Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Një mesazh për çdo të ri

  1. #1
    Grafika e dijar
    dijar nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-07-2006
    Postimet
    403
    All-llahu të shpërbleftë
    726
    Falënderuar 990 herë në 298 Postime
    Rep Fuqia
    467

    Një mesazh për çdo të ri

    Një mesazh për çdo të ri


    Transmetuar nga Abdullah bin Abasi në mustedrek të el-Hakimit (7927), thotë Resulullahi sal-llahu alejhi ve selam :”Shfrytëzoj pesë gjëra para pesë gjërave tjera: rinin tënde para pleqërisë tënde, shëndetin tënd para se të sëmuresh, pasurin tënde para varfërisë,...” sepse, siç ka thënë Ali bin Ebi Talibi: “Unë jam i habitur me njeriun koprrac i cili ik prej pasurisë të cilën e ka kërkuar, dhe e kërkon varfrin prej të cilës ka ikur.” Ai jeton jetë të njeriut të varfër në këtë botë, dhe ai në botën tjetër do të merret në pyetje si person i pasur. Ai e ruan këtë pasuri për ti blejë djalit të tij alkool me të, apo veturë, apo t`ia lehtësoj atij për ti ndjekur vajzat, dhe përfundimisht do të shtypet nen çekiçin e hekurit të Munkirit dhe Nekirit, engjëjt e dënimit në varr. Dhe engjëjt të cilët e pasojnë Malikun në xhehnem do ta marrin atë në pyetje për çdo copë të pasurisë që kurdoherë që e ka poseduar! Eshtë një ndodhi e cila, edhe pse është thjeshtë simbolike, është shumë prekëse. Ndodhia është se një njeri i pasur kishte vdekur, dhe fëmijët e tij thanë: “Ne dëshirojmë që njëri ti bëjë shoqëri babait tonë në varrë për një natë.” Kështu ata i gropuan dy gropa, dhe e lidhën njërën me tjetrën. Në njërën prej gropave, ata e vendosen babanë e tyre, dhe ata e lan gropën tjetër të zbrazët. Pastaj ata e kërkuan dikën që është trim që të shtrihet pran kufomës së tij. Kështu, ata përfundimisht e gjetën një shërbëtorë, dhe i than atij: “Ne do ti japim 1000 dinar nëse ti e kalon një natë pran babait tonë.” Ai u përgjigj: “Unë do ti marr parat, dhe nëse vdes, fëmijët e mijë do të jetojnë prej tyre. Nëse jetoj, do ta filloj një biznes me to.” Engjëjt e dënimit zbritën, duke thënë: “Këta janë dy njerëz. Njëri prej tyre është i gjallë, dhe tjetri është i vdekur. Njëri do ta kalon një natë këtu, dhe tjetri është me ne përherë. Pasi që ky person do të shkoj nesër, le të fillojmë që ta marrim në pyetje atë.” Kështu, e pyetën atë: “Kush jeni ju?”

    Ai u përgjigj: “Emri im është kështu dhe kështu.”

    “Si furnizohesh për jetë?”

    “Unë jam një rob që bartë gjëra për njerëzit.”

    “Ti bart gjëra për njerëzit? Cka përdorë për ti bartë këto gjëra?”

    “Unë e përdori një fije të litarit.”

    “A ishe i sigurt se kjo fije e litarit ishte e pastër, dhe se nuk ka qenë e ndytë? Dhe si i fitove 10 shilingët me të cilët e ke blerë litarin?”

    “Kam punuar për këtë dhe këtë person.”

    “A ishe i sigurt se pasuria e tij ishte fituar në mënyrë hallall, dhe jo prej haramit?” Sidoqoftë, ata vazhduan që ta marrin në pyetje atë për litarin dhe përpunën e tij prej perëndimit të diellit deri të nesërmen në agim, pasi që ai doli prej varrit. Pra, i erdhën fëmijët e njeriut të vdekur, dhe e pyetën se çka kishte ndodhur. Ai iu përgjigj: “Babai juaj nuk do të pushoj së dënuari deri në ditën e ringjalljes.” Ata e pyetën atë: “Pse?” Ai iu përgjigj: “Për arsye se unë e posedoja vetëm këtë copë të litarit me të cilin barti gjëra me të, dhe engjëjt e shpenzuan tërë natën duke më marrë në pyetje për te, ku e kam marrë atë, ku shkova me të, etj.

