Shkaqet e stresit

Stresi është i pashmangshëm në pjesën më të madhe të jetës.
Shumë prej nesh i kanë të qarta burimet negative të stresit, madje ka njeri që nga mund të kalojë në traumë.Kjo ngjarje shumë tragjike apo tmerruese që njihet si traumë, në shqip e ka domethënien lëndim emocional.
Njerëzit të cilët kanë një lëndim të tillë kanë reagime negative, siç janë: kokëdhembja, dhembjet e barkut, problemet e gjumit, plogështia, rrahja e shpejtë e zemrës, frika e paarsyeshme, ndjenja e vetfajësisë, ndjenja e turpit vend e pavend, ndjenja e zemërimit dhe agresivitetit, moskoncentrimi i të menduarit, largimi nga të tjerët-vetmimi, të ngrënit e tepruar apo humbja e oreksit, marrja e alkoolit ose ndryshime të tjera të mëdha të sjelljes.

Disa ekspertë thonë se stresi i quajtur Eustresi i ka burimet e tij pozitive.
Ne pajtohemi me këtë, por kësaj ia shtrojmë një pyetje: eustresi a ndodh tek ata fëmijë dhe adoleshentë të cilët kanë jetë të lumtur familjare, ekonomi të lartë financiare apo tek ata fëmijë adoleshentë të cilët kanë kaluar e kalojnë nëpër telashe të njëpasnjëshme?

Është e rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë të afrohen dhe të jenë nën kontroll familjare dhe institucionale si dhe t’ju sqarohet se jetën duhet ta pranojnë si të natyrshme, si dhe t’ju tregohet se situata është abnormale e jo ne.

T’ju flitet që sa më shumë t’i largojnë shprehitë dhe sjelljet që i bëjnë të palumtur, t’ju tregohet se bota nuk është fantazi, siç janë reklamat dhe serialet televizive (degjeneruese) ose edhe siç e paraqesin botën e “yjeve”(VIP-at) e që të rinjtë të mendojnë “se janë të paaftë dhe të pavlefshëm për jetë”!

T’ju bëhet me dije se reklamat e tilla nuk ofrojnë asgjë reale për jetë, por kanë qëllime komerciale dhe (luftë) psikologjike për t’i ftuar të rinjtë në shkatërrim sa më të shpejtë.

Në anim nga përfundimi e bëjmë edhe një pyetje: A mund t’i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë nga televizori të ndihmojnë njëri-tjetrin si dhe të jenë të mbrojtur nga shëmtimet e lartpërmendura dhe si?

Pa dyshim që Po, dhe këtë me asnjë vështirësi, sepse me tërheqjen e të gjitha reklamave dhe serialeve të pavlera dhe degjeneruese, duke i zëvendësuar me programe edukative për fëmijë, pse jo edhe me nga disa orë programe kulturore fetaro-islame lehtë dhe bujshëm arrihet të kultivohet edukatë dhe mirësjellje tek fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë, saqë edhe mbrohen nga të gjitha çoroditjet e marra nga paralufta, gjatë dhe paslufta si dhe shëmtimet që po i përcjellë koha nga njerëz të shthurur e të pandjenja.

E tërë kjo është një e vërtetë që s’mund të jetë gabim, edhe nëse askush nuk e dëgjon.

Shkruar nga Valbona Kelmendi