 |
 |
 |
 |
|
 |

29-03-2006, 10:29
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Porosi tė pėrgjithshme
Porosi tė pėrgjithshme
Transmetohet nga Ebu Derda [radijallaju anhu] se ka thėnė: Mė ka porositur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me nėntė gjėra: Mos i bėn shirk All-llahut edhe nėse coptohesh apo digjesh! Mos i le namazet e obliguara qėllimisht se kush e le namazin qėllimisht ngritet nga ai siguria! Mos e pi alkoolin sepse ai ėshtė ēelėsi i ēdo tė keqje! Respektoi prindėrit e tu dhe nėse tė urdhėrojnė tė dalėsh nga kjo botė dil pėr hatėr tė tyre! Mos i kundėrshto udhėheqėsit edhe nėse e di se ti je mė meritor se ata! Mos u largo nga beteja edhe nėse vritesh edhe nėse ikin shokėt e tu! Shpenzo nga pasuria jote pėr familjen tėnde! Mos e ngrit shkopin nga familja yte dhe frikėsoi ata pėr All-llaun [azze ve xhel]
Hadith Hasen, trasmeton Ebu Maxheh nga Ebu Derda [2/1339/4036]
Kėto janė disa porosi tė pėrgjithshme nga porositė e atij qė Zoti i tij e dėrgoi mėshirė pėr tė gjith botrat, dhe e cilėsoi atė se ai ėshtė i butė dhe mėshirues pėr besimtarėt. Ti praktikosh kėto porosi ėshtė lumturi nė tė dy botrat, dhe rehati. Dhe secila nga kėto meriton tė shpjegohet dhe sqarohet. Por, ne kėto do ti zbėrthejm pa u zgjėruar shumė e as lėnė mangut.
Porosia e parė:
Mos i bė shirk All-llahut edhe nėse coptohesh apo digjesh!
Shirku ėshtė padrejtėsia mė e madhe, humbje e qartė, i asgjeson tė gjitha veprat dhe ofron humbje dhe dėshtim. Ai qė bėn shirk privohet nga Xhenneti dhe e shtihet nė xhehhenem. Thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:
Vėrtetė, shirku ėshtė padrejtėsia mė e madhe. [Llukman, 13]
Ėshtė e vėrtetė se All-llahu nuk falė (mėkatin) ti bėhet Atij shok, e pos tij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bėrė njė largim tė madh (prej sė vėrtetės). [En-Nisa, 116]
E mos shoqėro me All-llahun ndonjė shok tjetėr, e tė bėhėsh i qortuar i papėrkrahur. [El-Isra, 22]
Tė ėshtė shpallur ty e edhe atyre para teje: Nėsė i bėn shok (All-llahut), veprat tua janė tė asgjesuara dhe ti do tė jeshė prej tė humburve. Prandaj, vetėm All-llahun adhuroje dhe bėhu mirėnjohes! [Ez-Zumer, 65-66]
...ai qė i pėrshkruan All-llahut shok, All-llahu ia ka ndaluar atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės. [El-Maide, 72]
Shirku ėshtė dy llojėsh:
· Shirk i vogėl
· Shirk i madh
Nga shirku i vogėl ėshtė syefaqėsia.
Thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Mė e frikėshmja qė frikėsohem pėr ju ėshtė shirku i vogėl. Thanė: Cili ėshtė shirku i vogėl o i Dėrguari i All-llahut? Tha: Err-rrija-syefaqėsia.
Hadith Sahih, sahihu xhami-1551, Ahmed-5/428,
Poashtu, tė betuarit pos All-llahut ėshtė prej shirkut tė vogėl.
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Kush betohet pos All-llahut ka bėrė kufėr apo shirk. Ėshtė pėr qėllim shirku i vogėl dhe kufėr i vogėl.
Hadith Sahih, Ahmedi 6561, Tirmidhiu 1574, 3/45,46, Davudi 3235/9178
Ndėrsa shirku i madh ėshtė kur njeriu i ofron rival All-llahut, e afron atė si afėrsinė e All-llahut, e don atė si dashurinė ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], tek ai e mban shpresėn kur ėshtė rehat, tek ai drejtohet kur ka ndonjė hall, afrohet tek ai me adhurime, tė cilat nuk e posedon tė drejtėn e tyre pos All-llahut [subhanehu ve teala]; zotohet pėr te, flijon pėr te, i bėn dua atij, e thėrret atė. E nėse ka rėnė nė ndonjė vėshtirėsi, thėrret: O filan...! E nėse i ngushtohen atij punėt drjetohet tek vorret e tyrbet.
Ai nė vend tė All-llahut lut atė qė nuk mund ti bėjė as dėm e as dobi. Edhe kjo ėshtė ajo humbja pa mbarim. [El-Haxh, 12]
Kush ėshtė mė i humbur se ai qė pos All-llahut lut diē qė nuk i pėrgjigjet atij deri nė kijamet, pse ata (qė lutėn) janė gafilė ndaj lutjes se tyre. E kur do tė tubohen njerėzit, ata (zotat e tyre) do tė jenė armiq tė tyre (tė adhuruesve) dhe do ta mohojnė adhurimin e tyre (tė idhujtarėve). [El-Ahkaf, 5-6]
Andaj, o ti besimtar qė ke bindjen vetėm nė All-llahun Njė, kur tė lypėsh diēka lyp nga All-llahu, kur tė kesh nėvojė pėr ndihmė kėrko ndihmė nga All-llahu. E nėse tė godet ndonjė fatkeqėsi thuaj: O All-llah! E nėse tė ngushton kjo dunja drejtohu tek All-llahu.
A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos All-llahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni. Ai qė ju orienton nė errėsirat e tokės e tė detit, dhe ai qė pranė mėshirės sė Tij (shiut), si myzhde i lėshon erėrat. Vallė, a ka tjetėr zot pos All-llahut? E lartė ėshtė madhėria e Tij nga ēka i pėrshkruajn shok. Ai qė e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e pėrsėrit atė (e rinjgjall pas vdekjes) dhe Ai qė ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetėr pos All-llahut? Thuaj: Sillni argumentet tuaja, nėse jeni tė sinqertė! [En-Neml, 62-64]
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|

29-03-2006, 10:32
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Re: Porosi tė pėrgjithshme
Porosia e dytė:
Mos i le namazet e obliguara qėllimisht se kush e le namazin qėllimisht ngritet nga ai siguria-premtimi!
All-llahu [subhanehu ve teala] i ka premtuar ēdo besimtari, qė kujdesėt pėr namazin, ta shtie ne Xhennet. E kush e le namazin qėllimisht e ka hedhur vetėn nė shkatrrim, atė e ka nėnēmuar All-llahu dhe pėr te nuk ka tek All-llahu premtim.
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Pesė namazet i ka bėrė All-llahu obligim pėr robėrit e vet. Kush i falė ato duke mos humbur asgjė nga ato e as pėrulur vlerėn e tyre, ai ka premtim nga All-llahu qė ta shtie nė Xhennet. E kush nuk i falė ato nuk ka tek Allahu premtim, nėse do e dėnon apo nėse do ia falė.
Hadith Sahih Ahmedi, 2/82,234. Davudi, 2/94,421. Nesaiu, 1/230.
Andaj, kujdesu pėr namazet All-llahu tė mėshiroftė! Sepse ato janė shtyllat e fesė. Kush i ka ruajtur ato e ka ruajtur fenė. E kush i ka humbur ato e ka humbur fenė. Ėshtė ibadeti i parė qė ėshtė bėrė obligim dhe vepra e parė qė robi do tė japė llogari. All-llahu i ka lavdėruar ata qė kujdesėn pėr namazin atyre dhe u ka premtuar xhennetin e Firdevsit-shkallėn mė tė lartė tė xhennetėve, qė kumi i tij ėshtė Arshi i All-llahut [subhanehu ve teala]. Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]:
Dhe ata tė cilėt i kushtojnė kujdes kohės sė namazit tė tyre. Tė tillėt janė mu ata trashėgimtarėt, tė cilėt e trashėgojnė Firdevsin dhe aty ata janė pėrgjithmonė. [El-Muminunė, 9-11]
Dhe i ka nėnēmuar ata qė e humbin namazin:
E pas tyre (tė mirėve) erdhėn pasardhės tė kėqij, qė e lanė namazin e u dhanė pas kėnaqėsi (trupore), e mė vonė do tė hidhėn nė Gaja (xhehenem). [Merjem, 59]
Pra, shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, tė cilėt ndaj namzit tė tyre janė tė pakujdesshėm. [El-Maunė, 4-5]
