Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Si të jemi shembull i mirë në shtëpitë tona

  1. #1
    Grafika e Ndihmëtar i Sunnetit
    Ndihmëtar i Sunnetit nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-04-2008
    Postimet
    1,000
    All-llahu të shpërbleftë
    1,219
    Falënderuar 1,421 herë në 620 Postime
    Rep Fuqia
    636

    Thumbs up Si të jemi shembull i mirë në shtëpitë tona

    Si të jemi shembull i mirë në shtëpitë tona

    Sot familjet muslimane përballen me ofensiva te pamëshirshme me qëllim të lëkundjes së themelit të Islamit,asgjësimin e lidhjeve familjare,prishjen e karakterit së femrës,duke e bërë hedhurine vlerën e familjes,thirrje në lakuriqesi,përzierjen e gjinive dhe duke mos i lënë të trashegohen,dhe nëse familja shkatërrohet, atëhere ku do të mbetet populli musliman.
    I tërë falenderimi i takon Allahut, Zotit te botërave,Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut dhe shoqëruesit e Tij?
    Vëllëzër Muslimane, unë ju këshilloj që ta keni frikën e Allahut.
    Familja është bashkimi I zemrave.
    Frika nga Zoti për familjet muslimane është shtylla e shoqërisë të shëndoshë.Besimi i thellë i familjes varet nga besimi individual i anëtarëve të familjes dhe besimi i thellë i shoqërisë në të njejtën mënyrë varet nga besimi i thellë i familjes që e përbën bashkësinë.
    Islami i jep rëndësi shumë të madhe familjes,si është e formuar dhe si duhet mbajtur atë së bashku.Për familjen muslimane që të mbahet në pozitë të lartë madhështia,dashuria dhe harmonia, dhe që të mund të gjeni në të ndjenjat e miqësisë dhe dashamirësisë.:’’ Allahu thotë:

    Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë Kuran. Sure Rum-21

    Kurani e ka bere këtë të qarte per tu martuar ne qifte,qe secili prej tyre te jete I nevojshem per tjetrin.Allahu thote:

    Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t'u qetësuar pranë saj. ………………… Sure A’rafa 7- 189 .

    Nuk mund te imagjinohet qe dikush mund te udhehiq normalisht e i palekundur jete humane nese kemi një shkaterrim komplet të perberjes se familjes normale.
    Keta njerez qe therrasin per anulim të strukturës familjare nuk e bëjnë këtë për të mirën e njerezimit.Thirrja e tyre ishte dhe ende është zë i vrazhde.
    Familja eshte themeluar ne mirekuptimin reciprok,ne shkembimin e opinioneve dhe ne kooperim.Allahu ne lidhje me ushqimin dhe gjidhënien thote:

    Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më heret) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t'ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dine se All-llahu sheh çka punoni.”. (Al-Bekareh 2: 233)

    Familja e lumtur është ajo familje e cila kërkon stabilitet dhe vazhdimisht ndërton jetën në parime të qëndrueshme, me të rëndësishmet prej të cilave janë rritja e fëmijëve ,respekti reciprok i të drejtave në mes tyre dhe sjellja njerëzore dhe zgjerimi i familjeve në drejtime të pranuar.Këtu,qiftet mund të gjejnë një qetësi të paster,për të cilën flet Kurani dhe nëse ndodh një ndryshim pastaj dashuria e vërtetë do të tretet larg.

    Allahu e din se një person mundet ndonjëhere të preket nga një ambient i mospajtimit dhe ndjenjës së urrejtjes,dhe pastaj shejtani i njohur për shkaterrimin e familjes vepron. Pikepamja e Kuranit ështe që të pastroj emocionet dhe të kthej ne jetë pastertine e familjes e që ta bën të bukur.Allahu lidhur me këtë thotë :

    “Dhe jetoni ndershem. Nëse i urreni ato, bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni..” (An-Nisaa 4: 19)

    Dhe për këtë arsye Imami Ibn Kethiri ka thënë për këtë ajet,
    “Ka kuptimin :dhe ndoshta durimi i juaj që keni ndaj tyre për ti mbajtur ato edhe përkundër mospëlqimit të përbashkët që keni do jetë më mirë për ju si në këtë bote ashtu edhe në botën e ardhshme”

