|
O pengje, ēlirohuni!
O pengje, ēlirohuni!
O tė zėnė rob tė vetvetes, thyeni vetveten, qė tė jeni vetvetja e njerėzishme; fito mbi vetveten tėnde - ngadhėnje!
E hėnė, 18 Gusht 2008 15:48
Nga: Avni Tafili
Peng ėshtė edhe ai qė dorėzohet, nėnshtrohet, demoralizohet, dobėsohet, ftohet, ėshtė i padėgjueshėm, i pa ndryshueshėm. Edhe kėta janė pengje, madje edhe mė tė mjeruar se pengjet e zėnė rob nė luftė. Tė zėnėt peng nė luftė u dihet fillimi dhe fundi: ose liri ose vdekje. E, pengjet e vetvetes, nuk mund askush t'i liroj, pasi vetvetja e tyre ėshtė e siguruar dhe e mbyllur me mure tė gjerė e tė lartė. Atė e ka thellė nė shpirt, nė zemėr, nė vetėdije. E thėnė dhe e vendosur qė: secili njeri tė jetė peng i fjalės dhe veprės sė vet!
Po! Ti njeri vendos nėse dėshiron tė ēlirosh vetveten nga dobėsia, ftohja, pandryshueshmėria. As unė e as tjetri. Ti je vetvetja, e ti vendos. Po! Pėrderisa nuk mund tė pėrmirėsosh vetveten, je peng i vetvetes. Vetvete e ngulfatur me "nuk mundem", "nuk di", "ende", "por...". Mos pret pengu t'i vij njė lėkurė e re, njė zemėr e re, njė mendje e re! Jo, ti ke vetveten, dhe nuk dallon prej tė liruarve nga dobėsia e ftohja, veēse trurit tėnd, qė po tė mban peng! Jo, as truri! Ti e mban atė. Ti, vetvetja jote, po e mban peng edhe trurin.
Nuk ke pak inat, pak xhelozi, pak dinjitet, pak respekt pėr shpirtin tėnd, pėr zemrėn tėnde, pėr trurin tėnd, e pėr trupin tėnd, e pėr emrin tėnd! Si lejon qė tė pėrkėmbet njerėzia jote! Kush je ti, pse je ti, pėr ēfarė jeton ti, ēfarė mesazhi bart jeta jote, ku do tė mbėrrish, kah do tė shkosh, ku do tė pėrfundosh! Pse pengjet nuk pyesin!
Nuk mė bind. Ti nuk ke arsye tė mos jesh i lirė, i lėvizshėm, energjik, i frytshėm. Jo, ti mund tė jesh si shumė njerėz qė jeta e tyre u bė shembull, model, histori pėr njerėzimin. Ata njerėz ishin me trup, me sy, me vesh, me ndjenja, me tru, e me shpirt e zemėr, si ti, hiē mė shumė. Por ata njerėz ēliruan vetveten e tyre nga vetvetja e tyre. Sa e rrezikshme qenka vetvetja qė po robėruaka!
Ti urren ditėn. Ik nga drita. I shmangesh pėrgjegjėsisė. Jeton nė ajėr tė turbullt. Sa do tė dėshiroja qė ti, oj vetvete e zėnė peng, tė shihje sa po e ēnderon vetveten. Jo po ty tė gėnjen vetvetja kurdoherė qė e sheh nė pasqyrė. Pasqyrė gėnjeshtare. Jo, vetvetja po tė gėnjen. Po tė mashtron. Tė ka mbushur me gėnjeshtra, fjalė tė paqena, tė pakuptimta, e ti pranove tė jetosh nė atė ajėr tė turbullt. Si nuk ke forcė tė thyesh atė pasqyrė. Po edhe atė vetvete e t'i thuash: mjaft! Mjaft, dua tė shijoj tė qenėt i fuqishėm, i arsyeshėm, i dobishėm, i gjallė!
O i zėnė peng! Mos iu nėnshtro vdekjes, ende je gjallė. Ende ka kohė. Ka kohė, nėse ti qė tani vendos tė thyesh vetveten, tė thyesh besėtytnitė, imagjinatat e kota, dobėsinė, tė thyesh murin e gjerė e tė lartė qė vetvetja jote ka ndėrtuar pėrreth vetvetes sate! Vendos, ose liri ose vdekje. Nuk ka edhe liri edhe vdekje. Ti je i gjallė, por brendia ėshtė e vdekur. Jo, ti ke pėr ta ngjallur brendinė. Po, Zoti kur tė krijoi, brenda teje krijoi edhe forcėn qė ndryshon: dinjitetin!
Qė tani, merr frymė lehtė e mendo qetė: nuk je thjesht krijesė qė ha, pi dhe flenė. Jo, je mė shumė. Ti di tė thuash "po", di tė thuash "jo", di tė thuash "mjaft", di tė thuash edhe "dua!". Dėshiro, do tė jesh ndryshe. Vullneti yt ėshtė i shenjtė. Me tė linde, me gjithēka lind, ėshtė e shenjtė, e paprekur. Po, ti flet, dėshiron, edhe vendos! Krijesat tjera kėtė nuk e bėjnė dot. Ti nuk je prej atyre krijesave, je lloj i veēantė: je njeri!
Qė tani, vėshtro pak vetveten: Ke duar me pesė gishta, secili gisht ka rolin e vet, bėn gjeste, e nėse i mbledh, e bėn enė e me tė pi ujė. Gishtėrinjtė tė lėvizin, tė lakohen, marrin formėn qė ti e urdhėron. Ti urdhėron, ato veprojnė. Ke krah, kėmbė, ke tė pamirit, tė dėgjuarit, tė menduarit ti urdhėron, mendja noton, ti urdhėron, krahu vepron, ti urdhėron, kėmba lėvizė, ti pėrcakton, syri sheh, e ti pėrcakton, e syri dėgjon!
Ke urdhėruar. Ke pėrcaktuar. Kjo ėshtė vetvetja. Ti vendos se kush dėshiron tė jetė vetvetja. Trupi nuk tė sundon, ti e sundon atė. Tani dil nga kjo vetvete e nėnshtruar, e qė tė ka pėrbuzur, e tė ka ēnderuar, e tė ka shkelur dinjitetin, e qė tė ka thėnė: ti nuk ke forcė, ti nuk ke moral, ti je asgjė. Shporre njėherė e mirė, e thuaj: Jo! Unė kam forcė, unė kam moral, unė jam diēka, jam njeri qė arrij ē'tė dėshiroj!
Menaxho dėshirėn tani. Menaxho mendjen tani. Vetvetja e braktisur ėshtė nė prag tė derės, ėshtė nė pritje. Kėrkon vetėm njė neglizhencė tuajėn, e qė prapė tė turbulloj vetveten tėnde tė re.
Menaxho forcėn, lėvizjen, moralin tani! Mos lejo mė kurrė tė tė afrohet ajo vetvete e dobėsuar, e vdekur, e demoralizuar. Ti tani ke jetė, nuk je i vdekur. Je i gjallė! Edhe brendinė e ke tė gjallė. Mbushe atė me shkėndija tė dritės e tė besimit. Tani ngrit muret, tani zgjero muret, nuk ke nevojė pėr askėnd, je vetvetja e fuqishme, e fortifikuar me besim, me dritė qė nuk shuhet!
Ti ke mor njė vendim tė madh! Shpirti tė ėshtė mirėnjohės. Mendja tė ėshtė mirėnjohėse. Vetvetja jote e re ėshtė shpirtmadh e mendjendritur. Di tė jetojė, por edhe tė jap jetė. Di tė mendoj, por edhe mend tė dhurojė.
Mė nė fund, shpalli luftė edhe atyre "vetvetėsh" qė ende qėndrojnė nė vetvetet e qenies njerėzore. Qė tė bėhen njė trup i madh, i fuqishėm, i pathyeshėm. Ēliro njerėzimin nga robėria e vetvetes sė errėsuar!
Tani, gjithēka mori fund. Je njeri i kompletuar, dhe jeton nė njė shoqėri tė kompletuar. Ke ndryshuar vetveten, e pėrmirėsove atė, por i ndryshove edhe tė tjerėt, edhe ata u pėrmirėsuan, si shpėrblim more "rojėn e pėrgjithmonshme" pėr dinjitetin tėnd. Ti tani je i sigurt, brenda njė trupi tė madh vetvetesh tė ēliruara!
Kėsaj i thonė fitore: tė fitosh mbi vetveten tėnde!
__________________
Allah,je t'en supplie aide mes frčres et mes soeurs en Gaza
|