    Pra, si do të jetë për babanë tuaj, i cili i ka poseduar të gjitha këto kopshte, pallate, dhe ndërtesa? Kur do të merr fund marrja në pyetje e tij prej tyre?”

    Në të vërtet, kjo është thjeshtë një ndodhi simbolike. Sidoqoftë, ajo bartë një domethënie të thellë dhe shkak për të menduar.

    Marrja në pyetje është e madhe. Të merresh në pyetje prej Allahut është e rëndë. Cështja nuk është e lehtë. Pra, prej tani përgatite furnizimin tënd të duhur, dhe bëhu gati për llogarinë me Zotin tënd, dhe ta dish se nesër, ti ke për të qëndruar ndërmjet Duarve të Allahut, dhe do të merresh në pyetje për çdo vepër tënden: {“...E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vend në xhehennem do t’i nënshtrohen).”( esh-Shuara; 227)

    Pra, vëllezërit e mi: Ka disa herë që të kam thënë se ti tani je në kulminacionë të jetës tuaj, dhe se duhet ti kthehesh islamit me dituri, vepra dhe përhapje! Eshtë lehtë për ty që të mësosh, të veprosh, dhe ti mësosh të tjerët. Nëse këtë nuk e bënë brenda periudhës tënde, ti e ke lëshuar një shans që të kaloj ty e cila kurrë më nuk do të paraqitet. Koha e lirë nuk është e zëvendësueshme! Ka mundësi që ti më asnjëherë mos ta përjetosh një fazë në të cilën do ta kesh këtë sasi të kohës së lirë, pra shfrytëzoje këtë! Ke kujdes nga shpresat e vazhdueshme dhe nga të pasuarit e epshit tënd! Shpresat e vazhdueshme e humbin kohën tënde, dhe pasimi i epshit tënd ta korrupton zemrën, dhe të këshilloj që ta lexosh Kuranin Famëlartë çdo ditë! Unë të këshilloj që së paku ta lexosh gjysmë xhuzi në ditë, në mënyrë që ta përfundosh së lexuari tërë Kuranin çdo 2 muaj, së paku. Unë gjithashtu të këshilloj që të jesh i përhershëm me përkujtim (dhikër) dhe lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes. Ti thuash ato pas namazit të sabahut, dhe ta falësh namazin e saba

    Një mesazh për çdo të ri


    Transmetuar nga Abdullah bin Abasi në mustedrek të el-Hakimit (7927), thotë Resulullahi sal-llahu alejhi ve selam :”Shfrytëzoj pesë gjëra para pesë gjërave tjera: rinin tënde para pleqërisë tënde, shëndetin tënd para se të sëmuresh, pasurin tënde para varfërisë,...” sepse, siç ka thënë Ali bin Ebi Talibi: “Unë jam i habitur me njeriun koprrac i cili ik prej pasurisë të cilën e ka kërkuar, dhe e kërkon varfrin prej të cilës ka ikur.” Ai jeton jetë të njeriut të varfër në këtë botë, dhe ai në botën tjetër do të merret në pyetje si person i pasur. Ai e ruan këtë pasuri për ti blejë djalit të tij alkool me të, apo veturë, apo t`ia lehtësoj atij për ti ndjekur vajzat, dhe përfundimisht do të shtypet nen çekiçin e hekurit të Munkirit dhe Nekirit, engjëjt e dënimit në varr. Dhe engjëjt të cilët e pasojnë Malikun në xhehnem do ta marrin atë në pyetje për çdo copë të pasurisë që kurdoherë që e ka poseduar! Eshtë një ndodhi e cila, edhe pse është thjeshtë simbolike, është shumë prekëse. Ndodhia është se një njeri i pasur kishte vdekur, dhe fëmijët e tij thanë: “Ne dëshirojmë që njëri ti bëjë shoqëri babait tonë në varrë për një natë.” Kështu ata i gropuan dy gropa, dhe e lidhën njërën me tjetrën. Në njërën prej gropave, ata e vendosen babanë e tyre, dhe ata e lan gropën tjetër të zbrazët. Pastaj ata e kërkuan dikën që është trim që të shtrihet pran kufomës së tij. Kështu, ata përfundimisht e gjetën një shërbëtorë, dhe i than atij: “Ne do ti japim 1000 dinar nëse ti e kalon një natë pran babait tonë.” Ai u përgjigj: “Unë do ti marr parat, dhe nëse vdes, fëmijët e mijë do të jetojnë prej tyre. Nëse jetoj, do ta filloj një biznes me to.” Engjëjt e dënimit zbritën, duke thënë: “Këta janë dy njerëz. Njëri prej tyre është i gjallë, dhe tjetri është i vdekur. Njëri do ta kalon një natë këtu, dhe tjetri është me ne përherë. Pasi që ky person do të shkoj nesër, le të fillojmë që ta marrim në pyetje atë.” Kështu, e pyetën atë: “Kush jeni ju?”