Ndėrsa ata qė nuk falėn asnjėherė All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar Sekarin:
E, ku e di ti se ēka ėshtė Sekar? Ai nuk lė send tė mbetėt pa e djegur. Ai ėshtė qė ua prish dhe ua nxin lėkurat. Mbikėqyres mbi tė janė nėntėmbdhjetė. [El-Muddethir, 27-30]
Secili njeri ėshtė pengė i veprės sė vet. Pėrveē atyre tė djathtėve. Qė janė nė xhennete e i bėjnė pyetje njėri-tjetrit: Ēka ju solli juve nė Sekar? Ata thonė: Nuk kemi qėnė prej atyre qė falėshin (qė bėnin namaz). [El-Muddethir, 38-43]
O ju robėr tė All-llahut [subhanehu ve teala], kujdesuni pėr namazin ashtu siē ju ka urdhėruar Ai. Dhe tė jeni me dije se prej kujdesjes sė namazit ėshtė qė ta pėrkryesh marrjen e abdesit, tė kujdesėsh tė falėsh nė fillimin e kohės sė namazit, tė prezantosh namazin me xhematė, tė kesh frikėrrespekt, ta bėsh mirė rukun dhe sexhden, tė lexosh mirė dhe tė meditosh kuptimin e ajetėve tė Kuranit.
E kush e bėn njė gjė tė till, ka premtim nga All-llahu [subhanehu ve teala] qė ta shtie nė xhennet. E kush e le namazin qėllimisht, nuk ka tek All-llahu premtin.
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|

29-03-2006, 10:37
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Re: Porosi tė pėrgjithshme
Porosia e tretė:
Mos e pi alkoolin sepse ai ėshtė ēelėsi i ēdo tė keqje!
Sepse ai ta mbulon trurin, dhe pastaj i dehuri dhe kafshėt janė tė njejtė. Nuk ėshtė nė gjendje ta dallon gruan nga gruaja e as nėn nga gruaja e tij, as tezen nga halla.
Transmetohet nga Othmani [radijallahu anhu] se ka thėnė: Largohuni alkoolit sepse ai ėshtė nėna e tė kėqijave. Vėrtet ka qėnė njė njėri para jush qė bėntė shumė adhurim dhe u distanconte nga njerėzit. Njė grua e pamoralshme u dashurua nė te dhe dėrgoi tek ai njė shėrbetore qė ta thėrrasė pėr njė dėshmi, dhe ai shkoi. Kur hyri me te, shėrbetorja ia mbylli tė gjitha dyert derisa e ēoi te njė grua bukuroshe, e cila pranė vetės kishte njė djalosh dhe njė gotė alkooli. Ajo tha: Pasha Zotin, unė nuk tė thirra pėr dėshmi, por tė thirra qė tė mė afrohesh mua, apo ta vrasėsh kėtė djalosh apo tė pish kėtė alkool. E zgjodhi alkoolin. Ajo i dha tė pijė alkool e ai kėrkoi shtesė dhe nuk u ndal deri sa ra nė kontakt me te dhe e mbyti dhe djaloshin. Andaj, largohuni alkoolit sepse nuk ka mundėsi tė bashkohet asnjėherė ai dhe imani, por secili prej tyre mundohet ta nxjerrė tjerin (nga zemra).
Sahih: Mevkuf. Nesaiu, 8/315
Pėr kėtė thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:
O ju qė besuat, ska dyshim se vera, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, larguhuni prej tyre qė tė jeni tė shpetuar. Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, tju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe tju largojė nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? [El-Maide, 90-92]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka tėrhequr vėrejtjen ndaj alkoolit dhe tepėr ka frikėsuar ndaj pėrfundimit tė keq tė tij.
Ndėr fjalėt e tija [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
Alkooli ėshtė baza e ēdo tė keqeje. Kush e konsumon atė, nuk i pranohet namazi 40-tė ditė. E kush vdes e ne barkun e tij gjindej ai ka vdekur me vdekje tė injorueshme.
Hadith Hasen, e ka pėrmendur Albani nė Es-Sahih, 1854.
konsumuesi i alkoolit ėshtė si ai qė adhuron putat.
Hadith Hasen
Tre pėrsona nuk do tė hyjnė nė xhennet: Konsumuesi i akloolit, ai qė nuk i respekton prindėrit dhe ai qė lavdėrohet pėr atė qė ka dhėnė.
Hadith Sahih, Sahihu Xhami
Vėrtet All-llahu ka dhėnė premtim pėr atė qė konsumon pije dehėse ti jep tė pijė nga Tinul-Habal. I ėshtė thėnė: E ēėshtė Tinul-Habal? Ka thėnė: Djersėt e banorėve tė zjarrit.
Trasmeton Muslimi, 3/1587,2002. Nesaiu, 8/327.
A ka mundėsi tė pijė kush pos kėsaj pėrveē atij qė ka injoruar vetėn?!
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|

29-03-2006, 10:47
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Re: Porosi tė pėrgjithshme
Porosia e katėrt:
Respektoi prindėrit!
All-llahu tė ka urdhėruar qė ti respektosh prindėrit nė ēdo punė tė mirė dhe nė ēdo vepėr vullnetare, e jo nė mėkate. Mirėsitė e tyre ndaj teje janė shumė tė mėdha. Dhe ke obligime tė mėdha ndaj tyre. E kush nė kėtė botė tė ka ofruar mė shumė sesa babai i yt?! E kush nė kėtė botė tė ka shėrbyer mė shumė se nėna jote?! Andaj, All-llahu [subhanehu ve teala] e bėri obligim respektin dhe mirėsjelljen ndaj tyre.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
Ne njėriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy vitėve ia ndau gjinin. (e porosimtėm) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tė tu, se vetėm tek Unė ėshtė kthimi i juaj. E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė keshė mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer nga Unė, mandej kthimi i juaj ėshtė tek Unė, e unė do tju njoftoj pėr atė qė keni punuar. [Llukman, 14-15]
Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė mos tė adhuroni tjetėr pos Tij, dhe qė tė sillėni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as of-oh, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl. [El- Isra, 23-24]
Dėgjoi prindėrit! Dhe nėse tė urdhėrojnė tė dalėsh nga kjo botė dil pėr hatėr tė tyre! Pra, nėse ata duan tėrė pasurinė tėnde mos ua ndalo! Sepse siē ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Ti dhe pasuria yte jeni tė babait tėnd. Ēka tė kėrkojnė nga ti jepju atyre. Tė jesh i bindur plotėsisht se ti je shumė i mangėt ndaj tyre. Dhe kur nuk ke mundėsi tua kthesh hakun.
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Nuk ka mundesi biri tia kthejė hakun prindėrit tė vet asnjėherė, pėrveē nėse e gjėn tė robėruar, e blen atė dhe e liron.
Hadith Sahih: Muslimi, 2/1148/1510. Davudi 14/46/5115. Tirmidhiu, 3/210/1971. Ibėn Maxheh 2/1207/3659
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|

29-03-2006, 10:52
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Re: Porosi tė pėrgjithshme
Porosia e pestė:
Mos i kundėrshto udhėheqėsit edhe nėse e di se ti je mė meritor se ata!
Nėse e vėren se ti je mė i mirė se udhėheqėsi qė ėshtė prezent dhe mė meritor qė tė udhėheqėsh assesi mos e kundėrshto e as mos ngre krye ndaj tij. Sepse stabilizimi i sigurisė ėshtė nga shkaqet qė fuqizon adhurimin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe mundėson shtrirjen e misonit, pėr tė cilin All-llahu [subhanehu ve teala] i ka krijuar krijesat. Nga tė ngriturit krye nga prijestarėt rrjedhin anarki, turbullira, ērregullime, qė nė kėtė gjendje njeriut i vėshtirėsohet mundėsia ti praktikojė urdhėrat e All-llahu [subhanehu ve teala]. Mu pėr kėtė, janė transmetuar hadithe tė shumta, qė flasin pėr respektin ndaj prijesave dhe ndalim nga kryengritja ndaj tyre edhe nėse janė mėkatarė (pėr derisa mėkatet nuk janė tė llojit qė nxjerrin nga feja, v. e p).
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
Ju do tė jeni shumė tė kujdesshem tė bėhėni udhėheqėsa, e pastaj kjo do tė jetė pėr ju dėshprim nė Ditėn e Gjykimit...
Tė jeni tė dėgjushem dhe tė respektueshem (ndaj udhėheqėsave) derisa ti pėrmbahen Librit tė All-llahut edhe nėse udhėheqės i juaji do tė jetė rob habeshij qė nuk ka ndonjė autoritet.
Hadith Sahih. Buhari, 13/120/7148. Nesaiu, 8/225
I ėshtė thėnė: O Pejgamber i All-llahut! Po nėse na vijnė udhėheqėsa, tė cilėt kėrkojnė tė drejtat e tyre kurse na privojnė nga tė drejtat tona, ēna urdhėron tė veprojmė? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk u pėrgjigj tre herė, pastaj tha: Dėgjoni dhe respektoni! Ata do tė pėrgjigjėn pėr atė qė bėnė dhe ju do tė pėrgjigjeni pėr atė qė bėni.
Hadith Sahih. Muslimi 3/1474/1846. Tirmidhiu, 3/331/2295
Tek Benu Israilėt sundonin Pejgamberėt. Sa hėrė qė vdiste njė pejgamber e pastonte pejgamberi tjetėr. Kurse pas meje nuk ka pejgamber. Por, pas meje do tė ketė halife (pasues-udhėheqėsa) tė shumtė. Thanė: Po ēka na urdhėron tė bėjmė? Tha: Mbahuni besėdhėnies sė parė dhe jepuani atyre tė drejtat e tyre. Lutėni All-llahun atė qė ju takon juve. Kurse All-llahu do ti marr nė pyetje pėr atė qė kanė udhėhequr.
Mutefekun alejhi. Buhari, 6/495/3455. Muslimi, 3/1471/1842.
Nėse besatohėn dy udhėheqėsa, vritėni tė dytin nga ata!
Hadith Sahih. Muslimi, 3/1480/1853.
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|

29-03-2006, 11:27
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Re: Porosi tė pėrgjithshme
Porosia e Gjashtė:
Mos u largo nga beteja edhe nėse do vritesh apo shokėt tu do tė largohen!
All-llahu [subhanehu ve teala] i ka cilėsuar pabesimtarėt si frikacakė.
Ata tė gjith se bashku nuk kanė guxim tju luftojnė, vetėm kur gjenden me ndonjė vend tė fortifikuar ose kur janė pas ndonjė muri. [El-Hasher, 14]
Arsueja:
Ju (besimtarėt) nė zemrat e tyre (tė munafikėve) jeni frikė mė e fortė se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo pėr shkak se ata janė poppull qė nuk kuptojnė. [El-Hasher, 13]
Na ka mėsuar All-llahu se besimtari qė duron ka mundėsi ti mund dhjetė pabesimtarė. Pastaj e zbriti dhe e bėri qė njė besimtar qė duron tė mund dy nga pabesimtarėt.
Ka thėnė All-llahu i Madhėruar:
O Pejgamber! Nxiti besimtarėt pėr luftė. Nėse prej jush janė njėzet tė durueshėm, do ti mundni dyqind, e nėse janė njėqind, do ti mundni njė mijė sish qė nuk besuan, pėr shkak se ata janė njerėz qė nuk kuptojnė (pse luftojnė). Tash All-llahu ju bėri lehtėsim duke ditur se jeni dobėsuar. Nėse prej jush janė njėqind tė durueshėm, do ti mundni dyqind, e nėse prej jush janė njė mijė, me ndihmen e All-llahut do ti mundni dy mijė. All-llahu ėshtė me ata qė janė tė durueshėm. [El-Enfalė, 65-66]
Pastaj Ai na ka mėsuar se gjithmonė fundi i jonė ėshtė i mirė.
Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]:
Thuaj: Ēpritni pėr ne tjetėr, pos njerės nga dy tė mirat (O fitues, o dėshmorė)?... [Et-Tevbe, 52]
Pra, nė gjithnjė jemi fitimtarė. Andaj, nuk ka pse tė ikėt atėherė. Pra, pėr kėtė na ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe ka thėnė:
O ju qė besuat! Kur tė ndeshėni nė turmėn (qė leviz ngadal) e atyre qė mohuan, mos ua ktheni shpinėn. Kush ua kthen atyre shpinėn, nė atė moment veē atij qė kthehet pėr tė luftuar ose pėr tiu bashkangjitur njė grupi tjetėr, ai ka tėrhequr kundėr vetes hidhėrimin e All-llahut dhe vendi i tij ėshtė xhehenemi. E ai ėshtė pėrfundim i keq. [El-Enfalė, 15-16]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė larguarit nga beteja e ka numėruar ndėr mėkatėt e mėdha duke thėnė: Largohuni shtatė (veprave) shkatrrimtareve! Thanė: Cilat janė ato o i Dėrguari i All-llahut? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ceku ato dhe ndėr to tha: Tė larguarit nga beteja.
Mutekeun alejhi. Buhari, 5/393/2766. Muslimi, 1/92/89. Davudi, 8/77/2857. Nesaiu, 6/257
Burrat si Sahabėt e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishin shėmbulli mė i lartė nė pėrqėndrim para armikut.
Transmetohet se Enes ibėn Malik [radijallahu anhu] ka thėnė: Xhaxhai im, Enes bin En-Nadir [radijallahu anhu] mungoi nė luftėn e Bedrit. Ia tha Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: O i Dėrguari i All-llahut! Mungova nė luftėn e parė. Nė tė cilėn i luftove mushrikėt. Sikur All-llahu do tma mundėsojė tė marrė pjesė nė njė luftė tjetėr, ku luftohen mushrikėt do ta shohė All-llahu se ēkam pėr tė bėrė. Kur erdhi dita e luftės se Uhudit u sbrapsen muslimanėt, kurse ai tha: O All-llah, unė tė kėrkoj ndjesė nga ajo ēka vepruan ata (shokėt e tij) dhe jam i pastėr nga ajo ēka vepruan ata (mushrikėt). Pastaj u nis drejt tyre. Nė kėtė moment e takoi Sad ibėn Muadhin dhe i tha: O Sad ibėn Muadh! Xhennetin pasha Zotin e qabės, vėrtetė unė e ndiej erėn e xhennetit pas kodres se Uhudit. Tha Sadi: O i Dėrguari i All-llahu, unė nuk munda ta bėjė atė qė bėri ai. Tha Enesi: I gjetėm nė tė (Enes bin En-Nadir) tetėdhjetė e mė shumė tė rėna me shpatė apo shpuarje me shtizė apo me shigjetė. E kemi gjetur tė vrarė dhe tė masakruar nga mushrikėt. Nuk kishte mundėsi ta njoh askush pėrveē motres se vet, e cila njohu nga majet e gishtave. Tha Enesi: Kujtuam se pėr te dhe shokėt si ai zbriti fjala e All-llahut:
Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (a zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurfarė ndryshimi. [El-Ehzabė, 23]
Mutefekun alejhi. Buhari, 6/21/2805. Muslimi, 3/1512/1903. Tirmidhiu, 5/28/3254.
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|

29-03-2006, 11:31
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Re: Porosi tė pėrgjithshme
Porosia e shtatė:
Shpenzo nga pasuria jote pėr familjen tėnde!
Shpenzimi pėr familjen, pėr gruan, pėr fėmijėt dhe tė ngjajshėm ėshtė obligim-vaxhib. Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]:
I ati i fėmijės ėshtė i obliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu siē ėshtė rregulli. [El-Bekare, 233]
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Secili nga ju jeni ēobanė, dhe cili nga ju do tė jepni pėrgjegjėsi pėr kopenė e vet. Burri nė shtepinė e tij ėshtė ēoban dhe ai do tė jep pėrgjegjėsi pėr kopenė e tij.
Mutefekun alejhi. Buhari, 13/111/7138. Muslimi, 3/1459/1829. Tirmidhiu, 5/124/1758. Davudi, 8/146/2912
Andaj njeriu duhet ta kryej kėtė detyrė nė mėnyren mė tė pėrsosur. Ta furnizojė famijėn e vet nga ajo qė All-llahu ia ka dhėnė. E nėse ata nuk i furnizon dhe bėhėt koprrac ka bėrė mėkat.
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Mjafton pėr njeriun mekati ta humbė atė qė ka pėr ta ushqyer.
Hadith Hasen. Davudi, 1484.
E nėse ata i furnizon do tė shpėrblehet. Siē ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Kur burri furnizon familjen e vet me ndonjė furnizim, dhe pėr kėtė shpreson llogarin e All-llahut, kjo pėr te ėshtė sadaka."
Mutefekun alejhi. Buhari, 1/136/55. Muslimi, 2/695/1002
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha Sad ibėn Vekasit: Vėrtet, ēdo furnizim qė ia bėn familjes dhe kėtė e bėn pėr hirė tė All-llahut do tė shpėrblehėsh pėr kėtė. Saqė edhe pėr kafshatėn qė ia jep gruas tėndė nė gojė.
Mutefekun alejhi. Buhari, 3/164/1295. Muslimi, 3/1250/1628. Davudi, 8/64/2847. Nesaiu, 6/241.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pelqente shumė tė furnizimin ndaj familjes dhe fėmijėve. Thoshte: Njė dinarė qė e ke shpenzuar pėr rrugė tė All-llahut, njė dinarė qė e ke shpenzuar pėr tė liruar njė rob, njė dinarė qė e ke shpenzuar pėr tė varfėr dhe njė dinarė qė e ke shpenzuar pėr familjen tėnde, shpėrbimi mė i madh ndėr to qė ke shpenzuar ėshtė pėr shpenzimin pėr familjen tėnde.
Hadith Sahih. Muslimi, 2/692/995
Gjithashtu thoshte Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Dinari mė i vlefshėm qė shpenzon njeriu ėshtė ai dinarė qė e shpenzon pėr familjen e tij.
Hadith Sahih. Muslimi, 2/691/994. Tirmidhiu, 3/232/2032
Kėtu patjetėr duhet tė sqarohet diēka rreth edukatės sė tė shpenzuarit. Shpenzimi pėr familjen duhet tė marrė masė mesatare mes koprracisė dhe shpenzimit tė tepėrt.
All-llahut [subhanehu ve teala] thotė:
Edhe ata qė kur shpenzojnė nuk e teprojnė e as nuk janė dorėshtengruar, por mbajnė mesataren e janė tė matur. [El-Furkanė, 67]
Koprracia ndaj gruas dhe fėmijėve, e cila mund tė shpie ndonjėherė nė tredhėti apo edhe nė ndonjė krim, ėshtė e ndaluar. E, gjithashtu ėshtė i ndaluar dhe teprimi nė shpenzime, qė kjo gruan dhe fėmijet i ēon nė fesad-prishje, siē ndodh me duhanin dhe tė ngjajshme me te. Patjetėr, kryefamiljari duhet tė logjikojė dhe tė shpenzojė me kujdes. Ti pėrgjuaj hollė punėt, qė tė dijė se ku shkon kjo pasuri. Ēbėn fėmiu me pasurinė e babait te vet. Qė tė mos e devijojė atė pasuria.
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|

29-03-2006, 11:33
|
.gif?dateline=1142770769) |
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-02-2006
Postimet: 381
All-llahu tė shpėrbleftė: 298
Falėnderuar 343 herė nė 151 Postime
Rep Fuqia: 283
|
|
|
Re: Porosi tė pėrgjithshme
Porosia e tetė:
Mos e ngrit shkopin nga familja yte!
“Vare kamxhikun tėnd aty ku mund ta shoh familja yte!”
Hadith Hasen. [Es-Sahih, 1447]
Qė tė kenė dro, e mos t’i shkelin detyrat e as mos t’i bėjnė veprat e ndaluara.
Porosia e nėntė:
Frikėsoi ata pėr All-llaun [azze ve xhel]!
Frika ėshtė ajo qė njeriun e drejton te adhurimi i All-llahut [azze ve xhel] dhe e largon nga mėkatet.
Andaj, o ti baba, kujdesu gjithnjė qė tė kesh frikėrespekt mes familjes tėnde, tė ta kenė dronė i madhi e i vogėli. Tė frikėn nga dėnimi yt e mos tė lėjnė farzet e All-llahut e as mos tė bėjnė mėkate.
Vėrtetė, Zoti i shtėpisė ėshtė si kapiteni i anijes. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr arrijten deri tek bregu i sigurisė tė shpetuar. Njerėzit nė kėtė botė janė udhėtar, qė udhėtojnė pėr Ahiret. Ose do tė shpejtojnė e do rehatohen nė xhennet ose do tė fundosen e do tė pėrfundojnė nė zjarr. Zoti i shtėpisė ėshtė i obliguar qė tė kujdesėt pėr shpėtimin e tyre nga fundosja.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“O ju qė besuat, ruane vetėn dhe familjen tuaj prej zjarrit, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikqyrin engjėj tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar.” [Et-Tahrimė, 6]
Ata ke mundėsi t’i ruash duke i urdhėruar pėr tė mirė dhe ndaluar nga e keqja dhe duke i dėnuar nėse nuk i bėjnė ato qė i urdhėron.
Thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:
“Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, edhe ti vet zbatoje atė!” [Ta ha, 132]
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Urdhėroni fėmijėt tuaj tė falin namaz, kur ata t’i kenė mbushur shtatė vite, e rraheni ata pėr tė (namaz) kur ata ti kenė mbushur dhjetė vite dhe ndani ata nė shtretėr.”
Hadith Hasen. Davudi, 2/162/491
Thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:
“E ato qė u keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje dėboni nga shtrati (e mė nė fund), edhe rraheni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat as dėbimi).” [En-Nisa, 34]
Rrahja qė ėshtė e pėrmendur duhet tė jetė rrehje pėr edukatė dhe pėrmisim e jo pėr t’i lėnduar apo hakmarrur. Rrahje qė pėrmban mėshirė dhe afėrsi, nė mėnyre qė njeriu te arrije me gjithė familjen e vet nė xhennet tė shpėtuar.
(kėtu ėshtė e cekur njė varg i poezisė, nuk e kemi pėrkthyer, v. e p.)
Dhe kėshtu i pėrmblodha kėto porosi dhe All-llahu i dėrgoftė salavate dhe selame mbi atė qė na ka porositur mė kėto dhe nga All-llahu kėrkojmė qė t’na mundėsoje qė t’i veprojmė kėto.
AbdulAdhim bin El-Adevij
[1] Hadith Hasen, trasmeton Ebu Maxheh nga Ebu Derda [2/1339/4036]
[2] Hadith Sahih, sahihu xhami-1551, Ahmed-5/428,
[3] Hadith Sahih, Ahmedi – 6561, Tirmidhiu – 1574, 3/45,46, Davudi – 3235/9178
[4] Hadith Sahih – Ahmedi, 2/82,234. Davudi, 2/94,421. Nesaiu, 1/230.
[5] Sahih: Mevkuf. Nesaiu, 8/315
[6] Hadith Hasen, e ka pėrmendur Albani nė Es-Sahih, 1854.
[7] Hadith Hasen
[8] Hadith Sahih, Sahihu Xhami,
[9] Trasmeton Muslimi, 3/1587,2002. Nesaiu, 8/327.
[10] Hadith Sahih: Muslimi, 2/1148/1510. Davudi 14/46/5115. Tirmidhiu, 3/210/1971. Ibėn Maxheh 2/1207/3659
[11] Hadith Sahih. Buhari, 13/120/7148. Nesaiu, 8/225
[12] Hadith Sahih. Muslimi 3/1474/1846. Tirmidhiu, 3/331/2295
[13] Mutefekun alejhi. Buhari, 6/495/3455. Muslimi, 3/1471/1842.
[14] Hadith Sahih. Muslimi, 3/1480/1853.
[15] Mutekeun alejhi. Buhari, 5/393/2766. Muslimi, 1/92/89. Davudi, 8/77/2857. Nesaiu, 6/257
[16] Mutefekun alejhi. Buhari, 6/21/2805. Muslimi, 3/1512/1903. Tirmidhiu, 5/28/3254.
[17] Mutefekun alejhi. Buhari, 13/111/7138. Muslimi, 3/1459/1829. Tirmidhiu, 5/124/1758. Davudi, 8/146/2912
[18] Hadith Hasen. Davudi, 1484.
[19] Mutefekun alejhi. Buhari, 1/136/55. Muslimi, 2/695/1002
[20] Mutefekun alejhi. Buhari, 3/164/1295. Muslimi, 3/1250/1628. Davudi, 8/64/2847. Nesaiu, 6/241.
[21] Hadith Sahih. Muslimi, 2/692/995
[22] Hadith Sahih. Muslimi, 2/691/994. Tirmidhiu, 3/232/2032
[23] Hadith Hasen. [Es-Sahih, 1447]
[24] Hadith Hasen. Davudi, 2/162/491
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|
| Vegla tė Temave |
|
|
| Ndrysho Paraqitjen |
Linear
|
Rregullat e Postimit
|
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
|
|
|
Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 11:31.
|
 |