Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack (3) Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  3 links from elsewhere to this Post. Click to view. #1 (permalink)  
Vjetėr 09-02-2008, 20:42
Grafika e MuslimaneElh
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 27-01-2008
Postimet: 99
All-llahu tė shpėrbleftė: 359
Falėnderuar 314 herė nė 100 Postime
Rep Fuqia: 119
MuslimaneElh has a reputation beyond reputeMuslimaneElh has a reputation beyond reputeMuslimaneElh has a reputation beyond reputeMuslimaneElh has a reputation beyond reputeMuslimaneElh has a reputation beyond reputeMuslimaneElh has a reputation beyond repute
Nė mėngjes ėshtė bereqeti

Nė mėngjes ėshtė bereqeti
Shumkushi prej nesh e kėrkon bereqetin dhe e hulumton ate, mirėpo i neglizhon mėnyrat e ardhjes deri te ai.
Shumė djem tė rinjė ėndėrojnė tė bėhen tė pasur dhe tė lumtur, mirėpo deri nė drekė ata janė nė gjum.
Secili flet pėr nevojėn e punės dhe lėvizjes nė kėtė drejtim, mirėpo pak janė ata qė herėt zgjohen qė ti kryejnė punėt e tyre.
Nėse del herėt nė mėngjes dhe i shikon lagjet e muslimanėve (sė paku tė qytetit tonė) do tė vėrresh se shumica e tyre janė tė qeta dhe nuk ka levizje, sepse shumica e tyre janė nė gjum.
Kjo gjendje ka shkaktuar qė edhe tė ndėrrohet kuptimi i ditės dhe natės.
Te shumica e tė rinjve tėrė nata ėshtė pėr shetitje, vizita dhe muhabete, kurse dita pėr gjum dhe pushim.
Kurse All-llahu, xhel-le shanuhu, ndryshe i ka pėrcaktuar detyrat e natės dhe ditės.
"Dhe gjumin tuaj ua bėmė pėr pushim. Dhe natėn ua bėmė mbulesė (si rrobat). Ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim". (En-Nebee: 9-11).
Dhe ka thėnė:
"Ai (All-llahu) e bėri pėr ju natėn qė nė tė tė pushoni, e ditėn tė ndritshme (tė shihni). Nė kėtė, (qė bėri), vėrtet ka argumente pėr njė popull qė dėgjon". (Junus: 67).
Duke u nisur nga ky fakt i hidhur dhe ky realitet i pakandshėm dėshirojmė tė flasim pak pėr bereqetin i cili qėndron nė mėngjesin e hershėm si njė kontribut dhe stimulim pėr tė zgjuar herėt kėtė popull pėr tė fituar bereqetin dhe ēdo tė mirė nė dynja dhe ahiret.
Sahr ibėn Vedaa, radijall-llahu anhu, ka thėnė: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
"All-llahu im jepi bereqet umetit tim nė mėngjesin e hershėm".
Dhe kur dėrgonte ndonjė njėsit apo ushtrinė nė ekspeditė e dėrgonte herėt nė mėngjes.
Sahri ishte njeri tregtar dhe punėn e fillonte herėt nė mėngjesė, andaj u bė shumė i pasur dhe kishte shumė mall. (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Kjo gjendje e mjerueshme i prish zemrat e njerėzve, e pengon ardhjen e bereqetit nė rizk, shkakton humbjen e dobive tė dynajsė dhe shpėrblimit tė ahiretit, e privon njeriun nga lumturia gjatė ditės dhe natės, i sjell pikėllim tė pėrhershėm, stres, jetė tė hidhur, ngushticė shpirtėrore, humbja e lezetit tė jetės dhe largim i bereqetit tė ymrit.
Shkon dita dhe nata, kurse jeta e humb domethėnien e vet, njerėzit i kaplon mėrzia, largohet buzėqeshja dhe gėzimi, vazhdimisht ėshtė nė mėdyshje dhe i pavendosur, kudo qė shkon gjendja nuk i ndėrrohet, qoftė nė udhėtim ose nė vend tė vet.
Pas tėrė kėtyre vuajtjeve dhe vėshtirėsive, streseve dhe pikėllimeve, demoralizimit dhe mėrzisė e parashtron pyetjen ky njeri e thot: pse tė jetė e kėtillė jeta ime? Vallė tėrė njerėzit janė si unė?
Gjumi nė fillimin e ditės dhe mosfalja e namazit tė sabahut janė shkaku i tėrė kėsaj.
Shumica e njerėzve kohėn e namazit tė sabahut e kalojnė nė gjum dhe vazhdojnė nė gjum deri afėr mesditės, kohės sė namazit tė drekės. Ata nė mesditė e fillojnė jetėn dhe punėn e tyre dhe e vazhdojnė deri nė mesnate.
Ata nuk e hetojnė si u dobėsohet trupi e u ligėshtohet, si i kaplojnė sėmundjet e ndryshme, ato fizike dhe shpirtėrore (psiqike).
Me kėtė vepėr ata veprojnė nė kundėrshtim me ligjet e All-llahut, kurse All-llahu kur ka caktuar ditėn pėr gjallėrim, lėvizje dhe punė, kurse natėn pėr pushim dhe gjum, kėtė e ka bėrė nė bazė tė Dijes sė Tij absolute dhe Urtėsisė sė Tij supreme dhe nė interes tė njeriut. Pėr kėtė ēdo herė qė njeriu u kundėrvihet ligjeve tė All-llahut, udhėton nė drejtim tė kundėrt dhe i pėrmbys gjėrat mos tė qorton askend tjetėr pėrpos vetes.
Ai qė flen gjatė ditės i humb dy begati dhe fitime:
Begatia dhe fitimi i parė: Obligimi ndaj All-llahut, namazi i sabahut.
Begatia dhe fitimi i dytė: bereqeti i fillimit tė ditės, koha kur All-llahu i cakton rizqet, kurse ai privohet nga rizku hyjnor pėr atė ditė pėr shkak tė gjumit tė tij.
Ai qė e anashkalon obligimin ndaj All-llahut, mos u habit nėse e sheh duke jetuar nė strese, telashe dhe ankesa, sepse kjo gjendje ėshtė rezultat i denimeve tė All-llahut pėr anashkalimin e obligimit.
Nėse njė njeri i anashkalon obligimet nė punėn e tij dhe qortohet nga drejtori, madje edhe i ndalet njė sasi prej rrogės sė tij: a nuk ndien dhembje pėr kėtė qortim dhe pakėsim tė pagės?
Si do tė ishte gjendja e atij qė e anashkalon obligimin ndaj All-llahut?!
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ėshtė lutur qė All-llahu ti jep bereqet atij qė e shfrytėzon kėtė kohė pėr tė gjitha ēeshtjet e tija, qofshin tė kėsaj dynjaje ose tė ahiretit.
"All-llahu im jepi bereqet umetit tim nė mėngjesin e hershėm".
"I ėshtė dhėnė bereqeti umetit tim nė mėngjesin e hershėm".
Ai qė e neglizhon kėtė kohė privohet nga rizku i All-llahut, kurse ai qė zgjohet herėt dhe pas namazit tė sabahut e fillon ditėn e jetės dhe punės sė tij, duke shpresuar dhuntitė e All-llahut, e fiton rizkun hyjnor.
Shejtani vepron qė tė tė privon nga kryerja e obligimeve ndaj All-llahut qė mos tė arrish bereqetin e kėsaj dite, ta zbukuron pagjumsinė gjatė natės saqė e kalon tėrė natėn nė gjėra tė kota dhe kur afrohet koha e namazit tė sabahut atėherė bie nė gjum dhe flen nė kohėn e namazit tė sabahut dhe nė fillimin e ditės, kohės sė punės dhe aktivitetit, e zgjohesh pas drekės, nė kohė kur ėshtė e pėlqyeshme pushimi dhe nė kohė kur nuk pushon shejtani, pasiqė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Pushoni pas drekės sepse shejtani nuk pushon nė kėtė kohė".