    Ai u përgjigj: “Emri im është kështu dhe kështu.”

    “Si furnizohesh për jetë?”

    “Unë jam një rob që bartë gjëra për njerëzit.”

    “Ti bart gjëra për njerëzit? Cka përdorë për ti bartë këto gjëra?”

    “Unë e përdori një fije të litarit.”

    “A ishe i sigurt se kjo fije e litarit ishte e pastër, dhe se nuk ka qenë e ndytë? Dhe si i fitove 10 shilingët me të cilët e ke blerë litarin?”

    “Kam punuar për këtë dhe këtë person.”

    “A ishe i sigurt se pasuria e tij ishte fituar në mënyrë hallall, dhe jo prej haramit?” Sidoqoftë, ata vazhduan që ta marrin në pyetje atë për litarin dhe përpunën e tij prej perëndimit të diellit deri të nesërmen në agim, pasi që ai doli prej varrit. Pra, i erdhën fëmijët e njeriut të vdekur, dhe e pyetën se çka kishte ndodhur. Ai iu përgjigj: “Babai juaj nuk do të pushoj së dënuari deri në ditën e ringjalljes.” Ata e pyetën atë: “Pse?” Ai iu përgjigj: “Për arsye se unë e posedoja vetëm këtë copë të litarit me të cilin barti gjëra me të, dhe engjëjt e shpenzuan tërë natën duke më marrë në pyetje për te, ku e kam marrë atë, ku shkova me të, etj.

    Pra, si do të jetë për babanë tuaj, i cili i ka poseduar të gjitha këto kopshte, pallate, dhe ndërtesa? Kur do të merr fund marrja në pyetje e tij prej tyre?”

    Në të vërtet, kjo është thjeshtë një ndodhi simbolike. Sidoqoftë, ajo bartë një domethënie të thellë dhe shkak për të menduar.

    Marrja në pyetje është e madhe. Të merresh në pyetje prej Allahut është e rëndë. Cështja nuk është e lehtë. Pra, prej tani përgatite furnizimin tënd të duhur, dhe bëhu gati për llogarinë me Zotin tënd, dhe ta dish se nesër, ti ke për të qëndruar ndërmjet Duarve të Allahut, dhe do të merresh në pyetje për çdo vepër tënden: {“...E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vend në xhehennem do t’i nënshtrohen).”( esh-Shuara; 227)

    Pra, vëllezërit e mi: Ka disa herë që të kam thënë se ti tani je në kulminacionë të jetës tuaj, dhe se duhet ti kthehesh islamit me dituri, vepra dhe përhapje! Eshtë lehtë për ty që të mësosh, të veprosh, dhe ti mësosh të tjerët. Nëse këtë nuk e bënë brenda periudhës tënde, ti e ke lëshuar një shans që të kaloj ty e cila kurrë më nuk do të paraqitet. Koha e lirë nuk është e zëvendësueshme! Ka mundësi që ti më asnjëherë mos ta përjetosh një fazë në të cilën do ta kesh këtë sasi të kohës së lirë, pra shfrytëzoje këtë! Ke kujdes nga shpresat e vazhdueshme dhe nga të pasuarit e epshit tënd! Shpresat e vazhdueshme e humbin kohën tënde, dhe pasimi i epshit tënd ta korrupton zemrën, dhe të këshilloj që ta lexosh Kuranin Famëlartë çdo ditë! Unë të këshilloj që së paku ta lexosh gjysmë xhuzi në ditë, në mënyrë që ta përfundosh së lexuari tërë Kuranin çdo 2 muaj, së paku. Unë gjithashtu të këshilloj që të jesh i përhershëm me përkujtim (dhikër) dhe lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes. Ti thuash ato pas namazit të sabahut, dhe ta falësh namazin e sabahut dhe të jacis në xhami: “Ai i cili e fal jacin me xhemat është sikurse të ishte falur gjysmën e natës, dhe ai i cili e fal namazin e sabahut me xhemat është sikurse të ishte falur tërë natën.”

