Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 29-06-2008, 13:28
Grafika e Ervala
Moderatore
 
Data e Anėtarėsimit: 13-11-2006
Lokacioni: Neuchatel-Zvicer
Postimet: 1,688
All-llahu tė shpėrbleftė: 5,481
Falėnderuar 2,832 herė nė 1,328 Postime
Rep Fuqia: 897
Ervala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond repute
Tė pėrshėndeturit

Muslimanėt janė urdhėruar nga i dashuri i tyre - Muhammedi alejhi selam qė ta pėrshėndesin njėri-tjetrin kur tė takohen.
E shtunė, 28 Qershor 2008 13:58
Pėrshėndetja duhet tė jetė me "selam" qė do tė thotė paqe, respektivisht, njėri thotė: "Es-selamu alejkum!", kurse tjetri ia kthen "We alejkumu selam!". Kjo (shprehje) bėn tė ditur se ata (dy tė takuarit) duke komunikuar i sigurojnė njėri-tjetrit hapėsirė tė paqshme, edhe atė, pėrmes kėsaj pėrshėndetjeje, pra, nėnkuptohet: "Ji i sigurt se jeta, pasuria dhe nderi yt ėshtė i sigurt nė duart e mia!". Kur`ani Famėmadh i nxit besimtarėt qė t'i pėrshėndesin tė tjerėt me pėrshėndetje edhe mė tė mirė, pėrderisa edhe Pejgamberi alejhi selam ka garantuar shpėrblime tė pamasa nė botėn tjetėr si dhe shumė bekime e begati qysh nė kėtė botė, imagjinoni, vetėm nėpėrmjet njė pėrshėndetjeje! Tė pėrshėndeturit e shuan emocionin e tė qenėt i ashpėr, e zvogėlon djallėzinė si dhe urrejtjen dhe, nė anėn tjetėr, i jep shtysė vėllazėrisė dhe miqėsisė. Ai (tė pėrshėndeturit), gjithashtu, e shemb ndjenjėn e krenarisė sė klasės sė lartė dhe njėkohėsisht promovon barazi. Pėr mė tej, Pejgamberi alejhi selam ishte qė i udhėzoi pasuesit e vet se kush tė pėrshėndesė i pari. Pra, ai ka thėnė qė ai qė ėshtė nė mjet transportiv duhet ta pėrshėndesė atė qė ėshtė duke ecur; ai qė ėshtė duke ecur duhet ta pėrshėndesė atė qė ėshtė ulur; grupi mė i pakėt duhet ta pėrshėndesė grupin mė tė madh dhe se mė tė vegjėlit duhet tė parėt t'i pėrshėndesin mė tė vjetrit. Kėto direktiva e sugjerime i presin nė gjysmė ndasitė e dallimet sociale tė cilat i shkallėzojnė njerėzit nė nivele.
Pra, ėshtė detyrė e besimtarit qė ta pėrshėndesė besimtarin tjetėr kurdoherė qė e takon. Pėr mė tepėr, mė i miri prej njerėzve ėshtė ai qė i pari jep pėrshėndetje. Pėrshėndetja (selami) sjell shpėrblime tė shumta, e kur tė shoqėrohet me lutje qė edhe begatitė e mėshira e tė Lartėsuarit tė jenė tė merituara pėr personin ndaj tė cilit e drejton pėrshėndetjen, shpėrblimet janė edhe mė tė mėdha. Trajta mė e mirė e Islamit ėshtė kur t'u japėsh ushqim nevojtarėve dhe kur t'i pėrshėndesėsh tė gjithė, pa marrė parasysh a i njeh apo jo. Edhe nė rastin kur besimtari hyn nė shtėpi, ėshtė i obliguar qė t'i pėrshėndesė anėtarėt e shtėpisė.
Forma mė e mirė e tė pėrshėndeturit ėshtė me dorė dhe se ėshtė mirė qė tė bėhet mė tė dy duart. Megjithatė, meshkujve u ėshtė ndaluar qė t'u flasin pėr dore femrave! Tė pėrshėndeturit me dorė paraqet dashuri dhe dhembshuri mes muslimanėve. Tė pėrqafuarit dhe puthjet, gjithashtu, janė prej gjėrave tė inkurajuara, porse nuk duhet harruar qė kėto dy elemente tė zbatohen tek bijtė e vetė individit!

Argumente nga Kur`ani

1) "Kur pėrshėndeteni me ndonjė pėrshėndetje, ju ktheni pėrshėndetje edhe mė tė mirė, ose kthejeni ashtu! All-llahu llogarit pėr ēdo send!" (Kur'an, 4: 86).
2) "...Ata i thėrrasin banuesit e Xhennetit: "Paqja (shpėtimi) qoftė mbi ju!"...!" (Kur'an, 7: 46).
3) "O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar leje dhe pa i pėrshėndetur njerėzit e saj! Kjo ėshtė mė mirė pėr ju, nė mėnyrė qė tė merrni mėsim!" (Kur'an, 24: 27).
4) "...Kur tė hyni nė ndonjė shtėpi, pėrshėndetni (ata qė janė nė tė) me njė pėrshėndetje tė caktuar nga All-llahu (me "Es-selamun alejkum") qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme! Kėshtu All-llahu jua sqaron argumentet qė t'i kuptoni!" (Kur'an, 24: 61).
5) "A ke arritur tė dėgjosh ti pėr rrėfimin e mysafirėve tė ndershėm tė Ibrahimit? Kur patėn hyrė te ai dhe thanė: "Tė pėrshendesim me paqė!", ai tha: "Qofshi gjithnjė tė pėrshėndetur me paqė!", (e nė vete tha) njerėz tė panjohur!" (Kur'an, 51: 24-25).

Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur All-llahu i Lartėsuar e krijoi Ademin alejhi selam, i tha: "Shko dhe pėrshėndeti atė grup engjujsh dhe dėgjo se si do ta kthejnė pėrshėndetjen, ngase ajo do tė jetė pėrshėndetja jote dhe e burimit (pasardhėsve) tėnd!". Ademi alejhi selam vajti dhe u tha: "Paqja qoftė mbi juve!", ndėrsa enjujt ia kthyen: "Paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė edhe mbi ty!". Pra, pėrshėndetjes sė tyre ia shtuan edhe pjesėn "Mėshira e All-llahut"!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
2. El-Bera ibėn Azibi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pėrcjell se Pejgamberi alejhi selam na ka porositur qė t'i veprojmė shtatė gjėrat vijuese: "T'i vizitojmė tė sėmurėt, tė pėrcjellim kufoma, t'i themi "All-llahu tė mėshiroftė!" atij qė teshtin, t'i pėrkrahim tė dobėtit, t'i ndihmojmė tė shtypurve, t'i shtojmė pėrshėndetjet me selam dhe t'i pėrmbushim zotimet!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
3. Abdullah ibėn Selami (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "O njerėz! Shkėmbeni pėrshėndetje tė paqes, ushqeni njerėzit e pangopur, forconi e pėrmirėsoni lidhjet familjare dhe faluni kur tė tjerėt janė duke fjetur, kėshtu do tė hyni nė Xhennet!".
[Transmeton Tirmidhiu]
4. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur njėri prej jush e takon vėllanė e vet musliman, le ta pėrshėndesė atė! Mandej, nėse ndodh qė gjatė rrugės i ndan ndonjė pemė, mur apo gur, le ta pėrshėndesė pėrsėri!".
[Transmeton ebu Davudi]
5. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Besimtari i ka gjashtė obligime kundrejt vėllait tė vet besimtar: ta vizitojė kur tė sėmuret, tė jetė prezent nė funeralin e tij, t'i pėrgjigjet ftesės kur ta ftojė, ta pėrshėndesė kur ta takojė, tė reagojė kur tė teshtijė dhe tė lutet pėr tė mirėn e tij, pa marrė parasysh se a ėshtė ai prezent apo jo!".
[Transmeton Nisai]
6. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai qė ėshtė me mjet transportues duhet ta pėrshėndesė atė qė ėshtė duke ecur; ai qė ėshtė duke ecur duhet ta pėrshėndesė atė qė ėshtė ulur dhe grupi mė i vogėl (nė numėr) duhet ta pėrshėndesė atė qė ėshtė mė i madh!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
7. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai qė ėshtė mė i ri duhet ta pėrshėndesė atė qė ėshtė mė i vjetėr, ai qė ėshtė nė ecje duhet ta pėrshėndesė atė qė ėshtė ulur dhe grupi mė i vogėl duhet ta pėrshėndesė grupin mė tė madh!".
[Transmeton Buhariu]
8. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Pejgamberi alejhi selam kaloi pranė disa djelmoshave dhe i pėrshėndeti ata!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
9. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur t'ju pėrshėndesin ithtarėt e Librit, thuani: "Edhe ju gjithashtu!"!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
10. Usame ibėn Zejdi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Pejgamberi alejhi selam kaloi pranė njė grupi njerėzish ku kishte muslimanė, politeistė, idhujtarė dhe ēifutė e Pejgamberi alejhi selam i pėrshėndeti ata!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
11. Ebu Sejid el-Kudri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kini kujdes nė tė ulurit ose qėndruarit nė rrugė!". Tė pranishmit thanė: "O i Dėrguari i All-llahut! S'ka alternativė tjetėr pėr neve (ku tė qėndrojmė), veēse tė qėndrojmė nė rrugė!", kurse Pejgamberi alejhi selam ua ktheu: "Atėherė jepjani rrugės hakun qė i takon!". I thanė: "O i Dėrguari i All-llahut! Cili ėshtė haku ndaj rrugės?". Ai u tha: "Ulja e shikimit, mėnjanimi i gjėrave qė pengojnė, urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
12. Esma bint Jezidi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tregon: "Ishim njė grup njerėzish (besimtarėsh) nė mesin e tė cilėve kishte edhe gra dhe Pejgamberi alejhi selam na pėrshėndeti!".
[Transmeton ebu Davudi, ibėn Maxhe dhe Darimi]
13. Imran ibėn Husejni (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Njė njeri erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tha: "Paqja qoftė mbi ty!", e Pejgamberi alejhi selam ia ktheu pėrshėndetjen dhe tha: "Dhjetė!". Mė pas, erdhi njė njeri tjetėr dhe tha: "Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi ty!", e Pejgamberi alejhi selam ia ktheu pėrshėndetjen dhe tha: "Njėzet!". Mė pas, erdhi njė tjetėr dhe tha: "Paqja, mėshira dhe begatitė e All-llahut qofshin mbi ty!", e Pejgamberi alejhi selam ia ktheu pėrshėndetjen edhe kėtij dhe tha: "Tridhjetė (shpėrblime)!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe ebu Davudi]
14. Muadh ibėn Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) e transmeton ngjajshėm hadithin paraprak, porse ai shton edhe: "Mė pastaj, erdhi edhe njė njeri tjetėr dhe tha: "Paqja, mėshira, begatitė dhe falja e All-llahut qoftė mbi ty!", kurse Pejgamberi alejhi selam tha: "Katėrdhjetė! Kėshtu rriten shpėrblimet!".
[Transmeton ebu Davudi]
15. Ebu Umame (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Mė i miri prej njerėzve ėshtė ai qė pėrshėndet i pari!".
[Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe ebu Davudi]
16. Amėr ibėn Shuajbi pėrcjell nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij (All-llahu qoftė i kėnaqur nga tė gjithė!), i cili e ka dėgjuar Pejgamberin alejhi selam tė ketė thėnė: "Nuk ėshtė prej nesh ai qė i imiton tė tjerėt! Pra, mos i imitoni ēifutėt dhe tė krishterėt, ngase pėrshėndetja e ēifutėve ėshtė tė bėrit gjest me gishtėrinj, kurse tė krishterėt pėrshėndeten duke bėrė gjest me pėllėmbė (dorė)!".
[Transmeton Tirmidhiu]
17. El-Bera'i (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nuk mund tė ndodhė qė dy muslimanėve mos t'u falen mėkatet kur ata takohen dhe i flasin njėri-tjetrit pėr dore!".
[Transmeton ebu Davudi]
18. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "O i dashuri im! Kur tė shkosh te familja (shtėpia) jote, pėrshėndeti ata dhe kėshtu do tė ketė bekime edhe pėr ty, edhe pėr ta!".
[Transmeton Tirmidhiu]
19. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Pėrshėndetja ėshtė para bisedimit!".
[Transmeton Tirmidhiu]
20. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur ndonjėri prej jush vjen nė ndonjė mbledhim, le tė japė pėrshėndetje! Nėse bėhet vend pėr tė qė ai tė ulet, le tė ulet! Ardhėsi i parė nuk ka tė drejtė mė tė madhe se ardhėsi i dytė!".
[Transmeton ebu Davudi dhe Tirmidhiu]
21. Katade (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur tė hyni nė ndonjė shtėpi, pėrshėndetni banorėt e saj dhe kur tė dilni, gjithashtu, pėrshėndetni ata!".
[Transmeton Bejhakiu]
22. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nuk ka tė mira nė tė qėndruarit nė rrugė, nė pėrjashtim pėr atė qė e kthen pėrshėndetjen kur tė pėrshėndetet, atė qė e ul shikimin dhe pėr atė qė ndihmon, pa marrė parasysh se ēka!".
[Sharhi-Sunneh]
23. Abdullah ibėn Amri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se kur njė njeri e pyeti Pejgamberin alejhi selam se cila trajtė e Islamit ėshtė mė e mira, ai pati thėnė: "T'i ushqesh dhe t'i pėrshėndesėsh ata qė i njeh dhe ata qė nuk i njeh!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
24. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se njeri e pyeti Pejgamberin alejhi selam: "O i Dėrguari i All-llahu! Kur ndonjėri prej nesh e takon vėllanė ose mikun e vet, a duhet t'i bėjė me kokė (nė shenjė pėrshėndetjeje)?", kurse Pejgamberi alejhi selam i tha: "Jo!". Mė pas, i tha: "A duhet ta pėrqafojė dhe ta puthė?". (Pejgamberi) Tha: "Jo!". Mė pas, i tha: "A duhet ta pėrshėndesė me dorė?". (Pejgamberi) Tha: "Po!".
[Transmeton Tirmidhiu]
25. Ebu Umame (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Mėnyra mė e mirė e tė vizituarit tė ndonjė tė sėmuri ėshtė qė ta vėsh dorėn nė ballin e tij ose mbi dorėn e tij dhe ta pyesėsh se si ėshtė dhe mėnyra mė e mirė e tė pėrshėndeturit ėshtė ajo (pėrshėndetja) me dorė!".
[Transmeton Tirmidhiu (hadith i dobėt)]
26. Ata'a Hursani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Pėrshėndetuni me dorė me njėri-tjetrin, do t'ju shlyhen mėkatet; dėrgoni dhurata njėri-tjetrit, do tė duheni edhe mė shumė dhe do t'ju hiqet shpirtligėsia!".
[Transmeton Maliku (hadith i mangėt)]

Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 27.06.2008

Shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
Autor: Muhammed el-Kudri
__________________
Allah,je t'en supplie aide mes frčres et mes soeurs en Gaza
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Kėshilla tė Pėrgjithshme


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Gjykimi i sheriatit islam ndaj tė pėrshendeturit dorė pėr dore me femra valeriana89 Gruaja dhe Familja 0 02-09-2006 08:29
Tė mbrojturit dhe tė Pėrshėndeturit e familjes Muhammed AbdulMalik Gruaja dhe Familja 1 04-03-2005 00:56


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 01:19.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.