Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 19-12-2005, 22:16
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 10-07-2004
Lokacioni: Nė Sham.
Postimet: 606
All-llahu tė shpėrbleftė: 85
Falėnderuar 323 herė nė 216 Postime
Rep Fuqia: 0
Etheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud of
Namazi i natės.

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje ēon nė zjarr.





Namazi i natės.





Namazi i natės ka njė shpėrblim tė madh nga All-llahu (Subhane ue Teala) ku All-llahu (Subhane ue Teala) e ka urdhėruar tė Dėrguarin e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) qė tė fali namaz nate dhe tek ky urdhėr futen tė gjithė besimtarėt muslimanė sepse ato janė pasues tė Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

Thotė All-llahu (Subhane ue Teala):
Dhe natėn fal namaz shpresoj se Zoti yt do tė dėrgoj (ringjalli) ty nė njė pozicion tė respektueshėm.

Dhe nė njė ajet tjetėr thotė All-llahu (Subhane ue Teala):
Me tė vėrtetė tė devotshmit do tė jenė nė Xhennete me burime tė kulluara dhe do tė marrin prej aty atė qė u ka thėnė Zoti i tyre. Me tė vėrtetė ato kanė qenė pėrpara tė sinqertė dhe bujar kanė qenė prej atyre qė falshin namaz nate dhe iu luteshin Allahut qė t‘i falė ato.

Nė njė hadith tė transmetuar nga Sehlu Ibn Sead (radiall-llahu anhu) i cili ka thėnė:
Njė ditė erdhi Xhibrili tek Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe i tha:
O Muhammed jeto sa tė duash, se ti do tė vdesėsh, puno ē`farė tė duash se ti do tė shpėrblehesh pėr tė, duaje ke tė duash se ti do tė ndahesh prej tij dhe dije mirė se krenaria e besimit ėshtė namazi i natės.



Edukata e faljes sė namazit tė natės.




1- Tė bėjė nijet pėrpara se tė flejė, faljen e namazit tė natės. Sepse Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Ai i cili shkon tek krevati i tij dhe e bėn nijet qė tė ngrihet dhe tė falet natėn dhe ai nuk zgjohet nga gjumi i tij derisa tė vij sabahu, atij i shkruhet ajo qė ka bėrė nijet dhe gjumi itj do tė jetė sadaka pėr tė nga Zoti i Tij.
Tra: Nesaiu, Ibn Maxhe, e Saktesoi Shejkh Albani.

2- Tė hapi namazin e natės me dy rekatė tė shkurtra, pastaj tė fali sa tė dėshiroj.
Transmetohet nga Aishja (radiall-llahu anhuma) se:
Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kur u zgjonte tė falte namazin e natės, e hapte atė me dy rekatė tė lehta.
Tra: Muslimi.

3- Tė zgjojė familjen e tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
All-llahu e mėshiroftė atė burrė i cili zgjohet pėr t‘u falė dhe zgjon gruan e tij dhe nė qoftė se ajo nuk e kundėrshton e spėrkat atė me ujė nė fytyrėn e saj, All-llahu e mėshiroftė atė grua e cila zgjohet natėn dhe falet dhe e zgjon bashkshortin e saj dhe nė qoftė se ai e kundėrshton ta spėrkasi me ujė nė fytyrėn e tij.
Tra: Ebu Daudi, e Saktesoi Shejkh Albani.

4- Tė vonohet pak namazi nė qoftė se je pėrgjumshėm derisa tė dali gjumi.

Transmetohet nga Aishja (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Nė qoftė se zgjohet ndonjėri prej jush natėn dhe lexon Kur‘an me gjuhėn e tij dhe s‘din se ē`farė thotė, ai le tė shtrihet edhe njėherė.
Tra: Muslimi.



Koha e namazit tė natės.