    Njashtu, është një hadith i transmetuar prej et-Tirmidhiut: “Kushdo që e fal namazin e sabahut me xhemat, dhe ulet dhe e kujton Allahun derisa të lind dielli, pastaj i fal dy reqate të namazit të Duhas, e ka shpërblimin e plot të Haxhit dhe të Umres, e ka shpërblimin e plot të Haxhit dhe të Umres, e ka shpërblimin e plot të Haxhit dhe të Umres.” et-Tirmidhiu (586), dhe el-Albani e ka deklaruar atë hasen në et-talik er-Ragib (1/164-165)

    Pra, fale sabahun në xhami, lexo pak Kuran më pastaj, kërko falje prej Allahut deri në lindje të Diellit, fali dy reqate të namazit të Duhas, pastaj shko në universitetin tënd. Përgatiti shënimet e orëve të mësimit tuaj ditë pas dite, dhe mos e le anash asnjë prej tyre. Ke kujdes nga shpresat e pafunda, të cilat rezultojnë në humbjen e kohës tënde. Cdo gjë përgatite ditë më ditë. Ti ke për tu marr në pyetje për çdo sekondë të jetës tënde, pasi që Ditën e Ringjalljes, çdo frymëmarrje që e ke marr do të qaj vrullshëm prej pikëllimit dhe keqardhjes. Pra, namazin e sabahut, leximin e Kuranit, istigfarin, namazin me xhemat, agjërimin e dy ditëve të çdo jave, të kesh shokë të mirë dhe të devotshëm në shkollë – kërko shokë të mirë, dhe të sinqertë të cilët të ndihmojnë që ta përmbushësh davetin e Allahut, Islamin : “...se ta udhëzoj Allahu një njeri përmes teje është më mirë për ty se sa lloji më mirë i deveve,”(Buahriu) Ibn Xhamah ka thënë: “Studentët e dijes nuk duhet të përzihen, përveç se me ata që përfitojnë prej tij, apo që ai vetë përfitonë prej atyre. Dhe nëse i ofrohet shoqëri prej atij i cili ia humb kohën, nuk do ti sjelle dobi atij, as që do të përfitoj prej tij, dhe nuk do ta ndihmoj atë në arritjen e qëllimeve të tij, ai në mënyrë të but duhet ti jep fund atij shoqërimi që në fillim, para se të zhvillohet në diç më të thellë, pasi që nëse diç rrënjëzohet, bëhet e vështirë që të ndryshohet. Eshtë një thënie e cila shpesh përdoret prej Fukahave: Të refuzosh diç është më lehtë se sa të largosh diç. Nëse ai dëshiron ta shoqëroj dikën, le të jetë ai një person i drejtë, fetarë, i devotshëm, i kujdesshëm, inteligjent, plot dobi, të ketë pak të këqija, i mirë në pajtim, i cili rrallë herë kundërshtohet, që ta përkujtojë atë nëse harron, të bashkëpunoj me të kur ti përkujtohet atij, i plotë - ndihmueshëm kur të kesh nevojë,


    Shkroi Dijetari: Abdullah Azzam (Allahu paste mëshirë për Të)
    A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" [29:2]

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Nje mesazh per çdo te ri
    By kujtimi80 in forum Literaturë Islame
    Përgjigjet: 22
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 01:38
  2. mesazh obames
    By Ebu Ubejdullah in forum Live Përmbajtje
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 20:59
  3. Mesazh për në varreza
    By Ebu Kasim in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 12:26
  4. Mesazh për jobesimtarët
    By Muhlis in forum Akide
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 22:45
  5. Pse po më del ky mesazh?
    By limi in forum Regjistrimi-Perdorimi-Opsionet
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 11:18

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •