Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 08-09-2007, 23:43
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
Gjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond repute
SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit


Shėrimi i SAR'AS

Sar'a ėshtė sėmundje shpirtėrore e cila rrjedh (buron) nga ndikimi (prekja) i xhinit-shejtan (tė marrit ograk) ku i sėmuri ēdoherė nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr fjalėt e tij qė i flet, psikikisht ėshtė i desekuilibruar, nuk mund tė mbajė mend, fizikisht nuk ėshtė stabil dhe nuk mund tė kontrollohet nė lėvizjet dhe veprimet. Kjo ėshtė njė lloj ēmendurie, epilepsie apo njė lloj tjetėr ērregullimi psikofizik. Mttnd tė shkaktohet nga ndikimi (veprimi) i xhinėve tė kėqinj nga shkaqe tė ndryshme.

Ibn Kajim el-Xhevziu thotė:

"Janė dy lloj tė sar'as:

a) sar'a e shkaktuar prej shpirtėrave te kėqinj dhe fėlliqur tokėsor (El-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije),

b) ērregullimi medicinal.

Lloji i parė shėrohet me ndihmėn e investimit tė dy lloj pėrpjekjeve:

1. nga ana e tė sėmurit, dhe

2. nga ana e mjekut (shėruesit).

I sėmuri duhet tė investojė fuqinė e tij personale dhe pėrpjekjen e tij nė kthimin e sinqertė kah Krijuesi dhe Zoti i kėtyre shpirtrave dhe strehim tė drejtė (et-tea'uvuz) ku do tė bashkohet dhe shkrihet komponenta e zemrės dhe gjuhės, sepse kjo ėshtė njė lloj lufte. Fitorja kundėr armikut nuk vjen vetėm me ndihmėn e armėve, pos nėse ajo ėshtė me kualitet nga vetvetiu, dhe nėse ndihmesi ėshtė i fuqishėm dhe i fortė. Nė rast se ndonjėra prej komponenteve tė cekura mungon, atėherė fitorja vjen nė pyetje, e posaēėrisht nėse mungojnė tė dyjat; nėse zemra ėshte e zbrazėt, pa iman (besim), pa frikėrespekt dhe mbėshtetje nė Allahun, dhe nėse nuk ka armė.

Kėto dy komponentea duhet t'i posedojė edhe mjeku. Nuk mjafton vetėm tė thotė: "Dil!", ose "Bismilah", ose "La havle ve la kuvvete ila bilah". Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] thonte: "Dil, o armik i Allahut, unė jam Pejgamber i Allahut!"

Kam parė shejhun tonė (Ibn Tejmijen) si ia dėrgonte njeriut tė sėmurė personin i cili to tė fliste me xhinin qė ka hyrė nė te dhe do t'ia percillte porosinė: "Shejhu tė porositė: 'Dil, se kjo nuk tė ėshtė e lejuar!' I sėmuri pas kėsaj do tė zgjohej nga transi. Ndonjėherė shejhu personalisht korrespondonte me te e ndonjėherė ndodhte qė xhini i keq nuk donte tė del, ndėrsa ky e detyronte (tė dilte) me goditje (mshuarje). I sėmuri do tė zgjohej duke mos ndjer dhimbje. Kėtė shumė herė e kemi parė.

Veēanėrisht gjatė kohė nė veshin e tė sėmurit kėndohej ajeti:

"A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?" (Mu'minun: 115)

Mė ka treguar shejhu se njėherė njė tė sėmuri i kishte kėnduar rukje nė vesh e ishte lajmėruar xhini duke thėnė: "Po!", me zė tė rėndė. "Prandaj", tregon shejhu, "mora shkopin dhe fillova ta godas nėpėr damarėt e qafės deri sa nuk u lodha. Tė pranishmit menduan se personi vdiq nga goditjet. Papritmas u lajmėrua njė xhin grua (femėr) duke thėnė:

"Unė e dua!"

"Ai ty nuk tė don!" - i ishte pėrgjigjur shejhu.

"Dua tė bėj Haxhxhin me te!" - kishte thėnė xhini femėr.

"Ai nuk don tė shkon nė Haxhxh me ty!" - i ishte pėrgjigjur.

"Atėherė do tė dal nga ai pėr shkak tė kerameteve tua." – kishte thėnė xhini.

"Jo, por dil duke iu nėnshtruar Allahut dhe Pejgamberit tė Tij." ia kishte kthyer shejhu.

"Mirė, do tė dalė".

I sėmuri pasi erdhi nė vete shkonte djathtas-majtas duke thėnė:

"Ē'kėrkoj unė te shejhu?"

E pyetėn: "E tė gjitha ato goditje qė i more nga ai?!"

"Pse do tė mė godiste shejhu kur unė nuk kam bėrė asgjė tė keqe?".

Aspak nuk i kujtohej se e kishte rrahur (goditur) shejhu.

Shejhu i shėronte duke kėnduar Ajetul-Kursinė dhe duke i urdhėruar qė mjeku dhe i sėmuri gjatė kohės t'i kėndojnė duke i pėrsėritur; e po ashtu edhe suret "Mua'vidhetejn".