Pra, kėshtu ia arrin qėllimit tė vet shejtani dhe ti nė ēdo hap i pason urdhėresat dhe mėsimet e tija.
Ti shohim edhe disa begati dhe fitime tjera qė gjinden nė kėtė kohė.
Enes ibėn Maliku, radijall-llahu anhu, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Ai qė e fal namazin e sabahut me xhemat dhe pastaj ulet pėr ta pėrmendur All-llahun deria tė lind dielli dhe i fal dy rekate, ka shpėrblim tė haxhit dhe umres, tė plotė, tė plotė, tė plotė". (Sahih, Tirmidhiu).
Pra, njeriu qė pasiqė e fal namazin e sabahut ri i zgjuar duke e pėrmendur All-llahun, duke i thėnė lutjet e mėngjesit, derisa tė lind dielli e fitoka shpėrblimin e plotė tė njė haxhi dhe umreje apo tė lirimit tė katėr robėrve, sikurse ka ardhur nė disa hadithe tjera.
Kėto shpėrblime i fiton ai njeri qė e shfrytėzon kėtė kohė nė kėtė formė. Ska dyshim se kjo ėshtė mėshirė e madhe e All-llahut, subhanehu ve teala. i thėrret nė veprime qė u sjellin mirėsi dhe interes nė dynja dhe shpėrblim tė madh nė ahiret, nėse i pėrgjigjen.
Vlera e namazit tė sabahut nė Kur'an dhe Sunnet
Kur'ani dhe Sunneti janė pėrplot argumente qė flasin pėr vlerėn e namazit tė sabahut.
1- All-llahu, subhanehu ve teala, ėshtė betuar nė mėngjesin duke thėnė:
"Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!". (El-Fexhr: 1-2). (domethėnė namazin e sabahut, sikurse ka thėnė Ibėn Abasi, radijall-llahu anhu).
2- Ka urdhėruar qė tė falet ky namaz dhe ka treguar se nė kėtė namaz janė tė pranishėm edhe melaqet:
"Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e natės dhe duke bėrė lutjen (namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e pėrcjellur". (El-Isra: 78).
Domethėnė e pėrcjellin melaqet e natės dhe melaqet e ditės, sepse ato ndėrrohen, kurse koha e ndėrrimit tė tyre ėshtė namazi i sabahut dhe namazi i iqindisė. Pasiqė leximi nė namazin e sabahut ėshtė me zė, ata ndalen dhe dėgjojnė, e ska dyshim se kjo ia shton njeriut ėndjen pėr kėtė namaz dhe ia shton besimin.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
"Ndėrrohen melaqet e natės me ato tė ditės dhe grumbullohen nė namazin e sabahut dhe namazin e iqindisė. Ato qė kanė qenė te ju ngriten te All-llahu, e Ai i pyet edhe pse mė mirė se ata i di gjėrat: si i keni lėrė robėrit e Mi? Ato do tu pėrgjigjen: i kemi lėrė duke falur namaz dhe u kemi ardhur dhe i kemi gjetur nė namaz". (Buhariu dhe Muslimi).
3- Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Ai qė fal namazin e sabahut nė xhemat ėshtė njėlloj sikur ai qė ėshtė falur tėrė natėn". (sahih, Tirmidhiu).
4- Suneti i namazit tė sabahut ėshtė mė i mirė se dynjaja dhe ēka ka mbi te.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Dy reqate sunet tė sabahut janė mė tė mira se dynjaja dhe ēka ka mbi te". (Muslimi).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shumė kujdesej pėr kėto dy rekate, saqė edhe kur ishte nė rrugė nuk i linte, e mos tė flasim pėr kujdesin qė i jepte farzit tė sabahut.