    Nëse antarët e familjes e konvertojnë dashurini në kokëfortësi,atëherë kjo paraqet një shenjë të keqë dhe një fillim të sfiduar,asgjë më mirë nuk mundet qe ta shkatrrojë familjen ma mirë se kokëfortësia dhe fjalosja. Mospajtimet e vogla mund të rriten dhe të bëhen të mëdha dhe të jenë pika të kokëfortësisë,dhe mosmarveshjeve të mëdha.
    Sa shpesh ne ndëgjojmë apo jemi dëshmitarë të dështimeve të martesava të posaformuara? Shume hulumtime të bëra kanë treguar se shkatrrimi i famlijes është faktor kyq i delikvencës së fëmijve,për këtë arsye familja është përgjegjse për të u mbrojtur nga përçarja para se të ballafaqohet me ndarjen dhe të mos funksionoj uniteti familjar.Poashtu nuk duhet patur mendimin se jeta duhet që të jetë e pastërt nga problemet ,por zakonisht është e kundërta ,një jetë e shëndoshë gjithënje do ti ketë “ baticat dhe zbaticat “.

    Gjdo gjë në këtë botë pa marrë parasysh rëndësinë e saj mrapa saj është një urtësi pra cili është roli i familjes muslimane ?
    Në bashkësinë musliamane ,familja luan disa role të rëndësishme ,dhe më I rëndësishmi fillon me :






    Shtimin e natalitetit në Pupullin Musliman

    Pejgamberi a.s ka thënë ,

    “Martesa është traditë e imja,dhe kush nuk e pason traditën time nuk është nga ne .Pra martohuni,në atë mënyrë që te shtohet populli (në numër dhe fuqi).” (Ibn Maxheh)

    Të paturit e shumë fëmijve e forcon bashkësinë,sponzoruesit e kontrollimit të lindjeve nuk i dëshirojë asnjë të mirë komunitetit musliman, dhe argumentet e tyre të dobëta tregojn se kanë ra në pesimizëm , pasiguri .(në vërtetësinë e Islamit dhe të ditës së fundit dhe me dyshimin ne caktimin e Allahut)
    Të mësuarit e rinisë musliame është një detyre tërë familjes .Faktikisht shtëpia është shkolla e parë ku fëmija është i njoftuar me bazat e fesë ,dhe kjo punë e rëndësishme nuk duhet që të u lihet tjerëve. Fëmiju kur e thithë qumshtin nga nëna ai poashtu pranon ndjenjat dhe dashurinë e saj. Në anën tjetër fëmiu që është rritë nga shërbtorja apo ndokush tjetër nuk do e ketë kurrë të njejtën dashuri,ngrohtësi dhe nuk do e kenë ngritje- edukatën korrekte islame.

    Familja islame është përgjegjëse para Allahut për edukimin Islam të fëmijve , që të ua jep konceptin e adhurimit të Allahut dhe të pasimit të jetës në mënyrën që Allahu kërkon .
    Sot familjet tona a i përmbushin obligimiet e tyre të ndaj fëmijve te tyre, sikurse ato edukative dhe femirore ? Metoda jone e edukimit të fëmijve a u jep atyre fuqi që të ju rezistojne ndikimit perndimor dhe sekularizmit? A mbledhen antarët e familjes së bashku që të mësojn Kuran së bashku apo janë ata që mbledhen që të shikojn akte të mosbindjes ndaj Allahut në TV ? Fëmijët tanë a gjejnë në shtëpitë tona shembuj të mirë dhe sjellja të mira.?
    Dështimi yne në edukimin e fëmijve do të ketë efekte negative në sjelljen e fëmijve ,në strukturën e dhe sigurimin e komunitetit .

    Detyrat prindore

    Prindërit do të pyeten rreth përmbushjes së detyrave të tyre prindore. Ibn Omeri transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë,

    “Që të gjithë ju jeni kujdestar dhe jeni përgjegjës për kopet e juaja .Imami është kujdestar dhe ai ëshjtë kujdestar për kopën që në këtë rast është bashkesia ,burri është kujdestar i famlijes së tij,gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për femijët,pasurinë etj… (Bukhari & Muslim)

