) ku do tė hyjnė ata, edhe prindėrit, gratė dhe fėmijėt e tyre tė cilėt kanė qenė vepėrmirė ata do ti vizitojnė engjėjt duke hyrė nė secilėn derė. (u thonė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend.(Er-Rad: 23-24).
6- Lajmėrim se durimtari ėshtė ai qė pėrfiton dhe kėshillohet me ajetet e All-llahut:
Ne e patėm dėrguar Musain me argumentet tona (dhe i thamė); nxirre popullin tėnd prej errėsirave nė dritė dhe pėrkujtoju atyre tė mirat e All-llahut (qė u dhuroi), se vėrtet nė ato (pėrkujtime) ka argumente pėr secilin qė ėshtė shumė i durueshėm dhe shumė falėnderues. (Ibrahim: 5).
7- Lajmėrim se cilėsitė e mira dhe dobitė e mėdha i pėrfitojnė durimtarėt:
E ata qė ishin tė zotėt e diturisė thanė: Tė mjerėt ju, shpėrblimi i All-llahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė besoi dhe bėri vepėr tė mirė, po atė nuk mund ta arrijė kush pėrveē durimtarėve!. (El-Kasas: 80).
8- Imamllėku nė fe arrihet me sabėr dhe jekin:
Dhe prej tyre Ne bėmė prijės qė me urdhėrin Tonė udhėzojmė, pasi qė ata (qė i bėmė prijėsa) ishin tė durueshėm dhe ndaj argumenteve Tona ishin tė bindur. (Es-Sexhde: 24).
9- All-llahu e lavdėroi Ejubin [alejhis-selam] pėr sabrin e tij:
Vėrtet, Ne e gjetėm atė tė durueshėm. Sa rob shumė i mirė ishte ai dhe i kthyer te Zoti. (Sad: 44).
E vlerėsoi se ėshtė rob shumė i mirė sepse e gjeti durimtar, e kjo tregon se ai qė nuk duron kur tė sprovohet, ėshtė rob i keq.
10- Nė disa vende e ka pėrmendur sabrin me kushtet e fesė:
E nė ajetet tjera All-llahu e ka bėrė sabrin shkak tė dashurisė, pranisė, fitores, ndihmės dhe shpėrblimit tė mirė nga Ai, mjafton kjo tė jetė nder dhe vlerė.
Kurse nė sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka shumė hadithe qė flasin pėr vlerėn e sabrit, qė nxisin nė sabėr, qė flasin mbi ate qė u ka pėrgaditur All-llahu durimtarėve nė dunja dhe ahiret. Nė vijim do ti pėrmendi disa hadithe:
1. Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu] qė thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranė njė gruaje e cila qante mbi njė varr dhe i tha: Frikėsoju All-llahut dhe bėj durim. Gruaja i tha: Largohu prej meje, sepse ty nuk tė ka goditur fatkeqėsia ime! Ajo nuk e njihte Tė Dėrguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ajo shpejtoi deri te dera e shtėpisė sė Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derėn dhe tha: (O I Dėrguari i All-llahut) Unė ty nuk tė kam njohur. (Pejgamberi) Tha: Durimi ėshtė nė goditjen e parė (sepse atėherė ėshtė mė sė vėshtiri). (Muttefekun alejhi).
Befasia e fatėkeqėsisė ėshtė ajo qė e trishton njeriun dhe ia dridh zemrėn,e nėse duron nė goditjen e parė, ia thenė vėshtirėsinė dhe pastaj bėhet ma lehtė durimi nė kėtė fatėkeqėsi.
2. Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu], i cili thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
e kush kėrkon tė jetė i pavarur (tė kėtė sa mos tia shtrijė dorėn tjetėrkujt), All-llahu do ta pavarėsojė, e kush bėn shumė durim, All-llahu do ti ndihmojė nė durim. Askujt nuk i ėshtė dhėnė dhuratė mė e mirė dhe mė e rėndėsishme se sa durimi (sabri). (Muttefekun alejhi).
3. Nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: All-llahu i Madhėrishėm thotė: Shpėrblimi i robit tim besimtar, kur tia merr tė dashurin e tij nga banorėt e kėsaj bote, e ai bėn durim pėr tė duke llogaritur shpėrblim, ėshtė me Xhennet. (Buhariu).
4. Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] disa njerėzve u ndau diē prej pasurisė, atėherė disa njerėz thanė: me kėtė ndamje sėshtė shpresuar fytyra e All-llahut. I treguan pėr kėtė fjalė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ai tha: All-llahu e mėshiroftė Musain [alejhis-selam], e patėn ofenduar ma rėndė se kjo, por duroi.
Hadithet qė flasin rreth kėsaj teme janė tė shumta neve po mjaftohemi me kėto qė i pėrmendėm.
Disa thėnie tė selefit mbi sabrin
1- Omeri [radijall-llahu anhu] thotė: jetėn ma tė mirė e kemi kaluar me sabėr. Po tė ishte sabri njeri, do tė ishte fisnik.
2- Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotė: Sabri ėshtė thesar i tė mirės, All-llahu ia jep vetėm njeriut fisnik te Ai.
3- Aliu [radijall-llahu anhu] thotė: sabri nė krahasim me imanin ėshtė sikurse koka me trupin, nėse i kėputet koka, vdes trupi, pasta e ngriti zėrin duke thėnė: ska iman ai qė ska sabėr.
4- Omer ibn Abdul-Azizi [rahimehull-llah] thotė: Nėse All-llahu ia jep njė dhunti besimtarit e pastaj ja mer, mirėpo ia kompenzon me sabėr, gjėja e kompenzuar ėshtė mė e mirė se ajo qė ia ka dhėnė fillimisht.
5- Sulejman ibn Kasimi [rahimehull-llah] thotė: secilės vepėr i dihet shpėrblimi pėrveē sabrit.
6- Mejmun ibn Mihrani [rahimehull-llah] thotė: Sabri ėshtė dy lloje: sabri nė musibet, e kjo ėshtė njė gjė e mirė dhe sabri nė largim nga harami, kjo ėshtė edhe mė e mirė. Njeriu tė mirat mundet ti arrijė vetėm me sabėr.
Gjėra qė e dėmtojnė dhe asgjesojnė sabrin
1- Ankesa drejtuar krijesave.
Nuk hynė nė kėtė grupė, ankimi drejtuar All-llahu dhe tregimi i situatės tėnde ndonjė krijese, siē ėshtė mjeku, ose ndokush tjetėr.
2- Nė kundėrshtim me sabrin ėshtė shkyerrja e rrobave dhe rrahja e fytyrės, vajtimi, ngritja e zėrit me tė qajtur etj.
Nuk ėshtė nė kundėrshtim me sabrin tė qajturit pa zė.
3- Trishtimi ėshtė nė kundėrshtim me sabrin. All-llahu thotė:
?shtė e vėrtetė se njeriu ėshtė i prirur tė jetė i padurueshėm. Pse kur e godit ndonjė e keqe, ai ankohet sė tepėrmi. Ndėrkaq, kur e gjen e mira, ai bėhet tepėr koprac. (El-Mearixh: 19-21).
Ubejd ibn Umejri thotė: nuk konsiderohet trishtim nėse tė qanė syri dhe tė mėrzitet zemra, mirėpo trishtim konsiderohet mendim i keq dhe fjalėt e kėqija.
Nė fund e lusim All-llahu [subhanehu ve teala] qė tė na dhurojė durim dhe tė na bėjė prej durimtarėve tė cilėt i pret shpėrblimi pa llogari. Amin.
Bekir Halimi,
11.8.2000
|