Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 20-04-2008, 12:02
Grafika e Ervala
Moderatore
 
Data e Anėtarėsimit: 13-11-2006
Lokacioni: Neuchatel-Zvicer
Postimet: 1,688
All-llahu tė shpėrbleftė: 5,481
Falėnderuar 2,833 herė nė 1,328 Postime
Rep Fuqia: 897
Ervala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond repute
Pse duhet tė jetojmė me Islamin?

Hamdi NUHIJU


Islami ėshtė jeta e besimtarit e cila jetė e ngjallė atė e bėnė imun ndaj tė gjitha proceseve shoqėrore dhe destruktive nė shoqėri. Kjo jetė e nxitė besimtarin drejtė veprave tė mira dhe e ruan prej veprave tė shėmtuara. Para sė gjithash na nevojitet njoftimi me Allahun si Krijuesin tonė dhe ne si robėr tė Tij. Njohja jonė me Krijuesin e botrave na jep hapin e parė drejtė realizimit tė fitores sonė nė kėtė jetė dhe arritjes sė kėnaqėsive dhe shpėrblimeve nė botėn tjetėr. Kjo njohje na mundėson qė tė gjindemi pėrballė njė vokabulari tė gjėrė problemesh dhe ne tė paraqitemi si shkaku i zgjidhjes dhe shėrimit tė sėmundjeve tė ndryshme nė mesin e njerėzve pa besim. Sepse Allahu na mundėson qė tė luajmė rrolin e mjekut nė rruzullin tokėsor , ky zaten edhe ėshtė misioni ynė i ekzistencės nė rruzullin tokėsor. Sikur tė mos ndikoheshim nga ky mision dhe sikur tė mos pėrfillnim atė sot bota do tė lėngonte nga sėmundja e mosnjohjes sė Krijuesit tė saj , sėmundje e rrezikshme e cila
mjekohet vetėm me ndihmėn e Krijuesit tė botrave.
Historia njerėzore e njihte Allahun si Krijues , si Furnizues , si Ndėshkues , por prap nuk e besonte dhe krijonte ndėrmjetėsues me duart e veta pėr arritjen e kėnaqėsisė sė Allahut xh.sh. Muhammedi a.s. dhe zinxhiri i gjėrė i Pejgamberėve tė Zotit thėrrisnin njerėzit dhe botrat nė nėnshtrim ndaj Allahut njė , ndėrsa ato nė formė nėncmuese iu kundėrvyheshin se ato njohin Allahun nuk ka se cfarė tu tregojė ai , duhet ti lėrė rehat , nuk duhet ti largojė nga ndėrmjetėsuesit tjerė qė ata i quanin Zotėra.
Thotė Allahu nė Kur’an :” Pasha tė radhiturit (melaiket), qė nė rreshta (safa) qėndrojnė. Dhe nxituesit, qė me nxitim shtyjnė. Dhe pasha lexuesit, qė lexojnė pėrkujtimin. Eshtė e vėrtetė se Zoti juaj ėshtė vetėm Njė. Zot i qiejve dhe i tokės e ēka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (tė yjeve). Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė Dunjasė) me bukurinė e yjeve. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur.”( Es Safat:1-7).
Nė kėto ajete tė madhėrishme ėshtė qartėsuar misioni i cdo besimtari nė rruzullin tokėsor , ai besimtar para gjithė botės duhet tė proklamojė dhe tė thėrras nė besimin se Allahu ėshtė njė nuk ka Zot tjetėr pos Tij. Kjo thirrje i drejtohet mendjes sė cilter dhe zemrės sė sinqert , i drejtohet qenieve tė gjalla , shpirtit dhe trupit tė njeriut , thirrje nė kohezion me tė gjitha kohėrat , thirrje e pashterrshme nė historinė e njerėzimit , thirrje qė ndryshon botėrat , gjendjet , konceptet , idetė , mendimet , fshehtėsitė.
Po tė drejtohet Krijuesi i botrave o njeri , si ke guxim qė tė mos i pėrgjigjesh thirrjes sė Tij? Po tė drejtohet Ai i cili ėshtė gjithmonė i Gjallė , ėshtė i Pėrhershėm , I Pambarim dhe i Pafillim dhe ti prap po i kthen shpinėn thirrjes sė Tij?
Esenca e dialogimit tė zemrave me thirrjen e monoteizmin qėndron mu nė thelbin e praktikimit tė kėsaj thirrjeje nė pėrditshmėrinė e njeriut. Njeriu si kozmosi i sendeve dhe i botės , si fshehės dhe mbyllės i dukurisė sė penetrimit nė shoqėri duhet ti pėrshtatet thirrjes , ta pėrvetėsojė atė dhe tė fillojė ta mjekojė pjesėn tjetėr tė shoqėrisė e cila lėngon nga errėsirat e mosnjohjes. Njohja e shkaqeve dhe pasojave qė cojnė deri te kjo mosnjohje intrigon qenien njerėzore karshi qenieve tjera tė gjalla. A na mundėsohet jetėsimi i Islamit vetėm me thirrjen pa iu bashkuar veprėn , praktikėn e brendshme tonėn dhe ndėrlidhjen e shpirtit tonė me pamjen e jashtme tė ciltėrsisė?
Qenia njerėzore ka nevojė pėr Allahun xh.sh. nė cdo sekond tė jetės sė tij. Ajo pra qenia njerėzore ndryshon prej qenieve tjera tė cilat Allahu xh.sh. i ka krijuar. Njeriu ėshtė urtėsia e krijimit dhe sfida e pėrballja me njė mori botėrash tjera. Engjujt janė tė krijuar pa unė , pa ego , ato ashtu jetojnė jetėn e tyre duke iu bindur urdhėrave tė Allahut xh.sh. prej fillimit tė jetės sė tyre e deri nė fundin e vet. Kafshėt dhe shpendėt janė krijuar tė tilla qė ti shėrbejnė rruzullit tokėsor , njerėzimit dhe vet sojit tė tyre. Ata nuk mirren nė pėrgjegjėsi para Allahut xh.sh. pėr veprat e tyre tė jetėsuara gjatė limitimit tė jetės sė tyre. Ndėrsa njeriu i krijuar me uninin e tij , egon , disa herė kalon nga nė njeri nė kafshė me veprat e hidhura dhe tė irrituara , ndėrsa disa herė kur gradohet besimi i tij nė faza kulminante arrinė edhe shkallėn e engjujve. Ėshtė me rėndėsi pėr njeriun se ka shembullin qė duhet ta ndjekė , ai mund tė mėsojė nga engjujtė dhe shtazėt ,
pėrderisa kėtyre tė fundit nuk iu mundėsohet njė gjė e kėtillė. Kjo ėshtė urtėsia e Krijuesit tė botėrave , urtėsi e vėnduar nė rruzullin tokėsor.
Imam Aliu r.a. thotė:” Lakmia e ē`nderon njeriun.” Lakmitarėt nuk bėjnė pjesė nė dashurinė ndaj All-llahut xh.sh. dhe praktikimit tė Islamit. Lakmia nuk na mėson se si duhet tė jetojmė dhe pse tė jetojmė me Islamin. Ajo na largon shumė prej kėsaj pyetje dhe pėrgjigjes saj tė drejtė.
Nė vazhdim do mundohem qė nė pika tė shkurtėra tė sqaroj temėn e parashtruar pse duhet tė jetojmė me Islamin???