Thėnė shkurt, ky ėshtė njė lloj sar'i (kur xhini hyn nė trupin e njeriut) shėrimin e tė cilit nuk e mohojnė pos njė grup i vogėl tė injorantėve tė cilėt nuk kanė dituri dhe mend.



Xhinėt e kėqinj mė sė shumti ndikojnė tek ata tė cilėt kanė besim tė dobėt, zemrat e tė cilėve janė tė zbrazura nga imani, gjuhėt e tė cilėve nuk janė tė lagura me dhikėr dhe strehim te Allahu, dhe ata tė cilėt nuk mbrohen me mburoja tė imanit dhe Sunetit, e kur i takojnė xhinėt e kėqinj, tė paarmatosur dhe tė zhveshur, u bėjnė cytje dhe ndikojnė nė ta.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
Dituria (27-09-2008), Hattabi (04-10-2007), Menntori (27-09-2008), Muhammed AbdulMalik (09-09-2007)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 10-09-2007, 00:30
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
Gjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond repute
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Argumentet tradicionale pėr ekzistimin dhe shėrimin e kėsaj sėmundjeje



Ekzistojnė shumė argumente nga Sherijati tradicional qė vėrtetojnė ndikimin e xhinėve-shejtan nė formė tė sar'as. Nė Kur'an thuhet:

"Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrehen ndryshe pos siē ngrehet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit." (Bekare: 275)

Nė komentin mė tė njohur klasik tė Kur'anit nga Imam Taberiu thuhet se "ngacmimi i shejtanit ėshtė njė formė e sar'as ose ēmendurisė.

Nė tefsirin e Kurtubiut nė sqarimin e kėtij ajeti thuhet:

"Nė kėtė ajet kemi argument kundėr atyre qė thonė se sar'a nuk ndodh nga ana e xhinit, dhe kundėr atyre qė thonė se kėto janė dukuri natyrore, e shejtani nuk mund tė lėvizė nėpėr trupin e njeriut dhe tė shkakton tė ashtuquajturin mess, apo njė lloj ēmendurie."

Nė hadithin tė cilin e transmeton Taberiu, pėrmendet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka shėruar njė djalosh tė cilin e kishin sjellur tė lidhur, sepse ishte nė gjendje tė ēmendurisė. Pejgamberi [sal-allahu alejhi ve selem] e godiste nė shpinė duke thėnė: "Dil, o armik i Allahut! Dil!", derisa shikimi i tij i ēmendurisė nuk u kthjellua plotėsisht.

Mandej bėri lutje dhe e fėrkoi me duar nėpėr fytyrė. Pas kėsaj u shėrua dhe ishte nė gjendje tė tillė shėndetėsore saqė askush nga shoqėria e tij nuk ishte mė i menēur dhe mė normal se ai. Nga kjo ndodhi mund tė konkludojmė se:

1. Shejtani, armiku i Allahut, mund tė ndikon nė njeriun nė forme tė sėmundjes sė sar'as (kur xhini hyn nė trupin e njeriut).

2. Ky lloj i sėmundjes mund tė shėrohet ashtu siē ka vepruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].

3. Shejtani mund tė bashkohet me njeriun, tė hyn nė trupin e tij dhe tė ndikon nė te. Kjo kuptohet nga pjesa e transmetimit ku Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] kėrkon daljen e shejtanit nga trupi i personit tė sėmurė. Logjikisht ėshtė qė daljes t'i paraprijė hyrja.

E ngjashme ėshtė edhe ndodhia qė transmetohet nga El-Hejthemi ku pėrmendet se Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i erdhi njė grua e cila kėrkonte qė ta lutė Allahun [subhanehu ve teala] pėr shėrimin e djalit tė saj i cili ishte i ēmendur. Ai kėrkoi t'i sjellin ujė. I sollėn njė enė tė vogėl nga guri me ujė ku pėshtyri, ia lau fytyrėn, i bėri lutje dhe urdhėroi: "Laje me ketė dhe lute Allahun qė ta shėrojė." Transmetuesi pastaj thotė: "Kėrkova nga ai qė tė mė ipet nga ai ujė pėr pėr djalin tim. Mora pak me gishta dhe e fėrkova. Pas kėsaj djali im ishte njeriu mė i shėndoshė, e pyeta edhe atė grua pėr djalin e saj, e mė tha se ėshtė shėruar plotėsisht.

Ebu Davudi transmeton ndodhinė tė cilėn En-Neveviu nė "Edh-kar"-in e tij thotė se ėshtė autentik, nė tė cilėn Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerėz qė mbanin njė njeri tė pranguar. I thanė se si mes veti kishin biseduar: "Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) ėshtė dėrguar me ndonjė tė mirė dhe tė dobishme pėr njerėzit." Mandej e pyetėn pėr atė se a ka ndonjė send me tė cilėn (muslimanėt) shėrohen? (Ai mė pastaj rrėfen):

"I kėndova rukje (disa pjesė nga Kur'ani) nė formė tė Fatihas derisa nuk u shėrua. Ai mė dhuroi njėqind dhenė. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmėrova pėr kėtė. Mė pyeti: A lexo ve diē tjetėr pos kėsaj?" I thashė: "Jo!" Ai mė tha: "Merre atė dhuratė. Mjerr pėr ate qė ushqet prej rukjes jo tė drejtė! Ti je ushqyer prej rukjes sė drejtė".

Kjo ndodhi transmetohet edhe nė kėtė version:

"I ka lexuar rukje tri ditė, nė mėngjes dhe mbrėmje, nė formė tė pėrsėritjes sė Fatihas. Pasi ia lexonte suren, e mblidhte pėshtymėn dhe e pėshtynte. "

Ibn Tejmije konsideron se xhinė hynė nė trupin e njeriut, e ky ėshtė edhe mendim i ehlis-sunneti i cili pajtohet me konsensus pėr kėtė ēėshtje. Nė njeriun shkaktojnė sar’ėn dhe flasin nė te me gjunė tė cilėn ai nuk mund ta kontrollojė. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė nė transmetimin e Buhariut dhe Muslimit: "Shejtani qarkullon nė trupin e njeriut nėpėr enėt e gjakut."

Transmetohet se Ahmed in Hambeli, themelues i medhhebit hambelit, shėronte sar’an. Atij i ėshtė ankuar hafifja El-Mutevekili nė rastin e vajzės-robėreshės sė shokut tė tij e cila kishte sėmundjen e sar’as. Imam Ahmedi i nxori nallet prej druri me rypa nga fletat e pallmės me tė cilat merrte abdest dhe ia dha shokut tė tij duke i thėnė:

“Shkonė rezidencėn e hafifes, ulu para kokės sė robėreshė dhe i thuaj (xhinit qė kishte hyrė nė trupin e tė sėmures): ‘Tė ka dėrguar Ahmedi kėtė mesazh: A dėshiron tė dalėsh me dėshirė apo dėshiron tė fitosh shtatėdhjetė goditje me kėto nalle.”

Xhini i keq u lajmėrua nė gjuhėn e tė sėmures:

“Dėgjuam dhe u nėnshtruam. Sikur tė na urdhėronte Ahmedi tė shpėrngulemi prej Irakut do tė shpėrnguleshim. Ahmedi (me tė vėrtetė) i nėnshtrohej Allahut, e kush i nėnshtrohet Allahut meriton qė ēdokush t’i nėnshtrohet atij.”

Xhini doli nga ajo vajzė dhe ajo u bė plotėsisht normale, lindi fėmijė dhe ēdo gjė ishte nė rregull derisa ishte Ahmed in Hambeli gjallė. Kur vdiq, xhini prap u kthye nė trupin e asaj gruaje. Halifja iu drejtua Ebu Bekr el-Merveziut, i cili e trashėgoi Ahmed in Hambelin si dijetari mė i njohur i asaj kohe. Ai, duke ditur pėr rastin e Ahmedit, mori nallen dhe u drejtua tek e sėmura. Por, xhini u lajmėrua duke refuzuar t’i nėnshtrohet duke thėnė se Ahmed in Hambeli i ishte plotėsisht i nėnshtruar Allahut [subhanehu ve teala] prandaj xhinėve iu ishte urdhėruar se duhet patjetėr t’i nėnshtrohen, gjė qė nuk ishte rasti me El-Merveziun.

Ngjashėm transmetohet edhe pėr Ibn Tejmijen, siē cekėm mė parė.

Nxėnėsi i tij Ibn Kajimi tregon se ndodhte qė shehu vetėm dėrgonte ndokend me porosi qė xhini tė del nga trupi i tė sėmurit e kjo mjaftonte pėr shėrim. Nė raste tjera kėtė e bėnte ai vetė. Ndonjėherė kishte raste tė ndonjė xhini tė keq i cili nuk i nėnshtrohej, ku e pėrdorte metodėn e goditjeve tė forta me shkop e qė tė pranishmit mendonin se i sėmuri nuk mund tė pranon gjithė kėto goditje dhe rrahje e tė mbetet gjallė. Por, i sėmuri zgjohej prej transit dhe gjendjes sė ēmendurisė plotėsisht nė gjendje normale, i habitur duke pyetur se ē’kėrkon shejhu te ai, duke mos iu kujtuar kurrfarė rrahje dhe goditjeje.



Situatat nė tė cilat sulmojnė xhinėt



Ngacmimet e xhinėve (messi) mund tė ndodhin nė rast kur:

njeriu iriton xhinin me ndonjė veprim tė pakujdesshėm i cili e godet, ngase xhini ėshtė i padukshėm (e lagė me ujė tė nxehtė gjatė derdhjes sė ujit, rrėzohet mbi te etj.)
xhini mashkull apo femėr dashurohet nė ndonjė krijesė njerėzore,
xhini i keq pa kurrfarė arsye bėn zullum, e kjo ndodh nė katėr raste tek njerėzit:
kur njeriu ėshtė shumė i hidhėruar,
kur frikėsohet shumė,
kur ėshtė shumė i gėzuar, dhe
kur ėshtė nė depresion tė madh."
Hyrja dhe bashkimi me njeriun mund tė ndodhė nga natyra dhe karakteri i xhinit tė cilėt janė jomaterial, respektivisht janė krijuar nga "flaka e zjarrit"
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
arton (12-09-2007), Hattabi (04-10-2007), Menntori (27-09-2008), Muhammed AbdulMalik (10-09-2007)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 10-09-2007, 18:41
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
Gjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond repute
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Simptomet e ndikimit tė xhindėve


Treguesit e simptomeve te personit tė "xhindosur" ndahen nė dy kategori:

Kategoria I: Simptome qe manifestohen nė ėndėrrr ,dhe
Kategoria I: Simptome qė manifestohen publikisht


Simptomet qe bėjn pjesė nė kategorinė I janė keto:

1. pagjumėsia, zgjimi i shpeshtė, ngrihet dhe ecėn nėpėr gjumė, ėndrrat e kėqija,
2. ndjekja nė ėndėrr nga e cila nuk mund tė iket,
3. ėndėrrimi i kafshėve: gjarpėrinj, maca, qenė, luanė, minj etj.
4. shtrėngimi i dhėmbėve,
5. tė qeshurit e pakontrolluar, qarje, piskėllimė dhe vajtim,
6. ėndėrrimi i vetvetes nė varr apo nė ndonjė vend tė shkretė,
7. ėndėrrimi i njerėzve me dimensione tė panatyrshme: tė zgjatur, tė shkurtuar, tė zinj,
8. tė ėndėrruarit e tmerrit dhe fantazmave.

Simptomet qė bėjn pjesė nė kategorinė II janė keto

1. Nxitje e brendshme e averzionit dhe largimit nga ēdo lloj adhurimi sidomos nga namazi dhe dhikri -zakonisht ndjehet njė neveri ndaj personit tė cilit kur e shohim se lutet,
2. kokėdhimbje konstante e cila nuk ka shkaqe medicinale,
3. mosprezenca e shpirtit (gjallėrisė),
4. plogėshtia dhe pėrtacia fizike e cila tė pėrkujton lėvizjet e robotit,
5. kriza nervore dhe shtangime,
6. dhimbjet nė disa pjesė tė trupit tė cilat ėshtė e pamundur te shėrohen me anė tė mjekėsisė.


Karakteristikat tė cilat duhet t'i posedojė ai qė bėn rukje


Ata tė cilėt nė mėnyrė praktike deshirojn tė mirren me shėrimin e "personave tė xhindosur" duhet t'i posedojnė kėto karakteristika:

1. duhet tė posedojnė akide (besim) tė pastėrt tė cilėn e pason praktikimi nė fjalė dhe ne vepėr,

2. tė ketė bindje tė plotė nė vėrtetėsinė e Kur'anit si Fjalė e Allahut dhe nė ndikimin e tij nė xhinėt dhe shejtanėt tė cilėt janė tė obliguar me Shpallje,

3. ta njoh doktrinėn islame lidhur me sekretet me boten e xhindėve dhe shejtanėve, sepse gjatė kontaktit me xhinėt duhet tė sjellin edhe vendime gjatė sė cilės mund tė bėhen gabime katastrofale,

4. ta njohin drejtėsinė islame, doktrinėn e saj dhe tė mund tė zbulojnė dredhirat dhe mashtrimet e shejtanit, siē pėrcjellet prej Ibn Tejmisė tė cilit nė njė rast xhini i ka ofruar se do tė del prej personit duke thėnė: "Po dal nga respekti qė kam ndaj ty." Por, shejhu ia kishte kthyer: "Jo! Dil duke iu nėnshtruar Allahut dhe Pejgamberit tė Tij",

5. personi tė jetė i martuar qė tė mos bie nė sprova me grat tė cilat gjatė seancave bien nė trans dhe nė varėsi tė plot. Prandaj gjatė tretmanit duhet patjetėr tė jetė prezent mahremi qė tė iket nga mundėsia e harameve,

6. tė ruhen nga mėkatet, sepse mėkatet i ndihmojnė shejtanit dhe i ipet e drejtė qė mos tė bindet, dhe tė mbetet nė personin e sėmurė,

7. t'i kryejnė ibadetet dhe obligimet fetare nga tė cilat dobėsohet ndikimi i shejtanit,

8. tė pėrmendin dhe madhėrojnė Allahun [subhanehu ve teala] nė formėn e pėrshkruar nė Sunet nė situata dhe raste tė ndryshme,

9. tė kenė nijet tė pastėrt dhe tė drejtė gjatė shėrimit,

10. tė imunizohen dhe mbrohen me dhikre tė posaēme nga Suneti. Nėse ndokush i afrohet mė shumė Allahut [subhanehu ve teala] me ibadete, dhikre, nėnshtrueshmėri etj., aq mė tepėr largohet prej shejtanit dhe mundėsisė qė ata tė ndikojnė nė te.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Hattabi (04-10-2007), Menntori (27-09-2008)
  #4 (permalink)  
Vjetėr 10-09-2007, 22:39
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 15-08-2007
Postimet: 45
All-llahu tė shpėrbleftė: 26
Falėnderuar 38 herė nė 23 Postime
Rep Fuqia: 0
sara1000 do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Es-selamu alejke ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Kisha nje pyetje vella,emri i vajzes sime eshte Sara dhe dua te di nese ka problem ne kete emer,nuke dija qe ekzistonte nje semundje me emer te tille.Por shpresoj qe ai theksi ' te perbeje nje dallim midis emrit te njeriut dhe semundjes.Di qe emrin Sara e ka patur gruaja e profetit Ibrahim.A ka problem ne kete lloj emri?
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Muhammed AbdulMalik (10-09-2007)
  #5 (permalink)  
Vjetėr 10-09-2007, 23:35
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
Gjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond repute
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

nuk e di. besoj qė kjo apostrof qe po e shihni ndėrmjet R dhe A do me thėn diqka. sidoqoft shiko tek sekcioni "Terminologji...", ndoshta aty e gjen.
Pėrgjigje me Citat
  #6 (permalink)  
Vjetėr 10-09-2007, 23:43
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
Gjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond repute
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Citat:
Postuar fillimisht nga sara1000 Shiko Postimin
Es-selamu alejke ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Kisha nje pyetje vella,emri i vajzes sime eshte Sara dhe dua te di nese ka problem ne kete emer,nuke dija qe ekzistonte nje semundje me emer te tille.Por shpresoj qe ai theksi ' te perbeje nje dallim midis emrit te njeriut dhe semundjes.Di qe emrin Sara e ka patur gruaja e profetit Ibrahim.A ka problem ne kete lloj emri?
ose , kliko mė mir tek "Shkruaje njė emėr pas meje!" te kėshillat e pėrgjishme.
ndersa sa i pėrket emrit e gzoft edhe njė herė vajza e juaj emrin
selam
Pėrgjigje me Citat
  #7 (permalink)  
Vjetėr 10-09-2007, 23:45
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,288
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,405
Falėnderuar 2,119 herė nė 759 Postime
Rep Fuqia: 769
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Ve alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu ve magfiretuhu

Motėr sara1000, fjala "sar'a" (sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit) shqiptohet ndryshe nga emri Sara, dhe nuk ka kurrfarė problemi me kėtė emėr. Pra lejohet emėrtimi me kėtė emėr, dhe siē e pėrmendėt edhe ju, se Sara ėshtė quajtur gruaja e pejgamberit Ibrahim Alejhi Selam, e nuk ka ardhur nė tekstetet e Kur“anit dhe Sunnetit ndonjė argument qė ndalon emėrtimin me kėtė emėr.

Emri Sara nė shqip pėrkthehet: Princeshė
Kurse emri Sarah (me h nė fund): E dėlirė, e lumtur

Selamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
__________________
Jakub el-Makfufi ka thėnė: "Person i sinqertė ėshtė ai i cili i fsheh veprat e tij tė mira sikurse qė i fsheh veprat e tij tė liga."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Alba (11-09-2007)
  #8 (permalink)  
Vjetėr 11-09-2007, 06:08
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 15-08-2007
Postimet: 45
All-llahu tė shpėrbleftė: 26
Falėnderuar 38 herė nė 23 Postime
Rep Fuqia: 0
sara1000 do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Selam vellezer dhe falenderimi i qofte ALLAHUT qe ju ka dhene dije,dhe AI ju shperblefte per ndihmen e dhene dh ju rrite shkallet ne Xhehenet,insha-ALLAH.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Muhammed AbdulMalik (11-09-2007)
  #9 (permalink)  
Vjetėr 11-09-2007, 22:45
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
Gjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond repute
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Rukja



Nė Sheriat kėto sėmundje shėrohen me anė tė rukjes, d.m.th., me anė tė leximit te ajeteve tė caktuara nga Kur'ani.
"Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjetėr pėrpos dėshpėrim." (Isra: 82)

Nė transmetimet qė i kanė regjistruar shumė pėrmbledhės tė haditheve siē janė Ibn-Suni, Hakimi, Bejhakiu dhe Abdullah ibn Hambeli jepen zgjidhjet e ajeteve tė cilat lexohen pėr shėrim nga sar'i, gjė qė ėshtė bazė e rukjes qė lexohet gjatė shėrimit tė sar'as.

Ubej ibn Ka'bi transmeton: "Isha te i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] kur erdhi njė beduin dhe tha:

'O Pejgamber i Allahut, kam njė vėlla tė sėmurė?'.
'Prej ēka vuan ai?' - pyeti Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
'Prej ēmendurisė' - tha fshatari.
'Ma sjell!' - tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].

E vendosi para vetes e i kėndoi kėto ajete:

1. Fatihanė:
2. ajetet prej sures Bekare: 1-4, 163-164, 255, 284-286:
3. ajetin prej sures Ali Imran: 18,
4. ajetin prej sures El-A'raf: 54,
5. ajetin prej sures El-Mu'minun: 116,
6. ajetin prej sures El-Xhin: 3,
7. ajetet prej sures Es-Safat: 1-10,
8. ajetet prej sures El-Hashėr: 21-24,
9. suren Ihlas dhe Mu'avidhetejn.



Ajetet e rukjes janė kėto:


Pra, ajetet e rukjes nė bazė tė kėtij transmetimi janė Fatiha:

1.Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
2. Falėnderimi i takon Allahut, Zotit te botėrave
3. Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
4. Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit
5. Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė
6. Udhėzona nė rrugėn e drejtė,
7. nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke bekimin, e jo nė tė atyre qė je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!"


Bekare:
Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė te (sepse ėshtė prej All-llahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm.
3. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zeqatė, sadaka etj.).
4. Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (ahiretin).
5. Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti i tyre dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit.



102. (e hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. (Ndoqėn) Edhe ēka u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t'i thonin: "Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fé!" E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejėn e All-llahut me atė askujt nuk mund t'i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ē'ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.

163. Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė mėshrėplotė, gjithnjė mėshiron.
164. Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente.

255. All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze tė koturit, e as gjumi. E Tija ėshtė ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė te Ai, pos me lejėn e Tij? Ai e di se ē'po u ndodhė dhe ē'do t'u ndodhė. Dhe asgjė nga dija e Tij nuk mund tė pėrvetėsojnė, pos sa tė dojė Ai. Ndėrsa pushteti i Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirėmbajtur), ngase Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori. (Ky ajet quhet edhe "Ajetul-Kursij")
256. Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat, e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm.
257. All-llahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė. E kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej drite e i hudhin nė errėsira. Ata janė banues tė zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.

284. Tė All-llahut janė ē'ka nė qiell dhe ē'ka nė tokė, e pėr atė qė e keni nė shpirtin tuaj, e shfaqėt haptazi ose e mbajtėt fshehtė, All-llahu do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi, e Ai ia fal atij qė do dhe dėnon atė qė do. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.

285. I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, si dhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij, dhe thanė: "Dėgjuam dhe respektuam. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė."

286. All-llahu nuk ngarkon askė pėrtej mundėsive tė veta, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi. "Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė! Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn nuk kemi fuqi! Na i shlyej mėkatet, na i mbulo tė kėqiat, na mėshiro. Ti je Mbrojtėsi ynė, na ndihmo kundėr popullit pabesimtar!


Ali Imran:
18. All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit, e tė Urtit.
19. Feja e pranueshme tek All-llahu ėshtė islami, e atyre qė ėshtė dhėnė libri, pasi mėsuam pėr tė vėrtetėn, vetėm nga zilia mes vete kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijė se All-llahu shpejt do t'I jape llogarinė.


A'raf:

54. Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės), edhe dielli, edhe hėna e edhe yjet i janė nėnshtruar sundimit tė Tij. Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhėruar ėshtė All-llahu, Zoti i botėve.

55. Lutnie Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje, pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė.
56. Mos bėni ērregullime nė tokė pas rregullimit tė saj (me tė ardhur tė pejgamberėve) dhe lutnie Atė duke pasur frikė (dėnimin) dhe duke shpresuar (mėshirėn). S'ka dyshim se mėshira e All-llahut ėshtė pranė atyre tė mirėve.

117. E Ne e frymėzuam Musain (duke i thėnė): "Hidhe shkopin tėnd!" Kur qe, ai gėlltiste atė qė kishin magjepsuar.

118. Atėherė u dėshmua e vėrteta dhe u zhduk ajo qė kishin pėrgatitur.

119. Aty u mundėn ata (magjistarėt dhe faraoni) dhe u kthyen tė poshtėruar.

120. E magjistarėt u hodhėn (u pėrulėn) nė sexhde.

121. Dhe thanė: "Ne i besuam Zotit tė gjithėsisė,

122. Zotit tė Musait dhe tė Harunit!"


Junus:

81. E kur i hodhėn ata, Musai u tha: "Kjo qė e sollėt ju tash, vėrtet ėshtė magji!" Po All-llahu do ta asgjėsojė kėtė, sepse All-llahu nuk e pėrkrahė veprėn e tė prishurve.

82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon tė vėrtetėn, ndonėse e urrejnė tė pabesėt.


Ta-Ha:

69. Tani hidhe atė qė e ke nė dorėn tėndetė djathtė (shkopin), qė t'i gėlltisė ato qė i bėnė ata, sepse ajo qė bėnė ata nuk ėshtė asgjė tjetėr pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do tė ketė sukses kudo qoftė.


El-Mu'minun:

115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?

116. I lartė ėshtė All-llahu, Sunduesi i vėrtet, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i Arshit bujar.

117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjė zot tjetėr, pėr tė cilin nuk ka kurrfarė fakti, pėrgjegjėsia e tij ėshtė para Zotit tė vet, e mohuesit nuk do tė shptojnė.

118. E ti thuaj: "O Zoti im, mė fal e mė mėshiro, se Ti je me Mėshiruesi i mėshiruesve!"


Safat:

1. Pasha tė rradhiturit (melaiket), qė nė rreshta (safa) qėndrojnė.
2. Dhe nxituesit, qė me nxitim shtyjnė.
3. Dhe pasha lexuesit, qė lexojnė pėrkujtimin.
4. Ėshtė e vėrtetė se Zoti juaj ėshtė vetėm Njė.
5. Zot i qiejve dhe i tokės e ēka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (tė yjeve).
6. Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve.
7. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur.
8. Ashtu qė nuk mund tė pėrgjojnė parinė mė tė lartė (engjėjt mė tė zgjedhur), pse gjuhen me shkėndija nga tė gjitha anėt.
9. Ata janė tė pėrzėnė dhe do tė kenė njė dėnim tė pėrhershėm.
10. Pėrveē atij qė rrėmben vrullshėm, po atė e ndjek ylli qė e djeg.



Ahkaf:

29. (Pėrkujto) Kur disa prej exhinėve i drejtuam te ti qė tė dėgjojnė Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dėgjuan atė, thanė: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e kėshilluan.
30. Thanė: "O populli ynė, nė dėgjuam njė libėr tė shpallur pas Musait, qė vėrteton atė para tij, qė udhėzon nė tė vėrtetėn dhe nė rrugėn drejtė!"
31. O populli ynė, pėrjigjuni thirrėsit tė All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falė mėkatet tuaja dhe ju shpėton prej njė dėnimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i pėrgjigjet atij qė thėrret nė rrugėn e All-llahut, ai nuk ėshtė i pamposhtur nė tokė dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtės, tė tillėt janė nė njė humbje tė hapėt!"


Rrahman:

33. O turmė e xhinėve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve e tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė).

34. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

35. Juve dy grumbujve u derdhet pėrmbi flakė zjarri dhe do t'u derdhen rem i shkrirė e nuk do tė keni mundėsi tė mbroheni.

36. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?


Hashėr:

21. Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur'an mbi ndonjė kodėr, do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua shkoqisim njerėzve, qė ata tė mendojnė.

22. Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr; vetėm Ai, qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen, Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi!

23. Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), sigurues (qė siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli) mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), i plotfuqishėm, mbizotėrues, i madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ēka i shoqėrojnė!

24. Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė (All-llahun) e madhėron ēka ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i urti!


Xhinn

1.Thuaj: "Mua mė shpalllet se njė grup i vogėl nga xhinėt i vuri veshin dhe dėgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: "Ne kemi dėgjuar njė Kur'an qė mahnit,
2. qė udhėzon nė tė vėrtetėn, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrsesi nuk do t'ia shoqėrojmė mė askė"
3. Dhe se lartėsia e madhėruar e Zotit tonė, nuk ėshtė qė ka as grua, as fėmijė.
4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonė fliste tė pavėrteta ndaj All-llahut.
5. Ndėrsa, ne kemi pas menduar se as njerėzit, as xhinėt nuk flasin gėnjeshtra pėrkitazi me All-llahu,
6. Dhe se ka pasur burra prej njerėzve, qė kėrkonin ndihmė prej disa xhinėve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe mė shumė arrogancėn.
7. Dhe se ata (njerėzit) kanė menduar, siē keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka pėr tė ringjallur askė.
8. Dhe vėrtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnė qiellin, po atė e gjetėm pėrplot roje tė forta dhe me shkėndija (zjarri qė djeg),
9. Dhe ne mė parė hulumtonim nė vendėvėshtrim pėr tė dėgjuar, e kush pėrpiqet tė dėgjojė tash, ai has nė pusinė e shkėndijės sė zjarrtė.



Ihlas:

1. Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!
2. All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.
3. As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.



Felek:

1. Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit,
2. Prej dėmit tė ēdo krijese, qė Ai e krijoi.
3. Dhe prej errėsirės sė natės kur ngryset plotėsisht.
4. Dhe prej dėmit tė atyre qė lidhin dhe fryejnė nyja.
5. Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.


Nas:

1. Thuaj: "Mbėshtetem (mbrohem) me Zotin e njerėzve!
2. Sunduesin e njerėzve,
3. Tė adhuruarin e njerėzve,
4. Prej tė keqes sė cytėsit qė fshihet.
5. I cili bėn cytje nė zemrat e njerėzve,
6. Qoftė ai (cytėsi) nga xhinėt ose nga njerėzit
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
arton (12-09-2007), Hattabi (04-10-2007)
  #10 (permalink)  
Vjetėr 04-10-2007, 00:18
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
Gjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond reputeGjeniu i Vogel has a reputation beyond repute
Re: SAR’A – Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit

Fazat e shėrimit tė Sara's



Vetė shėrimi pėrbėhet prej tri fazave:

1. pėrgatitja pėr shėrim,

2. procesi i shėrimit me kėndimin e rukjes,

3. periudha e postshėrimit (pas shėrimit).



Fillimi i shėrimit

Kjo faze pėrbėhet nga pėrgatitjet qė i dedikohen tė sėmurit, atij i cili e bėn rukjen dhe kushtet pėr shėrim tė suksesshėm. Sa i pėrket atij qė shėron dhe tė sėmurit, duhet tė mbrohen dhe imunizohen me mburoja nga Kur'ani dhe Suneti para se tė fillojė shėrimi, thėnien e isti'adhes (formula e mbrojtjes dhe kėrkimit strehim tek Allahu), leximin e Ajetul-Kursisė (Bekare: 255), lutjeve dhe dhikreve.

Procesi i shėrimit: leximi i rukjes

Nė kėtė fazė lexuesi i rukjes personit tė sėmurė ia vėndon dorėn e tij tė djathtė nė kokė dhe i lexon rukje, d.m.th., pėrmbledhjen e ajeteve dhe sureve tė cilat lexohen me kiraet tė qartė nė veshin e djathtė tė sėmurit. Nė transmetimin e Ubej ibn Ka'bit pėrmendėm vetėm ajetet qė i ka lexuar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] njė personi tė sėmurė. Rukja e drejtė ėshtė e lejuar me konsenzus, nėse janė tė plotėsuara kushtet e saja.

Argumentet e lejimit tė rukjes

Hadithet e lejimit tė rukjes janė tė shutnta:

1. Transmetohet nėpėr hadithet autentike se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] i ka bėrė vetes rukje. Buhariu transmeton nga Aishja [radiallahu anha] se ai, kur shkonte tė flejt" fryente nė duar duke lexuar "Kul huvallahu ehad" dhe "El-Muavidhetejn" (Felek dhe Nas), mandej fėrkonte fytyrėn dhe gjithė trupin aq sa mund tė arrinte (prekte).

2. Po ashtu transmetohet se ka urdhėruar leximin (bėrjen rukje tė therėve). Buhariu ka regjistruar nga Umu Seleme se Pejgamberi [sala-llahu alejhi ve selem] ka parė nė shtėpine e tij njė robėreshė nė fytyrėn e sė cilės mund tė vėreheshin simptomet e cytjes sė xhinit prandaj ka urdhėruar: "Bėni (lexoni) rukje sepse shifet se i ėshtė bėrė cytje."

3. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] u ka bėrė rukje tė tjerėve. Buhariu pėrcjell nga Aishja [radiallahu anha] se ai i ka imunizuar dhe mbrojtur disa tė sėmurė duke i fėrkuar me dorė tė djathtė dhe bėrė lutje: "Largoje sėmundjen, o Zot i njerėzve, shėroje sepse Ti je Ai i cili jep shėndet Nuk ka shėrim pos shėrimit Tėnd, shėrim i cili nuk tėrhiqet para sėmundjes."

4. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar dhe ratifikuar rastet e bėrjes rukje nga tė tjerėt.

Buhariu transmeton nga Se'idi ku tregohet se njė grup sahabėsh duke udhėtuar u gjet nė territorin e njė fisi arab. U lajmėruan (paraqitėn) si musafirė, mirėpo u refuzuan dhe nuk u gostitėn. Ndėrkohė ndodhi qė kryeplakun e fisit ta kafshojė njė gjarpėr helmues. U munduan ta shėrojnė duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat e njohura tė shėrimit, por nuk mundėn ta shėrojnė. Dikujt nė atė fatkeqėsi iu kujtuan musafirėt ndaj tė cilėve u sjellėn keq prandaj u drejtuan me lutje qė t'u ndihmojnė nė shėrimin e kryeplakut, nėse ndokush prej tyre e njef kėtė shkathtėsi.

Njėri prej sahabeve u lajmėrua tė bėjė rukje. Mirėpo, i pėrkujtoi pėr sjelljen e tyre ndaj sahabėve si musafirė prandaj refuzoi tė bėn rukje, pos nėse u japin kundėrvlere. U arrit marrėveshja qė pėr shėrimin e tij t'u japin nje tufė dhenėsh. As'habi filloi me pėshtyrje dhe bėrjen e rukjes nė formė tė leximit dhe pėrsėritjes "El-Hamdu lilahi rabil-a'lemin" derisa i helmuari nuk kėrceu sikur tė jetė liruar nga prangat dhe filloi tė ecė. U dhanė tufėn e premtuar. Disa prej sahabėve deshėn qė ta ndajnė mes tyre. Por, lexuesi i rukjes dha propozimin qė kėtė ta bėjnė pasi qė ta lajmėrojnė Pejgamberin [salallahu alejhi ve selem] pėr atė se ēfarė kishin vepruar. Kur arritėn dhe i treguan pėr rastin, ai e lejoi veprėn e tyre duke thėnė: "Prej nga e ke ditur se (Fati-ha) ėshtė rukje? E keni qėlluar! Ndajeni fitimin dhe mua mė inkuadroni nė ndarje."

Ky transmetim autentik dhe shumė tė tjera janė bazė e konsenzusit pėr lejimin e rukjes e cila mund tė ndahet ne dy lloje:

a) rukja e cila bėhet pėr shėrim, pasi qė ndonjė person tė sėmuret, dhe

b) rukja e cila bėhet si preventivė, pėr mbrojtje, imunizim dhe pengim tė sėmundjes
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Hattabi (04-10-2007)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Dhjetė sėmundje tė cilat i shėron agjėrimi Alba Agjėrimi 0 11-09-2007 08:20
Ndikimi i pėrdorimit tė internetit nė jetėn sociale Esselamu_Alejkum Feja dhe Shoqėria 0 09-12-2006 23:32
RREZIQET E MISHIT TĖ DERRIT Ushtari i All-llahut Feja dhe Shoqėria 0 21-03-2006 11:51


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 18:30.