Dituria e dobishme ka rrugë dhe metoda të caktuara përmes së cilave arrihet, si dhe hapa që duhet të merren për përvetësimin e memorizimin e saj. Prej më të rëndësishmeve janë:

Së pari: Që robi të kërkojë nga Zoti i tij dituri të dobishme duke kërkuar ndihmë prej Tij, subhanehu ve teala, dhe duke ia shfaqur nevojën Atij. Allahu s.v.t. e ka urdhëruar Pejgamberin e Tij, Muhammedin salAllahu alejhi ve selam, që të kërkojë nga Ai ta ngrejë në dituri dhe ta shtojë diturin e Tij s.a.v.s.


All-llahu subhanehu ve teala thotë:
‘...dhe thuaj: Zoti im, më shto dituri!’ (Ta-Ha: 114)

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, thoshte:
‘O Allah, më jep dobi me atë që më ke mësuar dhe më mëso atë që do të më sjellë dobi dhe më ngre në dituri. ‘1

Së dyti: Kjo është më kryesorja dhe esenca e të gjithave këtyre – sinqeriteti në kërkimin e diturisë. Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ka thënë:

‘Ai që e ka mësuar diturinë me të cilën duhet kërkuar Fytyra e Allahut, dhe nuk vepron ashtu, por do vetëm që të arrijë qëllim në këtë jetë, nuk do ta nuhasë aromën e Xhenetit në Ditën e Ringjalljes. ‘2

Së treti: Orvatjet dhe përpjekjet që duhen bërë për kërkimin e diturisë, duke patur interesim të gjallë, dëshirë të vërtetë me të cilën kërkohet Kënaqësia e Allahut, subhanehu ve teala, si dhe përvetësimin e të gjitha rrugëve dhe mjeteve në kërkimin e diturisë për Librin (Kur’anin) dhe Sunetin.

Një njeri erdhi te Ebu Hurejra, radijallahu anhu, dhe e tha: ‘Dua të mësoj diturinë, por frikësohem se mos e harroi (humb) atë.’ Ebu Hurejra iu përgjigj: ‘Braktisja jote nga të mësuarit e saj është e mjaftueshme për ta humbur atë. ’3
Për këtë arsye, kur një njeri të mençur e kanë pyetur: Cila është rruga përmes se cilës arrihet dituria?’, ai është përgjigjur: ‘Ndjekja e saj me zell, dëgjimi i saj me dashuri, kujdesi i madh në grumbullimin e saj, mësoja diturin tënde atij që nuk di (injorantit), dhe merre dijen nga ai që të mëson, në këtë mënyrë do t’i mësosh gjërat për të cilat ke qenë injorant dhe do ta mbash mend atë që vetë e ke mësuar. ‘4

Për këtë arsye, Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Vëllai im!Mund të marrësh dituri nëpërmjet gjashtë gjërave. Të njoftoj për detajet e tyre me sqarim:
Zgjuarsia, përkushtimi, përpjekja, fuqia/aftësia, shoqërimi me mësuesin... dhe koha e gjatë.’

Së katërti: Shmangia nga i gjithë mosnënshtrimi duke patur devotshmëri ndaj Allahut s.v.t. ngase kjo është metoda më e mirë për të marrë dituri.

Allahu s.v.t. ka thënë:
Kijeni frikë Allahun se Allahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.’ (Bekare: 282)

Dhe, Ai subhanehu ve teala, po ashtu ka thënë:
‘O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vendosë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju.’ (Enfal: 29)

Ky është argument i pastër dhe i qartë se ai që e ka frikë (takva) Allahun, Ai subhanehu ve teala, do t’i dhurojë dituri me të cilën ai do të mund ta dallojë të vërtetën nga e pavërteta. Për këtë arsye Abdullah ibën Mes’udi, radijallahu anhu, ka thënë:
‘Vërtetë, unë mendoje njeriu e humb diturinë që ka patur më parë, për shkak të mëkatit që ka kryer.’

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
‘U ankova te Vakiu për dobësinë e memories time. Ai më tha që t’i shmangem mosnënshtrimit. Dhe më tregoi se dituria për Allahun është dritë. Dhe se drita e Allahut nuk i jepet atij që nuk nënshtrohet.’

Imam Maliku i ka thënë Imam Shaf’iut, Allahu i mëshiroftë të dy:
‘Po shikoj se Allahu ka vendosur dritë në zemrën tënde, pra mos e shuaj atë me errësirën e mosnënshtrimit.’

Së pesti: Të mos qenurit i turpshëm e as arrogant (mendjemadh) në kërkimin e diturisë, prandaj Aisha, radijallahu anha, ka thënë:
‘Sa të shkëlqyeshme janë gratë e ensarëve, turpi/modestia nuk i ndalon ato për ta kuptuar fenë. ’5

Ummu Sulejjme, radijallahu anha, e ka pyetur Pejgamberin, salAllahu alejhi ve selem:
‘O Resulullah! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta, prandaj, a është e detyruar që gruaja të lahet
(të bëjë nusël) kur ëndërron (marrëdhënie intime)?’ Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem, është përgjigjur: ‘Po, nëse sheh lagështi. ’6

Muxhahidi ka thënë:
‘Njeriu i turpshëm dhe ai arrogant nuk mund ta mësojnë diturinë. ‘7

Dhe e fundit: Të vepruarit sipas diturisë. I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

‘Këmbët e robit nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit deri kur të përgjigjet për katër gjëra.
Rinin e tij – ku e ka kaluar; diturinë e tij – si ka vepruar më të; pasurinë e tij – si e ka fituar dhe si e ka harxhuar atë dhe për trupin e tij – si e ka përdorur/shpërdorur atë. ‘8

Ai, salAllahu alejhi i ve selem, po ashtu ka thënë:
‘Në Ditën e Gjykimit, njeriu do të hidhet në Zjarr dhe të brendshmet e barkut të tij do të shpërndahen. Do t’i thuhet: ‘A nuk ishe ti që urdhëroje për të mirë dhe ndaloje nga e keqja?’. Ai do të thotë: ‘Po, unë urdhëroja për të mirë, por vetë nuk e veproja atë dhe ndaloja nga e keqja, por vetë e bëja atë. ‘9

Transmeton Tirmidhiu (5/578) dhe Ibën Maxheja (1/92)

Transmeton Ebu Davudi, shih po ashtu Sahih ibën Maxheh (1/48)

Referenncë: ‘Tefsirus-Sa’di’ (5/194)

‘Xhami Bejanul-llm ue Fadlihi’, të Ibën Abdu-Berrit (1/102,103)

Transmeton Buhariu në ‘Kitabul-llm’

Transmeton Buhariu në ‘Kitabul-llm’

Transmeton Buhariu në ‘Kitabul-llm’

Transmeton Tirmidhiu (2417), shih edhe ‘Sahihut-Teghrib uet-Tarhi’ib’ (1/126)

Transmeton Buhariu (3094) dhe Muslimi 2989.

Marrë nga libri i;

Ibn Qayyim el-Javziyyah: IBËN KAJIM EL-XHEVZI
The path to guidance RRUGA E UDHËZIMIT