1.T`i je Halife- All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun si mėkėmbės nė rruzullin tokėsor. Ai mbi supe mori pėrgjegjėsinė e rregullimit tė shoqėrisė dhe harmonizimit midis botėrave. Njeriu ėshtė ndėrlidhės midis kėtij diversiteti psikologjik dhe botėror. All-llahu xh.sh. e dėrgoi Muhammedin a.s. si mėshirė pėr botrat. Qė neve indirekt na sfidon me gjendjen dhe pozitėn e tij , pasiqė shembulli ynė praktik i jetėsimit tė Islamit dhe model jete pėr ne ėshtė Muhammedi a.s. O njeri t`i je halife nė rruzullin tokėsor , je halife nė lagjen tėnde , nė shtėpinė tėnde , nė dhomėn tėnde , nė shoqėrinė tėnde , mos u bė ē`rregullues! Kur ta kuptosh rėndėsinė e tė qenurit halife e All-llahut mbi tokė atėherė do kuptosh se pse duhet tė jetojmė me Islamin.


2.T`i ke logjikė!!!- All-llahu xh.sh. njeriut i dha mendjen qė tė mendojė dhe tė logjikoj rreth predikimit tė gjėrave dhe perceptimit tė tyre. Njeriut tė parė i mėsoi sendet , Ademit a.s. baba i njerėzimit. Ndėrsa Pejgamberit tė fundit Muhammedit a.s. ( analfabet) i tha :” LEXO”. Po ēfarė tė lexojė? Lexo o Muhammed ato qė ia mėsova Ademit a.s. , lexo jetėn , qiejt , hėnėn , botėrat , njerėzit! Por mos harro se do mirresh nė pėrgjegjėsi pėr veprat e tua , se ty t`u mundėsua tė lexosh dhe jo qenieve tjera.
Imam Aliu r.a. thotė: “ Mė e larta shkallė, ėshtė ajo e diturisė.”
Pėrderisa ne jemi me logjikė , pasues tė rrugės sė Muhammedit a.s. , pėrgjigjes tė thirrjes sė All-llahut xh.sh. “ LEXO” , ne kemi parasysh qė rrugėtimi ynė nė kėtė botė do tė kalojė nėpėr sfida tė njėpasnjėshme dhe ndėrgjegjėsimi i njerėzimit dhe thirrja e saj drejtė rrugės sė All-llahut xh.sh. nga ne do tė jetė njė pėrballje me plot gjemba. Por aroma e lulishteve tė fitores nuk do tė shuhet kurrė!!!


3.T`i njeh rrugėn!!!- Rruga islame ėshtė rruga e vetme e pranuar tek All-llahu xh.sh. Pėrmes Kur`ani Kerimit All-llahu xh.sh. na mundėsoi qė ta njohim kėtė rrugė dhe ta pasojmė drejtė e pashtrembėrime kėtė rrugė. Sunneti i Pejgamberit a.s. na mundėsoi dhe qartėsoi tė paqartėn , na harmonizoi mendjen me zemrėn dhe u bė shoqėruesi jonė nė ēdo sekond tė jetės sonė.
Pėrderisa t`i njeh rrugėn , domosdo duhesh tė veprosh nė atė rrugė. Po ēka tė veproj? Tė urdhėrosh nė tė lejuarėn dhe tė pengosh tė ndaluarėn.


4. Me ISLAMIN tė gjithė fitojmė!- Poeti kosovar Xheladin Hamza nė vargje thotė:
“ Nė varrin e mbyllur/Nė errėsirėn e errėsirės/Shėndėrrit kandili i Allahut/E unė/ Kujt ti gėzohem mė shumė/Ditėlindjes apo ditėvdekjes?”
Ka shumė njerėz qė janė tė gjallė por tė vdekur , ka shumė njerėz qė trupi i tyre pushon nė varre , por ata janė tė gjallė. O njeri gėzohu se me Islamin nuk je i vdekur , por i gjallė , frymon edhe nė ato momente kur fryma nuk ka kuptim. O populli im i dashur shqiptar , a nuk ėshtė koha tė jetojmė me ISLAMIN?
__________________
Allah,je t'en supplie aide mes frčres et mes soeurs en Gaza
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Muhammed AbdulMalik (20-04-2008), MURAT21 (22-04-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Pėrmbledhje tregimesh ebu_fudajl Literaturė Islame 0 24-02-2008 23:38
Arti i mbajtjes se hytbes firdeuse Fetua nga Sheikh Selman el-Aude (All-llahu e ruajt) 0 10-01-2008 14:04
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Kushtetuta e parė e zbatuar nė botė:Karta e Medines Esselamu_Alejkum Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 14-12-2006 16:42


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:43.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.