    Një obligim i prindit është që ta pastroj shtëpinë nga elementet e dëmshme dhe të vërtetoj se a janë familjarët duke i përmbushur të gjitha obligimet fetare ,dhe që të u jep atyre kurajo për të vepruar vepra të mira dhe të pëlqyeshme.
    Një nga obligimet kryesore të familjes është që të i mësojë fëmijët që ta duan dhe ta respektojnë xhaminë , pastaj që të ndërtojnë lidhje të mira në mes familjes dhe xhamisë ,xhamija është pjesë esenciale e jetës së njeriut .Të dhënurit e dashurisë për xhaminë është një rol shumë i rëndësishëm që te femijët sjell respekt, pastaj sjellje të mira ,virtyte të mira. Një familje musliame që është e ndërtuar me mësimet e fese së Allahut ,do të jetë në gjendje që ti përmbajë moralin dhe rregullat islame ,dhe do të jenë te lidhur ngusht me xhaminë . Është e mundëshme që më ndihmën e Kur’anit ti edukojmë fëmijët tanë të cilët do të bëhen heronj trima, dijetar,rob të përulur të Allahut ,lider të sinqert ,njerëz besimtarë,dhe gra adhuruese .Këto familje i mbushin faqet e arta të historisë .

    Sulmi i ashpër kundër familjes

    Sot familja muslimane është e përballur me një sulm të ashpër që ka për qëllim që të shkatrroj themelet e familjes, me anë të ndërprerjes se lidhjeve familjare, duke e prishur moralin e femrës, duke i zhvlersuar vlerat familjare, dhe duke thirrur në lakuriqësi, në përzierje të gjineve të ndryshme dhe në paturpësi, atëherë a do të mbijetoj ndonjë shoqëri islame? Dhe nëse mbijeton atëherë do të jetë e padobishme.
    Në disa vende muslimane zemrat e familjeve janë përcarë si rezultat i marrjes të pamendueshme të vlerave Perendimore, duke e përcjellur verbërisht cdo gjë që vie nga ata, rastet e divorceve janë rritur, dhe shumë të rinj kanë ikur nga martesa duke i pasur egërsisht dëshirat e tyre.
    Të pasuarit e këtyre trendeve është një qeshtje sensitive, dhe që të gjithe neve na prek e shumë prej neve edhe prej së afërmi dhe që ky faktor qon në zbritjen e rolit të familjes.Antenat satelitore e kane marrë kohën e familjeve, kane pasur ndikim në këtë drejtim, dhe i kanë humbur vlerat e familjes dhe në disa raste kanë humbur edhe ndikimin mbi fëmijët. Këto pajisje (satelitore, TV. etj.) garojnë me familjet se kush do e fiton kontrollën mbi fëmijët duke pregaditur emisione të ndryshme në mënyrë që e sulmojne në mënyrë direkte dhe indirekte për ti shkatrruar mardhëniet në komunitet e tyre, për ta dobësuar fenë e tyre. Megjithëate një gjë e dhimbëshme që te ceket është se se disa familje në mënyre complete e kanë lënë me një anë detyrën e tyre fetare në ngritjen e fetare të fëmijve ,dhe ia kane dorezuar fëmijët e tyre antenave satelitore dhe atyre si këto ,që e hutojnë mendjen dhe e shkatërrojnë fenë në mënyre të pavërejtur.

    Ndërtimi i famlijes është obligim

    O vëllëzër, ndërtimi I famljes nuk është pune e lehtë, por është një detyre që kërkon pregaditje dhe vigjilencë. Jeta martesore nuk është nje lojë argetuese, por është një punë me plot detyra dhe obligime, dhe cdo kush që proposon nje martesë duke mos qenë i aftë dhe i pregaditur për martesë ai është një injorant, që nuk është i vetëdijshëm për urtësine e ligjit hyjnor të Allahut, dhe cdo kush që e shfrytzon martesën për qëllime të dobëta apo të kqija apo i mohon të drejtat atëherë ai merion hidhërimin e Allahut ndaj tij dhe denim nga Allahu, pra ne duhët që të sjellemi në mënyurë të drejtë në jetën tonë.
    Allahu thotë ne ajetin ,

    “O ju që besuat ruane vehtën tuaj dhe familjet tuaja nga zjarri ,lënde djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët (Tahrim 66: 6)

    Jeta familajre është një jetë me punë .Dhe jeta e ka edhe çmimin e vetë dhe pëshën e vetë ,prandaj ka nevojë që dikush të jetë ai që do ta udhëheqë me të , dhe të mbikqyrë sigurinë dhe kjo udhëheqje quhet Kiëamah në Kur’an dhe i takon mashkujve . Udhëheqja nuk është qështje e dominimit apo e përkuljes por është pozite mbikqyrëse dhe edukuese. Kjo nuk e ka kuptimin që ti mohen gruas drejtat dhe dëshirat e saja,apo që të ndalohet ajo nga shprehje e opinionit te saj ,apo qe të deklaroj për ndonje qështje familjare .
    Allahu e ka pregaditur fëmrën për disa punë ,dhe ka pregaditur mashkullin për disa punë të caktuara. Secili i është përshtatur punës se vete për arsye te dallimit në mes tyre dhe ndërtimit fizik dhe mental . Sikur femrat do ishin pregaditur që të jenë mbrojtëse dhe mirëmbajtëse në vend të mashkullit atëherë ato do të ishin të mbi ngarkuara ,dhe jeta e familjës do të devijoj nga kursi normal dhe do të has në sprova dhe vështirësi.
    Keto janë dallimet esenciale në mes mashkullit dhe femrës që të ju mundesoj që të kryejne punë që janë tradicionalisht punë të gjineve respective . Ata njerëz që thërrasin njerzit në largimin e guxumit dhe udhëheqësisë natyrale të mashkujve ata janë budallenjë sepse kjo shkon kundër ligjit të natyral të Allahut .
    Al-Kiëamah do të thotë se kryefamiljari është është përgjegjës për sigurinë fizike të familjes së tij dhe që të kujdeset rreth islamit të familjes së tij .Ai duhet t’i mbroj nga të gjitha trendet negative dhe devijimet ,dhe që të jetë një shembull perfekt në respektimin e kufijëve të Allahut , dhe që të shfaq islamin e tij në mënyrën më perfekte me karakterin më të mirë. Ai është si bariu që kujdeset për kopen e tij.
    Kryetari shtëpisë kërkohet që të ketë balanc në mes punës së tij ,kohës për adhurim dhe që të ketë kohë për familjen,gruan,fëmijët etj.Nëse kryefamiljare nuk ka kohë për familje që të bisedoj me ta,që të qëndrojë afër tyre, të i dëgjoj ata, e më vonë, kur do të jetë shumë vonë ,apo nuk do të jetë e mundur më ai do të pendohet pse nuk ka pas kohe per familje.

    ‘Abdullah ibn ‘Amr ibn Al-‘Aas ka thënë ,

    “ I Dërguari I Allahut më ka thënë mua , Mua më është thënë që të agjëroj tërë ditën dhe që të ngrihem tërë natën për adhurim ,ju mos e bëni këtë sepse trupi juaj i ka drejtat e veta në ju sikurse edhe që gruaja që ka drejta në ju : Agjëroni dhe ndërprene agjërimin ,agjëroni tri ditë nga cdo muaj dhe kjo është sikur të agjëroni tërë vitin .’”
    (Bukhari & Muslim)


    Nga Imami I al-Haramanit Abdul-Baaree ibn ‘Awad Ath-Thubajte
    Në ligjeraten e xhumasë në xhaminë e Profetit në Medinë, me 15 Rabi’uth-Thanij 1422H
    Ka thënë Ibën Kajjimi :
    1. Kush e rregullon brendësinë (vetminë) e tij Allahu do t`ia rregullon të jashtmen e tij.
    2. Kush e rregullon atë që duhet mes tij dhe Allahut, Allahu do t`ia rregullon atë që duhet mes tij dhe të tjerëve.
    3. Kush punon për ahiretin e tij, Allahu do të kujdeset për dunjanë e tij.

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Grafika e Ndihmëtar i Sunnetit
    Ndihmëtar i Sunnetit nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-04-2008
    Postimet
    1,000
    All-llahu të shpërbleftë
    1,219
    Falënderuar 1,421 herë në 620 Postime
    Rep Fuqia
    636

    Re: Si të jemi shembull i mirë në shtëpitë tona

    Mos na harroni ne duat e juaja
    Ka thënë Ibën Kajjimi :
    1. Kush e rregullon brendësinë (vetminë) e tij Allahu do t`ia rregullon të jashtmen e tij.
    2. Kush e rregullon atë që duhet mes tij dhe Allahut, Allahu do t`ia rregullon atë që duhet mes tij dhe të tjerëve.
    3. Kush punon për ahiretin e tij, Allahu do të kujdeset për dunjanë e tij.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2009, 17:31
  2. Ndikimet në shtëpitë tona
    By ebusumeja in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2008, 23:11
  3. Si të ndikojmë në shtëpitë tona?
    By Asija122 in forum Gruaja dhe Familja
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2008, 14:27
  4. Shtëpitë tona në Ramazan
    By umuAbduRrahman in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 20:33
  5. Shembull i bukur i vëllazërisë - pse ne nuk mund të jemi të tillë?
    By shehidi qe nuk vdes in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2007, 04:31

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •