Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 04-11-2008, 01:46
Grafika e Abdurrezak
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 08-08-2008
Postimet: 423
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,581
Falėnderuar 811 herė nė 375 Postime
Rep Fuqia: 233
Abdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond repute
Njerėzit nė ditėn e gjykimit

Tė gjitha ngjarjet e rrėfyera deri mė tani fillojnė me dėgjimin e njė tingulli tė panjohur mė parė nė njė kohė tė papritur. Tė gjithė ata qė kishin menduar gjer nė atė moment se gjithēka do tė mbetej e pandryshuar dhe e padėmtuar do tė provohet ta kenė gabim.
Ēdo gjė qė ndodhė mu para se t’i fryhet Surit nuk dallon nga njė ditė mė parė. Toka rrotullohet me tė njėjtėn shpejtėsi, Dielli ndriēon planetin tonė, jeta vazhdon dhe shumica e njerėzve vazhdojnė tė jetojnė sipas rutinave tė zakonshme pa u hamendur se pse dhe prej kujt u krijuan dhe ēfarė do tė jetė fundi i tyre. Njerėzit do tė mendojnė pėr ushqimin me tė cilin do tė shėrbehen atė natė, do tė pėrqendrohen nė takimin e ardhshėm tė punės, do tė jenė duke blerė apo duke fjetur dhe shumė prej tyre duke e mohuar ekzistencėn e Allahut kur ta dėgjojnė kėtė tingull. Gjithēka do tė fillojė dhe mbarojė nė njė ēast.
Trupat e tyre, tė cilat njerėzit i konsiderojnė si tė fuqishėm dhe pėr tė cilėt mburren, papritur do tė mbėrthehen nga vdekja prej tė gjitha anėve. Shqetėsimi i vetėm i tyre do tė jetė mbijetesa. Prej llahtarit tė madh, njerėzit s’do tė mendojnė pėr gjėrat qė aq shumė i ēmuan, i dėshiruan dhe pėr tė cilat rrezikuan shumė gjersa ishin gjallė.
E gjithė kjo frikė, llahtar dhe tronditje buron prej tė jetuarit tė tyre nė mosdije. Vuajtjet e papėrballueshme tė Ditės s’do tė pushojnė sė ndjekuri mosbesimtarėt. Ēdo ngjarje qė do tė shpaloset do tė rritė panikėn dhe llahtarin e tyre dhe ēdo moment qė do tė kalojė do tė sjellė vuajtje dhe rrezik tė freskėt. Ngjarjet e tmerrshme me tė cilat do tė pėrballen do tė demonstrojnė madhėshtinė e Allahut, tė Cilin ata e kishin mohuar deri atėherė. Njerėzimi, i cili do tė jetė absolutisht i dobėt dhe i pafuqishėm pėrballė kėsaj fuqie, s’do tė jetė nė gjendje tė bėjė asgjė veēse tė ndiejė pendim, pafuqi dhe frikė. Me kalimin e sekondave, tė kuptuarit e tyre pėr ndėshkimin e frikshėm qė Allahu ka pėrgatitur pėr ta nė Ahiret vetėm se do tė rritet. Gjatė kėtyre minutave tė frikshėm, ata do tė ndeshen vetėm me njė thėrmijė tė vuajtjes qė i pret ata. Kur’ani e rrėfen kėtė frikė deri nė njė masė.

Frika e njerėzve
Allahu u tregon njerėzve se edhepse ata plot pasion kapen pas jetės tokėsore, se pasioni i tyre nuk do t’u bėjė dobi atyre nė Ahiret. Tė gjitha gjėrat qė ata marrin si tė vlefshme , i konsiderojnė tė shtrenjta dhe pėr tė cilat rrezikojnė s’do t’ju sjellin asjgė veē humbje nėse nuk janė bėrė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut. Ēdo joshje tokėsore ėshtė krijuar si sprovė pėr njerėzimin. Jeta e vėrtetė ėshtė nė Ahiret siē zbulohet nė Kur’an:

Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve tė dynjasė, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, por te Allahu ėshtė e ardhmja mė e mirė. (Sure Ali Imran: 14)

Njerėzit nė skajshmėri i dėshirojnė joshjet tokėsore tė pėrmendura nė kėto vargje dhe mund tė kalojnė tėrė jetėrat e tyre duke vrapuar pas tyre. Kur’ani thot si nė vazhdim pėr jetėn tokėsore:

Ju njerėz dijeni se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, krenari mes jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, e qė ėshtė si shembull i njė shiu prej tė cilit bima i habitė bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atė tė verdhė, mandej bėhet kashtė e thyer, e nė botėn tjetėr ėshtė dėnimi i rėndė, por edhe falje mėkatesh dhe dhurim i kėnaqėsisė nga Allahu. Jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues. (Sure Hadid: 20)

Pėr dikend, njėra prej ambicieve mė tė mėdha jetėsore ėshtė qė tė tregoj pasurinė e tij, djemtė dhe vajzat dhe gjėrat e tjera tė ēmueshme. Njėra prej pasurive mė tė ēmueshme janė fėmijėt. Kjo vlen pėr tė gjitha shoqėritė dhe theksohet nė veēanti nė Kur’an. Dėshira pėr tė pasur fėmijė mėsohet nė moshė tė re. Fėmijėt nė tė njėjtėn kohė janė shkak i njė gare tė panevojshme nė mes tė njerėzve si edhe burim sigurie pėr tė ardhmėn e tyre.
Njė tjetėr ambicie ėshtė dėshira pėr pronė dhe pasuri. Siē e dimė, qėllimet, planet dhe pėrpjekjet e njerėzve pėrqendrohen rreth kėtyre ambicieve. Dėshira pėr tė holla dhe pasuri mjegullon shikimin e njerėzve, vlerat morale humbin domethėnien e tyre dhe materializmi bėhet faktori pėrcaktues i karakterit tė tyre. Parimet morale tė Kur’anit, sė bashku me urdhėrat dhe ndalimet e tij, humbin pėrparėsinė e tyre; grumbullimi i pasurisė bėhet vetvetiu njė synim dhe pėrfitimi personal shquhet nė raportet ndėrnjerėzore.
Mirėpo, nė Ditėn e Gjykimit, ēdo gjė do tė jetė e kundėrt. Njerėzit do tė harrojnė gjithēka ata ishin mėsuar ta vlerėsonin, sepse tani do tė kuptojnė se objektet e dėshirave tė tyre nuk kanė mė domethėnie. Vlerat e tyre do tė ndryshojnė nė ēast, sepse pasuria dhe fėmijet nuk do tė kenė vlerė dhe ndjenjat prindore do tė humbin kuptimin e tyre. Pėrballė llahtarit tė kėsaj Dite, ata do tė harrojnė njerėzit mė tė dashur tė tyre: fėmijėt e tyre. Askujt s’do t’i kujtohen fėmijėt e tij apo tė saj, dhe shumė mė pak do tė interesohen pėr mirėqenien e tyre. Kjo do tė jetė njė Ditė shumė e vėshtirė pėr mosbesimtarėt nė ēdo aspekt.

Ditėn kur qielli tė bėhet si kallaji i shkrirė dhe malet tė bėhen si tufa leshi tė ngjyrosur. Dhe asnjė mik nuk do tė pyes pėr mikun e vet, edhepse ata shihen ndėrmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njėri-tjetrit). Krimineli do tė dėshirojė sikur tė mund tė paguante dėnimin e asaj Dite me bijtė e vet, dhe me gruan e vet dhe me vėllain e vet, apo me tė afėrmit e tij te tė cilėt ai mbėshtetej, apo me krejt ēka ka nė tokė, vetėm pėr tė shpėtuar! (Sure Me’arixh: 8-14)

Dhe (pėrkujto) Ditėn kur qielli do tė ēahet me anėn e njė reje dhe engjėjt tė zbresin nė mėnyrė madhėshtore. Atė Ditė sundimi i vėrtetė i takon Tė Gjithėmėshirėshmit, e ajo ditė pėr mosbesimtarėt do tė jetė Ditė e vėshtirė. (Sure Furkan: 25-26)

Familjet do t’i braktisin fėmijėt dhe njerėzit do tė jenė tė hutuar dhe s’do tė dijnė ē’tė bėjnė. Frika do tė godas aq papritur dhe aq fuqishėm sa qė gratė shtatzėna do tė dėshtojnė dhe nėnat do tė harrojnė fėmijėt e tyre qė u japin gji:

Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse do ta braktis foshnjėn qė ka pėr gjini dhe secila shtatzėnė do tė hedh para kohe barrėn e vet… (Sure Haxhxh: 2)

Tė gjithė ata qė refuzuan thirrjet pėr tė besuar dhe kėshtu u bėn tė pavėmendshėm ndaj mikut dhe krijuesit tė tyre tė vėrtetė, Allahut, do tė dėshirojnė t’i shmangen njėri tjetrit. Ata do tė jenė aq tė zėnė me veten e tyre, sa qė lidhjet e miqėsisė, farefisnisė dhe lidhjet familjare do tė pushojnė tė ekzistojnė:

Atė Ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, prej nėnės dhe prej babait tė vet, prej gruas dhe prej fėmjėve tė vet. Atė Ditė secilit njeri do t’i mjaftojė ēėshtja e vet. (Sure ‘Abese: 34-37)

