|
Pėrkujto dhe falėndero
Pėrkujto dhe falėndero
O njeri, qėndro duke pėrkujtuar tė mirat qė t'i dha All-llahu (xh.sh),mos u bėj i verbėr dhe shurdh,se sado qė t'ia lėsh harresės begatitė e Tija dhe t'ua kthesh atyre shpinėn,ato tė vijnė pas e tė mbulojnė nga maja e kokės deri te gishtėrinjtė e kėmbės.Qėndro,pra,besnik i vėrtet e mos i moho tė mirat e Tija tė panumėrta.All-llahu (xh.sh) thotė:
''Edhe nėse pėrpiqeni t'i numėroni tė mirat e All-llahut,s'do mund tė arrini t'i pėrkufizoni''(Kur'an 14:34)
Zoti tė dha trup tė shėndoshė,tė siguroj qetėsi nė vendin ku rri dhe banon,tė dha ushqime tė larmishme,krijo pėr ty ujin dhe ajrin.Pra njė gjithėsi e tėrė ėshtė pėr ty,e ti nuk ndjen,e as nuk di.
''Dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshme e tė fshehta''(kur'an 31:20)
Tė bėri me dy sy,me gjuhė dhe buzė,tė dha gjymtyrė:dyduardhe kėmbė, t'i zbukuroi nė mėnyrėn mė tė pėrsosur ashtu sic i kanė hije dhe i pėrshtaten cdonjėrit:
E cilėn tė mirė tė Zotit tuaj e mohoni?''(Kur'an 55:13)
Pra ,a mendon ti se tė ecurit me dy kėmbė tė kėputura ėshtė mė lehte se tė ecurit me kėmbė tė plota e tė shėndosha? A ėshtė pak pėr ty kur gjumin e bėn tė qetė e tė tjerėt nga dhimbja qė kanė nuk shijojnė gjumė me sy,disa me ditė, e disa me muaj, e disa me vite tė tėra,sa qė kur shėrohen dhe bėhen sic kanė qenė harrojnė se si ecet...?!
A mendon kur mbush stomakun e ngopesh me ushqim tė lezetshėm ,pastaj kur pi ujin e ftohėt e freskon shpirtin, se shumė tė tjerė janė tė privuar nga kjo kėnaqėsi,ngrėniet dhe pirjet e tė cilėve janė tė pėrziera me dhimbje e sėmundje?! Hidhi njė vėshtrim vetes,pastaj mendo e pėrkujto ata qė humben dėgjimin e mbeten tė shurdhėr, njihja vleren dy syve tė tu me tė cilėt sheh dritėn dhe terrin, ekujto ata qė humbėn tė pamurit dhe si peshqesh u mbeti ngjyra e zezė.Po, vetėm ngjyrėn e zezė e kanė!
Shiko lėkurėn e trupit qė ke,tė butė, tė njomė ,larg sėmundjeve qė tė tjerėt i patėn, epastaj falėndero Krijusin tėnd qė s'tė bėri nga lėkurėsėmurėt,dhe qė ėshtė fare lehtė pėr All-llahun (xh.sh) qė ti tė ishe nė grupin e tyre.mendo rreth kafkės brenda sė cilės ke mė tė cmuarėn-trurin qė tė dallon nga kafshėt,qė tė bėri prej tė mencurve e s'tė molepsi mė cmenduri duke mbetur i marrė....!
A do pajtoheshe qė tė tė ofronin ar sa kodra e Uhudit,e t'ua jepje vetėm njėrin sy?!A do tė doje qė tė ta hiqnin gjuhėn me tė cilėn dlet qartė nė vend tė saj tė tė dhuronin pallate mbretėrore?! Pra a do e ndėrroe dorėn e trupit kundrejt ca gurėve tė vegjel tė cmuar?! Jo! Gjithcka qė ke nė trupin tėn nuk zėvendėsohet me asgjė se pėr atė nuk ka cmim.Ti,pra,me tė vėrtet zotėron dhe jeton me mė tė shtrenjtat dhunti,por fatkeqėsisht nuk i njeh dhe nuk i di,jeton i mėrzitur,i lodhur,i rraskapitur nga shpirtngushtia,i brengosur, i piklluar , i zymtė thua se mban pergjegjėsinė e gjithė njerėzisė.Imagjino tė humburėn dhe s0je falėnderues pėr atė qė ekziston dhe ėshtė pranė teje,zemėrohesh nga njė humbje fare e vogėl tė hollash, enuk i sheh celėsat e lumturisė qė ke nė dorė....Pėrkujto dhe Falėmdero.
''Po edhe nė veten tuaj-a nuk (doni tė) shihni?''(Kur'an 16:21)
Hidhe vėshtrimin mbi veten tėnde,mbi familjen dhe shtėpinė, mbi punėn dhe shėndetin tėnd,mbi shoqėrin dhe shokėt,dhe mbi gjithcka qė ėshtė rreth teje,do tė bindesh nė atė qė shpeshherė e mohon.
''Ata i njohin tė mirat e All-llahut, pastaj injorojnė''(Kur'an 16:83)
Aid el-Karni
Shkeputur nga libir''Mos u Trishto''
__________________
Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt.
|