Namazi i natės mund tė falet nė fillimin e natės nė mesin e saj ose nė fundin e saj, mjafton qė tė jetė pas jacisė kurse koha mė e pėlqyeshme ėshtė 1/3 e fundit tė natės.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Zbret All-llahu (Subhane ue Teala) ē`do natė nė pjesėn e dunjasė nė 1/3 e fudit tė saj dhe thotė:
Kush mė lutet Mua qė t‘i pėrgjigjem atij, kush mė kėrkon Mua qė Unė t‘i jap atij dhe kush pendohet tek Unė t‘a falė atė.

Tra: Bukhariu, Muslimi.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amr se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Agjėrimi mė i dashur ėshtė agjėrimi i Daudit dhe namazi mė i dashur tek All-llahu s.u.t. ėshtė namazi i Daudit:
Flinte ½ e natės dhe falte ½ tjetėr dhe agjėronte njė ditė po njė ditė jo.

Tra:Bukhariu, Muslimi.



Numri i rekatėve tė namazit tė natės.




Namazi i natės nuk ka ndonjė numėr tė caktuar rekatėsh.
Namaz nate mund tė quhet edhe falja e 1 rekati tė vetėm pas jacisė.

Transmetohet nga Semure Ibn Xhundu (radiall-llahu anhu) se ka thėnė:
Na ka urdhėruar i Dėrguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) qė tė falim namazin e natės sa tė kemi mundėsi dhe ta mbyllim me njė rekatė tek.
Tra: Taberani, e Saktesoi Shejkh Albani.

Nga Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) transmetohet se ka thėnė:
Na ka urdhėruar i Dėrguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) qė tė falim namaz nate dhe na ka nxitur ne duke na thėnė: kujdesuni pėr namazin e natės dhe falni atė qoftė edhe njė rekatė.
Tra: Taberani, e Saktesoi Shejkh Albani.



Namazi i natės gjatė Ramazanit ose namazi i Teravive.




Namazi i teravive ėshtė synet pėr burrat dhe gratė, falet pas jacisė dhe para vitrit. Falet dy e nga dy.
Lejohet tė falet edhe pas vitrit por mė e mira tė falet para tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Kush fal namaz nate gjatė muajit tė Ramazanit me njė besim tė sinqertė dhe pėr hirėė tė All-llahut s.u.t, duke kėrkuar shpėrblimin e Tij, atij i falen tė gjitha gjynahet qė ka bėrė mė pėrpara.
Tra: Ebu Daudi, e Saktesoi Shejkh Albani.

Nga Aishja (radiall-llahu anhuma) transmetohet se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Fali namazin e teravive nė xhami dhe u falėn pas tij njė numėr i konsideruar njerėzish.
Pastaj u fal pėrsėri natėn e dytė dhe njerzit qenė mė tė shumtė, kurse natėn e tretė u grumbulluan njerzit nė xhami dhe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) nuk shkoi, pastaj kur u zgjua tha:
E kam shikuar grumbullimin tuaj dhe nuk mė ndaloi gjė tjetėr pėr tė ardhur tek ju vetėm se frika qė mos t‘ju bėhet obligim.
Tra: Ebu Daudi, Nesaiu, e Saktesoi Shejkh Albani.



Shkėputur nga libri "Fikhus Sunneh"

Tė Autorit: Seid Sabik (rahimehull-llah).




DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:

FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.

ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
ABDULLAH EBU ABDULLAH.

Kurse pėr ē`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit. etheristi@hotmail.com

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATU.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
aisha17 (22-07-2008), Ebu Velid (05-05-2006), Istikame (02-04-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Pse Falem?? Menntori Salati - Namazi 0 06-11-2007 19:42
Namazi, rėndėsia dhe frytet e tij pishtari Salati - Namazi 0 18-10-2007 19:39
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Namazi i vitrit Ushtari i All-llahut Salati - Namazi 0 06-10-2006 00:12
Namazi, rėndėsia dhe frytet e tij Muxhahidi Agjėrimi 0 02-11-2005 00:38


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 11:36.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.