Sëmundjet e Gjuhës -Ibn Kajjimi


Ibn Kajjimi All-llahu e mëshiroftë thotë:

Gjuha i posedon dy Sëmundje të mëdha, nëse shërohet nga njëra nuk shërohet nga tjetra:

-Sëmundja e të folurit dhe
-Sëmundje e heshtjes.


Mund të jetë çdonjëra prej tyre më e keqe se tjetra.

Ai që hesht nga e Vërteta është shejtan memec, i ka bërë All-llahut subhanehu ve teala Mëkat.

Folësi në të kotë është Shejtan me Gojë, i ka bërë Mëkat All-llahut subhanehu ve teala.
Shumica e Njerëzve janë të humbur në këtë Kuptim dhe gjenden në mes këtyre dy rrymave: Shejtanë memecë ose Shejtan folës.

Kurse Pasuesit e të vërtetës dhe mesatarët i mbrojnë gjuhët e tyre nga e kota dhe flasin në atë çka iu sjell dobi në Ditën e Gjykimit.



***Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- thotë:

“I Dërguari i Allahut s.a.v.s. është pyetur se cilat Vepra i fusin Njerëzit më së shumti në Xhennet? Ka thënë: “Devotshmëria dhe Morali i mirë."

Eshtë pyetur se cilat Vepra i fusin më së shumti Njerëzit në Xhehennem? Ka thënë: "Gjuha dhe organi gjenital.” Transmeton Tirmidhiu


Çfarë përfitohet nga ky Hadith:

*Interesimi i Sahabëve Allahu qoftë i kënaqur me ta -për të mësuar Islamin dhe drejtimi i pyetjeve të Dërguarit të Allahut për atë që nuk e dinin.

*Devotshmëria dhe Frika ndaj Allahut janë prej Shkaqeve të hyrjes në Xhennet.

*Morali i mirë dhe Sjellja e mirë me të tjerët janë Rrugë që çojnë në Xhennet.

*Gjuha me Sëmundjet e veta, Gënjeshtra, Përgojimi dhe Shpifja janë prej Shkaqeve të hyrjes në Zjarr.

*Organi gjenital me Haramet që bën, shkakton hyrjen në Zjarrin e Xhehennemit.