Njerėzit do tė sillen sikur tė ishin tė dehur
Njerėzit do tė humbin gjithė qetėsinė, vetkontrollin dhe vetbesimin e tyre. Kur tė takohet vdekja, ēdo gjė humb vlerėn e saj dhe shprehjet e fytyrės, sjellja dhe mėnyra e tė folurit tė gjitha ndryshojnė.
Ne jemi dėshmitarė tė frikės dhe llahtarit tė njerėzve pėrballė vdekjes nė filma. Reagimet e tyre mjaftojnė pėr tė shpjeguar gjendjen e tyre mendore. Nė tė shumtėn e skenareve, njerėzit kanė njė shpresė, pa marrė parasysh sa ėshtė e vogėl, pėr tė shpėtuar. Madje edhe ata tė cilėt e kuptojnė se vdekja ka ardhur nuk e dinė se ēka i pret ata apo thjeshtė besojnė se do tė bėhen asgjė. Mirėpo, ngjarjet e kėsaj Dite nuk do tė lėnė asnjė dyshim nė mendjet e njerėzve se shpėtimi ėshtė i pamundshėm, madje edhe para se vdekja tė vijė tek ata. Mosbesimtarėt do tė gjejnė veten pėrballė njė Dite qė ata nuk kishin pritur ta takojnė, pėrkundėr asaj se ishin paralajmėruar pėr tė, njė Ditė nė tė cilėn ekzistenca e njė Krijuesi dhe Mbajtėsi tė gjithėsisė do tė shfaqet qartė qė ta shohin tė gjithė, por gjithashtu nė tė cilėn gjithēka do tė shkatėrrohet nė shenjė nėnshtrimi ndaj vullnetit tė Tij.
Ata kurrė nuk menduan pėr atė qė vie pas vdekjes, sepse ata nuk besuan nė ekzistencėn e Allahut apo tė Ahiretit, por ata do tė kuptojnė qartė fuqinė dhe ekzistencėn e Allahut. Ata poashtu do tė kuptojnė se nuk ka asnjė shpresė pėr shpėtim dhe se jeta e tyre e re ėshtė e amshueshme. Vuajtja dhe dhimbja e tyre e pėrjetshme do tė jetė pakrahasueshėm mė e keqe se ngjarjet e asaj Dite dhe Kur’ani thot se mosbesimtarėt do tė parapėlqejnė asgjėsimin e tyre pranė njė jete tė tillė:

Ne ua tėrhoqėm juve vėrejtjen pėr njė dėnim tė afėrt nė Ditėn kur njeriu shikon se ēka i kanė sjellė duart e veta, e mosbesimtari thotė: "Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė isha pluhur!” (Sure Nebe’: 40)

Paniku, llahtari dhe habia e njerėzve do tė bėjė qė ata tė duken si tė dehur, sepse:

…Ndėrsa njerėzit duken tė dehur, por ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i Allahut ėshtė i aq i ashpėr. (Sure Haxhxh: 2)

Ndryshimet fizike dhe tė sjelljes nė njerėz qė pėrjetojnė frikė tė skajshme janė shumė tė ngjashme me ato tė njerėzve tė dehur. Nė raste tė tilla, marramendja, histeria dhe shikimi i penguar janė tė zakonshme.
Siē shohim prej asaj qė ėshtė nxjerrė nė shesh gjer mė tani, njerėzit do tė pėrjetojnė panikė tė tmerrshme nė atė ditė tė vėshtirė. Allahu e krahason kėtė frikė therėse dhe sjelljen qė rezulton prej saj me dehje, sepse njerėzit do tė shfaqin sjellje tė pakontrolluar dhe do tė ikin prej njė vendi nė njė vend tjetėr si tė ishin tė dehur. Allahu e bėn njė krahasim nė Kur’an:

Ajo ėshtė Dita kur njerėzit do tė bėhen si insekte tė shpėrndara. (Sure Kari’a: 4)

Llahtari nė sytė e tyre

Dhe (kur) Premtimi i saktė tė jetė afruar shumė, sytė e atyre qė nuk besuan do tė shtangen (nė ato ēaste thonė): "Tė mjerėt ne, vėrtet ishim krejt tė pavetėdijshėm pėr kėtė (moment)! Por jo, ėshtė e vėrtetė se ishim zullumqarė tė mėdhenjė.” (Sure Enbija: 97)

Sytė janė organet e para qė do tė shfaqin frikėn e njerėzve. Sytė e njerėzve qė do tė jenė dėshmitarė tė ngjarjeve tė frikshme tė asaj Dite do tė kėrcejnė prej zgavrave tė tyre tė tmerruar. Shprehja “sytė e atyre qė nuk besuan do tė shtangen” pėrshkruan shkallėn e frikės sė tyre. Nė ēast, zgjerohen bebėzat, shfaqet tė bardhėt e syve dhe shtangen. Tė gjithė njerėzit do ta shijojnė kėtė frikė dhe asgjė s’mund ta ndalojė atė qė do tė vie si rezultat i ngjarjeve ngjarjeve rrėnqethėse. E vetmja ndjenjė qė ndiejnė do tė jetė llahtari.

Lusim Allahun xh.sh tė na e lehtėson nė Diten e Gjykimit... ALLAHUME AMIN

Pregaditi : Lulzim Mustafa
__________________
“Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja.“ (El Bekare 191)
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Hyrje nė Tefsir Ervala Kur“an dhe Tefsir 0 24-09-2008 00:19
Komentim i pėrgjithshėm i ajeteve Abdurrezak Kur“an dhe Tefsir 1 27-08-2008 00:46
Keshf esh-shubuhat (me shume rendesi) sunnih Akide 0 01-01-2008 04:10


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:41.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.