5- Imam Ibėn Kajimi nė librin e tij "Hadil-Ervah ila Biladil-Efrah" i sjell disa transmetime qė flasin pėr xhennetin dhe mes tjerash thotė:
"Koha e xhenetlive ėshtė sikur koha e syfyrit: koha e pėrhapjes sė dritės deri nė lindjen e diellit. Kjo koha na e kujton mbetjen dhe vazhdimėsinė nė xhennet, andaj ky element na e detyron pėrkujtimin e tij pėrherė. Nėse na thuhet: nė atė vend ka frytė tė xhennetit ose shtėpi tė xhennetit, tė gjith do tė nxitonim qė ti shikojmė. Tani kemi kuptuar se koha e agimit tė mėngjesit qenka kohė e xhenetlive, kohė ku nuk ka as diell e as tė ftohtė tė madh, zgjuarje dhe pėrjetimi i kėsaj kohe ėshtė gėzim pėr besimtarin, ia largon mėrzinė dhe fiton shpresa pėr hyrje nė xhennet".
Sikur fillimi ashtu edhe mbarimi
Namazi i sabahut ėshtė fillimi dhe pjesa e parė e ditės, kurse fillimet ndikojnė shumė nė mbarimin e gjėrave, sepse nėse fillimi ėshtė i sukseshėm edhe mbarimi do tė jetė i sukseshėm, e nėse fillimi ėshtė i dėshtuar edhe mbarimi do tė jetė dėshtim.
Pėr kėtė njeriu qė kujdeset pėr namazin e parė gjatė ditės qė nė fillimin e saj, duke falur edhe farzin edhe sunnetin, ska dyshim se nisja e tij tė kėsaj dite ėshtė e sukseshme, e pastaj niset nė punėt e tij pėr tė fituar dynjanė dhe ahiretin. Kėtė njeri e pėrcjell suksesi nė mėnyrė tė paparė, kurse atij qė i ikė namazi i sabahut, ky zgjohet zemėrprishur, dembel dhe i privuar nga suksesi gjatė tėrė asaj dite.
Pastaj vjen edhe fundi i ditės, e ajo ėshtė koha e namazit tė iqindisė. Sabahu ishte fillimi i ditė, kurse iqindija mbarimi i ditės. Nė kėtė kohė e ripėrtėrinė besėn e imanit dhe afrimit te All-llahu, i jep lamtumirėn kėsaj dite nga e cila nuk kanė mbetur pėrpos se disa ēasteve, andaj ai qė e pėrfundon kėtė ditė me adhurime ashtu sikur edhe e ka filluar ai ėshtė nė hije tė suksesit dhe ndihmesės nga All-llahu, sepse All-llahu e furnizon me natėn mė tė mirė, nuk privohet nga bereqeti i saj, bėhet nga kalorėsit dhe ngjallėsit e saj, bėhet nga ata qė bėjnė sexhde dhe ruku, kurse ai qė bėn mirė gjatė ditės, i mjafton kjo edhe gjat natės dhe ai qė bėn mirė gjatė natės i mjafton kjo edhe gjat ditės.
Sabahu dhe iqindija
Gjatė ditės janė dy kohėra nė tė cilat besimtari duhet ta pėrmend All-llahun ashtu sikurse i ka urdhėruar All-llahu, azze ve xhel-le, dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė:
"O ju qė besuat, pėrkujtoni All-llahun sa mė shpesh. Dhe madhėrojeni Atė mėngjes e mbrėmje. Ai ju mėshiron juve e edhe engjėjt e Tij, e pėr t'ju nxjerrė juve prej errėsirave nė dritė dhe Ai ndaj besimtarėve ėshtė shumė mėshirues". (El-Ahzab: 41- 43).
"Ti pėrmende Zotin tėnd nė vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje tė larta, (pėrmende) nė mėngjes e nė mbrėmje dhe mos u bėr prej atyre qė nuk kanė kujdes". (El-A'raf: 205).
Kujdesi pėr kėto dy namaze sjellin shpėrblime tė mėdha, prej tyre janė edhe kėto:
1- Hyrja nė xhennet dhe shpėtimi nga zjari i xhehenemit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Kush kujdeset pėr dy tė freskėtat hyn nė xhennet". Domethėnė pėr mėngjesin dhe iqindinė". (Buhariu dhe Muslimi).
"Nuk ka pėr tė hyrė nė xhennet ai qė falet para se tė lind dhe me para se tė perendon dielli". Domethėnė pėr mėngjesin dhe iqindinė. (Muslimi).
Urtėsia e kėsaj qėndron nė faktin qė e kanė pėrmendur dijetarėt duke i komentuar kėto hadithe ku mes tjerash kanė thėnė:
"Namazi i sabahut ėshtė nė kohėn e gjumit, kurse namazi i iqindisė nė kohėn e punės, andaj ai qė e le gjumin pėr All-llahu dhe ai qė e le punėn pėr All-llahu, sdo mend se e meriton xhennetin dhe nuk ka pėr tė hyrė nė xhehenem.
2- Xhenetlive rizku u vjen nė kėtė kohė.
All-llahu, subhanehu ve teala, ka thėnė:
"Ato janė xhennetet e Adnit, qė Mėshiruesi u pat premtuar robve tė vet, pa i parė ata (i besuan pa i parė), e premtimi i Tij ėshtė i kryer. Aty nuk dėgjojnė fjalė boshe, por vetėm pėrshėndetje. Aty kanė ushqimin e vet (tė llojllojshėm) mėngjes e mbrėmje". (Merjem: 60- 61).
Pra, All-llahu edhe furnizimin e xhenetlive nė xhennet e paska bėrė nė mėngjes dhe nė iqindi, si shpėrblim i durimit qė kanė patur nė dynja nė realizimin e adhurimeve nė kėto kohėra.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
"Ėshtė nė shtėpitė (xhamitė) qė All-llahu lejoi tė ngrihen, e qė nė to tė pėrmendet emri i Tij, t'i bėhet lutje Atij mėngjes e mbrėmje. Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet. (ata i luten) qė All-llahu t'i shpėrblejė mė sė miri pėr atė qė punuan dhe pėr t'ua shtuar tė mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masė atė qė do". (En-Nur: 36- 38).
Mėngjes e mbrėmje domethėnė nė kohėn e namazit tė sabahut dhe nė kohėn e namazit tė iqindisė.
3- Kujdesi pėr kėto dy namaze i mundėson shikimin nė Fytyrėn e All-llahut, azze ve xhel-le.
Ky shpėrblim ėshtė prej gjėrave mė tė kėndshme, mė tė mira dhe mė tė ėmbėla pėr zemrėn e besimtarit. Ska dyshim se njohja e kėtij shpėrblimi e stimulon njeriun pėr kujdesin sa mė tė madh tė kėtyre dy namazeve. Kjo ėshtė njė myzhde shumė e madhe dhe po mos tė kishte ndonjė vlerė tjetėr pėr kujdesin pėr kėto dy namze pėrpos tė kėtij hadithi dhe tė kėsaj vlere do tė mjaftonte. Edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i luteshte Zotit qė ti mundėson tė shikon nė Fytyrėn e Tij tė Ndershme, sepse kjo ėshtė begatia mė e lartė qė All-llahu ia jep njerėzve tė xhennetit dhe denimi mė i rėnde dhe mė i vrazhdė pėr xhehenemlitė ėshtė pengimi i shikimit nė All-llahun, tebareke ve teala.
Xherir ibėn Abdullah El-Bexheliu, radijall-llahu anhu, ka thėnė: ishim te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shikoi hėnėn pesėmbėdhjetėshe e tha:
"Do tė shini Zotin tuaj ashtu sikur e shihni kėtė hėnė pa krahasime mes kėtyre dy shikimeve, andaj mos dėshtoni nė namazin para lindjes sė diellit dhe namazin para perendimit tė diellit". (Buhariu dhe Muslimi).
Vlera e namazit tė iqindisė
Pėr vlerėn e namazit tė iqindisė ka shumė argumente.
All-llahu, subhanehu ve teala, na ka urdhėrauar qė tė kujdesemi pėr te nė mėnyrė tė veēantė, duke thėnė:
"Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues (nė namaze)". (El-Bekare: 238).
Namazi i mesėm nė kėtė ajet ėshtė namazi i iqindisė, kėshtu e ka komentuar Ibėn Abasi, radijall-llahu anhu, dhe tė tjerėt.
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndėrlidhur dėshtimin e tėrė punėve tė njeriut me mosfaljen e namazit tė iqindisė, duke thėnė:
"Atij qė i ikė namazi i iqindisė i janė asgjėsuar veprat". (Buhariu).
Ska dyshim se ky hadith pėrmban njė kėrcėnim tė madh, saqė sipas mendimit mė tė lehtė tė dijetarėve ky hadith synon qortimin e madh, kurse sipas tjerėve tregon se ai qė le njė namaz me qėllim del prej fesė, sikur ėshtė transmetuar nga Imam Ahmedi, rahimehull-llah. (Shiko: "Delilul-Falihin", fq. 237).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Atij qė i ikė namazi i iqindisė ėshtė sikur t'i kishte humbur familja dhe pasuria".
Shiko se ēfarė krahasimi ka pėrdorur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė kėtė hadith! Njerėzit zakonisht brengosen pėr humbjen e pasurisė dhe familjes, kurse nuk brengosen pėr humbjen e namazit, vepėr e cila ska dyshim ėshtė mė e rėndėsishme se familja dhe pasuria. Por humbja e tėrė pasurisė dhe tėrė familjes barazohet me ikjen e njė namazi tė iqindisė, kurse e jonja ėshtė tė bėjmė kalkulimin e shumė namazeve qė na ikin. Zot na ruaj!
Nozulli i besimtarit
Kėto dy kohėra janė nozulli i besimtarit, nė kėto dy kohėra pajiset me nozull tė besimit pėr ditėn dhe natėn e tij, qė tė niset nė jetėn e tij me gėzim dhe hare.
Namazi i sabahut dhe namazi i iqindisė kanė njė domnethėnie tė veēantė.
Sabahu ėshtė fillimi i ditės, kurse kjo ta kujton fillimin e pėrgjithshėm, fillimin e njeriut, fillimin e dynjasė dhe fillimin e ēdo gjėsė.
Kėtė fillim e fillon besimtari me pėrmendje tė All-llahut, kėrkon ndihmė prej Tij dhe strehim te Ai nga dėshtimi dhe shejtani. Nė kėtė kohė klima ėshtė e kėndshme dhe ka qetėsi e rehati, kurse kur tė grumbullohen kėto gjėra, atėherė zemra ėshtė e mbledhur, ka frikrespekt, emocionalisht ėshtė mė i avansuar, andaj edhe pėrfitimi nga ky dhikėr ėshtė shumė i madh.
Iqindia ėshtė fundi i ditės, dhe me kėtė na kujtohet pėrfundimi i pėrgjithshėm; pėrfundimi i njeriut, pėrfundimi i dynjasė dhe pėrfundimi i ēdo gjėsė.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte i ulur mes shokėve tė vet pas namazit tė iqindisė, kurse dielli ishte nė perendim e sipėr, e tha:
"Nga ymri i dynasjė ka mbetur sa ka mbetur nga kjo ditė".
Kėshtu pėrkujton veten besimtari, duke e pėrmendur All-llahun nė kohėn e iqindisė e kupton se ēdo gjė kalon, kurse vetėm All-llahu mbetet. Kjo shkakton frikėrespekt, ia largon vesveset e dynjasė dhe e kupton se fundi edhe atij ka me i ardhė. Nėse nė zemėr tė njė njeriu zė vend vdekja dhe largohet dynjaja prej saj, e mbush me pėrmendje tė All-llahut, ska dyshim se ka me gjetė besim tė madh, i cili e shtyn nė vepra dhe largohet nga dembeli dhe mėkatet.
Dhikri i mėngjesit dhe mbrėmjes
Dhikret qė na i ka mėsuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė ti themi, pas namazit tė sabahut dhe pas namazit tė iqindisė, dijetarėt i kanė qujatur dhikri i mėngjesit dhe mbrėmjes.
Prej tyre do ti pėrmendim vetėm disa:
- SubhanAll-llahi ve bihamdihi (100 herė)
(I Lartėsuar qoftė All-llahu, Atij tė Cilit i takon Lavdėrimi)
ka thėnė: "Kush e thotė kėtė 100 herė nė ditė; kaPejgamberi shpėrblimin sikur t'i ketė liruar 10 robėr. Atij i shkruhen 100 tė mira, i fshihen 100 mėkate (gjynahe) dhe ėshtė i mbrojtur nga djalli deri nė mbrėmje, askush nuk ka vepruar mė mirė se ky person, me pėrjashtim tė atij qė ka vepruar mė tepėr". (Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071.)
- La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (10 herė, ose njė herė kur pėrton)
(S'ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, Njė dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdėrimi. Ai ėshtė i plotfuqishėm mbi ēdo send). (Sahih, Ibėn Maxheja, Ebu Davudi).
- La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (100 herė nė mėngjes)
(S'ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, Njė dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdėrimi. Ai ėshtė i plotfuqishėm mbi ēdo send)
ka thėnė: "Kush e thotė kėtė 100 herė nė ditė; kaPejgamberi shpėrblimin sikur t'i ketė liruar 10 robėr. Atij i shkruhen 100 tė mira, i fshihen 100 mėkate (gjynahe) dhe ėshtė i mbrojtur nga djalli deri nė mbrėmje, askush nuk ka vepruar mė mirė se ky person, me pėrjashtim tė atij qė ka vepruar mė tepėr". (Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071.)
All-llahumme sal-li ve sel-lim ّala nebijjina Muhammed (10 herė)
ka thėnė: "Kush dėrgon salavat mbi mua ēdo mėngjesPejgamberi dhe ēdo mbrėmje, atė person do ta arrij shefa-ati im Ditėn e Gjykimit". (Taberaniu me dy senede njėri prej tyre ėshtė i mirė) (Mexhmeaz-zevaid 10/120 dhe Sahihut-tergib vet-terhib 1/273).
Suret:
Kul huvAll-llahu ehad (El-Ihlas).
Kul eّudhu bi Rabbil felek (El-Felek)
Kul eّudhu bi Rabbin-nas (En-Nas), (nga tri herė).
"Kush e thotė kėtė tri herė mė mėngjes dhe nė mbrėmje do tْi mjaftojnė pėr ēdo gjė." (Transmetojnė Ebu Davudi 4/322, Tirmidhiu 5/576, (Sahih Et-Tirmidhi 3/182).
- Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me`a-ismihi shej`un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiّul- ّalim (tri herė)
(Me emrin e All-llahut pranė emrit tė tė Cilit nuk bėn dėm asgjė nė tokė e as nė qiell, Ai qė dėgjon shumė dhe di ēdo send)
"Kush e thotė kėtė tri herė nė mėngjes dhe nė mbrėmje, nuk i bėhet dėm asgjė." Transmetojnė Ebu Davudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibėn Maxhe dhe Ahmedi (shih Sahih Ibėn Maxhe 2/332), dijetari Ibėn Bazi nė Tuhfetul-Ahjar fq/39, senedin e kėtij hadithi e ka bėrė tė mirė (Hasen).
Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen, ve bi Muhammedin nebijjen.
(Jam i kėnaqur qė Zoti im ėshtė All-llahu, feja ime ėshtė ).Islami dhe Pejgamberi im Muhammedi
"Kush e thotė kėtė ēdo mėngjes dhe mbrėmje tri herė ėshtė obligim i All-llahut qė ta kėnaq atė ditėn e Kijametit." (Transmetojnė: Ahmedi 4/337, Nesaiu nė librin: Amelul-jevmi vel-lejleh nr:4, Ibėn Sunnijj nr:68, Ebu Davudi 4/418 dhe Tirmidhiu 5/465. Ibėn Bazi nė Tuhfetul-Ahjar fq.39 e bėrė kėtė hadith tė mirė (hasen).
SubhanAll-llahi ve bihamdihi ّadede halkihi ve rida nefsihi ve zinete ّarshihi ve midade kelimatihi (tri herė nė mėngjes)
(I Madhėruar qoftė All-llahu, aq sa ėshtė numri i krijesave tė Tij dhe aq sa dėshiron Ai vet. Po aq sa ėshtė i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) pėr t`i shkruar fjalėt e Tij). (Muslimi).
zotėriu i istigfarit:
All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene ّabduke ve ene ّala ّahdike ve vaّdike mestetaّtu eّudhu bike min sherri na sanaّtu eb`u leke bi niّmetike ّaleje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.
(O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Teje; Ti mė ke krijuar dhe unė jam robi Yt, do tė qėndroj besnik ndaj marrėveshjes dhe premtimit Tėnd, sa tė kem mundėsi; Kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga e keqja qė kam vepruar, Unė jam mirėnjohės ndaj dhuntive Tua, i pranoj mėkatet e mia, andaj mė fal, ngase mėkatet nuk i fal askush tjetėr pėrveē Teje)
("Kush e thotė kėtė nė mbrėmje duke qenė i bindur nė tė dhe vdes po atė natė do tė jetė prej banorėve tė Xhennetit, poashtu edhe nė mėngjes". (Transmeton Buhariu 7/150).
Nė vend tė rezymesė
Nga kjo qė paraqitėm shihet qartė vlera dhe rėndėsia qė kanė kėto dy namaze, rėndėsia e fillimit tė ditės, rėndėsia e mėngjesit, shfrytėzimi i kohės, ngritja herėt nė mėngjes, gjallėrimi nė ditėt dhe pushimi gjatė natės, etj.
Sekretet dhe urtėsitė qė bartin nė vete kėto dy namaze na e mbushin zemrėn me besim dhe bindje, kurse shpirtit tonė i japin vendoshmėri dhe stoicizėm.
Andaj secili musliman ka nevojė pėr to qė tė jetė i lumtur.
Secili thirrės ka nevojė pėr to qė tė pėrqėndrojė nė rrugėn e Tij.
Ai qė nuk kujdeset pėr kėto dy namaze, si ka mundėsi ti pėrmirėson njerėzit dhe ti thėrret ata nė rrugė tė vėrtetė, andaj secili qė synon tė mirėn dhe pėrmirėsimin, thirrjen e njerėzve dhe edukimin e tyre duhet tė jetė i pari nė kujdesin pėr kėto dy namaze nė veēanti dhe asgjė nuk duhet ta largoj prej tyre.
All-llahu e di mė sė miri.


Bekir Halimi

__________________
»Plagėn e nėnqmon ai qė nuk e din qka ėshtė dhimbja«
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Ervala (10-02-2008), muslimaneelhamdulilah (11-02-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv

LinkBacks (?)
LinkBack to this Thread: http://forumi.kurandhesunet.net/keshilla-te-pergjithshme(45)/ne-mengjes-eshte-bereqeti(7895).html
Postuar nga For Type Data
Kur“an dhe Sunnet - Dokumentet pėr Zbritje | Hadith This thread Refback 10-02-2008 09:23
Kur“an dhe Sunnet - Weblidhje This thread Refback 09-02-2008 21:52
Kur“an dhe Sunnet - Weblidhje This thread Refback 09-02-2008 21:52

Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Dita e Rikthimit forumimotrave Literaturė Islame 0 23-07-2006 06:58
Kur“ani komplet i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe SYLEJMAN AHMETI Kur“an dhe Tefsir 114 22-09-2005 17:56


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 11:30.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.